Close
Faqja 31 prej 55 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 620 prej 1094
  1. #601
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët mund ta humbin Strugën

    Tre kandidatë shqiptarë për kryetar komune në Strugë mund realisht të rrezikojnë humbjen e kësaj komune, thonë edhe vetë përfaqësuesit e partive politike shqiptare.

    Nga DR thonë se kanë ofruar bashkëpunim subjekteve tjera por kanë hasur në vesh të shurdhër tek partitë tjera shqiptare. Nga BDI-ja thonë se shqiptarët e Strugës me daljen e tyre masive në zgjedhje nuk do të lejojnë të humbë kjo komunë.
    “Ne kemi qen të interesuar që në start kur janë bërë kandidimet që të ulemi dhe të bisedojmë duke pas parasysh se Struga kësaj radhe po rrezikohet dhe jo gjithherë kjo duhet të na shërbej neve që të mësojmë nga pala tjetër se si duhet të organizohemi mes veti për të ruajtur diçka që është kombëtare, për të ruajtur diçka që është në interes të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
    “Nuk besoj se shqiptarët do të lejojnë për neglizhencën e tyre, për mos daljen në votim apo për mospajtime për interesa vetjake apo partiake që të humbet komuna e Strugës”, tha Rafis Haliti, deputet i BDI-së.
    Demokracia e Re ka shprehur gatishmëri që të përkrah kandidatin shqiptar cilido qoftë në raundin e dytë ndërsa BDI pret rezultatin nga raundi i parë.
    “Nëse kemi fat që të dalim në rrethin e dytë atëherë ne si Demokraci e Re jemi të gatshëm t’ia shtrijmë dorën palës shqiptare cilido qoftë që kalon në rrethin e dytë.
    Megjithatë duhet të bëjmë një garën shumë fer dhe demokratike duke respektuar kundërshtarin që të mundemi së paku në rrethin e parë mos të na i marrin Strugën”, u shpreh deputeti Zymberi.
    “Si do të veprohet në raundin e dytë do të varet nga rezultati i raundit të parë kështu që tash për tash nuk kemi ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt tjetër politik”, theksoi deputeti Haliti.
    Në garën për kryetar komune në Strugë garojnë 5 kandidatë Ramiz Merko nga BDI, Mendi Qyra nga PDSH, Xhevdet Nasufi - DR, Sllavo Kotevski nga VMRO-DPMNE dhe Fijat Canovski nga Partia për Ardhmëri Evropiane.
    Në zgjedhjet e fundit parlamentare jehona e votuesve në Strugë ka qenë nën 50% ndërsa sa i përket votave VMRO-DPMNE ka fituar mbi 7 mijë vota, BDI rreth 7 mijë, PDSH 5500 vota, Fijat Canovskit 4000 mijë dhe LSDM-ja e cila tani përkrahë pikërisht kandidaturën e Canovskit ka marrë 3 mijë vota.

    Alsat
    Sui generis

  2. #602
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Iu dogj shtëpia një familje tetovare

    Familja gjashtë anëtarëshe Murtezani nga Tetova, ka ngelur pa kulm mbi kokë pasi zjarri mbrëmë ka djegur shtëpinë e tyre që ndodhet në Rrugën e Ohrit.

    Sipas rrëfimit të kryefamiljarit Alirami Murtezani, zjarri ka përfshirë shtëpinë e tij mbrëmjen e kaluar rreth orës 23.10 minuta. Në momentin kur ëshët ndezur zjarri në shtëpi kanë qenë 10 persona, mirëpo të gjithë fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja. Shtëpia është përfshirë nga zjarri si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik.
    ”Kemi qenë në shtëpi, ndërsa vajza ka qenë në banjë duke pastruar dhëmbët kur në moment ka shpërthyer zjarri, përderisa të gjithë kemi tentuar të shuajmë zjarrin ku janë kyçur edhe fqnjtë ndërsa unë në një moment jam alivanosur nga tymi dhe jam dërguar në spital, kurse tjerët kanë vazhduar betejën me zjarrin”, rrëfen pronari i shtëpisë, Alirami Murtezani.

    Alsat
    Sui generis

  3. #603
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Suidmilk edhe sot i mashtroi fermerët

    Ata sërish mbetën me xhepa të zbrazët. Ndonëse dje auture iu premtoi zyrtarisht drejtori i fabrikës së qumështit, Mosha Baum, sot ata sërish nuk morën asgjë.
    Mashtrimi, solli reagime tek protestuesit.
    “Çfarë firuam ne, Federata jonë çfarë tha. Ju kuptuat? Unë asgjë nuk kuptova. Pra, kjo do të thotë se ata nuk janë për asgjë dhe duhet të largohen... Pronari tha të njëjtën, ndërsa ata nga federata nuk thanë asgjë të re”, thotë një fermer.
    “Nuk e di a po përmirësohet. Do të presim të shohim se a do t’i japin paratë dhe kjo është”, shton një tjetër
    Baum përpara mediave dhe fermerëve pohonte se edhe gjatë kohës që ai ishte në bisedime me ta, paratë derdheshin nëpër llogari.
    “Pagesa sot po bëhet përmes llogarisë së kompanisë “Feniks Enerxhi” dhe do të firmosim kontratë me të gjithë fermerët që sot do të fillojnë t’i pranojnë të hollat. Prej sot e deri të premten do të paguajmë 50 për qind të borxhit ndaj fermerëve. Pjesa tjetër do të paguhet deri më 10 mars”, njofton drejtor i kompanisë SVEDMILK, Mosha Baum.
    Baum pranoi se kompania është në një situatë të vështirë dhe se përveç shlyerjes së fermerëve , duhet të investojë në kompani.
    Ndonëse pronari i ri premton se kompania SVEDMILK do të jetë kompani e shekullit XXI, fati i të punësuarve është i pasigurt”.
    Pas fermerëve edhe të punësuarit në kompaninë SVEDMILK paralajmëruan grevë për shkak të rrogave të papaguara prej disa muajsh. Një pjesë e të punësuarve ndonëse nuk dëshirojnë që të flasin përpara kamerave, na konfirmuan se nga kompania iu është thënë që prej 1 marsit të mos vijnë në punë.

    Alsat
    Sui generis

  4. #604
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bankat nuk ulin minusin e rrogave

    Minusi i rrogave që bankat ua lejojnë të punësuarve në administratën publike mbetet njëlloj. Ky është qëndrimi i shumicës së bankave.
    Sipas njeriut të parë të Stopanska Banka, Gligor Bishev, masat e ashpërsuara të Bankës Popullore, përkatësisht shkalla e lartë e kredisë është shkaku për kreditë më të shtrenjta.
    “Që të kemi kredi më të lira duhet që të kemi kursim më të lirë. Në këtë moment kur qytetarët ose kompanitë do të jenë të gatshme që të kursejnë në bankat me norma më të ulëta të interesit do të mund që të ofrojmë kredi me norma më të ulëta të interesit”, thotë drejtori i përgjithshëm i Bankës Ekonomike, Gligor Bishev.
    Punonjësit bankarë thonë se nuk ka ashpërsime të mëdha të kritereve për dhënien e kredive, por se kreditimi do të zhvillohet më vështirë, pasi në bankat tona tashmë nuk ka derdhje të kursimeve nga jashtë.
    “Banka e Ohrit në pjesën e kreditimit të ndërmarrjeve nuk bëri asnjë përshtatje në pjesën e vlerësimit të rrezikut dhe mëtej do ta mbështet ekonominë”, thekson drejtori i përgjithshëm i Bankës së Ohrit, Bernard Koening.
    Megjithatë punonjësit bankar paralajmërojnë se kriza ekonomike botërore do të reflektohet edhe në sektorin bankar vendor dhe real ekonomik. Sa i përket zvogëlimit të depozitave në denarë për muajin janar, nga bankat thonë kjo është gjë e rëndomtë për këtë muaj të vitit dhe nuk është për shkak të frikës nga zhvlerësimi i denarit.
    “Nuk ka frikë nga zhvlerësimi. Ne në Tutunska Banka bëjmë analiza se a ka zvogëlim të depozitave të ndërmarrjeve. Ajo në janar është një gjendje normale, sepse atëherë do të paguajnë donacione dhe derisa kthehen nga shteti në janar ka zvogëlim, kurse në shkurt kjo situatë po përmirësohet”, thotë drejtori i përgjithshëm i Tutunska Bankës, Gjorgji Jançevski.
    Kreditë për qytetarët dhe për ndërmarrjet janë shtrenjtuar, pasi Banka Popullore e Maqedonisë po ndërmerr masa për zvogëlimin e konsumit publik, pasi me këtë nxitej inflacioni dhe deficiti tregtar.

    Alsat
    Sui generis

  5. #605
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Si digjen votat e shqiptarëve

    Evis HALILI

    Shkup, 25 shkurt - Disproporcionet mes numrit të votuesve në zonat zgjedhore do të reflektohen me rrjedhjen e votave për shqiptarët. Nëse në Njësinë zgjedhore numër dy numërohen 303.120 votues, në Zonën e tretë zgjedhore numri i votuesve është 288.585, ose 14.535 votues më pak. Dallimi është i thellë po të krahasohet Zona tre me Zonën gjashtë, ku numri i votuesve te kjo e fundit arrin deri në 311.729 persona ose 23.144 më shumë votues. Këto dallime të mëdhaja vërehen në katër zonat ku garojnë shqiptarët, ndërsa dallimi në zonat kryesisht të ashtuquajtura maqedonase disprporcionet janë minimale.

    Por ekspertët e rregullativës zgjedhore thonë se lëshime janë bërë gjatë krijimit të njësive zgjedhore vite më parë. Megjithëse në takimet e muajve më parë katër liderët u dakorduan që dallimi i votuesve nëpër njësi zgjedhore të mos kalojë 3 për qindëshin, megjithatë në disa nga njësitë ku kryesisht votuesit janë shqiptarë, kjo diferencë arrin në mbi 5 për qind. Kështu, shqiptarëve në katër njësitë zgjedhore që garojnë u digjen mbi 37 mijë vota.

    "Kjo mospërputhshmëri pasqyrohet me anomali dhe disporpocione në njësitë zgjedhore dhe fatkeqësisht edhe me humbjen e votave", thotë ish-anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Xhemali Saiti. Shqiptarëve u humbin vota edhe për shkak të mosazhurimit të listave zgjedhore, ndërsa Saiti pohon se anomalitë tjera vijnë si pasojë e mungesës së kujdesit dhe rifreskimit të të dhënave të regjistrimit. Duke qenë se evidencat e regjistrimit funksionojnë sipas metodologjisë së evidentimit vetëm të personave që posedojnë shtetësi dhe numër amë, ka persona të cilët edhe pse nuk janë rezidentë në vend, vazhdojnë të figurojnë në lista, ndërkohë që nuk figurojnë të regjistruar. Më tipike ndodh në zonat shqiptare, aty ku është edhe më evident numri i madh i banorëve që jetojnë jashtë vendit.

    Për shkak të mos respektimit të procedurave dhe çlajmërimit të tyre, si edhe për arsye se listat nuk freskohen për një kohë të gjatë, ka persona të cilët për një kohë të gjatë nuk janë prezentë, por që vazhdojnë të figurojnë në lista.
    Nga ana tjetër, zonat shqiptare përballen edhe me të tjera defekte. Me një numër të konsiderueshëm banorësh, të cilët duke mos poseduar dokumentet e shtetësisë janë të privuar nga pjesëmarrja në votime.

    "Partitë politike mbajnë përgjegjësi për zgjedhje korrekte në vend dhe shërimi i kësaj pune është plotësimi i këtyre listave jo një muaj para zgjedhjeve. Organet kompetente duhet të marrin përgjegjësitë e veta, ndërsa partitë politike janë faktorët të cilët mund të ndikojnë më shumë në korrigjimin e defekteve", thotë Saiti.

    Partitë e vogla duke i patur parasysh këto anomali viteve të fundit vazhdimisht kanë kërkuar që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, me çrast do të
    pamundësohej edhe djegia e votave, përfshirë edhe ato të shqiptarëve.

    Koha
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  6. #606
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Statusi i dëshmorëve të UÇK-së po heshtet 26/02/2009 15:25:53


    Tetë vite nga përfundimi i luftës, statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve ka ngelur vetëm si kartë e manipulimit dhe keqpërdorimit në zgjedhje. Njëri ndër themeluesit e SHVL-së, Daim Hiseni thekson se në vend që të risocializohen, ish-pjesëtarët e UÇK-së po ndiqen penalisht dhe terrorizohen

    Statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po vazhdon të heshtet dhe se një pjesë e të gjithë ish-pjesëtarëve dhe veteranët e luftës e drejtojnë gishtin kah Ali Ahmeti, dikur përfaqësues politik i UÇK-së dhe sot një politikan me kollare, që disa herë premtonte e vetëm premtonte se do të mbyllte njëherë e përgjithmonë fatin e lënë padore të të gjithë atyre që u flijuan për lirinë dhe avancim të të drejtave.

    Në prag të zgjedhjeve vendore dhe presidenciale, partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) deri tani nuk ka zënë në gojë përkujdesjen institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, edhe pse deri në ardhjen në pushtet ishte trumbetuar tërë kohën si një ndër prioritet kryesore.

    Në vend që të risocializohen, ata po ndiqen dhe terrorizohen

    Daim Hiseni, një nga themeluesit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së theksoi se çfarë ligji për pakujdesje, kur sipas tij ish-pjestarët po ndiqen penalisht, po burgosen e terrorizohen.

    “Ajo që tashmë është më tragjike se në vend që me anë të konventës ndërkombëtare t’u garantohet rehabilitim dhe risocializim, ata po ndiqen edhe penalisht, po burgosen dhe maltretohen edhe më tepër. Nga ushtarë të shkëlqyer dhe të disiplinuar të UÇK-së, shteti dhe pushteti dëshiron me çdo kusht ti nxjerrë dhe t`i quajë kriminel, terroristë dhe çfarëdo që është më e keqe në adresë dhe në emër të tyre dhe kjo na prek shumë”, ka theksuar ish-përfaqësuesi i UÇK-së.

    Ai kërkon që kjo çështje të alarmohet dhe të mos heshtet, sepse sipas tij, këtë situatë e dëshirojnë strukturat maqedonase.

    “Ne jemi kategorik që kjo punë me ligj të rregullohet “ ka theksuar njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Daim Hiseni, duke vazhduar se nga BDI-ja e kanë të patjetërsuar që të kenë mbështetje morale dhe materiale.

    OVL: Pas dy-tre muajve me kushtëzime përfundimtare

    Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Besim Hoda ka theksuar se tani për tani po zbehet dhe po heshtet çështja e rregullimit të statusit të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

    ”Kur ata nuk ia arrijnë qëllimit ta bëjnë punën për të cilën paguhen , për të cilin kanë marrë mandatin , ata mundohen ta errësojnë apo ta zbehin duke kundërshtuar njëri-tjetrin për të gjetur fajtorin kundërshtar dhe duke mos u ndalur te problemet serioze që i kanë premtuar dhe vazhdojnë t’i premtojnë popullit” ka theksuar Hoda .

    Sipas tij, kjo çështje është banalizuar skajshmërisht nga ana e strukturave shtetërore shqiptare.

    “Në bazë të asaj që kemi parë deri tani kanë kaluar pesë palë zgjedhje dhe nuk është bërë asgjë, ndërsa ne tani do të fillojmë të mbështetemi në forcat tona dhe shumë shpejt brenda dy-tre muajve me kërkesa në detaje të caktuara si Organizatë e Veteranëve të Luftës do të analizojmë në detaje si do ta zgjedhim ne këtë problem që detyrimisht besojmë se do ta zgjidhim brenda këtij viti” theksoi Besim Hoda.

    Ai ka kërkuar që kjo çështje të mos keqpërdoret me retorikë të rrejshme në zgjedhjet e 22 marsit, sepse dëmton rëndë familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

    SHVL e Fazli Veliu e harruar në sirtarë

    Shoqata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së në Republikën e Maqedonisë është regjistruar më 5 maj të vitit 2002 dhe një vit më vonë është aplikuar me propozim ligj për zgjidhjen e statusit të ushtarëve. Por megjithatë deri tani kjo shoqatë aspak nuk është aktive dhe është vënë në heshtje të plotë për zgjidhjen e statusit të më të shenjtëve.

    Daim Hiseni shpjegon se gjithçka është lënë në sirtarët e harresës. “Që nga ajo kohë ne i dorëzuam në vitin 2002, Gëzim Ostrenit si nënkryetar parlamenti por edhe partive politike projektin gjashtë pikësh për zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Pika e parë ka qenë definimi i statusit të ushtarëve”, ka theksuar Hiseni.

    Kjo shoqatë fillimisht kishte mbrojtur qëndrimet e saj se ajo që ka ndodhur në 2001-shin nuk ka qenë krizë apo diçka tjetër, por ishte një luftë e armatosur mes dy subjekteve.

    “Në njërën anë ishte ARM-ja ose shteti maqedon dhe në anën tjetër ishte një subjekt me uniformë , me shtab dhe me të gjitha strukturat që i takonin dhe kjo ishte UÇK-ja. Pas definimit të statusit të 2001-shit , atëherë Parlamenti me ligjet aktuale që ishin apo me sjelljen e një ligji të ri duhej të bënte dekorimin e tyre, listat, shpalljen e dëshmorëve, familjet e tyre, përkujdesjen e tyre dhe të gjitha beneficionet që u takojnë atyre”, theksoi në fund njëri nga themeluesit e SHVL-së së UÇK-së. (INA/SHM)
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  7. #607
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dogani konfirmon largimin nga PDSH

    Deputeti Dogani konfirmon largimin nga PDSHDeputeti Besim Dogani sot ka konfirmuar largimin e tij nga Partia Demokratike Shqiptare.
    Deputeti Dogani thotë se vendim për tu larguar nga PDSH është personal dhe e ka marrë para dy javësh kur ka njoftuar edhe drejtuesit e partisë.
    "Në PDSH ka një vit e tepër që nuk respektohen vlerat, nuk respektohen rezultatet, nuk respektohet lufta individuale në rafshin politik gjithkombëtarë. Në mos mungesë të kualitetit në mos mungesë të dështimit personal apo profesional", thotë Dogani duke arsyetuar shkaqet e largimit nga PDSH.
    Ai thotë se në karierrën e tij politike asnjëherë nuk është marrë me ofendime shpifje apo thashethëme duke mohuar akuzat e kryetarit të PDSH-së Menduh Taçi se ai është larguar nga partia për shkak të sjelljes së pahijshme.
    "Nuk ka të vërteta un thashë që ditën e parë që do ketë seancë parlamenti do njoftoj kryetarin e parlamentit dhe me këtë edhe opinionin që në këtë periudhë do veproje si deputet i pavarur si deputet i Gostivarit", shto Dogani.

    Alsat
    Sui generis

  8. #608
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    RaPsOuL pse nuk te del emri me ngjyre te gjelbert si me pe pare ?

  9. #609
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Organizata Civil apel për zgjedhjet të lira

    Organizata joqeveritare “Civil” në një press konferencë për media pak para zgjedhjeve apeloi deri te popullata për zgjedhje të qeta dhe pa dhunë.

    “Qeveria ta marrë përsipër mbajtjen e zgjedhjeve të qeta. Kalimi i përgjegjësisë te nivelet tjera (partitë, bashkësitë etnike etj.) është i rrejshëm, i paarsyeshëm, destruktiv dhe ka pasoja afatgjate.
    Të gjitha partitë politike t’i disiplinojnë anëtarët e tyre të armatosur. Ata patjetër duhet të përmbahen nga çdo lloj dhune dhe kërcënimi. Ata aktivistë të cilët kanë çfarëdo lloj të kaluare e cila ka të bëjë me armë dhe dhunë, të tërhiqen nga aktivitetet e partisë, menjëherë dhe pa asnjë kusht!”, u theksua në konferencën e Civil.

    Organizata Civil thekson se të gjitha organizatat joqeveritare, pa dallim të mandatit dhe madhësisë së tyre, duhet të ndërmarrin aktivitete për parandalimin e dhunës së armatosur gjatë procesit zgjedhor.

    “Liderët e të gjitha bashkësive fetare ta thonë zëshëm dhe pa kurrfarë hamendjeje atë që të gjitha librat e shenjtë e kërkojnë nga besimtarët: drejtësi, jodhunë dhe dashuri ndaj njeriut.Pedagogët të ndajnë disa minuta prej orës së tyre me qëllim që të flasin para nxënësve të tyre rreth vlerave demokratike, zgjedhjeve dhe të keqes që sjell arma. Fëmijët të kërkojnë prej prindërve të tyre ta harrojnë armën dhe të bëhen qytetarë të pjekur dhe dinjitoz për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve. Prindërit ta ndihmojnë fëmijën e tyre që t’i kuptojë vlerat e demokracisë, jodhunës dhe të drejtave të njeriut përmes shembullit personal”, u theksua në konferencë”, u theksua në konferencën e Civil.

    Organizata Civil apelon që të gjithë qytetarët të inkuadrohen në aksion për parandalimin e dhunës me armë në njësinë e tyre zgjedhore.
    “Patjetër duhet kuptuar se sjellja dhe kontributi i çdo qytetari është i rëndësishëm në këtë proces.Të gjithë ata që janë të kyçur në politikë, duke filluar prej aktivistëve e deri te liderët, prej intelektualëve e deri te tifozët e kafeneve:
    MPREHNI SHPATAT TUAJA VERBALE DHE ARGUMENTONI, MOS KËRCËNONI KËND DHE MOS LUANI ME REVOLE, LE TË FITOJË AI QË FLET DHE VEPRON, E JO AI QË GJUAN. Ardhmëria na shikon të gjithë ne”, apeloi Civil.

    (INA)
    Sui generis

  10. #610
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sprova e fundit e liderëve për zgjedhjet e 22 marsit

    Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka ftuar të dielën liderët e partive kryesore LSDM, BDI dhe PDSH në një takim përmbyllës për zgjedhjet e 22 marsit

    Harmonizimi i qëndrimeve për procesin zgjedhor dhe shqyrtimi i situatave të reja që priten të propozohen nga liderët e katër partive kryesore, do të jenë temat kryesore të takimit të liderëve që do të zhvillohet më 1 mars. Kryeministri Gruevski në letrën e tij drejtuar liderëve të LSDM-së, BDI dhe PDSH theksohet se fton në takim ata për të shqyrtuar të gjitha aspektet për të mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike.

    “Në kontinuitet të bisedimeve kushtuar zgjedhjeve të ardhshme dhe shqyrtimit të të gjitha aspekteve të nevojshme për zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe në bazë të marrëveshjes së arritur gjatë takimit të fundit, ju ftojë që të realizojmë një takim të përbashkët”, thuhet në ftesën e Gruevskit drejtuar Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçit.

    Nga ana tjetër, të ftuarit jozyrtarisht siç bëhet e ditur kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim të radhës.

    (INA)
    Sui generis

  11. #611
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Halimi: Raporti i DASH, nevojë për ndryshim qeverisjeje

    Nënrkryetari i Partisë Demokrarike Shqiptare, Iljaz Halimiu reagoi sot ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke u shprehur se ky raport tregon nevojën për ndryshimin e modelit të qeverisjes.

    “PDSH-ja me muaj të tërë e akuzon qeverinë për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në përfaqësimin adekuat në institucionet e sistemit, gjyqësinë e të tjera. Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi akuza të rënda qeverisë së Maqedonisë për të njëjtat Çështje”, theskoi në një konferencë për media nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi.

    Ai theskoi se Partia Demokratike Shqiptare edhe një herë shpreh shqetësimin e madh për gjendjen aktuale politike në Maqedoni.

    “Qeveria e Maqedonisë, pra VMRO-BDI,jo që nuk kanë përmisuar marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni në mes të dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonasve, ata nga dita në ditë, më tepër përkeqësojnë këtë situatë duke filluar nga ndarja e nxënësve në turne etnike në Strugë, pra instalimi i aprthejdit etnik, spotet reklamuese të qeverisë, ku identiteti, kultura, gjuha, traditat shqiptare nuk përfillen fare, ndërtimi i shtëpisë-muze të Nënë Terezës, ku nuk ka asnjë element Shqiptarë, e deri te vendosja e busteve në qendër të Shkupit ku historia shqiptare është anashkaluar krejtësisht”, theksoi Halimi.

    Sipas tij, me dijeni të partnerit shqiptarë në qeveri, BDI-së, Maqedonia paraqitet si shtet i maqedonasve dhe se gjithçka fillon dhe patjetër të mbarojë me maqedonasit. Përkundër faktit, fundja edhe Kushtetuta e parasheh ndryshe, se ky shtet nuk është shtet vetëm i maqedonasve, por shtet multietnik.

    “Poashtu Departamenti Amerikan i Shtetit përgënjeshtron deklaratat e të ashtuquajturit zëvendëskryeministër, Abdylhaqim Ademi, se janë duke u punësuar shqiptarë në institucionet e shtetit. Ata shprehin shqetësim të madh në këtë drejtim, duke mos vërejtur ndonjë lëvizje pozitive në përfaqësimin e shqiptarëve. Këta kritika janë më se normale, kur kemi parasysh se shqiptarët largohen nga puna, diskriminohen në baza etnike etj. Përgjigjet e pyetjeve të cilat ne i parashtronim se ku janë punësuar 1000 shqiptarët apo se ku do i punësojnë shqiptarët, dolën në shesh nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit”, theksoi Halimi

    Ai theksoi se absurdi qëndron në atë se BDI-ja akuzon qeverinë, pra akuzon vetveten dhe po vazhdon me manipulimet.

    “Qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për këta manipulime, të gjithë janë të vetëdijshëm se BDI-ja është pjesë e pushtetit dhe se asaj i takon që të punojë në të mirë të gjithë qytetarëve e në veçanti të shqiptarëve.Nëse ata e shohin veten të paaftë, ashtu si që janë dhe se ata shikojnë vetëm interesin e një grupi që janë ulur në kolltuqet qeveritare, a ja vlen që për ata njerëz të vuajnë të gjithë shqiptarët”, theksoi zyrtari i lartë i PDSH-së.

    PDSH apeloi partinë shqiptare në pushtet , që të ndërpresin politikën e tyre anti shqiptare, se i sjellni vetëm të këqia dhe dëme jo vetëm shqiptarëve dhe të ardhmes tonë, por edhe ardhmërisë së Maqedonisë.

    (INA)
    Sui generis

  12. #612
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partitë gati për fushatën, efektive por pa flamuj

    Programe partiake, broshura, fotografi të kandidatëve me sloganet partiake, por edhe më pak flamuj partiak janë pjesët e mozaikut të fushatës zgjedhore do të fillojë të martën

    Partitë politike janë bërë gati për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore dhe ato në strategjitë e tyre kanë para përgaditur fushatë efektive dhe dinamike duke përfshirë të gjitha zonat e vendit. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka njoftuar se ka bërë të gjitha para përgaditjet për fushatën zgjedhore, duke theksuar se ajo do të sjellë një stil të ri dhe risi në këtë fushatë të zgjedhjeve.

    Shefi i shtabit të PDSH-së, Imer Aliu ka theksuar se fushata e tyre do të jetë e kombinuar, duke vijuar me takime dinamike me qytetarët, por edhe tubimet e mëdha në disa qendra shqiptare.

    “Oferta jonë është e qartë dhe se qytetarët dhe votuesit shqiptarë do të njihen më për së afërmi me te, pasi që të hyjmë në fushatën zgjedhore”, ka theksuar shefi i shtabit të PDSH-së, duke mos zbuluar detaje të tjera, të cilët sipas tij do të bëhen publike gjatë ditëve të ardhshme. Jozyrtarisht mësohet se tubimi i fillimit të fushatës së kësaj partie pritet të fillojë në rajonin e Tetovës, ndërsa në fund të fushatës pikërisht sheshi i Tetovës është zgjedhur si lokacioni përmbyllës i fushatës. Por brenda kësaj partie vazhdojnë të realizohen kombinatorika të ndryshme për fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e takimeve.

    Nga ana tjetër, edhe tek Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë njoftuar se fushata e tyre do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete dhe takime të ndryshme.

    Nënkryetari i kësaj partie, Rafiz Haliti ka theksuar se sigurisht do të ketë takime me qytetarët, por edhe tubimet e mëdha. “Për detaje do të vendosim gjatë kësaj fundjave dhe për të gjitha këto do të informojmë elektoratin se ku dhe si do të veprojmë në këtë fushatë”, ka theksuar deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti.

    Kësaj radhe për dallim nga herët tjera kësaj fushate zgjedhore do ti mungojnë flamujt, që ishte propozim i kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, me të cilin propozim u pajtua edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    PDSH-ja ka propozuar që fushata për zgjedhjet lokale dhe presidenciale të bëhet pa flamuj nëpër shtylla në rrugët kryesore të qyteteve, ndërsa materialet propaganduese dhe flamujt do të vendosen kryesisht nëpër shtabet e partive.

    Dy partitë më të mëdha shqiptare kanë theksuar se janë të angazhuar për një proces të lirë dhe demokratik zgjedhor, duke përjashtuar çdo incident apo parregullsi.

    (INA)
    Sui generis

  13. #613
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmeti injoron kërkesat e ish-ushtarëve të UÇK-së

    BDI-ja, po tregon mashtrimin e madh që i ka bërë popullit shqiptar

    Partia Shqiptare në pushtet, BDI po tregon jo vetëm manipulimin , por edhe mashtrimin e madh që i bën popullit shqiptar. Ky mashtrim ka detyruar ish- pjestarët e UCK-së të reagojnë ashpër ndaj manipulatoreve, konkretisht BDI-së. Drejtuesit e veteranëve të luftës së UCK-së e kanë drejtuar gishtin tek Ali Ahmeti i cili bashkë më partinë e tij që kur kanë ardhur në pushtet nuk i kanë përmendur premtimet. Në vend që të sillet ligj për statusin e ish ushtarëve të UCK-së, qeveria e BDI-së i arreston dhe i terrorizon ato.


    PDSH
    Sui generis

  14. #614
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH- Dega Strugë: Problemi i shkollës Niko Nestor, skenar i Merkos

    Lidhur me problemin e shkollës “Niko Nestor” sërish ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare, konkretisht dega e partisë në Strugë e cila akuzon drejpëdrejt kryetarin e Komunës së Strugës Ramis Merkon për skenare. A thua Ramiz Merko në bashkëpunim me qeverinë me qëllim e zvarrisin zgjidhjen e problemit në shkollën Niko Nestor dhe a thua në prapa kësaj fshihet qëllimi i Merkos që të hap shkollën e vetme të mesme private në Strugë të cilën e ka propozuar në mbledhjen e qeverisë më 17 shkurt? Këto pyetje kryetarit të komunës së Strugës nga radhët e BDI-së , ia drejtoi dega e PDSH në qytet. Dega e PDSH-së në Strugë pohon se Merko, drejtoresha e shkollës Niko Nestor dhe ministri i Arsimit kanë firmosur dokumentin me të cilin u obliguan se mësimi do të ndiqet në turne të pastra etnike. ‘Sigurisht që ka dokument dhe kjo duhet të jeta arsyeja që fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Pra nxënësit kanë njohuri se ka dokument të shkruar dhe për atë nuk shkojnë në shkollë”, thotë Mendi Qyra, kandidat për kryetar të komunës së Strugës.
    Nga PDSH prezantuan edhe kërkesën nga Qeveria për hapjen e shkollës së mesme private në Strugë. ‘I ftoj qytetarët të analizojnë datën ku është dërguar kërkesa që do të thotë se kërkesa është dërguar në periudhë të njëjtë kohore kur ndodhën edhe incidentet e padëshiruara në Niko Nestor’, thotë Lulzime Zulali nga PDSH.

    PDSH
    Sui generis

  15. #615
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Demolohet komuna e Tetovës



    Rasti ka ndodhur rreth orës 11 të paradites, kur personi B.N. në gjendje të alkoolizuar ka filluar të godasë me grushte xhamat e derës hyrëse të komunës së Tetovës.
    Personi B.N. është futur më pas në brendi të komunës ku edhe ka filluar të ngritë zërin dhe ka filluar të thyej edhe xhamat e kabinës së sigurimit ku ka qenë njëri nga rojet e komunës. Rasti është paraqitur në polici e cila edhe ka intervenuar dhe ka arrestuar personin në fjalë. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme të Tetovës Marjan Josifoski. Ai tha se thyerja e xhamave të dyerve të komunës si dhe demolimi i një pjesë të aparaturës nga personi B.N. nuk është bërë me ndonjë qëllim apo prapavijë tjetër. B.N. edhe më tej po mbahet në policinë e Tetovës ndërsa deri në orën 15 pas ditë, i njëjti nuk është marrë në pyetje nga shkaku se ka qenë në gjendje tejet të alkoolizuar.
    Ndryshe, personi B.N, është mirë i njohur për policinë si prishës i qetësisë dhe rendit publik në Tetovë. Gjatë këtij incidenti të lënduar nuk kishte kurse policia pas hetimeve që ka bërë ka dokumentuar rastin dhe do të vazhdojë hetimet, bën të ditur zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme në Tetovë Marjan Josifoski.

    http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/11701.html



    Borcja, kishte shku ta rrehe Hazbijen
    Vazhdojmë SHQIP...

  16. #616
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Policia maqedonase mbyll sytë para sulmit vandalist

    01/03/2009 12:57:31


    Bashkimi Demokratik Shqiptarë në një komunikatë për media deklaroi se policia e Maqedonisë edhe vandalizmin e sheh me optikën e përkatësisë etnike


    “Sulmi vandalist që një grup huliganësh të përkatësisë maqedonase i bëri zyrave të Komunës së Tetovës dhe roli prej spektatori i policisë prezentë në këtë akt dhune dëshmojnë se në këtë shtet edhe vandalizmi shihet me optikën e përkatësisë etnike.Policia e Maqedonisë që është « tejet efikase për të kërkuar kriminelët shqiptar edhe atje ku nuk janë » dhe për të përdorur të gjitha mjetet e dhunës kundër civilëve shqiptarë dëshmoi një tolerancë të natyrshme ndaj kryesuesit të këtij grupi huliganësh maqedonas (B.N.)”, theksoi në komunikatën e BDSH-së.

    Në komunikatë theksohet se grupi i huliganëve maqedonas në prezencën e policëve spektatorë shkatërroi dyer e dritare të ndërtesës së Komunës, shkatërroi kompjuterë e materiale zyrtare të administratës komunale, fyu të pranishmit në ndërtesë….“I indinjuar nga indiferenca e policisë prezentë në këtë akt dhune iu dashtë pronarit të Picerisë “Bolero” që të intervenojë për ta ndaluar dëmtimin e mëtejshëm të ndërtesës së Komunës së Tetovës.

    Kryesuesit të këtij grupi huliganësh maqedonas (B.N.) iu lanë në dispozicion disa orë që të shëtitet kafe më kafe para se të « arrestohet në gjendje të alkoolizuar”, thuhet në më tej në komunikatë. Sipas BDSH, deklarata e zëdhënësit të sektorit për punë të brendshme të Tetovës Marjan Josifoski se “ thyerja e xhamave të dyerve të komunës dhe demolimi i një pjesë të aparaturës nga personi B.N. nuk është bërë me ndonjë qëllim apo prapavijë” dëshmon për politikën zyrtare shfajësuese ndaj akteve kriminale të pjesëtarëve etnik maqedonas.

    “Është e kotë që institucioneve shtetërore të Maqedonisë t’i shtrohet pyetja se cili do të kishte qenë reagimi i policisë nëse aktorët e dhunës do të ishin shqiptar. Opinioni publik shqiptar e din fare mirë: jo vetëm aktorët e dhunës por edhe civilët e rastësishëm në objektin e ndërtesës së Komunës së Tetovës do të kishin përjetuar dhunën e shfrenuar të policisë maqedonase, që me “efikasitet mbron rendin”, theksojnë nga BDSH.

    Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh indinjatën e vet të thellë për politikën e dy kuteve që Maqedonia aplikon në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike.

    “Megjithatë, kjo politikë e dy kuteve dhe tërësia e politikave diskriminuese që shteti i Maqedonisë aplikon ndaj shqiptarëve po denoncohet përmes raporteve të ndryshme nga shtetet më të fuqishme demokratike në botë.Kjo na jep shpresë se lufta jonë politike për të hequr të gjitha format e diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni do të kurorëzohet me fitore”, thuhet në fund të komunikatës . (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  17. #617
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi braktisi takimin e liderëve

    Takimi i fundit i liderëve të katër partive më të mëdha politike kaloi nën hijen e braktisjes së këtij takimi nga ana e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi. Sipas Thaçit, Gruevski dhe Ahmeti në zgjedhjet e kaluara kanë pasur skenar të përgatitur për të dëmtuar PDSH-në.
    “I përmenda shumë raste konkrete, duke filluar nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Hekurudhave Besim Deari, i cili ka gjuajtur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe vazhdon të ketë atë funksion, deri tek deputetë Talat Xhaferi dhe Vullnet Ademi dhe të tjerë, dhe mendoj se kjo është një qasje joserioze e Qeverisë dhe është një argument plus apo vendimtar se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja kanë pasur skenar dhe komplot të përgatitur për zgjedhjet e kaluara parlamentare që mundësisht ta dëmtojnë në të gjitha mënyrat PDSH-në”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
    Anëtari i kryesisë së BDI-së Xhevat Ademi vendimin e Thaçit për të braktisur takimin e vlerësoi si tentativë të PDSH-së që krizën brenda partiake ta hedh në takim të liderëve.
    “Ne si parti politike distancohemi nga logjika e imponimit të krizës brenda partiake në gjithë ambientin politik në shtet, ne si parti politike distancohemi nga këto veprime ekscesive të cilët përcjellin mesazh të keq dhe nuk janë në radhë të parë në interesin e PDSH-së, nuk janë në interesin e lidershipit të asaj partie e cila po shifet se është në krizë të thellë dhe nuk është në të mirë të elektoratit eventual që mund ti ketë mbetur“, theksoi Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së BDI-së.
    Gruevski paralajmëroi se do të merr parasysh vërejtjet e Menuh Thaçit dhe se për këtë ka angazhuar ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.
    “Kishte edhe një herë shprehje të revoltës nga PDSH-ja sikurse edhe në takimet tjera për procedurat gjyqësore për të cilat ata besojnë se kur bëhet fjalë për aktivistët e tyre shkojnë më shpejtë, kurse kur bëhet fjalë për aktivistët e BDI-së shkonin më ngadalë. Ne u munduam këtë në mënyrë të argumentuar ta debatojmë megjithatë nuk kishte gatishmëri për të”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
    Ndërkohë, Zaev vlerëson se këto e gjithë kjo që ndodhi në këtë takim është pasojë nga koalicioni i mëparshëm VMRO-DPMNE-PDSH.
    “Personalisht mendoj se këto janë çështje të pa pastruara nga koalicioni VMRO-DPMNE – PDSH, por besoj se kjo nuk do të ketë pasojë rreth arritjes së zgjedhjeve të ndershme dhe të lira dhe jam i bindur se të gjithë së bashku do të angazhohemi që të arrijmë këtë qëllim”, u shpreh Zoran Zaev, ud. kryetar i LSDM-së.
    Liderët e katër partive më të mëdha politike megjithatë pas takimit u bënë apel anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre që fushata parazgjedhore dhe dita e zgjedhjeve të kalojnë në frymën e demokracisë.

    Alsat
    Sui generis

  18. #618
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDSH zgjodhi kryesinë e re

    Rinia Demokratike Shqiptare pranë PDSH-së sot ka zgjedhur kryesinë e re të saj. Për kryetar të RDSH-së është zgjedhur Krenar Lloga nga Struga.
    Në ceremoninë e zgjedhjes së kryesisë së RDSH-së mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe kandidatja e PDSH-së për presidente Mirushe Hoxha. Thaçi para të pranishmëve tha se detyrimisht Maqedonia pas zgjedhjeve duhet të orientohet drejt NATO-s dhe BE-së.
    “Maqedonia detyrimisht shkon drejt finales, pas këtyre zgjedhjeve Maqedonisë nuk do ti bëjë pare as Aleksandri i madh, as kishat, as sllavizmat, Maqedonia detyrimisht duhet të orientohet drejt rrugës së NATO-s. Maqedonia nuk mund të quhet shtet në të cilin jetojnë vetëm maqedonas, por aty jetojnë 54 përqind myslimanë. Ne nuk kemi problem me identitetin tonë, ne nuk kemi problem me gjuhën, ne nuk kemi problem me ardhmërinë@, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
    “Shpeshherë ata të cilët nuk na duan dhe kundërshtojnë pyeten thuan, a thua vallë cila është strategjia e PDSH-së, na duhet kjo strategji e fshehtë thonë, nuk ka asgjë të fshehtë në strategjinë e PDSH-së. Fshehtësia në thonjëza e strategjisë është rinia. Atëherë kur kundërshtarët mendojnë se ja u dorëzua PDSH, jo këtu del brezi i ri, rinia e cila dëshmon se me hapa të sigurt ecim përpara për të plasuar idenë tonë, për kauzën kombëtare@, theksoi Mirushe Hoxha, kandidate e PDSH-së për Presidente.

    Alsat
    Sui generis

  19. #619
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Gruevski ti lë kishat e sllavizmat në rrugën drejt NATO-s

    Maqedonia pas zgjedhjeve duhet të orientohet drejt NATO-s dhe BE-së. Deklaroi lideri i i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili të dielën mori pjesë në ceremoninë e zgjedhjes së kryesisë së RDSH-së, ky për kryetar u zgjodh Krenar Lloga

    “Maqedonia detyrimisht shkon drejt finales, pas këtyre zgjedhjeve Maqedonisë nuk do ti bëjë pare as Aleksandri i Madh, as kishat, as sllavizmat. Maqedonia detyrimisht duhet të orientohet drejt rrugës së NATO-s. Maqedonia nuk mund të quhet shtet në të cilin jetojnë vetëm maqedonas, por aty jetojnë 54 përqind myslimanë. Ne nuk kemi problem me identitetin tonë, ne nuk kemi problem me gjuhën, ne nuk kemi problem me ardhmërinë", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Ndërkaq në fjalën e saj kandidatja për presidente Mirushe Hoxha theksoi se “atëherë kur kundërshtarët mendojnë se ja u dorëzua PDSH, është rinia, ajo e cila dëshmon se Partia Demokratike Shqiptare ecën me hapa të sigurt duke përhapur idetë tona për kauzën kombëtare”.

    (INA)
    Sui generis

  20. #620
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dita e parë e fushatës me këmbë të mbarë

    Në Maqedoni prej sot filloi fushata zgjedhore, ndërkohë tërë vendin ka mbizotëruar një atmosferë e qetë pa incidente, pa flamuj nëpër shtylla apo vende publike, por edhe me më pak materiale propagandistike

    Partitë kanë fokusuar aktivitetet zgjedhore kryesisht nëpër shtabet e tyre partiake dhe se një aktivitet i bujshëm do të ndodhë kryesisht në taborët tejet të brendshme partiake, për të evituar çdo tendencë për tensionimin e situatës.

    Por nga ana tjetër edhe interesi i qytetarëve është tejet i vogël për t`u marrë me zgjedhjet vendore dhe presidenciale.

    Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur gjatë 20 ditëve të ardhshme do të mund të prezantojnë programet dhe ofertat e tyre para elektoratit, duke sqaruar se përse kërkojnë besimin e qytetarëve. Fushata do të zgjas deri më 20 mars në mesnatë, ndërsa një ditë para zgjedhjeve është heshtje zgjedhor dhe më 22 mars do të hapen qendrat e votimit nga ora 7 deri më 19. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.792.082 votues të evidentuar në Listën e vetme zgjedhore.

    Votuesit mund të japin votën e tyre për shtatë kandidat presidencial: Mirushe Hoxha nga PDSH, Agron Buxhaku nga BDI, Gjorgji Ivanov nga VMRO-DPMNE, Lubomir Frçkovski nga LSDM, Imer Selmani nga DR, Nano Ruzhin nga PLD dhe Lube Boshkovski, kandidat i pavarur.

    Për zgjedhjet vendore, votuesit do të mund të zgjedhin kryetarët e komunave, për të cilat janë të kandidatura mbi 370 kandidat në mbarë vendin, ndërsa gjithashtu do të votohen edhe rreth 700 lista për këshilltarë komunal. Sipas organizimit territorial, në zgjedhjet vendore do të zgjidhen kryetarët dhe këshilltarët në 84 komunat e Maqedonisë dhe për Qytetin e Shkupit. Më 22 mars zhvillohen zgjedhjet e katërta presidenciale, ndërsa ato vendore janë të pestat me radhë që nga pavarësimi i vendit.

    Ina
    Sui generis

Faqja 31 prej 55 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •