Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Post Shqiptarët më të famshëm në Botë

    Shqiptarët, fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.
    Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

    Ismail Kadare (Shkrimtar)
    Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

    Inva Mula (Soprano)
    Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore

    Ana Oxa (Këngëtare)
    Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja

    Sandra Bullock (aktore, SHBA)
    Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

    James Belushi (aktor, SHBA)
    Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, janë me origjinë shqiptare.

    Eda Zari (Këngëtare, Gjermani)
    Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë


    Ferid Murad (Nobelist)
    Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

    Angjelin Preljocaj (Balet maestro)
    Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare

    Eliza Dushku (Aktore, SHBA)
    Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

    Agim Kaba (Aktor, SHBA)
    Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

    Stan Dragoti (Regjisor, SHBA)
    Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.

    Richard Lukaj (Ekonomist, Wall Street NY, SHBA)
    I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

    Joseph DioGuardi (ish-Kongresmen, SHBA)
    Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.

    Emina Çunmulaj (Modele, SHBA)
    Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.


    Donald Lambro (Gazetar, SHBA)
    Ai është një gazetar amerikan me famë botërore dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare.

    Tie (Tahir) Domi (Lojtar hokeji, Kanada)
    Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

    James Biberi (Aktor, SHBA)
    Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

    Tania Doko (Këngëtare, Australi)
    Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Australi, por tashmë dihet se ajo është një këngëtare e suksesshme me rrënjë shqiptare.

    Mirela Tafaj (Soprano, Kanada)
    Si shumë të tjerë, edhe Mirela Tafaj është një soprano shqiptare, e cila ka bërë emër edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

    Elona Bojaxhi (Aktore, modele, SHBA)
    Elona Bojaxhi është modele dhe aktore me origjinë nga Berati. Ajo është zbuluar nga një regjisor, duke filluar më pas karrierën aktoriale.

    Laureta Meci (Aktore, SHBA)
    Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

    Ilir Shaqiri (Balerin, Itali)
    Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.

    Kledi Kadiu (Balerin, Itali)
    Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.

    Leon Cino (Balerin, Itali)
    Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.

    Klajdi Selimi (Balerin, Itali)
    Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.

    Marina Malota (Aktore SHBA)
    Ajo vjen nga një familje me prejardhje shqiptare dhe ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, “The Thin Red Line” etj., ndërkohë që edhe vëllai dhe motra e saj merren me aktrim.


    Tedi Papavrami (Violinist, Francë)
    I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.

    Erald Dervishi (Kampion botëror shahu)
    I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.

    Mirsa Adami (Pianiste)
    E lindur në Tiranë, Mirsa Adami fitoi në 1990-ën çmimin e parë në një konkurs për të rinjtë në Itali dhe një vit më vonë interpretoi në Roterdam, Holandë. Ajo luan si soliste në dhomën e muzikës dhe është shumë e suksesshme.

    Saimir Pirgu (Tenor)
    Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.

    Nate Dushku (Aktor, SHBA)
    Ai është vëllai i Eliza Dushkut dhe njësoj si ajo rrjedh nga e njëjta familje me origjinë shqiptare dhe është njëkohësisht aktor.

    Hila Popaj (ish-Aktor, SHBA)
    Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.

    Liria Begeja (Regjisore, Francë)
    Është regjisorja e njohur franko-shqiptare.


    Elsa Lila (Këngëtare, Itali)
    Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos.

    Astrit Zejnati (Balerin, Arizona, SHBA)
    Pasi ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, Astrit Zejnati ka arritur të jetë balet maestro në Arizona.

    Miriam Cani (Këngëtare, Gjermani)
    Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera europiane, është nga Elbasani.

    Stefi Gjine (Teniste, Kanada)
    Ajo është shumë e re, por një teniste me një të ardhme që premton shumë, me 124 trofe deri tani.

    William Gregory (Astronaut, SHBA)
    William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli

    Aurela Gaçe (Këngëtare, SHBA)
    Këngëtare shqipëtare që tashmë po korr sukses edhe në SHBA.

    Igli Tare (Futbollist, Itali)
    Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali.

    Ambeta Toromani (Balerinë, Itali)
    Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.

    Oni Pustina (Model, Itali)
    I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.

    Valbona Çoba (Modele, aktore, SHBA)
    Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.

    Aris Golemi (Balet maestro, koreograf)
    I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

    Masiela Lusha (Aktore ne Hollywood)
    E lindur në Shqipëri, Masiela Lusha po vazhdon karrierën e saj prej aktoreje në SHBA. Ajo është shfaqur në shumë filma dhe spote publicitare.

    Kristina O’Donnelly (Shkrimtare)
    E lindur në Romë, Kristina O’Donnelly është e bija e një shqiptari të Maqedonisë. Ajo është shkrimtare mjaft e famshme.

    Mariela Cingo (Pianiste)
    Mariela është një pianiste e re shqiptare me banim në Londër, ku ka fituar shumë çmime për interpretimet e saj.

    Laura Mersini Houghton (Kozmologe)
    Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.

    Ardian Harri (Profesor)
    Ai është një profesor shqiptar në Universitetin e Shtetit të Misisipit në departamentin e ekonomisë bujqësore.

    Luan Krasniqi (Boksier)
    Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës

    Azem Maksutaj (Taibox Kampion)

    George Tenet - Gjergj Koka (ish-Drejtor i CIA-s)

    Pjeter Malota (Lulgjuraj) (Aktor i Hollywoodit)

    Anthony Athanas (Biznismen)

    Carl Ritter von Ghega (Projektues i hekurudhes malore ne Europe)

    Antonio Gramsci (Shkrimtar e Politikan)
    Lider i pare i Partise Komuniste ne Itali.

    Behgjet Pacolli (Biznismen e Politikan)
    President i Mabetex dhe themelues i partise "Aleanca e re"

    Shpresa Perlleshi (Fitness)
    Shpresa eshte e famshme ne Amerike per fitness dhe eshte e bija e Mark Perlleshit biznismen shqiptar, i lindur ne Jagode (Kline), Kosove.

    Dora D'Istria - Helena Gjika (Shkrimtare)

    Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani)

    Aleksander Moisiu (Aktor)

    Nate Dushku (Aktor)
    Vellai i Eliza Dushkut

    Anri Sala (Aktor e Fotograf artistesh)
    I lindur ne Tirane, jeton e punon ne Paris qe nga 1996.

    Shpend Abazi (Kampion Boxi ne Danimarke)

    Afrim Latifi (Kampion i karates kombetare gjermane e nderkombetare)

    Thomas Simaku (Kompozitor)

    Gjon Mili (Fotograf i famshem)
    I lindur ne Korçe, por qe nga viti 1923 ka jetuar ne SHBA, ku fal punes se tij te palodhshme u be i famshem edhe ne Hollywood.

    Fadil Berisha (Fotograf i famshem)

    Elza Zagreda (Shkrimtare dhe aktore ne Teater)

    Miriam (Kengetare e famshme ne Gjermani)


    Fawzia (Mbretereshe e Iranit)
    Ishte motra e mbretit te fundit te Egjiptit, mbreti Faruk. Eshte mbesa e Mehmet Ali Pashes, i cili i dha pavaresine Egjiptit.

    Harry Bajraktari (President i Korporates Bajraktari)
    Eshte aktivist i madh per çeshtjen e Kosoves. Eshte anetar i bordit te Lobit Amerikano-Shqiptar. Eshte themelues i gazetes Amerikano-Shqiptare Illyria, me seli ne New York.

    huazuar nga forumi katolik

  2. #2
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Sandra Bullock (aktore, SHBA)
    Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

    po kjo gje ore kur u be e ditur bobobobobo si jemi ne


    Eda Zari (Këngëtare, Gjermani)

    ket nuk e njof fare dhe kam 19 vjet qe jetoj ne gjermani

    Miriam (Kengetare e famshme ne Gjermani)

    nuk esht e famshe ju paskan rrejt se ka nja 3 vjet a me shume kur ka dal athere dmth as nuk e ka pa njeri as nuk e ka ndigju njeri dhe as nuk e permend njeri

    po sa qenkena dhe te tjeret ore bravo jo keq jo
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Aty janë të radhitur disa emra të cilët fare nuk janë të njohur për botën mbarë por vetëm tek ajo shqiptare!
    përshembull Aurela gaçen përpos komunitetit shqiptarë në Amerikë se njehë njeri. Pra nuk e njehë askush!
    Ikni në Francë apo edhe në Itali dhe bëni pyetjen, në mesin e atyre që merren me muzik e kam fjalën" e njihni Aurela gaçen?" ose " E njihni Eda zarin?" nuk do ta njohin as shumica e shqiptarëve e lëre më të tjerë!
    Shqiptarët që njihen në mbarë botën së paku janë këta:
    Kledi kadiu i njohur
    Por futja e Igli tares ishte pa lidhje ngaqë si ai ka mjaftë: Edmond kapllani, Ervin Skela, Lorik cana etj etj por ikni dhe pyesni në kontinete tjera apo edhe në Amerikë se kush janë keta asnjeri nuk të jep përgjigje!
    Kështu që Nëna tereze mbetet pa komkurencë ngaqë së paku rrallë takon njeri e që s'ka dëgjuar për të!


    NENA TEREZE
    Xhim dhe Xhon Bellushi
    Stan Dragoti
    Skenderbeu
    Inva MUla në rrethin e këngëtarëve të operës njihet por jo edhe në mesin e shumë artdashësve në botë
    Bekim Fehmiu te artdASHESIT në moshë por jo edhe tek të rinjtë

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kështu që Nëna tereze mbetet pa komkurencë ngaqë së paku rrallë takon njeri e që s'ka dëgjuar për të!
    Tema bën fjalë për ata që janë gjallë. Të paktën kështu e kuptova.

    Për Miriamin mos gjykoni kaq shpejt, se është e njohur po aq sa edhe grupi.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Miriam_Cani

    Nga 6 këngëtaret vetëm për dy prej tyre shkrun Wiki, për Miriamin dhe Rosin.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Po Nëna Tereze edhe nga shenjterimi është më e njohura nga shqiptarët në krahasim me të gjithë ata që janë akoma gjallë!
    Për nga përmasat e famës ajo i kalon të gjithë: si nga ata që s'jetojn më si ata që akoma janë në këtë botë!

  6. #6
    Eshte e vertete qe Nene Tereza eshte shqiptarja me e njohur ne bote..., ajo eshte N1, por edhe te tjeret njihen pak a shume ne vendet ku kane mundur te çajne.
    Diçka kisha per te thene, mos ti ulim vlerat atyre shqiptare qe me shume mundime u bene te njohur nder bote, pasi ku shkuan nuk e gjeten te shtruar, veshtiresia e tyre ishte dyfish.

    Ps. Coca Cola eshte me te vertete pija me e njohur ne rruzullin toksor, por qe nuk do te thote qe e pine te gjithe...

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Do permendja dhe dy emra mjaft te njohur, Timo Flloko, i cili mori pjese si aktor ne nje film hollivudian, megjithse per pak sekonda u vleresua per ate qe beri.

    Gjithashtu eshte dhe kengetaria Elia Zaharia, me kengen e saj October 31
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    cja futni kot ne ju lol

    mlidhni ktu bisht mas bishti e thoni te famshem neper bot

    po 90% e atyne ne at list nuk i njof as un qi jam shqiptar e jo mo amerikant e europjant.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Kënga e Gjergj Elez Alisë
    Nga Ullmar Qvick në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  4. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  5. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •