Close
Faqja 34 prej 55 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 680 prej 1094
  1. #661
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH, MBAJTI TUBIM MADHËSHTOR NË GJIMNAZIN E TETOVËS

    PDSH-ja të hënën në mbrëmje ka zhvilluar një nga tubimet më të fuqishme gjatë kësaj fushate. Tubimi në Gjimnazin e qytetit dhe në lagjen Teqe, dëshmuan se populli i Tetovës përkrah fuqishëm kandidatin e PDSH-së për kryetar komune të Tetovës z. Sadi Bexheti. Një pjesëmarrje masovike e elektoratit gjithashtu dëshmon se shqiptarët besojnë fuqishëm në politikën e palëkundur kombëtare të PDSH-së dhe liderit të saj Menduh Thaçi.

    PDSH
    Sui generis

  2. #662
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: PDSH është parti e fuqishme politike dhe nuk ka nevojë për mashtrues

    ”Vazhdojmë t’i pyesim përse janë shashtrisur sot, kanë menduar se vërtet në Saraj nëse largohen dy-tre mashtrues dhe dy-tre kriminel, nuk do të ekzistojë PDSH-ja, ata e kanë shumë gabim“, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë takimit me banorët e Sarajt. Në rast se dikush ka menduar se disa njerëz largohen nga PDSH-j ,atëherë nuk do të ekzistojë kjo parti në Saraj, e kanë shumë gabim. Ky ka qenë mesazhi i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni dhe liderit Menduh Thaçi në një takim në Saraj ku promovohej kandidatja Mirushe Hoxha për president dhe kandidati komunal në këtë zonë Fari Rexhepi.”Vazhdojmë t’i pyesim përse janë shashtisur sot, kanë menduar se vërtet në Saraj nëse largohen dy-tre mashtrues dhe dy-tre kriminel, nuk do të ekzistojë PDSH-ja, ata e kanë shumë gabim“ , ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke shtuar se po të kishte qenë mashtrues, matrapaz dhe i pafytyrë, nuk do të mund të largohej prej tyre. “Unë dhe PDSH-ja kemi shumë lëshime dhe gabime, por megjithatë nuk jemi mashtrues dhe rrenacak. Është njerëzore mos të jemi të përsosur, bëjmë gabime dhe lëshime, mirëpo është e pafalshme të thuash se jam doktor, mjek dhe nuk ke lidhje me fakultetin e Mjekësisë”, ka thënë Thaçi. Ai tha në vazhdim të tubimit i bëri thirrje kundër kandidatëve të tij që të vetëdijesohen sepse ata po vazhdojnë të punojnë në kuadër të një politike që po ndërton kisha dhe nuk lejon ndërtimin e xhamive në Tetovë.

    PDSH
    Sui generis

  3. #663
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: BDI t`i kërkojë falje nënave shqiptare

    Kryetarja e Forumit të Gruas të PDSH-së, Merale Ferati ka kërkuar që BDI t`i kërkojë falje publike nënave shqiptare për ligjin e miratuar për stimulimin e natalitetit

    Pas rrëzimit të Ligjit për mbrojtjen e Fëmijëve, që përmes dy neneve stimulohej nataliteti në komunat maqedonase, PDSH në mënyrë ekspresive si një nga partitë më të zëshme lidhur me kushtetutshmërisë së këtij ligji ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Kryetarja e Forumit të Gruas të PDSH-së, Merale Ferati e cila bëri edhe ankesën për shqyrtimin e këtij ligji pranë Gjykatës ka theksuar se me rrëzimin e ligjit, BDI duhet t`i kërkojë falje nënave shqiptare.

    “PDSH tërë kohën ka paralajmëruar se kjo qeveri po miraton ligje diskriminuese veçmas kur janë në pyetje shqiptarët, në këtë drejtim nënat shqiptare, duke favorizuar nënat maqedonase. Kështu që i bëjmë me dije opinionit se pikërisht partneri shqiptar në Qeveri, BDI që ka votuar këtë ligj duhet t`i kërkojë falje shqiptarëve dhe nënave shqiptare”, ka theksuar Merale Ferati.

    Ajo theksoi se partia e tyre e përshëndet këtë vendim duke shtuar se BDI duhet të jap llogari për bashkëpjesëmarrje në strategjitë e tilla antishqiptare.

    “Kjo është një dëshmi për paaftësinë e BDI-së në kuadër të kësaj qeverie. PDSH në mënyrë permanente alarmoi për paaftësinë e kësaj partie, ndërsa në gjë e tillë do të bëhet edhe në të ardhmen”, ka theksuar kryetarja e forumit të gruas, Merale Ferati.

    Ina
    Sui generis

  4. #664
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia sërish ngel, nuk ka anëtarësim në NATO

    Edhe pse raporti i fundit i Parlamentit Evropian ngjalli shpresa në Maqedoni, se vendi do të marrë një datë për fillimin e negociatave, diplomacia greke dhe bullgare sërish paralajmëruan vetot për Shkupin

    Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani nga Brukseli porositi Maqedoninë se pa zgjidhjen e emrit, nuk ka anëtarësim në NATO dhe datë për fillimin e negociatave.

    Diplomatja greke ka shprehur besimin se pas zgjedhjeve, Maqedonia do të krijojë një atmosferë më konstruktive për zgjidhjen e problemit. Me të njëjtin tonë është shprehur edhe shteti fqinj Republika e Bullgarisë. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin deklaroi të martën se vendi i tij do të mbështesë hyrjen e Maqedonisë në NATO kur Maqedonia t'i zgjidhë "të gjitha kontestet me fqinjët. Bullgaria akuzon Maqedoninë për vjedhje të vlerave historike dhe kombëtare bullgare.

    Vendet fqinje dhe bashkësia ndërkombëtare, përmes përfaqësuesve të tyre vazhdojnë të kujtojnë Shkupin se pa zgjidhjen e emrit vendi rrezikon izolimin total.

    Në ndërkohë, Samiti i NATO-s po afrohet, por për Maqedonia edhe këtë vit nuk do të bëhet pjesë e Aleancës së NATO-s.

    Ish zyrtari i lartë i administratës së presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, Den Hemilton me një pesimizëm të theksuar e sheh anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

    “Këto janë probleme të mëdha, sepse NATO i premtoi anëtarësim në Aleancës vetëm në qoftë se i zgjidhin mosmarrëveshjet. Greqia dhe Sllovenia e shfrytëzojnë atë që janë anëtare të NATO-s dhe vendosin se do të zgjidhen apo jo problemet. Lidhur me çështjen e emrit janë dhënë shumë opsione, por asnjëri nuk është pranuar” , ka deklaruar Den Hemilton, ish zyrtarë i administratës së presidentit Bill Klinton.

    Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të zhvillohet në rajonin kufitar mes Strassburgut dhe Kehl-it. Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duan të theksojnë kështu rëndësinë e NATO-s për paqen në Evropë. i ardhshëm.

    Në këtë samit, i cili mbahet në fillim të muajit prill, Shqipëria dhe sipas të gjitha gjasave edhe Kroacia do të bëhen pjesë e NATO-s me të drejta të barabarta. Ndërkaq, Maqedonia ndoshta do të pres momente dhe kohëra më të mira, atëherë kur do të jetë edhe e gatshme për ta zgjidhur kontestin e emrit kushtetues.

    (INA)
    Sui generis

  5. #665
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tubim qëndror i PDSH-së në Sheshin e qytetit në Tetovë

    Të nderuar qytetarë, të nderuar shqiptarë, ju informojmë se me 19.03.2009 e enjte, me fillim në ora 16:30, Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë tubim madhështorë në Sheshin e qytetit në Tetovë.

    Ju mirëpresim.

    Me respekt,

    Partia Demokratike Shqiptare
    Sui generis

  6. #666
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Me PDSH-në, shqiptarët e Maqedonisë janë të fuqishëm

    Tubim Qëndror në Shkup: Kreu i PDSH-së- Shqiptarët e Maqedonisë përveç që janë të fuqishëm e kanë edhe PDSH-së, e kanë edhe Kosovën dhe Shqipërinë dhe Amerikën.

    “Kemi patur lëshime, jemi njerëz, por asnjëherë nuk e kemi vënë kokën në Strumicë, Moskë dhe në Beograd . Ne gjithmonë e kemi mbajtur rrugën e drejtë dhe ne do të bëhemi fuqi nëse ju na jepni forcë dhe ju garantoj se ata do të përfundojnë në plehrat e historisë kombëtare” deklaroi Menduh ThaçiAsnjëherë nuk e kemi venduar kokën në Strumicë dhe në Shtip, nuk jemi ideal, edhe ne kemi gabimet tona, por të gjithë ata që nëpërkëmbën shqiptarët do t’a marrin dënimin” ky ka qenë mesazhi kryesorë i liderit të PDSH-së Menduh Thaçi drejtuar mijëra të pranishmëve në tubimin qendorë në Shkup dhe se sipas kreut të partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni dikush dëshiron t’a pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

    “Kemi patur lëshime, jemi njerëz, por asnjëherë nuk e kemi vënë kokën në sexhde në Strumicë, Moskë dhe në Beograd . Ne gjitmonë e kemi mbajtur rrugën e drejtë dhe ne do të bëhemi fuqi nëse ju na jepni forcë dhe ju garantoj se ata do të përfundojnë në plehrat e historisë kombëtare” deklaroi Menduh Thaçi i cili gjithashtu ka përmendur edhe disa arsye të tjera për t’a zhvendosur këtë politikë aktuale të gabuar, në binarët e një politike të drejtë dhe të mirëfilltë në interes të shqiptarëve në përgjithësi.” Unë jam i vetëdijshëm se ju nuk keni asnjë interes që të jeni këtu , vetëm ideja e shqiptarisë ju sjell këtu” tha Thaçi. Kreu i PDSH-së tha gjatë tubimit se të gjithë ata që na i nëërkëmbën fëmijë e gra në Shkup dhe Kumanovë, duhet të marrin dënim të madh prej jush dhe ai dënim duhet të jetë vota pro e PDSH-së në zgjedhjet e 22 marsit për kandidatët e kësaj partie .Në anën tjetër kandidatja e kësaj partie për president Mirushe Hoxha deklaroi në tubimin e PDSH-së në Shkup se duhet të sigurohet integrim i shpejtë i Maqedonisë në NATO dhe BE kurse një politikë të tillë e trason Partia Demokratike Shqiptare.Hoxha tha se gjatë këtyre ditëve kam mbrojtur opsionin shqip dhe opsionet e të tjerëve që janë të papranueshme për ne shqiptarët. Këto zgjedhje presidenciale dhe lokale sipas saj kanë një rëndësi të madhe për shqiptarët dhe se janë shumë të rëndësishme për gjithë Maqedoninë.Ajo tha se së pari duhet të sugurohet inkuadrimi i Maqedoninë në strukturat euroatlantike .”Ju dhe të gjithë ne duke votuar kandidatët e PDSH-s , vetëm kështu do të trasojmë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së drejt këtyre dy institucioneve tejet të rëndësishme” tha Hoxha.

    Kandidati i kësaj partie për kandidat të Komunës së Cairit Enver Loku tha se PDSH ka bërë shumë punë dhe vlera kombëtare për Shkupin e vjetër. Ai është drejtuar liderit Thaçi duke i thënë atij se mundësuat që ne si shqiptarë të Shkupit pa frikë të themi se jemi shqiptarë. Loku gjithashtu tha se shumë njerëzve të politikës tëndë të drejtë iu ke dhënë kafshatën e gojës, por disa persona ta kthyen shpinën edhepse ju ia dhatë bukën. “ Por ti je kaq i fortë,partia është kaq e fortë sa nuk lëvizim nga kjo rrugë e drejtë që ti e trason” deklaroi kandidati për komunë të Cairit i cili ka shpalosur edhe platformën e vet zgjedhore dhe ka premtuar ndryshime të mëdha në shumë sfera dhe në interes të të gjithë qytetarëve të asaj zone.

    Në këtë tubim qendrorë të kësaj partie ishte edhe kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës Dr. Sadi Bexheti si dhe gjithë strukturat më të larta duke përfshirë sekretarin gjeneral Imer Aliu, Nënkryetarin Iljas halimi dhe shumë të tjerë.

    PDSH
    Sui generis

  7. #667
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ shpërndau materialet zgjedhore

    Nën masa të larta sigurie sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor për votimet e së dielës në 84 komisionet komunale zgjedhore. Në to përfshihen: fletët e votimit, listat e votuese dhe proces-verbalet. Karvani i automjeteve që kanë transportuar materialin zgjedhor në prezencë të përfaqësuesve të KSHZ-së, ka filluar nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir.
    “Këtë vit fletët e votimit i ka shtypur shtypshkronja “Kiro Dandaro” nga Manastiri, prandaj të gjitha relacionet që i përfshin KSHZ nisen nga kjo shtypshkronjë. Konkretisht relacioni im është nga Manastiri përmes komunave të rrethit të Shkupit, si komuna e Petrovecit, Ilindenit, Haraçinës, momentalisht jemi në Butel dhe do të vazhdojmë në komunën e Gjorçe Petrovit, Sarajit, pastaj kemi një rrugë më të gjatë shkojmë në komunën e Sopishtes që të përfundojmë në komunën e Studeniçanit, në Zelenikov”, tha Dobre Jançev, përfaqësues i KSHZ-së.
    Sipas kodit zgjedhor komisionet komunale materialin duhet ta shpërndajnë deri në vendvotime 24 orë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, që nënkupton ditën e shtunë. Në objektet shkollore, ku votohet zakonisht, materiali duhet të shpërndahet në orët e vona për shkak se dita e shtunë është ditë pune. Edhe shpërndarja e materialit zgjedhor nga komisionet komunale deri tek vendvotimet do të bëhet nën masa të larta sigurie. Ditë më parë KSHZ ka dorëzuar edhe materialet e tjera të nevojshme si kutitë e votimit, vendi i votimit dhe llambat ultravioletë. Më 22 mars në vend do të mbahen zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale ndërsa të drejtë vote kanë gjithsej 1.792.082 votues. Një ditë më herët, të shtunën votojnë të burgosurit, ushtarët dhe të zhvendosurit brenda vendit.

    Alsat
    Sui generis

  8. #668
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në Maqedoni, uji shpenzohet pa masë

    Maqedonia është në mesin e shteteve evropiane, që shpenzojnë sasi brengosëse të ujit nga resurset e veta. Kjo bëhet e ditur në raportin e Agjencisë Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit me titull Resurse Ujore në Evropë - përballje me mungesë të ujit dhe thatësirë, të publikuar mbrëmë në Forumin Botëror për Ujëra në Stamboll.
    Indeks më të keq të shpenzimit të ujit në Evropë kanë Qiproja dhe Bullgaria, ndërsa menjëherë pas tyre janë Maqedonia, Italia, Spanja dhe Malta me eksploatimin brengosës të resurseve ujore. Evropa brenda vitit shpenzon 285 kilometra kub ujë, që është përafërsisht 5300 metra kub ose dy pishina olimpike me ujë për një kokë banori.

    Alsat
    Sui generis

  9. #669
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Most me 3730 vëzhgues monitoron zgjedhjet

    3750 vëzhgues të Asociacionit qytetare “Most” do të përcjellin zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni. Sipas kryetarit Darko Aleksov, në mbështetje të vëzhguesve statikë tyre do të jenë ekipet mobile të cilat përkohësisht do të vëzhgojnë vendet ku nuk ka vëzhgues statikë të “Most-it”
    “Këta vëzhgues do të përfshijnë rreth 65 % të 2976 vendvotimeve të teritorit të Maqedonisë.Vëzhguesit e Most-it do të jenë statikë dhe do ta përcjellin procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përsakj kësaj do të ketë edhe ekipe mobile të cilat do të shërbejnë si mbështetje logjistike të vëzhguesve statikë dhe do ti vëzhgojnë përkohësisht vendet ku Most-i nuk ka vëzhgues statikë.”, thotw Darko Aleksov, kryetar i Lëvizjes qytetare “Most”.
    Sipas Aleksov, vëzhgues të rregulltë të “Most-it do të llogariten vetëm ata të cilët do të mbajnë bluza të verdha me autorizim të Most-it dhe akreditime nga KSHZ-ja.
    “Monitoruesit tanë njihen për nga bluzat e verdha ku në pjesën e përparme të tyre qëndron logoja e Most-it dhe shënimi Monitoring 2009, autorizimet nga Most-i dhe akredimtimet nga Komisioni shtetëror zgjedhor të theksuara në vend ku shihen”, shton Darko Aleksov.
    Duke bërë apel për zgjedhje të qeta dhe demokratike, kryetari Aleksov theksoi se gjatë ditës së zgjedhjeve për qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi ose dëshirojnë të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor do të jetë e hapur linja telefonike falas 080 080 080. Ndërsa ata qytetarë të cilët nuk janë të sigurtë se në cilin vendvotim duhet të votojnë, të njejtën mundë ta konfirmojnë përmes vendosjes së të dhënave të tyre personale në faqen e interentit www.izbirackispisok.gov.mk

    Alsat
    Sui generis

  10. #670
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet ishin sukses për Maqedoninë

    Ministrat e Jashtëm të iniciativës Adriatik-Baltik-Atlantik në takimin e djeshëm në Rigë miratuan deklaratë të përbashkët në të cilën, mes tjerash, përshëndetet realizimi i suksesshëm i zgjedhjeve demokratike në Maqedoni

    Shefat e diplomacive të kësaj iniciative shprehën pritje se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në ardhmërinë e afërt, në pajtueshmëri me konkludimet nga samiti i Bukureshtit.

    Lidhur me Kosovën ministrat e përshëndetën rolin që e luajti KFOR-i në stabilizimin e vendit dhe e përsëritën qëndrimin se zhvillimi i Kosovës është faktor kyç për sigurinë në rajon.

    “Do të vazhdojë të na udhëheq besimi se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në NATO dhe BE, i bazuar në vlera solidare dhe demokratike, është i domosdoshëm për stabilitet afatgjatë në rajon dhe gjithë kontinentin. Pa qasjen e Ballkanit Perëndimor, unifikimi dhe stabilizimi i Evropës nuk mund të jetë komplet", thuhet në deklaratën e përbashkët.

    Në dokument në fund përsëritet se "me besim në bashkëpunimin trans-atlantik dhe përkushtim të integrimit, sigurimit dhe demokracisë, vendet mbesin të bashkuara në partneritetin Adriatik-Baltik-Atlantik". Në takimin e iniciativës Adriatik-Baltik Atlantik, në Rigë për herë të parë morën pjesë edhe përfaqësues të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.

    (INA)
    Sui generis

  11. #671
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Të drejtat e shqiptarëve kusht për presidentin e ri ?

    25/03/2009 08:48:58


    Analistët politik shqiptarë vlerësojnë se në rast se nuk arrihen garanca me bazë juridik midis partive maqedonase dhe atyre shqiptare për mbështetjen e ndonjërit prej kandidatëve për president në raundin e dytë, atëherë sipas tyre do të ketë bojkotim të heshtur të zgjedhjeve nga shqiptarët.

    Partitë politike akoma nuk janë deklaruar publikisht se cilët nga dy kandidatët për president nga VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, Gjorgje Ivanov dhe Lubomir Fërçkovski duhet votuar shqiptarët. Deri tani nuk është zbardhur asnjë detaj se a kanë nisur negociatat në njërën anë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe në anën tjetër, BDI si partnere e koalicionit, por edhe partia Demokracia e Re, që doli me ambicie të mëdha nga zgjedhjet e 22 marsit.
    Analistët politik vlerësojnë se shqiptarët ose duhet të arrijnë një marrëveshje të nënshkruar me dy partitë pretendente maqedonase, ose të thirret elektorati shqiptar për të mos votuar.

    Analisti dhe ligjëruesi pranë Universitetit FON, Osman Kadriu theksoi se duhet të ketë një marrëveshje konkrete dhe praktike, dhe jo të ngelet në letër.

    “Shqiptarët duhet të dalin në votime, mirëpo për këtë duhet megjithatë të ketë një marrëveshje konkrete që të arrihet një pozicion i mirë për shqiptarët, duke u realizuar obligimet e nevojshme”, theksoi eksperti Kadriu.

    Analisti Jeton Shasivari i ka dhënë variantet e tij rreth kësaj çështjeje sa i përket zgjedhjeve në raundin e dytë për president .

    Ai tha se definitivisht është e qartë se vota shqiptare do të jetë vendimtare në zgjedhjet e rrethit të dytë.

    Sipas Shasivarit shtrohet një çështje tjetër se cili do të jetë motivacioni i elektoratit shqiptarë për të dalë të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve kur dihet që dy kandidatët për kryetar shteti sipas tij, shquhen gjatë veprimeve të tyre gjatë karrierës së tyre politike që kanë patur të bëjnë për shqiptarët.

    “Për kandidatin e LSDM shqiptarët kanë një memorie negative, ndërsa sa i përket atij të VMRO-së ai shquhet për disa vlerësime negative për Marrëveshjen e Ohrit dhe ndarjen territoriale të vitit 2004 dhe ka qenë përkrahës i referendumit të atëhershëm të organizuar nga partia e tij kundër ndarjes territoriale”, ka theksuar ligjëruesi universitar, Mr. Jeton Shasivari.

    Ai ka thënë se shqiptarët kësaj radhe nuk do të votojnë në mënyrë të verbër, pa pasur para vetes garanca, ndërsa sipas tij, këto të fundit arrihen me nënshkrimin e marrëveshjeve me bazë juridike midis liderëve që do të kërkojnë përkrahjen e votës shqiptare.

    Sipas tij, në të kundërtën zgjedhjet do të bojkotohen nga ana e shqiptarëve.

    “Nëse nuk do të arrihen marrëveshje dhe garanca me shkrim, atëherë me siguri se do të pasojë një bojkot i heshtur në pjesën dërmuese të elektoratit shqiptarë dhe zgjedhjet do të rrezikoheshin të dështojnë dhe në atë mënyrë Maqedonia do të futej në një krizë politike dhe atëherë do të hapeshin bisedime në një atmosferë ndryshe për zgjidhjen e çështjeve të hapura të shqiptarëve” theksoi Shasivari.

    Analistët shqiptarë theksojnë se marrëveshjes që mund të arrihen janë: rastet e ashtuquajtura të Hagës që duhet të mbyllen, mbyllja e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit, çështja ligjit për të drejtat e veçanta të ish ushtarëve të UÇK-së, ku autoriteti i kryetarit të shtetit është vendimtarë që të miratohet një ligj i tillë nga shumica parlamentare, aspekti i tretë është diplomacia e jashtme duke përfshirë konsujt dhe ambasadorët shqiptarë për një përfaqësim më të madh të tyre dhe rritja e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në presidencë dhe shumë çështje të tjera në këtë drejtim. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  12. #672
    i/e regjistruar Maska e nuro1
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    wien
    Postime
    133
    Semuret ali ahmeti ne diten e zgjedhjeve te 22 marsit

    Ne diten e zgjedhjeve 22 marsit ne mbremje ali ahmeti dergohet ne ambulanten shendetsore SANITAS qe gjendet ne afersi te xhamis se pashes ne tetove ne gjendje te rende shendetsore psiqike perse akoma eshte semure bash ne diten e zgjedhjeve athua prej gezimit te madh apo deshprimit ngel enigme.
    I urojm sherim te shpejt dhe pjesmarje ne raundin e dyt.
    Not All Virgins Are Angels , And Not All Angels Are Virgins

  13. #673
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Zgjedhjet ishin sukses për Maqedoninë

    Ministrat e Jashtëm të iniciativës Adriatik-Baltik-Atlantik në takimin e djeshëm në Rigë miratuan deklaratë të përbashkët në të cilën, mes tjerash, përshëndetet realizimi i suksesshëm i zgjedhjeve demokratike në Maqedoni

    Shefat e diplomacive të kësaj iniciative shprehën pritje se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në ardhmërinë e afërt, në pajtueshmëri me konkludimet nga samiti i Bukureshtit.

    Lidhur me Kosovën ministrat e përshëndetën rolin që e luajti KFOR-i në stabilizimin e vendit dhe e përsëritën qëndrimin se zhvillimi i Kosovës është faktor kyç për sigurinë në rajon.

    “Do të vazhdojë të na udhëheq besimi se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në NATO dhe BE, i bazuar në vlera solidare dhe demokratike, është i domosdoshëm për stabilitet afatgjatë në rajon dhe gjithë kontinentin. Pa qasjen e Ballkanit Perëndimor, unifikimi dhe stabilizimi i Evropës nuk mund të jetë komplet", thuhet në deklaratën e përbashkët.

    Në dokument në fund përsëritet se "me besim në bashkëpunimin trans-atlantik dhe përkushtim të integrimit, sigurimit dhe demokracisë, vendet mbesin të bashkuara në partneritetin Adriatik-Baltik-Atlantik". Në takimin e iniciativës Adriatik-Baltik Atlantik, në Rigë për herë të parë morën pjesë edhe përfaqësues të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.

    (INA)
    Zgjedhjet kane qene te qeta, pa incidente por kun kane qene te ndershme.

    Paramendoni 2milion e 50000 banor shteti(e theme kete perafersisht), ndersa me te drejte vote 1.7Milion banore ku ka logjik kjo???
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  14. #674
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Zgjedhjet kane qene te qeta, pa incidente por kun kane qene te ndershme.

    Paramendoni 2milion e 50000 banor shteti(e theme kete perafersisht), ndersa me te drejte vote 1.7Milion banore ku ka logjik kjo???
    nuk ka 2.5 milion por ka 2 milion banore dhe 1.8 milion votues ne listen zgjedhore!!
    Gjithe te vdekurit nuk hiqen...


    ************************************************** ************
    Judah: Maqedonia e zhytur në probleme

    25/03/2009 22:13:20


    Lajme jo të mira vijnë për procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Shumica e analistëve të njohur dhe zyrtarë të lartë brenda aleancës së NATO-s dhe BE-së theksojnë se integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike do të pësoj status quo për një kohë të gjatë.

    Analisti i njohur britanik, Tim Judah e shikon me pesimizëm fillimin e negociatave BE-Maqedoni. “ Edhe nëse në rrethin e dytë zgjedhjet kalojnë pa incidente, nuk do të thotë se Maqedonia do të marrë një datë për fillimin e negociatave me Bashkimi Evropian.

    Ai ka theksuar se edhe liberalizimi i vizave është pothuajse i pamundur për faktin se vendet anëtare të BE-së vështir do të pajtohen me këtë vendim, në kushtet kur qinra mijëra qytetarë të tyre mbesim pa punë.

    “Ata frikësohen se njerëzit nga Ballkani do të mund tua marrin punën”, theksoi Juda duke theksuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila kërkoi që procesin i zgjerimit të ngrihet pas pranimit të Kroacisë.

    Ai deklaroi se vendet e Ballkani Perëndimor janë zhytur në probleme. Për Maqedoninë, analisti britanik theksoi se “nuk beson që Aleksandri i Madh, statujat dhe emërimet e autostradave do ti sjellin miq Maqedonisë në selinë e Unionit”. (INA)

    **************************************************

    Kosova në agjendën e kandidatëve presidencial
    25/03/2009 22:14:24


    Kandidatët presidencial të partive VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, Lubomir Fërçkovski dhe Gjorgji Ivanov kanë filluar gjahun për përfitimin e elektoratit shqiptar në raundin e dytë, njofton agjencia e lajmeve INA.


    Përderisa sa Ivanov, votat e shqiptarëve synon ti përfitoj përmes partnerit të koalicionit BDI-së dhe Demokracisë së Re, kandidati i LSDM-së, në agjendën e tij ka futur vendosjen e marrëdhënieve me Kosovën.


    Lubomir Fërçkovski deklaroi se Maqedonia sa më shpejtë duhet të vendos marrdhëniet diplomatike, në nivel ambasadash me Kosovën.


    “Maqedonia po taktizon me vënien e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. E shfrytëzoj këtë rast t’i bëj apel, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që urgjentisht të vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Kjo duhet të paraqesë hap drejtë stabilizimit të relacioneve me fqinjët”, deklaroi Fërçkovski.

    Ndërkohë që shumica e analistëve shqiptarë vlerësojnë se pa një marrëveshje për përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve, shqiptarët duhet të bojkotojnë zgjedhjet. (INA)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Faik : 25-03-2009 më 19:21
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  15. #675
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    nuk ka 2.5 milion por ka 2 milion banore dhe 1.8 milion votues ne listen zgjedhore!!
    Gjithe te vdekurit nuk hiqen...
    hehe mke keqkuptu thash se 2M50,000mije banore perafersisht
    2,050,000
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  16. #676
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Gruevski po injoron shqiptarët

    27/03/2009 08:02:05


    Analistët politik vlerësojnë se sjellja dhe deklarimet e fundit të kryeministrit Nikolla Gruevski shpalosin një injorim të skajshëm të shqiptarëve, duke bërë të qartë një porosi se vota shqiptare nuk duhet të jetë vendimmarrëse në Maqedoni

    Kryeministri aktual Nikolla Gruevski vazhdon skajshmërisht të injorojë faktorin politik shqiptarë, duke anashkaluar, defaktorizuar dhe nëpërkëmbur votën shqiptare, vlerësojnë analistët politik shqiptar.

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski lidhur me raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit, ku garon edhe kandidati i tyre, Gjorgje Ivanov nuk ka përmendur aspak rëndësinë e votës shqiptare në këto zgjedhje, edhe pse ajo është vendimtare, por deklarata e tij ishte se qytetarët duhet të dalin për të votuar dhe kandidatët për president në raundin e parë nuk kanë monopolin e tyre mbi zgjedhësit, duke apostrofuar me këtë rast partitë shqiptare.

    Për këtë, analisti politik Jeton Shasivari theksoi se kjo deklaratë e dhënë e kryeministrit Gruevski është injorim i skajshëm dhe mjaft ekstrem i votës së elektoratit shqiptarë të Maqedonisë, porosia është e qartë se vota shqiptare nuk duhet në procesin e vendimmarrjes.

    “Kjo është vazhdimësi e deklaratave të tilla mos harrojmë edhe një deklaratë që e dha para fillimit zyrtarë të këtij procesit të zgjedhjeve, ku në mënyrë publike tha që asnjëherë nuk do të kishte votuar për një kryetar shteti shqiptarë” theksoi ligjëruesi universitar, Jeton Shasivari. Sipas tij, këto deklarata janë tipike të provinciencës politike konservative nga e cila vjen kryeministri Gruevski.

    “Deklaratat e tilla më tepër i bëjnë dëm ardhmërisë së Maqedonisë si shtet shumetnik me një demokraci multietnike, ku monoetnizimi i funksioneve shtetërore është shumë i dëmshëm” , tha analisti Jeton Shasivari.

    Profesori universitar Nazmi Maliqi theksoi se është me rëndësi të vlerësohet sjellja e kryeministrit Gruevski pas zgjedhjeve.

    “Prononcimi zyrtar i partisë së tij ishte se qytetarët e Republikës së Maqedonisë i votuan forcat të cilat nuk e ndërrojnë emrin në bisedime me Greqinë, kështu që ka një porosi për bllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë në NATO dhe në BE” , tha prof. dr. Nazmi Maliqi. Sipas tij, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po luan një lojë të vrazhdë e cila nuk ka perspektivë dhe sjellë tensione e nervozizëm tek shqiptarët.

    Prononcimi tjetër që ka qenë i ditur edhe më herët thekson Maliqi është se nuk i duhen votat e shqiptarëve dhe kjo është porosi edhe më vrazhdë ngase paraqitja e tij me konotacion populist për krijimin e një demokracie pa konkurrencë vazhdon të jetë në kokën e tij të ndërtimit të politik bërjes në Republikën e Maqedonisë .

    “Deklaratat dhe sjellja e tij publike që këto ditë po e shohim nuk sjellë sinjale të mira për ndërtimin e një shteti multietnik me demokraci multietnike siç është Maqedonia”, ka theksuar ligjëruesi pranë universitetit FON, Nazmi Maliqi.(INA/SHM)
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  17. #677
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Alex731 Lexo Postimin
    hehe mke keqkuptu thash se 2M50,000mije banore perafersisht
    2,050,000
    ahh me fal mire e ke...
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  18. #678
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga Modesti Lexo Postimin
    Gruevski po injoron shqiptarët

    27/03/2009 08:02:05


    Analistët politik vlerësojnë se sjellja dhe deklarimet e fundit të kryeministrit Nikolla Gruevski shpalosin një injorim të skajshëm të shqiptarëve, duke bërë të qartë një porosi se vota shqiptare nuk duhet të jetë vendimmarrëse në Maqedoni

    Kryeministri aktual Nikolla Gruevski vazhdon skajshmërisht të injorojë faktorin politik shqiptarë, duke anashkaluar, defaktorizuar dhe nëpërkëmbur votën shqiptare, vlerësojnë analistët politik shqiptar.

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski lidhur me raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit, ku garon edhe kandidati i tyre, Gjorgje Ivanov nuk ka përmendur aspak rëndësinë e votës shqiptare në këto zgjedhje, edhe pse ajo është vendimtare, por deklarata e tij ishte se qytetarët duhet të dalin për të votuar dhe kandidatët për president në raundin e parë nuk kanë monopolin e tyre mbi zgjedhësit, duke apostrofuar me këtë rast partitë shqiptare.

    Për këtë, analisti politik Jeton Shasivari theksoi se kjo deklaratë e dhënë e kryeministrit Gruevski është injorim i skajshëm dhe mjaft ekstrem i votës së elektoratit shqiptarë të Maqedonisë, porosia është e qartë se vota shqiptare nuk duhet në procesin e vendimmarrjes.

    “Kjo është vazhdimësi e deklaratave të tilla mos harrojmë edhe një deklaratë që e dha para fillimit zyrtarë të këtij procesit të zgjedhjeve, ku në mënyrë publike tha që asnjëherë nuk do të kishte votuar për një kryetar shteti shqiptarë” theksoi ligjëruesi universitar, Jeton Shasivari. Sipas tij, këto deklarata janë tipike të provinciencës politike konservative nga e cila vjen kryeministri Gruevski.

    “Deklaratat e tilla më tepër i bëjnë dëm ardhmërisë së Maqedonisë si shtet shumetnik me një demokraci multietnike, ku monoetnizimi i funksioneve shtetërore është shumë i dëmshëm” , tha analisti Jeton Shasivari.

    Profesori universitar Nazmi Maliqi theksoi se është me rëndësi të vlerësohet sjellja e kryeministrit Gruevski pas zgjedhjeve.

    “Prononcimi zyrtar i partisë së tij ishte se qytetarët e Republikës së Maqedonisë i votuan forcat të cilat nuk e ndërrojnë emrin në bisedime me Greqinë, kështu që ka një porosi për bllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë në NATO dhe në BE” , tha prof. dr. Nazmi Maliqi. Sipas tij, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po luan një lojë të vrazhdë e cila nuk ka perspektivë dhe sjellë tensione e nervozizëm tek shqiptarët.

    Prononcimi tjetër që ka qenë i ditur edhe më herët thekson Maliqi është se nuk i duhen votat e shqiptarëve dhe kjo është porosi edhe më vrazhdë ngase paraqitja e tij me konotacion populist për krijimin e një demokracie pa konkurrencë vazhdon të jetë në kokën e tij të ndërtimit të politik bërjes në Republikën e Maqedonisë .

    “Deklaratat dhe sjellja e tij publike që këto ditë po e shohim nuk sjellë sinjale të mira për ndërtimin e një shteti multietnik me demokraci multietnike siç është Maqedonia”, ka theksuar ligjëruesi pranë universitetit FON, Nazmi Maliqi.(INA/SHM)
    Hajde popull ti tregojme kety qen bire qeni se eshte e vlefshme vota jone apo jo.
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  19. #679
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dhunë dhe të lënduar në Shkup, shkak ndërtimi i Kishës ortodokse

    Sot në kryeqytetin e Maqedonisë, ka ndodhur një incident mes një grupi qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin qendror të Shkupit dhe grupit tjerët përkrahës të këtij projekti.

    Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA, gjatë kësaj përleshje, mes dy grupeve është përdorur dhunë, me ç’rastë edhe janë lënduar disa persona.

    Pjesëmarrësit në protestën kundër ndërtimit të Kishës, e cila është organizuar nga “Brigada e Parë Arhi” janë sulmuar nga një grup tjetër, përkrahës të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e Kishës. Gjatë kësaj përballje ka ardhur deri të konfrontimi fizik, me ç’rastë flitet se disa persona janë lënduar.

    Ministria e Punëve të Jashtme (MPB) e Maqedonisë njoftoi se ka ardhur deri të prishja e rendit dhe qetësisë mes dy grupeve me qëndrime të kundërta për projektin në fjalë.

    Lidhur më ndëndërtimin e Kishës , kohë më parë reagoi ashpër organizata "Zgjohu" duke theksuar se vendimi i Qeverisë së Maqedonisë është nacionalist dhe radikal. Kanë reaguar edhe bashkësitë e tjera fetare. Bashkësia myslimane thotë se nëse objekti fetar në qendër të qytetit ndërtohet me argumentin se aty ka pasur më herët kishë, atëhere komuniteti mysliman kërkon ndërtimin e një xhamie, e cila gjithashtu ka qenë në qendër të qytetit dhe nuk është më.

    Kisha duhet të ndërtohet në vendin ku ka qënë shtëpia e Nënë Terezës, dhe ku thuhet se ka pasur një kishë ortodokse para tërmetit shkatërrues të vitit 1963. Në qendër të Shkupit është sheshi i madh "Maqedonia", një hapësirë e madhe ku përreth ka kryesisht godina moderne tregtare të ndërtuara vitet e fundit. Pranë është Lumi Vardar dhe ura e gurit, i vetmi objekt i lashtë në këtë pjesë të qytetit që i ka mbijetuar kohës. Pak më larg, shënimi në një tabelë tregon se këtu ka qenë shtëpia e Nënë Terezës.

    Pikërisht aty qeveria sugjeron të ndërtojë një kishë ortodokse dhe ideja është hedhur nga vetë kryeministri, Nikolla Gruevski.Argumenti i qeverisë ishte se në çdo kryeqytet evropian, në sheshet kryesore ka kisha, kështu që edhe Shkupi duhet të ndjekë këtë praktikë. Aq më tepër që në këtë vend më herët ka pasur një kishë ortodokse. Vendimi që konsiderohet se ka habitur edhe më fanatikët e fesë ortodokse, ka ngjallur reagime të mëdha. Arkitektët thonë se kisha në qendër të qytetit është plotësisht e papërshtatshme dhe nuk përputhet me ndërtimet dhe zhvillimin që ka marrë tani qyteti.

    (INA)
    Sui generis

  20. #680
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bexheti, plan për zbutjen e varfërisë në Tetovë

    Kandidati PDSH-së për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti në një konferënc për media shpalosi sot planin e tij strategjik i cili sipas tij do të ndikoj pozitivisht në buxhetin e qytetarëve të Tetovës

    “Duke pasur parasysh se kriza globale ka përfshirë edhe vendin tonë, unë si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës, kam përgatitur një plan strategjik që sadopak të ndikojë pozitivisht në buxhetin e qytetarëve të Tetovës. Unë jam i gatshëm që një pjesë të mjeteve nga Komuna e Tetovës, të cilat deri më tani nuk janë shfrytëzuar si duhet apo janë keqpërdorur, ti vë në funksion të të gjithë qytetarëve të Komunës së Tetovës, në veçanti në grupin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale”, deklaroi Bexheti.

    Ai theksoi se qytetarët kanë të drejtë ligjore për më shumë ndihma dhe mbrojtje sociale.

    “Në Ligjin për mbrojtje sociale dhe Ligjin për vetëadministrim lokal, Kryetari i Komunës ka të drejtë që shfrytëzuesve të ndihmave sociale të ju afron ndihmë më të madhe se ajo që e siguron shteti. Këtë deri më tani, nuk e ka bërë asnjë Kryetar komune, e lëre më Kryetari i Komunës së Tetovës”, theksoi Bexheti.

    Ai premtoi se nëse zgjidhet kryetar i komunës së Tetovës ndihmat sociale për qytetarët do të rriten për 30 për qind.

    “Në këtë drejtim unë si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës, i siguroj të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale se pasi të marr mandatin e Kryetarit të komunës, në fund të muajit të parë ndihmat sociale për shfrytëzuesit nga Komuna e Tetovës do të rriten për 30% në emër të pagesës së rrymës elektrike dhe taksave tjera komunale, me çka në Komunën e Tetovës asnjë shfrytëzues i ndihmës sociale nuk do të ballafaqohet me ç’kyqjen nga rrjeti i rrymës elektrike apo me ndonjë pasojë tjetër”, theksoi kandidati për kryetar komune i PDSH-së, Sadi Bexheti.

    Bexheti theksoi se me planin e tij strategjik do të ndikojë në përmirësimin e jetesës dhe standardit të qytetarëve të kësaj komune.

    “Do të ju jap vetëm një shembull të thjeshtë: shfrytëzuesit e ndihmës sociale të cilët marrin nga shteti 5.400 denarë për familje 5 anëtarësh, në këtë do të shtohen edhe 30% nga fondi i Komunës së Tetovës, përkatësisht 1.620 denarë, me çka ndihma e përgjithshme sociale për shfrytëzuesit e Komunës së Tetovës do të arrijë shumën prej 7.020 denarë dhe me këtë sadopak do të ndikojë pozitivisht në buxhetin e tyre familjar.”, theksoi Bexheti.

    Ai tha se, nëse qytetarët i japin mandatin që të udhëheq me Komunën e Tetovës, do të heq dorë nga të gjithë reprezentacionet dhe beneficionet tjera financiare që i posedon me Ligj Kryetari i Komunës. “Të gjithë këta mjete do ti shfrytëzojmë për nevojat e qytetarëve të Komunës së Tetovës”, tha në fund ai.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 34 prej 55 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •