Close
Faqja 33 prej 55 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 660 prej 1094
  1. #641
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Kurti: Qeveria e Maqedonisë shoviniste në raport me shqiptarët 09/03/2009 07:46:29

    Lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA ka drejtuar kritika të ashpra ndaj autoriteteve të Shkupit për diskriminim dhe shtypjen që u bënë shqiptarëve në Maqedoni

    Udhëheqësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë, Albin Kurti ka shprehur shqetësime për pozitën e fundit të shqiptarëve në Maqedoni. Ai këtë e ka bërë të ditur ekskluzivisht për agjencinë INA, duke parë se, siç ka nënvizuar ai se “çfarë situate po jetonin shqiptarët në Shkup por edhe në qytetet e tjera”.

    “Jemi dëshmitarë se kohëve të fundit ka një rritje të theksuar të nacionalizmit maqedonas. Elita e sllavëve në Maqedoni shpik historira e përvetëson figura historike në përpjekje e sipër për ta bërë sa më të lashtë e sa më të pasur identitetin e tyre. Nëse ky nacionalizëm megjithatë ka karakter mbrojtës në raport me Greqinë, ai gjithsesi është sulmues dhe shovinist në raport me shqiptarët’”, theksoi Albin Kurti.

    Sipas tij, vështirësitë dhe pengesat që Maqedonia ia nxjerr Kosovës dhe diskriminimi e shtypja që ua bën shqiptarëve në Maqedoni janë shprehje e këtij nacionalizmi agresiv.

    Kurti theksoi se disa qarqe të elitës politike dhe kulturore në Maqedoni akoma kanë nostalgji për Serbinë dhe Beogradin.

    “Po ashtu, nuk duhet harruar që në disa qarqe të elitës politike dhe kulturore në Maqedoni simpatia për Serbinë dhe Beogradin vazhdon të gjallërojë. Ata kanë ndikim të konsiderueshëm në qëndrimin zyrtar të Maqedonisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi”, theksoi Lideri i lëvizjes VETVENDOSJE!. (M.P./INA)
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  2. #642
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Riker me porosi për zgjedhje të qeta

    Ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker ka theksuar se SHBA-të janë të interesuara për zgjedhje të qeta, të rregullta dhe demokratike

    Ambasadori amerikan këtë e theksoi pas takimit me kandidatët për kryetar komune ë komunën e Dibrës. Riker ka shtuar se i përcjellë mesazhin e presidentit amerikan Barack Obama dhe shefes së diplomacisë, Hillari Klinton për zgjedhje të qeta dhe demokratike. “Zgjedhjet duhet të jenë fer dhe demokratike dhe nuk ka nevojë për armë dhe dhunë”, ka theksuar Riker, duke shprehur faleminderime për gatishmërinë e kandidatëve për fushatë të qetë dhe demokratike.

    (INA)
    Sui generis

  3. #643
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Maqedonia në një finale historike

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se Maqedonia është në një finale historike, duke qenë në udhëkryqin mes NATO e BE-së dhe në anën tjetër shkatërrimit

    Kryetari i PDSH-së këtë e ka theksuar në tubimin me qytetarët e komunës së Zhelinës, ku u prezantua kandidati për kryetar komune Mefail Osmani dhe kandidatja presidenciale Mirushe Hoxha.

    “Vazhdoj të apelojë dhe të ju lus të mbështetni PDSH-në, sepse jo vetëm që kemi kandidatët më të mirë, por edhe arsyen se gjendemi përballë një finaleje historike të interesave shqiptare kudo që jetojnë ata. Ne jemi përkushtuar drejt rrugës së civilizimit perëndimor, NATO-s dhe BE-së”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Sipas tij, Maqedonia me këtë politike të mbrapshtë dhe me një kokëfortësi tregon se shkon drejt humnerës dhe kjo sipas Thaçit dëshmohet edhe me deklaratën e ministrit të Jashtëm Milloshoski se janë të gatshëm për bisedime edhe për 15 vjet.

    Ai ka kërkuar vota që ti jepet partisë drejton ai, pasi që PDSH ka qenë siç theksoi Thaçi rezistuese e të gjitha projekteve antishqiptare për 16 vjet dhe duke realizuar projekte shqiptare.

    (INA)
    Sui generis

  4. #644
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH lufton politikën anti-NATO dhe anti-BE

    Partia Demokratike Shqiptare sonte tubime elektorale do të mbaj në Shipkovicë, Çellopek dhe Gradec, ndërsa paltformën zgjedhore dhe kandidatët i prezantoi në Nerasht të Tetovës. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për ardhmërinë e Maqedonisë dhe përcaktimin e rrugës së saj nëse do të izolohet apo do shkojë drejt NATO-s dhe Bashkimi Evropian. Ndërsa Mirushe Hoxha, në këtë tubim foli për formimin e PDSH-së dhe synimet e partisë që nga themelimi i saj që sipas saj prioritet ka interesin kombëtar shqiptar dhe jo shkrirjen e saj në parti maqedonase.
    “Këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme për shkak se janë përcaktuese për ardhmërinë e shqiptarëve. Janë përcaktuese për shkak se definitivisht në këto zgjedhje shqiptarët përmes votës së tyre duhet të japim një veredikt të dënimit të kësaj politike të qeverisë e cila politikë është anti NATO-s anti Unionit Evropian dhe antishqiptare. Ne nëse në këto zgjedhje e mbështesim përcaktimin e Partisë Demokratike Shqiptare, do të vendosim mburojë politike për kombin shqiptarë, dhe e dyta vendosim mburojë që të mos na akuzojë dikush se ne jemi pjesëmarrës të kësaj politike krejtësisht negative dhe krejtësisht anti NATO”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
    “Partia Demokratike shqiptare kërkonte pikërisht atë që e ndalonin maqedonasit, krijimin e institucioneve paralele dhe tash parashtrohet pyetja pse institucione paralele? Përgjigja është për shkak se komunitetet etnike në Maqedoni, komuniteti maqedonas dhe shqiptar atëherë veçmë kishin krijuar autonominë e tyre, konfiguracionin e qartë dmth, identitetin e tyre kombëtarë, dalloheshin për nga kultura, gjuha, historia, mentaliteti. Gjithashtu, për këtë shkak për këtë realitet duhej kultivuar konceptin e institucioneve paralele”, theksoi Mirushe Hoxha, kandidate për presidente shteti nga radhët e PDSH-së.

    Alsat
    Sui generis

  5. #645
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Topolanek: Zgjedhjet janë provim mature për Maqedoninë

    Zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Maqedoni do të jenë provim mature për vendin që të vazhdojë më tej rrugën e anëtarësimit në BE ka porositur kryeministri i Çekisë, vendi i të cilit ka presidencën e BE-së, Mirek Topollanek gjatë një qëndrimi në Shkup. Në takimin me kryeministrin e Gruevski, Topollanek dha mbështetjen e Çekisë për anëtarësimin në NATO dhe BE ndërsa sa i takon mosmarrëveshjeve të emrit të Maqedonisë me Greqinë sipas Topollanek BE mund të jetë vetëm si ndërmjetës.
    “Do të duhet të kaloni diçka që mund të llogaritet si provim mature, e ajo janë zgjedhjet në mars. Presim që ato të kalojnë pa probleme dhe qytetarët të mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Nëse ndonjë kryesuese e BE-së do t’ju thotë se mund të zgjidhë mosmarrëveshjet e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë atëherë ajo nuk thotë të vërtetën. Ky problem para se gjithash është dypalësh dhe si i tillë ndikon mbi gjithë BE-në. Sikurse me mosmarrëveshjet mes Kroacisë dhe Sllovenisë, BE edhe në këtë rast mund të luajë rolin e ndërmjetësit”, deklaroi Topollanek.
    “Unë shpresoj se pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe atyre në Greqi, në korrik, do të intensifikohen bisedimet dhe do të gjejmë ndonjë zgjidhje për mosmarrëveshjet për emrin, që nuk do të cënojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
    Topollanek realizoi takim edhe me presidentin Branko Cërvenkovski. Kryeministri çek, tha se liberalizimi i regjimit të vizave do të realizohet në fund të vitit si pasojë e vlerësimeve pozitive të Komisionit Europian në Maqedoni. Vizita e Topollanek në Maqedoni do të mbyllet gjatë të mërkurës.

    Alsat
    Sui generis

  6. #646
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    21

    Ali Ahmeti - Ndryshimet ne Maqedoni u bene ne 2001

    Ne mitingun ne Vrapcisht z.Ali Ahmeti , kryetar i BDI porositi qytetaret - Ka disa qe thone qe kane bere ose do bejne ndryshime por nese nuk e kane marre vesh le te degjoje: Ndryshimet ne Maqedoni u bene ne 2001.
    Bobobo ndryshim i madh qe ishte o z.Ahmeti por ama doni te thoni qe jeni ju ai qe i bete ato ndryshime ? Jo mor zoteri ju ishit nje grimce e vogel e atyre ndryshimeve e te them te drejten ndryshimet ju vetem se i minimizuat dmth te drejten e vetvendosjes te popullit shqiptar ne Maqedoni,ngritjen e pakices shqiptare ne popull shtetformues, te drejten e zgjedhjes te perfaqesuesve dhe institucioneve te pavarura shqiptare ne Maqedoni,te drejten e trashegimise kulturore,etnike te shqiptareve,te drejten e gjuhes shqipe zyrtare ne Maqedoni i pergjysmuat,i shteruat,i copetuat me zgjedhjen gjysmake te quajtur "Mareveshja e Ohrit" e c'eshte me e keqja per 8 vjet as edhe ate zgjidhje gjysmake nuk keni aritur implementoni me ligjet perkatese e per ta zbatuar ate mareveshje do ju duhen edhe 80 vite te tjera.

    Ndryshimet do vijne z.Ali Ahmeti kurdoqofte me cfardo cmimi, per kete ka dhene besen populli shqiptar dhe patriotet e vertete te kombit tone qe asnjehere nuk jane ankuar pse dikush u burgos,u torturua,pse dikush u vra por jane ankuar vetem te qeveritaret qe nuk conin amanetin e heronjve ne vend, te na sjellin ndryshime,te na sjellin lirine. Dhe mos haroni z.Ahmeti qe jemi te gatshem ende te flijohemi per lirine tone e ju defreheni edhe pak duke u dehur me "persosmerine" tuaj.

  7. #647
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    21

    Rikthimi I "profetit"

    Ne nje bisede me teme zgjedhjet ne vend pyeta nje shok valle ka njeri qe nuk e do z.Rufi Osmani, pergjigjja e shokut ishte : "Muhamedi s.a.v.s ka qene profet Zotit por se kane dashur e e kane debuar nga Meka te afermit e tij e lere me z.Rufi Osmani".
    Ngela pa tekst por me vone filluan te me rrotullohen neper mend cfardo mendime cfar lidhje ka z.Rufi Osmani me profetin Muhamed s.a.v.s. ?
    I lindur me 1960 ne Cajle te Gostivarit, ekonomist i diplomuar ne Universitetin e Prishtines,deputet ne parlamentin e Maqedonise ne vitet 1994-1995, kryetar i komunes se Gostivarit ne vitin 1997. Me 9 korrik te ketij viti kariera e tij politike u nderpre me dhune per shkak se mbrojti dhe zbatoi ne komune te drejten e gjuhes shqipe dhe perdorimit te flamurit kombtar shqiptar. Ne kete dite udheheqesit sllavo-maqedon urdheruan masakren shteterore ndaj popullates civile shqiptare me pasoje 3 jete te humbura dhe qindra shqiptare te torturuar me qellim qe keta te disiplinohen nje here e pergjitmone e ti nenshtohen regjimit sllavo-maqedon.
    Ne vitin 2001 pakenaqesia e shqiptareve ne Maqedoni ariti kulmin, i tere populli perkrahu Ushtrine Clirimtare Kombetare, me pasoje Mareveshjen e Ohrit me te cilen mareveshje komunitetit shqiptar ne Maqedoni i garantohen disa te drejta kombtare ne nivel lokal. Pas 8 vitesh keto te drejta gjysmake te popullit shqiptar qe ua garanton kushtetuta partia shqiptare BDI, perkrahese e qeverise sllavo-maqedone akoma nuk ka aritur ti implementojne me ligje perkatese e dikur bertitnin para popullit qe "ashtu si i kane mundur sllavo-maqedonet ne lufte do ti mundin edhe ne politike".
    Kete vit ne skenen politike ne Maqedoni shfaqet perseri z.Rufi Osmani, kundershtar i z.Nevzat Bejta, kryetar aktual i komunes se Gostivarit.
    Z.Nevzat Bejta edhe nje prej atyre qe "e mbajne fjalen", eshte ai qe u beri thirje qytetareve te votojne BDI se do na denon Zoti,do na denon Zoti nese nuk perkrahim ish ushtaret e UCK te hyjne ne pushtet e te zbatojne amanetin e ushtareve qe flijuan jeten per lirine,shqiptaret ti gezojne te drejtat e tyre kombtare ne Maqedoni dhe qytetaret ia dhane besimin.
    Per kater vjet ne krye te komunes ne Gostivar nxori nga puna te gjithe punonjesit pa kualifikim neper institucione publike te punesuar nga PDSH e futi ne ato vende pune ushtaret partiak te BDI, njesoj dhe keto pa kualifikim arsimor, rezoi pertoke dhjetra kiosqe ne shesh te qytetit dhe mbolli do lule,do bredha e pak kullose (tamam nje shesh europian),rezoi pertoke do mure e do gardhe te qytetareve qe kishin cenuar pronen shteterore te planifikuar per rruge e lejoi qe z.Naser Adili (GETRO) dhe do biznesmene tjere te ndertojne qendra tregtare e ndertesa ne prone publike e pa leje ndertimi (jooficialisht me kompensim ne llogari personale te kryetarit Bejta), tjeter .
    Tani perseri kerkon voten e qytetareve sepse kundershtari i tij z.Rufi Osmani paska qene spiun i shtetit sllavo-maqedon, sepse edhe nese nuk e votojme ai sidoqofte do te fitoje me ndihmen e qytetareve sllave,turq e maxhupe,sepse nese nuk e votojme te gjithe qe i ka punesuar ne institucionet publike do largohen nga puna,te gjithe qe jane te punesuar ne instutucione publike pa arsim perkates do largohen nga puna nese fiton z.Rufi Osmani,sepse te gjithe te punesuarit ne GETRO do largohen nga puna nese nuk votohet per z.Nevzat Bejta,sepse ne keto zgjedhje ai ka me shume perkrahje nga qytetaret se z.Rufi Osmani,sepse Zoti e don BDI, Zoti e don z.Ali prandaj duhet dhe qytetaret z.Nevzat Bejten e qyetaret nese nuk e duan BDI Zoti do ti denoje e z.Nevzat Bejta eshte nje besimtar "i vertete", "ZOTI" i tij eshte nje cope druri me boje,vula e partise, mendon se vula e partise eshte i madhi e i meshirshmi "Zot" qe te jep fatin,punen,pasurine e shendetin,prandaj dhe do ti humb zgjedhjet.
    Z.Rufi Osmani rikthehet perseri me sinqeritetin,patriotizmin dhe dashurine ndaj atdheut dhe popullit e tij,rikthehet me perkrahje dhe vullnet te madh te popullit,pa hile pa pushke,pa thyerje kutish,pa vjedhje votash,ne menyre fer dhe demokratike. Populli ka besim ne te qe do udheheq me nder komunen, pa konflikt interesi,pa korrupcion,pa punesime pa pregaditje arsimore gjersa ne ent per punesim presin qindra profesioniste per punesim,me projekte per te miren e qytetareve dhe me premtimin qe shpejt do organizohet populli e do mer pjese ne qeverisje te shtetit per te zbatuar dhe per te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar ne IRJM.

    Tani me shkon ndermend se c'dallim kane z.Rufi Osmani dhe profeti Muhamed s.a.v.s. , qe te dy u tradhetuan e u shiten nga njerezit e aferm te tyre e z.Rufi Osmani kthehet perseri sic eshte kthyer profeti ne Meke e shkateroi besimet ne "perendite prej druri".

  8. #648
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Me votën tuaj do të dënojmë politikën aktuale

    Kryetari i PDSH-ë, Menduh Thaçi ka theksuar se këto zgjedhje janë dhjetëfish më të rëndësishme se sa zgjedhjet e thjeshta lokale për shkak se shqiptarët me votën që i japin PDSH-së, e dënojnë politikën e kësaj qeverie e cila është kundër NATO-s , kundër BE-së dhe kundër shqiptarëve

    Lideri i partisë më të madhe opozitare shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në tubimin me banorët e Çellopekut deklaroi se partia që drejton ai ka mbështetje të madhe te shqiptarët dhe se në radhë të parë do t’i fitojë komunat në Tetovë.

    Kreu i PDSH-së gjithashtu ka theksuar se këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe sepse dënohet politika kundër NATO-s dhe BE-së.

    Të gjithë kundërshtarët e PDSH-së, sipas Thaçit paskan thënë se si duket PDSH-ja në Tetovë do të fitojë krejt komunat , ndërsa kryetari i partisë tha se jo vetëm krejt komunat por edhe atë që në raundin e parë.

    Sipas kreut të partisë kundërshtarët i ka trishtuar kjo mbështetje që bëjnë shqiptarët për PDSH-në.

    ”Unë u porosis që nëse duan që ne të zbutemi apo të dobësohemi , ta ndalin presionin Qeveria, maqedonët, UDB-ja dhe shërbëtorët e tyre, atëherë mund të dobësohet PDSH-ja , ndërsa mileti e sheh se çfarë beteje dhe qëllimesh ka PDSH-ja dhe sigurisht dita-ditës rritet mbështetja” theksoi lideri i PDSH-së.

    Thaçi theksoi se këto zgjedhje janë dhjetëfish më të rëndësishme se sa zgjedhjet e thjeshta lokale për shkak se shqiptarët me votën që i japin PDSH-së, e dënojnë politikën e kësaj qeverie e cila është kundër NATO-s , kundër BE-së dhe kundër shqiptarëve.

    ”Do të vazhdojmë bashkërisht shqip krah për krah me aleatët tanë SHBA-të, Unionin Evropian dhe NATO-n” deklaroi Thaçi.

    Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicë, Nasuf Sinani tha se ka përvojë për të menaxhuar me këtë komunë sepse ai këtë e ka bërë edhe në rrethana shumë të vështira dhe me shumë sukses ka menaxhuar. Gjithashtu në kuadër të tubimeve të ndryshme PDSH-ja ka qenë edhe në Shipkovicë ku para banorëve ka shpalosur platformën e vete për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale.

    (INA)
    Sui generis

  9. #649
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Riker: Zgjedhje demokratike nëse synoni NATO dhe BE

    Maqedonia duhet të zhvilloj zgjedhje të lira dhe demokratike më 22 Mars nëse dëshiron anëtarësimin në NATO dhe Bashkimit Evropian

    Ky është mesazhi i Presidentit amerikan Barak Obama dhe Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton të cilin ambasadori Riker ua përcolli kandidatëve për kryetar të komunës së Çairit

    "Në këto zgjedhje nuk duhet të ketë vend për kërcënime ose për frikë, frikë për humbje të vendit të punës, frikë për ardhmërinë, për të ardhmen! Kjo fushatë zgjedhore, këto zgjedhje duhet të ofrojnë zgjidhjen e problemeve në përgjithësi. Mediumet do të duhet të sigurojnë qasje të njejtë për të gjithë kandidatët dhe informim objektiv. Atë se çfarë dua tju them qytetarëve të Çairit por dhe të mbarë vendin është se duhet të ushtrojnë demokracinë. Pres një jehonë të lartë të qytetarëve që do të dalin në votime, ku do të mund të tregojnë qartë se kush dëshirojnë të jetë lider i tyre lokal dhe kush president i cili do ta prezantojë Maqedoninë jashtë kufijve të saj dhe i cili do ti kryej obligimet kushtetuese të Komandantit Suprem", deklaroi ambasador i SHBA-ve, Filip Riker.Riker takime të ngjashme ka zhvilluar edhe kryetarin aktual të komunës së Sarajit si dhe me kandidatët që garojnë për kryetar të kësaj komune.

    (INA)
    Sui generis

  10. #650
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Policia sekuestron 530 kilogram marihuanë

    Policia ka shkatërruar një hallkë të një zinxhiri marihuane në Maqedoni. Në dy aksione të vecanta, policia ka vënë nën pranga 4 persona, të cilëve, iu sekuestrua gjithsej 530 kilogram marihuanë. Sipas autoriteteve të ministrisë së brendshme, vlera e bimës narkotike në treg, mendohet të jetë 500 mijë deri në 1 milion euro. Fillimit, policia bastisi një banesë të marrë me qira nga vëllezërit Qenan dhe Zejadin Hakiki me origjinë nga fshati Çellopek. Por në banesën me qira në qendër të Tetovës, policia sekuestroi vetëm 6 kilogram marihuanë, ndërsa 530 kilogramët e tjerë, u sekuestruan në në një stan, në fshatin Trebosh. Shtetatsit Riza dhe Kujtim Murati, që të dy nga Qellopeku i Tetovës, sipas policisë kishin gati për shitje bimën narkotike, e cila ishte në gjendje të tharë. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se 4 të ndaluarit, do të dërgohen para gjykatësit hetues.
    "Gjatë ditës së djeshme gjatë një aksioni të organizuar nga ana e policisë është zbuluar një sasi e madhe marihuane, dhe pas matjes së kryer është vërtetuar se janë sekuestruar 530 kilogramm, ndërkohë që vlera e kësaj bime narkotike në tregun e zi mund të shkojë nga 500 mijë deri 1 milion euro, varësisht se a do shitej me shumicë apo pakicë. Në lidhje me këtë, policia arrestoi katër persona, kundër të cilëve do të ngrihet padi penale. Personat e arrestuar ishin të njohur për policinë, për vepra të ngjashme penale dhe bëhet fjalë për persona që kanë kaluar nëpër duart e policisë, edhe më parë", tha
    ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.

    Alsat
    Sui generis

  11. #651
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bexheti: 100 për qind do ta ndryshojë Tetovën

    Kandidati i PDSH-së, prof.dr Sadi Bexheti për komunën e Tetovës në intervistën për “Shqip media” flet për misionin e tij për një Tetovë ndryshe...

    Cilat ishin arsyet për të garuar për zgjedhjet vendore për qytetin e Tetovës dhe nominimi juaj nga PDSH-ja ?

    Arsyet janë nga më të ndryshmet por mbi të gjitha dominon dëshira për ndryshimet të cilat mendoj se është koha të bëhen në këtë komunë. Është vizioni i qartë për një Komunë bashkëkohore dhe me kapacitet të madh zhvillimor i cili duhet racionalisht dhe në mënyrë strategjike të menaxhohet. Unë bindshëm deklaroj se kam kapacitet të dëshmuar menaxhues dhe se mund të bëj ndryshime të dukshme në të gjitha sferat jetësore se kjo komunë është e begatë dhe ato të mira duhen shfrytëzuar për përparimin e Komunës dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

    Oferta juaj për qytetarët e komunës së Tetovës. Cilat janë synimet dhe projektet që ju do të realizoni?

    Oferta ime është shumë e gjerë dhe prek të gjitha sferat e jetës së përditshme dhe zgjidhjen e çështjeve që brengosin qytetarët e Komunës së Tetovës por mbi të gjitha mendoj se ka ardhur momenti që Komuna e Tetovës të bëhet komuna e Qytetarit Tetovar dhe fjala e Tij të jetë me vlerë dhe inicuese e projekteve të reja. Programi im i punës ofron një sërë aktivitetesh dhe projektesh të cilat i takojnë ekonomisë, arsimit, urbanizmit, kulturës, turizmit, ekologjisë etj. Poashtu nuk duhet lënë anësh edhe aspektin social të ofertës sime ku parashihen: trajtim i veçantë për njerëzit e moshuar dhe përfundimisht në Tetovë është momenti i ndërtimit të Shtëpisë për përkujdesjen e njerëzve të moshuar. Komuna jonë ka një nevojë të domosdoshme për krijimin e qendrës për përkujdesjen e personave me të meta apo të hendikepuar.
    Në Komunën e Tetovës ende nuk kemi trajtim të institucionalizuar të personave të cilët janë të varur nga mjetet narkotike dhe prandaj ato janë edhe faktorë të cilët pengojnë dhe prishin qetësinë e qytetarëve të zakonshëm. Ne do të krijojmë një qendër të këtillë dhe me këtë rast do të mund të mbikëqyrim këtë anomali të shoqërisë sonë dhe zhvillimin e saj me qëllim që të merren masa parandaluese për personat të cilët bëjnë distribuimin e këtyre mjeteve.

    Pas konfliktit të vitit 2001 një numër i madh i pjesëtarëve në atë konflikt mbeten të hendikepuar dhe një numër i konsiderueshëm i familjeve mbetën pa më të afërmit e tyre. Poashtu edhe të burgosurit politik nga kjo Komunë nuk janë në numër të vogël. Të gjitha këto sakrifica ata nuk i kanë bërë për interesa personale por për të mirën tonë mirëpo fatkeqësisht këto persona as që përmenden më. Unë bindshëm deklaroj se këto persona do të jenë ndër prioritetet në agjendën tonë dhe se Komuna do të krijon fond të rregullt i cili së paku do tu lehtëson jetën këtyre familjeve.

    Ku e bazoni suksesin tuaj të deritanishëm, duke ju njohur më parë si një personalitet i respektuar në lëmin profesionale, por më pas edhe në postin e rektorit të USHT-së?

    Motoja ime gjithnjë ka qenë se puna e bën njeriun dhe nga puna jetojmë dhe kudo ku kam qene i kyçur e kam dëshmuar këtë devizë. Të gjitha sukseset që i kam arritur gjatë karrierës sime po edhe si rektor ia përshkruaj gatishmërisë për sakrificë dhe devotshmërisë për punën. Ajo që kam arritur gjatë mandatit tim si rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës për një vit akademik, d.m.th akreditimin e të gjitha programeve studimore deridiplomike deri atëherë të pa-akredituara, akreditimin dhe lansimin e studimeve të magjistraturës si dhe ri-themelimin e fakulteteve, hapjen e fakultetit të ri në Kumanovë, internacionalizimin e Universitetit si dhe një sërë aktivitetesh tjera të natyrave të ndryshme që për publikun janë mirë të njëhura, është arritur me punë dhe me kontribut të madh timin dhe stafit të kyçur. Suksesi im nuk bazohet në fjalë por në punë.

    Ku duhet pikërisht në Tetovë të kushtohet vëmendja për zhvillimin e këtij qyteti ?

    Po deri tani të gjithë para zgjedhjeve flasin për intervenime të ndryshme dhe zhvillim ekonomik dhe uljen e papunësisë mirëpo konkretisht shume pak aktivitete bëhen në këtë drejtim. Zhvillimi ekonomik është një term i gjerë i cili kërkon qasje të shumanshme. Fokusimi në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe në hapjen e bizneseve të reja do të ketë ndikim edhe në zhvillim të mirëfilltë ekonomik po edhe në uljen e papunësisë. Në këtë drejtim do të punohet edhe në krijimin e programeve trajnuese për rikualifikimin e fuqisë punëtore, investime në zhvillimin e bujqësisë si sektor më i organizuar ekonomik. Poashtu, një aspekt tjetër ku Tetova ka perspektivë është zhvillimi i turizmit dimëror d.m.th investimi kapital në Kodrën e Diellit dhe promovimi i kësaj qendre turistike në plan ndërkombëtar do të ndikon dukshëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike të Komunës së Tetovës. Çështja e ujit të pijshëm është një ndër problemet më dominante në Komunë posaçërisht gjatë stinës së verës dhe është e domosdoshme qasja serioze ndaj këtij problemi. Nuk flas si ekspert i kësaj lëmie por besoj që zgjidhja e këtij problemi do të jetë primare për Komunën tonë dhe këtë zgjidhje do ta mundësojmë përmes partneritetit privat-publik. Vetëm për sqarim në këtë drejtim kemi projekte të cilat do të përmirësojnë gjendjen momentale me ujin e pijshëm në Komunën e Tetovës dhe këtu përfshihen:

    Uji teknik – d.m.th. ndërtimi i rrjetit paralel të ujit teknik i cili do të jetë pa pagese dhe do të përmbush nevojat për vaditje të oborreve, larje të veturave, nevojat industriale pasi që për momentin 30% të ujit të pijshëm në Komunë përdoret për plotësimin e këtyre nevojave.

    Ujërat e Sharrit – projekti i cili është realizuar në vitet e 50-ta ka paraparë transportimin e ujërave të Sharrit në sistemin e hidrocentralit të Mavrovës por faza e projektit ku këto ujëra duhet të kthehen prej Vrutoku përmes kanaleve në fushën e Tetovës nuk është realizuar dhe kjo ka pasur ndikim në ndryshimin e makro dhe mikro klimës jo vetëm në Tetovë por në gjithë fushën e Pollogut. Ne si Komunë do të angazhohemi që kjo fazë e projektit të realizohet me çka do të sigurojmë ujë të bollshëm për nevojat e bujqësisë dhe për përmirësimin e ambientit jetësor të banorëve të Komunës tonë.

    Centralet e vogla të rrymës – në vitet 1992-1994, me ndërtimin e kaptazheve për ujë, prej ujërave të ashtuquajtura Uliveriç – Vakëf nga Sharri u ndërtuan edhe 4 centrale me fuqi 2 megavat që janë financuar nga ndërmarrja publike komunale e Tetovës. Qëllimi i këtij projekti ka qenë që kjo rrymë të përdoret për nevojat e qytetarëve të Tetovës mirëpo Qeveria i përvetësoi dhe ia dha në shfrytëzim koncesionerit austriak i cili sot ua shet qytetarëve të Tetovës. Jam i bindur se edhe këtë projekt t’ia kthej Komunës së Tetovës, të cilës edhe i takon dhe do të mundësojmë që së paku ndriçimi rrugor, institucionet arsimore dhe publike si dhe një pjesë e shtresës me gjendje të rëndë sociale të kenë rrymën falas.

    Ekzistojnë poashtu edhe projekte të tjera mjaftë të rëndësishme të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve ku ndër të tjera mund të përmend: Qendra Banjiçe e cila do të shndërrohet në një qendër rekreimi dhe sporti, Teqeja e Shipkovicës parashihet të shndërrohet në një qendër për rekreimin e fëmijëve duke marrë parasysh se aty parashihet rikonstruimi i objektit të ashtuquajtur të ushtrisë, Deponia e hedhurinave nga amvisëria e cila parashihet të ndërtohet me investime të huaja ku do të bëhet riciklimi i hedhurinave, Lumi Shkumbin – ku parashihet krijimi i liqeneve të vegjël me kaskada, rregullimi i parqeve dhe vendparkimeve të reja etj.

    Si e vlerësoni punën e deritanishme të kundër kandidatit tuaj dhe a mund të thuhet se është realizuar diçka në drejtim të zhvillimit të këtij qyteti shqiptar?

    Kampanja ime parazgjedhore nuk bazohet në të arriturat apo mossuksesin e garniturave të mëparshme të cilat kanë udhëhequr me Komunën e Tetovës por në vizionin tim për këtë Komunë. Secila garniturë ka vepruar në kohë të caktuar dhe në kushte administrative dhe financiare të caktuara por nuk ka dyshim se janë lëshuar apo nuk janë realizuar projekte për interesa partiake të cilat kanë shkuar në dëm të qytetarëve.

    A mendoni se Tetova do të ndryshojë me ju ?

    Jo që mendoj por jam i bindur pasi që në këtë garë nuk hyj për interesa personale por për realizimin e strategjisë që unë i kam për Komunën e Tetovës.

    Ju lutem të na përshkruani biografinë e juaj në pika të shkurtra ?

    Jam lindur në fshatin Lisec të Tetovës më 01.11.1957, shkollimin fillor e kam kryer në Reçicë të Madhe, të mesmen në gjimnazin e Tetovës.

    Studimet deridiplomike i kam kryer në Universitetin e Prishtinës ndërsa studimet pasdiplomike dhe të doktoraturës në Universitetin e Zagrebit ku edhe jam promovuar si doktor i shkencave të mjekësisë.

    Kam punuar gati njëzet vite në Universitetin e Prishtinës dhe mandej jam kyçur edhe në Universitetin e Tetovës, ndërsa prej vitit 2007 kryej edhe detyrën e rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

    Ina
    Sui generis

  12. #652
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PE raport pozitivë për Maqedoninë

    Parlamenti Evropian( PE) të enjten në Strasburg miratoi raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2008. Raporti i PE-së, rekomandon që Maqedonia deri në fund të vitit të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe liberalizimin e tërësishëm të vizave.

    "Maqedonia ndërmerr hapa për plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE. Është bërë përparim në implementimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në plotësimin e bençmarkeve, që i vendosi KE-ja. Na vjen keq që tre vite pas marrjes së statusit kandidat, Maqedonia ende nuk ka filluar negociata për anëtarësim në BE. Kjo ka efekt demotivues mbi shtetin dhe qytetarët dhe e rrit rrezikun për destabilizim të rajonit. Që të ndërpritet situata e tillë, Këshilli i BE-së duhet të përcaktojë datë për fillimin e negociatave deri nga fundi i vitit", qëndron në Raportin e PE-së i cili nuk ka karakter obligativ, por mundet të ndikojë në krijimin e politikës së Brukselit ndaj Maqedonisë.Evroparlamentarët në dokumentin në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk i bëjnë thirrje Greqisë që të mos e përdor veton si instrument për pengimin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por është pranuar përcaktimi i përgjithshëm, me të cilin rekomandohet që problemet bilaterale të mos e frenojnë procesin e qasjes së vendeve nga Ballkani në organizatata evropiane dhe evroatlantike. Vendimet përfundimtare për hapat e ardhshme të Maqedonisë në procesin e evrointegrimeve i marrin Komisioni evropian dhe Këshilli i BE-së.

    (INA)
    Sui generis

  13. #653
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bexheti: Shipkovica është prioriteti i yni

    Kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës, prof.dr Sadi Bexheti ka theksuar se angazhimi i tij kryesor do të jenë investimet në infrastrukturë, blektori, arsim, shkolla, kopshte etj

    Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti promovoi ofertën e tij politike para banorëve dhe simpatizantëve partiak në Shipkovicë. Profesor Sadi Bexheti paraqiti para të pranishmeve ofertën, programin dhe vizionin e tij për drejtimin e Komunës së Tetovës. Ai u premtoj banorëve të Shipkovicës se prioritet i punës së tij do të jetë zhvillimi i blegtorisë në këtë zonë, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve që lidhin fshatrat e malësisë, menaxhimin e pikës turistike Kodra e Diellit sipas parametrave bashkëkohorë, ndihmë për rastet sociale dhe çështje të tjera që ballafaqohen qytetarët. Më tej në fjalën e tij Sadi Bexheti u tha banorëve të Shipkovicës se gjatë katër viteve të ardhshme do të investohet në komunën e Tetovës në infrastrukturë, shkolla, kopshte, çerdhe për fëmijët si dhe një rregullim urbanistik. “Ne jemi të vetëdijshëm për punën tonë dhe jemi të gatshëm ta kryejmë me sukses”, theksoi mes tjerash kandidati i PDSH-së për kryetar të Komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

    (INA)
    Sui generis

  14. #654
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    QKFP: Ivanov në krye, ndiqet nga Selmani

    Qendra për Kërkimin dhe Formimin e Politikave, në një sondazh të ri lidhur me kandidatët presidencial, rendit në krye, Gjorgje Ivanovin dhe Imer Selmanin. Ata kanë më shumë shanse për hyrje në raundin e dytë. Ndërsa Lubomir Fërçkovski, ka shënuar rënie të rejtingut. Besimi i qytetarëve është rritur më shumë për Nano Ruzhinin. Sipas sondazhit, Gjorgje Ivanov këzon besueshmëri 23.1%, Imer Selmani 13.3 %, Lubomir Fërçkoski 9.7 %, Agron Buxhaku 8.1%, Lube Boshkovski 6.3%, Nano Ruzhin 3.9 %, ndërsa në fund Mirushe Hoxha me 1.9 %. Nëse në raundin e dytë do të mbeteshin Ivanovi dhe Selmani, 34.8 % e të anketuarve do të votonin për Ivanovin, derisa 24 % për Selmanin. Nëse në vend të Selmanit, në raundin e dytë do të hynte Fërçkoski, atëherë 33 % do të votonin për Ivanovin, ndërsa 14.6 % për Fërçkoskin. Anketa është realizuar nga data 7 deri më 9 mars, me marrjen në pyetje të 1 100 qytetarëve, duke u bazuar edhe në moshën, etninë, gjininë dhe rajonet ku ata jetojnë.

    Alsat
    Sui generis

  15. #655
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LQSHA e shqetësuar për shqiptarët në Maqedoni

    Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me anë të një raporti të posaçëm do të njoftojë administratën e re amerikane për zhvillimet në Maqedoni, pozitën e shqiptarëve dhe zvarritjet që po i bëhen procesit të evrointegrimeve të këtij vendi

    Lajmet e këqija që vijnë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO dhe tendencat për sllavizmin e vendbanimeve ku dominon edhe popullsia shqiptare siç është Shkupi janë shqetësimet e fundit të Ligës Qytetare S h q i p t a r o - A m e r i k a n e (LQSHA) të udhëhequr nga ish-kongresisti shqiptaroamerikan Xhozef Diogardi.

    LQSHA e shqetësuar nga kjo gjendje dhe nga skenarë të mundshme të tjera për njollosjen e shqiptarëve në Maqedoni por edhe më gjerë në rajon, po përgatit një raport të posaçëm për të njoftuar administratën e re amerikane. Shpalosja e kësaj gjendje u bë në një takim të LQSHA-së të zhvilluar pardje në Nju Xhersi, ku u shqyrtuan zhvillimet në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë situata në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Ish-kongresisti dhe presidenti i LQSHA-së, Xhozef Diogardi ka theksuar se me kujdes të veçantë po i ndjekin zgjedhjet në Maqedoni që do të mbahen më 22 mars.

    "Duke vijuar se nuk përkrahim asnjë parti, kërkojmë që atje të mbahen zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike, pa asnjë problem. Zgjedhjet në Maqedoni do të jenë edhe një provim i mirë, për të kaluar ose ngelur Maqedoninë, për të fituar të drejtën e ftesës së humbur për anëtarësim në NATO", ka theksuar ish-kongresisti shqiptaroamerikan. Duke folur për Kosovën, Diogardi u tregua mjaft kritik ndaj Qeverisë aktuale, që sipas tij, nuk po bën aq sa duhet në planin e njohjeve. Ai është shprehur se LQSHA do të nisë një mision për të rritur numrin e njohjeve, nëpërmjet takimeve me ambasadorë të vendeve anëtare të OKB-së në selinë në Nju Jork. Shirli Kloes Diogardi, këshilltare për Çështjet e Ballkanit në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane theksoi se Serbia po zhvillon një spastrim të heshtur etnik në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc. Ajo thotë se rasti më flagrant është arrestimi në dhjetor të vitit të kaluar i 10 shqiptarëve të cilët Beogradi i ka portretizuar si kriminelë lufte. Shirli Kloes DiGuardi njoftoi se është në përgatitje e sipër një raport i gjërë dhe i detajuar ku do të përfshihen çështjet dhe problemet e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës e Mal të Zi.

    Sami Jonuzi, anëtarë i lartë i LQSHA-së ka deklaruar se janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit në Maqedoni. "Humbja e shansit të Maqedonisë për pranimin e ftesës së saj në NATO, e ka dëmtuar shumë këtë vend. Nga kjo më shumë kemi pësuar ne shqiptarët, andaj do t`i bëjmë thirrje Qeverisë amerikane që të ushtrojë presion ndaj të dyja palëve që të arrihet zgjidhje për emrin me ndërmjetësimin e diplomatit Metju Nimic", ka theksuar Sami Jonuzi, me origjinë nga Maqedonia.

    Ina
    Sui generis

  16. #656
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhaferi: PDSH filloi politikën shqip dhe vazhdon shqip

    Kryetari i Kuvendit qendror të PDSH, Arbër Xhaferi, tubimin me qytetarët e Dibrës e nisi me fjalë miradije për qytetin e dijes dhe arsimit

    "PDSH filloi politikën e vet me shqip dhe do të vazhdojë me shqip. Kjo nënkupton se pa institucione shqiptare nuk ka kuptim politika shqiptare, pa institucione kulturore shqiptare nuk ka kuptim politika partiake. Prandaj ju premtojmë se PDSH asnjëherë nuk do të ikë nga kjo rrugë, PDSH gjithmonë do të mbetet besnike e premtimeve të marra", theksoi në fjalën e tij para qytetarëve dibran Arbër Xhaferi.

    Ndërkaq, kandidatja e PDSH-së për presidente shteti, Mirushe Hoxha, në takimin me qytetarët dibranë theksoi se oferta që iu dha nga ana e PDSH për të qenë kandidate presidenciale e kësaj partie është një nder i madh për të.

    "PDSH tregoi se ka respekt të posaçëm dhe kujdeset për kuadrot, prandaj morra obligimin dhe e përsëris edhe disa herë se nuk do t'ju zhgënjej. Dua të shpalos një temë, të zgjeroj idenë rreth institucioneve paralele të demokracisë konsensuale, dua të flas parasëgjithash për çlirimin e fjalëve të nocioneve nga paragjykimet. Shoqëria e Republikës së Maqedonisë e dimë se është shoqëri multietnike dhe kjo është fakt i pakontestueshëm" , theksoi Hoxha

    Ajo u shpreh se oferta e PDSH është demokracia konsensuale e cila nënkupton institucione paralele si dhe të drejtën e vetos së popullit jo dominant por që në territoret e veta jeton si shumicë dhe jo vetëm të drejtën e vetos së grupit dominant.

    "Modeli i demokracisë konsensuale është modeli i Belgjikës i cili nuk është as shtet federativ as i kantonizuar. Në shtetin tonë përsëri po shfaqet një frikë jo racionale ndaj fjalës institucion paralel. Unë kam vendosur që sot e tutje t'i çliroj fjalët nga paragjykimet.Ndonjëherë në jetën e njeriut dhe në jetën e shoqërive ndodh robërimi i

    fjalëve, kjo gjë ndodh edhe në Maqedoni që fjalët ndonjëherë në mënyrë të padrejtë kanë konotacion negativ", theksoi kandidatja e PDSH-së, Mirushe Hoxha.

    (INA)
    Sui generis

  17. #657
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria planifikoi 4 milion euro vetëm për zgjedhjet

    Qeveria planifikon të harxhojë rreth 4 milion euro nga buxheti për financimin e zgjedhjeve vendore dhe presidenciale.

    Ministria e Financave ka bërë të ditur se harxhimet e planifikuara janë të njëjta me ato të vitit të kaluar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Përveç organizimit të zgjedhjeve, Qeveria këtë muaj po harxhon edhe mjete nga buxheti për disa investime kapitale, ndërtim të rrugëve, ujësjellësve, shkollave, çerdheve, edhe pse të ardhurat tatimore të mbledhura gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë qenë më të vogla se siç ishte planifikuar. Nga ana tjetër, ekonomistët kanë paralajmëruar një situatë të rëndë në buxhetin shtetëror, për shkak të krizës së rëndë ekonomike, që ka goditur edhe vendin. Ekonomistët kanë kërkuar revidim të buxhetit, ndërsa Qeveria ka paralajmëruar rebalancë menjëherë pas zgjedhjeve të 22 marsit, për shkak të vështirësive në grumbullimin e të ardhurave tatimore.


    Ina
    Sui generis

  18. #658
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Menduh Thaçi promovoi librin “Politika e mbijetesës”

    Në prani të personaliteteve shkencore, publike dhe studentëve, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi promovoi librin e tij të titulluar “Politika e Mbijetesës”.

    Ai ka shtuar se libri “Politika e mbijetesës” është një rifreskim mbi kujtesën tonë dhe një shoshitje e fakteve.

    “Shumë punë bëmë por ka ngelur edhe një mal punësh të tjera që peshojnë mbi supet e shqiptarëve të këtushëm. Përderisa institucionet shtetërore nuk shprehin gatishmëri që t’i zgjidhin në paket apo edhe një nga një problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, PDSH-ja nuk do të rresht së punuari në këtë drejtim, do të jetë këmbëngulëse dhe e pakompromis, e pathyeshme dhe e papërkulshme”, ka theksuar në fjalën e tij kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Kryetari i kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka shpalosur memoare nga njohja e parë me Thaçin dhe veprimtarinë e tij politike.
    “Ky libër është dëshmi se ne kemi ditur se çka të kërkojmë dhe se njëri nga figurat e ndritura të politikës shqiptare zoti Thaçi, në mënyrë të hapur në mënyrë konkrete ka arritur që të krijoj një vetëdije politike të shqiptarëve të asaj kohe. PDSH-ja si dhe vetë zoti Thaçi ishin të ballafaquar me një sërë barrierash. Barriera nga politika aktuale Maqedonase që premisë kryesore e kishte radikalizmin iluzionist që u brumos në atë kohë me nocionin oaza e paqes”, u shpreh Arbër Xhaferi, kryetar nderi i PDSH-së.

    Redaktori i librit dhe, njëherit edhe moderatori i promovimit të këtij libri, Avni Halimi, veç të tjerash theksoi se, zotëri Menduh Thaçi është ndër të paktët politikanë shqiptar i cili, shqetësimet e veta politike, problemet dhe kontekstet kombëtare përveç që me sukses i shpreh dhe i elaboron qoftë në parlament, në takime liderësh, në takime formale e jo formale, diplomatike e ndërkombëtare, i shpreh edhe në mediat elektronike dhe në ato të shkruarat.

    Në këtë libër janë të përmbledhur intervista, analiza, qëndrime të shprehura nga fillimi i karrierës politike së kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi nga periudha e viteve 1992-93.

    (INA)
    Sui generis

  19. #659
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hoxha: Marrëveshja e Ohrit është e modifikuar

    Partia Demokratike Shqiptare ka prezantuar kandidaten e saj për president të Maqedonisë, Mirushe Hoxha para qytetarëve të Tetovës. Në tubim Mirushe Hoxha tha se realiteti multietnik i Maqedonisë duhet të pasqyrohet edhe ndërtimin e shtetit. Hoxha tha Partia Demokratike Shqiptare se ajo është e punon për demokraci konsenzuale, ndërsa tha se vizioni i saj është që të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
    “Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar në tërësi dhe ajo është e modifikuar. Kur të dilni të votoni duhet ta kini këtë parasysh, sepse kjo ndodhi kur BDI-ja ishte në pushtet. Me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, në vend se të legalizohet përdorimi i plotë i gjuhës shqipe, gjuha shqipe u ndalua”, deklaroi Mirushe Hoxha, kandidate për presidente nga radhët e PDSH-së.

    Alsat
    Sui generis

  20. #660
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtrenjtohen benzinat dhe nafta

    Çmimi me pakicë i benzinave sonte në mesnatë rritet për dy denarë, përderisa dizeli shtrenjtohet për një denar. Kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme të rregullt kushtuar korrigjimit të çmimeve të derivateve të naftës.

    Çmimi i ri i EUROSUPER-95 arrin 53,50 den/lit, i EUROSUPER-98 është 55,00 den/lit, ndërsa i MB-96 arrin 56,50 den/lit. Në pajtim me vendimin, EURODIZEL (D-E IV) prej sonte në mesnatë do të shitet për 42,50 den/lit, ndërsa Ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) me çmim prej 31,50 den. Shtrenjtimi më i ri arsyetohet me rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe për 5,39 për qind.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 33 prej 55 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •