Këngë të veriut me tekste

Tema: Këngë të veriut me tekste

  1. Maska e Falco115

    Falco115 said:
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Bato, kenget rapsodike me te vjetra, sipas asaj qe kam lexuar une jane ato qe quhen "kenge perkrye krahut" dhe interpretohen pa asnje lloj instrumenti. Quhen ashtu sepse dora vehet lart mbi krah dhe pas veshit. Nje artikull qe e pata lexu ne internet, por tani nuk po e gjej, thuhet se jane kenge prej kohes pagane dhe kane qene si thirrje, kushtrim, shperndarje lajmi prej vendi ne vend, malit ne mal. Keshtu shkruante dicka ne ate artikullin, qe spo me kujtohet shume-shume mire tani.

    Une e kam gjetur nje kenge, mirepo tekstin po e kam shume veshtire ta kuptoj, e po e sjelli vetem aq sa kam arrit ta kuptoj, nese s'prish pune.

    http://www.youtube.com/watch?v=zR0GPBpCEV4

    Prele Gjeloshi mor-o ngjesh-o alltine
    Epo na i leshon delet mor-o ne ate rudine
    ………………

    Epo tuj ra fyellit mor-o tuj o kendoe
    Tuj ra fyellit mor-o tuj-o kendoe
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Vine lacanat mor-o tuj lotoe
    …….
    Epo per keto troje more-o tuj-o luftue


    P.S. Verejeni sesi eshte dora e vendosur
    Pershndetje Rina!
    Te pergezoj per keto qe ke thene. Arsyeja qe te citova ishte qe te bej nje korigjim te vogel, ky lloj muzike qe ti e quan -perkryekrahut- ne te vertet quhet -majekrahut-,ndersa ne popull kjo kenge quhet 'kenge malsorçe' zakonisht jane kenduar ne raste kushtrimi po edhe ne raste tjera... Per te marre info te sakta dhe te bollshme per keto kenge vizito kete faqe www.Nikaj-Merturi.com.
    Kam pas fatin fatin te degjoj live kete lloj kenge nga nje i moshuar i farefisit tim, i cili ka ruajtur dhe ka kultivu keto kenge qe jan nga vendi i orogjines se tije. Dhe ne si te rinje na dukej interesante kjo kenge qe kendohej me ze te forte , me dore pas veshi dhe e pa shoqeruar me ndonje instrument muzikor dhe e cytnim qe te kendoje...

    Une po sjell vargjet e nje kenge te bukur kurbeti, qe eshte shum e degjuar ne Kosove dhe ne veri te Shqipnise , e qe interpretohet nga Zef Beka. U bene dhjetra vite qe ne Kosove degjohen me malle kenget e kurbetit nga nenat kosovare

    Gurbetli që i rat botes
    E ja kthet ju shpinen votres
    Mall a keni sado pak
    Ndonjeher me u kthye prap...
    ...e lakmi bota nae ka , nje cop buk per gjysme kem nda...
    Nuk kam durim te sjell me shum vargje , pasi nuk e di kengen permendesh, por ia lë radhen Zef Bekes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Falco115 : 13-07-2010 më 11:52
     
  2. Maska e shigjeta

    shigjeta said:
    Moj Bardhoke, o moj floke kunorë

    Moj Bardhok', o moj flok' kunorë
    ma ke shtatin bardh' si borë,
    bardh' si bora në Shkëlzen,
    her' po dejet, her' po bjen;
    ma ke shtatin bukuri,
    përmjet t'holl', n'unaz' me t'shti;
    syt' e zi, qerpik me rrema,
    kur po t'shoh, po m'dridhet zemra.
    Je m'e mira n'bjeshk' e në vrri,
    të ka ra o diftek i zi,
    t'ra difteki e t'u skuq faqja,
    ku e ke rrit', bardhok', lum dada?
    N'hije të venit po pushon,
    shpat e m'shpat djali po shkon,
    shpat e m'shpat, e mriz mas mrizi,
    kur pran' tij pushon bilbili.
    Ftyra jote drit si rrezja,
    m'i ke vetllat t'holla, t'drejta,
    faqet gjak e n'gastarli
    t'ash ba huq, pa e përbi.
    Kur po qesh, buza me faqe
    po t'vjen era manushaqe,
    manushaqe, lule blini,
    me ty jetën po e lidhi.

    Prezantuar ne Festivalin Folklorik 1983, Tropoje.

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
     
  3. Maska e Aksinja

    Aksinja said:
    NË DRRASË TË VEKUT KUSH PO KAN

    Në drrasë të vekut kush po kan?
    Kan´ syzeza për jaran,
    S´po na len verën me dalë.

    S´po e len verën me dalë sivjet,
    Për jaranin qi ka dekë;
    E ka pasë koçak në bjeshkë,
    Ja kanë mbytë sherrin në vjeshtë,

    Në qat vjeshtë pa hi dimni.
    D'vetke çika: — N´ dhe ku hini?
    Në vorre të reja nër ni bli.

    A t´shkoj, nanë, tu vorri i ti?
    Call ni grimë me ta po rri.

    Asht shkue çika, i ka ra përmi,
    Po loton me sytë e zi,

    Me sy të zi po ma loton,
    Me gojë t´vogël, po e vajton:
    Ku e ke besën qi ma ke dhanë?
    Gjylja e topi, thojshe, s´ka çka m´ban,
    Plumi i pushkës s´munet me m´zan´.
    Kur ta niej, thojshe, zanin tan,
    Drrasa e dhe i qes n´ni anë,
    Nuk e la për pa u çue në kamë,
    Secili për vete, Zoti për të gjithë
     
  4. Maska e orhideja

    orhideja said:
    Moj fusha e Korabit

    Moj fusha e korabit e mjera une oooooooooo
    tej na erdhe hakut e mjera une, oooooooooo
    tej na erdhe hakut e mjera une, ooooooooooo
    tej na erdhe hakut e mjera une, ooooooooooo
    tej na ndave shtratin o mjera une ooooooooooo
    tej na ndave shtratin o mjera une oooooooooooo
    shkove ju harove e mjera une
    oooooooooooo
    nje leter sma cove e njera une
    oooooooooooo
    nje leter sma cove e mjera une
    oooooooooooo
    nje leter nje karte e mjera une
    oooooooooooo
    ta ruj dada n'arke e mjera une
    oooooooooooo
    ta ruj da ah da n'arke e mjera une
    oooooopooooo
    nje leter nje karte e mjera une
    oooooooooooo



    na platc celi grama e mjera une
    oooooooooo
    dergjun pot pret nana e mjera une
    oooooooooo
    dergjun pot pret nana e mjera une
    oooooooooo
    mer paret me fajde e mjera une
    oooooooooo
    mer rrugen e hajde e mjera une
    oooooooooo
    mos harro e hajde e mjera une
    oooooooooo......
     
  5. Maska e Aksinja

    Aksinja said:
    Prej një shapati
    - këng e kënduar për të parën herë nga Bajrush Doda, dhe Qamili i Vogel.

    Prej një shpati kur o ti lshova sytë,
    kur ti pash rruzat në fyt
    Kur ti pash rruzat në fyt ,
    krejt prej mendjes jam o habit
    Krejt prej mendjes o jam habitë,
    kam çu dorën o alltin me qit
    Kur e nxora alltin prej brezi,
    mu mush mendja o me i ra veti
    Mu mush mendja veten o me e mytë,
    shpejt syzeza o mu avit
    Shpejt syzeza o mu avit,
    djali o i dadës mos u habit
    Djali o i dadës mos u habit,
    smut jam kan o qe 5 jav dit
    Smut jam kan qe 5 javë,
    nuk je ardh o dadën me e pa.
    Me pas kan djal o dej te ara ,
    isha çue dada e të kish dal përpara o hej



    http://www.youtube.com/watch?v=bUF8q0Fow5w
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aksinja : 02-02-2011 më 11:43
    Secili për vete, Zoti për të gjithë
     
  6. Maska e Darius

    Darius said:
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Bato, kenget rapsodike me te vjetra, sipas asaj qe kam lexuar une jane ato qe quhen "kenge perkrye krahut" ...
    Interesante. Te citova vetem per emrin qe i kane vene menyres se te kenduarit. Ne shkolle ne e mesonim kete lloj kenge si Maje Krahi dhe terminologjia nuk ndryshohej megjithese ishte komplet dialekt. Dhe ne fakt eshte nje nga menyrat me te bukura te te kenduarit ne folklorin e veriut.
     
  7. ASrock4u2 said:

    ..me kujtohet babai im..

    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=I3qNrFSTWnk&eurl


    Heeeeeeeej
    Hajredin Pasha
    Oh poj vjen o Radikes
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?

    Heeeeeeej
    Valla ku jan oh mor' këto malet e Dibres?
    Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
    Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

    N'fush t'Gjorices oh more ke kala'aja
    Haredin Pashen e ka gjet bela'aja
    Haredin Pashen e ka gjet belaja

    Se belaja Pashen q'e ka gjete
    Malet e Dibres more kan lidh Be'se
    Malet e Dibres more kan lidh Bese

    Heeeeeeeeeeej
    Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh te tane
    Turku Dibren oh mos më ja la'anë
    Turku Dibren oh mos më ja lane

    Heeeeeeeeeeej
    Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe

    Hajredin Pasha ku e ke oh ushtri'hine
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngri'hije
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngrije

    Heeeeeeeeeeej
    Malet e Dibres oh kan mbet oh te tanë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë



    Nje nga shume kenget tradicionale te veriut qe me pelqen jashte mase.
    ..me kujtohet me shume mall dhe respekt im ate i cili kur meditonte ..fishkellente nen buze lehte-lehte melodine e kenges ..(sepse me dukej atehere shume epike si kenge kreshnikesh..isha i vogel )..qe kur u rrita dhe ca kuptova qe ishte kenga e Hajredin Pashes.


    ..flm aulona
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.
     
  8. Maska e alem_de

    alem_de said:
    Citim Postuar më parë nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    ..me kujtohet me shume mall dhe respekt im ate i cili kur meditonte ..fishkellente nen buze lehte-lehte melodine e kenges ..(sepse me dukej atehere shume epike si kenge kreshnikesh..isha i vogel )..qe kur u rrita dhe ca kuptova qe ishte kenga e Hajredin Pashes.


    ..flm aulona
    babai im e dinte me te gjate.

    hajredin pasha krye shenik

    nuk eshte dibra salanik

    selanik nuk eshtze perlepe

    si e kerkove n,diber e gjete

    jo ma pak se 12 mije

    kan mbet istikame n,vore

    s,kan hy.

    e shume me gjate.....
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!
     
  9. Maska e shigjeta

    shigjeta said:
    Nga kjo teme u hoqen/levizen disa postime. Ashtu si edhe tek tema e kengeve nga jugu, do te lejohen vetem kenget e mirefillta te foklorit te shoqeruara me tekste. Kenget qytetare jane vendosur tek forumi i muzikes sipas kengetareve qe i kane kenduar.

    Pershendetje!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
     
  10. Maska e laburist

    laburist said:
    Citim Postuar më parë nga Kosovari_78_Ca Lexo Postimin
    Kjo kenge u kendua nga kengtaret e njohur te folklorit tone te paster ; Deda, Qela dhe Kovaqi.


    Djemt e shqipes a pom ndigjoni
    Ju therret nana me gjysme zani
    Plagt ju nanes mos ia shtoni
    Per pajtim duart ti shtrengojm
    Katolik dhe mysliman, o jemi vllazen e kem nje nane

    Jo gjake marrje pash Zoti vllazen,
    Njani tjetrit ti shkojm ne dasem
    Te pushtoj buzqeshja lotit
    Se keshtu na jemi me Zotin
    Hapni zemrat burrat e dheut
    Te mbajm fjalen e Skenderbeut
    Porosin e kastriotit
    Keshtu I dalim ne zot keti trolli

    Sikur qan femija per nane
    Ashtu qan Prishtina per Tiran
    Qon mesazh edhe Qameria
    Unitet o te kete Shqipiera

    Leshon kushtrim Shkupi dhe Ulqini
    Forca jone eshte veq bashkimi
    Jemi bijt e nanes shqipe
    O te bashkojm Shqipnin Etnike
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE