Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 98
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Djemte e shqipes a po m'ndigjoni

    Kjo kenge u kendua nga kengtaret e njohur te folklorit tone te paster ; Deda, Qela dhe Kovaqi.


    Djemt e shqipes a pom ndigjoni
    Ju therret nana me gjysme zani
    Plagt ju nanes mos ia shtoni
    Per pajtim duart ti shtrengojm
    Katolik dhe mysliman, o jemi vllazen e kem nje nane

    Jo gjake marrje pash Zoti vllazen,
    Njani tjetrit ti shkojm ne dasem
    Te pushtoj buzqeshja lotit
    Se keshtu na jemi me Zotin
    Hapni zemrat burrat e dheut
    Te mbajm fjalen e Skenderbeut
    Porosin e kastriotit
    Keshtu I dalim ne zot keti trolli

    Sikur qan femija per nane
    Ashtu qan Prishtina per Tiran
    Qon mesazh edhe Qameria
    Unitet o te kete Shqipiera

    Leshon kushtrim Shkupi dhe Ulqini
    Forca jone eshte veq bashkimi
    Jemi bijt e nanes shqipe
    O te bashkojm Shqipnin Etnike
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Djemt e Shqipes

    Ppo per ate qe merre veshe dhe dine te kupton porosi ma te mire nuk ka.
    Te bashkohemi, te dojm dhe respektojm njeri tjetrin, te mos shqiqojm Kisha dhe Xhamia sepse feja e shqiptarit eshte Shqiptaria
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Këngë të veriut me tekste




    Heeeeeeeej
    Hajredin Pasha
    Oh poj vjen o Radikes
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?

    Heeeeeeej
    Valla ku jan oh mor' këto malet e Dibres?
    Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
    Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

    N'fush t'Gjorices oh more ke kala'aja
    Haredin Pashen e ka gjet bela'aja
    Haredin Pashen e ka gjet belaja

    Se belaja Pashen q'e ka gjete
    Malet e Dibres more kan lidh Be'se
    Malet e Dibres more kan lidh Bese

    Heeeeeeeeeeej
    Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh te tane
    Turku Dibren oh mos më ja la'anë
    Turku Dibren oh mos më ja lane

    Heeeeeeeeeeej
    Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe

    Hajredin Pasha ku e ke oh ushtri'hine
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngri'hije
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngrije

    Heeeeeeeeeeej
    Malet e Dibres oh kan mbet oh te tanë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë



    Nje nga shume kenget tradicionale te veriut qe me pelqen jashte mase.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Kah po vjen more Çun Mula
    prej Kelmenit sot u ula

    Prej Kelemenit sot u ula
    kam marr vesh se asht zan rruga

    asht zan rruga me shumice
    prej në Kastrat deri në Kanice

    si zog shqipe mal mbi male
    e kish fal Zoti ket djale

    C'po gjëmon ky mali i Hotit
    n'Podgoricë po kërcet topi

    po kërcet topi edhe pushka
    po na vijnë topat me mushka

    nuk jam djal për me u korrit
    jam Çun Mula pushkë me qite





    Luta Fukaraja

    Illyrian rhapsody

    Lumne e zotit
    na ka borxh nji fukara- je
    ne baba Lutës na i ka vdek-e
    ne shumë borxh Luta kishte mbet-e
    ne llaf po bon me nonën e vet-e
    ne mori non e zeza non-e
    ne kum shit mallin kum shit xhon-e
    ne ni kam borxhin sun kum la-je
    ne me çit grune ne at pazar-e
    ne jem shqipëtar e më vjen marre
    ee mjeri unë kum ra në hall-ee

    Oo çysh ka bo ky Luta i gratë
    ooo ka marr grune mi për dore
    ne na ka dalë në pazar-e
    ne çe ke vjen nji kurbetçi
    ne sa i lyp kësaj robinke
    ne treqind lira i ka thonë
    ne çaq borxh baba më ka lone
    ne çiti paret ja ka dhon-e
    ne dorën e gjathtë Luta i ka marr-e
    ne dorën e mojtë Luta i ka dhon-e
    as pa pare as pa grua

    Ka more grue ka shko ne shpeje
    kur ka ardhe vakti te bin me flete
    e pyjte grue ja ke none ja ke babe
    nuk kom none nuk kome babe ,
    vetem kum pas nji noneplake ,
    none plaka pas ma ka thone se kom pas nji vlla Shabone,
    ne krehun e gjahte e ka nishone.
    Jo jon mor vesht moter dhe vllae.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    i prmirsim

    Gurbetxhiu qysh ka marue
    Ka marr grun në shpi ka shkue
    kur ka ardhe vakti te bin me flete
    ne ja ke none ja ke babe
    nuk kom none nuk kome babe ,
    vetem kum pas nji naneplake ,
    nane plaka pas ma ka thone se kom pas nji vlla Shabane,
    ne krehun e gjathte ka pas nishane.
    ne e ka ngranë gjoku me dham-e
    ne zbuloi krah e kallxoi nishanin
    ne jon mor vesht moter dhe vllae.

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=I3qNrFSTWnk&eurl


    Heeeeeeeej
    Hajredin Pasha
    Oh poj vjen o Radikes
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
    Aulona, ketu nuk eshte valla, po vallë

    Vallë-o ku janë-o këto malet e Dibrës?

    Heeeeeeej
    Valla ku jan oh mor' këto malet e Dibres?
    Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
    Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

    Edhe kjo strofa duhet të jetë:

    Vallë-o ku janë-o mor këto malet e Dibrës?
    Mbajnë-o kuvend-o mor në atë fushë të Gjoricës
    O mbajnë-o kuvend-o mor në atë fushë t'Gjoricës

    Dhe, nuk eshte faji yt se këngët folklorike veriore janë në një gegnishte të "fortë", e vështirë mund të kuptohen, e sidomos kur nuk i takon atij dialekti. Edhe unë ka shumë këngë të folklorit jugor që nuk i kuptoj disa fjalë kur këndohen. Nejse, cikërrimë hesapi.

    P.S. Temë shumë e mirë

  7. #7
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Dhe, nuk eshte faji yt se këngët folklorike veriore janë në një gegnishte të "fortë", e vështirë mund të kuptohen, e sidomos kur nuk i takon atij dialekti. Edhe unë ka shumë këngë të folklorit jugor që nuk i kuptoj disa fjalë kur këndohen. Nejse, cikërrimë hesapi.

    P.S. Temë shumë e mirë
    "Rina_87" Më vjen mirë që ke marë mundimin ti korigjosh, sepse Aulona është nga Labëria dhe ndoshta e ka pak të vështirë ti transkiptoj disa fjalë, por qëllimi është i mirë dhe ideja është e shkëlyer.
    Unë ju përshëndes të dyjave, si Aulonës që e hapi këtë temë, dhe ty që jep kontributin tënd për ta bërë sa më të plotë.
    Këto janë pasuria jonë e vetme, të parët nuk na trashëguan ndonjë pasuri apo ndonjë thesar, na lanë kulturën dhe folklorin tonë të mbrekullueshëm. Në qoftë se arrijmë tia transmetojmë brezit pasardhës ja kemi arritur qëllimit.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Aulona, ketu nuk eshte valla, po vallë



    P.S. Temë shumë e mirë
    Flm Rina, edhe do u lutemi te gjitheve, sidomos nga zona e veriore e Shqiperise si dhe e trevave te tjera veriore te sjellin kenge me video dhe tekste qe ti mbledhim dhe ti mesojme, sepse vertet jane nje thesar per ne.

    Edhe e di, se kur i shkruaj keto nganjehere duhet ti degjoj shume here, por mundohem..




    Kanga titullohet "Prite prite Skenderbeun" nga i madhe Ilir Shaqiri.

    Naim Frasheri

    Kruje,o qytet i bekuar
    prite,prite Skenderbene!
    Po vjen si pellumb i shkruar
    te shpetoje memedhene.

    Shqipetaret ti shpetoje
    nga zgjedhe e keqe e Turqise
    edhe ty te te nderoje
    qe je kreu i Shqiperise.

    Ka pas trima shqipetare
    qe s'u trembet syri kurre!
    Ne zemer te tij ka zjarr
    eshte i urte,trim e burre!

    Mireseerdhe o vere
    qe na solle miresine
    edhe per shume vjet te tjere
    e zbukurofsh Shqiperine!

    Ti moj vashez e Shqiperise
    qe me rri duke mejtuar
    pa hiq rrobat e zise
    ka ardh dit'e uruar!

    Zbardhi fusha,ndriti mali,
    nga armet e trimerise!
    Hingellin e s'mbahet kali
    qe sjell mbretne e Shqiperise.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    ju lumte aulona per kete teme,

  10. #10
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871


    Lahuta

    Lahute ti sa e mocme je
    Ne gjak te ilirve ti ke le
    Mbi tel tan' shume gishta rane
    N’faqen tan'e shume lote u pane
    Bashke me ty o lahute krenohem
    Eu kur bien ti malet bashkohen
    Bora n’bjeshke shkrihet ngadale
    Gurrat derdhin uje vale-vale
    Per kte toke, kto bjeshke, kta gure
    ……… s’prajte kurre
    Brezi pas brezi i ke ngrit burrit
    N’ate Vranine, ne Kulle t'Gurit
    Krajl Nikolla pat thane dikur,
    Vete malesine s’muj ta shtroje kurre
    Per pa e vra ate lahutar
    Se ne kenge trimat po m’i ngjall
    N’kuvend malet po m’i ule
    Eu po lahutarin se vrava kurre

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •