Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 173
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Ja kush e varros pavaresine e Kosoves dhe demton Shqiperine

    * Dictionnaire Mondial de l'Islamisme - Plon, 2002 - me autorė Khattar Abou Diab, Patrick Karam, Richard Labeviere, Julien Larierge, Olivier Roy, Antoine Sfeire, nė bashkėpunim me Les Cahiers de l'Orient.


    Lexoni kete shkrim me vemendje dhe do t“i nxirrni perfundimet tuaja. Arabet ndertojne 200 xhami ne Shqiperi. Edhe ne kete forum kemi njerze te paguar sic shkruan ai liber francez... Disa shqiptare jane ngirur si lugeter kunder ardhmerise se kombit...

    Pvaresine e Kosoves e varrosin fosilet zallore...dhe ata qe i jane betuar sulltan Muratit e Mehmetit...

    Dikur ne ish Jugoasllavi kendohej : " Shoku Tito ne te betohemi, se nga rruga jote nuk do te largohemi!" Sot lakejt i kane hjekur Titon dhe kane vene Muratin dhe tingellon keshtu: " Asker Murat, ne te betohemi, se nga rruga jote kurre nuk largohemi!!!" Disa skllever nuk munden pa Pronar!!!!



    ***Sipas konceptit mesjetar islamik bota ndahej nė dy pjesė: Dar-al-Islam (territoret e Islamit) dhe Dar-al-Harb (vendet nė luftė, ose vendet kundėr tė cilave muslimanet e kanė pėr detyrė tė luftojnė) Pra, sipas konceptit te O.J. detyra e shqiptarėve duhet tė ishte lufta pėr ēlirimin e Ballkanit pėr ta kthyer atė sėrish nė tokė tė Islamit.





    Tolerancė fetare apo papėrgjegjshmėri?

    Nga Pirro Misha

    Tre fakte mė shtynė tė ulem tė shkruaj. Njė libėr i botuar muajt e fundit nė Francė, njė artikull i botuar nė njė tė pėrditshme nė Tiranė, njė pamje nė sallėn e pritjes tė aeroportit tė Tiranės. Si pėr tė treguar se radhitja e mėsipėrme ėshtė e rastėsishme, po e nis nga kjo e fundit.

    Aeroporti

    Aty nga fundi i muajit shtator, sė bashku me mikun tim Kujtim Ēashku po prisnim tė vinte koha pėr t'u nisur, kur na zuri syri atė grup prej rreth 10 djemsh e njė vajze pak a shumė tė njė moshe, qė rrinin tė veēuar nė qoshen mė tė largėt tė sallės sė pritjes. Nė fakt tė gjithė pasagjerėt kthenin kokėn pėr t'i parė. Djemtė mbanin tė gjithė mjekra tė gjata, ndėrsa vajza ishte e mbuluar me tė zeza, duke lėnė jashtė vetėm sytė. Dukej qė vinin nga fshati, ose nga ndonjė qytet i provincės. Nuk e di se ku shkonin...

    Libri

    E gjen sot nė ēdo vitrinė librarie nė Francė. Titullohet "Diksioneri botėror i fondamentalizmit"*. E ka pėrgatitur njė grup ekspertėsh ndėr mė tė njohurit nė Europė pėr ēėshtjet e Lindjes dhe tė radikalizmit islamik. Libri synon tė japė njė panoramė tė universit tė sotėm tė radikalizmit islamik. Njė zė i veēantė nė tė i kushtohet Shqipėrisė ose, qė tė jem mė i saktė, rrezikut tė fondamentalizmit nė Shqiperi. Ē'thuhet aty? Nė njė vend si Shqipėria, qė krenohet pėr traditėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės mes feve, prej dhjetė vjetėsh po veprohet pėr zevendėsimin e islamit tradicional me njė islam tė afėrt me konceptet whabite - pra tė islamit nė njė ndėr format e tij mė radikale qė praktikohet nė Arabinė Saudite, si dhe nė disa nga vendet e tjera arabe tė ashtuquajtura tė Gjirit. Sipas librit, kjo pėrpjekje mbėshtetet me mjete tė fuqishme financiare. Gjithnjė sipas librit, gjatė periudhės sė parė pas hapjes sė Shqipėrisė (periudhė kjo e pėrcaktuar deri nė vitin 1997) nuk synohej thjeshtė mbushja e zbrazėtisė sė lėnė pas nga komunizmi nė institucionet pėrfaqėsuese tė bashkėsisė muslimane. Nė atė kohė synohej qė vetė politika e vendit tė orientohej drejt integrimit me bashkėsinė e vendeve islamike. Si promotor kryesor i kėtij projekti pėrmendet emri i B.Gazidedes, i cili, sipas autorėve tė librit, mbante lidhje tė ngushta me shėrbimet e fshehta tė disa vendeve arabe, si dhe me ato iraniane. Ndėrkohė, vėnien nė jetė tė projektit e morėn pėrsipėr njė sėrė organizatash tė ashtuquajtura "bamirėse" apo "kulturore" arabe. "Nė Shqipėri veprojnė, thuhet nė libėr, rreth 30 organizata tė tilla tė financuara kryesisht nga Arabia Saudite, tė cilat punojnė pėr njė objektiv qė, ē'ėshtė e drejta, ato s'e kanė fshehur kurrė - ri-islamizimin e Shqipėrisė."

    Libri bėn njė analizė tė hollėsishme tė mėnyrės se si veprojnė kėto organizata, qė edhe pse disi tė reduktuara kėto dy tre vjetėt e fundit, prapė janė mjaft tė pranishme. Objektivi i tyre kryesor ėshtė "ēkombėtarizimi" i islamit lokal nė emėr tė njė islami "universal". Pėr kėtė qėllim s'mjafton thjeshtė predikimi i vizionit tė umės**, por kėrkohet tė nxiten ndjenjat antiperėndimore, duke shfrytėzuar pasigurinė apo zhgėnjimin e natyrshėm qė ndjejnė shumė njerėz nė kushtet e ēoroditjes qė sjellin ndryshimet rrėnjėsore dhe kriza e tranzicionit. Nė fakt mėnyra se si veprojnė kėto organizata ėshtė tepėr e sofistikuar. Nga njėra anė ato ushtrojnė presion mbi grupe tė caktuara tė popullsisė pėr tė arritur atė ēka ata e konsiderojnė sjellje "islamike" - gratė tė mbulohen, fėmijtė tė ndjekin shkolla kuranike, meshkujt tė mbajnė mjekėr etj. Mjeti mė efektiv i presionit mbetet e ashtuquajtura ndihmė 'bamirėse' ekonomike e sociale. Nė fillim kjo iu jepet tė varfėrve, jetimėve, nevojtarėve e pakushtėzuar, pastaj gradualisht kalohet nė privilegjimin financiar e materjal tė atyre qė ndjekin porositė. Sė fundi, jo rrallė, ndihma bėhet krejtėsisht e kushtėzuar. Njė rėndėsi e posaēme i kushtohet hapjes sė shkollave islamike me mėsues, sė paku fillimisht, arabė, furnizimit me literaturė propagandistike tė pėrkthyer nė shqip, si dhe dėrgimi i tė rinjve shqiptarė pėr shkollim nė vendet arabe. Kėta tė fundit zenė njė vend tė rėndėsishėm nė planet afatmesme tė kėtyre organizatave, sidomos pėr realizimin e objektivit tė shkatėrrimit tė trashėgimisė fetare e historike lokale. Synimi ėshtė qė tė vendosen nė institucionet e bashkėsisė muslimane shqiptare. Po tė njėjtit qėllim i shėrben dhe ndryshimi i specifikės arkitekturore tė xhamive tė trashėguara nga Perandoria Otomane - ndėrhyrja shkon deri nė dekoracionin e tyre tė brendshėm - pėr t'i zevėndėsuar ato me austeritetin e rreptė whabist. (Por kjo e fundit, pėr mendimin tim, ėshtė sidoqoftė njė temė mė vete, sepse diskutimi mund tė shtrihet dhe nė stilin e kishave ortodokse qė po ndėrtohen nė vend.). Sipas librit, NGO-tė e Arabisė Saudite kanė ngritur deri tani mbi 200 xhami tė tilla nė Shqiperi, me njė stil krejt tė ndryshėm nga ai tradicional. Nė pjesėn kushtuar Shqipėrisė pėrmenden, ē'ėshtė e vėrteta, shumė detaje, emra organizatash e individėsh, lidhjet e tyre direkte apo indirekte me qarqe radikale apo dhe fondamentaliste e terroriste. Njė vend, ndonėse jo shumė i madh, i kushtohet dhe veprimtarisė sė organizatave apo fondacioneve tė ndryshme bamirėse, fetare apo kulturore iraniane, qė veprojnė nė Shqipėri nė drejtim tė bektashinjėve, si dhe atyre fetare turke. Kosova dhe Maqedonia kanė kapituj mė vete.

    Artikulli (dhe interneti)

    Pak a shumė nė tė njėjtėn kohė qė mė ra nė dorė ky libėr, nė njė tė pėrditshme tė Tiranės botohet shkrimi me titull "Al-Mustafa kundėr Ervinit" (Tema, 8 shtator 2002.) Autori i shkrimit quhet Olsi Jazexhi, njė emėr qė ndeshet here pas here kohėt e fundit nė kėtė gazetė. Eshtė njė artikull shqetėsues. Jo thjeshtė pėr mllefin e madh, qė s'do pėrbėnte ndonjė ēudi nė panoramėn e shtypit shqiptar, sesa pėr gjuhėn e referencat qė pėrdor. Njė gjuhė e huajtur nga universitetet e fanatizmit e radikalizmit islamik. Sa pėr tė sqaruar lexuesit, duhet shtuar se ky artikull u botua si njė ndėrhyrje e autorit nė njė polemikė tė zhvilluar aso kohe mes Mustafa Nanos dhe Ervin Hatibit pėr ēėshtjen e muslimanizmit tė shqiptarėve, njė polemikė, qė pavarėsisht nga tema "delikate" apo ndonjė fjalė a shprehje e pavend, mendoj se ishte krejt normale. Pa bėrė komente, do mjaftohem duke cituar nga artikulli. Olsi Jazexhi i sulet Mustafa Nanos, duke e akuzuar se bėn pjesė nė "renegatėt besėthyes Perėndimofilė qė ngrenė lart flamujt e pederastisė, feminizmit, anti-maskulizmit, antishqiptarizimit, antinacionalizmit dhe ēfarė tė urdhėrojė blloku mė i fortė i kohės." Pėr shkruesin e artikullit armiqtė e vėrtetė tė shqiptarėve na qenkan "Imperializmi kristiano-europian dhe mashat e tij." "Varfėria akute e kėtij populli dhe pėrdhosja qė Europa Kristjane i ka bėrė dhe i bėn atij prej 100 vjetėsh, shkruan O.J. nė "Tema", ka shtyrė dhe shumė jetimė te civilizmit Osman tė Shqipėrisė qė tė marrin vendin e renegatit. Viktimat shqiptare nga kryqėzata Europiane sot shihen pėrballė ambasadave greke dhe italiane nė Tiranė." Ose mė tej: "Mustafa Nano ka lindur nė shekullin e XX-tė, kur shqiptarėt nė vend qė tė dėbojnė princat kristjanė nė Dar-al-Islam..., janė detyruar qė tė dėbohen nga trojet e tyre amtare nė Kosovė, Ēamėri, Mal te Zi dhe Maqedoni...Nė sh.XX dhe XXI, shqiptarėt nuk janė mė mbrojtės tė nderit tė civilizimit Islamik, siē ishin nė kohė tė Hajredin Barbarosės. Nė kėtė shekull ata janė kthyer nė prostituta tė semaforėve tė Kristendomit perėndimor." Besoj se mjafton. Gjuha e O.J. ėshtė njė shartim termash modernė me koncepte tė dala nga mesjeta, si Dar-al-Islam***, luftėra tė shenjta, princėr tė krishterė (emėrtimi i vendeve tė sotme ballkanike), kryqėzata etj. Njė hibridizim paradoksal mes demagogjisė panislamiste, aludimeve pseudohistorike e hiles tashmė tė njohur pseudonacionaliste, qė e ndeshim jo rralle vitet e fundit, kur teorira tė tilla mundohen tė bėhen tė besueshme duke i veshur me njė vello nacionaliste.

    S'ėshtė e vėshtirė ta kuptosh zanafillėn e njė gjuhė tė tillė krejt tė huaj pėr mendėsinė shqiptare! Eshtė pak a shumė e njėjta pėrzjerje qė gjen nė mesazhet e Bin Ladenit, kur veprimet e tij tashmė tė njohura pėrligjen duke iu referuar imperializimit kristian, kryqėzatave mesjetare, apo ngjarjeve tė tjera historike, tė ndodhura kushedi se kur. Sigurisht, me kėtė s'dua tė bėj asnjė aludim tė pavend. Po mendoj se nėse vėrtet po kalohet nė njė faze kur propagandues tė njė fantizmi tė tillė fetar, apo tė internacionalizmit islamik s'janė mė thjeshtė misionarėt arabė, por qytetarė shqiptarė, atėhere ndodhemi para njė rreziku qė s'mund tė injorohet. Njė rrezik, ē'ėshtė e vėrteta, ende margjinal, por qė mund tė bėhet shqetėsues nė se dukurive tė tilla s'i kundėrvihet askush. Tė kuptohemi, kėtu s'ėshtė fjala thjeshtė pėr artikujt e njė tė riu tė kthyer nga studimet nė Malajzi, qė nė fund tė fundit ka tė drejtėn e tij tė botojė atė qė mendon. Tė ishte me kaq, as qė do t'ia vlente tė pėrmendej. Por ēėshtja, pėr fat tė keq, nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Pėr kė dėshiron tė mėsojė diē mė shumė pėr kėtė temė e kėshilloj tė kėrkojė nė internet. Le tė klikojė psh., sa pėr fillim, emrin e Olsi Jazexhiut nga faqja personale e tė cilit nė internet mund tė kalohet nė sėrė linkesh qė ai rekomandon dhe do tė kuptojė se artikulli i mėsipėrm s'ėshtė veēse maja e ajsbergut, nėn tė cilin fshihet njė realitet mė kompleks, plot me tė papritura. Do njihesh psh me njė sėrė qendrash mjaft aktive (e me sa duket mirė tė financuara, shumė syresh nė Maqedoni), qė pėrhapin njė mori materjalesh propagandistike nė shqip pėr variantin arab tė islamit, pėrpjekje tė shumta pėr revizionimin e plotė tė asaj qė njihet si histori e shqiptarėve, duke hedhur baltė mbi thuajse gjithė figurat qendrore tė saj, qė nga Skenderbeu, P.Bogdani, deri tek Fan Noli e Fishta, pėr t'i zevėndėsuar ato me figura tė tipit Haxhi Qamili. Ka studime qindrafaqshe, polemika, tjerrje fetare, ose kureshti tė tilla si p.sh. stemėn apo flamurin qė na paska patur Haxhi Qamili. Historia, ē'ėshtė e vėrteta, mbetet njė terren i preferuar. Duhet krijuar njė histori tjetėr qė shqiptarėt tė binden se vendi i tyre natyral ėshtė nė Lindje, aleancat e tyre tė natyrshme janė ato me vendet islamike, ndėrsa armiku, sigurisht, Europa e pafe dhe Perėndimi. Njė botė e tėrė paralele ku punojnė shumė njerėz pėr tė vėnė nė qarkullim njė informacion alternativ (e jo pak disinformacion) tė pėrditshėm nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, diaspora e sidomos vėllezėrit e njė feje nė Dar-al-Islam. Mund tė lexosh psh, tė pėrkthyera nė shqip materjalet e konferencės sė fundit Islamike, fjalimin e mbajtur nga ministri i jashtem i Malajzisė apo Arabisė Saudite, apo pse jo edhe thirrje pėr xhihad nė s'di cilin ishull tė arqipelagut indonezian.

    A ekziston tek ne rreziku i arabizimit tė Islamit?

    Paraqita disa fakte dhe tani ėshtė mė se e natyrshme tė bėhet pyetja: A ka vend edhe tek ne pėr atė shqetėsim qė shprehu para pak javėsh shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kur nė njė takim nė Tiranė me njerėz tė letrave foli pėr rrezikun e arabizimit tė Islamit shqiptar! Natyrisht, ai i referohej Maqedonisė. Ai e bėri kėtė koment, duke iu pėrgjigjur pyetjes se si shpjegohej qė njė pjesė e madhe e botimeve shqip nga Maqedonia tė ekspozuara nė panairin e fundit tė librit nė Tiranė, ishin libra propagande fetare arabe. Vetė Kimi ėshtė besimtar, ai foli ndėrkohė dhe pėr rolin e rėndėsishėm qė ka luajtur feja nė kontekstin maqedon si njė faktor qė mbrojti shqiptarėt nga asimilimi. Por, sipas tij, kjo s'duhet tė bėjė tė mbyllen sytė pėrpara njė situate qė mund tė ketė pasoja nė radhė tė parė pėr shqiptarėt.

    A ka vend, pra, tė flasim pėr njė rrezik tė tillė edhe nė Shqipėri?

    Sigurisht, situata ne Shqipėri ndryshon jo pak nga ajo nė Maqedoni. Nė fakt dukuri si ato qė pėrmėnda s'kanė tė bėjnė aspak me bashkėsinė muslimane shqiptare, apo institucionet e saj pėrfaqėsues, qė mbeten shembuj tė traditės tė tolerancės fetare. Kushdo qė e njeh sot Shqipėrinė e di se fakte tė tilla janė margjinale dhe aspak pėrfaqėsues tė realitetit fetar nė Shqipėri. Por kjo s'do tė thotė se pėr to duhet heshtur. Pėrvoja e popujve tė tjerė na tregon se toleranca dhe bashkėjetesa fetare ėshtė njė lule e ēmuar, por edhe e brishtė, e cila thahet e prishet, po s'u tregua kujdesi i duhur.

    Nė se i besojmė tablosė qė na jep libri francez atėhere ka vėrtet arėsye pėr t'u shqetėsuar, nė mos pėr sot, pėr nesėr. Jo se shqiptarėt do u kthekan nga sot nė nesėr nė fanatikė, por sepse problemeve tona do t'iu shtohet njė tjetėr problem, ndoshta mė i vėshtiri, kur ke parasysh peshėn e madhe qė ėshtė duke marrė nė boten pėrreth faktori fetar. Sigurisht, s'jam nė gjendje tė gjykoj faktet e sjella nga libri, por diēka e di: disa gjėra i kemi parasysh. Para syve tanė sa vinė e shtohen nė rrugėt e Tiranės tė rinjtė mjekėroshė apo vajzat e mbuluara. Disa vite mė parė kalimtarėt kthenin kokėn me ēudi kur shihnin rrugės ndonjė vajzė tė mbuluar, tani me ē'duket askujt s'i bėn mė pėrshtypje.

    Diēka pėr ēėshtjen shamive dhe tė mjekrave

    Nė tė vėrtetė bėhet fjalė ende pėr njė pakicė thuajse tė papėrfillshme. E megjithatė, fjala s'ėshtė thjeshtė tek mjekra qė mbajnė ca tė rinj, apo shamija me tė cilėn mbulohen ndoca vajza. Problem ėshtė mendėsia qė kėto simbole jo rallė pėrfaqėsojnė. Disa pedagogė tė Fakultetit Gjuhė Letėrsi mė tregonin pėr njė studente kokėmbuluar qė kishte dalė nga klasa sepse sipas saj feja ia ndalonte tė dėgjonte kur aty flitej pėr Naim Frashėrin, ndėrsa njė tjetėr kishte refuzuar tezėn e provimit ngaqė nė tė i kishte rėnė tė fliste pėr Fishtėn. E pra ėshtė absurde qė shembuj tė tillė fanatizmi, qė duhen analizuar e kuptuar, kalohen thjeshtė si ca ēudira kureshtare! Nė tė vėrtetė njerėzit edhe diskutojnė, por privatisht, sepse ėshtė krijuar njė ide sikur pėr ēėshtje tė tilla ėshtė mirė tė mos debatohet publikisht. Tė kuptohemi, s'jam pėr kalimin nė ekstrem, duke mos lejuar p.sh. hyrjen nė institucionet publike tė grave tė mbuluar, apo burrave me mjekėr alla islamikēe, siē ndodh bie fjala nė Turqi. Po ashtu do tė ishte njė marrėzi qė tė shohim tek ēdo i ri me mjekėr, apo vajzė e mbuluar njė fanatik. Nė fund tė fundit toleranca pėr kė mendon ndryshe bėn pjesė nė sistemin e vlerave tė qytetėrimit europian qė kėrkojmė tė bėjmė tonin. Por kjo tolerance s'duhet tė na bėjė tė druhemi tė hapim nje debat, ku tė tregohet se mbulimi me shami, apo mbajtja e mjekrės nė njė formė tė caktuar qė dallon besimtarėt e disa vendeve arabe, mė shumė se sa kėrkesė e fesė, ėshtė pjesė e njė konteksti kulturor qė ndryshon krejtėsisht nga yni. Kėto dukuri janė pjesė e kontekstit social e kulturor tė disa vendeve qė, duke evidentuar diferencėn nga kultura perėndimore, rreken tė afirmojnė identitetin e tyre. Eshtė fjala pėr vende qė prej dekadash, pėr njė sėrė arėsyesh qė s'ėshtė vendi kėtu t'i shtjellojmė, kalojnė njė krizė sociale, ekonomike, kulturore, pėr tė cilėn ata ia venė fajin Perėndimit dhe pikėrisht pėr kėtė arėsye refuzojnė modelet e simbolet perėndimore. Eshtė njė dukuri qė s'e ndeshim pėr herė tė parė nė historinė moderne. Veshja ėshtė shpesh shenja e parė e pranimit apo refuzimit tė modeleve. Nė Indi p.sh. gjėja e parė qė bėri Mahatma Gandhi, kur nisi lėvizjen e tij kundėr anglezėve, ishte braktisja e xhaketės dhe kravatės pėr t'u veshur me robėn tradicionale indiane. Mao Ce Duni ndaloi veshjen euopiane, duke imponuar uniformėn "revolucionare". Nė Iran, pas revolucionit islamik tė Khomeinit, masa e parė e ndėrmarrė ishte imponimi i njė stili tė caktuar veshjeje dhe sidomos mbulimi i grave. Pra, kemi tė bėjmė me simbolikėn e njė reagimi antiperėndimor e antieuropian, ku feja s'ėshtė veēse njė pretekst, njė element pėr tė arritur mobilizimin emotiv nė njė projekt qė nė thelb mbetet politik. A s'ia vlen tė hapet ky debat?

    Ēėshtja e imazhit

    Sigurisht, ėshtė njė shqetėsim qė s'ka arėye pse tė fshihet. Njė vend si Shqipėria s'ka asnjė interes qė tė perceptohet si njė vend islamik. Aq mė tepėr po tė kihet parasysh konteksti i sotėm botėror! Kėtu s'ėshtė fjala thjeshtė pėr pragmatizėm, por pėr t'i bėrė botės tė njohur realitetin e Shqipėrisė si njė vend multikonfesional, qė s'e identifikon veten me asnjė fe. Tė sqarohet se nuk ka sens ta quash Shqipėrinė njė vend tė moderuar islamik (siē bėnte "The Economist" veē pak javė mė parė), duke iu referuar tė dhėnave tė shtatėdhjetė vjetėve tė shkuar, sepse Shqipėria e 2003 ėshtė e ndryshme nga ajo e 1938, nga ku vinė tė dhėnat e fundit pėr pėrkatėsinė fetare. Sa janė njerėzit sot nė Shqipėri qė nuk identifikohen me asnjė fe? Po numuri i martesave tė pėrzjera? Tė ē'feje duhen llogaritur fėmijtė e dalė nga kėto martesa! Por mė kryesorja ėshtė qė Shqipėria ėshtė sot njė vend qė mund tė merret si shembull i bashkėjetesės fetare. Njė vend ku vetė Islami s'ka asnjė lidhje me shfaqjet e fanatizmit qė gjen sot nė disa vende. Islami shqiptar ėshtė dhe duhet tė mbetet pjesė integrale e qytetėrimit europian. Kjo duhet bėrė e ditur.

    Tek shkruaj kėto fjalė mė vjen ndėrment reagimi i Faik Konicės mė 1936, (aso kohe ambasador i Shqipėrisė nė Uashington) kur tek po shihte njė dokumentar kushtuar Shqipėrisė, dėgjon ta quajnė Shqipėrinė vend musliman. "Pastaj gati sa nuk brofa nga vendi nga habija...shkruan ai. Shqipėria nuk ėshtė njė vend musliman. Ajo ėshtė njė vend me tre besime dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj rrethane nuk ka fe shtetėrore...Me zgjimin e kombėsive nė Europė dhe kur gojėtaria e Gledstonit kishte ngritur kundėr turqve njė lėvizje tė krahasueshme me kryqėzatat nė mesjete, grekėt dhe serbėt, kėta fqinjė tė ndershėm tė Shqipėrisė, nuk vonuan tė rroknin pėrfitimin qė do tė nxirnin po tė ngatėrrohej feja me kombėsinė. Nė ēdo rast vihej gishti mbi fenė myslimane, qė e kishte njė pjesė e madhe e shqiptarėve pas pushtimit, dhe nė sajė tė "hipnotizimit nga pėrsėritja", kishte shpresa qė bota do bėhej tė besonte se shqiptarėt na ishin "turq"."

    Me qė jemi tek tema e imazhit, a s'ėshtė koha qė Shqipėria tė sqarojė njė herė e mirė ambiguitetin e saj tė zgjatur nė lidhje me antarėsinė nė Konferencėn Islamike! Dikur, ngurimi pėr tė dalė nga kjo organizatė pėrligjej me nevojėn e votave tė vendeve arabe kur votoheshin rezolutat pėr Kosovėn nė OKB. Siē dihet, kur erdhi koha e luftės sė Kosovės pikėrisht kėto vende mbajtėn qendrime nė mos kundėrshtuese, nga mė tė ftohtat pėrsa i takon ndėrhyrjes ndėrkombėtare nė Kosovė. Atėhere, ē'e pėrligj vazhdimin e qėndrimit nė kėtė konferencė!

    Nė vend tė pėrfundimeve

    Nė fakt, sot pėr sot gjykoj se s'ka arėsye serioze pėr tė venė alarmin. Ajo qė tė shqetėson ėshtė indiferenca e papėrgjegjėshme e qeveritarėve dhe, nė pėrgjithėsi, e elitave intelektuale e politike pėr njė problem qė qė nga Rilindja e kėtej konsiderohej si njė ndėr problemet qė meritonte vemendjen mė tė madhe pikėrisht pėr potencialin pėrēarės qė mbartte, duke qėnė nė tė njėjtėn kohė njė terren lehtėsisht i manipulueshėm nga jashtė. Unė s'bėj pjesė ndėr adhuruesit e periudhės sė Zogut, pėrkundrazi, e megjithatė gjykoj se sot kemi ē'tė mėsojmė nga politika qė ndoqi Zogu nė ēėshtjen e fesė. I vetėdijshėm pėr "problemin e trashėguar fetar" Zogu bėri ēmos qė kisha ortodokse tė bėhej autoqefale, qė prirjet autonomiste tė katolikėve tė mbaheshin nėn kontroll, dhe muslimanėt sunitė shqiptarė tė veēoheshin nga ēdo ndikim nga jashtė, pėr t'u futur nė rrugėn e reformimit e modernitetit. Pėr tė neutralizuar ēdo problem, Zogu mbante nėn kontroll tė rreptė shkollat fetare, duke kufizuar shumė numurin e tyre, dhe mbi tė gjitha s'lejonte subvencionimet e institucioneve fetare nga jashtė, pa aprovim tė qeverisė. (Konferenca e bashkėsisė sunite shqiptare e vitit 1923 mori njė sėrė vendimesh tė rėndėsishme nė drejtim tė reformimit dhe europianizimit tė islamit shqiptar.) A s'ėshtė, pra, koha qė shteti shqiptar tė hartojė njė politikė tė qartė nė ēėshtjen e fesė, duke u ndėrgjegjėsuar se kjo ėshtė njė fushė qė s'mund tė lihet jashtė vemendjes nė emėr tė bindjes naļve se ne shqiptarėt na qėnkemi ca qėnie tė veēanta, tė lindura me njė tolerancė fetare, tė cilės s'ka armik qė i bėn dot gjė! Kaq e vėshtirė qenka tė kuptohet qė lėnia shkolla fetare janė diēka qė s'mund tė lihet jashtė vemendjes! Qė shteti detyrimisht duhet tė vendosė nėn kontroll subvencionimet e ardhura nga jashtė, sidomos mėnyrėn se si pėrdoren! Ēka kėrkon, sigurisht, qė institucioneve fetare t'iu krijohen kushtet pėr tė qenė tė pavarura financiarisht, duke iu kthyer atyre me prioritet pronat e trashėguara. Pėrndryshe, ēdo pėrpjekje pėr tė shmangur cilėndo bashkėsi fetare e institucionet e tyre nga tradita jonė e bashkėjetesės e tolerancės fetare mund tė jetė me pasoja tė paparashikueshme. Traditat tona fetare janė njė pasuri qė duhet ta ruajmė, njė ndėr ato vlera qė me mburrje mund t'ia ofrojmė edhe vetė Europės, nė rrugėn tonė drejt integrimit. Nė realitetin shqiptar ka shumė nevojė pėr tolerancė, por toleranca s'duhet kthyer nė papėrgjegjshmėri.



    --------------------------------------------------------------------------------


    ** Umma - Fjalė arabe qė do tė thotė bashkėsi e muslimaneve.

    ***Sipas konceptit mesjetar islamik bota ndahej nė dy pjesė: Dar-al-Islam (territoret e Islamit) dhe Dar-al-Harb (vendet nė luftė, ose vendet kundėr tė cilave muslimanet e kanė pėr detyrė tė luftojnė) Pra, sipas konceptit te O.J. detyra e shqiptarėve duhet tė ishte lufta pėr ēlirimin e Ballkanit pėr ta kthyer atė sėrish nė tokė tė Islamit.



    --------------------------------------------------------------------------------


    Burimi: Shekulli

    Forumi do te bente mire disa mjekrroshave ne kete forum tua ndalonte propagandimin!!!!

  2. #2
    Shėn Albani,
    Piro Misha ėshtė i paguar nga Sorosi, qė pėrkrahė tė majten dhe armiqtė tanė.
    Sipas meje nuk e kanė religjionet fajin pėr tė qenė e ushtruar ekstremizem e dhunė, por ata qė e keqpėrdorin fenė dhe me tė i arsyetojn veprimet e veta kriminale.
    Ka ortodoksė qė punojn kundėr Shqipėrisė e Kombit, ka katolikė dhe myslimanė.
    Ortodkset me nė krye dreqin Janullatos dhe tė gjithė ata priftėrinj qė e pėrkrahin dhe ata besimtarė qė thonė se janė grekėr dhe punojn kundėr Kombit Shqiptar.
    Katolikocentristėt qė shkruajn e predikojn se tė gjithė shqiptarėt duhet tė kthehen nė tė krishterė janė ekstremistė dhe tė dėmshėm.
    Edhe ata myslimanė qė pėrkrahin ekstremizmin (ndoshta ata e kanė vrarė z. Tivarin?) qė propagandojn intolerancėn dhe dėshirojn ta arabizojn islamin tonė janė tė dėmshėm.
    Na duhet si buka tolenanca, bashkėjetesa, mirėkuptimi dhe Dashuria nė mes tė gjithė Shqiptarėve.
    Na duhet edhe tė zhdukim lokalizmat, dallimet toskė - gegė, jug - veri, etj.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #3
    Shėn Albani,
    Piro Misha ėshtė i paguar nga Sorosi, qė pėrkrahė tė majten dhe armiqtė tanė.
    Sipas meje nuk e kanė religjionet fajin pėr tė qenė e ushtruar ekstremizem e dhunė, por ata qė e keqpėrdorin fenė dhe me tė i arsyetojn veprimet e veta kriminale.
    Ka ortodoksė qė punojn kundėr Shqipėrisė e Kombit, ka katolikė dhe myslimanė.
    Ortodkset me nė krye dreqin Janullatos dhe tė gjithė ata priftėrinj qė e pėrkrahin dhe ata besimtarė qė thonė se janė grekėr dhe punojn kundėr Kombit Shqiptar.
    Katolikocentristėt qė shkruajn e predikojn se tė gjithė shqiptarėt duhet tė kthehen nė tė krishterė janė ekstremistė dhe tė dėmshėm.
    Edhe ata myslimanė qė pėrkrahin ekstremizmin (ndoshta ata e kanė vrarė z. Tivarin?) qė propagandojn intolerancėn dhe dėshir

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ke te drejte, por pjeserisht: Nese behet apel per rikthim ne krishterim, Kosova nuk demtohet, madje i permiresohet pozita, ( perendimi eshte aty ), por nese behet thirrje, sic po behet pa pra, per arabizim, Kosova dhe Shqiperia demtohen edhe ate ne dobi te Serbise dhe Greqise!
    Se ndaj muslimaneve sillen ndryshe e kane deshmuar ne Bosnje ku toleruan krijimin e Republikes serbe e cila kurre nuk ka ekzistuar, asaj kroate gjithashtu kurre nuk kishte ekzistuar, por e krijuan ne nje vend ku shumica ishte musliman.
    Ne Maqedoni shqiptaret nuk fituan ato te drejta qe fituan serbet e kroatet ne Bosnje, u pajtuam me gjysme liri dhe me pozite inferiore...ata po tregojme dallimin ne vepra, por ne ose i mbyllim syte ose nuk deshirojme ta besojme.
    Islami nuk do te na kishte demtuar po te ishim ne Afrike apo Azi, por ne Evrope ka vite qe na demton!

    Nuk di kush paguan Pirron , por e di se edhe Kadare ka thene dicka te tille, edhe disa intelktual nga Prishtina e Maqedonia, nadje keta ne menyre me eksplicite se sa ai i " paguari "!
    NDoshta do te vije koha kur shqiptari ta kuptoje se Islami te ne eshte deshire e Sulltaneve ( e armiqeve tane ), por jo e Skenderbeut dhe e sakrifices 25 vjecare. Ndoshta nje dite shqiptari do te vetedijesohet sa te dalloj heroin kombetar ( Skenderbeun ) nga heroi shpirteror ( Sulltani ). Edhe me sulltan edhe me Skenderbe nuk mundet! Eshte koha per korrigjim. Ne Evrope e kalon me mire si ateist, se sa si musliman. Ky eshte fakt!

  5. #5
    Shėn Albani, na dėmton vetem ekstremizmi dhe intoleranca. Nuk pajtohem me botėkuptimet Tuaja. Arabia Saudite ėshtė mė myslimane se Shqipėria dhe ka marrėdhėnie tė mira me ShBA. Turqia ėshtė myslimane dhe ėshtė nė Nato. Pėr Kosoven, Bosnen dhe Avganistanin Amerika hyri nė luftė. Nuk do ishte keq tė keshė mendime mė tė mira pėr vėllezėrit tonė qė pėr arsye tė ndryshme kanė marrė fenė qė kanė. Janė mė tė mirė se ata qė pėrkrahin Janullatosin. Nuk jam mysliman, nuk e kanė as nevojen ti mbroj unė, por po shprehi opinionin tim sado modest.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  6. #6
    Harrova tė shtoj se pavarėsimin e Kosovės mė sė shumti e varrosin majtistet-tė kuqtė e Kosovės e Shqipėrisė, qė punojn pėr serbė e grekė.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mistik,

    Ceshtja qendron ndryshe. Arabia Saudite eshte nje " koloni" amerikane. Jo vetem ajo, por te gjitha shtetet arabe qe kane nafte. Turqia eshte ne interes amerikan dhe miqesia e tyre eshte mundesi kercimi ne lindje.
    Une permenda se te jesh musliman ne Afrike eshte e rendomte, mandej ti po flet per shtete te krijuara, e Kosova nuk eshte ende e tille.
    Ke te drejte se intoleranca na demton. Por, sa te duash dhe ku te duash ka njerez qe punojne per te na afruar me arabet, mu ne kete situate kur na demtojne.
    Kudo serbet jane angazhuar dhe kudo , cdo dite, ka libra e artikuj ku shkruhet mu ajo qe nuk i pelqen Evropes: " afrimi i shqiptareve me arabet dhe antiamerikanizmi! Ata tani ju kane kthyer perendimit, ne mirremi me veten dhe mendojme se Kosova u be e pavarur. Ata po punojne per ta mbajtur Kosoven brenda, NE PO LUFTOJME NJERI TJETRIN dhe duke besuar se Kosova eshte e pavarur ( kerkojme njohje formale )nuk mirremi me thelbin, por me perralla! Ne kete ndihmojne edhe politikanet tane diletante!!!
    Mjafton t“i shikosh faqet e hoxhallareve ne interent dhe te kuptosh se cka i predikojne keta xhematit! Mjafton te flasish me nje hoxhe ( Maqedoni/Kosove ) dhe do ta tregoje menjehere simpatine ndaj Bin Ladenit dhe urrejtjen ndaj amerikaneve.
    Permenda me larte gjysmelirine ne Maqedoni. Standardet evropiane nuk njohin nje gjysmeliri te tille. Austriaket ne Itali ( Tiroli Jugor ) i ak te gjitha te drejtat, e jo me perqindje si te ne ( Ata ku jane 19 % te drejtat jane te kufizuara ) Sorbet ne Gjermani, pakice sllave me 40 MIJE veta, i kane te gjitha te drejtat, por ne kenaqemi gjithmone me nje diskriminim!
    Nuk kam aq shume simpati ndaj te majtes, por nuk pajtohem me mendimin tend. Shkurt e shqip majtistet ne Kosove ka ndihmuar per clirim. Duhet te jemi objektiv!
    Te ne nuk eshte ne pyetje e majta apo e djathta, ketu shpesh perzihen idete e tyre, te ne poltikanet nuk kane integritet dhe u mungon personaliteti. Te ne ka programe te majta e te djathta, por ne sjelljet e tyre nuk dalllohen as i majti e as i djathti. Si i majti si i djathti jane produkte te shkolles se njejte, dhe ndryshe nuk dijne te sillen! Ata me shume jane genjeshtare se sa realist. Ata me shume imagjinojne se sa munden. Ata pikesepari pasurojne veten, pastaj mendojne per kombin, nese u mbetet kohe.
    Ne akoma nuk kemi kulture demokratike dhe ne akoma kundershtarin politik e shohim si ARMIK! Ne akoma nuk kemi vije shqiptare, te qarte shqiptare. Deri tani kemi jetuar me Pashko Vasen" Leni kishta e xhamiat...." ky mendim tani me nuk mjafton, per homogjenitetit shqiptarit i duhet kompaktesi dhe rruge cilesore, kete nuk e kemi ende, sepse jemi kokekforte! Pshko per nej shekull ka vetedijesuar shqiptarin, tanime duhet lejtmotiv tjeter qe ndihmon kombin, e hoxhallaret jane ne kundershtim me ideologjine komebetare, ata jane ne kundershtim te hapur mepolitiken shqiptare dhe vetevetiu jane shndruar ne nje kolene te peste.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 26-01-2003 mė 08:07

  8. #8
    Shėn Albani!
    Kosova vėrtetė nuk ėshtė shtet. Nuk ėshtė as koloni e Serbisė. Ėshtė nė rrugė pėr tu bėrė shtet. Nuk jam i kėnaqur me politikanėt tonė, as me intelektualė. Kemi shumė pseudointelektualė e pak shumė intelek. tė mirėfilltė e Kombėtar. Presidenti Rugova edhe me ndonjė gabim, pėr mua ėshtė intelektuali e politikani mė i mirė nė tė gjitha trojet shqiptare. Serbet, politiken, historinė etj. e kanė nė themele me gėnjeshtra. Ata kanė shkruar pėr ne se jemi edhe me bishtėra.
    Ja ēka shkruan Fishta pėr Evropėn:
    -Hej Europė Kurva e Motit
    Si i re hasha besės Zotit
    A kėshtu qenka shenja e qytetnisė
    Me nda tokat e Shqypnisė
    E me ua dhan kėlyshėve tė Rusisė-...
    Evropa kurrė nuk na ka dashtė , as nuk na do, dhe nuk di a do na dojė?! Ajo gjithmon nėn ndikimin e Rusisė ka pėrkrahur armiqtė tanė serbet e greket.
    Majtistėt-enveristėt-nanoistėt- stalinistėt kanė marrė pjesė nė UĒK, por me diletantizmin e tyre, duke sulmuar aty-kėtu forcat serbe, e pastaj ikė shumė e kanė rrezikuar popullaten civile. U pa. Ata mė shumė kanė luftuar pėr poste, pėr pasuri materiale - pėr banesa, pompa tė benzinės, ndėrmarrje, troje ndėrtimi, hotele etj. etj. Ata po i vrasin nacionalistėt e figurat e ndritura tė Kombit. Ke pasur edhe amerikanė qė kanė qenė ushtarė tė talibanėve. Nėse ka pėrkrahės verbal tė B. Ladenit nga ndonjė imamė, apo mysliman, ata janė tė rrallė.
    Edhe Bushi ka deklaruar se myslimanizmi ėshtė religjion i paqės e i mėshirės. Ata qė e keqpėrdorin fenė janė pseudomyslimanė. Tė gjitha religj. keqpėrdoren. Ndėr tė krishterė ėshtė paraqitur komunizmi, inkuizicioni, fashizmi dhe nacizmi!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mistik,

    i kemi ata politikan qe i kemi. Nesra historianet do te shkruajne se erdhi liria, ( jo shteti, akoma jemi larg ) ne saje te punese se Rugoves dhe Thacit....
    Fishta ate qe e ka shkruar e ka shkruar se ashtu trajtoheshim. E din se Bizmarku thoshte se shqiptaret nuk ekzistojne , pse ? Sepse ishim shkrire ne menatlitet anadollak, vetem gjuha na kishte mbetur e asgje tjeter, madje as kuzhina...

    SI NE KOHEN E Fishtes edhe sot po trajtohemi, por nuk po deshirojme ta besojme. E pa ne Maqedoni, ne Presheve...dhe po e sheh ne Kosove...TE permenda me lart Bosnjen dhe si ne Evrope akoma faktori FE po luan rol vendimtar.

    Ja po t“i numroj disa fakte:

    Ne Kroaci serbet, deshen nje republike : Krajinen, au be ? Jo! Se Kroacia eshte vend katolik, e per perendimin eshte me i aferte katolicizmi se ortodoksizmi.
    Tash me radh na vjen Bosnja, vend me shumice muslimane nje numer serb dhe nje pakice katolike kroate. Dhe Bosnja u be sallat, ne nje shtet me tri ushtri dhe me tri polici. Nese dikush beson se ky shtet me tri armata mbijeton,atehere ai nuk eshte objektiv! Pra tani ne nje shtet musliman tolerohet krijimi i nje shteti katolik, nje ortodoks edhe pse historikisht nuk kane ekzistuar kurre.
    E Kosova ? PEr Kosoven asnje shtet nuk shprehet per pavaresi. Ne jemi te sigurte se pavaresia ka ardhe apo eshte ne ardhje e siper. Serbet pa pushim punojne per te na mbajtur brenda, si edhe hoxhallaret, mjekroshat qe herepashere i prezenton shtypi perendimor e ai serb, per t“i a futur Evropes panikun nga nje Kosove te mevetesishme!
    Simpatia gradualisht po iken prej nesh, pervec hoxhallareve online dhe hoxhallaret ne xhami, nje ndihme te tille eshte duke e dhene edhe mafia shqiptare...po ku qendron e verteta ? E verteta eshte se perendimi luan me dy masa: Nje faktori i gathsme per lufte te “ne duhet te caramtoset deri ne fund, te mos ngrej krye dhe dy varferimi i Kosoves, sa askujt te mos i interesoje pavaresia, por mbijetetsa. Dhe meqenese problemi duhet te zgjidhet ne tavoline, tavolina nuk toleron te kenaqet vetem njera pale, por te dyja, pra atehere vijme te kompromisi dhe ne si edhe shume here ne histori do ta bejme ate qe deshiron Evropa dhe do ta quajme kurve pa pare se fajet i kemi ne, pa pare se dite e nate punohet kunder pavaresise edhe ate te ne, ne brendine tone! Pvaaresia nuk eshte vajze te ciles duhet t“i japim komplimente, ajo kerkon cilesi ne te gjitha fushat!

    Shko nje dite ne nje xhami dhe pyete hoxhen si te sillmei me amerikanet, do ta shohish se ata e dijne permendsh historine arabe, e perkujton Muratin duke u vene femijeve emra si ai, por asnjeri nuk e njeh e as nuk e don Skenderbeun. Liria dhe simpatia evropiane fitohet me rruge te Skendrbeut, jo duke respektuar deshiren e Sulltan Muratit dhe te fosileve te tija!

  10. #10
    Katolikėt u japin fėmijėve emra italianė, ortodoksėt emra grekė. Mė shumė shqiptarė myslimanė ke me emra Kastriot se tė religj. tjera.
    Shpresoj se Amerika ka me (na) ndihmuar qė ta fitojė pavarėsinė Kosova, pasi 95% e Shqipt. e dėshiron, dhe besoj se do ngadhnjejė e drejta e vetėvendosjes.
    As regjimi nė Shqipėri nuk e dėshiron bashkimin me Kosovėn. Pajtohem se ndėr ne ende vlenė thėnia e Konicės ...-se shqiptarėt janė armiqtė mė tė mėdhenj tė shqiptarėve,- por nuk ėshtė faji siē mendoni, vetem i myslimanėve. Myslimanėt kanė qenė shumicė nė UĒK. Kemi shumė patriotė myslimanė. Edhe Kadareja e ka prejardhjen prej tyre etj.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •