Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 370
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Lajmet më të fundit nga zgjedhjet në Maqedoni.

    Lajmërim: Tek kjo temë do të botohen vetëm lajmet e fundit pas-zgjedhore. Komentet dhe replikat do të fshihen!




    Zgjedhjet në Maqedoni, KSHZ: Pasditja pa incidente të tjera

    Ora 18:30 - Pasditja e zgjedhjeve në Maqedoni ka qenë e qetë dhe pa incidente. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënësit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Zoran Tanevski i cili njoftoi se pasditja ka qenë e qetë në mbarë vendin. Sipas tij, në incidente ishte përfshirë një pjesë e zonave të vendit dhe se pasdite KSHZ nuk ka regjistruar incidente të reja.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 01-06-2008 më 15:44
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ: Deri në orën 17:00 votuan 45, 9 për qind të votuesve


    Ora 18:45 - Deri në orën 17:00 në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni janë drejtuar 45,9 për qind të votuesve. Kjo deklaratë është dhënë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor duke shtuar se numri i votuesve është më e madhe se ajo e zgjedhjeve të vitit 2006.
    Zëdhënësi i KSHZ-së, Jovan Josifovski theksoi se në njësinë 1 kanë votuar 50, 26 për qind, në njësinë e dytë 44, 9 për qind, në njësinë e tretë zgjedhore mbi 47 për qind, në njësinë e katërt mbi 45 për qind, në njësinë e pestë mbi 43 për qind dhe në njësinë e gjashtë mbi 44, 7 për qind.
    Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve “INA” mësohet se kryetari i KSHZ-së deklaroi se pas orës 14:00 gjendja është stabilizuar në terren dhe se janë paraqitur vetëm dy incidente të vogla në rajonin e Kumanovës. “Është një vlerësim i përgjithshëm se në pjesën më të madhe të vendit zgjedhjet janë zhvilluar në një atmosferë korrekte dhe demokratike. Kjo më jep të drejtën të konstatoj se këto zgjedhje do të përfundojnë me vlerësimin se ishin të korrekte dhe demokratike në pjesën më të madhe të territorit të Maqedonisë”, deklaroi Josifovski.


    balkanweb
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skadon orari zyrtar për mbylljen e kutive të votimit në Maqedoni. Dita mbyllet me incidente të rënda. Priten rezultatet


    Ora 19:30 - Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni tashmë kanë shënuar afatin zyrtar të mbylljes së votimeve. Ashtu siç është deklaruar zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, zgjedhjet e 1 qershorit do të nisnin në orën 7:00 me hapjen e kutive të votimit dhe do të përfundonin në orën 19:00 nëse nuk do të kishte më votues të cilët do të drejtoheshin në kutitë e votimit. Tashmë akrepat e orës kanë shënuar kalimin e afatit zyrtar gjë e cila do të sjellë edhe mbylljen e kutive të votimit dhe nisjen e procesit të numërimit. Aktualisht pritet edhe konfirmimi zyrtar i mbylljes së votimeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi edhe pse ka skaduar afati zyrtar ky komision nuk ka konfirmuar mbylljen e kutive të votimit.


    balkanweb
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Incidentet, BDI nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve në zonat shqiptare, lirohet Krasniqi


    Ora 19:45 - Pas mbylljes së kutive të votimit rreth orës 19:00 Bashkimi Demokratik për Integrim ka deklaruar se nuk do të njohe rezultatet në zonat e banuara nga shqiptarët dhe ku janë shënuar edhe incidentet e sotme. Sipas korrespondentes së “News24” në Maqedoni mësohet se aktualisht është liruar edhe ish-komandanti i UCK-së Agim Krasniqi i arrestuar gjatë orëve të drekës për incidentet e ndodhura gjatë zgjedhjeve. Krasniqi është marrë në pyetje nga komisariati i policisë mbi ngjarjet e ditës së sotme dhe më pas është liruar nga uniformat blu.



    balkanweb
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pas nje seance qe zgjati 2 ore, BDI vendosi te mos bojkotoj keto zgjedhje, edhe pse kishte paralajmeruar nje gje te tille!


    Seanca sapo mbaroi.
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadorja amerikane në Maqedoni thirrje policisë të kryejë detyrat


    Ora 20:40 - Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Xhilian Milovanovic ka shprehur keqardhje për incidentet e ndodhura në zgjedhjet e Maqedonisë si dhe ftoi policinë që të kryejë detyrat e saj për të siguruar kushte për votim. Milovanovic gjatë vizitës në disa vendvotime në Gostivar, deklaroi se shprehë keqardhje për incidentet ku ka pasur një të vrarë dhe të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia maqedonase e lajmeve “INA”.
    “E inkurajoj policinë dhe besoj se ka policë që dëshirojnë që ta kryejnë me korrektësi punën e tyre dhe të mundësojnë kushte për votim. Jam e bindur se deri në fund të ditës, ata që kanë bërë probleme do të ndryshojnë mendimin dhe do të bëjnë punën e duhur”, deklaroi ambasadorja amerikane.


    balkanweb
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    VMRO-DPMNE:Zgjedhje të rregullta në 98 për qind të vendit

    VMRO-DPMNE deklaroi se zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe demokratike në 98 për qind të vendit. Kjo u theksua nga drejtori i Qendrës për Komunikim të kësaj partie, Ilija Dimovski.
    Sipas tij, në më pak se 2 për qind të vendvotimeve sipas informacioneve të KSHZ-së ka pasur parregullësi edhe ate në Saraj, Kondovë, Çair dhe Bogovinë, atje ku shumica e popullësisë është e komunitetit shqiptar.
    “Për dallim nga viti 2004 ku gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale ka pasur më shumë parregullësi dhe autoritetet e athershme nuk lejuaj rivotim, në këto zgjedhje VMRO-DPMNE do të bëj çmos që është në fuqinë e saj që në këto vendvotime të përsëriten zgjedhjet në përputhje me ligjet e Maqedonisë, ndërsa personat që nxitën dhe ishin pjesë e incidenteve duhet të dënohen”, deklaroi Dimovski.


    Ina
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI kërkon përsëritje të votimeve në disa vendvotime

    Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) deklaroi pas mbylljes së procesit të votimeve se nuk njeh rezultatet zgjedhore dhe kërkon përsëritjen e votimeve në Tetovë, Bogovinë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Tearcë dhe Saraj.
    Kjo u theksua nga shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti. “Gjatë ditës bandat e PDSH-së të udhëhequra nga struktura paralele policore kanë ushtruar terror dhe kanë shkelur procesin zgjedhor, i janë kërcënuar komisioneve zgjedhore , përfaqësuesve të BDI-së dhe kanë mbushur kutitë”, deklaroi Mexhiti.
    Sipas tij, gjatë ditës si pasojë e dhunës është vrarë një aktivist i BDI-së, Naser Ajvazi dhe është plagosur kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani. Mexhiti akuzoi se në incidente janë involvuar edhe pjestarë të njësitit policor “Alfa” së bashku me grupe kriminale.


    (INA)
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Solana kërkon përsëritje të votimeve ku pati incidente

    Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe sigurisë i BE-së, Havier Solana kërkoi sot që të përsëriten votimet në vendvotimet ku sot janë shënuar incidente gjatë votimit.
    Solana ka bërë thirrje në qetësi dhe ka shprehur shqetësime për shkak të problemeve të krijuara në këto zgjedhje.
    Kabineti i përfaqësuesit të lartë të BE-së deklaroi se nga afër është duke ndjekur situatën dhe është në kontakt me të gjitha partitë politike. Solana është në pritje të qetësimit të situatës dhe se sipas tij këto zgjedhje janë test për pjekurinë politike të vendin dhe do të kenë një rol të rëndësishëm në ofrimin e vendit në BE.


    (INA)
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ODIHR: Ky proces zgjedhor do të reflektohet në aspiratat evropiane


    Ora 20:50 - ODIHR në Maqedoni ka reaguar mbi ngjarjet e fundit dhe incidentet e rënda që kanë shoqëruar disa pika të zgjedhjeve në Maqedoni. Drejtori i Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut Kristijan Shtrohal deklaroi se për dhunën nuk ka vend në proceset demokratike zgjedhore. Gjithashtu ai theksoi se kjo organizatë është e shqetësuar për incidentet dhe se me kujdes po ndjek të gjitha informacionet dhe të gjitha incidentet. “Nuk dua të komentojë se ky proces zgjedhor si do të reflektohet në aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë”, përfundoi Shtrohal.



    balkanweb
    Sui generis

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, Solana: Të përsëriten votimet në zonat që pati probleme


    Ora 21:30 – “Duhet të përsëriten zgjedhjet në zonat që sot pati probleme”, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe sigurisë i BE-së, Havier Solana. Duke deklaruar se e ka ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin dhe ka rikujtuar incidentet e ndodhura gjatë votimit. Solana ka bërë thirrje për qetësi dhe ka shprehur shqetësime për shkak të problemeve të krijuara në këto zgjedhje. Sipas agjensisë maqedonase të lajmeve “INA” mësohet se kabineti i përfaqësuesit të lartë të BE-së deklaroi se është duke ndjekur nga afër situatën dhe është në kontakt me të gjitha partitë politike. Solana është në pritje të qetësimit të situatës dhe se sipas tij këto zgjedhje janë test për pjekurinë politike të vendin dhe do të kenë një rol të rëndësishëm në ofrimin e vendit në BE.



    balkanweb
    Sui generis

  12. #12
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Në Zgjedhjet e 1 Qershorit u vra demokracia në Maqedoni
    Apel për intervenim ndërkombëtar

    Adresuar:

    Organizatës së Kombeve të Bashkuara
    Këshillit të Sigurimit OKB
    Sekretarit të Përgjithshëm OKB z.Ban Ki Moon
    Përmes përfaqësive diplomatike për njoftim Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    Shteteve të Bashkimit Evropian
    Parlamentit Evropian
    Komisionit Evropian
    Misionit Monitorues të Bashkimit Evropian në Shkup
    Shteteve anëtare të OSBE-së
    Mediave të Maqedonisë
    Mediave ndërkombëtare

    Pas një periudhe pesë dekadëshe të totalitarizmit komunist gjatë së cilës shqiptarët kanë qenë objekt dhune dhe diskriminimi i të gjitha formave të mundshme, në vitin 1991 Maqedonia hapi rrugën drejt një sistemi politik të demokracisë parlamentare.
    Përpos aderimit në dimensionin procedural të demokracisë, institucionet shtetërore vazhduan, me intensitet më të madh, logjikën e ekskluzivitetit të kombit të tyre dhe urrejtjes ndaj tjerëve, sidomos ndaj shqiptarëve.
    Përkundër rekomandimeve të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa dhunë dhe pa frikësime, fushata zgjedhore u karakterizua me terrorin e një junte policoro-banditeske.
    Të vetëdijshëm se këto rekomandime janë në interes të plotë të popullit shqiptar dhe në frymën e integrimve euroatlantike Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi ka bë apele të evitohen incidentet dhe dhuna dhe të konkurohet me vlera dhe programe.
    Ftakeqësisht të gjitha apelet ranë në vesh të shurrdhër te nxitësit e konflikteve brenda shqiptare.
    Në vend të uljes së tensioneve dhe konkurencës demokratike, presionet, shantazhet, frikësimet dhe të gjitha format e dhunës arritën kulmin pikërisht në ditën e zgjedhjeve.
    Vrasje, plagosje, rrahje, maltretime dhe mbushja e kutive shënoi vdekjen e dimensionit procedural të demokracisë.Shqiptarët nuk e meritojnë një gjë të tillë.
    Përmasat e dhunës të 1 Qershorit 2008 janë një sinjal alarmi për rrezikimin e demokracisë në këtë pjesë të Ballkanit .
    Për këtë arsye u bëjmë apel të gjithë demokratëve në botë të kujtojnë në këtë ditë ndërkombëtare të fëmijëve, që fëmijë shqiptar mbeten jetim nga dora e juntës policoro- banditeske.
    Për këtë arsye u bëjmë apel të gjithë demokratëve në botë që të dënojnë totalitarizmin policor në Maqedoni.
    Lufta politike për ngadhnjimin e demokracisë në këtë pjesë të Evropës kalon në mënyrë të domosdoshme përmes një intervenimi energjik të institucioneve demokratike ndërkombëtare.
    Të gjitha pretekstet e sovranitetit të shtetit bien në ujë kur dhunohet vullneti i popullit sovran.
    Maqedonia nuk është në gjendje të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike prandaj kërkojmë që Maqedonisë t’i imponohet organizimi i zgjedhjeve nga vet OSBE-ja.

    Tetovë 01.06.2008
    Bashkimi Demokratik Shqiptar

    www.bdsh.eu
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  13. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rezultatet aktuale mund ti ndjekni ketu:


    Rezultatet aktuale te zgjedhjeve
    Sui generis

  14. #14
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nga BBC News

    Macedonia poll marred by unrest

    A man passes posters of party leaders Radmila Sekerinska (large) and Nikola Gruevski in Skopje on 31 May
    Macedonia held its general election two years early
    General election voting was disrupted in five areas of Macedonia amid unrest in which at least one person was killed and more hurt.

    There were several shootings, including two in the Albanian stronghold Aracinovo, where one person died when police clashed with gunmen.


    The poll was called after Greece vetoed the former Yugoslav republic's attempt to join Nato because of its name.
    Macedonia is also the name of a northern region of Greece.

    The European Union's executive arm, the European Commission, said it was "very concerned" by the violence and called for "calm and restraint," while EU foreign policy chief Javier Solana demanded that polling be repeated in any affected areas.

    A government spokesman said the reports of tainted polling stations affected just one percent of the 1.7 million electorate.
    She said voting would be re-run wherever "violence, ballot rigging or other irregularities took place."

    "It doesn't matter at all how much effort or resources will be needed. We will make sure it is all done properly, legally and, of course, with international monitoring," said government spokesman Ivica Bocevski.

    'Assault on democracy'

    Denis MacShane, the MP who is leading the UK observer delegation, called the violence and disruptions "an assault on democracy unacceptable in today's Europe".
    He added: "No government can be formed as a result of this election. New polls must be organised in all the districts where violence, intimidation and stuffing of ballot boxes have taken place."


    Prime Minister Nikola Gruevski called the election in April hoping to secure an absolute majority for his centre-right VMRO-DPMNE party.
    The parliamentary election had originally been scheduled for 2010.
    His party promises not to change the name of the country under Greek pressure, to push on with reforms aimed at EU admission, to revive the economy and to tackle corruption.
    Greeks say the name implies a territorial claim over its northern province and resent a perceived attempt to claim the heritage of Philip of Macedon and Alexander the Great.

    Kosovo question

    The country's ruling coalition is also divided over recognising Kosovo as an independent state.
    Around a quarter of the population is ethnic Albanian, like most of Kosovo.
    The next government is likely to face strong pressure from the ethnic Albanian parties to speed up the country's recognition of Kosovo, the BBC's Helen Fawkes reports.
    Sunday's vote could determine whether Macedonia joins both Nato and the European Union, most of whose members did recognise Kosovo when it declared independence in February.
    Macedonia had been warned that any violence could harm its chances of integration with the West.
    The election campaign had been overshadowed by violence between rival ethnic Albanian parties.
    There have been shootings and grenade attacks on party offices.


    Recent opinion polls favoured the VMRO-DPMNE, suggesting it would take between 26% and 31% of the vote.
    Its nearest rival, Radmila Sekerinska's Social Democrats, was given between 10% and 11% by the same polls.
    Une nuk e di perse uroni per fitore, kur BBC News, shtypi i huaj thote qe keto zgjedhje, sidomos per shkak te dhunes dhe te marifeteve te paligjshme kane rrezik te anullohen. Jo vetem kaq, por shkak specifik jepet dhuna nder shqiptaret. Turp e faqja e zeze per ne. Nuk kam kohe te perkthej artikullin, por besoj se do vijojne artikuj te tjere me vone.

    Gjithesesi, kerkohet nga anetaret pak pjekuri. Postimet jashte teme do te fshihen. Marrezite qe behen ne realitet ketu kemi "fatin e mire" t'i fshijme me nje buton.

  15. #15
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nga International Herald Tribune

    Election violence deals setback to Macedonia

    Macedonia's aspirations for joining the European Union and NATO suffered a heavy blow Sunday after parliamentary elections in the poor Balkan country turned bloody, with one person shot and killed and nine wounded in the country's ethnic Albanian areas.

    The vote had been seen as a test of Macedonia's democratic credentials
    as it seeks to join the EU, the world's biggest trading bloc, while overcoming a recent rebuff in its attempt to join NATO. Instead, Macedonia emerged as a new problem child of the Balkans, with the elections marred by violence between rival ethnic Albanian groups and allegations of fraud, including broken or missing ballot boxes and stolen voting materials.
    Ivica Bocevski, a government spokesman, said by telephone that 13 people had been arrested after clashes in Albanian areas. He said the State Election Commission had also suspended voting in at least 17 polling stations because of irregularities. He said there would be a rerun of elections in polling stations where intimidation, violence and ballot rigging had taken place.


    "We will not allow any group or individual to jeopardize democracy in this country," he said, emphasizing that irregularities had occurred in only 1 per cent of the 2,900 polling stations across the country.

    But international independent election monitors said the abuses were far more widespread. Denis McShane a former Europe minister in the government of former Prime Minister Tony Blair of Britain, was in the capital, Skopje, on Sunday as a monitor for the Council of Europe. He said new elections would need to be called for the vote to have any legitimacy.

    "This vote is a tragedy for supporters of Macedonia's EU and trans-Atlantic future," he said. "Nobody can form a government on the basis of an election in which police have stuffed ballot boxes and thugs are attacking polling stations."


    Reuters reported that voting had stopped in the town of Aracinovo, near Skopje, after a gun battle. It said police officers went to the town after local voting monitors reported the arrival of men with machine guns. They came under fire and retaliated, killing one gunman and wounding two.

    The police said the violence was the result of fighting between rival ethnic Albanian political parties, the Democratic Union for Integration and the Democratic Party of Albanians, which are fighting for the vote of the Albanian minority in Macedonia. The two rival parties have been at loggerheads since 2006, when the DUI won the most Albanian votes in parliamentary elections but was left out of a coalition government in favor of the DPA.

    The violence Sunday was the worst since 2001, when ethnic Albanians fought a six-month insurgency for more rights for ethnic Albanians, and an all-out civil war was averted by the West using the lure of NATO and EU membership to press guerrillas to disarm.

    The irregularities of the election could not come at a worse time for Macedonia, a poor country of two million people on the Balkans' southern fringe that has been seeking to buttress its Western credentials after a series of recent setbacks. In April, Greece blocked Macedonia's NATO bid after a protracted battle over the name that Macedonia shares with a Greek province. Athens insists Macedonia should be known by its formal name, the Former Yugoslav Republic of Macedonia, or Fyrom.

    The conservative party of Prime Minister Nikola Gruevski has played on Macedonia's nationalist pride over the battle with Greece, and analysts predict that he will win the elections, with or without a recount.
    The country's EU aspirations have also lagged behind those of its neighbors as it has struggled to live up to the EU's standards of rule of law while failing to modernize its economy sufficiently.

    Analysts said the election showed that the West needed to expand its scrutiny and oversight of Macedonia or risk allowing the country to destabilize the Balkans.
    "These are the worst elections we have ever had in our history as an independent state," said Biljana Vankovska, professor of politics at the University of Skopje. "The West is partly to blame because it has not been tough enough in the past and has turned a blind eye to violence in past elections."
    Vankovska said she feared that the violence perpetrated by the country's ethnic Albanian minority could fan tensions with ethnic Macedonians because of resentment that interethnic clashes between Albanians were stunting the country's progress.

    Sadi Bexheti, director of the Albanian University in the ethnic-Albanian area of Tetovo, blamed the violence on a gun culture in the ethnic Albanian areas, which he said were lagging other wealthier parts of the country.
    "There are too many guns, too much violence - it has got to stop," he said. "The problem is only in the Albanian community. Things now could become more difficult for Albanians here."
    Ashtu si dhe BBC, International Herald Tribune i karakterizon zgjedhjet ne Maqedoni si te deshtuara. Perseritet negativisht faktori shqiptar ...

  16. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet në Maqedoni, rezultatet paraprake të KSHZ: Në avantazh VMRO-DMNE dhe PDSH


    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka nxjerrë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas KSHZ në avantazh është koalicioni VMRO-DPMNE dhe PDSH. Të dhënat paraprake të 763 vendvotimeve tregojne se VMRO-DPMNE ka fituar deri tani 63 deputetë dhe PDSH 17 deputetë. Zgjedhjet e sotme jane shoqeruar me tension, incidente të rënda, vjedhje kutish votimi dhe mbi të gjitha një i vrarë, shtatë të plagosur dhe 11 të arrestuar nga policia.


    Zgjedhjet në Maqedoni, rezultatet paraprake të KSHZ: Në avantazh VMRO-DMNE dhe PDSH

    Ora 22:40 - VMRO-DMNE dhe PDSH janë në krye të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e maqedonase e lajmeve “Mia” e cila ka bërë të ditur se rezultatet e para janë marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sipas korrespondentes së “News24” në Maqedoni mësohet se KSHZ nga rezultatet e marra përmes rrugës elektronike deklaron se janë numëruar 736 nga 2976 vendvotime. Nga të dhënat paraprake mësohet se deri tani votat më të mëdha i ka marrë "Për Maqedoni më të mirë" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 56.507 vota, "Dielli - koalicioni për Evropë” me 26.510 vota, PDSH me 22.538 vota dhe BDI me 16.925 vota.
    Kryetari i KSHZ-së Jovan Josifovski sot deklaroi se numri total i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare ka arritur në 58,34 për qind, që është rreth 3,5 për qind më shumë se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2006. Ndërkohë është deklaruar se rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas 24 orëve të fundit.
    Sui generis

  17. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rezultatet me te fundit te zgjedhjeve i keni Ketu!
    Sui generis

  18. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Rezultatet me te fundit te zgjedhjeve i keni Ketu!
    Rezultatet "ala Macedoine" (sic i thone francezet sallates miks.) Shtypi i huaj i gjykon te deshtuara keto zgjedhje.

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dmth, PDSH avancon.
    Mire, mire.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Lexoni shtypin e huaj per zgjedhjet ne Maqedoni !! Turp Turp i demokracise .Konflikti ndermjet shqipetareve ,karakterizohet s'i nje marre e kontinentit evropiane

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •