Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 370
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    2008


    Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni Xhilijan Millovanoviq shprehu dëshpërimin e saj për incidentet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor në vend.

    “Për fat të keq numri i incidenteve që unë edhe ekipi im si dhe të tjerët i pamë i sot, është shumë më i madh nga ato të vitit 2006. Shpresonim se do të ishte ndryshe, por ka shumë mbushje të kutive, marrjen e kutive, një shkallë e caktuar e dhunës, frikësime në masë të madhe. Edhe kjo që ndodh është dëshpëruese, sepse ne e dimë se pjesa më e madhe e votuesve dëshirojnë të dalin dhe të votojnë lirshëm, por si duket ka një numër të madh të njerëzve të cilët janë penguar të votojnë dhe kjo i hedh një hije të madhe vlefshmërisë së procesit në shumë vendvotime. Shpresojmë se ata që janë përgjegjës për këto incidente do të mendojnë dhe menjëherë do të ndërpresin agresionin ndaj vëzhguesve, me presionin në vendvotime dhe frikësimin votuesve, të ndërpresin me mbushjen e kutive, dhe të paktën pjesa e mbetur e ditës të mos kalojë në atmosferën siç filloi. Tani për fat të keq më duhet të them se punët nuk shkojnë mirë dhe se viktimë e kësaj janë qytetarët e Maqedonisë dhe posaçërisht shqiptarët të cilët nuk e meritojnë këtë. Ata duan të dalin në votime, të zgjedhin lirshëm, ka shumë njerëz të cilët ua bëjnë të vështirë këtë, Posaçërisht nga koalicioni qeveritar por edhe nga të tjerë, por shpresoj se të gjithë do të ndalen”, tha ambasadorja e SHBA-ve Xhilijan Millovanoviq.[ http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=1830
    Ndryshuar për herë të fundit nga babtista : 04-06-2008 më 21:29

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    Ku mbete COCA COLA ????me duket se tu hargju kiselina!!!!!

  3. #103
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    Ku mbete COCA COLA ????me duket se tu hargju kiselina!!!!!
    Bjere linkun origjinal o kokbosh. Se aty mund te ndryshosh vet. Jepe linkun.

  4. #104

  5. #105
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Ofofof me jep nje link te pavarur qofte edhe maqedonisht. Ik prej fletushkes se DUI-t

  6. #106
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkup, valë arrestimesh pas pargjakjes së zgjedhjeve. Deri tani 50 në pranga


    Policia maqedonase ka arrestuar mbi 50 persona për dhunën zgjedhore në Maqedoni Këtë lajm e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Jankullovska. Ajo ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarëve është edhe Vullnet Ahmeti, kandidat për deputet i BDI së dhe funskionar i lartë i kësaj partie, ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, si dhe Agim Krasniqi dhe grupi i tij tetë antarësh, të cilëve tanimë u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    ShKUP- Mbi 50 veta janë arrestuar për shkak të dyshimeve se kanë marrë pjesë në incidentet e dhunshme gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Për 38 prej tyre tanimë janë ngritur padi penale për pengimin e procesit zgjedhor. Këtë lajm e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska. Ajo ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarëve është edhe Vullnet Ahmeti, kandidat për deputet i BDI së dhe funskionar i lartë i kësaj partie, ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, si dhe Agim Krasniqi dhe grupi i tij tetë antarësh, të cilëve tanimë u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.Jankullovska ka theksuar se do të ndiqen të gjithë pjesëtarët e policies, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë qenë pjesëmarrës në prishjen e procesit zgjedhor. Deri më tani ndaj 3 pjesëtarëve të MPB së janë ngritur padi penale për përfshirje në incidente zgjedhore. Bëhet e ditur se policia maqedonase në dy aksionet e djeshme në fshatrat Bukovicë dhe Rashce të Shkupit, ka arrestuar gjithsejtë 6 persona, tek të cilët, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e armatimit.


    (a.r/qik/balkanweb)
    Sui generis

  7. #107
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ vendosi pozitivisht për shumicën e ankesave


    Komisioni Shtetëror Zgjedhor i është përgjigjur pozitivisht ankesave të PDSH-së për parregullësi në votimet e 1 qershorit dhe për përsëritje të votimeve në 14 vendvotime.
    Sipas vendimit të KSHZ-së do të rivotohet në shtatë vendvotime në Osllomej, në dy vendvotime në Zajaz dhe nga një vendvotim në Jegunovcë, Gostivar, Kumanovë, Çuçer Sandevë dhe Çair të Shkupit. Këto ishin pjesë e ankesave të PDSH-së, por një pjesë e tyre edhe të VMRO-DPMNE, pasi që anëtarët e këtyre partive në këtë komision deklaruan se ka pasur parregullësi në votime, mbushje kutish, votim një person për shumë veta dhe kërcënime me armë në vendvotime.
    KSHZ shqyrtoi 28 ankesa të VMRO-DPMNE-së në zonën e parë, të dytë dhe të gjashtë zgjedhore.
    KSHZ vendosi votime në 25 vendvotime ku fare nuk është votuar për shkak të incidenteve më 1 qershor, edhe ate në tetë vendvotime në Haraçinë, në tri vendvotime në Gostivar dhe nga dy vendvotime në Kumanovë, Dibër dhe Zhelinë. Ndërsa nga një vendvotim në Malinë të Shkupit, Bërvenicë dhe në gjashtë vendvotime në Saraj. Sonte KSHZ po shqyrton edhe 13 ankesat e BDI-së dhe nga një ankesë nga TMRO dhe koalicioni opozitar “Dielli”. KSHZ do t`i shqyrtojë ankesat deri vonë, kurse pas kësaj partitë do të mund të dorëzojnë ankesat e tyre në afat prej 48 orësh edhe në Gjykatën Supreme.


    (INA)
    Sui generis

  8. #108
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Ahmeti të mbajë fjalën, të largohet nga politika


    Qendra Analitike e PDSH-së, edhe njëher sot kërkoi largimin e Ali Ahmetit nga skena politike në Maqedoni.
    Kjo Qendër thekson se Ahmeti duhet të mbajë fjalën e dhënë që nëse humbë zgjedhjet e një qershorit do të largohet nga politika.
    “Fitorja e thellë e Partisë Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e 1 Qershorit përveçse fitore e shqiptarëve të Maqedonise është edhe fitore ndaj skenareve ogurzeza të qarqeve të ndryshme përfshirë dhe oponentët politikë. PDSH-ja që nga krijimi dhe deri në ditët e sotme është ballafaquar me klane të ndryshme të nëntokës që janë munduar ta eleminojnë nga skena politike, por nuk ia kanë arritur qëllimit”, thuhet në vlerësimin e Qendrës analitike të PDSH-së.
    PDSH vlerëson se klithjet e BDI-së për të ricikluar skenarin e Branko Cervenkovskit sic vepronin nga viti 2002-2006, për izolim të PDSH-së janë përpëlitjet e fundit të “integristëve” për mbijetese në politike.
    “Në autoritetin e fituesit të padiskutueshëm në këto zgjedhje, kërkojmë që Ahmeti të mbajë premtimin për tu larguar nga politika. Ka një arsye më shumë që ai të publikojë dorëheqjen: zgjedhjet e 1 qershorit kanë protagonist kryesor të gjakimit që është me emër dhe mbiemër dhe quhet Ali Ahmeti”, vlerëson Qendra Analitike e PDSH-së.
    Ky organizëm mendon se me largimin e Ahmetit nga politika, me riformatizimin strukturor dhe mental të BDI-së, shoqëria shqiptare do të shpëtonte njeherë e përgjithmonë nga mendësia e kriminalitetit, politika do të çlirohej nga militarizmi i skajshëm, ndërkaq demokracia nuk do të kishte para këmbëve therra krizash.
    PDSH vlerëson se në këto momente vendimtare për demokracinë politikanët e ngritur nga hiçi dhe përmes krizash të japin dorëheqje të parevokueshme.
    “Pa politikanë të tillë, shoqëria shqiptare dhe demokracia do të ishin në binarë të shëndoshe. Pa politikanë të tillë, nuk do të ketë mbi 300 djem të vrarë, nuk do të ketë kërcenime ndaj procesit demokratik. Nuk do të ketë terror psikologjik ndaj popullatës, as kallashë dhe benzinë kundër votuesve dhe qendrave të votimit. Nuk do të ketë as frymë izolioniste sic dëshiron Cervenkovski dhe Ahmeti, bile nuk do të ketë as banda dhe arsenal armësh nëpër lagje të ndryshme. Cështë me kryesorja në këto hapësira nuk do të ketë adhurues të marksizëm- leninizmit. Prandaj humbesi të mbajë fjalën e dhënë gjatë fushatës. Ahmeti të largohet nga politika. Cdo justifikim tjetër, apo kundërvënie nga ana e BDI-së është orvatje e pacipë”, thekson Qendra Analitike e PDSH-së.


    (INA)
    Sui generis

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Terhiqet anetari i KSHZ nga radhet e PDSH Ilaz Ibishi.Akuzon komisionin se po punon me dierktiv te SHBA.

    A eshte ki fillimi i izolimit te PDSH nga faktori nderkombetar.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Lexo kete koka kola.

    Anetari i KSHZ nga radhet e PDSH Ilaz ibishi leshon komisionin shtetror zgjedhor dhe akuzon se ky komision punon me direktivat e SHBA.

    E TASH EDHE AMERIKA NA PASKA FAJ KUKU

  11. #111
    Ne perseritje te votimeve, jam i sigurte se PDSH-ja do te terhiqet nga procesi zgjedhor, dhe nuk do ti njohe zgjedhjet.

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Thaci-Xhaferri me PDSH(udba) le ti drejtohen Beogradit dhe Moskes se e hengren, budallenjt kan hap front edhe me ambasaden e SHBAve hahah, me te mjere nuk i gjen dot.

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Ne perseritje te votimeve, jam i sigurte se PDSH-ja do te terhiqet nga procesi zgjedhor, dhe nuk do ti njohe zgjedhjet.
    Net thejn qafen , se sna duhen , qe kemi forca te reja tani qe mund ti zevendesojn , BDSH , BDK... ndoshta PPD e re.
    Perndryshe populli e din se kush e meritonte te fitoje ne kto zgjedhje dhe kush jan meritoret.
    Perndryshe pas asaj qe ndodhi ne Haraqin ne rivotime PDSH-ja dot pesoj edhe me shum.
    Te shumt jan ata qe kan votu PDSH-ne paradite dhe pasi qe kan kuptu lajmin per te riun ne Haraqin kan shajt ket PDSH qe e kan votu.
    PDSH vodhi 35.000 vota , ndoshta gjitha nuk jau marrin , mirpo drejtesia dot vije ne vend me rivotimet.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    PDSH: KSHZ vepron me direktivat e SHBA-ve

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon t’i shqyrtojë ankesta e partive politike për procesin zgjedhor të së dielës ku u shënuan shumë parregullsi.

    Deri tani ky komision ka pranuar dhe ka vendosur të ketë rivotime në 68 vendvotime në njësinë e parë të dytë dhe të 6 zgjedhore. KSHZ-ja pranoi 13 vërejtje të PDSH-së dhe vendosi të ketë rivotim në 6 vendvotime në Osllomej, 2 në Zajas, 1 në Gostivar, 1 në Jegunovcë, 1 në Kumanovë, 1 në Komunën e Çucer Sandevës dhe një në Çair.

    Sa u përket ankesave të VMRO - DPMNE-së KSHZ vendosi të ketë rivotim në 48 vendvotime ku janë regjistruar parregullsi. Më 15 qershor do të rivotohet në vendvotime në Çair, në Komunën e Likovës në 19 vendvotime po aq në Tetovë, në Bogovinë 2 vendvotime dhe 2 të tjera Zajas. Kjo ka shkaktuar revoltë tek anëtarët e PDSH-së të cilët brakstisën mbledhjen e KSHZ-së.

    Sadulla Izairi përfaqësues i partisë së Thaçit, akuzoi KSHZ-së se është duke punuar në bazë të listave që ka dërguar ambasada amerikane për prishjen e zgjedhjeve dhe për këtë shkak ai bashkë me anëtarin e Komisionit Zgjedhor të emruar nga PDSH-ja Iljaz Ibishi braktisën mbledhjen e KSHZ-së ku shqyrtoheshin vërejtjet e partive politike. Tanja Alltanxhieva anëtare e KSHZ-së akuzat e anëtarëve të PDSH-së drejtuar ambasadës amerikane i quajti skandaloze.

    Ndërkohë kryetari i KSHZ-së Jovan Josifovski tha se komisioni ka vepruar dhe vepron në mënyrë objektive, gjatë shqyrtimit të ankesave dhe kështu do të vazhdojë deri në fund.

    Edhe pas braktisjes së komisionit nga ana e përfaqësuesve të PDSH-së, KSHZ-ja vazhdoi me punë ndërsa pak pas mesnate KSHZ filloi edhe shqyrtimin e ankesave të BDI-së dhe deri tani janë pranuar 7 vërejtje të kësaj partie. Në bazë të ankesave të BDI-së, KSHZ-ja vendosi të ketë rivotim në 6 vendvotime në Komunën e Vrapcistit dhe një vendvotim në Jegunovcë.
    Seanca e KSH-së u ndërpre në ora 2 të mëngjesit dhe pritet të vazhdojë sot në ora 11 duke vazhduar shqyrtimin e ankesave të BDI-së, LSDM-së dhe TMRO-së. Më herët KSHZ-ja kishte vendosur të prish zgjedhjet në 25 vendvotime ku procesi zgjedhor ishte ndërpreë më shumë se tri orë në ditën e zgjedhjeve. Nësë partitë nuk janë të kënaqura me vendimin e KSHZ-së dhe mospranimin e vërejtve të tjera të tyre, në afat prej 48 orëve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme e cila në afat prej 24 orëve duhet prononcuar dhe marrë vendim do të pranopj apo jo ndonjë nga vërejtjet e partive.

  15. #115
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    PDSH: KSHZ vepron me direktivat e SHBA-ve

    Sadulla Izairi përfaqësues i partisë së Thaçit, akuzoi KSHZ-së se është duke punuar në bazë të listave që ka dërguar ambasada amerikane për prishjen e zgjedhjeve dhe për këtë shkak ai bashkë me anëtarin e Komisionit Zgjedhor të emruar nga PDSH-ja Iljaz Ibishi braktisën mbledhjen e KSHZ-së ku shqyrtoheshin vërejtjet e partive politike. Tanja Alltanxhieva anëtare e KSHZ-së akuzat e anëtarëve të PDSH-së drejtuar ambasadës amerikane i quajti skandaloze.
    Pse kam pershtypjen se gjate fushates dikush me thoshte qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes perkrahin Partine e Menduhit?! Ju thashe se fakti qe nje kompani amerikane i ben fushaten, dhe fakti se nje analist cifut si Janusz Bugajski qendroi nja tre - kater dite afer Menduhit nuk dmth qe Amerika perkrah Menduhin, por ju nuk bindeshit.

    Me pas, ne atentatin ndaj Ali AHMETIT, ishte pikerisht Millovanovich e cila e tha shume qarte: Partite qe mbeshtesin dhunen nuk duhet te gezojne mbeshtetjen e popullit. E perkthyer kjo ne fjalor me te thjeshte: POPULLI NUK DUHET TE VOTOJE ATA QE ME DHUNE MUNDOHEN TE ARRIJNE CAQET E TYRE POLITIKE, BILES ME TENTIME PER TE ELIMINUAR FIZIKISHT KUNDERSHTARET E TYRE.

    Po sipas ketij Sadulla Izairit pse u dashka qe KSHZ te punoje me direktivat e cilesdo pale? Apo jane mesuar qe ta kene shkop magjik ne dore, dhe kane besuar qe do ju pranohet edhe rezultati i votave te vjedhura.

    Bota nuk ha bar, BE nuk financon Maqedonine qe hajdutet te mbushin kutite, e t'i marrin popullit te drejten per te zgjedhur perfaqesuesit. As NATO nuk do dicka te tille.

    Hapni syte dhe mjaft mashruat veten sepse jeni bere mitomane. Besoni ne fitoren te cilen ju vet jeni te sigurte qe e keni vjedhur. Beheni dhe rrenacake patologjike pastaj. Po vetviktimizoheni edhe perkunder asaj qe te gjithe ju shohin si agresore. Si puna e Millosheviqit ne Kosove. E gjithe bota e dinte qe Millosheviqi vriste e masakronte shqiptare ne Kosove, ndersa ky shfaqej si viktime para syve te Botes.

    Mjaaaaaaaaaaft - futjani vrapit se s'keni fytyre te dilni e te genjeni me tej.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  16. #116
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Alienated, pse me thot dicka, se ju te BDSH-se vetem anoni kah BDI, qe te merni ftese per koalicion me qametovskin?
    Sui generis

  17. #117
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Alienated, pse me thot dicka, se ju te BDSH-se vetem anoni kah BDI, qe te merni ftese per koalicion me qametovskin?
    RaPSouL
    Ja se ta sqaroj une.
    SEPSE ju jo vetem qe keni paragjykime, po keni dhe frike.

    Bardhyl Mahmuti e ka thene qarte qe nuk do beje koalicion me asnje parti. Nese e ke pare intervisten e tij te fundit ne TV Art (shihe ne www.bdsh.eu) e tha qarte qe do bashkepunoje me kedo qe ka per qellim te beje lufte politike e ekonomike kunder shkijeve. Nuk do i bashkohet asnje partie shqiptare qe ka per qellim mundjen apo eliminimin fizik te nje partie tjeter shqiptare.
    I pyetur (i lutur me mire te themi) qe t'i kerkoje perkrahesve te BDSH-se ta votojne BDI-ne, ai e tha qarte qe nje gje e tille eshte e pamundur, sepse votat qe kerkohen t'i kalohen nje partie tjeter nuk jane objekte, por jane njerez dhe jane fatet e tyre, te cilat nuk i takojne kryetarit te partise t'i manaxhoje nga te doje ai. Eshte e drejta e cilitdo qe te vendose si te doje, dhe ne respektojme kete sepse jemi parti e BASHKIMIT DEMOKRATIK TE SHQIPTAREVE, e jo parti per t'i percare shqiptaret ne lufte kunder njeri tjetrit. Ja dhe nje thirrje publike nga ana ime: Kush do qe deshiron luften politike ta drejtoje kunder padrejtesive qe i behen popullit tone nga shkijet dhe nga sherbetoret e tyre, le te na bashkohen per t'i ndryshuar gjerat.

    E qarte RaPSouL? Ky eshte sqarimi. Ju mund te vazhdoni te keni paragjykime, por une s'e kam as per detyre as ne natyre te drejtoj briret e dashit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    SHBA e perkrah te fortin rrespektivisht voten e popullit.Nese amerikanet e dine se PDSH-ja ka vjedh vullnetin e popullit atehere e din se PDSH-ja eshte e dobet dhe herdo-kurdo ka per te plas si kaune.Nuk po cuditem fare me amerikanet. Per te saten here treguan se vota eshte e shenjte dhe aty fillon dhe mbahet demokracia e mirefillte.Jo qe Aliu ka ndonje simpati prej SHBA-ve posacerisht koketimi i tij me mjekrrat e Shkupit por megjithate e ka vullnetin e popullit dhe si duket kjo eshte arsyeja e vetme pse amerikanet tani po i rregulljne gjerat pas ketij kaosi.

  19. #119
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Alienated, pse me thot dicka, se ju te BDSH-se vetem anoni kah BDI, qe te merni ftese per koalicion me qametovskin?
    Nuk besoj se ke ti moshe sa ka Ali Ahmeti vite ne lufte per liri kombetare per popullin tone...andaj kurse ofendimet se jane si nje bumerang.

    Dhe per liderin partiak te PDSHse qe ka vetem nje mision shkatrrimin e te gjitha subjekteve shqiptare dhe sundimit primitiv mesjetar si pashe ne Tetove dhe me gjere...:
    Jane faktet qe flasin dhe nuk i pjelle une: qe nga PPD e me rradhe...krejt politike serbe vra dhe thuaj se ti vritesh vete...ka lansuar shifra marramendse se ka vra ky apo ai pa asnje fakt..
    Nje fakt qendron mbi te gjitha te cosh njeriun tend te besuar ,te vrasi oponentin tend politik..kjo eshte e tmerrshme, ai ka thirre per lufte mbrendashqiptare.
    Tjetra bashke me alfat vrau Brodecin- te burgosurit me presion e torture ka dasht ti perdore kunder Ali Ahmetit...
    Me alfat vodhi kutiat...vrau...tmerroi popullin...
    Te shkosh te votosh dhe dikush te te pyesi per ke voton ,dhe te te kerrcnoje...ku jetoni mor njerez ne Zimbave...?
    Kurre perpara nuk ka qene kjo..
    Shpalle fitore dhe feston...
    Nje subjekt shqiptar atje nuk ka pse te festoje edhe sikur ti fitoje te gjitha votat shqiptare: Te fitosh voten shqiptare do te thote te luftosh per nje popull te shkelur dhe fukara...nuk do te thote te jeshe pashe permbi te...andaj ai qe ka dy kokrra mend e kupton shume kollaj pse ai vret bashke me alfat= sigurisht jo qe te zgjedhi ceshtjen shqiptare por qe te jete gazde, te kontrolloje dhe vjedhi bashke me aleatet e vet...komplet dominim PERSONAL...
    Ali Ahmeti vetem personifikon nje levizje kombetare per liri, dhe ne Tetove ka me mijera Ali Ahmeta( kushtimisht thene) praa nje levizje kombetare shqiptare qe nuk shuhet me bandite dhe matrapaze...as me alfa vrastare dhe as me asgje
    \Te votosh partine me kombetare sot nuk eshte detyrimisht te votosh per nje lider, eshte vota per lirine kombetare...eshte vota e "Stopit" per kapadaillekun dhe banditizmin mesjetare...eshte vota per Tetoven e lire dhe te lumtur...
    Populli i Tetoves duhet t'ia tregoje vendin ketij njeriu bukshkale...drejt harreses

    Votime te lira...pa frike...per lirine dhe qytetrimin....le te fitojne kandidatet me te mire dhe vertete nuk ka aq rendesi...perderisa synim eshte liria kombetare dhe jo vetem pushteti.

    Ka dale mor Menduh pasha ,
    se ska mbet Tetova n'vasha.
    E di mire kush eshte i veti,
    Vete Tetova eshte Ali Ahmeti...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 06-06-2008 më 10:32
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  20. #120
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    SHBA e perkrah te fortin rrespektivisht voten e popullit.Nese amerikanet e dine se PDSH-ja ka vjedh vullnetin e popullit atehere e din se PDSH-ja eshte e dobet dhe herdo-kurdo ka per te plas si kaune.Nuk po cuditem fare me amerikanet. Per te saten here treguan se vota eshte e shenjte dhe aty fillon dhe mbahet demokracia e mirefillte.Jo qe Aliu ka ndonje simpati prej SHBA-ve posacerisht koketimi i tij me mjekrrat e Shkupit por megjithate e ka vullnetin e popullit dhe si duket kjo eshte arsyeja e vetme pse amerikanet tani po i rregulljne gjerat pas ketij kaosi.

    Shkupi:Ashtu eshte, e dine mire Amerikanet se kush perfaqson sentimentin shqiptare atje dhe e perkrahin anen e shumices shqiptare tash fillon nje miqesi aleate e perjetshme mes shqiptareve dhe Amerikes.

    Amerikanet perkrahin vullnetin e ndrydhur, te shkelur, perkrahin levizjen qe perfaqson shumicen e elektoratit shqiptare.Perkrahin ata qe i ndegjuan ta ndalin luften kur tha SHBA...dhe do te perkrahin cdo te drejte kombetare shqiptare pa perjashtim..sot per sot dhe shpresojme gjithmone ne te ardhmen.
    Kete duhet ta kuptojne shqiptaret qe dalin te shprehin vullnetin e lire:
    C'eshte liria lakuriqe nga keto dy subjekte? si votohet per lirine?
    Kur njeri subjekt kerkon vullnetin tend me ndere dhe me lutje per te miren e gjithembarshme kombetare apo kur tjetri subjekt vret ,pret bashke me alfat dhe con aktivistat militant neper kuti te pyesin njerezit dhe kerrcnojne familjet e tyre nese votojne per subjektin tjeter????.. kjo eshte aq bardhe e zi dhe sot per sot te krahasohet BDI dhe PDSH eshte nje katastrofe per te qenit njeri .
    Amerikanet sigurisht se nuk perkrahin liderin qe eshte ne "listen e zeze " te Amerikes...ZGJOHUNI nje here per vehten tuaj...

    VOTONI LIRINE, DHE NESE KENI KONCEPT TJETER DHE DEFINICION TJETER PER LIRINE NJEREZORE DHE KOMBETARE: ME SHENDET U QOFT!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 06-06-2008 më 11:40
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •