Close
Faqja 30 prej 55 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 600 prej 1094
  1. #581
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonasit debate dhe kontradikta për identitetin

    Kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia më e madhe opozitare kanë shfaqur kontradikta lidhur me identetin maqedonas. Kryeministri Gruevski bëri thirrje që të ndërpriten ndarjet në maqedonas antik dhe slloven në Maqedoni. “Maqedonia ka vetëm maqedonas dhe mendoj se është koha e fundit që politikanët të ndërpresin ndarjet e popullit në antik, slloven apo nuk e di se çfarë”, ka theksuar Gruevski duke shtuar se qytetarëve u duket e tepëruar ndarja e tyre në linja partiake.

    Sipas tij, të gjithë janë maqedonas dhe duhet bashkarisht të vazhdojnë të ndërtojnë Maqedoninë pa asnjë ndarje. Nga ana tjetër, Lidhja Social Demokrate (LSDM) drejtoi akuza ndaj pushtetit dhe Gruevskit se është gjenerator i ndarjeve dhe politikës izoluese.

    “Të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ashpër po kundërshtojnë serinë e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve, por gjithashtu edhe anketat e fundit tregojnë se qytetarët janë kundër politikës së tillë”, ka theksuar zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankovic. Sipas tij, Qeveria e Gruevskit e ka zgjedhur mënyrën më të keqe për bërje të politikës. “Kështu nuk mbrohet identiteti kombëtar maqedonas, përkundrazi ai po rrezikohet”, ka theksuar Stankovic.

    (INA)
    Sui generis

  2. #582
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH akuzon BDI për ngjarrjet në Strugë

    Ngjarjet në shkollën e mesme "Niko Nestor" në Strugë janë mashtrim dhe vepër e kryetarit aktual të komunës së Strugës, Ramiz Merko.
    Bëhet fjalë për lojën e paramenduar mirë, akuzuan sot nga Dega e PDSH-së në Strugë. Sipas tyre, kryetari i komunës Merko së bashku me ministrin e Arsimit, Pero Stojanovski dhe drejtoreshën e shkollës "Niko Nestor", Mare Saveska, qysh para dhjetë ditësh firmosën dokumentin e përbashkët me të cilin u obliguan se nxënësit në të ardhmen mësimin do ta ndjekin në turne etnike.
    "Sipas informatave tona të gjitha institucionet përmes ministrit, deri te kryetari i komunës dhe drejtoresha, që sipas neve është zgjedhur në mënyrë jo legale në shkollën "Niko Nestor" kanë firmosur dokumentet për ndarjen e nxënësve mbi baza etnike. I bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Strugës që ta tregojë këtë dokument.", thotë Zija Jonuzi, kryetar i degës së PDSH-së në Strugë.
    Nga partia e Thaçit akuzojnë edhe se në vend që Merko, i cili është kuadër i BDI-së, të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi, ai intensivisht ka punuar pas shpinës së nxënësve dhe prindërve për gjoja realizimin e interesave të veta të biznesit. Mendojnë në projektin për themelimin e shkollës së mesme private ku do të shkolloheshin studentët e ardhshëm për gjoja fakultetin e tij privat.
    "Mirëpo, në këtë rast shihet qartë konflikti i interesave ku një pjesë e tyre është njeriu i parë i komunës i cili me pushtetin e fituar nga ana e qytetarëve për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të tyre është para hapjes së shkollës së mesme private në Strugë", shton Zija Jonuzi.
    Kryetari i komunës Merko deklaroi përmes telefonit për Televizionin ALSAT nga Kosova se bëhet fjalë për akuza tendencioze të PDSH-së, pasi pushteti vendor angazhohet për zhvillimin edhe të arsimit të lartë dhe të mesëm. Ai paralajmëroi se do të ngrejë kallëzim penal kundër Degës së PDSH-së në Strugë për shkak të shpifjes. Drejtoresha Saveska nuk kishte koment se athua vërtet ekziston një dokument i tillë duke thënë se i tërë problemi tani gjendet në nivel më të lartë, përkatësisht në Qeveri. Ndërkaq, edhe sot në shkollën "Niko Nestor" nuk u zhvillua mësimi. Nxënësit e paraleleve në gjuhën maqedonase mbeten në qëndrimin për turne etnike dhe nuk erdhën në shkollë.

    Alsat
    Sui generis

  3. #583
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fuere këshilloi kandidatët presidencial

    Kandidatja për president nga radhët e PDSH-së, Mirushe Hoxha ka theksuar se në takimin me Fuere janë potencuar edhe përgjegjësit e institucioneve për menaxhimin e zgjedhjeve të 22 marsit



    Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Ervan Fuere ka pritur sot në takime të ndara kandidatët shqiptarë për president nga tri partitë politike PDSH, BDI dhe DR. Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere ka ftuar kandidatët shqiptarë për presidentë shteti për t`i shprehur qasjet e tyre dhe premtimet se zgjedhjet presidenciale dhe lokale të marsit do të jenë të rregullta, demokratike dhe pa incidente.

    Kandidatja për presidentë shteti nga Partia Demokratike Shqiptare Mirushe Hoxha ka theksuar pas takimit se me evroambasadorin Fuere kanë zhvilluar një takim konstruktiv për të shqyrtuar procesin e zgjedhjeve.

    “Kishim një takim shumë konstruktiv ku biseduam rreth menaxhimit të mirë të zgjedhjeve që është njëra ndër kushtet për integrimin e Maqedonisë në BE dhe ne apelojmë për zgjedhje të qeta dhe pa incidente. Gjithashtu kjo është edhe përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme si institucion kompetent”, ka theksuar Mirushe Hoxha.

    Sipas saj, evroambasadori Fuere ka insistuar në krijimin e kushteve për një dialog ndërpartiak. “Ambasadori porositi se të gjithë mundemi në rast se duam dhe ne patjetër duhet të krijojmë kushte dhe të insistojmë një kulturë për dialog. Unë preferojë që për fushatë të pres datën e caktuar, tre marsin dhe atëher ti japë qëndrimet e mia”, ka theksuar kandidatja për presidente e PDSH-së.

    Edhe kandidati presidencial i BDI-së, Agron Buxhaku ka theksuar se me ambasadorin evropian ka biseduar për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke shmangur dhunën dhe incidentet.

    ”Këmbyem mendime për atë se si po shkojnë përgatitjet për zgjedhjet dhe Fuere tregoi interesimin dhe dha mesazhin e qartë që edhe më parë ka dërguar tek ne për zgjedhje fer dhe demokratike. Nga ana ime garantova se unë si kandidatë do të përpiqem që zgjedhjet të kalojnë në mënyrë sa më të rregullt”, theksoi Buxhaku

    Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere u takua edhe me kandidatin presidencial të Demokracisë së Re Imer Selmani, i cili edhe ky premtoi që do të zhvillohen zgjedhje të drejta, të lira, demokratike dhe pa incidente.

    (INA)
    Sui generis

  4. #584
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ-ja radhiti kandidatët presidencial

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot përmes shortit ka përcaktuar renditjen e kandidatëve për president shteti në fletën e votimit.
    Me numër rendor një do të jetë kandidati i DR-së Imer Selmani, me numër 2 Mirushe Hoxha nga PDSH-ja, me numër rendor 3 Nano Ruzhin nga PLD-ja, i katërti në listë do të jetë Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Lube Boshkovski do të jetë me numër rendor 5, Agron Buxhaku nga BDI me numër 6 dhe I fundit me numër rendor 7 është kandidati presidencial nga radhët e LSDM Lubomir Frçkovski.
    KSHZ-ja, listën e vetme të konfirmuar të kandidatëve do ta shpallë më së voni 30 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" gjegjësisht deri më 20 shkurt. Deri atëherë mbaron edhe afati që KSHZ-ja t'i shpallë përshkrimet e njësive zgjedhore të konfirmuara me kodin zgjedhor.
    Shumica e kandidatëve presidencialë, pas këtij njoftimi të KSHZ-së theksuan se numri nuk ka rëndësi por puna të cilën ata kanë bërë dhe ofertat e tyre në platformat zgjedhore.


    Alsat
    Sui generis

  5. #585
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Liderët e partive më të mëdha në takim për zgjedhjet

    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski i ftoi liderëve e të tri partive më të mëdha parlamentare në një takim i cili është planifikuar të mbahet të dielën.

    “Ciklet e zgjedhjeve të ardhshme në shtetin tonë, nevoja për tu zhvilluar në atmosferë fer dhe demokratike dhe përparimin e mëtutjeshëm të procedurave demokratike për realizimin e tyre, është njëra ndër çështjet më prioritare me të cilat ballafaqohet shteti ynë dhe e njëjta është me rëndësi për integrimin e mëtutjeshëm evropian të Republikës së Maqedonisë dhe zhvillimin e përgjithshëm demokratik të saj”, thuhet në letrën dhe ftesën e kryeministrit drejtuar liderëve të partive politike në Maqedoni, Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe atij të LSDM-së, Zoran Zaev.

    (INA)
    Sui generis

  6. #586
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakojani pranoi bllokimin e Maqedonisë në NATO

    Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani për herë të parë pranoi botërisht se Qeveria e Athinës, mori vendim që të bllokonte aderimin e një shteti në NATO, qysh para verës së vitit 2007.
    Në fjalimin e saj të mbajtur pardje përpara shumë ministrave dhe deputetëve të Demokracisë së Re në pushtet, Bakojani konfirmoi se vetoja për Maqedoninë ishte përgatitur një vit të plotë para Samitit në Bukuresht. 'E dinim se çfarë strategjie do të ndiqnim lidhur me të ashtuquajturën 'çështje të Shkupit' qysh para verës së vitit 2007. Vendimi ishte marrë me kohë', tha Bakojani. Ajo vuri në dukje se pas bllokimit në Bukuresht qëndronte 'përgatitja e drejtë dhe konkrete me një mbështetje të shtrenjtë nga diaspora', me të cilën, sipas saj, arritën që t'i bindin vendet anëtare të NATO-s në rregullshmërinë dhe kredibilitetin e argumenteve greke.

    Alsat
    Sui generis

  7. #587
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350

    Këngëtarëve shqiptarë u mohohet konkurrimi për Eurovizion


    20.02.2009 05:53:00



    Shoqata e Artistëve Shqiptarë shprehet kundër mënyrës së organizimit të konkursit për festivalin kombëtar, fituesi prej të cilit do të shkojë në Eurovizion. Kushti është që konkurruesit, të këndojnë vetëm në gjuhën maqedonase.

    Kështu, këngëtarëve shqiptarë, u mohohet e drejta të konkurrojnë me këngë në gjuhën shqipe. Agim Poshka është njëri nga viktimat e RTVM-së, e cila e organizon këtë eveniment. Ai akuzon se organizatorët, po punojnë në mënyrë diskriminuese por edhe antikushtetuese. Kjo sipas tij nuk është në frymën as të vetë Eurosongut ku promovohen kulturat e ndryshme.

    “Absurdi i gjithë kësaj loje është se Maqedonia pretendon që është një shtet multikulturor,... përgatitet për një festival që është multikulturor, ndërsa konkursin brenda shtetit të vetë e bën monokulturor, me një fjalë i përkufizon vetëm artistët maqedonas të marrin pjesë në këtë garë”, theksoi këngëtari Agim Poshka.

    Por organizatorët e festivalit thonë se nuk i mohojnë askujt pjesëmarrjen në këtë festival. Ata respektojnë rregullat e evenimentit muzikor disa vjeçar, ku të gjithë pjesëmarrësit duhet të këndojnë në gjuhën maqedonase. Në këtë konkurs nga këngëtarët shqiptarë, maqedonisht këndojnë Tuna dhe Venera.

    Agim Poshka bashkë me artistë të tjerë, kanë vënë në dijeni edhe organizatorët e Eurosongut, EBU-në. Po ashtu edhe avokati i popullit, ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme kjo çështje, do të gjejë vëmendjen e tyre për hetim.

    Meral Ismaili
    ALSAT-M
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  8. #588
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Maqedonia është në krizë të thellë ekonomike

    Anëtari i lartë i PDSH-së, Nexhbi Veseli një konferencë për media deklaroi se qeverisja aktuale pos premtimeve boshe nuk ka ndonjë të arritur ekonomike.

    “Gjatë qeverisjes aktuale VMRO-BDI nuk ka ndonjë të arritur ekonomike, pos premtimeve boshe të Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe ministrit të ekonomisë”, deklaroi Veseli, ligjërues pranë UEJL-së në Tetovë.

    Sipas tij, Maqedonia është në një krizë të thellë ekonomike dhe papunësia ka shënuar rritje drastike.

    “Edhe pse të njëjtët deklaronin se kriza ekonomike botërore nuk do të prekë Maqedoninë pasiqë Qeveria ka ndërmarrë masa kundër kësaj krize, por edhe përkundër kësaj, të gjithë jemi dëshmitarë se Maqedonia është në krizë të thellë ekonomike. Le të tregojnë këta zotëri se sa investime të huaja kanë hyrë prej periudhës gusht 2008 deri më sot? Gjatë qeverisjes së PDSH-së, Maqedonia konsiderohej si shtet stabil dhe investimet e huaja kishin trend pozitiv, poashtu edhe ekonomia shqiptare ishte më e përkrahur, duke iniciuar ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë e të tjera. Qeveria aktuale jo që nuk ka filluar punët në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë, ata gënjejnë qytetarët se gjithçka është përgatitur. Studime të ndryshme tregojnë se mbi 70% e qytetarëve të Maqedonisë deklarojnë se papunësia ka rritje drastike”, theksoi kryetari i komisionit për çështje ekonomike pranë PDSH Nexhbi Veseli.

    Ai theksoi se edhe përkundër deklaratave të Kryeministrit se standardi jetësor nuk do të zvogëlohet, në anën tjetër kemi rritje të çmimeve të prodhimeve të ndryshme dhe shërbimeve të ndryshme, siç që është çmimi i energjisë elektrike u rrit mbi 13%.

    (INA)
    Sui generis

  9. #589
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fuere kundër ndërrimeve etnike në Strugë

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni ka shprehur kritika lidhur me ndërrimet etnike në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë, që u mbështetën edhe nga Qeveria dhe ministria e Arsimit.

    “Ndarja etnike nuk është një zgjidhje e këtij problemi, ajo çfarë duhet bërë është gjetja e një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë bashkëpunim mes nxënësve të të gjitha komuniteteve sepse vetëm në këtë mënyrë fryma e marrëveshjes së Ohrit respektohet. Për ne, ajo çfarë është e rëndësishme, kur flasim për arsimimin e fëmijëve, politika të mos përzihet sepse ne flasim për të ardhmen e fëmijëve dhe është e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ndihmuar në rikthimin e bashkëjetesës së nxënësve, gjë që kontribuon në arsimimin në baza multietnike”, ka theksuar Ervan Fuere, duke shprehur gatishmërinë e tij për zgjidhjen e këtij problemi. Përveç këtij, reagime të tilla kanë shfaqur edhe përfaqësuesit e OSBE-së në Maqedoni.

    (INA)
    Sui generis

  10. #590
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjuha shqipe e ndaluar për “Eurovizionin” në Maqedoni

    Shoqata e Artistëve Shqiptar në një konferencë të mbajtur tek klubi i gazetarëve deklaroi se artistëve shqiptarë, gjegjësisht këngëtarëve u mohohet konkurrimi në festivalin Evrovizion me këngët e tyre në gjuhën amtare

    Këngëtari Agim Poshka ka deklaruar se nuk pajtohet me mënyrën e organizimit të konkursit dhe kushtin që konkurruesit të këndojnë vetëm në gjuhën maqedonase.

    Ai hodhi akuza ndaj organizatorëve të cilët sipas tij me rregullat e vendosura bëjmë veprime diskriminuese dhe antikushtetuese.

    “Kjo nuk është në frymën as të vetë Eurosongut ku promovohen kulturat e ndryshme .Absurdi i gjithë kësaj loje është se Maqedonia pretendon që është një shtet multikulturor, ndërsa konkursin brenda shtetit të vetë e bën monokulturor, me një fjalë i përkufizon vetëm artistët maqedonas të marrin pjesë në këtë garë”, deklaroi Poshka.

    Në këtë konkurs të organizuar, këngëtarët shqiptar munden të konkurrojnë vetëm nëse këngët e tyre i kanë në gjuhën maqedonase.

    (INA)
    Sui generis

  11. #591
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbi 8 mijë policë trajnohen për zgjedhjet e 22 marsit

    Ministria e Brendshme dje filloime trajnimin e 100 inspektorëve të policisë nga policia kriminale, të cilët do të jenë të angazhuar drejtpërdrejt në sigurimin e zgjedhjeve e ardhshme.

    Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska theksoi se trajnimi i këtyre pjesëtarëve do të zgjas deri më 26 shkurt, ku policët po stërviten lidhur me përballjet me probleme eventuale në proceset zgjedhore dhe parandalimin e incidenteve.

    Përveç trajnimit të pjesëtarëve të policisë kriminale, do të pasojë trajnimi i mëse 8 mijë pjesëtarëve të policisë, që do të fillojë në fazën e dytë të paraparë nga kjo ministri. Këto pjesëtarë do të jenë të angazhuar në sigurimin dhe vëzhgimin e qendrave të votimit.

    Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere i pranishëm në këtë ngjarje ka theksuar se zgjedhjet e 22 marsit janë kyçe për Maqedoninë dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë rol të rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve të lira.

    (INA)
    Sui generis

  12. #592
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia anashkalohet nga agjenda e NATO-s

    Maqedonia sërish është anashkaluar nga agjenda e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s i cili u mbajt të enjten dhe të premten në Krakov të Polonisë

    Ministrat e vendeve anëtare të Aleancës nuk kanë diskutuar aspak për Maqedoninë dhe integrimin në strukturat e saj në takimin dyditor të NATO-s të zhvilluar në Krakov të Polonisë.

    Në agjendën e takimit nuk është përmendur çështja e Maqedonisë, por vetëm procesi i mbylljes së Protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat në samitin e radhës do të jenë anëtare të plotë të Aleancës.

    Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka theksuar se Maqedonia nuk ka qenë në rend dite në takimin joformal në Krakov, por në këtë kontekst ai i pyetur nga gazetarët ka theksuar se Aleanca dhe Maqedonia kanë bashkëpunim mes tyre, i cili siç tha ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Scheffer edhe njëherë ka deklaruar se shpreson që çështja emrit kushtetues të Maqedonisë të zgjidhet sa më shpejtë dhe Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësimnë NATO.

    Në margjinat e takimit është biseduar për anëtarësimin e Ukrainës,Gjeorgjisë, për Kosovën si dhe për kontestin kufitar slloveno-kroat që pengon anëtarësimin e Kroacinë në NATO.

    Lidhur me problemin kufitar mes Kroacinë dhe Sllovenisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jaap de Hoop Scheffer ka ftuar Slloveninë që të mos pengojë anëtarësimin e Kroacisë në Aleancën e NATO-s.

    Gjatë ditës së djeshme të takimit në Krakov, NATO-ja diskutoi me fokus të veçantë për reformimin e Aleancës në mënyrë që të përballet në mënyrë më efikase me kërcënimet e sotme, përfshi terrorizmin.

    Në fillim të muajit prill të këtij viti, do të zhvillohet në Strasburg, Samiti i radhës I NATO-s. Ky Samit pritet të ketë një rëndësi të veçantë për faktin se kjo organizatë do të festoj edhe 60-vjetorin e krijimit të saj, por ndërkohë Shqipëria do të jetë një anëtare e plotë e kësaj organizate prestigjioze ndërkombëtare në sferën e sigurisë.

    (INA)
    Sui generis

  13. #593
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Takimi i liderëve për zgjedhjet e 22 marsit

    Në Maqedoni sot do të zhvillohet takimi i liderëve të katër partive kryesore në vend lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit.

    Pjesëmarrjen në këtë takim të inicuar nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e kanë konfirmuar liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, PDSH-së Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti nga BDI. Në letrën e Gruevskit drejtuar partive politike theksohet se në këtë takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet që janë edhe si parakushte që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

    BDI ka theksuar se do të shprehë përcaktimin e saj që zgjedhjet të organizohen në një frymë demokratike, pa incidente dhe parregullësi. PDSH ka theksuar se do të kërkojë sqarime lidhur me incidentet e fundit siç ishin thyerja e zyrave të PDSH-së në Shkup, plagosja e një aktivisti të saj në fshatin Tuhin të Zajazit nga një funksionarë i BDI-së dhe çështje të tjera lidhur me garancitë që duhet t’i sigurojë pushteti për zgjedhje të lira dhe demokratike.

    (INA)
    Sui generis

  14. #594
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Liderët merren vesh për zgjedhje të lira

    16:00- Liderët e katër partive politike më të mëdha në ven, në takimin e sotëm janë dakorduar për zgjedhje të lira dhe demokratike më 22 mars.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka theksuar se të gjitha palët janë dakorduar për të pasur zgjedhje fer dhe demokratike.

    “Ishte një takim konstruktiv. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se janë zgjedhje mjaft të rëndësishme dhe të gjithë morëm përgjegjësi që kjo frymë e bashkërendimit të bartet edhe tek bazat që përfaqësojnë partitë tona që garojnë në zgjedhje”, ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka theksuar se ka paraqitur disa vërejtje, të cilat sipas tij do të shqyrtohen gjatë kësaj jave në një takim me autoritetet e larta qeveritare.

    “Mendoj se arritëm disa marrëveshje, në fillim i paraqita disa vërejtje mbase ka ndikime politike në spastrimin e disa veprave penale të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e kaluara dhe se BDI-ja aktivisht angazhohet që vetëm aktivistë të PDSH-së të dënohen ndërsa të BDI-së nuk kanë marrë dënimin e merituar. Dhe së fundi të gjitha veprat penale ende kanë ngelur në kuadër të administratës”, ka theksuar kryetari i PDSH-së.

    Sipas tij, të gjitha çështjet dhe vërejtjet e hapura do të shpalosen para institucioneve shtetërore. (INA)

    9:00- Në Maqedoni sot do të zhvillohet takimi i liderëve të katër partive kryesore në vend lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit.

    Pjesëmarrjen në këtë takim të inicuar nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e kanë konfirmuar liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, PDSH-së Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti nga BDI. Në letrën e Gruevskit drejtuar partive politike theksohet se në këtë takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet që janë edhe si parakushte që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

    BDI ka theksuar se do të shprehë përcaktimin e saj që zgjedhjet të organizohen në një frymë demokratike, pa incidente dhe parregullësi. PDSH ka theksuar se do të kërkojë sqarime lidhur me incidentet e fundit siç ishin thyerja e zyrave të PDSH-së në Shkup, plagosja e një aktivisti të saj në fshatin Tuhin të Zajazit nga një funksionarë i BDI-së dhe çështje të tjera lidhur me garancitë që duhet t’i sigurojë pushteti për zgjedhje të lira dhe demokratike.

    (INA)
    Sui generis

  15. #595
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Demokracia e Re instrument i VMRO-DPMNE

    “Demokracia e Re nuk do të fitojë asnjë komunë edhe nëse Nikolla Gruevski të punojë me tërë kabinetin e tij për Imer Selmanin. “Shqiptarët nuk janë aq naiv. Ai është instrument vetëm për një shfrytëzim”, theksoi Thaçi.

    Kreu i PDSH, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin A1 porositi institucionet shtetërore të mos etiketojnë shqiptarët si faktor destabilizues.

    “Unë edhe një herë insistoj, institucionet shtetërore ti mbajnë duart sa më larg nga shqiptarët. Nuk jam politikan naiv, i cili mund të pranojë këta etiketime. Shqiptarë ka edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, asnjëherë nuk kanë probleme. Mendoj se institucionet shtetërore duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek Shërbimi Sekret çdo herë i fusin gishtat te shqiptarët në zgjedhje. Duan, kjo është mënyrë e vjetër e tyre për zgjedhjen e përfaqësuesve të një kombi, të cilët do të punojnë për idenë tuaj.

    Lideri i PDSH theksoi se disa mediume maqedonase dhe institucionet shtetërore 20 vite resht kanë punuar për ta njollosur atë si politikan.

    Lidhur me partinë “Demokracia e Re”, Menduh Thaçi theksoi se pas këtij subjekti qëndron kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski. “Është e qartë, këtë ua bën VMRO-DPMNE-ja logjistika e z. Imer Selamni. Mendoj se në fillim u dukej si projekt kundër PDSH-së, tash është projekt kundër BDI-së. Ajo nuk është alternativa jonë, ne u pajtuam të ngelemi opozitë edhe atë opozitë konstruktive, nuk na intereson qeveria, mendoj se kjo më është projekt kundër BDI-së.

    Ai tha se Demokracia e Re nuk do të fitojë asnjë komunë edhe nëse Nikolla Gruevski të punojë me tërë kabinetin e tij për Imer Selmanin. “Shqiptarët nuk janë aq naiv. Ai është instrument vetëm për një shfrytëzim”, theksoi Thaçi. Lidhur me këto akuza, Demokracia e Re në një konferënc për media deklaroi se PDSH-ja në kontinuitet lëshon akuza dhe tenton ta njollosë Demokracinë e Re që nga themelimi e deri më sot..

    “Përkujtojmë PDSH-në se Demokracia e Re u themelua si nevojë e madhe e qytetarëve shqiptarë për një organizim politik të ri, të freskët, me ide progresive dhe duke mbjellur dialog mes shqiptareve ndërmjet vete por edhe me bashkësitë etnike të tjera që jetojnë në Maqedoni”, theksoi zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.

    (INA)
    Sui generis

  16. #596
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rexhepi: Qeveria dështoi në reformimin e pushtetit lokal

    Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për media theksoi se pushteti lokal në Maqedoni nuk është duke funksionuar ashtu si duhet.

    “Ministria e pushtetit lokal si pjesë e qeverisë së Maqedonisë mban një barrë të rënde sa i përket implementimit të reformave të vetëqeverisjes lokale duke përfshire decentralizimin që paraqet obligim të shtetit, e cila rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (2001), statusi i shtetit për anëtarësim në UE ( dhjetor 2005) dhe orientimi drejtë anëtarësimit në NATO”, deklaroi kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje pranë PDSH-së, Fari Rexhepi.

    Sipas tij, përveç tjerave si obligim prioritar të cilin Maqedonia duhet ta realizoj në lidhje me Decentralizimin e pushtetit qendror në atë lokal është:”

    - Bartja e kompetencave dhe resurseve në përputhje me nenin 22 te ligjit për vetëqeverisje lokale.

    - Programi për implementimin e procesit te decentralizimit 2008-2010

    - Plani akcional për implementimin e procesit të decentralizimit 2008-2010”, theksoi Rexhepi.

    Ai tha se këto janë dokumente të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë te cilat Ministria e Pushtetit Lokal është dashur ti implementoj ne mënyre kontinuale, mirëpo si duket periudha kohore korrik 2008 – shkurt 2009 ka ngele vetëm në letër për shkak se grupi punues për decentralizim në kuadër të MPL nuk funksionon.

    “Është evidente se gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare të qeverisjes së BDI-së me pushtetin lokal kemi vetëm keqmenaxhim të komunave. Gjatë këtij 4 vjeçari qytetarët shqiptarë më së miri e kanë vërejtë mosfunksionimin e pushtetit lokal dhe keqmenaxhimin e Komunave nga ana e kuadrove të BDI-së, duke filluar nga mallverzimeve financiare deri te kaosi urbanistik.”, theksoi Rexhepi, duke shtuar se poashtu faza e decentralizimit ka mbetur në udhëkryq.

    Ne pyesim publikisht theksoi Rexhepi se çka ka bërë MPL me komunat e vogla dhe rurale qe te hyjnë ne fazën e dyte te decentralizimit fiskal? Partia Demokratike Shqiptare reagoi edhe atëherë kur BDI-ja bëri pazar me VMRO-në për ndarjen territoriale dhe në vend që Kërçova këtë vit të bashkohej edhe me komunat tjera të Zajazit dhe Osllomejit ku Kryetar i kësaj komune do të ishte shqiptarë, BDI-ja bëri pazar që edhe për 4 vite Kërçova të mos bashkohet si kusht që BDI-ja të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

    “Kjo nuk është diçka e re në politikën e BDI-së, ata çdo herë kanë bërë pazare të këtilla, ku shesin interesin shqiptarë. Ajo që është më me rëndësi, koalicioni i BDI-së, VMRO-ja, u ka ngritur aktpadi penale shumicës së Kryetarëve të Komunave që janë kuadër i BDI-së, duke nisur nga Hazbi Lika, Ramiz Merko e të tjerët. Hazbi Lika akuzohet për keqpërdorim të mjeteve financiare për ujësjellësin e Tetovës, gjithashtu është i akuzuar edhe për ndërtimet e egra që çdo ditë e më tepër janë duke u ndërtuar në Tetovë”, theksoi ai.

    Sipas PDSH, Ministri i Pushtetit Lokal jo që nuk është në dijeni se çka ndodhë në ministrinë që gjoja udhëheq ai, atë as edhe në konferencën për pushtetin lokal të organizuar në Ohër, nuk e ftojnë.

    “Ne fund pyesim Qeverinë e Maqedonisë?Pse kanë ndodhë këto ngecje në zhvillimin e Procesit të implementimit të decentralizimit në periudhën korrik 2008 - shkurt 2009, derisa qeveria ka miratuar planin aksional për implementimin e procesit të decentralizimit?Vallë a thua qeveria mund ti përballon sfidave tjera për hyrje në UE kur një plan aksional të cilin vetë kjo qeveri e ka miratuar nuk ka forcë ta implementoj?”, theksoi kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje pranë PDSH-së, Fari Rexhepi.

    Ina
    Sui generis

  17. #597
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Institucione shtetërore, duart larg prej shqiptarëve

    Intervista e Kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi dhënë televizionit A1.

    A1: Do të përmbushim në këta zgjedhje kriterin e nëntë për të fituar datën për bisedime për anëtarësim në BE. A do të kemi përfundimisht zgjedhje të qeta?

    Menduh Thaçi: Shpresoj edhe pse nuk besoj shumë. Mendoj se kjo qeveri më tepër punon në formën se sa në brendësinë. Mendoj se kemi shumë shenja se ata nuk janë serioz për të bërë zgjedhje të lira dhe të qeta. Vetëm një argument do të ua jap, aktivistë të PDSH-së janë gjykuar me mbi 100 vjet burg, asnjë nga aktivistët e BDI-së akoma nuk është dënuar, ata janë në funksione udhëheqëse, normalisht se kjo tregon se nuk ka seriozitet për zgjedhjet e ardhshme.

    A1: Pse mendoni se joserioziteti është vetëm për atë se a janë dënuar apo nuk janë dënuar. Incidenti që ndodhi në Stadiumin e Qytetit në Tetovës, sipas BDI-së ishte një tentim i juaj për të inskenuar incidente për ti fshehur incidentet dhe parregullsitë e vitit 2008?

    Menduh Thaçi: Përkundrazi unë nuk i takoj grupit të njerëzve që mendojnë se shqiptarët kanë dispozita gjenetike për të bërë probleme në zgjedhje. Seriozisht mendoj se shteti çdo herë përzihet te shqiptarët kur ka zgjedhje, për dy arsye. Arsyeja e parë është që ti zgjedhin përfaqësuesit e shqiptarëve që atyre do të ju shkojë për shtati dhe e dyta, duan që të deformojnë dëshirën politike të shqiptarëve. Nuk besoj se ka ashtu shqiptarë që kanë dëshirë politike që të bllokohet procesi për integrim në NATO, nuk besoj se ka ashtu shqiptarë që kanë vullnet politike që të bëhet terror mbi 2.000 shqiptarë në Shkup për një vepër penale, le të jetë ajo edhe vrasje dhe shumë punë të tjera.

    A1: Shteti ishte fajtor që në zgjedhjet e kaluara të vitit 2008, OSBE-ja përmendën zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Refet Elmazin si një nga fajtorët për incidentet?

    Menduh Thaçi: Jo, atë e bënë z. Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja. Ata bisedonin me OSBE-në dhe me faktorin ndërkombëtar. E dini, shumë keq është kur shoku i juaj flet gjëra më të këqija për ju. Kjo ishte pjesë e komplotit dhe skenarit në mes të z. Gruevski dhe z. Ahmeti, që PDSH-ja në ato zgjedhje me çdo kusht të humb, që pastaj z. Gruevski të ketë mundësi të arsyetojë koalicionin e ri me BDI-në.

    A1: Prapëseprapë, unë mendoj se OSBE-ja i shkruan raportet e veta. Ata dolën me numër të saktë të incidenteve, mbi 40 incidente, por prapëseprapë ky është qëndrim juaj.

    Menduh Thaçi: Shikoni, në Tetovë nuk kishte asnjë shuplakë, ndërsa VMRO-DPMNE na i prishi mbi 65% të vendvotimeve ku ka fituar PDSH-ja, pasiqë kjo ishte pjesë e atij skenari. Nuk do të ishin shqiptarët në këtë situatë nënvlerësuese, si që është z. Ahmeti.

    A1: z. Thaçi çdo herë bisedoni për disa skenare. A mundet në kësisoj atmosfere, ku ju dyshoni për skenare, të ketë klimë pozitive. Pasiqë supozoj se klima pozitive varet nga vullneti i liderëve dhe është faktor kyç për të mos pasur incidente në këta zgjedhje, që të mos na përsëritet kasaphana siç që thatë?

    Menduh Thaçi: Unë edhe një herë insistoj, institucionet shtetërore ti mbajnë duart sa më larg nga shqiptarët. Nuk jam politikan naiv, i cili mund të pranojë këta etiketime. Shqiptarë ka edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, asnjëherë nuk kanë probleme. Mendoj se institucionet shtetërore duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek Shërbimi Sekret çdo herë i fusin gishtat te shqiptarët në zgjedhje. Duan, kjo është mënyrë e vjetër e tyre për zgjedhjen e përfaqësuesve të një kombi, të cilët do të punojnë për idenë tuaj.

    A1: z. Thaçi a frikoheni nga partia e re e Imer Selmanit në këto zgjedhje? Kanë rrejting më të lartë se ju, tani më e kanë 4%.

    Menduh Thaçi: Është e qartë, këtë ua bën VMRO-DPMNE-ja logjistika e z. Imer Selamni. Mendoj se në fillim u dukej si projekt kundër PDSH-së, tash është projekt kundër BDI-së. Ajo nuk është alternativa jonë, ne u pajtuam të ngelemi opozitë edhe atë opozitë konstruktive, nuk na intereson qeveria, mendoj se kjo më është projekt kundër BDI-së.

    A1: Në zgjedhjet e fundit lokale, PDSH-ja e kishte Komunën e Sarajit dhe Zhelinës. Nëse këtë radhë Imer Slemani e fiton Sarajin, atëherë në çka mund të shpresojë PDSH-ja?

    Menduh Thaçi: Imer Selmani nuk do të fitojë asnjë komunë edhe nëse Nikolla Gruevski të punojë me tërë kabinetin e tij për Imer Selmanin. Shqiptarët nuk janë aq naiv. Ai është instrument vetëm për një shfrytëzim.

    A1: Në zgjedhjet presidenciale ju shkoni me kandidat femër, kjo është një rifreskim i vërtetë, askush nuk e prite se Menduh Thaçi do të garojë me Mirushe Hoxhën?

    Menduh Thaçi: Nuk e keni pritur ju që keni investuar 20 vjet për të njollosur Menduh Thaçin, të gjithë institucionet shtetërore dhe disa mediume maqedonase. Pas politikës së Menduh Thaçit nuk ka asgjë të keqe, nuk ka asnjë dhunë, nuk ka varreza, nuk ka vrasje, pas politikës së Menduh Thaçit ka vetëm demokraci.

    A1: Mirë, kjo do të jetë një lajmërim i mirë për atë që na pret në zgjedhje, pra të presim zgjedhje të qeta pasiqë thuani se jeni për një klimë pozitive në zgjedhje.

    Menduh Thaçi: Prapëseprapë insistojë për këtë realitet, edhe në zgjedhjet e kaluar nuk kishte zënka në mes të PDSH-së dhe BDI-së, kishte të krisuara në mes të policsë dhe BDI-së.

    A1: Atëherë pse e akuzuat kryeshefin e Policisë së Tetovës, Faik Dervishin?

    Menduh Thaçi: Unë nuk e kam akuzuar, të tjerët e kanë akuzuar. Çuditem se ku u humbën gjitha ata aktpadi penale për ata të cilët gjuanin mbi policinë, kemi raste ku njerëzit e armatosur të BDI-së në kishin venduar punkte ku gjuanin mbi policinë, ndërsa ata njerëz tash janë në funksione të larta udhëheqëse shtetërore.

    A1: Kjo me siguri tash është punë e organeve përgjegjëse.

    Menduh Thaçi: Ka qenë punë e organeve përgjegjëse gati se 10 muaj, por si duket ata nuk duan që ti zgjidhin këta raste.

    A1: Një pjesë e madhe e rasteve janë proceduar, ndërsa një pjesë akoma nuk janë proceduar.

    Menduh Thaçi: Mos të jem cinik, Talat Xhaferi i cili ja drejtoi pistoletën në kokë policit, akoma ky rast nuk është proceduar.

    A1: Në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale, PDSH-ja cilin kandidat do ta mbështesë. A do ta mbështetni Ljubomir Fërçkovskin?

    Menduh Thaçi: Jo, jo, nuk besoj. Të jemi korrekt nuk mund të mbështesim asnjë kandidat për President, pasiqë janë kërkesat tona politike dhe platforma jonë, nuk mund të bëjmë marrëveshje, Presidenti nuk ka asnjë ingerencë. Më pyetët drejtpërdrejtë për Fërçkovskin, ai është mjeshtër për të degjeneruar situata.

    A1: Keni thënë se do të mbështetni një kandidat në raundin e dytë, ashtu keni pasur një deklaratë?

    Menduh Thaçi: Jo, ajo ishte një situatë shumë qesharake, shumë simpatike, kur njerëzit luftojnë për një funksion, i cili nuk ka ndonjë ingerencë. Kam thënë se është herët për të vendosur, por me siguri do të shkojmë që të mos mbështetim asnjë kandidat.

    A1: Deklaratat që i jepni kohëve të fundit duket sikur keni hapur një front të ashpër kundër qeverisë, e akuzoni për politikë izoluese. Supozoj se me këtë afroheni me të majtët. A shiheni më në këtë shoqëri?

    Menduh Thaçi: Nëse kemi qëndrime të njëjta për disa çështje, nuk do të thotë se ne pajtohemi. Mendoj se të majtët dhe LSDM-ja e paguajnë llogarinë e politikës së gabuar që kanë pasur ndaj shqiptarëve me decenie. Mendoj se VMRO-DPMNE vazhdon të ketë rrejting të lartë pasi që ka një politikë më pragmatike anti shqiptare se LSDM-ja. Shumë i thjeshtësoj gjërat, por përvoja më tregon se është ashtu.

    A1: Sipas sondazhit të fundit që e bëri Galupi, 70% të shqiptarëve janë për të ndryshuar emrin e Maqedonisë, ndërsa vetëm 3% e maqedonasve janë për të ndryshuar emrin e shtetit. Pra shumica nuk janë për të ndryshuar emrin, për tu bërë anëtare e NATO-s. Ju insistoni me çdo kusht anëtarësim të Maqedonisë në NATO, jo vetëm ju, por bisedoj për bllokun politik shqiptarë. A mundet që në një situatë e këtillë të ketë ndonjë tension, pasiqë tash asocohet se kjo mund të dramatizojë në një periudhë të caktuar të komplikojë situatën në planin politik.

    Menduh Thaçi: Do të jap një nuancë tjetër. Mendoj se të gjithë e kemi të qartë se vullneti politik, vullneti i SHBA-ve është që Maqedoni të jetë në NATO. Mendoj se kjo qeveri me këta provokime të rënda që i bën, që e ironizon këtë vullnet politik të SHBA-ve, qëndroj se në këtë situatë dënimin do ta paguajmë të gjithë si qytetarë të Maqedonisë. Problemi i dytë të cilin e shoh është se nuk bëhet fjalë vetëm për mosmarrëveshje etnike në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, tash jemi në fillim të një përçarje të madhe në brendinë e shoqërinë maqedonase.

    A1: Kush është fajtor për këtë?

    Menduh Thaçi: Qeveria e Maqedonisë. Pasiqë qeveria jepte matematikë të shumicës së 2/3 dhe tash e ka këtë shumicë dhe nuk do të vendosë për asnjë problem.

    A1: Ju a jeni për të ndryshuar emrin?

    Menduh Thaçi: Unë jam për kompromisin që duhet të bëhet dhe sa më shpejtë të hymë në NATO.

    A1: Edhe nëse çmim është që maqedonasit ta ndryshojnë identitetin?

    Menduh Thaçi: Mendoj se kjo është punë virtuale. Kërkesa që të futet edhe grafi i identiteti dhe gjuhës maqedonase në grafin e Kombeve të Bashkuara është kërkesë anti Kushtetuese. Është e qartë se disa njerëz harrojnë se çka shkruhet në Kushtetutë tonë. Ata Kushtetutën e shikojnë ashtu si i kuptojnë punët, në Kushtetutën tonë nuk shkruhet se ka vetëm një identitet, këtu ka identitet edhe të shqiptarëve, në Kushtetutë shkruhet se këtu nuk ka vetëm një gjuhë, ajo maqedonase, këtu kemi edhe gjuhë tjera.

    A1: Si duket ju edhe më tepër e komplikoni këtë proces. Kërkoni që në atë identitet të përfshihen edhe identitete tjera?

    Menduh Thaçi: Nuk e komplikoj. Kërkoj të respektohet Kushtetuta e Maqedonisë. Në Kushtetutë shkruhet ashtu.

    A1: Me siguri kjo edhe më tepër do ta komplikojë.

    Menduh Thaçi: Nuk besoj se kjo do ta komplikojë punën, por prodhohen brenga artificiale, se në grafën e Kombeve të Bashkuara duhet të figurojë gjuha maqedonase, nuk mund të figurojë pasiqë nuk është Kushtetuta ashtu, duhet ta ndryshojmë Kushtetutën e të themi se vetëm gjuha maqedonase ekziston në Maqedoni. Është e qartë se i iritojmë dhe provokojmë njerëzit, pasiqë ne harrojmë çka bëjmë këtu. Këtu maqedonasit më kontestojnë identitetin tim, nuk më lejojnë të flas në gjuhën time amtare.

    A1: z. Thaçi më para nuk keni pasur kështu qëndrime?

    Menduh Thaçi: Çdo herë i kam pasur këta qëndrime. Unë nuk flas rreth kontestit me Greqinë, por tregoj për seriozitetin e problemit. Të gjithë ata të cilët thuan se kemi problem me Greqinë e fshehin problemin tjetër që kemi. Ne kemi problem me NATO-n. Të ishte me Greqinë, nuk do ishte problem, do të ishte bilateral, do të mbyllnim kufijtë dhe nuk do të bashkëpunonim. Ne kemi problem me NATO-n, ndërsa NATO është një punë shumë serioze.

    A1: Problem nuk kemi me NATO-n, por problem kemi se si ta fitojmë mbështetjen, pasiqë u bënte fjalë edhe për veton që Greqia e vuri për Maqedoninë. Maqedonia i përmbushi të gjithë kriteret, mbeti vetëm kontesti për emrin.

    Menduh Thaçi: Prapëseprapë them se kemi problem me NATO-n dhe SHBA-në. Nuk duhet ti ironizojmë me gjithë atë vullnet të madh që kanë për të na ndihmuar dhe nuk mund të luajmë me ta e të ju themi se ju keni interesa gjeo-strategjike në Maqedoni dhe nuk mundni asgjë të na bëni.

    A1: Pra sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit?

    Menduh Thaçi: Apsolutisht, pasiqë nuk është problemi vetëm në marrëdhëniet ndëretnike të maqedonasve dhe shqiptarëve. Del një problem i ri te shqiptarët. Tash shoqëria maqedonase do të ndahet, në dy grupe. Është e qartë se dikush don të fryejë në pluhurin e historisë, është mirë të ketë pluhur në histori në disa segmente të caktuara, pasiqë i konservon punët. Fryerja apo era mbi këtë pluhur do të hap shumë probleme. Ndërsa ata probleme maqedonasit i kanë më të njohura se sa shqiptarët. Ne, ende e mbajmë mend si të ri, kur pleqtë na tregonin se fshatra të caktuar janë bullgarë, fshatra të caktuar janë serb. Ata që do të fryejnë mbi këtë identitet dhe që shkon me kokë në murë, ndoshta don që të kthehet atje. Kjo do të thotë ndarje e shtetit. Nuk mund të pranoj akuzë rezerve që bëjnë politikan të caktuar se shqiptarët do të kërkojnë që të ndahen nga Maqedonia. Fajtorë për dezintegrimin e Maqedonisë do të jenë strukturat qeveritare të cilët bëjnë politikë të çuditshme.

    PDSH
    Sui generis

  18. #598
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI varros shpresat e të rinjve shqiptarë

    Në një konferencë për shtyp, Partia Demokratike Shqiptare, nëpërmjet Akik Feratit - Kryetar i Komisionit për Rini dhe Sport pranë PDSH-së, akuzoi BDI-në dhe me të koalicionin qeveritar se injoron gjithë projektet që kanë të bëjnë me rininë dhe shoqërinë shqiptare.

    Qeveria aktuale VMRO-BDI çdo ditë është duke i varrosur edhe më shumë shpresat e të rinjve, duke filluar nga mashtrimet e mëdha për liberalizimin e vizave e deri në jetën sportive të të rinjve.

    Poashtu kjo qeveri të rinjtë i ndan në baza etnike siç që është rasti i fundit me nxënësit e shkollës së mesme në Strugë.

    Sikurse qeverisë aktuale nuk i mjafton që qytetarët shqiptarë të Tetovës i injoron në të gjitha sferat, qofshin ata politike, qofshin ekonomike, qofshin sociale tash ajo diskriminon të rinjtë shqiptarë duke mos lejuar ndërtimin e dy fushave të futbollit, një pishine me përmasa olimpike dhe sallës sportive për Universitetin Shtetëror të Tetovës.

    I gjithë ky dëm ka një emër – BDI dhe në vazhdimësi Hazbi Lika.

    Komuna e Tetovës jo që nuk jep leje ndërtimi për këta objekte vitale të rinisë shqiptare në Tetovë, por të njëjtat injorohen dhe fatkeqësisht në vendin e paraparë për pishinën, udhëheqësia komunale në krye me Hazbi Likën, ndryshon planin urbanistik dhe jep leje për ndërtimin e një kishe.

    Dokumentacionet për këta objekte sportive kanë qenë të siguruara nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport gjatë qeverisjes 18 mujore të PDSH-së. Ne zyrtarisht disa herë i jemi drejtuar Komunës së Tetovës për të dhënë leje për ndërtimin e këtyre objekteve sportive. Fatkeqësisht zyrtarët e Komunës së Tetovës asnjëherë nuk kanë dhënë as përgjigje pozitive e as negative, pra nuk donin të bashkëpunonin me Agjencinë për Rini dhe Sport.

    Hazbi Likës dhe BDI-së nuk i interesojnë ndërtimi i objekteve sportive në të mirë të shqiptarëve, nuk ju intereson ndërtimi i xhamisë në qendër të Tetovës, nuk ju intereson ndërtimi i Bibliotekës së Qytetit në Tetovë, të gjithë këta të mira publike që janë në favor të rinisë dhe qytetarëve shqiptarë të Tetovës dhe rajonit, por atyre ju intereson ndërtimi i kishës në vendin e planifikuar për ndërtimin e pishinës.

    PDSH çdo herë ka kontribuar për afirmimin e sportit shqiptarë, ngritjen e vetëdijes së rinisë shqiptare, ka investuar për rininë shqiptare dhe sportin shqiptarë, ndërsa në anën tjetër udhëheqësia komunale, pra BDI, me çdo kusht mundohet që këta vlera të PDSH-së ti shkatërrojë dhe me këtë të shkatërroje rininë shqiptare.
    PDSH-ja edhe një herë publikisht kërkon përgjigje nga Hazbi Lika se përse bllokon projektet shqiptare dhe lejon ndërtimin e kishës? Ndoshta edhe ky rast është marrëveshje me partnerët e koalicionit për të dëmtuar shqiptarët e në veçanti Tetovarët, ndoshta edhe ky rast është që Hazbi Lika dhe njerëzit e tij të përfitojnë nga ndërtimet e egëra dhe manipulimet.

    PDSH
    Sui generis

  19. #599
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi përjashtoi nga PDSH Besim Doganin

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi me kërkesë të degës së kryesisë së degës së Gostivarit ka përjashtuar nga radhët e partisë, nënkryetarin dhe deputetin Besim Dogani

    Në njoftimin e dhënë bëhet e ditur se arsyet e përfaqësuesve të degës së PDSH-së në Gostivar ishin të pakontestueshme dhe të argumentuara. “Të gjitha arsyet ishin të argumentuara me fakte siç janë dehja nëpër bare të ndryshme, të krisura me armë zjarri në mënyrë të pakontrolluar në gjendje të dehur, ofendimi i qytetarëve të Gostivarit, amoralizim i skajshëm në disa raste, gjëra që janë të pahijshme për nj qytetar të thjeshtë e lere më për një anëtarë të PDSh-së”, theksohet në njoftimin e PDSH-së.

    Poashtu siç nënvizohet, kryetai Thaçi për të ruajtur imazhin e këtij subjekti politik dhe nderin e gostivarasve mori vendim për përjashtim të menjëherhshëm të Doganit nga radhët e PDSH-së. Në këtë mënyrë, largimi i deputetit Dogani pason pas largimit të deputetit Daut Rexhepi-Leka.

    (INA)
    Sui generis

  20. #600
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prej nesër Swedmilk fillon shlyerjen e borxheve

    Pronarët e rinj të fabrikës Swedmilk, kanë premtuar se nga nesër do të nisin të shlyejnë pagat e papaguara fermerëve. Ata thanë, se ky është premtimi i fundit, dhe do të realizohet nesër në mesditë. Po ashtu, kompania ka vendosur të padisë edhe Velja Ramkovskin.
    Prej nesër fillon pagesa për fermerët të cilët ia kanë shitur qumështin fabrikës Swidmilk. Ky është premtimi i fundit i pronarit të ri të fabrikës Moshe Baum. Fermerët dhe kreu i kompanisë kanë rënë dakord që të zgjidhen problemet e prapambetura mes tyre, ndërkohë që javën tjetër pritet të vijnë edhe ekspertët izraelit të cilët do të këshillojnë fermerët se si të rrisin prodhimtarinë e qumështit tek lopët. Fermerët thonë se nuk iu besojnë premtimeve për aq kohë sa nuk kanë marrë paratë e papaguara në dorë. “Sot në ora 13.00 pritet që të zhbllokohet edhe xhirollogaria e fundit dhe nesër do të bëhet pagesa e prodhuesve të qumështit. Pagesa do të fillojë nesër dhe do të zgjasë 3-4 javë. Nesër në Sëidmilk do të ketë konferencë për shtyp, ku do të marrim pjesë edhe ne, dhe do të dimë saktë se ndonjë nga fermerët i ka marrë paratë ose sërish është shtyrë pagesa”, deklaroi Eftim Shaklev, kryetar i Asociacioni i bujqve.
    ‘Feniks enerxhi grup’ me blerjen e fabrikës Sëidmilk, barti edhe borxhet prej 39 milion eurosh që kompania kishte ndaj bankave dhe fermerëve. Fabrika, për kolapsin financiar, ka fajësuar edhe shpërndarësit të qumështit. Ndërkaq, nga kompania sot paralajmëruan se do të padisin Velia Ramkovskit për pagesën e borxhit prej 300 mijë eurosh për shpërndarjen e qumështit. Kompania paralajmëroi se pas vendimit gjyqësor paratë do t’i dhurojnë në Klinikën e fëmijëve të Shkupit.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 30 prej 55 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •