Close
Faqja 42 prej 55 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 821 deri 840 prej 1094
  1. #821
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Intervenimi në USHT si në kohën e Millosheviqit

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi të premten në një konferencë për shtyp reagoi ndaj ndërhyrjes së dhunshme të Qeverisë në Universitetin e Tetovës .

    Kjo është një ndërhyrje e dhunshme në USHT si një skenar Frankenshtajn i kësaj Qeverie, një skenar shumë i shëmtuar, deklaroi Thaci.

    “Për mua nuk është e çuditshme kjo ngjarje për shkak se ata që shkatërruan Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, e shkatërruar dhe degjeneruan Marrëveshjen e Ohrit, tashmë mundohen ta shkatërrojnë edhe USHT-në. Por ata nuk kanë formulë si t’a shkatërrojnë PDSH-në por vetëm e përforcojnë atë”, theksoi kreu i PDSH-së.

    Sipas tij, okupim i djeshëm që iu bë institucionit të lartë të shqiptarëve, aspak nuk dallon nga okupimi që i bëri Millosheviqi Universitetit të Prishtinës në vitet e nëntë dhjeta.

    Ai tha në vazhdim se një herë vendoseshin Rrahman Morina dhe Sejdo Bajramoviqi dhe më pastaj vinin Shqepanoviqët dhe Blagojeviqët.

    (INA)
    Sui generis

  2. #822
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plazhet e Ohrit dhe Strugës mbulohen nga uji

    Uji i qetë e shemb bregun. Dalëngadalë liqeni i Ohrit u përhap atje ku që moti nuk ka qenë. Pjesë të plazheve përgjatë bregut të Ohrit dhe Strugës tërësisht janë nën ujë.
    Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut këtë pranverë, gjatë muajit dhe javëve të kaluara, niveli i liqenit të Ohrit u rrit për mbi 40 cm. Tani është rreth 693 metra të lartësisë mbidetare. Ankohen udhëheqësit e një pjese të plazheve. Sipërfaqet që verën e kaluar i shfrytëzonin për vendosjen e shtretërve dhe të pajisjes tjetër, tani janë nën ujë.
    ‘Prej 6000 metra katror, më besoni liqeni ka ardhur deri 2.5 metra në pjesën e rërës, kurse në këtë plazh kishim 20 metra urë që mbi sipërfaqen e liqenit ishte mbi 40 cm. Tani e tërë kjo urë është nën ujë. Nën ujë gjenden edhe 2500 metra katror të sipërfaqes me rërë e cila ishte në funksion për shtretërit. Tendat e punuara nga kallami janë të fundosura, urat po ashtu të fundosura, flas për tërë bregun e liqenit’, deklaroi Ilija Xheparovski, koncesioner i plazhit.
    ‘Tek unë ka 2000 metër katror plazh dhe tani për tani mund të them se rreth 40 % më nuk ekziston. Ka ardhur shumë ujë dhe ky është një fakt që shihet. Jo vetëm uji që ka ardhur dhe që është shkatërruar e gjithë ajo që është ndërtuar, pastaj sërish është ndërtuar dhe tani prapë na u shkatërrua. Mirëpo, ne me natyrën nuk mund të luftojmë’, tha Vllado Stojkoski, koncesioner i plazhit.
    Uji i ardhur i liqenit po e shkatërron edhe një pjesë të të mbjellave bujqësore. Pranë liqenit në hapësirën ndërmjet Ohrit dhe Strugës sot takuam dy qytetarë. Ata këtu kanë arën dhe një vikend shtëpizë.
    ‘Kjo është gjë e natyrshme, ajo që vjen nga liqeni është e liqenit. Kaloni këndej dhe do të shihni se edhe atje është vërshuar’, theksoi Vera Mihajllova, pronare e arës.
    Nga hidrocentralet e Maqedonisë na thanë se dimri ndikoi dukshëm që të përmirësohet gjendja hidrologjike në vend dhe të rritet niveli i ujit të lumenjve që derdhen në liqenin e Ohrit. Shkaku kryesor pse niveli është rritur me të madhe është edhe ai se nuk lëshohen sasi plotësuese të ujit përmes Drinit të zi. Nëpër këtë lum për momentin rrjedh uji vetëm për funksionimin normal të hidrocentraleve Shpile dhe Glloboçicë.

    Alsat
    Sui generis

  3. #823
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Gjykata liron ish-paramilitarë që kryenin vepra terroriste

    Gjykata liron ish-paramilitarë që kryenin vepra terroriste
    Për veprimin lirues të ish-pjestarëve të “Luanëve”, të cilët ishin një grup prej shtatë personave kanë shprehur reagime edhe familjarët e të dënuarëve shqiptarë, ish-pjestarë të UÇK-së, të cilëve siç thonë familjarët i`u janë mveshur vepra “terroriste” dhe bëhet fjalë për procese të montuara

    Lajmi për lirimin e ish-pjestarëve të “Luanëve” nga Gjykata e Prilepit, të cilët ngarkoheshin për hedhje të bombave para shtëpive dhe bizneseve të disa biznesmenëve, funksionarëve të policisë, personave publik dhe personave të padëshiruar në qytetin e Prilepit është vlerësuar tejet shqetësues, sidomos për ekspertët për çështje juridike. Ky veprim i gjykatës është vlerësuar si një dëshmi për brishtësinë dhe mungesën e funksionimit të sistemit juridik në Maqedoni. Për veprimin lirues të ish-pjestarëve të “Luanëve”, të cilët ishin një grup prej shtatë personave kanë shprehur reagime edhe familjarët e të dënuarëve shqiptarë, ish-pjestarë të UÇK-së, të cilëve siç thonë familjarët i`u janë mveshur vepra “terroriste” dhe bëhet fjalë për procese të montuara.

    “A nuk paskan bërë akte terroriste ata me hedhjen e bombave në vende publike. Apo për këso vepra ndëshkohen për terrorizëm vetëm shqiptarët. Vëllezërit tanë u dënuan me vepra terroriste me procese të montuara, por që i`u mveshën etiketat dhe dënimet drakonike se kanë vendosur bomba”, theksojnë familjarë të të dënuarëve nga Kumanovë, ku ndër të tjerët është dënuar me burgim edhe gazetari Agim Behluli, i cili po vuan burgun në Idrizovë.

    Ish-pjestarët e grupit paramilitar “Luanët” u liruan me një aktvendim të Gjykatës së Prilepit, me arsyetimin e se ky grup gjatë vitit 2005-2006 kishte hedhur seri bombash para shtëpive të biznesmenëve të njohur, klubeve të natës, policëve dhe personave të tjerë publik të këtij qyteti.

    Ekspertët e çështjeve juridike thonë se ky rast është edhe një dëshmi e radhës për brishtësinë dhe mungesën e funksionimit të sistemi juridik në Maqedoni.

    Sipas tyre ky është një vendim selektiv i drejtësisë maqedonase e cila për vepra të njëjta shqiptarët i ka dënuar me 10 deri në 15 vite burg.

    Eksperti i çështjeve juridike Osman Kadriu në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA theksoi se aktvendimi lirues duhet të arsyetohet me fakte përndryshe kemi të bëjnë me një vendim jo të drejtë dhe jo ligjor.

    “Gjykata Themelore e Prilepit ka sjell aktgjykim lirues për të cilin vendim patjetër duhet të japë arsyetim të nevojshëm dhe të duhur sepse çdo lëndë duhet të posedoj fakte dhe akte të konsiderueshme në bazë së të cilave duhet të përcaktohet edhe situata faktike në bazë të gjendjes faktike të cilën e vërteton gjykata ajo përcaktohet, për atë se ka apo nuk ka vepër konkrete penale”, theksoi Osmani, duke kërkuar rishqyrtimin e këtij rasti. Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë të ditur se nuk duan të komentojnë rastin në fjalë, duke shtuar se bëhet fjalë për vendime që sillen nga institucionet gjyqësore. Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti deklaroi se si parti politike nuk komentojnë vendimet që i merrë gjyqësia, pavarësisht se bëhet fjalë për shqiptarë apo maqedonas të dënuar. (Ardian Mehmeti/INA)
    03/07/2009

  4. #824
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prof.Dr. Agim Vela zgjidhet rektor i USHT-së

    Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës , me votim të fshehtë, me shumicë votash të shtunën zgjodhi prof. dr. Agim Vela për Rektor të USHT-së me mandat 4 vjeçar. Të pranishëm në mbledhje të Senatit ishin 15 nga gjithsej 21 anëtarë të Senatit.

    Prof.dr. Agim Vela mori 12 vota të senatorëve, kurse 3 senatorë votuan për prof. dr. Miftar Ziberi.

    Procedura për zgjedhjen e Rektorit ishte inicuar më 24 qershor 2009 dhe kandidimi ishte i hapur deri më 03 korrik 2009. Procedura për zgjedhjen e Rektorit është në pajtueshmëri me Ligjin për Arsimin e lartë të RM-së, Statutin e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe kriteriumeve për zgjedhje të Rektorit.
    Në bazë të procedurës së inicuar më 24 qershor 2009 për zgjedhje të Rektorit, këshillat mësimor-shkencor të fakulteteve të USHT-së, kandiduan 2 kandidatë, edhe atë prof. Dr. Agim Vela dhe prof. dr. Miftar Zyberi. Drejtoria e Rektoratit të USHT-së, i shqyrtoi dokumentacionin e këshillave mësimor-shkencor të fakulteteve dhe pas procedurës së votimit i propozoi Senatit të USHT-së dy kandidatët.

    Senati i Universitetit Shtetëror Tetovës të shtunën një zërit e hodhi si të pa bazë ligjore dhe të pavlefshëm Aktvendimin e MASH-it për shkarkimin e organeve të universitetit. Senati vlerësoi se organ i vetëm për zgjedhjen dhe shkarkimin e organeve të Universitetit është Senati i USHT-së.Tani për tani USHT ka dy rektor, atë të deleguar nga Qeveria e Maqeodonisë dhe rektorin e sotëm të zgjedhur nga Senati i USHT-së.

    (INA)
    Sui generis

  5. #825
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rektori i i shkarkuar i UTSH se njeh vendimin e MASH

    Aktvendimi i MASH-it për shkarkimin e rektorit dhe Senatit të USHT-së është antiligjor dhe i motivuar politikisht nga BDI. Kështu vlerëson rektori i shkarkuar i USHT-së Agim Vela, sipas të cilit MASH-i me vendimin e tij ka shkelur kushtetutën e vendit. Sipas tij, organi i vetëm për zgjedhjen dhe shkarkimin e organeve të Universitetit është Senati i USHT-së. Vela paralajmëroi se të hënën ne Gjykatën kushtetuese do të dorëzojë ankimim lidhur me aktvendimin e MASH-it.
    “Ne nuk do të presim absolutisht vendimin e Gjykatës kushtetuese, ne do të shkojmë në punë të gjithë, çdo njeri prej nesh në fakultetin përkatës do të punojmë punën tonë, ne nuk jemi organ paralel, ne jemi organ i zgjedhur legjitim, ne na ka zgjedhur Senati i USHT-së dhe ai mund të na shkarkojë.”, thotë Agim Vela, rektor i shkarkuar i USHT-së.
    Në ndërkohë edhe rektori i emëruiar nga MASH-i, Agron Reka ka takuar një pjesë të dekanëve të USHT-së. Zëdhënësi i emëruar i USHT-së Fatmir Ajrulli tha se dekanët kanë mirëpritur vendimin e MASH-it për emërimin e Agron Rekës për rektor të USHT-së.
    “Të gjithë ishin në të njëjtin mendim se duhet filluar të punohet në mënyrë shumë efektive dhe duke respektuar ligjet dhe statutin e USHT-së.Shumë njerëz kanë sakrifikuar që ky universitet në rend të parë të themelohet dhe më pas të legalizohet. Pikërisht për këtë gjë është për të ardhur keq se si njerëz që thiren në këtë sakrificë dëshirojnë që përsëri Universitetin ta nxjerin nga sistemi dhe ta bëjnë përsëri jolegal", theksoi zëdhënësi Fatmir Ajrulli.
    Paraprakisht gjatë ditës, në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë pranë USHT-së, mbledhje kanë mbajtur Drejtoria e rektoratit dhe senati i shkarkuar. Senati në mbledhjen e saj ka zgjedhur edhe rektorin e USHT-së, në bazë të procedurës për zgjedhjen e rektorit që ishte hapur më 24 qershor. Në garë ishin Miftar Ziberit dhe Agim Vela. Vela, tha se nga 20 anëtarë sa numëron senati i shkarkuar i USHT-së, 15 senatorë morën pjesë në zgjedhjen e rektorit, 12 prej të cilëve kanë votuar për Agim Velën ndërsa vetëm 3 prej tyre për Miftar Zyberin. Rektori Vela dhe gjithë strukturat drejtuese të USHT-së u shkarkuan të enjten me një vendim të Ministrisë së Arsimit pas kontrolleve të inspektorëve, të cilët konstatuan shkelje të renda të Ligjit për marrëdhënie pune si dhe shpërdorime tjera financiare.

    Alsat
    Sui generis

  6. #826
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Marrëveshja e re i shpërndahet ambasadorëve

    Kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka theksuar se marrëveshja e re e kësaj partie ngërthen një mesazh serioz drejtuar faktorëve politik në vend lidhur me pozitën e shqiptarëve

    Dokumenti i marrëveshjes shqiptaro-maqedonase ka marrë dritën jeshile e të gjitha organeve partiake të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Krerët e kësaj partie pranë kuvendit kanë diskutuar të shtunën pikat përfundimtare të dokumentit, duke propozuar masa më radikale në dokument, por që janë kundërshtuar nga lideri Menduh Thaçi, por edhe kryetari i kuvendit, Arbër Xhaferi.

    Ky i fundit deklaroi se PDSH-ja ka nxjerrur një marrëveshje të tillë pas shkeljes dhe mosrealizimit në mënyrë brutale të Marrëveshjes së Ohrit. Xhaferi ka thënë se marrëveshja e re e PDSH-së për barazi midis shqiptarëve dhe maqedonasve në vete ngërthen një mesazh shumë serioz drejtuar të gjithë faktorëve relevant politik në vend lidhur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

    "Ne vlerësojmë se Marrëveshja e Ohrit në mënyrë brutale nuk është realizuar sidomos në ato pika kryesore që e bënë këtë marrëveshje të jetë zgjidhje e konfliktit të vitit 2001. Në rend të parë e kam fjalën për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe pastaj për decentralizimin dhe përfaqësimin adekuat, sidomos në aneksin C, ku flet për rregullimin e statusit të pjesëmarrësve të konfliktit të vitit 2001. Të gjitha këto në mënyrë të egër politikisht u shkelën, kështu që PDSH-ja del me një propozim për një kontratë të re, që do të ketë fuqi obliguese për të gjithë ata që ndikojnë në këtë proces", deklaroi Arbër Xhaferi.

    Pas mbledhjes së kuvendit partiak, marrëveshja e re i është shpërndarë selive diplomatike të vendeve perëndimore në Shkup, për shqyrtimin dhe njohjen me pikat e propozuara nga PDSH-ja. Ambasadori slloven, Alain Bergant deklaroi javën e kaluar së është i interesuar dhe kureshtar për t`u njohur me marrëveshjen e propozuar nga kryetari i PDSH-së. Ai paralajmëroi se do të pranojë dokumentin, i cili sipas tij, duhet të lexohet dhe më pas të jepen vlerësime.

    Marrëveshja e re e PDSH-së ka nisur të hartohet dy muaj më parë nga një grup ekspertësh shqiptarë, por edhe ato të huaj, të cilët kanë dhënë sugjerime dhe vlerësime për përmbajtjen e tij, i cili synon përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, pasi që PDSH ka vlerësuar anashkalimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, pas tetë viteve të miratimit të saj. Gjatë kësaj jave priten edhe vlerësimet e para nga diplomatët perëndimor, të cilët do të deklarohen lidhur me dokumentin e PDSH-së.

    (INA)
    Sui generis

  7. #827
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita dhe partitë në pushtet për dialogun politik

    Mungesa e dialogut politik në vend aktualizohet sërish. Kordinatori i Grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu thotë se partia e tij bojkoton koordinimin ndërmjet grupeve parlamentare pasi vlerësojnë se të njëjtat janë vetëm teknike. Në të njëjtën kohë, sipas kësaj partie, ato shfrytëzohen nga mazhoranca për të promovuar gjoja idenë se në vend zhvillohet dialog politik. Ndërsa deputeti i BDI-së Safet Neziri mendon ndryshe nga Aliu, sipas tij është me rëndësi kordinimi i grupeve parlamentare.
    “PDSH alarmon se në Maqedoni nuk ka dialog politik dhe vetëm tendenca për paraqitjen e këtij kordinimi teknik si dialog politik është shumë e rrezikshme”, paralajmëron Imer Aliu, kordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.
    “Imer Aliu mund të thotë çka do, se ai deri më tani pothuajse asnjëherë nuk merr pjesë në kordinimet që organizohen nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë. Rezultati që po arrihet në pjesën plenare të Kuvendit, po bëhet si rezultat i atyre kordinimeve. Ekziston një shkallë shumë e lartë e dialogut politik mes partive të përfaqësuara në Kuvend.”, thekson Safet Neziri, deputet i BDI-së.
    Kryeatri i DR-së Imer Selmani vlerëson se ka hapësirë për përmirësimin e dialogut politik, duke përfshirë në të dialog mes maxhornacës dhe opozitës për të gjitha çështjet.
    “Dialogu politik mund të përmirësohet veçanrëisht kur bëhet fjalë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për integrimin në BE dhe NATO dhe për standartin jetësor, ekonominë në Maqedoni, këto janë tri shtyllat për cilat ne vlerësojmë se duhet më tepër të punon edhe Qeveria, por normal të ketë një inkuadrim më të madhe edhe të opozitës”, thotë Imer Selmani.
    Kordinatorja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva vlerëson se ajo që është me rëndësi në kordinime se arrihet koncenzus për shumë çështje.
    “Mendoj se kemi dialog, parlamenti i Maqedonisë është shtëpi ligjvënëse në të cilën të gjitha partitë komunikojnë mes vete dhe ajo është shprehje e dialogur politik, Vet fakti që kemi një herë në javë ndonjëherë edhe më shumë të takohemi kordinatorët e grupeve parlamentare të debatojmë për çështje me interest ë vendit.”, shprehet Silvana Boneva, kordinatore e grupit parlamentar VMRO-DPMNE-së.
    Një vit më parë faktori ndërkombëtar kishte alarmuar subjektet politike në vend për dialog mes pozitës dhe opozitës, që më pas kishte pasuar me takime të shumta të liderëve. Një nevojë tjetër për takim të liderëve është aktualizuar sërish me fillimin e negociatave për çështjen e emrit. LSDM-ja opozitare kërkoi një gjë të tillë, por ende nuk ka ndonjë përgjigje se do të ketë apo jo takim të liderëve.

    Alsat
    Sui generis

  8. #828
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Boshkovski: Gruevski të jep dorëheqje

    Kryeministri Nikolla Gruevski të jep dorëheqje dhe të formojë Qeverinë tekniko-ekspertësh. Ky është propozimi i fundit i kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” Lube Boshkovski. Kërkesën e tij për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, Boshkovski e bazon në dështimet e Qeverisë. Sipas tij Qeveria ka treguar kurrfarë suskesi në asnjë fushë. Për katër vite me radhë ka dështuar në integrimin në NATO dhe BE, investime të huaja nuk ka, ka hyrë në borxh 700 milionë euro në vendet e huaja, luan me marrëdhëniet ndëretnike, nuk ka strategji për zgjidhjen e çështjes së emrit.
    “Të bashkuar për Maqedoninë” kërkon kryeministri Gruevski të jep dorëheqje dhe të mundësojë formimin e Qeverisë tekniko-ekspertësh të mbështetur nga të gjitha subjektet politike. Qeveria e re nuk do të jetë peng e intereseve familjare të udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Qeveria e re do të duhej të lëvizte kapacitetin intelektual, të dërgojë Maqedoninë në NATO, të merr datë për fillimin e negociatave, të pastrojë listat zgjedhore dhe të organizojë zgjedhje të përkohshme parlamentare.”, ftoi Lube Boshkovski, kryetar i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”.
    Boshkovski akuzoi Gruevskin se po luan me marrëdhëniet ndëretnike, duke përmendur ndërhyrjen e Qeverisë në USHT.
    “Që të tërhiqet vëmendja e qytetarëve nga ekonomia katastrofale, Qeveria po luan me marrëdhëniet e brendshme politike si dhe me ato ndëretnike. Akti më i ri është shkelja e rëndë e autonomisë së USHT-së, për shkak të pazarit politik, në vend që profesorët, rektor të ri, zgjedhin struktura të caktuara të fuqishme policore, ata akuzojnë, ata dënojnë.”, akuzoi Lube Boshkovski.
    Ai gjithashtu akuzoi Gruevskin se po lobon për largimin e misioneve të BE-së dhe SHBA-së nga vendi. Sipas tij, Gruevski me favorizimin e tepruar të antikës dhe margjinalizimin e sllavizmit ka arritur të hutojë popullin maqedonas dhe të vë në pikëpyetje identitetin maqedonas. Propozimi i Boshkovskit për Qeveri teknike, vjen vetëm disa ditë pas propozimit të kryetarit të PRSD-së Tito Petkovski për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Propozimi i Petkovskit nuk gjeti mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. Ndërsa partitë politike shqiptare, në të gjith këtë debat për Qeveri të zgjeruar, ende nuk e kanë parë të arsyeshme të japin qëndrimet e tyre.

    Alsat
    Sui generis

  9. #829
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kadriu: Është shkelur autonomia e USHT-së

    Prorektori i Universitetit FON dhe eksperti i çështjeve juridike, prof.dr Osman Kadriu ka theksuar se është e qartë se në USHT është cenuar autonomia e universitetit me ndërhyrjen e tillë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

    Prorektori i Universitetit FON në Shkup, prof.dr. Osman Kadriu për agjencinë e lajmeve INA ka theksuar se janë krijuar paqartësi të mëdha sa i përket zhvillimeve të fundit në USHT.

    “Mendoj se është e qartë se cënohet autonomia e Universitetit. Ndërsa në anën tjetër, me kohë është dashur të ndërhyjë Qeveria pas kontrolleve të inspektorëve për keqpërdorime dhe jo në këtë formë kur paraqiten tani me masa administrative”, ka theksuar Osman Kadriu. Sipas tij, në këtë situatë që është në USHT rrugëdalja është shumë e vështirë. “Në këtë fazë kemi involvim të strukturave shtetërore, mosmarrëveshje të partive që janë kyçur drejtpërdrejt me problemin dhe që garojnë për të kontrolluar universitetin. Por nga gjithë kjo situatë, viktima janë studentët”, theksoi prorektori i FON-it, prof.dr. Osman Kadriu.

    Edhe Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) e quan antikushtetues vendimin e ministrisë së Arsimit për shkarkimin nga detyra të rektorit të USHT-së dhe të strukturave tjera drejtuese të këtij universiteti. Përfaqësuesi i kësaj partie Milaim Fejziu tha se partia e tyre do të mbështes kërkesën për kushtetutshmërinë e vendimit të ministrit, të parashtruar nga Parlamenti Studentor i USHT-së.

    (INA)
    Sui generis

  10. #830
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Themelohet grup punues i veçantë për rastin e Sopotit

    Rasti i Sopotit të hënën ka qenë në rend dite të mbledhjes së Komisionit anketues parlamentar.

    Në afat prej gjashtë ditëve të formohet një grup punues, i cili në një kohë saktë të definuar do të grumbullojë të gjitha argumentet në interes të së vërtetës për rastin e Sopotit.

    Ky është konkluzioni i seancës së sotme të mbledhjes së Komisionit anketues parlamentar .

    Komisioni anketues ka vendosur që argumentet dhe informacionet e grumbulluara të paraqiten në formë të një raporti i cili do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës për rastin e Sopotit.

    Familjarët e të dënuarve të Sopotit me mbi 150 vite burg theksuan për agjencinë e lajmeve INA se presin rikthimin e këtij rasti në drejtimin e duhur .

    Familjarët kanë qenë pikërisht ata që dorëzuan kërkesën pranë Parlamentit, për të nisur debatin për këtë çështje, por kjo nismë është mbështetur edhe nga partitë politike shqiptare. Nxitja e rastit të Sopotit u bë pasi që familjarët e rreth 13 të dënuarëve nga ky fshat u ngujuan me fëmijë e pleq para selisë së BDI-së në Tetovë, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e të afërmve të tyre.

    Rreth 13 banorë të fshatit kumanovarë janë të dënuar me rreth 160 vjet burg për shpërthimin e një mine në këtë fshat para gjashtë viteve, ku jetën e humbën dy ushtarë të kontingjentit polak në kuadër të forcave të NATO-s.

    (INA)
    Sui generis

  11. #831
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Toka për xhaminë Burmali pasi të ndryshohet plani urbanistik

    Qeveria në seancën e ardhshme të marë vendim për të falur truallin në sheshin e Shkupit edhe për ndërtimin e xhamisë Burmali, kështu shkruan në kolumnën e saj në të përditshmen Dnevnik, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi. Duke komentuar vendimin e qeverisë për tia dhuruar tokën shtetrore KOM për ndërtimin e kishës, Arifi shkruan se “Me këtë vendim Qeveria dhe sunduesi i saj kthehen disa shekuj mbrapa ose në shekullin e mesëm kur sunduesit dhuronin toka kishës për nevoja të ndryshme.” Andaj sipas Arifit,” Tani kur qeverisë i filloi mbarë të falin tokë për ndërtimin e kishës, atëhërë në seancën e ardhshme të Qeverisë duhet të dhurojnë tokë edhe për ndërtimin e xhamisë Burmali, pikërisht aty ku dhe janë themelet e saj.“
    Zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku për Alsat thotë se vendimi i qeverisë është i qartë dhe të njejtat kushte do të vlejnë si për kishën ashtu edhe për xhaminë. Në momentin kur të ndryshohet plani urbanistik nga komuna Qendër, në të njejtin moment edhe qeveria do të marë vendim për t’ia falur tokën BFI-së.
    “Në momentin kur komuna Qendër do të sjellë vendim për ndryshime në planin urbanistik ku do të parashihet ndërtimi i xhamisë, në atë moment qeveria do të jep tokë ndërtimore njësoj si për ndërtimin e kishës ashtu edhe për ndërtimin e xhamisë.”, thotë Shefik Duraku, zëdhënës i qeverisë.
    Duraku thotë se në të njejtën mënyrë është vepruar edhe me tokën që i është falur KOM-it. Fillimishtë komuna Qendër ka bërë ndryshimin e planit urbanistik dhe më pas qeveria ka vendosur të fal tokën shtetërore KOM. Me këtë, sipas Durakut, qeveria nuk cënon karakterin sekular të shtetit dhe do t'i trajtoj në të njejtën mënyrë të gjitha bashkësitë fetare.
    “Për momentin qeveria më nuk ka asnjë obligim ndaj këtij projekti, pavarsisht se a bëhet fjalë për kishë ose për xhami, vetëm se qeveria do të ofrojë të njejat kushtet si për xhaminë ashtu edhe për kishën që të ruhet karakateri sekular i shtetit dhe shteti mos të përzihet direkt në çështjet religjioze ose fetare.”, shprehet zëdhënësi Shefik Duraku.
    Nga komuna Qendër kanë paralajmëruar se do të shqyrtohet iniciativa dhe kërkesa e këshillit iniciativ për ndërtimin e Burmali Xhamisë në sheshin e Shkupit, i cili parasheh ndryshimin e planit detal urbanistik, me çka edhe do të qartësohet a do të lejohet ose jo ndërtimi i kësaj xhamie në vendin ku ka qëndruar deri në vitin 1925.

    Alsat
    Sui generis

  12. #832
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Brenda muajve radhiten raportet negative për Maqedoninë

    Një varg raportesh ndërkombëtare janë radhitur për situatën e keqësuar në Maqedoni dhe humbjen e kursit të saj evrointegrues, duke filluar nga raportet e NATO-s, BE-së, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Freedom House, Amnesty International, etj

    Raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare radhisin një varg kritikash të ashpra për funksionimin e institucioneve të Maqedonisë dhe brishtësinë e këtij shteti në të gjitha sferat e jetës. NATO, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Amnesty Internacional, Komiteti i Helsinkit, Freedom House theksojnë se në Maqedoni shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk respektohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndikimi i politikës tek sistemi i drejtësisë, mungesa e reformave institucionale, torturat policore dhe probleme të tjera.

    Raportet e këtyre organizatave kanë nxjerrur fajtorë kryesor qeverisjen aktuale, e cila siç thuhet ka dështuar në procesin e integrimit të vendit në strukturat evroatlantike, njofton agjencia e lajmeve INA.

    Goditjet që mundohet t`i fshehë Qeveria

    Qeveria e Maqedonisë ka tentuar në disa raste të fshehë realitetin dhe raportet që vijnë nga Brukseli, Uashingtoni dhe kryeqendrat e tjera botërore për ngecjen e proceseve evrointegruese.

    Raporti i NATO i publikuar në seancën e ministrave të jashtëm në Bruksel ka drejtuar kritika të ashpëra për zhvillimet në Maqedoni, duke vlerësuar se ky vend po shkon prapa sa i përket përmbushjes së detyrimeve dhe reformave për anëtarësim.

    Fokusi i kritikave është drejtuar edhe për mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe planin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe në fushat e tjera.

    Dy ditë para mbledhjes së Këshillit të ministrave të NATO-s, Qeveria nëpërmjet një skenari u mundua që të fshehë të dhënat e këtij raporti, i cili kritikon trendet negative në sistemin e mbrojtjes dhe mungesën e reformave në polici.

    Freedom House, Amnesty International, Këshilli i Evropës dhe Komiteti i Helsinkit kanë ashpërsuar tonet për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ushtrimin e dhunës policore.

    “Ka probleme sistematike me maltretimet policore. Ajo që është edhe më shqetësuese, policia nuk përgjigjet për këto raste. Shumë rrallë hapen rastet për maltretime nga ana e policisë së Maqedonisë”, është një pjesë e raportit të Amensty Internacional

    Ekspertët: Qeverisë s`po i mbushet mendja

    Ekspertë t e çështjeve juridike dhe evropiane shprehen të brengosur për situatën e krijuar nga politikat e gabuara të qeverisë së Maqedonisë të cilat rrezikojnë seriozisht procesin e integrimeve n ë strukturat euroatlantike.

    Ligjëruesi i së Drejtës Evropiane pranë USHT-së, Ylber Sela thotë zhvillimet e fundit në Maqedoni tregojnë se vendi nuk është duke ecur si duhet në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se vendi ka marrë një imazh tejet negativ.

    “Maqedonia ka ngecje sa i përket përmbushjes së reformave sidomos në sistemin e jurisprudencës, administratë s publike, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe po ashtu kontestet që i ka të hapura sidomos rasti që mbetet pezull me Greqinë si dhe kontesti i fundit me Austrinë , gjegjësisht me kompaninë austriake EVN e cila ka paditur Qeverinë e Maqedonisë në gjykatën e arbitrazhit në Uashington”, thekson Sela.

    Sipas tij të gjitha këto rrethana i japin një imazh të keq Maqedonisë , dhe ky imazh do të çoj dhe do të hap sfida të reja në politikën e brendshme të shtetit.

    Analisti Sela thekson se edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni tregojnë se vendi nuk është duke ecur në drejtimin e duhur. “Kritikat e ambasadorit të BE-së, Ervan Fuere për mos përmbushjen e reformave si dhe dorëheqja e Ivica Bocevskit, tregojnë qartë se janë ftohur marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë apo më mirë të them nëpërmjet VMRO-s.

    (INA)
    Sui generis

  13. #833
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia, ndër vendet pa lumturi

    Maqedonia gjendet në vendin e 111-të në botë sipas indeksit të lumturisë të përpiluar nga organizata joqeveritare Fondacioni i Ri Ekonomik (The new economics fondation).

    Indeksin më të lartë të lumturisë midis 143 vendeve e ka Kostarika – 89, më të ulët Zimbabve - 16,6, ndërsa indeksi i lumturisë i Maqedonisë arrin 32,7 pikë.

    Vendet janë radhitur sipas nivelit të kënaqësisë së popullatës, afatit të pritur jetësor dhe politikës për mbrojtje të mjedisit jetësor.

    Sipas indeksit, më të lumtur janë njerëzit në Kostarikë, midis dhjetë vendeve të para janë Republika Dominikane, Xhamajka, Guatemala, Vietnami, Kolumbia, Kuba, El Salvadori, Brazili dhe Hondurasi.

    Shtetet më të palumtura në botë janë Zimbabve, Tanzania, Bocvana, Namibia, Burundi, Burkina Faso, Centralno-afrikanskata Republika, Siera Leone, Togo dhe Benini.

    Të gjitha vendet e rajonit janë më të lumtura se Maqedonia, ndërsa prej tyre Shqipëria është më e lumtur në vendin e 54, pastaj vijojnë Serbia (58), Kroacia (60), BeH-ja (65), Sllovenia (66), Bullgaria (82) Turqia (83) dhe Greqia (97).

    (INA)
    Sui generis

  14. #834
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Policia lirohet nga shqiptarët

    Fitim KRYEZIU
    Shkup, 7 korrik - Dhjetë policë kufitarë shqiptarë, të punësuar në karakollin në afërsi të pikës kufitare Bllacë, ditëve të fundit janë transferuar nga aty në vende tjera të punës. Transferimi është konfirmuar nga burime brenda policisë kufitare, sipas të cilave, dhjetë policët shqiptar janë zëvendësuar me kolegë maqedonas. Të revoltuar për largimin nga Bllaca dhe dërgimin në vende të reja pune, policët kanë kërkuar sqarim për hapin e atillë, por i vetmi arsyetim që u është dhënë ka qenë ai se transferimet realizohen në bazë të nevojave të policisë. Ata me kusht anonimiteti theksojnë se parapa këtij akti fshihet qëllimi i politik dhe i sigurisë nga ana strukturave të MPB-së që ve në pikëpyetje lojalitetin e shqiptarëve në rast të rrethanave të reja të stabilitetit. Policët e transferuar, gjithashtu akuzojnë se me ndryshimet e kuadrove bëhen tentativa që në karakollin afër kalimit kufitar Bllacë të ketë sa më shumë punonjës të policisë të entitetit maqedonas.
    Shpjegim konkret për zëvendësimin e dhjetë policëve shqiptar, nuk japin në Ministrinë e Brendshme. Ndërrimi i vendeve të punës së shqiptarëve nga ana e MPB arsyetohet me transferime të rregullta të kuadrove, të cilat sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, çdo ditë ndodhin dhe janë në pajtueshmëri me nevojat e policisë.
    "Çdo ditë bëhen tridhjetë deri në pesëdhjetë transferime të punonjësve të policisë.
    Ato nga një vend pune kalojnë në një tjetër, për shkak të nevojave që krijohen për kuadro në sektorët e ndryshëm të policisë. Pra, bëhet fjalë për transferime me të cilat plotësohen nevojat policore", thotë zëdhënësi Ivo Kotevski. Sipas tij, i vetmi kriter që merret parasysh gjatë transferimeve nga një vend në një vend tjetër është aftësia dhe kapaciteti i punonjësve të policisë. Duke mohuar prapavijat eventuale në transferimet brenda radhëve të policisë, Kotevski ka sqaruar se nevojat janë ato që determinojnë ndryshmet dhe zëvendësimet e kuadrove.

  15. #835
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fuere: Ministrat e rinj duhet të “notojnë”

    Ministrat e rinj duhet të “notojnë” nëse Qeveria e Maqedonisë dëshiron ti përmbush reformat e parapara nga KE dhe të marrë një rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

    Këto komente të enjten i bëri ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere pas largimeve dhe dorëheqjeve të disa ministrave, nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski.
    Diplomati evropian ka kërkuar që sa më shpejtë të bëhet zëvendësimi i tyre me kuadro të reja.

    “Presim sa më shpejtë të përmbyllet procedura për vërtetimin formal të ministrave të rinj të cilët u propozuan. Sa më shpejtë të arrihet kjo, aq më mirë do të mundemi të sigurojmë kontinuitet në funksionimin e të gjitha institucioneve”, theksoi Fuere.

    Ai theksoi se përbërja e re e qeverisë duhet të punojë më shumë në realizimin e reformave të domosdoshme në procesin e integrimit.

    “Ministrat e rinj patjetër duhet të “notojnë” që nga dita e parë. Nuk do të kenë “ muaj të mjaltit” nëse qeveria dëshiron ti përmbush të gjitha reformat, që do ti mundësojnë KE të rekomandojë një datë për fillimin e negociatave”, theskoi Fuere.

    Parlamenti i Maqedonisë pritet që nesër të votojë ndryshimet e reja qeveritare, pas dorëheqjeve të disa ministrave të Qeverisë Gruevski.

    Kryetari i Parlamentit, Trajko Sllavevski për nesër në ora 11.00 ka caktuar seancën ku do të shkarkohen dhe emërohen anëtarët e kabinetit qeveritar. Dorëheqje të papritura dje dhanë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski, ministri i Bujqësisë, Aco Spasenovski, zëvendëskryeministri për evrointegrime, Ivica Bocevski, zëvendësministri i bujqësisë, Kristijan Delev, ndërsa u shkarkua ministri i Financave, Trajko Sllavevski.

    Nikola Todorov do të jetë ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, i cili deri tani ka qenë drejtor i Kadastrit të Shkupit, Zoran Stavrev është propozuar ministër i Financave, ndërsa gjithashtu do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit, Vladimir Peshevski do të jetë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe Vasko Naumovski është propozuar për zëvendëskryeministër për evrointegrime.

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk do të ndryshojë ministrat e saj, që sipas kreut të kësaj partie janë vlerësuar si të suksesshëm në punët e tyre.

    (INA)
    Sui generis

  16. #836
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përkujtohet 12 vjetori i ngjarjeve të Gostivarit

    Shqiptarët e Gostivarit dhe Maqedonisë sot përkujton 12 vjetorin e ngjarjeve të hidhura të Gostivarit dhe intervenimin e egër të policisë që la si pasojë disa të vrare qindra të plagosur e mijëra shqiptar të keqtrajtuar. Shkas i dhunës policore ishte flamuri kombëtar shqiptar që ishte vendosur përpara ndërtesave komunale në Gostivar dhe Tetovë si dhe nëpër komunat tjera ku dominonin shqiptarët. Organet lokale të komunave, duke u bazuar në kompetencat e veta, sollën vendimin për përdorimin zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar para objekteve të komunave vendim që u shfuqizua nga gjykata Kushtetuese vendim të cilin nuk e respektuan kryetarët shqiptar të Gostivarit dhe Tetovës. Kjo shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Qeverisë së atëhershme të Cërvenkovskit. Ky i fundit dha dritë jeshile për ndërhyrjen e egër të njësiteve speciale të policisë mbi shqiptarët e Gostivarit. Pasojat e ndërhyrjes policore më 9 korrik të 1997 ishin tragjike: u vranë tre shqiptarë, u plagosën 100, dhe u keqtrajtuan në mënyrë më të egër mijëra shqiptarë të Gostivarit. Për shkak të kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e flamurit kombëtar nga ndërtesat e komunave të Tetovës dhe Gostivarit u burgosën dhe u dënuan me burg të rëndë kryetarët dhe kryesuesit e këshillave komunale: Rufi Osmani, Alajdin Demiri, Refik Dauti dhe Vebi Bexheti.

    Alsat
    Sui generis

  17. #837
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Brukseli konfirmon se hiqen vizat për Maqedoninë

    Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe njëkohësisht komisioner për drejtësi dhe punë të brendshme Zhak Baro sot në Bruksel për herë të parë publikisht njoftoi se vizat Shengen do të hiqen për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
    Propozimi për heqjen e vizave , tha ai, më 14 korrik në Strasburg zyrtarisht do ta prezantojë komisioneri për zgjerim Oli Ren. ‘Ren do t’ua japë lajmin e mirë’, tha Baro, duke shtuar se tre shtetet janë angazhuar për përmbushjen e parakushteve të Brukselit.
    Ai përsëriti se Shqipëria dhe Bosnja akoma nuk i kanë plotësuar ato kushte.

    Alsat
    Sui generis

  18. #838
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti sot pritet të votojë ndryshimet qeveritare

    Zërat e deritanishëm në taborrin e BDI-së për pakënaqësi ndaj ministrave të tyre në kabinetin e Gruevskit janë heshtur. Anëtari i lartë i kryesisë qendrore, Xhevat Ademi i bie pishman pas deklaratës së tij kohë më parë drejtuar me akuza në adresë të ministrave të BDI-së

    Në prag të disa orëve për votimin e ndryshimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit në Parlamentin e Maqedonisë, BDI totalisht ka qenë jashtë lojës dhe e paaftë për të imponuar ndryshimet dhe propozimet e saj për të rimarrë pozicionin më të fuqishëm në kuadër të kësaj qeverie. Tashmë janë shuar zërat se do të ikën ministri “pensionist” i drejtësisë, Mihajllo Manevski, i cili në disa raste ishte në fokusin e kritikave nga taborri i Ahmetit.

    Poashtu nuk janë ndrruar ministrat e VMRO-DPMNE-së në dikasteret, të cilat i dëshironte deri tani BDI-ja dhe paralajmëronte ndrrime ministrore me partnerin e saj.

    Partia e Ahmetit akoma nuk ka dhënë sqarime se përse tërhiqet nga vendimi për të mos ndryshuar ministrat e saj, edhe pse deri tani disa nga ministrat kanë qenë në shënjestër të ndrrimeve, për shkak të pakënaqësive me punën e tyre. Kjo ishte shprehur kohë më parë edhe nga anëtarë të lartë të kryesisë.

    Dorëheqje të papritura dhanë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski, ministri i Bujqësisë, Aco Spasenovski, zëvendëskryeministri për evrointegrime, Ivica Bocevski, zëvendësministri i bujqësisë, Kristijan Delev, ndërsa u shkarkua ministri i Financave, Trajko Sllavevski. Nikola Todorov do të jetë ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, i cili deri tani ka qenë drejtor i Kadastrit të Shkupit, Zoran Stavrev është propozuar ministër i Financave, ndërsa gjithashtu do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit, Vladimir Peshevski do të jetë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe Vasko Naumovski është propozuar për zëvendëskryeministër për evrointegrime.

    Ku shkuan deklarimet e Veliut, Ademit dhe vetë Ahmetit

    Disa muaj më parë kanë qenë krerët më të lartë të kryesisë së partisë, Fazli Veliu dhe Xhevat Ademi që drejtpërdrejt atakuan ministrat e tyre, duke i quajtur të paaftë dhe të pasuksesshëm në punët e tyre si dhe duke kërkuar ndryshimin e tyre.

    “Shumica e ministrave duhet të ikin, ngase nuk punojnë për interes të shqiptarëve. Zëvendëskryeministri, Abdulaqim Ademi, duhet të përgjigjet para shqiptarëve, e jo të jetë vetëm hija e Gruevskit. Ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, s’ka punuar sa duhet dhe duhet të ikë nga detyra. Nëse deri në qershor nuk zgjidhet statusi i veteranëve të UÇK, atëherë duhet të ikë edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami”, kishte pohuar Fazli Veliu, i cili disa ditë më vonë ka marrë mbështetjen publike nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Poashtu edhe anëtari i kryesisë Xhevat Ademi kishte pohuar pakënaqësi të mëdha lidhur me punën e ministrave. Ai u kërcënua se do të largohet nga partia, në rast se nuk ndryshojnë ministrat apo qasja e tyre.

    Por tani ai ka ndryshuar qëndrimet e tij, duke shtuar se nuk do të ketë ndryshime qeveritare.

    "BDI-ja qëndrimet e saj i merr në mënyrë të pavarur. Nuk do të ketë ndryshime të ministrave të BDI-së sepse ne në parti ende nuk e kemi përfunduar analizën përfundimtare të asaj që është punuar. Ne e respektojmë qëndrimin e kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet. Ky është problem i tyre i brendshëm dhe këtë do ta përkrahim”, theksoi Ademi.

    Opozita kritika për dështimet, kërkohet koka e Gruevskit

    Partitë opozitare kanë drejtuar akuza dhe kritika për dështimet qeveritare, që sipas tyre këtë radhë kjo ka pasuar me dorëheqjen e ministrave të kabinetit.

    Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka theksuar se fajtorë kryesor për tërë këtë është vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Lidhur me mosndryshimet e anëtarëve të qeverisë nga radhët e BDI-së, Aliu ka theksuar se për këtë vendos vetë Gruevski.

    “A ka vërtetë ministra të BDI-së në Qeveri. Ata janë thjeshtë thënë anëtarë të ‘Rilindjes’, dhe mentori i tij vendos se kur duhet ata të ndrrohen”, ka theksuar deputeti Imer Aliu.

    Koordinatorja e LSDM-së, Cvetanka Ivanova ka theksuarse dorëheqje nuk duhet të japin ministrat, por vetë kryeministri, i cili sipas saj është përgjegjës për këtë situatë.

    “Përse janë në dorëheqje ministrat dhe pse nuk kanë treguar rezultate. Për shkak se vetë Gruevski nuk din ti dirigjon. Dorëheqje duhet të jap pikërisht kryeministri, i cili është përgjegjës për shumë dështime në vend”, ka theksuar Ivanova.

    (INA)
    Sui generis

  19. #839
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    OSBE ndihmon multietnicitetin në Maqedoni

    Njëzet studentë të Fakultetit pedagogjik nga Universiteti i Shkupit kanë pasur mundësi të mësojnë për teknikat e procesit arsimor në kontekst shumetnik, si dhe të fitojnë njohuri themelore lidhur me kulturën rome gjatë një seminari njëjavor të përkrahur nga OSBE që përfundoi sot në Manastir.

    Si pjesë e projektit, mësimdhënësit e ardhshëm parashkollor dhe të shkollës fillore të cilët kanë përfunduar seminarin do të punojnë me fëmijët romë në muajt e ardhshëm me organizatën jo-qeveritare Sumnal, e cila ofron përkrahje për edukimin e fëmijëve romë. Studentët kanë marrë pjesë në këtë projekt si pjesë e kursit të domosdoshëm në suaza të procesit arsimor të studentëve.

    “Duke iu ofruar mësimdhënësve të ardhshëm mundësinë që të bëjnë punën praktike jashtë sistemit formal të arsimit dhe me fëmijë të grupeve tjera etnike, ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të trajnimit të mësimdhënësve para shërbimit të tyre në përgjithësi, por edhe do të rrit vetëdijen kulturore të mësimdhënësve në veçanti. Shpresojmë se ky projekt do të bëhet model për fakultetet tjera pedagogjike në vend,” ka thënë Johann Schustereder, zyrtari për zhvillim të arsimit pranë Misionit të OSBE-së në Shkup.

    Projekti është iniciuar nga OJQ Sumnal dhe është përkrahur nga Misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup, me mbështetje financiare nga Agjencia austriake për zhvillim dhe Ministria e jashtme e Gjermanisë.

    Fatma Bajram, kryesuese e OJQ-së Sumnal ka shtuar: “Përveç kontribuimit në përmirësimin e sjelljes së fëmijëve romë nëpër shkolla, projekti poashtu do të zvogëlojë nivelin e paragjykimit kundër fëmijëve romë në mesin e mësimdhënësve.”

    Grupi i dytë i mësimdhënësve të ardhshëm do të marrin pjesë në seminarin e ngjashëm në muajin shtator para se të fitojnë përvojë praktike në punën me fëmijët romë.

    (INA)
    Sui generis

  20. #840
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Iku ministri, kaos në arsimin shqip

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski iku nga detyra duke lënë probleme të thella në arsimin shqip, duke nisur nga USHT-ja, shkollat e mesme shqipe, por edhe mungesën e hapësirave për nxënësit e shkollave fillore

    Arsimi shqip në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe akademik është përfshirë në kaos, për shkak të mungesës së kushteve hapësinore, bllokimit të zgjerimit të paraleleve për nxënësit shqiptarë në ato drejtime që synojnë në shkollat e mesme si dhe së fundi ndërhyrja në USHT-së, me një vendim politik të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski.

    Ky i fundit iku nga detyra duke pranuar se ka qenë i imponuar vazhdimisht me presione politike, për të ndërmarrë vendime për arsimin shqip. Stojanovski ndërhyri në USHT duke krijuar dy rektorate parlalele, por edhe një kaos në këtë universitet, kur i shtohen tashmë edhe fakultetet e disperzuara, që vështirë se mund të vihen në funksionim me fillimin e vitit të ri akademik. Ndarjet e krijuara në shkollat e mesme të Strugës, kontejnerët dhe kushtet tejet të rënda për mësim në shkollat e mesme shqipe në Kumanovë, moslejimi i hapjes së paraleleve shtesë në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup si dhe mungesa e hapësirave për nxënësit shqiptarë në shkolla të mesme e fillore, janë problemet që tashmë po shtrihen edhe më tepër dhe po krijojnë barriera të ndryshme për arsimimin e nxënësve shqiptarë.

    Ekspertët shqiptarë të çështjeve të ndryshme arsimore dhe akademike presin që ministri i ri të përcaktojë një agjendë për zgjidhjen e problemeve tashmë të hapura dhe që po krijojnë pasoja për nxënësit dhe studentët shqiptarë.

    "Rreth vendimeve që ka sjellë ministri që ka dhënë dorëheqje, duhet të prononcohet ministri i ardhshëm që do të zgjidhet në njërën nga seancat e Parlamentit.Ekziston mundësia që vendimet e këtij ministri të ngelin në fuqi, ndërsa ministri i ardhshëm të kërkojë zbatimin e tij", ka theksuar eksperti i çështjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu. Por sipas tij, pritet që ministri i ri për të mos e thelluar gjendjen, duhet të heq vendimet e miratuara nga ministri i kaluar, duke e kthyer universitetin në gjendjen e parë dhe duke vijuar më pas me zgjedhje të reja përbrenda autonomisë së universitetit për zgjedhjen e organeve drejtuese, si dhe rektorit.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 42 prej 55 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •