Close
Faqja 22 prej 55 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 440 prej 1094
  1. #421
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    'Makedonija Pat': Gjendja e rrugëve është e mirë

    Në bazë të informacionit të marrë nga ekipet e ndërmarrjes 'Makedonija Pat', aksi rrugor Shkup-Manastir është i lëvizshëm për makinat. Gjendja e rrugëve është nën kontroll deri në qytetin më jugor Gjevgjeli si dhe në pjesën lindore të vendit.
    Për pastrimin e rrugëve janë angazhuar automjete të mjaftueshme si dhe është hedhur shumë kripë. Por temperaturat e ulëta gjatë mbrëmjes mund të shkaktojnë probleme.
    “Shoferët le të kenë kujdes gjatë orëve të mbrëmjes kur do të bien temperaturat dhe të shkaktohet ngricë. Pa nevojë mos të drejtojnë makinat”, tha Ivan Petrov – punëtor në Makedonija Pat.
    Por situata vazhdon të jetë paksa kritike në pjesën perëndimore të vendit. Këto pamje, të xhiruara pasditen e djeshme në rajonin e Dibrës flasin qartë se rrugët janë të pakalueshme për automjetet. Këtë e konfirmojnë edhe nga ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve 'Makedonija Pat'.
    “Më kritike për momentin për drejtimin e makinave transportuese janë akset rrugore Zhirovnicë-Dibër dhe Dibër deri në Strugë ku për momentin ka ndalesë për drejtimin e makinave transportuese”, shtoi Petrov.
    Nga Makedonija Pat thonë se ekipet në këto rajone, janë duke punuar ndërsa pritet që nesër të pastrohet rruga nga Dibra në Strugë. Reshjet e pandërprera të borës në katër ditët e para të vitit kanë shkaktuar 183 aksidente. Në dy prej tyre, dy persona janë lënduar rëndë ndërsa në 17 të tjera, 24 persona kanë marrë lëndime të lehta. Aksidentet e tjera kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Pjesa më e madhe e aksidenteve, gjithsej 83 kanë ndodhur në rajonin e Shkupit.

    Alsat
    Sui generis

  2. #422
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Banorët e Studeniçanit marrin peng ekipin e EVN-së

    Ekipet e EVN-së për 30 minuta u morën peng nga banorët e fshatit Studeniçan të Shkupit.
    Banorët e komunes e arsyetuan bllokimin e punëtorëve të kompanisë austriake, me defektet e shumta të pazgjidhura në rrjetin elektrik dhe neglizhencën e punonjësve të EVN-së. Megjithatë pas bisedave dhe premtimeve ekipi i EVN u la i lirë, me kusht që të takohej me drejtuesin e komunës.
    "Ekipin e kemi marrë ne sepse për 10 minuta i ndërrojnë siguresat dhe brenda 10 minutave ne nuk kemi rrymë. E kemi nda ekipin këtu që të shohin ku është problemi e ndërkohë e duam shefin këtu që ta zgjedhim këtë problem", tha një banor i Studeniçanit.
    "Protestojmë këtu sepse për 10 minuta vijnë dhe i ndërrojnë siguresat dhe ne përsëri mbetëm pa rrymë dhe për këtë qëllim na e duam shefin të vije këtu sepse ata kërkojnë pagesën e llogarive ndërsa ne ende pa rrymë jemi", tha një banor tjetër.
    Me gjithë premtimet e kompanisë austriake, drejtori i kompanisë për rajonin e Draçevës pas lirimit të ekipit e anuloi takimin me kryetarin e komunës së Studeniçanit Alaudin Zeqiri.
    "Besoj se kjo është edhe një argument plus se EVN-ja ka një politikë dhe strategji katastrofale ndaj këtij regjiioni në përgjithësi", tha Alaudin Zeqiri, kryetar i komunës së Studeniçanit.
    Duke e shprehur revoltën e tyre, banorët e këtij fshati thanë për ALSAT, se edhe pse me fatura të paguara ata vazhdimisht nuk kanë energji elektrike. Por nga kompania austriake hodhën poshtë këto akuza. Zëdhënësja e kësaj kompanie, Lençe Karpuzovska tha për Alsat se ekipet e EVN-së pikërisht në këtë fshat kanë ndërhyrë më tepër, por vjedhjet dhe rrjeti i mbingarkuar janë arsyet kryesore për ndërprerjet e shpeshta të energjisë.

    Alsat
    Sui generis

  3. #423
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: BDI degradon shqiptarët

    Pas reagimit të Demokracisë së Re për largimin e mbi 40 të punësuarve në fondin pensional, sot ka reaguar edhe partia demokratike shqiptare.
    Partia e Thaçit pyeti nëse largimet dhe degradimet e të punësuarve shqiptar në administratë të cilët janë punësuar në kohën e qeverisjes së PDSH janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tyre largimet e fundit janë bërë pa pretekst dhe me një qëllim të vetëm, degradimin e shqiptarëve.
    "Sikur BDI-së nuk i mjaftoi që largoi nga puna shqiptarët nga policia, posta, fondi i rrugëve, ministria e ekologjisë, ministria e kulturës, drejtoria e të hyrave publike etj, ata menjëherë pas festave largojnë nga puna 47 shqiptarë nga fondi pensional. Largimi i këtyre të fundit është bërë pa pretekst dhe me të vetmin qëllim degradimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për mos aftësinë e BDI-së, për servilizmin e saj, por nuk duhet të harrojmë se e gjithë kjo ka një emër-Nikolla Gruevski", tha zëdhënës i PDSH-së, Adriatik Imeri.
    Nga partia e Thaçit kanë akuzuar edhe ndaj reagimit të Demokracisë së Re e cila është adresuar vetëm ndaj BDI duke u frikësuar të fajësojnë edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.
    "Neve na habit fakti se një filiale e Nikolla Gruevskit me kryetar shqiptar, Demokracia e re shpreh keqardhje për largimin e të punësuarve nga fondi pensional dhe akuzon vetëm partinë shqiptare në pushtet BDI-në ndërsa harron të akuzoj edhe partinë amë VMRO-DPMNE-në", shtoi zëdhënësi Imeri.
    Akuzat e tilla një ditë më parë për Alsat, drejtori i fondit pensional Hisni Jakupi i quajti të pabaza pasi siç tha ai, punëtorëve të larguar u ka skaduar kontrata e punës.

    Alsat
    Sui generis

  4. #424
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ulen çmimet e karburanteve

    Komisioni rregullator energjetikë përsëri vendosi që sonte ti ulë çmimet e benzinës dhe dizelit. Benzinat prej sonte në mesnatë do të ulen për 2,5 denarë ndërsa dizeli për 4 denarë.
    Në pajtim me vendimin, çmimi i ri i EUROSUPER-95 do të jetë 46 denarë, EUROSUPER-98, 47 denarë dhe Karburantit motorik 49 denarë për litër.
    Ndërsa karburanti i lehtë do të jetë më lirë për 3,5 denarë. Edhe çmimi i mazutit do të ulet, dhe që nga mesnata do të shitet për 11,6 denarë. Vendimi komisionit rregullator energjetik është sjellë në bazë çmimeve botërore të këtij energjensi.

    Alsat
    Sui generis

  5. #425
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Administrata amerikane nuk mendon të heq vizat me Maqedoninë

    SHBA as që mendojnë që të heqin apo lehtësojnë regjimin e vizave me Maqedoninë, deklarojnë nga ambasada amerikane në Shkup

    Një ndër arsyet e këtij vendimi që përfundimisht nuk është zyrtarizuar, vizat amerikane nuk do të hiqen për shtetasit e Maqedonisë pasi që një pjesë e tyre pasi që pajisen me vizë nuk kthehen në vendlindje. Kjo është edhe arsyeja se përse gjatë periudhës së ardhshme nuk mund të flitet për heqjen e vizave amerikane për shtetasit e Maqedonisë. Megjithatë Maqedonia theksohet se i plotëson pjesën më të madhe të kritereve për regjimin e vizave me SHBA-të.

    “Si kriter i rëndësishëm që tani Maqedonia e ka plotësuar janë pasaportat e reja që mund të lexohen në mënyrë elektronike. Përveç kësaj duhet të ketë shkëmbim të informacioneve për pasaportat e vjedhura, të sigurohet të dhëna se shtetasit e Maqedonisë që marrin viza a janë kthyer në Maqedoni pas skadimit të vizës së tyre”, deklaroi Lorin Mej, konsull në ambasadën amerikane në Shkup.

    Me një ligj të vitit 2007, administrata amerikane i ka forcuar masat për siguri gjatë hyrjes në SHBA. Në listën e vendeve shtetasit e së cilave mund të udhëtojnë në SHBA pa viza si turistë apo për çështje biznesi janë vetëm 34 shtete.

    Konsulli amerikan në Shkup deklaron se SHBA momentalisht nuk mendojnë që të zgjerojnë programin për liberalizim të vizave.

    (INA)
    Sui generis

  6. #426
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rindizet konflikti midis Gruevskit dhe EVN-së

    Kryeministri Nikolla Gruevski ka drejtuar akuza ndaj punës së Korporatës elektroenergjetike EVN, për s hkak të reduktimeve të fundit të energjisë që po ndodhin në vend

    Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur pakënaqësi nga puna e kompanisë austriake EVN e cila mban monopolin elektroenergjetik në Maqedoni dhe se ai këtë e ka quajtur si shembull të keq të një investitori të huaj.

    “Unë jam i dëshpëruar nga puna e EVN-së dhe se me të vërtetë ata janë një shembull i keq për investitor të huaj në vend. Do të thotë se janë ndër investitorët e huaj më problematik të cilët i kemi dhe rëndë janë të krahasueshëm me ndonjë investitor tjetër. Shteti me pjesën më të madhe siguron fitim të madh nga investitorët e huaj, por nga EVN-ja me të vërtetë qytetarët pësojnë dëme”, ka theksuar kryeministri Gruevski. Sipas tij, qytetarët nga EVN po pësojnë vetëm dëme.

    “Është e qartë se ndërprerjet e shpeshta të energjisë të cilat mund të karakterizohen edhe si restrikcione është rëndë t'i vendosësh në grupin e defekteve sepse ndërprerjet janë të shumta dhe të shpeshta për të cilat mund të them se ose janë të qëllimshme ose EVN nuk ka investuar aq sa duhet. Puna e deritanishme e EVN-së për mua është një dëshpërim i madh", ka shtuar kryeministri Gruevski.

    Nga ana tjetër, kompania austrike në një reagim të saj ka theksuar se janë të befasuar nga deklaratat e kryeministrit Gruevski dhe se ata shprehin keqardhje që përse nuk mund të shihen përparimet e bëra në sistemin elektroenergjetik në Maqedoni.

    “Kemi punuar në përmisimin e gjendjes në Maqedoni dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Do të punojmë në përputhje me ligjet e këtij shteti dhe në interes të konsumatorëve. Institucionet shtetërore janë ato që duhet të mundësojnë qasje kudo dhe të sigurohen pako sociale për ata që nuk mund të paguajnë energjinë elektrike”, theksohet në një reagim të EVN-së.

    Kjo kompani ka bërë të ditur se defektet në rrrjetin elektrik dyfish janë zvogluar në raport me vitet e kaluara.

    (INA)
    Sui generis

  7. #427
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDSH reagon për largimin e shqiptarëve nga puna

    Edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar sot ka kritikuar largimin e 45 shqiptarëve nga Enti Pensional.
    "Përkundër lutjeve dhe shprehjes së dëshirave që në Vitin e Ri 2009 t'u jepet fund vuajtjeve të shqiptarëve në Maqedoni realiteti dëshmon se politika antishqiptare nuk hiqet nga rendi i ditës së qeverisë së VMRO-së", thuhet në reagimin e BDSH-së. "Në mandatin e kaluar qeveritar largimi i shqiptarëve nga puna arsyetohej nga argati i atëhershëm i VMRO-së PDSH-ja se "fajtore për këtë ishte BDI-ja, e cila nuk u kishte dhënë vendime pune shqiptarëve por kishte bërë punësime me kontratë në përpjekje për të siguruar vota". I njëjti arsyetim, me të vetmin ndryshim që zëvendëson akronimin e partisë, përdoret nga argati i sotshëm i VMRO-së, BDI-ja", kritikon në reagimin e saj BDSH.

    Alsat
    Sui generis

  8. #428
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH kundër ndërtimit të kishës në Tetovë

    Në vendin ku është paraparë të ndërtohet kisha, PDSH sugjeron të ndërtohen objekte publike, si për shembull pishinë me përmasa olimpike.
    Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar autoritetet komunale në Tetovë, të udhëhequra nga BDI, se nuk po i realizojnë projektet me karakter kombëtar për shqiptarët. PDSH vlerëson se BDI, në vend se të ndërtojë objekte me karakter publik për të gjithë qytetarët, ka vendosur të ndërtojë një kishë.
    Shefi i kryetarit të PDSH-së Skender Palloshi thotë se që ironia të jetë më e madhe komuna e Tetovës lejon ndërtimin e kishës në një hapësirë prej 3 mijë metrash katërorë, ku më herët ishte kërkuar të ndërtohet një pishinë olimpike. "Përgjigja e Komunës, si çdo herë ishte negative, gjoja se prishet plani detal urbanistik", shtoi Palloshi. Ai publikisht pyet krerët e Komunës së Tetovës dhe BDI-në, nëse një e mirë publike siç është pishina e prishka planin urbanistik, përse një kishë nuk e prish atë plan? "Për PDSH-në është absurde që Komuna e Tetovës jep leje ndërtimi për një kishë dhe nuk lejon ndërtimin e Xhamisë në Qendër të Qytetit, nuk lejon ndërtimin e Bibliotekës, nuk lejon ndërtimin e Sallave Sportive, pra nuk lejon asgjë që ka të bëjë me shqiptarët.", thekson Palloshi.

    Alsat
    Sui generis

  9. #429
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriza e gazit e përfshinë edhe Maqedoninë

    Pezullimi i furnizimit me gaz në Evropë e cila u paraqit pas konfliktit midis kompanisë ruse 'Gazsprom' dhe Ukrainës, ka përfshirë edhe Ballkanin. Në Maqedoni 30 objekte dhe kompani kanë mbetur pa gaz.
    Drejtori i përgjithshëm i kompanisë "Toplifikacija" e cila është shfrytëzuesja më e madhe e gazit rus në Maqedoni, tha për ALSAT se kompania ka gaz edhe për 6 orë. Sipas Haxhimishevit, kjo është kohë e mjaftueshme që kompania të zëvendësojë përdorimin e gazit me mazut.
    “Presim që në 5 apo 6 orët e ardhshme të fillojmë të përdorim mazutin, ndërsa për ketë periudhë do të kemi sasi të mjaftueshme të gazit. Shpresojmë se nuk do të ketë kurrfarë probleme me nxehjen megjithë ndërprerjen e befasishme të furnizimit me gaz", deklaroi Dimitar Haxhimishev, drejtor i përgjithshëm i kompanisë "Toplifikacija".
    Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi thekson se situata nuk është alarmante. Ai shtoi se përparësia e kompanive në Maqedoni të cilat punojnë me gaz, është se ato posedojnë sisteme paralele që mund të vihen në funksion për 24 orë.
    "Të gjitha ata kanë resurse alternative ndërsa ai është mazuti të cilin kompanitë në mënyrë eksplicite mund të vejnë në përdorim më së paku për 24 orë deri 48 orë. Dhe nga kjo nuk shoh se do të ketë ndonjë implikim serioz duke pasur parasysh edhe çmimin më të ulët të mazutit", tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
    Në bazë vjetore ndërmarrja "Toplifikacia" shpenzon rreth 100 milion metër kub gaz, ndërsa për shkak të problemeve të reja ajo në periudhën e ardhshme do të reduktojë shfrytëzimin e tij. Kompanitë e tjera vendase të cilat punojnë me këtë lloj energjie, në vit shpenzojnë rreth 170 milion metër kub gaz. Ndërsa ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi thotë se Qeveria me vëmendje e përcjellë krizën e gazit në Evropë.

    Alsat
    Sui generis

  10. #430
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndërprerja e gazit rus fillon të ndjehet në Maqedoni

    Kompania ukrainase Naftogaz pranoi se Rusia ka bllokuar krejtësisht kalimin e gazit metan drejt Evropës dhe vendeve ballkanike përmes Ukrainës.

    Kompania shtetërore ruse "Gazprom" dje në mëngjes në tërësi e ndërpreu dërgesë për shumë vende ballkanike, si Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Greqinë, Kroacinë etj. , kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime.

    Kompanitë e Maqedonisë menjëher kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime.

    "Si pasojë e kësaj, filloi rënia e presionit të punës në pjesën tonë të gazpërçuesit, dhe pritet për 20 deri 24 orë nga ndërprerja të vijë deri në ndërprerje të plotë të dërgesës së gazit natyror për punë të konsumatorëve në Republikën e Maqedonisë", njoftoi SH.A. "Makpetrol". Për situatën e krijuar u informua edhe Qeveria, Komisioni rregullator dhe konsumatorët e gazit natyror në shtet, që të riorientohen në energjens alternativ.

    Në Maqedoni konsumator më i madh i gazit metan është "Ngrohtorja". Drejtori i kësaj kompanie, Dimitar Haxhimishev konfirmoi se situata me furnizimin e gazit është serioze dhe prej mbrëmë kanë kaluar në përdorimin e mazutit.

    Presidenca çeke e BE-se dhe Komisioni Evropianë kanë kritikuar vendimin e Moskës, duke e cilësuar si të papranueshëm, ndërsa kanë bërë thirrje për rinisjen e menjëhershme të furnizimit.

    (INA)
    Sui generis

  11. #431
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Gruevski fton për takim të liderëve

    07.01.2009

    Kryeministri Nikola Gruevski iu dërgoi sot ftesë liderëve të partive më të mëdha parlamentare, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, për takimin e liderëve që do të mbahet të premten.

    Në të do të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale, pastaj për legjislacionin zgjedhor si dhe për procedurat demokratike në zbatimin e zgjedhjeve. Këto përmbajtje të temave kryeministri i vlerëson si çështje me një rëndësi të madhe për shtetin dhe perspektivën e tij evropiane. Duke pasur parasysh faktin se në konsultimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar u vë në dukje se do të ishte e udhës që në ciklin zgjedhor të aplikohet sistemi i votimit elektronik, takimi do t’iu kushtohej edhe çështjeve të lidhura me zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe mundësisë për aplikimin e pilot-projektit për votim elektronik.

    ----------------------------------------------------

    Koment:

    Vetëm Gruevski i ulë partitë politike shqiptare në një tavolinë!!!
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  12. #432
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partitë gati për “ofensivën” zgjedhore të marsit

    Partitë kanë nisur parapërgaditjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe presidenciale që do të mbahen gjatë muajit mars të këtij viti

    Partia shqiptare në pushtet BDI ka qenë e para që ka bërë publike vendimin e saj për pjesëmarrje në këto zgjedhje, duke potencuar vetëm zgjedhjet vendore dhe duke mos kumtuar ndonjë vendim për zgjedhjet presidenciale.

    “BDI në mbledhjen e radhës së Kryesisë të Këshillit të Pëgjithshëm të mbajtur me 6 janar 2009, vendosi që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore 2009”, thuhet në komunikatë.

    Kryesia e kësaj partie ka zgjedhur për kryetar të shtabit qendror zgjedhor të partisë, Gëzim Ostrenin, i cili ushtron edhe postin e sekretarit të përgjithshëm të BDI-së.

    Ostreni për të dytën herë është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të BDI-së prej se kjo parti merrë pjesë në zgjedhje në Maqedoni. BDI nuk ka kumtuar se me cilët parti do të shkojë në zgjedhje apo fare nuk do të ketë koalicionime.

    Edhe partitë e tjera politike deri tani nuk kanë zbardhur detaje për pjesëmarrjen dhe organizimin e tyre të brendshëm politik për zgjedhjet e reja vendoree dhe presidenciale. Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), Demokracia e Re (DR), Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) dhe partitë të tjera më të vogla kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet vendore 2009, por duke mos potencuar edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale. Parlamenti i Maqedonisë pritet që të vendos datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve.

    Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë deklaroi se do t'i shpallë zgjedhjet vendore dhe presidenciale në gjysmën e parë të janarit, pasi Parlamenti të miratojë amendamentin kushtetues me të cilin vendoset për zgjedhje të presidentit në rrethin e dytë. Seanca është caktuar për më 9 janar.

    "Në pajtim me kompetentët kushtetues unë si kryetar i Kuvendit i shpalli zgjedhjet vendore dhe presidenciale. Ka filluar procedura për ndryshim të Kushtetutës dhe ajo duhet të përfundojë me fazën e tretë dhe miratimin e amendamentit kushtetues për zgjedhje të kryetarit dhe ndërrim të menyres për zgjedhje në rrethinë e dytë. Pasi të miratohet amendamenti kushtetues në ditët e ardhshme do të konsultohem me partitë politike dhe në bazë të bisedave me ato do ta caktojë datën për mbajtje të zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Me siguri do të jetë 22 apo 29 marsi", deklaroi Veljanovski.

    (INA)
    Sui generis

  13. #433
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Diskriminim total në Ministrinë e Kulturës

    Në dikasterin e Kulturës deri tani asnjë shqiptarë nuk është caktuar në pozita udhëheqëse. Nuk ka shefa as shefa të sektorëve dhe njësive, ndërsa mbi 50 të punësuarit e rinj janë dërguar në pushim me urdhër të ministres Elizabeta Kançevska-Milevska

    Në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë bëhet e ditur për diskriminim total të kuadrove shqiptare. Në asnjë sektor, njësi apo kabinete të këtij dikasteri nuk janë të përfaqësuar me poste udhëheqëse kuadrot shqiptare.

    “Asnjë shef sektori apo njësie nuk ka në ministri dhe nuk e dimë se a duhet dikush të ngrejë zërin e protestës për këtë që po ndodhë me kuadrot shqiptare”, theksojnë disa nga të punësuarit, të cilët janë pjesë e grupit që janë dërguar në pushim nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të mungesës së hapësirave dhe zyrave për punë në këtë dikaster.

    Mbi 50 të punësuar shqiptarë, të pranuar në periudhën e udhëheqjes së këtij dikasteri nga ish-ministri Arifhikmet Xhemaili janë lëshuar për pushime në shtëpitë e tyre. Ata theksojnë se vendimi që ata përkohësisht të shkojnë nëpër shtëpi është dhënë nga ministrja Elizabeta Kançevska-Milevska.

    Siç bëhet e ditur ky vendim është dhënë vetëm në formë gojore dhe jo në formë të shkruar dhe të punësuarit që janë në pushime druajnë për ndonjë vendim që mund të jetë fatal për largimin e tyre të plotë nga puna.

    Gjithashtu përveç kësaj, sipas vendimeve të reja, mbi 50 të punësuarit shqiptarë kohë më parë janë degraduar edhe më keq duke i çuar në Drejtorinë për avancimin e kulturave të pakicave kombëtare, e themeluar ekskluzivisht për kulturën serbe, rome, turke, boshnjake, vllahe, etj.

    “Na kanë dhënë urdhër që të rrimë në shtëpi, por ne jemi në akth se çfarë do të ndodhë me ne. Na është thënë që të kthehemi në punë kur të krijohen kushtet e hapësirave edhe ate gjoja siç thuhet në ndërtesën e Shtëpisë botuese “Nova Makedonija”, por ende nuk dijmë asgjë”, theksojnë të punësuarit.

    Ndërkohë, një veprim diskriminues ndaj të punësuarve shqiptarë ishte bërë edhe gjatë ditëve të Kulturës të Maqedonisë të organizuara në SHBA gjatë muajve të fundit të vitit 2008, ku nuk u përfshi në delegacion asnjë shoqëri kulturore shqiptare dhe ndonjë shfaqje teatrale shqiptare, përveç se ishte përfshirë vetëm një punim i piktorit shqiptar Reshat Ahmeti. Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në ndarjen e pushtetit me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE nuk u përfshi me asnjë post udhëheqës në dikasterin e kulturës, duke mos arritur të marrë edhe postin e sekretarit shtetëror. Në bazë të pazarit politik, BDI i`u nda vetëm posti i drejtorit të Drejtorisë së Pakicave joshqiptare dhe jomaqedonase.

    (INA)
    Sui generis

  14. #434
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tërmet në Shkup dhe Tetovë

    Një tërmet me fuqi prej rreth 4,5 shkallë sipas masës makroseizmike evropiane e goditi të enjten në ora 13 e pesë minuta qytetin e Shkupit , Tetovës dhe disa zona tjera në jug dhe në lindje të Maqedonisë.

    Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme serioze, ndërsa ka shqetësuar popullatën e kryeqytetit të Maqedonisë. Banorë dhe punonjës të zyrave në ndërtesat e larta zbritën poshtë dhe qëndruan për një kohë përjashta derisa u siguruan se nuk ka më dridhje të tokës. Shkupi njihet si rajon seizmik. Në tërmetin e vitit 1963 rreth 1.800 vetë e patën humbur jetën.

    (INA)
    Sui generis

  15. #435
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH kritikon spotin e Mançevskit

    Sipas PDSH-së spotit të Vlladimir Mançevskit përfaqëson utopinë kulturore dhe hapësinore vetëm të maqedonasve dhe injoron kulturën shqiptare.
    PDSH-ja opozitare reagon ndaj spotit publicitar të Vlladimir Mançevskit të porositur nga Qeveria për të prezentuar Maqedoninë.Sipas PDSH-së spoti përfaqëson utopinë kulturore dhe hapësinore vetëm të maqedonasve dhe ka karakter dominant krishter të prezentuar me ikonografine kishtare dhe e tërë metafora intelektualo-kulturore e tij është religjiozo-krishtere. Në PDSH- akuzuan edhe ministren e kulturës Elizabeta Kam[evska për largimin e më shumë se 50 shqiptarëve të punësuar në këtë dikaster.
    Zëdhënësja e PDSH-së Fatmire Isaku thotë se spoti që do të prezentojë realitetin e Maqedonisë duhet të ketë elemente të identitetit etnokultural dhe fetar jo vetëm të maqedonasve por patjetërsisht edhe të shqiptarëve si dhe të etnikumeve tjera të cilat janë nënshtetas të shtetit.
    "PDSH piksëpari pyet kryeministrin dhe ministren e kulturës: deri kur do të mashtrojnë veten dhe opinionin maqedonas me shtrembërimin e realiteteve faktografike dhe përfaqësimin magjik të Republikës së Maqedonisë", tha Isaku.
    Sipas saj BDI është servile dhe e pazëshmërinë në aspekt të prezentimit kulturor dhe fetar të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Ajo ftoi krerët e kësaj partie të deklarohen në lidhje me këtë spot skandaloz ku tërësisht injorohet realiteti etnokulturor dhe fetar i shqiptarëve.
    "A janë të vetëdijshëm se këto projekte utopike joreale që de fakto mbështeten edhe nga BDI, pasi janë në qeveri paraqesin kamuflimin e vlerave fetare dhe etnokulturore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.", shtoi zëdhënësja e PDSH-së.

    Alsat
    Sui generis

  16. #436
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Liderët në takim për çështjen e zgjedhjeve të marsit

    Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të zhvillojnë një takim, në të cilin tema kryesore do të jetë rreth zgjedhjeve të përbashkëta presidenciale dhe atyre lokale

    Në takimin e sotëm që do të zhvillohet midis kryeministrit të shtetit Nikolla Gruevski dhe liderëve të partive më të mëdha partitë shqiptarë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe janë prononcuar rreth asaj se çfarë pritet të debatohet në tavolinën e përbashkët të bisedimeve të forcave më të mëdha në vend. Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti ka konfirmuar pjesëmarrjen e liderit të tyre Ali Ahmeti në këtë takim.

    I pyetur se cilat do të jenë temat dhe kërkesat nga ana e partisë shqiptare në pushtet në një takim të tillë, nënkryetari Haliti deklaroi se “çështja e parë është se kjo do të jetë në interes të Republikës së Maqedonisë dhe të vetë qytetarëve që të ketë takime të këtilla ndërsa një ndër temat kryesore do të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale ,me qëllim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike”.

    Poashtu edhe zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri ka konfirmuar për pjesëmarrjen e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi në këtë takim.

    “Kryetari Menduh Thaçi do të merr pjesë pas ftesës që i është bërë nga ana e kryeministrit, ndërsa më shumë detaje rreth të gjitha zhvillimeve dhe diskutimeve që do të bëhen aty, do të jepen pas këtij takimi në nivel liderësh”, ka theksuar zëdhënësi Adriatik Imeri.

    Kreu i Qeverisë Gruevski i ka vlerësuar në anën tjetër këto përmbajtje të temave si një rëndësi e madhe jo vetëm për vendin,por edhe për perspektivën evropiane në përgjithësi .

    Duke qenë gjithnjë te zgjedhjet në këtë takim pritet që t’u kushtohet rëndësi edhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e këtyre zgjedhjeve ndërsa njëra ndër to është edhe mundësia për aplikimin e pilot-projektit për votim elektronik duke pasur parasysh faktin se në konsultimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar është vënë në dukje që do të ishte e favorshme që në ciklin zgjedhor të aplikohet sistemi i votimit elektronik.

    (INA)
    Sui generis

  17. #437
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti shkelësi më i madh i përfaqësimit

    Aktualisht gati se asnjë shqiptarë nuk është i punësuar në kabinetin e presidentit aktual. Siç bëhet e ditur vetëm për një anëtar që kryen detyra teknike për shërbimet e presidencës. Sekretar i përgjithshëm i kabinetit është Natasha Savova- Salkovska, kurse në të gjitha postet e këshilltarëve të lartë të presidentit nuk është përfshirë asnjë kuadër shqiptarë, duke përfshirë: këshilltarin për politikë të jashtme, politikë të brendshme, për çështje strategjike, për çështje juridike dhe kushtetuese. Poashtu edhe protokolli i presidentit nuk ka të përfshirë asnjë shqiptar. Prof.dr. Ferid Muhiq është një nga këshilltarët e vetëm të presidentit të komunitetit boshnjak.

    Edhe në kabinetin e asistentëve të këshilltarëve të presidentit nuk janë përfaqësuar shqiptarët dhe këto të dhëna janë publike në faqen zyrtare të presidentit.

    Maja Ilievska, një nga asistentet për media të kabinetit presidencial nuk ka bërë publike të dhëna për gjendjen e të punësuarve dhe përfshirjen e shqiptarëve. “Do të pres përgjigje nga sektorët e tjerë dhe do të informojë për gjendjen reale se çka bëhet lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në kuadër të kabinetit të presidentit”, ka theksuar Maja Ilievska.

    Edhe përkundër reagimeve të vazhdueshme mediale shqiptare nga viti 2004, presidenti aktual Branko Cërvenkovski asnjëherë nuk përmisoi gjendjen e përfaqësimit të shqiptarëve në kuadër të kabinetit të presidencës, ku sipas Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë mbi 25 për qind.

    (INA)
    Sui generis

  18. #438
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në zgjedhjet e marsit nuk do të ketë votim elektronik

    Në zgjedhjet lokale dhe presidenciale nuk do të ketë votim elektronik, janë marrë vesh sot liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, në një takim që u mbajtë tek Klubi i deputetëve.

    Në këtë takim morën pjesë kryeministri i Maqedonisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i PDSH-së, Menduh Thaçi , lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ministrat e drejtësisë, Mihajlo Manevski dhe i informatikës, Ivo Ivanovski.Kryeministri , Nikolla Gruevski deklaroi se kundër votimit elektronik janë shprehur përfaqësuesit e LSDM-së të cilët kanë vlerësuar se nuk ka kohë të mjaftueshme që zgjedhjeve të zhvillohet në bazë të këtij votimi. Gruevski theksoi se liderët e katër partive janë dakorduar që zgjdhjet për pushtetit lokal tyë mbahen më 22 mars. Në takimin e sotëm është arrituar marrëveshja që së shpejti të formohet Komisioni për Lustracionin.

    (INA)
    Sui generis

  19. #439
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvogëlohet cenzusi për zgjedhjen e presidentit të shtetit

    Parlamenti i Maqedonisë e solli amandamentin e 31 të Kushtetutës me të cilin parashihet ulja e cenzusit për zgjedhjen e presidentit të shtetit në rrethin e dytë zgjedhor me 40 për qind. Për miratimin e amandamentit votuan 86 deputet.

    Me ndryshimet e bëra, për president të Republikës së Maqedonisë do të zgjidhet kandidati që në rrethin e dytë ka fituar shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar në qoftë se në votim kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve.

    Zëvendësministri i Drejtësisë Ibrahim Ibrahimi, tha se pas përfundimit të diskutimeve nga debati publik që Ministria e Drejtësisë e organizoi më 2 dhjetor mund të konstatohet se tërësisht është mbështetur ndryshimi i dispozitës kushtetuese për zvogëlim të cenzusit për zgjedhje të presidentit.

    Deputetja Cvetanka Ivanova, tha se grupi i deputetëve të LSDM-së i mbështet ndryshimet e Amandamentit 31, por që për zgjedhje korrekte dhe demokratike nuk nevojiten vetëm ndryshime të ligjeve dhe Kushtetutës, por edhe vullnet politik që zgjedhjet të zbatohen ashtu siç i ka hije një vendi demokratik.

    Ndryshimet kushtetuese në pjesën e zgjedhjes së presidentit, në mënyrë koncensuale janë dakorduar në takimin e liderëve të katër partive më të mëdha politike.

    (INA)
    Sui generis

  20. #440
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ish-ushtarët e UÇK-së jetojnë në kushte tejet të vështira

    Xhemil Asani nga fshati Gjermë i Malësisë së Tetovës, ish pjesëtarë i UÇK-së dhe pjesëmarrës në konfliktin e 2001, tashmë 8 vjet pas përfundimit të tij vazhdon të jetojë në kushte të vështira.

    Ai është i papunë dhe kafshatën për familjen e tij, e siguron vetëm nëse dikush e fton për të punuar ndonjë punë fizike. Por edhe puna e tillë vështirë se sigurohet.
    “Me kushte të vështira. Duhet të punosh dikund për të ushqyer familjen, por punë nuk ka askund. Mundohemi të bëhemi idare duke punuar diku privat gjejmë një ditë dy punë sa për të mbijetuar disa ditë. Pas 2001 askush nuk ka ardh të interesohet për ne, askush nuk na ka pyet se në çfarë kushtesh jetojmë”, tah Xhemil Asani, ish pjesëtar i UÇK-së.
    Xhemil Hasani është vetëm një nga shumë bashkaluftëtarët e tij që ndajnë po të njëjtë halle dhe presin prej 8 vjetësh zgjidhjen e statusit të tyre. Por Hasani, tashmë e ka humbur besimin tek partitë politike dhe nuk u beson as paralajmërimeve të fundit të tyre se statusi i ish pjesëtarëve të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të tyre do të mbyllet gjatë këtij viti.
    “Për statusin ne e kemi pritur nga 2001 por u bë 2009-ta për ish ushtarët asgjë nuk është bërë, asgjë deri më sot, ndërsa statusi është dashur të bëhet me kohë që gjithmonë të jemi pak më të lirë, kur duam të shkojmë ndokund të jemi të lirë, ndërsa kështu do të bëhet do të bëhet, a në fakt asgjë nuk është bërë për ish ushtarët. Tash thonë se do të bëhet ajo, por nuk shpresoj se do të bëhet”, tregon Asani.
    Xhemil Hasani, iu bën thirrje partive politike shqiptare që të jenë unike dhe të bashkuara kur bëhet fjalë për zgjidhjen e statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, sepse vetëm kështu mund të realizohen premtimet e tyre. ‘Nuk kërkojmë asgjë më tepër se sa të jemi të barabartë me bashkëqytetarët tanë maqedonas të cilët gjithashtu ishin pjesë e konfliktit të
    2001’ thotë ai.
    “Unë partive shqiptare u kisha bërë thirrje për bashkëpunim dyja palët, sa parti shqiptare janë të bashkëpunojnë dhe të zgjedhin atë çka duhet me u zgjedh, nuk kërkojmë më shumë por kërkojmë të jemi baras si maqedonasit edhe ne shqiptarët ti kemi të gjitha”, shtoi Hasani.
    Ish-ushtari Xhemil Hasani përcolli ekipin tonë me shpresë se ndoshta, të zgjedhurit e popullit do të kujtohen se diku në kushte të vështira luftojnë për të siguruar kafshatën e tyre të gojës, ata të cilët në 2001 iu përgjigjën thirrjes dhe sakrifikuan gjithçka që kishin, për të avancuar statusin e popullit të tyre.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 22 prej 55 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •