Ferki Ibrahimi akuzohet pėr veprėn penale tė vrasjes sė rėndė. Sipas aktakuzės, ai kishte vrarė ish-gruan e tij, mjeken Igballe Lalloshi. Vrasja, sipas aktakuzės, ėshtė kryer pėr motive tė ulėta dhe motive fetare
Ferki Ibrahimi sė shpejti do tė ulet nė bankėn e tė akuzuarve, nė mėnyrė qė t’iu pėrgjigjet akuzave pėr vrasjen e ish-bashkėshortes sė tij, tashmė tė ndjerės Igballe Llalloshi.
Aktakuza ndaj Ferkiut 40-vjeēar ėshtė konfirmuar javėn qė shkoi nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė. Me kėtė veprim gjyqėsor, i ėshtė hapur rruga fillimit tė procesit gjyqėsor, ku i akuzuari Ibrahimi do tė pėrgjigjet pėr veprėn penale tė vrasjes sė rėndė.
Gjatė seancės pėr konfirmim tė aktakuzės sė ngritur nga prokurori Gėzim Lluluni, i akuzuari nuk e ka pranuar fajėsinė. Megjithatė, ky gjykim pritet qė tė mbahet nė mėnyrė qė tė administrohen provat qė do t`i ofrojė Prokuroria.
Aktakuza e konfirmuar bėn me dije se Ferki Ibrahimi ka vrarė nė mėnyrė mizore, ish-bashkėshorten e tij, mjeken Igballe Llalloshi. Vrasja, sipas organit tė akuzės, ėshtė kryer pėr motive fetare dhe motive tė tjera tė ulėta.
Sipas saj, vrasja e Llalloshit ka ngjarė mė 9 nėntor tė vitit tė kaluar, nė banesėn e tashmė tė sė ndjerės nė lagjen “Dardania” nė Prishtinė. Vrasja e saj kishte ngjarė nė intervalin kohor mes orės 00.00 deri nė orėn 03.00.
E ndjera Llalloshi, sipas aktakuzės, ishte gjendur e vetėm nė shtėpi, pasi qė dy fėmijėt qė i kishte nga martesa me tė akuzuarin, natėn kritike nuk kishin qenė nė shtėpi.
Ferkiu kishte shkuar nė katin e pestė, ku po banonte ish-bashkėshortja dhe kishte hyrė nė dhomėn ku po qėndronte Igballja.
“...duke vepruar nė mėnyrė tė dhunshme e mizore, pėr motive fetare dhe pėr motive tė ulėta, e ka ngulfatur atė duke pėrdorur forcėn fizike tė tij, ia ka mbyllur gojėn dhe hundėn, duke ia shtypur fytyrėn, pjesėn e parme tė qafės dhe kokėn e saj tė kthyer me fytyrė nė jastėk, duke i shkaktuar nė kėtė mėnyrė dhe vdekjen e saj”, thuhet mes tė tjerash nė aktakuzė, sipas tė cilės do tė pėrgjigjet edhe Ferki Ibrahimi gjatė shqyrtimit kryesor.
Ferkiu pas kryerjes sė veprės penale kishte ikur nga vendngjarja, sikur mos tė kishte ndodhur asgjė. Ai ishte arrestuar dy ditė mė vonė, pėrkatėsisht nė ditėn kur e ndjera ishte varrosur.
Pas arrestimit, Ferkiu e ka pranuar vrasjen tek organet e rendit, ndėrsa tashmė veprėn penale e mohon duke thėnė se nuk e ka pasur pėr qėllim njė gjė tė tillė.
Shkresat e lėndės bėjnė me dije se Ferkiu dhe Igballja kishin qenė tė martuar pėr disa vjet radhazi, martesė nga e cila ata kishin dy fėmijė. Me kalimin e kohės, Ferkiu ishte dhėnė pas fesė islame nė mėnyrė ekstreme, gjė e cila i kishte penguar tė ndjerės, Igballe Llalloshit. Kjo e fundit, duke mos mundur t’iu bindej urdhrave tė tij fetarė dhe pėr shkak tė problemeve tė tjera tė kėsaj natyre, ishte divorcuar nga bashkėshorti i saj.
Dy fėmijėt tė cilėt me vendim tė gjykatės i kishin takuar Igballes, ishin arsye pse ēifti nė fjalė ishin takuar herė pas here.
Takimi i tyre i fundit ka rezultuar me vdekjen e Igballe Llalloshit.
Pėr veprimet e kryera gati njė vit mė parė, Ferkiu tashmė do tė paraqitet nė bankėn e tė akuzuarve, ku do tė pėrgjigjet pėr veprėn penale tė vrasjes sė rėndė.
Krijoni Kontakt