Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Muzikë energjike që të ngjall, nuk ke nevojë për alkool, as extasy

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Ja disa kenge qe te bejne te ndihesh shqipetare nga cilesia dhe vecantia me te cilen kete kenge publikohen, ndikimi turk eshte i panjohur per keto:










    Mbi te gjitha kjo:



    * Eshte e papranueshme qe te thuash se nuk ka muzike te paster shqipetare, por eshte e veshtire te gjesh degjues te maturuar ne shqiperi pasi kengetare te tipit magjyp si sinan hoxha me cilesi te rajonit te saharase e felliqin realitetin shqiptar, dhe cuditerisht shesin albumet e tyre. Fatekeqesisht njerez te tille jane ne ekranet e televizioneve dhe kane nxene vend shume ne radio dhe tipat e tjere te medjas duke na prezantuar vertete sikur te kemi asgje me shume sesa muzike turke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alproud : 16-01-2009 më 05:07
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  3. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Per veshin tonë gjithçka na duket mirë, fjala është se çka mendojn te huajt per muziken shqipe qe nga nxjerrja e zërit deri tek instrumentet qe per keto mos te hyjmi me tej se nuk ia dalim...por më se shumti muziken shqipe e bezdisin refrenat(perseritjet ) si; "Hajde, hajde"...pastaj ne fund te çdo refreni "o-ja shkon e zgjatet per se tepermi....
    keto kritika vijne nga te huajt qe ne nuk i vrejmi ne argetimet tona te perditshme, ndoshta se jemi rritur me kete melodi mirepo tek i huaji menjehere shkaton habi dhe paknaqesi. Nder keta te huaj ka prej tyre qe neve na thojne te verteten" çfare muzike eshte kjo" ?
    por ka prej tyre qe e mbajn per vete ...dhe nuk ngurrojne te dhejen kritika...
    Me se shumti kete dukuri e vrejne shqiptaret qe jetojn ne emigracion, ata qe jetojn ne trojet tona ne fshatin e tij ne qytetin e tyre qe jane mesuar te degjojne muzike qe nga mengjezi deri ne mbremje keta njerez nuk i bezdise kurrfare muzike mirepo jashte vendit muzika jone nuk gjene fare simpatizues per veshin e e te huajve.
    Na e sill nje shembull muzike te tille qe te shohim nje here cka quan ti dhe fshataret tu muzike shqiptare qe te mund te kuptojme cka jeni munduar tu shisni te huajve per muzike te tille, para se ti pranojme kritikat ne adrese te muzikes sone burimore se ketu ka dicka qe nuk shkon fare
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #14
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Si tingëllon muzika shqiptare ne veshin e një te huajit ?

    Pa dyshim eshte pyetje e dyte.
    Me pare duhet te sqarojme se c'eshte muzike shqiptare , ne kuptimin - cila eshte muzika shqiptare?
    Si pasqyrim i shpirtit, ndienjave muzika eshte nje pasqyre e vertete e cdo kombi.
    Historia na meson se kenga ecen me ritmet e zhvillimit te historise.
    Ne shqiptaret nuk kemi pare asnje dite te bardhe per t'i kenduar te bukures, gezimit, kenaqesise.
    Te gjitha kenget e vjetra jane me shume "Vaje te shprtit qe dhemb" sesa kenge te gezuara.
    Polifonia labe(e Bregut ne pergjithesi), kenget arbereshe, kenget came, kenget e Malesise Madhe dhe viseve shqiptare te Veriut ne pergjithesi te shoqeruara me cift-telin e njohur, jane perfaqesuesit e vetem te muzikes shqiptare. Kenget e tjera jane ndikim i drejtperdrejte i pushtimit Osman.
    Edhe pse ruajtem gjuhen ne kushtet historike te njohura, kengen na e zbehu dhimbja, besoj.
    Te huajt duan te degjojne kenge qe nuk gjenden ne SUPERMARKETIN mix te llumit(ne kuptimin e mire te fjales)nderboteror , ata duan dhe pelqejne cuditerisht nje kenge me cifteli, nje kenge shumezeshe, nje klarinete, nje korale arbereshe edhe pse te ngjall dhimbje por eshte dhimbje e embel, dhimbje artistike origjinale.

    Jam shume dakord me ato qe thote DITA.

    Kur degjoj "Vajzen e Valeve" une behem krenar, ngazellehem dhe padyshim mburrem si te isha une autori......... . ..Kete e pelqejne te huajt dhe kjo eshte vetem nje... kenge.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ju falemnderit shumë alproud, kjo kenga " O e bukura more" eshte krenarija jon mirepo a mund te mburresmi dhe te arsytohemi gjithnje me kete; duhet te shkosh tek arbreshet qe te ndegjosh muzike te paster shqiptare ?
    Sa here ne vit degjohet ne radio kjo kenge ne shqieri e kosovë ?


    Pse nuk kemi aftesi qe te ndjekim edhe ne kete melodi dhe te shkruajm kenge te pasterta shqipe si arbreshet ?
    A duhet gjithemon te arsytohemi se ne ishim te roberuar, ky hidhet poshte sepse ne jemi sot te lire mirepo bejmi marrina, mjafton te dalish neper qytetet tona te shurdhohen veshet prej lloj lloj muzike...

    Kete desha ti them edhe Baptist-it mirepo disa tjere e kan kuptuar shumë mirë se çkam dashur te theme me hapjen e kesaj teme, me qellim une nuk kritikova askend qe te mos iu beje publicitete te keqes...kurse te mirat, muziken e kendshme shqiptare te huajt se besoj qe do kene rast ta degjojne ndonjehere sepse e keqja e pushton gati 24 orë neper radiot tona.

    Qe vargjet e nej kenge shqipe e pershkruar nga Bajroni...



    Kjo eshte kenga me e bukura ne trojet shqiptare.
    http://www.youtube.com/v/e-Om6EuTJiE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 16-01-2009 më 13:15
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Baptistit s'mund t'i flasesh asgje ne kete drejtim, dhe jo ti personalisht por askush fare...
    Kerko te gjesh diku ne literature referenca ku spjegohet se kujte i kushtohet kenga "Moj e bukura More" pastaj eja dhe flasim sa te duash. Por kam frike se te parin, te vetmin dhe me te vjetrin burim origjinal te shkruar ndonjehere ne historine e kesaj kenge qe pohon dhe sqaron subjektin e saj te dhimbshem do ta gjesh vetem ketu ne kete forum.

    Ato kenget qe po permend - nuk jane kenge shqipe dhe nuk eshte muzike shqipe ajo qe degjojne sot shqiptaret. Ketu ekziston dallim i madh. Muzika qe dogjohet nga populli eshte tjeter prej asaj qe quhet popullore apo e atij populli.

    Dhe nje gje per kompozimin e te bukures More - kjo kenge per nga aspekti kompozicional formalisht, poashtu nuk eshte e paster shqipe!

    Me ndjese,
    b.b. Troy III p.a.e.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #17
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ashtu e qarravitur , tingellon . Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    eshte e vertete qe kur disa (varet se kush eshte e sa edukim muzikor ka) degjojne kenge e muzike "popullore shqiptare" te diteve tona e lidhin ngushte ate me muziken orientale e me bejne nevrik.
    PO KUR I VE NDONJE POLIFONI LABE COKU ULIN KOKEN E MENDOHEN ????????(mos valle perpiqen te gjejne thellesine e shekujve qe ne krijim te saj), BILE DISA I KAM PARE TU RRENQETHET MISHI, DISA TE HABITEN E DISA TE C'MOJNE E VLERESOJNE
    sigurisht qe jam krenar me muziken e vendit tim, larmine e pasurine e saj si ne veshjet po edhe ne vallet e kenget si te gezuarat ashtu edhe ato te trishtuarat....
    DHE SE KRAHASOJ ME ASNJE NE BOTE..........
    DHE C'MENDIM KANE DISA TE HUAJ...AS QE ME BEHET VONE NE E PELQEJNE A JO..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Ju falemnderit shumë alproud, kjo kenga " O e bukura more" eshte krenarija jon mirepo a mund te mburresmi dhe te arsytohemi gjithnje me kete; duhet te shkosh tek arbreshet qe te ndegjosh muzike te paster shqiptare ?
    Sa here ne vit degjohet ne radio kjo kenge ne shqieri e kosovë ?


    Pse nuk kemi aftesi qe te ndjekim edhe ne kete melodi dhe te shkruajm kenge te pasterta shqipe si arbreshet ?
    A duhet gjithemon te arsytohemi se ne ishim te roberuar, ky hidhet poshte sepse ne jemi sot te lire mirepo bejmi marrina, mjafton te dalish neper qytetet tona te shurdhohen veshet prej lloj lloj muzike...

    Kete desha ti them edhe Baptist-it mirepo disa tjere e kan kuptuar shumë mirë se çkam dashur te theme me hapjen e kesaj teme, me qellim une nuk kritikova askend qe te mos iu beje publicitete te keqes...kurse te mirat, muziken e kendshme shqiptare te huajt se besoj qe do kene rast ta degjojne ndonjehere sepse e keqja e pushton gati 24 orë neper radiot tona.

    Qe vargjet e nej kenge shqipe e pershkruar nga Bajroni...



    Kjo eshte kenga me e bukura ne trojet shqiptare.
    http://www.youtube.com/v/e-Om6EuTJiE
    asht me rendesi te merr kjo kengê forma te ndryshme per tu rringjall ne te gjitha stilet e muzikes...
    une kam pyet shum njerz as qe din qka asht More-a....
    vetem muzika asht mesagi me i mir
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Baptistit s'mund t'i flasesh asgje ne kete drejtim, dhe jo ti personalisht por askush fare...
    Kerko te gjesh diku ne literature referenca ku spjegohet se kujte i kushtohet kenga "Moj e bukura More" pastaj eja dhe flasim sa te duash. Por kam frike se te parin, te vetmin dhe me te vjetrin burim origjinal te shkruar ndonjehere ne historine e kesaj kenge qe pohon dhe sqaron subjektin e saj te dhimbshem do ta gjesh vetem ketu ne kete forum.

    Ato kenget qe po permend - nuk jane kenge shqipe dhe nuk eshte muzike shqipe ajo qe degjojne sot shqiptaret. Ketu ekziston dallim i madh. Muzika qe dogjohet nga populli eshte tjeter prej asaj qe quhet popullore apo e atij populli.

    Dhe nje gje per kompozimin e te bukures More - kjo kenge per nga aspekti kompozicional formalisht, poashtu nuk eshte e paster shqipe!

    Me ndjese,
    b.b. Troy III p.a.e.
    Historia e nje kenge shqiptare 600-vjecare

    Kjo kenge mergimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetem per arbereshet, por edhe per arvanitet e Greqise dhe shqiptaret e te gjitha trevave, permban ne vetvete pothuajse gjithe sekretin historik te krijimit te fshatrave te arberesheve te Italise.

    Por shume pak e dine se kujt i kushtohet... !

    MORE ! - eshte nje pasthirrme... ?, eshte nje vajze e bukur... ? - JO!

    MORE, - eshte Peloponezi i sotem i Greqise! Nje treve e madhe te ciles greket i kane ndryshuar emrin nga MORE ne PELOPONEZ, dhe kenga "O E BUKURA MORE", memorizon kujtesen dhe mallin e nje atdheu te humbur, eshte nje toponim i ketij vendi nga ku u larguan shumica e arberesheve te sotem te Italise.

    Kjo eshte ndoshta kenga me e vjeter shqiptare qe mbetet e gjalle akoma edhe ne ditet tona e qe vjen te na rrefej nostalgjine e madhe, por dhe sekretin historik te krijimit te komunitetit arberesh te Italise.

    I vetmi dokument i kesaj kenge per here te pare eshte materiali qe gjendet ne librin e shkruar nga filologu arberesh Dhimiter Kamarda (1821-1882), ne vitin 1866. Ne kete liber eshte publikuar per here te pare teksti i kesaj kenge i shkruar ne shqip, por me alfabet grek.

    Teksti burimor-popullor me ritem tresh i vetmi version dhe tekst origjinal i kenges "O E BUKURA MORE", por nuk dihet se kush arberesh i kendoi per here te pare keto vargje kaq te thjeshta por qe mbeten gjalle dhe kendohen po me te njejten dhimbje edhe sot. Botim i ketij libri u realizua ne Itali ne vitin 1866 nga shtepia botuese "F.Albergueti E.C.". Ai mban si titull: "Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese", pergatitur me shume kujdes nga filologu arberesh Dhimiter Kamarda (1821-1882).



    LARGIMI

    Por si dhe pse u larguan arbereshet e sotem nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arberia (Shqiperia sot), si u krijuan katundet arbereshe ne Italine e Jugut?

    Me renien dhe pushtimin e Koronit (1534), kala qe ndodhet edhe sot e kesaj dite ne More (Peloponezi i sotem ne Greqi), perandori Karli i Trete, i dha urdher Kapitenit Andrea Doria te marri greke dhe arvanit-arberor nga Moreja, dhe t'i coje ata ne Italine e Jugut. Kjo perben ne te vertete fillimin e krijimit e fshatrave arbereshe, por edhe greqishtfoles te Italise se Jugut. Ne keto momente te shpernguljes se tyre, arbereshet kenduan ndoshta per here te pare kengen "O E BUKURA MORE" me mall dhe vajtim.

    Shqiptaret e pare qe vinin nga Arberia - Shqiperia sot - u vendosen ne Kalabri dhe ne Sicili, pas fteses se mbretit Alfonso i Trete te Aragones, behet fjale per luftetare shqiptare, te cilet u vendosen perfundimisht dhe me familjet e tyre ne Kalabri dhe Sicili per te ndihmuar perforcimin luftarak te Mbretit Alfonso ne perpjekjen e tij per te mbytur revoltat dhe levizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra, krijimi i ketyre fshatrave kishte karakter ushtarak.



    SKENDERBEU

    Ne vitin 1461, vete Gjergj Kastriot Skenderbeu Kryezot dhe i plotfuqishem i Arberise (Shqiperia sot), me nje truproje te madhe dhe te forte luftetaresh shqiptare, do te luftonte ne perkrahje te Ferdinandit, djalit te mbretit Alfonso kunder Andegavnonit te Italise se jugut dhe princit te Tarontos, dhe per kete ndihme dhe perkrahje ushtarake si shperblim atij iu dhuruan dy feude ne Pulia te Italise. Kjo popullate e pasuroi dhe populloi pjesen e shkretuar te kesaj zone dhe njekohesisht e rrethoi ushtarakisht, duke krijuar keshtu nje pjese territoriale te mbrojtur.

    Pak para vdekjes se Skenderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes se tij (1468) dhe renies e pushtimit te Krujes nga Turqit (1478), nje turme e madhe shqiptaresh dhe ne kushte dramatike do te largoheshin per ne Itali dhe do te vendoseshin ne fshatrat tashme te ngritur shqiptare, duke krijuar njekohesisht dhe fshatra te reja.

    Te tjere shqiptare u vendosen ne Italine e Jugut me urdhrin dhe bekimin e Skenderbeut, si dhe djalit te Joanit ne dy feudet e Pulias, qe i pati dhuruar Ferdinando ne Galatina (1845). Nje pjese tjeter shqiptaresh ndoqen nga pas Irini Kastriotin, e cila u martua me princin Bisingano ne Kalabri. Numri i kesaj popullate duhet te kete qene shume i madh, pasi krijoji nje zone perfundimtare me nje fizionomi te veten gjuhesore, kulturore dhe tradicionale, duke krijuar keshtu fshatrat e sotem arberesh te Italise.

    Shqiptaret katolik te ardhur nga Shqiperia e Veriut, qe u vendosen ne Italine e Jugut, u pershtaten shpejt me gjuhen, kulturen dhe fene e vendasve italiane, ndersa shqiptaret qe kishin shkuar nga Shqiperia e Jugut dhe arvanitet-arberore te Morese qe nuk ishin katolik, por ortodoks, pavaresisht nga kundershtimet dhe imponimet e peshkopeve vendas italian, ruajten te vecantat e kultures dhe te zakoneve te tyre dhe fene e ritualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kesaj dite. Duke bere qe besimi fetar ortodoks bizantin t'i dalloje ata nga vendasit.



    GJUHA

    Gjuha e shumices se Arberesheve te Italise ka shume ngjyrime dialektike, por si baze ka dialektin toske, qe flitet ne Shqiperine e Jugut dhe me te njejten ngjashmeri te gjuhes qe flasin arvanitet-arberore te Greqise. Prezenca e fjaleve greke eshte e pranishme dhe kjo ndodh per kohen e madhe te bashkejeteses se tyre me greket gjate perandorise bizantine. Shume prej kengeve arbereshe perputhen me Moren, dhe shume toponime te tjera ne keto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.

    Sot koha dhe ndryshimet kane bere te vetat dhe ne menyre te pashmangshme hapa te medhenj, por nuk kane mundur te zhdukin apo pluhurosin kete te vecante qe ka ky minoritet shqiptaresh arberesh, me gjuhen, traditat, kulturen, zakonet, legjendat e tyre, duke perbere keshtu tashme nje pasuri dhe turizem laografik per keto zona.




    "O E BUKURA MORE"

    'O e bukura More

    ce kur te lje (lasce)

    me nigje te pe

    atje kam une zotin-tate

    atje kam u memem time

    atje kam u tim vella

    'O e bukura More

    ce kur te lje (lasce)

    me nigje te pe.




    Mbi 52 fshatra jane te regjistruara dhe te njohura institucionalisht nga shteti italian si minoritet shqiptar dhe dygjuhesh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes jane:



    NE KALABRI:

    Firmoza

    Dandalli

    Garrafa

    Karfici

    Kasternexhi

    Kejverici

    Qana

    Civeti

    Purcilli

    Fallkunara

    Farneta

    Ferma

    Frasnita (fshati arberesh ku jeton studiuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi)

    Ungra

    Puheriu



    NE BAZILIKATE:

    Barilli

    Zhura

    Mashqiti

    Shen Konstandini

    Shen Pali



    NE MOLISE:

    Kembarini

    Munxhufuni

    Porkanuni

    Ruri



    NE PULJA:

    Kazallveqi

    Qefti

    Shen Marcani



    NE SICILI:

    Kuntisa

    Hora e Arberesheve

    Sendastina



    NE KAMPANJA:

    Katundi



    NE KALABRI:

    Maqi (katundi i De Rades)

    Marcidhza

    Allimarri

    Pllateni

    Shen Vasili

    Shen Benedhiti

    Strigari (fshati i poetit te madh arberesh Zef Serembe)

    Shen Mitri (qendra me e madhe kulturore e arberesheve, ku zhvillohet cdo vit festivali i kenges arbereshe)

    Mbuzati

    Shen Mertiri

    Shen Kolli

    Picilia

    Shen Sofia

    Spixana

    Vakarici

    Xingarona

    Vina



    SHQETESIMI

    Gjuha e vjeter, c'do te behet?

    Problematika qe ngrihet ne ditet e sotme eshte nese arbereshet duhet te ruajne te folmen e tyre te vjeter apo nje pershtatje me rikodimin e shqipes se sotme? Si, dhe kush mund te ndihmoje per mbrojtjen e ketyre vlerave dhe ketij thesari te pazevendesueshem me origjine dhe rrenje shqiptare. Sepse keto zona, edhe pse gjenden ne bashkejetesen e nje vendi qe ndodhet brenda komunitetit evropian, sikurse eshte Italia, vazhdojne te mbeten me te varfrat e Italise. Per me teper, investimet nga shteti italian per mbrojtjen e ketij thesari laografik jane te paperfillshme. //fv//
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •