Ne kete teme jeni te mirepritur te postoni tekste te kengeve popullore nga te gjitha trevat shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Cameri.
Ne kete teme jeni te mirepritur te postoni tekste te kengeve popullore nga te gjitha trevat shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Cameri.
Ndryshuar për herë të fundit nga Orion_DYRRAHU : 08-05-2002 më 12:04
Lulebore (e dua shume kete kenge)
Tuj shetitur n'mal e n'koder,
tuj prek lulet t'gjith me dore,
vec n'nji kopsht ma t'bukurin n'Shkoder,
ty te gjeta lulebore.
Je e vogel por e plote,
ty t'kerkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t'kerkoj,
vi me ty jeten ta coj,
Eja, eja lulebore,
se me ty do thur kunor.
Eja, eja lulebore,
se me ty do thur kunor.
Pash ma t'bukren stine t'pranveres
pash ma t'bukrin tranofil
mos ja hap ti ma kujt deren,
se per mu vetem ke çil.
I started a landslide in my ego
Look from the outside
To the world I left behind
U2
Ali Pashai. (Grupi i Tepelenes)
Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Se një varr i vetëm more,
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Zbardhur mjekrë gjatë more,
e si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Dhe që nga bedenat more,
e ulërin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.
Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Tërë vreshtat i shkova
rrush tek buza jote s'çova
Me një vresht po rri zotrote
çova rrush te buza jote
çova rrush te buza jote
me një vresht po rri zotrote
Ç'i kanë thënë asaj satëme
që se do sevdanë tonë
Ç'i kanë thënë t'jatit - eee
që shkon në rrugë e nuk më flet
që shkon në rrugë e nuk më flet
ç'i kanë thënë t'jatit - eee
Me nji vresht po rri zotrote
çova rrush tek buza jote
çova rrush tek buza jote
me një vresht po rri zotrote
Mora rrugen per Janine
isha vetem
bashke me arabaxhine
apo nate
bashke me arabaxhine apo nate
atje me zune pusine
isha vetem
copa-copa ma bene melcine dhe zemren
Kendojne gjashte bilbila
tre te kuqe tre jeshila
tre te kuqe tre jeshila
cili te pelqen moj bije
cili te pelqen moj bije
ai qe kendon me mire
ai qe kendon me mire
Kendona bilbil kendo kendo-na
neper baxhet me limon kendona
neper baxhet me limon, me limon kendona
Oh kendon bilbili mi goce ne baxhe
oh c’me ka zene me ty maraku i pare
te ullirei i kodres prite djalin se po vjen
prite djalin se po vjen kam nji llave e do t’ja them
nje kujtim te paharru do ta them se prap te du
Oh kendon bilbili mi goce ne qershie
o dil ta sho o moi shpirt o syn e zie
Po te pres me padurim kam ne zemer nji kujtim
nji kujtim te paharru po ta them
se prap te du.
"TE DESHA ME HALIKAT"
"TE DESHA ME HALIKAT"KENGE NGA SHQIPERIA E MESME
Të desha me hakikat-e
Të çmova mikeshë të shtrenjtë
Mirëpo paskam qenë pa fat
Ej amon ç'ma punove pa të drejtë
Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi
Disa herë unë të buzëqesh
Ej amon me mallin e djalit t'ri
Nji kujtim që ma ke dhan-e
Po e ruj me dashuni
Do ta kujtosh fukaranë
Ej amon megjithëse m'ke marr mëni
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
AT Gjergj Fishta
"ORE VELLAI I MOTRES" KENGE NGA SHQIPERIA E VERIUT
More vllau i motrës o
Top sheqeri ambël o
Top sheqeri ambël o
Vishi tirqit me gajtana
T'ët boj motra dhandër o
T'ët boj motra dhandër o
Ore vllau motrës o
Top sheqeri ambël o
Top sheqeri ambël o
Ven kapuçin përmbi sy-e
Lumja unë motra për ty-e
T'ët bëj motra dhandër o
T'ët bëj motra dhandër o
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
AT Gjergj Fishta
Udh' e largët më kish marrë
Gji dhe zemer më kish tharë
Nënë....
Moj e mire nënë
Era vjen me thotë dy fjalë
Ulërinte si e marrë
Nënë..
Moj e mirë nënë
Det i thellë e i pamatur dhembshurie
Sa më prite atë natë ti e dije
Erdha,s'të gjeta të gjallë
U ula të puth në ballë
Të putha gjirin e tharë
Por dot nuk ta nxorra mallë
Nënë...
Moj e mirë nënë
Zaho Balili
Zani pershendetje per temen e hapur
Shume prekese lirika qe ke sjelle , hej cna bere te perlotemi....
Ja dhe nje qe sja mbaj ment titullin
Ike moj ike more dhene
Kush t'ja beje babait kafene
Le tja beje nusja e djalit
Dhe per mua , moj ta marre malli.
Ike moj ike more dhene
Kush t'ja beje nenes kafene
Le tja beje moj kush te doje
Kush i tha moj te me martoje???
Zani dhe Heret a Vone, shume tekste te bukura. I lexon dhe rilexon dhe vjen gjithmone tek i njejti perfundim: qe kemi nje folklor te mrekullueshem.
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Krijoni Kontakt