Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Andon Zako Ēajupi

    Rent, or Marathonomak!
    - Perktheu F.Noli

    Rent, or rent, rent e u thuaj
    Se u ēthur ordi e huaj,
    Se betejėn e fituam
    Dhe qytetin e shpėtuam!
    Rent, or rent,
    Rent, or Marathonomak!


    Kap njė degė prej dafine
    Dhe vėrtitesh ndaj Athine,
    Nėpėr fush' e brek mi brek
    Kėmba tokėn as t'a prek,
    Hip' e zbrit,
    Petrit, Marathonomak!


    Ke njė plagė, po s'e the,
    Djers' e gjak pikon pėr-dhe;
    Do qė ti tė jesh i pari,
    Pėr triumfin lajmėtari
    Flamur-gjak,
    Kuqo, Marathonomak!


    T'u tha gryka, po s'tė pihet,
    T'u mpi kėmba, po s'tė rrihet,
    Se mileti po tė pret,
    Ankthi zėmrat ua vret,
    Vrer e tmerr,
    Shpejt, or Marathonomak!


    Kurrė kaqė s'dogji djelli
    Dhe si plumb s'rėndovi qjelli,
    Kurr' aq ėmbėl' e bukur s'ftoj
    Hij' e lisit edhe kroj;
    Turru tej,
    Tutje, or Marathonomak!


    Vapa mbyt e pluhri nxin
    Ferra ējerr e guri grin
    Afsha gjoksin pėrvėlon
    Syrin avulli verbon;
    Ur' e prush,
    Furr', or Marathonomak!


    Gryka si gjyryk tė ēfryn
    Prej Vullkani flag' e tym
    Se ē'vėngon e se ē'gulēon,
    Zėmra brinjėt t'i ēkallmon
    Me tokmak,
    Mbahu, or Marathonomak!


    Nėna, motra, nusja dalin,
    Ngrehin krahėt tė tė ndalin,
    Mos, se s'janė veē Najada
    Magjistrica dhe Driada;
    Lark, or lark,
    Lark, or Marathonomak!


    Hajde, ja Akropolia,
    Ja qyteti e njerėzia
    Qė tė pan' e qė tė ēquan
    Dhe fuqinė t'a rishtuan
    Ha dhe pak,
    Hajde, or Marathonomak!


    Ja, arrive, ua the:
    Ē'gas e ē'helm qe kjo myzhde!
    "E fituam!", brohorite
    Dhe pėr tok' u-pėrpėlite;
    Vdiq, or vdiq!
    Vdiqe, or Marathonomak!


    Rent kudo, dyke bėrtitur,
    Nėpėr shekuj faqe-ndritur,
    Se i vogli shtrin viganin
    Dhe i shtypuri tiranin,
    Veē e tok,
    Tok, or Marathonomak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 14-09-2006 mė 00:31

  2. #2

    Andon Zako Ēajupi

    Poet i shquar dhe patriot. Lindi ne Sheper te Zagorise me 1866. Ne Nivan beri nje pjese te shkolles se mesme, te cilat i plotesoi ne nje lice fracez ne Egjipt, ku jetonte i ati. Me 1887, pasi beri nje vizite ne Sheper, e fundit per te, Cajupi shkoi ne Zvicer. Atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit te drjtesise. Ne Kajro, ku u vendos per gjithnje, punoi per nje fare kohe si avokat. Nga fundi i shek XIX mori pjese gjallerisht ne levizjen patriotike shqiptare. Ne rrethet e gjera atdhetare u be i njohur me nje artikull qe shkroi ne kuadrin e diskutimit rreth ceshtjes se alfabetit ne te cilin doli kunder adoptimit te alfabetit grek per gjuhen shqipe. Me 1909 botoi shkrimin e njohur "Klubi i Selanikut", nje pamflet dermues kunder armiqve te brendshem te levizjes kombetare shqiptare. Patriotizmi i flakte dhe qendrimi i prere ndaj pushtuesve te huaj e nxoren Cajupin ne krye te patrioteve qe vepronin ne Egjipt. Me 1919 u zgjodh kryetari i shoqerise "Vellazeria" me qender ne Kajro. Qe frymezuesi dhe njeri nga hartuesit e memorandumit qe shqiptaret e Egjiptit i derguan Konferences se Paqes me 1919 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise. Me 1920 themeloi "Shoqerine e Miqve".
    Pothuaj ne te njejten kohe me veprimtarine atdhetare Cajupi u mor dhe me letersine. Me 1902 botoi librin "Baba Tomorri" nja nga veprat me te shquara te letersise se Rilindjes. Ne pjesen e pare dhe te dyte te librit jane rradhitur vjersha me temen e dashurise dhe ate patriotike; vjershat me teme shoqerore dhe fabulat e shqiperuara jane perfshitre ne pjesen e trete te librit, qe mbyllet me komedine e njohur "Katermbedhjete vjec dhenderr". Vjersha e gjate "Baba Tomorri" me te cilen hapet permbledhja, eshte nje thirrje per shqiptaret qe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e roberuar. Disa nga krijimet e tij me te shquara patriotike jane: "Memedheu", "Shqipetar", "C'jemi?..., Ku kemi lere?", "Vaj", "Besa-besen", "Atdheu dhe Dashuria", etj te tjera vjersha me teme shoqerore jane: "Fshati im", "Kurbeti", "Fyelli i bariut", Misiri", "Varferia dhe Liria" etj. Vjershat "Sulltani", "Punerat e Perendise", "Greku dhe Shqiptari" dallohen per elementin satirik. Rreth viteve 1903-1905 Cajupi perfundoi poemen "Baba Musa Lakuriq", qe mbeti doreshkrim. Poeti ne kete veper perdori elementet biblik per te percjelle idete e tij.
    Ne historin e letersise shqiptare, Cajupi eshte dalluar dhe si dramaturg. Vend te vecante zene sidomos komedite e tij "Katermbedhjetevjec dhender" dhe "Pas vdekjes" (shkruar me 1910, botuar me 1937) me te cilat solli nje ndihmese me vlere ne zhvillimj e ketij lloji ne letersine shqiptare. Penes se Cajupit i perket dhe tragjedia "Burri i dheut" (botuar me 1937)
    Cajupi u mor edhe me perkthime. Pervc nje varg vjershash dhe fabulash qe botoi ne "Baba Tomorri", me 1921 botoi "Perralla te zgjedhura te vjershetarit te madh La Fontenit". Me 1922 u botua "Lulet e Hindit" permbledhje me vjersha te poeteve indiane.
    Cajupi vdiq me 1930.

  3. #3
    Dashuria

    ***
    Bukuria jote, lesherat e tua
    porsi pende korbi, te gjata mbi thua,
    ballete si diell, faqete si molle,
    qafa jot' e gjate, mesi yt i holle...
    dora si debore, fjala jote mjalte
    kurmi yt i derdhur, shtrati yt i nalte,
    gjithe me kenaqin, te tera i dua,
    po zemera jote u be gur per mua!

    ***
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga shigjeta
    Dashuria

    ***
    Bukuria jote, lesherat e tua
    porsi pende korbi, te gjata mbi thua,
    ballete si diell, faqete si molle,
    qafa jot' e gjate, mesi yt i holle...
    dora si debore, fjala jote mjalte
    kurmi yt i derdhur, shtrati yt i nalte,
    gjithe me kenaqin, te tera i dua,
    po zemera jote u be gur per mua!

    ***
    Shigjeta... per kete poezi u perkujdesa vecanerisht ta merrja save ne nje diskete, se sapo nderrova shtepi dhe e kam braktisur nje kompjuter qe perdorja... Fiksim te madh e kam!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 23-08-2003 mė 19:54
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Vaje

    Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė
    Lotėt qė kam derdhur, s'mė janė dhe tharė
    Shumė vjetė u bėnė sot u mbushen dhjete
    Qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh ne jete!


    Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
    S'tė vjen keq pėr mua?S'tė vjen mallė pėr djalė ?
    O ėngjėll I bukur mos meno nė botė
    Kthehu tė tė shomė tė na mbeten lotė


    S'rrojmė dot pa tynė ti si rron pa neve?
    Motėmot qė rrojtėm bashkė s'mė urreve
    Atje tek rri janė qipariz' e varre
    Kthehu tė tė shomė mos na lėr pėrfare


    Mos na lėr tė gjorė me zemėr tė ngrirė
    Kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė
    E ke lenė foshnje tani u bė burrė
    S'arrite ta rritje s'tė ka parė kurrė


    Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė
    Por s'mund ti pėrgjigjem se mė mbytin lotė
    Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė
    Duke psherėtitur te zot' I vėrtetė


    O zot I vėrtetė s'tė erdhi keq pėr djalė
    Kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė
    Tė mė keshe marrė do tė qe mė mirė
    Dhe tė rronte mėma tė rriste tė birė
    Me se rrojnė foshnjat ēi rrit ēiliminjtė
    Dashuri e mėmės dhe pėrkėdhelitė
    Doje dritė o qiell more dritėn time
    dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
    Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
    Se dhe perėndinė tani s'e besoj.

    P.S.: Poeti ja ka kushtuar kete bashkeshortes se tij e cila fatkeqesisht i vdiq kur i biri ishte ende foshnje.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Vargjet e meposhtme janė marrė nga cikli "Dėshirė". Njė pjesė tė vjershave tė kėtij cikli Ēajupi pohon se i shqipėroi nga vjershėtori romak Tibuli. Vjershat i kushtohen pėrgjithėsisht motivit tė dashurisė, megjithatė poeti ynė gėrshetoi nė to edhe njė varg problemesh tė tjera shoqerore. Midis tyre shquan mendimi pėr dashurinė e sinqertė dhe jetėn e thjeshtė baritore, pėr dashurinė ndaj atdheut, pėr ndarjet e pabarabarta shoqėrore si dhe pėr degjenerimin e njeriut nė shoqėrinė e kohės.

    Deshire

    I

    Kush lė mikenė qė ka
    edhe ndahetė me shokė
    pėr tė fituar para,
    nuk i ka mėntė nė kokė.
    Ikėni, more tė mjerė,
    ikni deti tek t'u nxjerrė,
    se pėr mua dashuria,
    ara, vreshti dhe shtėpia
    mė bėjnė tė rroj me gas,
    se s'dua tė lė gjė pas.
    S'dua tė iki si pėrpara,
    dua tė rroj nėpėr ara,
    mikja pranė tė mė ketė,
    tė punoj aratė vetė.

    Fatmirosh, mot e nga mot
    grur' e misėr tė kem plot,
    tė kem raki, tė kem verė
    tė ėmbėlė si sheqerė.
    Tė vete me bagėti,
    me qe, me dhen e me dhi,
    dhe t'i shpie rrėzė malit,
    tė hanė majėn e barit;
    dhe kur tė pjellė njė dhi
    do t'i vė kecnė nė gji.
    Nuk iki nga Shqipėria
    si punojn' ata qė s'dinė,
    mos e dhėntė perėndia,
    tė ndahem me dashurinė,
    sa tė mund tė rroj mė pak,
    po kėtu tė bėhem plak.
    Dhe nė vuaj, le tė vuaj,
    tė mos vdes nė vėnd tė huaj!
    Tė shoh mėmėn e babanė,
    tė kem dhe motratė pranė,
    dhe kur tė vdes, tė mė qajnė
    pas zakoneve qė kanė.

    Tė mė marrėnė nė duar,
    tė qajnė me lesh lėshuar,
    dhe mikja, kur tė vijė,
    ta qaj' e tė ulėrijė.

    II

    Ku janė vaftet e parė,
    stėrgjyshėt sa mirė qenė
    shkonin jetėnė pa ndarė
    edhe dojnin mėmėdhenė.
    S'kish pampor e s'kish gjemi,
    nukė vinin tė fitonin,
    atdhenė s'e lij njeri,
    po punonin edhe shkonin.

    Kau nukė kishte zgjedhė,
    as fre pėr kalin e fortė,
    dhe si s'kish njeri tė vjedhė,
    shtėpitė qenė pa portė.
    Aratė s'kishnė sinuar,
    s'kish tė pasur e tė varfėr,
    dheu qe i lulėzuar,
    kafsh' e njerz rronin afėr.
    Nukė kishte njerz tė liq,
    se lufta s'kishte dhe dalė
    gjithė bota qenė miq,
    qenė vėllezėr nė ballė.
    Po tani, zot' i vėrtetė,
    njeriu ngjan me arinė!
    Nukė hiqetė kjo jetė,
    se njeriu ha njerinė'
    sot s'mbretėron dashuria,
    nukė kemi dashuri,
    s'na mbeti as trimėria,
    sot rrojmė nė robėri.


    III

    Sot e tutje nė shtėpi
    mikja tė mbretėrojė,
    cilido nga miqt' e mi
    pėr zonjė duhet ta njojė.
    Kur tė vete nėpėr ara,
    kur tė korr e kur tė mbjell,
    tė kem mikenė pėrpara,
    kur tė shij e kur tė vjel
    Dhe nė stan kur tė mė shohė,
    me qe, me dhėn e me dhi
    mikja t'i numėrojė
    se mos m'i vjedhė njeri,
    tė mė zbukurojė stanė,
    tė bėjė djathė tė butė,
    t'u hedhė qėnet tė hanė,
    tė na ruajn' nga hajdutė.
    Edhe nata kur tė vijė
    tė marr mikenė nė gji...
    Dhe hėnėza tė na ndrijė
    dhe tė na kenė zili.

    IV

    O shokė, ē'u prish dynjaja
    si pėr burra dhe pėr gra,
    tani shitetė sevdaja,
    mjer' ai qė s'ka para.
    I pasur, tė palltė varri,
    ti qė bleve dashurinė
    dhe nuk e le si nė pari,
    tė martė djalli shpirtinė!
    Ndėgjoni, more tė ri,
    ndėgjoni dhe ju tė ra:
    duani atė qė di,
    jo atė qė ka para.
    Duani dhe vjershėtorė
    barabar me perėndinė,
    se rri me lule nė dorė
    edhe kėndon dashurinė.
    Ata qė janė lėvduar,
    me kėngė nga vjershėtori,
    janė burra tė ndėgjuar
    dhe rrojėnė sa Tomori
    O ju tė ra e tė ri,
    u lutem tė mė kėndoni,
    qė tė kini dashuri,
    kur tė vdes tė mė kujtoni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 24-08-2003 mė 17:46
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    MĖMĖDHEU



    Mėmėdhe quetė toka

    Ku mė ka rėnurė koka,

    ku kam dashur mėm’ e atė,

    ku mė nje dhe gur’ i thatė,

    ku kam pasurė shtėpinė,

    ku kam njojtur Perėndinė,

    strėgjushėt ku kanė qėnė,

    dhe varret q’i kanė vėnė,

    ku jam rritur me thėrime,

    ku kam folur gjunė time,

    ku kam fis e ku kam farė,

    ku kam qeshur, ku kam qarė,

    ku rroj me gas e me shpresė,

    ku kam dėshirė tė vdesė.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Perseri Cajupi




    TRIM’I SHQIPĖRISĖ



    Kush ka qėnė trim njė herė?

    Aleksandr’i Math i vjerė,

    Pirua me shokė tė tjerė

    Nė Shqipėri kanė lerė.

    Po nga tė gjithė m’i Zoti,

    Skėnderbeu Kastrioti.

    O mbret i dashur ku je?

    Ku je, more Skėnderbe?

    Si duron ti nėnė dhe?

    Nukė tė vjen keq pėr ne?

    Qė ditėnė qė na le,

    vėndi yn’ u bė raje!

    Tė lutemi dit’ e natė,

    n’atė jetė ku ke vatė,

    dėrgona shpres’ e uratė

    tė mos rrojėmė si gratė…

    Tė ngriemi tė lėftojmė,

    Turqit kėtejė t’i dbojmė,

    Shqipėrinė ta shpėtojmė

    Dhe lir’ e me nder tė rrojmė.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Nga cikli DESHIRE ... vazhdim

    - 5 -

    Moj mike, kam bere be
    Te marr syt' e mi te shkoj
    Se me nazet qe ti ke
    Me ty nuk mund te rroj!
    Nuk te bera faj kurre,
    Gje te lige s'te kam bere
    Dhe kur jeshe e semure
    S'me zinte gjumi te flere.
    Lutesha tek perendia
    Me metani dit' dit e nate,
    Te t'ape nga dit' e mia
    te kesh jetene te gjate
    Qysh te bej , more te mjere!
    Qe diten qe u sherua,
    Mikja zuri miq te tjere
    Edhe lot e qesh me mua!
    Nje dite iku e me la
    Se do nje qe ka para,
    Lanet paē moj dashuri.
    Se me trete si qiri!
    Dua te dehem me vere,
    Te mund te harroj qedere
    Dhe te ze mike te ra,
    Te me lene siē me la.
    Po as vera s'me ze kurre,
    As me mike s'benem burre
    Dhe me thone me meri:
    "Te kane bere magji"
    S' me zene magjite mua,
    Po kujtoj ate qe dua...

  10. #10
    nga Dashuria

    H

    Kam dashur lulet, konxhet, trėndafilė
    zoqtė qė kėndojnė, thėllėzat, bilbilė,
    tani s'mė pėlqejnė, mė lėnė tė ftohtė
    se dua njė ēupė si hėnėz tė plotė
    s'ka shoqe nė botė

    Kjo ėshtė pėr mua lule trėndafili
    konxhe, manushaqe, thėllėza, bilbili
    Kur mė shkon nė rrugė, me lule mė dorė
    leshtrat prapa krahve hedhur si kurorė
    e bardhė si borė

    Mė mirrenė mendtė, nga sytė verbohem
    dhe nga dashuria digjem, pėrvėlohem,
    si digjen nė zemėr gjithė sa e njonė
    mashalla i thonė


    I

    Pika - pika bie shiu
    dhe dėbora flokė - flokė
    vetėtin e fryn veriu
    breshėri kėrcet mbi tokė

    Le tė fryjė er' e ftohtė
    s'ka ē'mė bėn dimėri mua:
    dashuria mė mban ngrohtė
    se pushtoj atė qė dua

    Kur fryn era me tallaz
    kur bie dėbor' e shi,
    sa fle njeriu me gaz
    kur ka miken nė gji!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  4. Treni Bllaces
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 08:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •