Close
Faqja 17 prej 36 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 357
  1. #161
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar mė parė nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Sa te kemi J.Biden ne White House mos e rruni shqipe se asnje gjemb nuk do tu hyje shqiptareve si ne Shqiperi si ne Kosove!

    Ky Obamaku ne Foreign Policy duket qe s'ka eksperiece dhe si i tille nuk e le njeri te bej gam gam pro ketij dhe kundra atij.

    Foreing Policy e USA ka qene historikisht koherente ne ēdo vije strategjike edhe pse qeverite ndryshonin ngjyra nga Blu(demokrat) ne te Kuqe ( republikanet).

    Nqs Obama do ti kthehej diskutimit dhe ēeshtjes se Kosoves atehere do tregonte fytyren e nje Don Kishoti dhe mullinjeve te eres.

    Ta shofim njeher si do ta menaxhoje krizen financiare sepse nga e thena ne te bere ka goxha diference !
    Shum drejte ke fol miku im.

    Obamen se pyet kush per kosoven Prandaj ka marr joe B . Joe b ka qen nje nder kryesoret pqe berjen e luftes qe i ra serbise ai i di padrejtesite qe jane bere ne kosove e bosnje. Obama pa pas bo i deklarate pro serbe per me fitu ca vota ne chikago se ka serb shum. por se pyet kush ate kur te vije puna tek kosova

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    gjithe bota kerkon nje shpetim te cilin mendojne se do ta gjejne nga nje president qe seshte gje tjeter vetem nje kukull qe e kane ulur ne nje karrige ndryshimi i vertete do te vije athere kur te jete mbushur kupa dhe jo nga dora e njeriut por nga nje dore tjeter qe eshte e drejte dhe shume e forte qe nuk do ti shpetoje asnje nga ata qe po na cojne drejt zhdukjes se jetes njerezore neve nuk na mbetet gje tjeter vec te presim dhe asnje gje tjeter nuk mund te bejme !

  3. #163
    Citim Postuar mė parė nga Dinamoviti Lexo Postimin
    Shifret jane te gabuara. Shpesh konsiderohet si Shqiptar, si Serb etj personat qe kane lindur ne keto vende ose qe aderojne ne shoqata Shqiptare, Serbe etj. Te pakten sipas studimeve te ambasades Shqiptare dhe sipas zotit Zaloshnja (i specializuar per sondazhe) Shqiptaret rrotullohen tek 0.9 - 1.4 milion. Gjithashtu ky thekson qe nje pjese jane asimiluar duke u shperndare ne gjithe ameriken. Shqiptaret e bregut lindor (gjithmone sipas ketij) e kane perqindjen e ruajtjes se gjuhes ne % me te larte.

    Persa i perket lobeve nje lob nuk eshte i fuqishem nga numri (Sigurisht nqs ky numer eshte me miliona ka ndikim) por nga personalitetet qe ai ka, nga fuqia finaciare, politike, bile dhe mafoze.
    Kjo eshte krejt jashte teme po sa per sqarim:

    Shifrat nuk jane gabim sepse ka nje procedure te caktuar per menyren e bartjes se nje studimi. Ne rastin e registrimit te popullates, zyra e statistikave ka derguar kete formular http://www.census.gov/dmd/www/pdf/d02p.pdf ne cdo adrese shtepie te SHBAve dhe ka kerkuar qe formulari te kthehet mbrapsht i plotesuar (ver re pyetjet nga 10-14 ku perfshihet perktesia etnike). Analiza perfundimtare eshte bere jo vetem ne baze te numrit te personave qe kane kthyer pergjigje, por dhe eshte rregulluar per gabimet qe mund te kene ndodhur per shkak te atyre qe nuk jane pergjigjur, emigranteve te paligjshem etj. Me nje fjale, nese popullata e nje vendi eshte 1 milion por vetem 750 mije jane pergjigjur, ka formula te caktuara qe aplikohen qe edhe ata 250 mije te perfshihen ne studim. Statistike e aplikuar.

    Nuk po ve aspak ne dyshim se mund te kete 1 milion njerez me prejardhje shqiptare ne SHBA. Por ne baze te shifrave vetem rreth 113 mije kane zgjedhur te quhen te tille zyrtarisht. P.sh. kalamajte e mi kur te rriten do thone se jane me prejardhje shqiptare nga e ema por mund te zgjedhin qe te mos e percaktojne veten si shqiptare te mirefillte ne nje pyetesor. E njejta gje dhe per serbet. Prandaj numrat e qeverise amerikane me duken krejt te besueshem dhe per efekt krahasimi te dy grupet do i quaja te perafert ne numer me madje mundesine qe 'lobi' shqiptar te jete me i madh se ai serb.

    Per se cili eshte me i fuqishem se tjetri politikisht kam folur nja 15 here prandaj po i rri larg atij diskutimi.

  4. #164
    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin
    Wow, wow, ngadalesoje pak ritmin "Mbrojtja fanatike" dhe "agresiviteti im i tepruar" nuk ka te beje kaq shume me Obamen. Ne fund te fundit, ai s'po ka shume nevoje per "mbrojtjen" time. Une, thjesht, besoj ne drejtimin qe ka marre ceshtja shqiptare dhe refuzoj te bashkohem me pjesmarresit e nje kori qaraman qe vetem ankohen e fryjne njeri tjetrin me supozime te pa-provuara ende.
    Ceshtja shqiptare doli ne rruge e siper. Une i referohem gjithe temes, kjo dhe ajo tjetra mbi zgjedhjet. Ne nje pike jemi dakort, sic nuk ka nevoje ai per 'mbrojtjen' tende, nuk ka as frike nga 'sharjet' e mija.



    E vene ne krahun tjeter te diskutimit, nuk arrij te kuptoj se pse jeni kaq te vendosur te provoni me analize " te ftohte" se Obama eshte anti-gjithshka e sidomos anti-shqiptar. Ai nuk eshte bere ende president, nderkohe ju po vulosni fatin e zi qe do te mbuloje shqiptaret!!! Cfare te mire i vjen kombit shqiptar nga te ngulurit kembe ne kete pesimizem fals? Dhe per me teper, pse nuk konsideroni edhe faktet qe tregojne se ka shume mundesi qe politika e ardhshme amerikane ne lidhje me shqiptaret, te mos levize presjen nga ajo e kaluara? Obama duket se do i ngjaje Klintonit ne menyren e administrimit te vendit. Po kush e di me siguri? Vetem koha do na tregoje.
    Ne komentin tim ndaj teje tu drejtova ty dhe vetem ty. Ndersa pergjigja jote perfshin nje pergjithesi ne te cilen une nuk bej pjese. Pra le ti mbetemi replikes ne nivel personal dhe jo pergjithesues...ose pastaj ndrysho referimin qe mos jete ndaj Darius postimi i me siperm.

    Patjeter do i hedh nje sy librit qe bashkangjite. A thua do me binde se Obama eshte anti-shqiptar?
    Libri qe te sugjerova ska aspak gje ndaj Obames dhe as merret fare me Obamen. Por merret shume me sistemin amerikan dhe analizon rrugen drejt pushtetit dhe mbajtjen e tij. Duke lexuar ate kupton me mire sesi funksionon ky sistem dhe sa e pazakonte eshte ardhja e Obames ne Shtepine e Bardhe.

  5. #165
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ceshtja shqiptare doli ne rruge e siper. Une i referohem gjithe temes, kjo dhe ajo tjetra mbi zgjedhjet. Ne nje pike jemi dakort, sic nuk ka nevoje ai per 'mbrojtjen' tende, nuk ka as frike nga 'sharjet' e mija

    Ne komentin tim ndaj teje tu drejtova ty dhe vetem ty. Ndersa pergjigja jote perfshin nje pergjithesi ne te cilen une nuk bej pjese. Pra le ti mbetemi replikes ne nivel personal dhe jo pergjithesues...ose pastaj ndrysho referimin qe mos jete ndaj Darius postimi i me siperm.

    Libri qe te sugjerova ska aspak gje ndaj Obames dhe as merret fare me Obamen. Por merret shume me sistemin amerikan dhe analizon rrugen drejt pushtetit dhe mbajtjen e tij. Duke lexuar ate kupton me mire sesi funksionon ky sistem dhe sa e pazakonte eshte ardhja e Obames ne Shtepine e Bardhe.
    Kam filluar te dyshoj se ti dhe Dariusi te temat e shkences nuk jeni i njejti njeri.

    Nejse, ke te drejte per pergjigjen pergjithsuese. I rashe pak nga Kina ndoshta dhe evitova sulmin e drejtperdrejte por mjafton ta kthesh postimin tim nga nr shumes ne nr njejes dhe... kthehet ne replike personale dhe eshte ende pa pergjigje.

    Nuk e kam pare librin akoma prandaj nuk replikoj dot ne ate nivel. Por do shtroja pyetjen nisur nga ajo qe thua ti vete, po ardhja e McCain mos do kishte qene "me e natyrshme"?

  6. #166
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Paramendoni pakėz. Kushtetuta e sotme amerikane u pėrpilua dhe u miratua nga njė grup skllavopronarėsh tė bardhė, qė kishin me mijėra skllevėr zezakė.

  7. #167
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Barack Hussein Obama II : I am asking you to believe. Not just in my ability to bring real change in Washington......

    Per cfare ndryshimi more e ka fjalen Husseini apo thene ne shqiperim Hyseni, se une s'jam duke e kuptuar, e sidomos kur eshte ne pyetje politika e jashtme, tashti kur kemi shtetet islamike me disponim te fuqishem anti-amerikan dhe nje Rusi e cila gjithnje e me shume po merr rol udheheqes ne skenen globale?

    Me jau leshu rrugen a cka?

    Zot ruaje Ameriken nga amerikanet, e ne vecanti nga imigrantet e vet!

  8. #168
    Ilir Zherka: Politika pro-shqiptare amerikane edhe me Obamėn


    Drejtori i organizatės DC Vote nė Uashington, Ilir Zherka deklaroi nė njė intervistė pėr agjencinė INA pėr shqiptarėt nuk do tė ndryshojė aspak politika e presidentit tė sapozgjedhur amerikan Barack Obama dhe zėvendėspresidentit Xhozef Bajden.

    Intervistė ekskluzive pėr agjencinė INA, Dashnim Hebibi/Nju Jork

    INA: Ju keni qenė njė nga mbėshtetėsit kryesor tė fushatės sė demokratėve, presidentit tė sapozgjedhur, senatorit Barack Obama dhe zėvendėspresidentit Xhozef Bajden. Si e vlerėsoni fitoren e tyre ?

    Ilir Zherka: Fitorja e senatorit Barack Obama pėr president tė SHBA-ve ėshtė njė ngjarje e madhe pėr Amerikėn dhe shqiptarėt. Pėr shqiptarėt nuk do tė ndryshojė aspak politika e presidentit tė sapozgjedhur Barack Obama dhe zėvendėspresidentit Xhozef Bajden. Ata janė tė vendosur pėr politikėn e mbėshtetjes. Obama dhe Bajden janė tė vendosur pėr pavarėsinė e Kosovės dhe i kanė bėrė shumė tė qarta qėndrimet e tyre unike pėr Kosovėn. Ne poashtu kemi njerėz qė i kanė ndihmuar administratės sė ish-presidentit Bill Klinton nė krijimin e politikės sė Ballkanit pėr shqiptarėt, qė edhe tani ata do tė jenė nė shėrbim tė presidentit tė ri Barack Obama, si psh: Jim O`Brian, Susan Rajts, Uesli Klark dhe Kolin Pauell. Kulmi i kėsaj ėshtė senatori Xhozef Bajden, i cili u zgjodh zėvendėspresident i SHBA-ve, i cili ėshtė njė ndėr pėrkrahėsit mė tė rėndėsishėm tė ēėshtjes sė Kosovės dhe ēėshtjes sė Ballkanit.

    Pėr ne politika e SHBA-ve ndaj Ballkanit nuk do tė ndryshojė. Unė mendoj se njė nga ndryshimet qė mund t`i shohim ėshtė se politika amerikane do tė ndihmojė nė modernizimin e politikės serbe, ndaj Kosovės. Unė mendoj se politika serbe do tė ndryshojė pėr tė mirė pėr Kosovėn dhe Ballkanin. Modernizimi i Serbisė me pėrkrahjen e SHBA-ve do tė shkojė nė favor tė Kosovės, ndėrsa kjo pra siē dihet ėshtė njė kushtėzim amerikan pėr Serbinė.

    INA: Ēfarė do bėhet me ambasadorin e njohur Riēard Holbruk, i njohur gjithashtu pėr ēėshtjen shqiptare dhe Ballkanin ?

    Ilir Zherka: Nuk e di deri mė tani sepse sapo dolėm nga zgjedhjet. Nuk jam i sigurt, por do tė jetė njė ndėr njerėzit kyē pėr politikėn amerikane ndaj Ballkanit. Mendoj se sikur qė thashė mė herėt se edhe Uesli Klark dhe Jim O'Brian do tė kenė vende kyēe nė administratėn e re amerikane.

    Pra siē thashė jam shumė I sigurtė se Holbruk do tė pyetet pėr politikėn amerikane ndaj Ballkanit, edhe nėse nuk zgjidhet diku. Besoj thellėsisht se kjo administratė do tė jetė e sukseshme. Ne si komunitet nė kėtė shtet ėshtė e rėndėsishme tė kemi zėrin tonė nė kėtė administratė tė re amerikane.

    INA: A do tė ketė ndikim lobi serb tek poltika e presidentit tė sapozgjedhur , sepse ai vjen nga Ēikago si senator i zgjedhur, ku siē thuhet edhe me pėrkrahjen e serbėve. Nė kėtė kontekst nė fillim tė fushatės i dėrgoi letėr serbėve nė shenjė pėrkrahje ?

    Ilir Zherka: Qėndrimin qė e mbajti Barack Obama me rastin e pavarėsisė sė Kosovės, fatkeqėsisht ishte qėndrim shumė i keq. Personalisht unė nuk e doja atė qėndrim tė tij dhe me sa e pashe unė pas disa muajve presidenti Obama dhe ekipi i tij e kuptuan se kishin bėrė gabim. Qėndrimet e tyre pėr tė thėnė diēka pozitive pėr serbo - amerikanėt e kishin dėmtuar apo nuk kishin thėnė shumė gjėra tė mira qė t`i bėjnė tė kėnaqur shqiptaro -amerikanėt.

    Presidenti Obama menjėherė e pėrmirėsoi kėtė gabim dhe nuk e pėrsėriti mė. Ne duhet ta kemi tė qartė se nė SHBA dhe nė Evropėn Perendimore ėshtė njė ofertė pėr Serbinė qė t`i bashkangjitet popujve perendimor. Mendoj qė afrimi i Serbisė me perendimin dhe njohja e Kosovės nga ata, respektimi i tė drejtave tė pakicave brenda Serbisė dhe tėrheqja e ndikimit pėr ndarjen e Mitrovicės do tė jenė pozitive. Ne si komunitet shqiptaro- amerikan duhet tė punojmė mė shumė, tė jemi edhe mė aktiv qė politika amerikane tė mos ndryshojė , por tė vazhdojė edhe mė tutje.

    INA: Ne kemi njohuri pėr lidhjet e juaja tė ngushta me senatorin dhe zėvendėspresidentin e sapozgjedhur Xhozef Bajden, por cilat janė marrėdhėniet e juaja me presidentin Barack Obama ?

    Ilir Zherka: Unė e njoh ate, por jo edhe aq mirė. Unė e kam pėrkahur fushatėn e tij sikurse shumė shqiptarė. Si rezultat i kėsaj dhe marrėdhėnieve tė mira qė i kemi me tė, ndikimi i jonė do tė jetė mė i madh nė Shtėpinė e Bardhė. Mendoj se ne si shqiptarė jemi nė njė pozitė shumė tė lakmueshme me qeverine amerikane dhe do tė jemi edhe mė tė fortė nė SHBA edhe me mė ndikim. Ne do tė kemi shumė punė pėr tė bėrė, qė tė vazhdojė pėrkrahja e Shteteve tė Bashkuara ndaj nesh.

    Kush ėshtė Ilir Zherka ?

    Ilir Zherka, biri i njė familje me tradita tė vjetra shqiptare nga Tropoja ka lindur mė 1965 nė Krushevc tė Malit tė Zi. Mė 1968, ai dhe familja e tij emigrojnė nė SHBA, kur Zherka ishte vetėm 2 vjeē.

    Ilir Zherka u rritė nė njė lagje tė njohur emigrantėsh nė Nju Jork-Bronks, ku u edukua dhe shkollua me pasė duke u diplomuar nė Cornell University. Ai u diplomua nė univesitetin "Cornell University" dhe u nderua me ēmimin " John F. Kennedy Award", pėr shėrbim tė shkėlqyer jashtė shkollės.

    Zhekra ka diplomuar edhe nė drejtėsi nė "University of Virginia". Ai ėshtė i martuar me Linda Kinney, avokate e shtetit nė zyrėn "Federal Communications Commission". Ka dy fėmijė Aleksandrin dhe Hanėn.

    Ai ka drejtuar Kėshillin Kombėtar Shqiptaro -Amerikan si Drejtor Ekzekutiv. Prej vitit 1997-98 ka punuar nė Ministrinė e Punės "U.S. Department of Labor". Ai ka shėrbyer si agjitator i fushatės elektorale Clinton-Gore. Duke pasė nė fushatė detyrėn e Drejtorit Kombėtar tė Grupeve Komunitare, pėr tė mbuluar votat e amerikanėve me origjinė nga Mesdheu, Zherka, prej 1994 deri mė 1997 ka shėrbyer si kėshilltarė legjistativ nė zyrėn e kogresmenit George Miller. Ilir Zherka aktualisht ėshtė drejtor ekzekutiv i organizatės DC Vote nė Uashington.

    Iliria News Agency
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #169
    Barak Husein Obama fitoi zgjedhjet...,
    po pse prap i fitoi? Bo sa i fort...

  10. #170
    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin
    Kam filluar te dyshoj se ti dhe Dariusi te temat e shkences nuk jeni i njejti njeri.
    Une jam, i teri dhe i beri...lol

    Nuk e kam pare librin akoma prandaj nuk replikoj dot ne ate nivel. Por do shtroja pyetjen nisur nga ajo qe thua ti vete, po ardhja e McCain mos do kishte qene "me e natyrshme"?
    Ardhja e McCain do ishte po aq e natyrshme sa ishte ajo e Reganit, Bush senior, Clinton dhe Bush junior. Me pak fjale, histori ne pushtet, pjesmarrje ne shoqeri te fshehta te fuqishme, potence ekonomike, biznese te njohura e te panjohura etj...

Faqja 17 prej 36 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Sofra Tetovare
    Nga Coca-Cola nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1444
    Postimi i Fundit: 08-11-2008, 23:26
  4. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •