Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Princi Leka Zogu II i zhgënjyer me Thaçin




    Princi shqiptar, Leka Zogu i Dytë, u shpreh të hënën i zhgënjyer që babai i tij, pretendenti për fronin mbretëror, Leka i Parë, nuk është pritur në vizitë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa zyrtarë nga kabineti i Kryeministrit deklaruan për agjencinë e lajmeve KosovaLive se Oborri Mbretëror e ka ngatërruar agjendën, sepse vizita ka qenë e parashikuar për të martën dhe jo për të hënën.

    Trashëgimtari i Fronit Mbretëror të Shqipërisë u shpreh i zhgënjyer që nuk arriti të takohet me Thaçin, edhe pse tha se ka raporte shumë të mira me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), parti kjo që drejtohet nga Thaçi.

    Unë personalisht kam marrëdhënie të mira me kryesinë e PDK-së, mirëpo më vjen shumë keq që në këtë aspekt kryeministri nuk ka zbatuar dëshirën e të gjithë kryesisë që të mos takojë naltmadhëninë e tij, por shpresojmë se agjenda e tij do të ndryshojë”, tha princi Leka II.

    Ai i bëri këto komente gjatë një takimi që zhvilloi sot me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, në shtëpinë e këtij të fundit në lagjen Arbëria.

    Leka II Zogu i ka prirë të hënën vizitave në Kosovë, pasi i ati i tij u tha se nuk ndihej mirë me shëndet.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha për KosovaLive se ka ndodhur një keqkuptim nga vetë Oborri Mbretëror, sepse agjenda e takimit me kryeministrin Thaçi ka qenë për të martën dhe jo për të hënën. Ai tha se kjo vizitë mund të mbahet të martën, pa asnjë dyshim.

    Pra sipas Krasniqit, shefi i qeverisë nuk e ka refuzuar takimin por ka ndodhur një keqkuptim nga Oborri Mbretëror.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    O princi i shqiptarve mos u befaso se komunistet kane axhenda tjera...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Nuk ka kohe Shimi se o ka i Lut shkiet mi ardhe ne takim
    Edhe sigurt e ka kuptu qe Princi so Komunist
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e flutura3105
    Anëtarësuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Qeveria e shimit ka halle...uuuuuuuuu booo edhe ky te refuzoje takime ....tash kinse keqkuptime po mendon qe ka kohe oborri mbreteror me ardhe edhe njeher mu taku me Thaqin....u bone perralle me tupan !!!!
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ramushi pret ke don me prit ai vet..
    hashimi pret ate qe dhe unmik kfor euleksi e sheh te arsyeshme me e prit..
    pra duhet me i dallue gjanat..

    naltmadhnija ban mir me ndejt te shpija..
    e i biri.. le te punoj te lulzimi.. e me i mesue mir gjanat.. e ne mbramje me ja cue nji caj me limon.. babes tek oxhaku e me ndejt me bisedue.. me burra te vjeter qe vijn per vizit.. e me mesue.. e me i ndejt larg gazetave mafioze.. e sidomos atyre seliroze..

    por dhe ne forum do kish ba mir me hi e me lexue.. se tjeter vend ska ku me mesue..

    qashtu..

  6. #6
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Po duket prej nga qielli qe qeveria e Shimes ka halle, sipas mendimit tim kjo qeveri nuk ka aftesi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Hashimi,Kupa e disa të tjerë që i kanë për rreth,e kan kryet e mushtë me propagandat e m.... të partisë së punës kundër NMT,andaj i ikin takimeve sipas protokollit zyrtar që është miratu nga të dy anët.
    Derisa Kup enveristi edhe pse e ka ditur protokollin,i'a ka mbathë diku jashtë.Ku jashtë,do t'a mësojmë!
    Leka n'a kishte mësuar se shtëpia e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut,po k'ta s'kan as Zot e as nuk duan miq!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #8
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Hashimi ju ban thirje per takim, bashkpunim dhe miqesi shkjave, atyre qe vrane e masakruan me mijera Shqiptar dhe perdhonun me mijera femera Shqiptare, kurse pasardhesin e Gjergj Kastriotit nuk begenis me e prite.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush i ka faj Mbretit qe i ka marr analfabetat me veti


    Në zyrën për
    informim të Qeverisë thonë se takimi
    është paraparë për të martën, ashtu
    siç është dakorduar dhe nuk bëhet
    fjalë për ndonjë dështim. Zëdhënësi i
    Qeverisë, Memli Krasniqi, tha se fjala
    është për keqkuptim nga vetë Oborri
    Mbretëror, sepse agjenda e takimit
    me kryeministrin Thaçi ka qenë për
    të martën.
    I.K.



    Derisa për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thuhet se është jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk është mbajtur takimi me pretenduesin e Fronit Mbretëror të Shqipërisë Leka Zogu I
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin

    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha për KosovaLive se ka ndodhur një keqkuptim nga vetë Oborri Mbretëror, sepse agjenda e takimit me kryeministrin Thaçi ka qenë për të martën dhe jo për të hënën. Ai tha se kjo vizitë mund të mbahet të martën, pa asnjë dyshim.

    Pra sipas Krasniqit, shefi i qeverisë nuk e ka refuzuar takimin por ka ndodhur një keqkuptim nga Oborri Mbretëror.
    Po se di qka e keni hap gojen ju disa kot se
    po shume mire edhe ne postimin e hapsit te temes thuhet se nuk eshte faji i kryeministrit Thaçi por tek analfabetat e oborrit mbretnor
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin
    Nga torrkerry në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 428
    Postimi i Fundit: 09-10-2023, 15:22
  2. Eide: Jam i zhgenjyer me situaten e tanishme, duhet me shume per statusin
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 09:16
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 15:58
  4. Princi Charls dhe Kamila Parker martohen pas 34 vjetësh dashuri
    Nga Tirana në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 16-02-2005, 17:53
  5. Tre Motrat edhe Princi
    Nga Arbushi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •