Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 370
  1. #121
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    KY eshte kuptimi i mbetjes se forcave kombetare ne "pushtet" dhe ai eshte : te realizohen te drejtat kombetare te garantuara nga nderkombtaret dhe te ruhet gjalle fryma kombetare per liri te plote dhe vetvendosje kur te vijne rrethanat qe ne si shqiptare ne Ballkan nuk do te jemi vetem spektatore qe presim por do te kontribojme ne krijimin e rrethanave per liri te plote kombetare dhe bashkim....

    Procesi kombetare qe eshte duke levizur ne kahjen tone ,Ia vlen ky proces cdo sakrifice me besoni, se sa per nje pushtet 30-te deputetesh dhe pa vizion ardhmerie kombetare harronie dhe shikoni punet tuaja mos harxhoni nerva dhe mund.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #122
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ ka vendosur rivotime në 91 vendvotime

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të ankesave të partive politike ka konstatuar se zgjedhjet duhet të përsëriten në 91 vendvotime për shkak të parregullësive.
    Numri i vendvotimeve ku do të përsëriten zgjedhjet pritet të jetë më i lartë pasi ende nuk janë shqyrtuar të gjitha ankesat e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 1 qershorit.
    KSHZ tani është duke shqyrtuar ankesat e BDI-së. Deri tani janë pranuar gjithësej 22 vërejtje të kësaj partie për parregullsi. Rivotim do të ketë në 7 vendvotime në Gostivar , 7 në Tearcë, 7 në Bërvenicë , 6 në Vrapçishtë , 2 vendvotime në Dibër dhe një në Jegunovcë. Pas ankesave të BDI-së KSHZ-ja duhet të shqyrtojë edhe ankesat e LSDM-së dhe TMRO-së.
    KSHZ-ja pranoi 13 vërejtjet e PDSH-së dhe vendosi të ketë rivotim në 6 vendvotime në Oslomej, 2 në Zajas, 1 në Gostivar, 1 në Jegunovcë, 1 në Kumanovë, 1 në Komunën e Çuçer Sandevës dhe një në Çair. Ndërsa nga ankesat e VMRO DPMNE-së janë pranuar vërejtjet dhe është vendosur të ketë rivotim në 48 vendvotime edhe atë në 6 vendvotime në Çair , në komunën e Likovës në 19 vendvotime po aq në Tetovë, në Bogovinë 2 vendvotime dhe 2 të tjera Zajaz.
    KSHZ në ditën e sotme do të përfundoj aktivitetin, ndërsa partitë politike të pakënaqura në afat prej 48 orëve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme, e cila në afat prej 24 orëve duhet të kthej përgjigje.


    (INA)
    Sui generis

  3. #123
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Izairi:Roli SHBA-së për PDSH dhe vendin është i rëndësishëm

    PDSH përgënjeshtroi informatat e plasuara në disa media se përfaqësuesi i saj në KSHZ, Sadulla Izairi ka akuzuar komisionin se punon në bazë të disa urdhërave të ambasadës amerikane.
    “Informatat e plasuara në disa media të instruara nga disa qarqe politike se gjoja përfaqësuesi i autorizuar i PDSH –së në KSHZ, Sadulla Izairi ka akuzuar mbrëmë KSHZ-në se punon në bazë të disa urdhërave të Ambasadës së SHBA–ve, jo vetëm që është një spekulim, por në të njëjtën kohë një tentim i ulët për të involvuar palë tjera siç janë SHBA.Njoftojmë opinionin e gjerë se këto janë spekulime dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në to”, thuhet në reagimin e përfaqësuesit të PDSH-së në KSHZ, Sadulla Izairi.
    Sipas tij, për të vërtetuar këtë ekzistojnë fakte si stenogramet e mbledhjes së mbrëmshme të KSHZ-së, mbledhje e cila ishte e transmetuar drejtpërdrejtë në Kanalin e 3-të të Radio Televizionit të Maqedonisë.
    “Andaj paralajmëroj edhe aktpadi gjyqësore ndaj gazetarit qe lansoi këtë shpifje. Për mua dhe partine time PDSH, roli i SHBA-së dhe i përfaqësive tjera diplomatike në këto hapësira është që të thellohet demokracia në këto vende dhe njëkohësisht, vendet siç është Maqedonia, t’i përmbush standardet për kyçje sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike”, theksoi në reagimin e tij Sadulla Izairi.


    (INA)
    Sui generis

  4. #124
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Janë pranuar ankesat e PDSH-së për anulimin e zgjedhjeve në 13 vendvotime, të VMRO-DPMNE-së për anulumin e procesit zgjedhor në gjithësej 48 vendvotime dhe BDI-së në 105.

    Komisioni Shtetëror I Zgjedhgjeve vazhdon të shqyrtojë ankesta e partive politike për procesin zgjedhor të së dielës ku u shënuan shumë parregullsi. Deri tani ky komision ka vendosur të anulojë zgjedhjet në 166 vendvotim në njësinë e parë të dytë dhe të 6 zgjedhore. Janë pranuar ankesat e PDSH-së për anulimin e zgjedhjeve në 13 vendvotime, të VMRO-DPMNE-së për anulumin e procesit zgjedhor në gjithësej 48 vendvotime dhe BDI-së në 105. Përfaqsuesi I PDSH-së Sadulla Izairi I paknaqur nga mënyra e shqyrtiumit të ankesave të partyisë së tij braktisi sallën duke akuzuar anëtarët e Komisionit se janë duke punuar në bazë të listave të mara nga ambasada ameroikane për anulimin e zgjedhjeve. Bashkë me të punën e komisionit braktisi edhe Iljaz Ibishi anëtarë I KSHZ-së I propozuar në këtë vend nga PDSH-ja.

    "Anëtari I KSHZ-së Ilaz Ibishi para pak minutash iu përgjigjë telefonatës sime . Kërkova të kthehet në punën e komisionit , por ai më njoftoi se për shkaqe shëndetësore nuk mund të vjen të mer pjesë në seancën e KSHZ-së dhe se në këtë moment është nisur për në shtëpi. Ndryshe ai sot ishte në zyrat e KSHZ-së por tamni është nisur për në shtëpi sepse nuk ndjehet mirë me shëndetin", deklaroi Jovan Josifovski, kryetar i KSHZ-së.

    Kryetari I KSHZ-së Josifovski tha se do të prishen zgjedhjet në cdo vendvotim ku janë vërejtur parregullsi pa marë parasyshë nga cila parti vinë ankesat.

    "Qëndrimi I KSHZ-së është unik për të gjitha parregullësit në cilindo vendvotim prej cilësdo parti politike të jenë paraqitur ankesa, të gjitha deri n ë një të prishen. Por atje ku nuk ka dëshmi për parregullsi KSHZ nuk do ti prish nga arsyet sepse ajo do të jetë kundër kodit zgjedhorë", Jovan Josifovski.

    Në bazë të ankesave të partive politike KSHZ-ja ka vendosur të anulohen zgjedhjet në gjithësej 95 vendvotime në njësinë e 6 zgjedhore, 21 vendvotim në njësinë e dytë zgjedhore dhe 7 vendvotime në njësinë e parë zgjedhore. Më herët KSHZ-ja kishte vendosur të prish zgjedhjet në 25 vendvotime ku procesi zgjedhor ishte ndërpreë më shumë se tri orë në ditën e zgjedhjeve. Nësë partitë nuk janë të kënaqura me vendimin e KSHZ-së dhe mospranimin e vërejtve të tejar të tyrë në afat prej 48 orëve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën supreme e cila në afat prej 24 orëve duhet prononcuar dhe marë vendim do të pranopj apo jo ndonjë nga vërejtjet e partive.


    Alsat
    Sui generis

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Aa definitivisht fitoj e drejta , sonte u pranun me dhjetra ankesa te BDI-se per rivotime , kishte edhe disa qe nuk u pranuan , edhe pse edhe aty ishe me se e dukshme se ka mbushje te kutive , por qe Vojvodat e PDSH-se me dhun i kan detyru kryetaret e komisioneve qe ti nenshkrujn deklaratat ne lidhje me rregullshmerin e zgjedhjeve,
    por prap se prap shumica u pranuan dhe tash do ti shofim Vojvodat cka dot thojn kur ti ken nja 20.000 vota ma pak
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #126
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Le te jete verdikti i popullit, le te korigjohen parregullsite nga ciladoqoft ane...
    Zgjedhje te lira dhe vullnet te lire, vota pa frike, njerez shqiptare me liri absolute ...kjo ka rendesi
    Te zgjedhim per vetveten, dhe po te jete edhe druri dhe litari: me shendet na qoft.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #127
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Roli i SHBAse, ne ate regjion eshte lidhur per kombin dhe jo partite politike...SHBAte per dallim nga ne e dijne se partite shkojne dhe vijne ,mbetet vetem populli i perjetshem.
    SHBAte perkrahin rrymen kombetare shqiptare, rrymen qe mund ta mbaje gjalle Maqedonine kur do SHBA por, rryme kjo qe ka potencial ta prishi gjitheashtu kete shtet nese nuk realizohen te drejtat shqiptare pa iu nenshtruar nderkombtareve- partine e misheruar me popullin .
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Desha ti pyes keto te PDSH-se ne lidhje me perseritjet me 15 qershor.Dje morra vesh prej do PDSH-istave se keto dite shtabet e dy partive jane duke punuar me te madhe ne drejtim te votimit te ndersjellte si ne rastin e Bogovines kur PDSH-istat votuan VMRO-ne per ta rrezuar ne deputet shqiptar te BDI-se.Gjoja VMRO-ja eshte dakorduar ti humb nja 2-3 deputet dhe votat ti orienton kah PDSH-ja qe eshte e drejte demokratike por ne aspektin moral shume diskutabile. Me se paku po kerkohet nje rezultat baraz me BDI-ne e ndoshta nje deputet me shume.Po flitet se argeta pashteta paska me humb edhe ato vota qe i ka fituar :-).

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Desha ti pyes keto te PDSH-se ne lidhje me perseritjet me 15 qershor.Dje morra vesh prej do PDSH-istave se keto dite shtabet e dy partive jane duke punuar me te madhe ne drejtim te votimit te ndersjellte si ne rastin e Bogovines kur PDSH-istat votuan VMRO-ne per ta rrezuar ne deputet shqiptar te BDI-se.Gjoja VMRO-ja eshte dakorduar ti humb nja 2-3 deputet dhe votat ti orienton kah PDSH-ja qe eshte e drejte demokratike por ne aspektin moral shume diskutabile. Me se paku po kerkohet nje rezultat baraz me BDI-ne e ndoshta nje deputet me shume.Po flitet se argeta pashteta paska me humb edhe ato vota qe i ka fituar :-).
    Mos harro se PDSH-ja prej kohes urdheronte qe te votojn kandidatet per kryetar shteti e qe ishin te VMRO-se , ksaj rradhe VMRO-ja do ti dale ne ndihm , ndoshta ne menyr publike nuk dot ftojn qe shkijet ta votojn PDSH-ne , mirpo me siguri antaret e VMRO-se do ta bejn kete.
    Argeta , mos asht matrapazi i PPD-se ?
    Nese esht aj , me siguri do ta humb at deputet qe e ka , sepse edhe per PPD-ne ka pas shum kutija te mbushme. Ne shum vende ka marr vota me shum se BDI-ka.
    Ne Komunen e Bogovinjes PPD ka pas vetem 100 vota me pak se BDI-ja. Mujtesh me marr me mend.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #130
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Desha ti pyes keto te PDSH-se ne lidhje me perseritjet me 15 qershor.Dje morra vesh prej do PDSH-istave se keto dite shtabet e dy partive jane duke punuar me te madhe ne drejtim te votimit te ndersjellte si ne rastin e Bogovines kur PDSH-istat votuan VMRO-ne per ta rrezuar ne deputet shqiptar te BDI-se.Gjoja VMRO-ja eshte dakorduar ti humb nja 2-3 deputet dhe votat ti orienton kah PDSH-ja qe eshte e drejte demokratike por ne aspektin moral shume diskutabile. Me se paku po kerkohet nje rezultat baraz me BDI-ne e ndoshta nje deputet me shume.Po flitet se argeta pashteta paska me humb edhe ato vota qe i ka fituar :-).
    Ia dha VMRO Narodna 5 deputetet e saj PDSH-se kur i duheshin??? Ia premtoi kur hyri ne Qeveri, por ata deputete shkije kur nuk i sherbyen Partise se Menduhit.
    Per shembull kur mundohej te kushtezonte shefin e vet, Gruevskin per t'i pranuar 6 kerkesat KOMBETARE te Thacit? S'i ha palla shkaut se si do i fitojsh ti ato deputete. Urdheri nga Nikolla i DPMNE-se ka qene i qarte: Nese do te vish ne qeveri, fito me shume deputete. Si? Puna jote - zgjedh e merr.
    Jo rastesisht gjithe kjo dhune ne zgjedhje: shantazhe, kercenime, vrasje, vjedhje votash, manipulime, press konferenca, Janusha (per tre-kater dite), etj etj.

    Ne fund te fundit, DPMNE edhe mund te terhiqet nga ca vota per t'i kerkuar shkijeve te votojne per Menduhin, ashtu sic u kerkoi antaresise dhe aktivisteve te tyre qe te dilnin ne tubimin permbylles te Partise se Menduhit ne Tetove. S'eshte cudi nese Partia e Menduhit (e themeluar nga UDB dhe DBK sllave - gjithnje sipas ish-Ministrit te Brendshem Pavle Trajanov) mund edhe te jete dege e DPMNE-se.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 09-06-2008 më 05:50
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  11. #131
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Asnjeri subjekt shqiptar nuk duhet ta mbeshtese kampanjen dhe as fitoren tek partneri sllav ne koalicionin qeveritar, as qe duhet te kene synim bile kalicion qeveritar me sllavomaqedonasit.Kjo metode eshte percarje paraprake per shqiptaret dhe ndarje ne parti te shqiptareve te ndershem dhe parti te shqiptareve me pak te ndershem.
    Ne fakt per zgjedhje te ceshtjes kombetare shqiptare atje duhet koalicion kombetare shqiptare.
    Qe te jete si ajka e turpit te subjekteve politike shqiptare atje= PDSH, ky subjekt as qe ka ne agjenden e vet ceshtjen kombetare: ne asnje instance, ne asnje rrethane nuk vritet shqiptari ti merret vota dhe ti jepet sllavomaqedonasit.... ne fakt kjo eshte politike por kurve politike tradhtare dhe jo politike kombetare shqiptare.
    Shqiptaret per fat te keq e treguan se mund te mashtrohen me nje karamele, se nuk ka sqarim tjeter se si kreu i PDSHse mund te kete me shume votues se sa numri i familjareve te tyre( qe kane interesin e ngushte personal)

    Zgjedhjet do te kalojne por jo edhe percarjet dhe vellavrasja qe nxitet nga sllavet dhe gjen njerez te patru per ta realizuar.
    Kur te perfundojne zgjedhjet do te mbesin shqiptaret me problemet e perditshmerise, me fukarallekun, me ngjenjen e pasigurise, me ngjenjen e te kerrcnuarit nga pushtetaret dhe veglat e tyre banditet shqiptare...Do te mbesin shqiptaret te gjejne zgjedhje per hallet e tyre, do te mbesin shqiptaret e lenduar dhe pa kujdesin e subjekteve politike qe vete i zgjedhin, do te mbesin shqiptaret me pafajsine e tyre si te burgosurit e Brodecit pa kujdesin dhe meshiren kombetare, do te mbesin shqiptaret ne burgun per shqiptaret te quajtur Maqedoni.
    Ky eshte mjerimi ne rajon qe populli i shkrete e paguan injorancen e vet me mirqenjen e vet, me jeten e vet, me pasigurine per femijte e vet.
    Nuk ka parti shqiptare ne Maqedonine e varfer qe te beje mrekulli por, te gjitha subjektet shqiptare kane nje kujdes kombetare dhe mund te lehtesojne pak a shume dhimbjen kombetare shqiptare ne rajon dhe ti mbjellin nje shprese per ardhmeri brezit te ri shqiptare..dhe ketu hyne te gjitha partite shqiptare dhe JO PDSH qe mision ka partine dhe jo kombin( ne fakt keta qe akuzojne te tjeret per bollshevik jane vete te tille, se nuk ka se si ndryshe te besh lufte me shqiptaret qe te fitoje deputeti sllav...dhe mos na shiten se me pastaj nuk marrim ne vesh nga politika, se bejne keta politike te larte qe ne nuk e kuptojme dhe te tjera arsyetime banale qe i ben nje njeri jo kombetare, nje njeri me mire thene tradhtare i idealeve dhe te drejtave kombetare vetem per vetpozicionim dhe mirqenje personale dhe subjektit te vet.)
    Pas rivotimeve me mbikqyrje nderkombtare BDI do te fitoje shumicen e votes shqiptare , por do te ishte mire te fitojne te gjitha forcat kombetare dhe JO subjekti PDSH. qe e deshmon perdite qellimin e egzistimit te vet per vehti dhe jo per SH-ne ne logon partiake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 09-06-2008 më 09:33
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    BDI 85 583 kurse PDSH 47 084 vota

    PDSH në zgjedhjet e 1 qershorit ka fituar 105 293 vota, kurse tani për shkak të rivotimit, numri i votave të kësaj partie është zvogëluar për rreth 60 mijë vota.

    Në rivotimin që duhet të zhvillohet më 15 ose 22 qershor për shkak të rivotimit në 193 vendvotime ku të drejtë vote kanë mbi 170 mijë votues, partitë shqiptare në garë futen me shifra dukshëm të ndryshme nga ato që paraprakisht shpalli KZSH para shqyrtimit të ankesave.

    Nëse BDI-ja kishte fituar 111407 vota tani për shkak të anulimit të votimeve në 193 vendvotime kjo parti do të ketë mbi 25 mijë vota më pak ose 85583. Dallim i madh vërehet tek votat e PDSH-së. Nëse fillimisht u publikua se kjo parti në zgjedhjet e 1 qershorit ka fituar 105 293 vota tani për shkak të rivotimit numri i votave të kësaj partie është zvogëluar për rreth 60 mijë vota ose tani kjo parti numëron vetëm 47084 vota. Për shkak të rivotimit as PPD-ja nuk është e sigurt se a do të ketë një deputet që fitoi në zonën e gjatë zgjedhore për shkak se nga 11169 vota sa kishte fituar kjo parti më 1 qershor tani për shkak të rivotimit të vlefshme mbeten vetëm 3384 vota. Nëse në bazë të rezultateve paraprake rezultonte se BDI dhe PDSH do të kenë nga 13 deputetë ndërsa PPD 1, për shkak të rivotimit, shifrat mund të ndryshojnë dukshëm në favor të njërës apo tjetrës parti politike. Nga gjithsej 171123 votues me të drejtë vote në 193 vendvotimet ku deri më tani është e sigurt se do të ketë rivotim në zgjedhjet e 1 qershorit, kanë votuar 103208 votues ose 60.3 e elektoratit.

    http://alsat-m.tv/index.php?news=1681
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Rivotimi do të sjellë rezultate të reja

    Pas vendimit të KSHZ-së për anulimin e zgjedhjeve në 193 qendra votimi, Bashkimi Demokratik për Integrim ka siguruar 15, ndërsa PDSH-së me 7 deputetë.

    Pas këtij vendimi të KSHZ-së aktualisht VMRO-DPMNE-ja ka 67 ndërsa LSDM –ja 30 deputetë. Abdylhaqim Ademi nga BDI u shpreh optimist se pas rivotimit do të rritet dukshëm numri i deputetëve të BDI-së.

    "Pas vendimit të KSHZ-së mandatet e fituara janë si vijon: Në zonën numër 1 BDI 2 mandate, LSDM-ja 6 VMRO-DPMNE 12 dhe PDSH asnjë. Në zonën numër 2, BDI 3 mandate, PDSH 1 LSDM 4 VMRO 12. në zonën numër 5 BDI 2, PDSH 1 LSDM 5, VMRO 11 dhe PEI 1. në zonën numër 6 BDI 8, PDSH 5, LSDM 2 dhe VMRO 5. Dhe gjithsejtë BDI 15 deputet, PDSH 7, LSDM 30 VMRO 67 dhe PEI 1", tha anëtari i Shtabit zgjedhor të BDI-së Abylhaqim Ademi.

    BDI-ja e Ahmetit paralajmëroi padi penale për rreth 80 pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të cilët në ditën e zgjedhjeve sipas kësaj partie kanë penguar qytetarëve që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre politik.

    "Çdo kund në botë policia e mbron qytetarin. Në shtete e civilizuara policia I ndjek dhunuesit dhe vjedhësit, vetëm te ne me 1 qershor ndodhi e kundërta. Pra me një qershor shumë pjesëtarë të policisë u vunë në anën e dhunuesve të qytetarëve, në anën e atyre që vodhën votën e shqiptarëve. Ne kemi vendosur që të ngremë akt padi kundër më shumë punëtorëve të MPB-së të cilët me një qershor vepruan si paramilitarë të PDSH-së", deklaroi anëtari i Shtabit zgjedhor të BDI-së Hisen Xhemaili.

    Ai tha se në mesin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të cilët do të paditen është edhe zv/ministri i Brendshëm, Refet Elmazi.



    Bedri Rexhallari

    http://alsat-m.tv/index.php?news=1695
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Kushdo qe do te fitoje (shpresoj se do te fitoje vota e popullit e jo dallaveret) ka per tu perballur me mbretin e pashpallur Grujevski.Kjo pune po me duket si ajo e sapunit ne ushtri dhe nje gabim i vogel i pales shqiptare( bie sapuni ne toke) dihet cka te pret......

    Ju te BDI mos u entuziazmoni shume por mbane fort sapunin ne dore.....(nese hyni ne vlladen makedone qe po e prisni pa durim qe nga 2006)

    Zgjidhja e zgjidhjeve per shqiptaret do te ishte pakt paqe dhe vellazerie mes dy taborreve per:
    1.Zgjedhje te lira me 15 qershor
    2.Hyrjen ne vlladen makedone te partise qe fiton madje ne vote me shume
    3.Obligimi i partise shqiptare qe hyn ne Qeveri te nenshkruaj me Grujevskit dokument per implementimin e 6,7 apo sa ishin pika per te drejtat e shqiptareve dhe ate me afate te caktuara.(brenda 6 muajve apo nje viti)

    Keshtu kushdo qe te hyje se paku do te kete satisfakcion se:
    1.zgjedhjet brendashqiptare u permiresuan ne momentin e fundit
    2.olbigohet subjekti politik qe te kry pune per popullin shqiptar ne vlladen e jo te punesoje sokolat e partise

    Nese Grujevski e perjashton cdo marreveshje me shqiptaret atehere PDSH-BDI duhet se bashku tapromovojne Parlamentin e shqiptareve ne Maqedoni (federalizim) dhe me kete ta kthejne kete situate ne favor te shqiptareve.... pas ketij paralajmerimi grujeviqi me deshire do ta leshon sapunin prej dore.....

    endrra apo jo......

  15. #135
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Kushdo qe do te fitoje (shpresoj se do te fitoje vota e popullit e jo dallaveret) ka per tu perballur me mbretin e pashpallur Grujevski.Kjo pune po me duket si ajo e sapunit ne ushtri dhe nje gabim i vogel i pales shqiptare( bie sapuni ne toke) dihet cka te pret......

    Ju te BDI mos u entuziazmoni shume por mbane fort sapunin ne dore.....(nese hyni ne vlladen makedone qe po e prisni pa durim qe nga 2006)

    Zgjidhja e zgjidhjeve per shqiptaret do te ishte pakt paqe dhe vellazerie mes dy taborreve per:
    1.Zgjedhje te lira me 15 qershor
    2.Hyrjen ne vlladen makedone te partise qe fiton madje ne vote me shume
    3.Obligimi i partise shqiptare qe hyn ne Qeveri te nenshkruaj me Grujevskit dokument per implementimin e 6,7 apo sa ishin pika per te drejtat e shqiptareve dhe ate me afate te caktuara.(brenda 6 muajve apo nje viti)

    Keshtu kushdo qe te hyje se paku do te kete satisfakcion se:
    1.zgjedhjet brendashqiptare u permiresuan ne momentin e fundit
    2.olbigohet subjekti politik qe te kry pune per popullin shqiptar ne vlladen e jo te punesoje sokolat e partise

    Nese Grujevski e perjashton cdo marreveshje me shqiptaret atehere PDSH-BDI duhet se bashku tapromovojne Parlamentin e shqiptareve ne Maqedoni (federalizim) dhe me kete ta kthejne kete situate ne favor te shqiptareve.... pas ketij paralajmerimi grujeviqi me deshire do ta leshon sapunin prej dore.....

    endrra apo jo......
    Mendoj qe nuk ka nevoj te behen apo te shkruhet me Asgje por duhet PO ose Jo.Keto marveshjet e majin, qershorit, ALiut, thacit, quan apo e rezuan ate te Ohrit, vet Aliu rezoi luften rezoi marveshjen e Thacit, pse kur hyri ne pushtet pdsh ne 2006 ajo shkoj beri marveshje me Carli Caplinin, pse nuk i qendroj mbas PDsh, por beri marveshje prishi imazhin e asaj te Ohrit?Ndoshta pse sen e ariti ate qe duheshe???Populli don nje nga Thaci dhe Aliu, nuk arite ate qe duhet ik shko pirdhu jep doreheqe se sje per aty, jepi mundesi aty qe mundet.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  16. #136
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet në Maqedoni, partitë dorëzuan ankesa në Gjykatën Supreme


    SHKUP - Partitë politike në Maqedoni kanë dorëzuar ankesat në lidhje me vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për anulimin e zgjedhjeve në rreth 200 vendvotime në tri njësi zgjedhore.

    Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi 13 ankesa për 110 vendvotime dhe 76 ankesa të tjera për anulimin e votimeve në 76 vendvotime në njësitë zgjedhore një, dy, pesë dhe gjashtë. Katër ankesa në adresë të KSHZ-së ka dorëzuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim për anulimin e votimeve në Tetovë, Tearcë dhe në njësinë e dytë zgjedhore.
    Sipas ligjit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor këto ankesa do t`i përcjellë në Gjykatën Supreme, e cila duhet të sjellë vendim në afat prej 48 orëve nga momenti i pranimit të tyre. Ndërkohë mësohet se vetëm VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar “Dielli” nuk kanë dorëzuar ankesa në adresë të Gjykatës Supreme.



    (A.S/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  17. #137
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Oli Rehn apeloi për zgjedhje të qeta në rivotimin e 15 qershorit

    SHKUP – Eurokomisioneri për Zgjerim Oli Rehn ka bërë apel për zgjedhje të qeta dhe demokratike gjatë procesit të rivotimit në 15 qershor. Një kërkesë e tillë është bërë gjatë takimit me shefin e diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski. Në këtë takim Oli Rehn ka kërkuar që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar kushte më të mira gjatë rivotimit. “Një nga rekomandimet më serioze është masat e ndërmarra dhe hetimet e filluara për incidentet gjatë zgjedhjeve, ku BE do të pres përfundimin e tyre dhe gjykimin e autorëve për incidentet dhe parregullësitë në bazë të ligjit”, ky ka qenë konkluzioni i takimit Rehn-Milloshoski.


    (A.S/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  18. #138
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadorët e BE-së apelojnë për rivotime pa incidente


    Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni sot bënë thirrje për përgjegjësi të plotë që rivotimet e së dielës të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

    “Në mënyrë urgjente i bëjmë thirrje të gjitha palëve të rëndësishme në këtë proces, para se gjithash institucioneve qeveritare, por edhe liderëve dhe anëtarëve të partive politike që t`i plotësojë përgjegjësitë e tyre për të siguruar që përsëritja e votimeve me 15 qershor të bëhet në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pas asnjë llojë kërcënimi për qytetarët, anëtarëve dhe kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale”, thuhet në komunikatën e përbashkët të 16 ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Shkup.

    Evroambasadorët inkurajojnë qytetarët që të marrin pjesë në rivotimet që do të zhvillohen të dielën në ato zona ku pati parregullësi dhe incidente në ditën e zgjedhjeve të 1 qershorit.

    “Fuqimisht i inkurajojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të marrin pjesë në rivotimin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Deklarata e përbashkët është nënshkruar nga ambasadorët e Francës, Suedisë, Gjermanisë, Çekisë, Spanjës, Hungarisë, Polonisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Austrisë, Rumanisë dhe Sllovenisë si dhe nga ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere.


    (M.P/INA)
    Sui generis

  19. #139
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rupel të premten në Shkup për zgjedhjet


    Shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel të premten do të qëndroj për vizitë në Shkup për të sjellur mesazhet e Bashkimit Evropian për shmangien e dhunës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të lira gjatë rivotimit më 15 qershor.

    Krue i diplomacisë sllovene, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian do të zhvillojë takime me presidentin Branko Cërvenkovski, kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe liderët e partive shqiptare:Radmilla Sheqerinska të LSDM-së, Menduh Thaçin të PDSH-së dhe Ali Ahmetin të BDI-së.

    Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori slloven në Shkup, Alen Bergant, i cili nënvizoi se ai dhe shefi i diplomacisë Dimitrij Rupel do t`i japin mbështetje procesit të rivotimeve që të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

    “Do të tentojmë që të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë. Shpresoj se këtë javë zgjedhjet do të jetë të lira për të sjellur konkluzione se zgjedhjet parasegjithash ishin korrekte dhe të lira, me qëllim të Komisioni Evropian të mbështes Maqedoninë dhe të propozojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, deklaroi ambasadori Bergant.


    (M.P/INA)
    Sui generis

  20. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Uroj qe ter keto apele te mos shkojne ne vesh te shurdher ,sepse as ne Liberi nuk ka pasur keso parregullsi zgjedhore sikurse ne Maqedoni .

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •