Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 230
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213

    Arrow Interneti nga Albtelekom - Sherbimi, cilesia etj..

    Qe prej pothuajse nje viti kompania e telekomunikacioneve Albtelekom ka shfrytezuar rrjetin e tij kabllor me fije bakri per te shtrire sherbimin internet ne ane te teknologjise se transmetimit ADSL. Numri i abonimeve ka qene me mijera.
    Ndihma e abonenteve ne faqen albtelcom.al apo ne numrat e zyrave te albtelekom ka lene per te deshiruar.
    Ne kete teme ju ftoj te diskutoni rreth sherbimit dhe gjitheckaje tjeter qe ka dale nga sherbimi i ofruar prej Albtelekom.
    Sugjerime:
    • Nese dikush ka pasur probleme apo pyetje a ka gjetur ne menyre te lehte pergjigje?
    • lidhja e kontrates.
    • Aktivizimi i sherbimit.
    • cilesia
    • shpejtesia
    • konfigurimi i modemit
    • rrjeti i pc-ve ne shtepine tuaj
    • linja telefonike
    • instalimi ne shtepine tuaj etj.

    Nje pjese e ceshtjeve mund te jene jashte kompetencave te albtelekom-it, por edhe ato te diskutohen.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Njuton pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga Njuton Lexo Postimin
    Qe prej pothuajse nje viti kompania e telekomunikacioneve Albtelekom ka shfrytezuar rrjetin e tij kabllor me fije bakri per te shtrire sherbimin internet ne ane te teknologjise se transmetimit ADSL. Numri i abonimeve ka qene me mijera.
    Ndihma e abonenteve ne faqen albtelcom.al apo ne numrat e zyrave te albtelekom ka lene per te deshiruar.
    Ne kete teme ju ftoj te diskutoni rreth sherbimit dhe gjitheckaje tjeter qe ka dale nga sherbimi i ofruar prej Albtelekom.
    Favori i vetem i Albtelecom eshte sepse i ka gati backupet, dhe fibrat optike. Qe mund te punojne shum mire me ADSL. ADSL2 shtrin ne bazen e aftesive ADSL nga dyfishimin e numrit te te rrymes BITS. Te dhenat e normave qe mund te jete deri ne 24 Mbit/s te rrymes dhe 1,4 Mbit/s ne rrjedhen e siperme ne varesi te distances nga DSLAM ne shtepine e konsumatorit.
    + ADSL2 eshte i afte per te dyfishuar bandat e frekuencave tipike, ADSL lidhet nga 1,1 MHz ne 2.2 MHz. Kjo dyshe e rrymes normat e te dhenave te meparshme ADSL2 arin standardin deri ne 12 Mbit/s, por si i meparshem i standardeve do te pakesoj nga kulmi bitrate pas nje distance e caktuar.
    Gjithashtu i lejon ADSL2 + port bonding. Kjo eshte ajo ku jane te shumta portet fizikisht parashikohet deri ne fund te perdoruesit dhe Bandwidth total eshte e barabarte me shumen e te gjitha portet qe parashikohet. Pra, nese 2 linja te aftae prej 24 Mbit/s ishin te lidhura ne fund rezultati do te jepte nje lidhje te afte prej 48 Mbit/s. Jo te gjitha kompanite qe prodhojne DSLAM kane zbatuar kete funksionim. ADSL2 + port bonding eshte i njohur gjithashtu si G.998.x ose G. Bond.


    Sugjerime:

    • Nese dikush ka pasur probleme apo pyetje a ka gjetur ne menyre te lehte pergjigje?
    • lidhja e kontrates.
    • Aktivizimi i sherbimit.
    • cilesia
    • shpejtesia
    • konfigurimi i modemit
    • rrjeti i pc-ve ne shtepine tuaj
    • linja telefonike
    • instalimi ne shtepine tuaj etj.

    Nje pjese e ceshtjeve mund te jene jashte kompetencave te albtelekom-it, por edhe ato te diskutohen.
    Nuk besoj se ndonjeri e ka marr pergjigjen e sakte nga supporti, pasi 80% e punonjesve jan me nje shkoll te mesme dhe mosha mesatare arin tek 55 vjec. Qe do te thot se jan akoma ato punetoret qe ne fillimet e Albtelekom dhe kan bere nje shkoll poletnikumi te mesme per telekomunikacion, gje qe nuk kan njohuri per lidhjet e networkut apo problemet qe shfaqen tek klienti. Cilesia nuk eshte dhe aq e mire, po te shikosh tarifat, mbi te gjitha eshte nje linje share qe nuk te jep mundesin te jesh i pavarur dhe te kesh nje shpejtesi maksimale dhe jo me perpjestim me 1/8 e shpejtesis qe shkon dhe ne 1/10. Per kontraten mendoj se ka shum burrokraci, pasi interesi i tyre eshte qe te marrin dhe kliente me numra telefonie, po ashtu dhe me sherbimin e Internetit. Me perpara nuk te ndihmonte njeri apo te kerkoje ndihme per konfigurimin e modemit, ndersa tani kan lidhur kontrat me ZTE dhe i marin te konfiguruar per Albtelecom 192.168.1.1. Per instalimin nuk mbajne pergjegjesi, pasi te thon mund ta instalosh dhe vete, po harrojne qe ka dhe nga ato njerez qe nuk din te ndezin kompjuterin dhe nuk kan nje njeri qe ka informacione apo eshte profesionist ne lidhjen e internetit ne shtepin e tyre.

    Me pak fjale cdo sherbim i ofruar nga kompania e Albtelecom le shum per te deshiruar ne te gjitha drejtimet. Dhe nuk i ofron aspak komoditet klienteve te saj. Per mendimin tim me mundesit qe ka mund te arij shum me shum, dhe ti japi cilesi maksimale dhe komoditet maksimal dhe me tarifa me te vogla dhe te kenaqshme per xhepat e Shqipetareve.

    P.s Shpresoj te kem qene i kuptueshem dhe ne rolin e ADSL dhe perdorimin e saj.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    254
    Pajtohem totalisht me kete qe ke shkruar me lart se eshte shume e vertet qe ka shume burokraci dhe shume korrupsion dhe njerez pa nivel ne Albtelekom.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arbeni_al pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    Nese ndonjeri ka marre albtelekom te na thote cfare linje ka , sa ka paguar , sa shpejtesi i ka premtuar kompania dhe sa realisht vjen ne shtepine e tij .
    Si cdo kompani ne shqiperi dhe albtelekomi ka politike marketingu te dobet dhe jo ne favor te klientit. Albatelekomi kishte fibra optik me Italine shkoi e shtriu gjite ate kabell per te futur internetin nepermjet malit te zi . Kjo eshte disfata me e madhe qe ka bere albtelekomi ne historine e vete , leke qe shkuan dem nga taksat e shqiptarve dhe pune e bere kot dhe prapambetje ne zhvillimn e internetit ne shqiperi.
    Une thashe se mos me keta turqit ndryshoi gje por kur shkova per vit te ri ne shqiperi dhe doja te lidhja nje numer se kishin nje oferte dhe kur vajta te beja kerkesen ahahhahahah sportelistja(une prisja qe te pyesja per te lidhur nje numer arketarja dmth ajo qe punonte te zyra formacionit as ma vari fare po fliste ne telefon me nje shoqen e vete kurs une prit prit as i bente pershtypje fare sikur ishte ne shtepi dhe po priste te behej gjellla ) NUMRA SKA AHHAHAHAHHA .
    Gjithe bota te lut per te marre nje numer dhe te lidhesh nje kontrate kurse ne shqiperi eshte me liste per te marre nje numer qe do e paguash ne fund te fundit do i paguash sherbimin , mirembajtjen etj etj .

    BEHET SHQIPERIA ME SHQIPTAR???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga che_guevara86 : 21-04-2009 mė 22:58
    Bėji nder qenit, qė ai tė kafshojė kėmbėn

  7. #5
    hahah nuk behet che_guevara jo!
    Un kam linje 256/32 ne shpi dhe per mendimin tim eshte shum shtrenjte 25000 ne muaj (me tvsh (ta ve shteti) me duket). Sa per shkeuputjet nuk ka shpesh. sa per ip sharing behet puna kacurrel fare saqe nuk shkarkon dot nga hostimet falas , vetem ne rastin kur ke account premium. Sa per asistencen teknike , (un e dija qe nuk egzistonte ne fakt haha) , per te ardhur ne shpi nuk behet fjal , shyqyr qe te pergjigjen ne tel dhe te japin ca modeme ZTI meh nji port qe duhen konfiguruar , jo se eshte gje e veshtire po besoj se ka edhe njerez te tjere qe nuk marin vesh dhe nuk i interson te marrin vesh se e kan per pun tjeter dhe jo per te mesuar konfigurimin e routerit.
    Ne fiilim dmth nga fundi i 2008 me kontrate linje 256 (25000 lek ne muaj) te jepnin internet 1024 kbs po tani e kan cuar 256 prap , dhe nuk e kuptoj pse nuk e lan aq , besoj se ka qen ndonji lloj marketingu apo ku ta di une.
    Nejse ca ti besh kur ske pulen do hash sorren.
    Albetelekom kompani shteterore e privatizuar , me cmimin e privatit dhe cilesise e shteterorit.
    Nuk bej dot krahasimin e nje linje albtelekom dhe nji linje te nje isp tjeter se aty ku jam un vetem kablli i albetelekomit shtrihet , po besoj se ne krahasim me isp e tjera vetem kjo puna e qendrushmerise eshte me mire.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  8. #6
    Vetem qendrueshmeria,se te tjerat.........................po ja fus nje vrapi...

  9. #7
    Albtelekom ka linje te mire interneti dhe shpejtesia te vin ashtu sic e ke shkruajtur ne kontrate.
    Cmimet nuk jan te arsyeshme jan shume te shtrenjta. Suporti le per te deshiruar.
    Internetin, Albtelecom, e shperndan me fibra optike.
    Konfigurimi i modemit (nqs ke modemin e marre nga kompania albtelekom "ZTE") nuk eshte i veshtire fare pasi eshte i vetkonfiguruar)
    javen e pare pasi ke bere kontraten shpejtesia e interentit eshte 1Mbps kurse pas 1 jave shkon ne shpejtesin e nenshkruar ne kontrate.

  10. #8
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ore se shume e kam degjuar ande nga shqiperia shperndahet interneti me fibra optike .... ku ka ***** albtelekomi te sjelle internetin me fibra optike ne shtepi ... kabllo bakeri i keni mjani genjyet veten me fibra optike

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213

    Post Rrjeti i albtelekom-it,

    Rrjeti i Albtelekom-it.
    Rrjeti me shtrirje te gjere (WAN) nga qyteti ne qytet, i nje firme si Albtelekom, Abissnet etj., perdor linja optike ose radio(wireless). Keto linja kane kapacitet te madh. Ndersa linja nga zyrat qendrore(central office, centrali) perbehet nga tel bakri ose radio. Keto te fundit kane kapacitet te voget, dhe quhen linja te abonentit.
    Linja e abonentit ka kapacitet qe shkon ne shume Mb/s(mega bit per sekond), por shpejtesia e shfytezueshme nga abonenti eshte shume shume me e vogel sesa kapaciteti i linjes, psh. minimuni i albtelekom ADSL eshte 256 kb/s shkarkim.
    Qe abonenti te kete fiber optike nga zyra qendrore e ofruesit te sherbimit(ISP) nuk eshte kusht i majftueshem per tu entuziazmuar, por duhet pyetur per shpejtesine dhe cmimimin e sherbimit.
    Nese ju ndodh ndonje defekt.
    Siguroni me saktesi numrat telefonike te mbeshtetjes ndaj klientit. Flisni me ta me qetesi dhe sa me qarte sepse keshtu do te zgjidhen shume probleme. Mbani shenim ndonje te dhene qe do te ju jepet. Normalisht punonjesit e albtelekom(si dhe te ISP-ve ne pergjithesi) kane pervoje jo te vogel ne perdorimin e web-it dhe kompjuterit, prandaj ju japin edhe shume shpjegime qe shkojne jashte konfigurimit te modemit.
    Te drejtat e abonentnit.
    Kerkoni me qetesi te drejtat tuaja. Pse nese eshte e nevojshme te mos shkoje dikush ne shtepi te abonentit dhe ti jape sqarime. Merrni numra te disa zyrave qe mund tju ndihmojne.
    Perparesi e albtelekom-it.
    Konfigurimi i modemit ADSL qe kerkohet ne rastin e idhjes me albtelekom-in ju lejon te lidhni me shume se nje kompjuter. Di raste kur 4(kater) familje marrin internet me ane te nje linje te vetme me shpejtesi 1024kbps/256kbps. Pagesa prej 6000 leke e kontrates ndahet katersh mes familjeve. Gjithashtu me te degjuar e kam se ka raste kur nje pallat i tere eshte lidhur me nje linje te vetme 2048/512. Shpejtesia e madhe dhe mosekzistenca e kufizimit ne trafik eshte nje perparesi qe duhet shfrytezuar.
    Nese lidh disa familje ne nje modem te vetem askush nuk do tju pyes apo ndaloje nga kjo gje.
    Perparesi te rastesishme.
    Njera prej paketave me cmim 6000 leke/muaj ka shpejtesi 1024 kbps/ 256kbps. Por ne realitet shpejtesia eshte 1024/512. Pra ne ngarkim eshte 512, dyfishi i kontrates. Kjo e permireson shume lundrimin ne web, po jo shkarkimin.
    Personalisht jam shume kurioz te di pse eshte lene ky konfigurim i shpejtesise. S'besoj te jete harrese.
    Nje artikull.
    http://www.sot.com.al/index.php?opti...iale&Itemid=64
    Albtelekom asnjė investim, kabllot telefonike si rrjeta merimangash
    Me qėllim rritjen e cilėsisė sė shėrbimit telefonik apo shėrbimit tė pajisjes sė qytetarėve me sinjal interneti, Kompania Albtelekom nuk ka bėrė asnjė investim nė infrastrukturėn teknike qė nga privatizimi i saj. Kėshtu, infrastruktura teknike e kėtij shėrbimi, jo vtėm mbetet nė kushte tė mjerueshme, por kabulli i pėrēues i sinjalit telefonik bėhet pengesė edhe nė kryerjen e shėrbimit tė energjisė elektrike, pasi ata janė vendosur nė shtylla tė njėjta. Nė vend qė tė kalojnė nėn tokė, telat e shėrbimit telefonik fiks, janė lėnė nė ambjet tė hapur, tė varur nėpėr shtylla apo nė forma tė tjera. Kushtet teknike tė pėrcjelljes sė sinjalit telefonik, nuk pėrputhen aspak me tarifat e vendosura nga 5 kompania pėr qytetarėt.
    Nėpėrmjet kėsaj infrastrukture teknike tė amortizuar, Kompania Albtelekom, kohėt e fundit ka ofruar edhe njė shėrbim tjetėr pėr qytetarėt, pikėrisht teknologjinė e re tė internetit ADSL. Ky shėrbim ofrohet nėpėrmjet linjės telefonike qė qytetari disponon nė shtėpi, kundrejt pėrzgjedhjes sė disa paketave qė pėrmbajnė ēmimet sipas shpejtėsisė sė sinjalit. Por, gjendja e infrastrukturės teknike, nėpėrmjet tė cilės pėrēohen kėto dy shėrbime, bie nė kundėrshtim me Ligjin Nr. 9918, dt. 19.5.2008 pėr “Komunikimet elektronike”. I cili pėrcakton se ofruesi i shėrbimit tė komunikimeve publike, duhet tė sigurojė infrastrukturėn efiēente nė komunikimet elektronike pėr tė garantuar shėrbimet e duhura dhe tė pėrshtatshme nė njė territor tė caktuar. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, rrjeti i komunikimeve elektronike, jo vetėm qė ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit, por deri mė tani nuk ėshtė marrė asnjė masė ndėrhyrje nė pėrmirėsimin e rrjetit ekzistues. Sipas qytetarėve, sistemi i transmetimit tė rrjetit tė telekomunikacionit ėshtė teje i amortizuar, dhe kjo shpesh herė ėshtė bėrė shkak nė uljen e cilėsisė sė shėrbimit.
    “Pėr tė pasur sinjal interneti nė shtėpi, zgjodha shėrbimin e ofruar nga Kompania Albtelekom, meqenėse kisha edhe njė linjė interneti nė shtėpi dhe ky shėrbim ishte tepėr ekomomik dhe i shpejtė sipas reklamės sė kompanisė. Shpejtėsia varet nga paketa e pėrzgjedhur mė parė qė pėrcakton shpejtėsinė e transmetimit. Megjithatė, infrastruktura teknike e kėtij shėrbimi len pėr tė dėshiruar. Kabujt e telefonik, nėpėrmjet tė cilėve kryhet edhe shėrbimi ADSL, janė tė ekspozuar nė ambient tė jashtėm, tė varur nėpėr shtylla dhe krejtėsisht tė pasigurt. u shpreh pėr gazetėn “SOT”, familja Sula. Infrastruktura e amortizuar e rrjetit tė komunikimeve elektronike tė Kompanisė Albtelekom, ėshtė i njėllojtė nė tė gjitha zonat e kryeqytetit, ndėrkohė, ēdo qytetarė ėshtė koshient pėr kėtė fenomen, kur shikon nė ēdo vend telat e telefonit nėpėr rrugė, shtylla dhe tė ekspozuar ndaj shiut. Por zonat mė problematike ėshtė Rr. “Mihal Grameno”, Allias, Ali Demi etj., ku linjat telefonike janė nė njė kaos tė vėrtetė. Kėshtu, vihet re njė mungesė bashkėpunimi midis, kompanisė nė fjalė dhe firmave tė ndėrtimit tė rrugėve, nė mėnyrė qė krahas bėrjeve tė kanalizimeve tė shtrihen edhe kabujt telefonik.
    Shėrbimi ADSL dhe infrastruktura teknike
    ADSL ėshtė shėrbimi mė i fundit qė ofron Kompani Albtelekom, ėshtė njė teknologji, nėpėrmjet tė cilės ofrohet sinjali i internetit nė shtėpi tė qytetarit. Shėrbimi merret nėpėrmjet linjės telefonike nėse disponon qytetari dhe infrastruktura e teknike ėshtė po rrjeti ekzistues. Sipas kompanisė, cilėsia dhe shpejtėsia e shėrbimit varet nga pėrzgjedhja e paketave qė janė nė treg nga ana e qytetarit qė dėshiron kėtė shėrbim. Instalimi i kėtij shėrbimi behėt falas. Ana pozitive e shėrbimit ishte se eliminonte filozofinė e tarifimit nė kohė, pasi me kėtė radhė kostoja ėshtė fikse pa kufizim kohor. Megjithatė, infrastruktura teknike e kėtij shėrbimi ėshtė nė kushte skandaloze, pasi nuk ka pasur asnjė investim pėr pėrmirėsimin e kėsaj infrastrukturės

  12. #10
    Citim Postuar mė parė nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Ore se shume e kam degjuar ande nga shqiperia shperndahet interneti me fibra optike .... ku ka ***** albtelekomi te sjelle internetin me fibra optike ne shtepi ... kabllo bakeri i keni mjani genjyet veten me fibra optike

    Ardi
    Shiko eshte normale qe nuk vin me kabell optik ne shtepi.
    Pasi kablli optik shkon te MODULI qe albtelekomi ka shume MODULE sepse vetem ne nje qytet mund te kete mbi 100 te tilla, ajo aty e kthen dhe te vin ne shtepi me tela bakri. Pra fibra optike punon ne baze te impulseve dritore dhe MODULI i kthen keto impulse dritore ne ipmulse elektrike.

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Finalizohet shitja e Albtelekom kompanisė turke
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 00:20
  3. Interneti pa tela hyn nė baret dhe hotelet e Tiranės
    Nga Fiori nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2009, 11:57
  4. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  5. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •