Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Special one Maska e muskulozi
    Anëtarësuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68

    Mehmet Kosova, viziton Kosovën më 11 dhjetor

    Më 11 dhjetor, në Prishtinë do të zbresë aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i cili ne Kosovë njihet si “Mehmet Kosova”.
    Këtë ditë, qytetarët e Kosovës, do të kenë mundësi të shohin “live” heroin e tyre të filmit “Jetë e hidhur ” tek shëtitet sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë.

    Aktori i njohur turk, do të jetë dy ditë me radhë mysafir në Prishtinë. Ai do ta bëjë hapjen e Javës së Filmit Turk, që fillon me 11 dhjetor në Kinemanë ABC. Java hapet me filmin e tij “Kapadaiu”.

    Lajmin e konfirmoi edhe Ambasada turke në Prishtinë, e cila kishte marrë shumë kërkesa për të realizuar këtë vizitë.

    E së bashku me Imirzalioglun, në Prishtinë do të qëndrojnë edhe regjisori i filmit, Omer Vargi, dhe aktori tjetër, Shener Shen.

    Aktori, Imirzalioglu ka diplomuar në matematikë në Universitetin Teknik Jëlldëz. Në vitin 2001, ai fitoi garën e top modelit botëror, e më pas filloi edhe angazhimet në film. /Telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Everything except truth is a f''''n lie

  2. #2
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Hmmm,krejt punet i kemi qite ne ,,dyzen''veq Mehmeti na mungojke!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga muskulozi Lexo Postimin
    Më 11 dhjetor, në Prishtinë do të zbresë aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i cili ne Kosovë njihet si “Mehmet Kosova”.
    Këtë ditë, qytetarët e Kosovës, do të kenë mundësi të shohin “live” heroin e tyre të filmit “Jetë e hidhur ” tek shëtitet sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë.

    Aktori i njohur turk, do të jetë dy ditë me radhë mysafir në Prishtinë. Ai do ta bëjë hapjen e Javës së Filmit Turk, që fillon me 11 dhjetor në Kinemanë ABC. Java hapet me filmin e tij “Kapadaiu”.

    Lajmin e konfirmoi edhe Ambasada turke në Prishtinë, e cila kishte marrë shumë kërkesa për të realizuar këtë vizitë.

    E së bashku me Imirzalioglun, në Prishtinë do të qëndrojnë edhe regjisori i filmit, Omer Vargi, dhe aktori tjetër, Shener Shen.

    Aktori, Imirzalioglu ka diplomuar në matematikë në Universitetin Teknik Jëlldëz. Në vitin 2001, ai fitoi garën e top modelit botëror, e më pas filloi edhe angazhimet në film. /Telegrafi/
    Shiko LIVE heroin e tyre turk...
    Eh mer ju patriota,c'far mendimi keni???
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Hmmm,krejt punet i kemi qite ne ,,dyzen''veq Mehmeti na mungojke!
    E panjohura ,skishte qen keq ta besh nje foto me Mehmetin (ani ne daq un po se po hahahahahaha)

  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Midja Lexo Postimin
    E panjohura ,skishte qen keq ta besh nje foto me Mehmetin (ani ne daq un po se po hahahahahaha)
    Une se kam shiqu as ne Tv e po dale ne foto me te!I kemi ne Mehmetat tone Shqiptar qe si ka kush!e po beje foto me kete race te perzier se nuk eshte edhe krejt turk si duket,ka te vjedhur dicka(ndoshta i perzier me Shqiptar)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    E ditaaaa qe ke me tha keshtu hahahahaha.
    a pe ne kllapo qe e kam vendos ,(i bukur e ka diq te ngjajshme me shqiptar ai mir e ki tha ket.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    auu sa keq qe nuk jom ne kosove , se dote isha dal me pritur me nje buqet me lule te bukura

  8. #8
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707


    Kenan İmirzalioğlu ne Kosovë.

    Aktori i njohur turk, Kenan İmirzalioğlu, ka arritur të premten në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të Javës së Filmit Turk – në kinemanë ABC në Prishtinë. Së bashku me Imirzalioglun, në Prishtinë do të qëndrojnë edhe regjisori, Omer Vargi, dhe aktori tjetër, Shener Shen.
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mire se ka ardh

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Mehmet Kosovari”, personazhi që e solli në Kosovë
    Besa Dodaj
    Java e filmit turk, që do të mbahet në Kosovë nga 11 deri më 15 dhjetor, ka sjellë në kryeqytetin e Kosovës, aktorin e famshëm Kenan Imirzalioglu.
    Mbrëmë sheshi Nënë Tereza i kryeqytetit dukej më i vogël se zakonisht, kjo mbase nga turma e qytetarëve, të cilët ishin mbledhur për të pritur ardhjen e aktorit turk Kenan Imirzalioglu, i njohur me emrin “Mehmet Kosovari”, një nga rolet e aktorit, në serialin televiziv të shumë shikuar në Kosovë “Jeta e hidhur”.Me këtë rast në kinemanë ABC u mbajt dhe një konferencë për media me aktorin Imirzalioglu, regjisorin e filmit “Kapaday” Omer Vargy, Mabasadorin e Turqisë dhe aktorin Shener Shen. E veçanta e kësaj konference ishte numri i madh i mediave vendore që kishin zënë vend në sallën e kinemasë. Miradije Vllahiu vlerësoi faktin që një trupë e rëndësishme e aktorëve të Turqisë janë të pranishëm në Prishtinë. Ndërkaq ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Husrev Unler theksoi se Java e Filmit Turk e cila organizohet për të dytën herë, është reflektim i lidhjeve të thella historike e kulturore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. “I falënderohemi të gjithë personave dhe institucioneve të cilët kontribuuan në jetësimin e këtij projekti”, tha ambasadori.

    I njohur më shumë në Kosovë përmes filmit ‘Jeta e Hidhur”, aktori Kenan Imirzalioglu, i cili në atë film prezantohet me emrin Mehmet Kosova, është shprehur i kënaqur për vizitën e tij në Kosovë, derisa ka thënë se popullin e Kosovës dhe atë të Turqisë I lidh shumëçka mes vete.

    Regjisori i filmit Kapadaiu, Omer Vargi, e quan fatbardhësi që i është thënë puna e regjisë në film, për faktin sic thotë ai secili nga aktorët përbëjnë një ekip të çmueshme.

    Edhe aktori Shener Shen, është shprehur i kënaqur që në filmin Kapadaiu luan përkrah aktorit të famshëm Kenan Imirzalioglu.

    Por lëvdatat vijnë edhe nga vetë aktori Kenan Imirzalioglu, e cilëson si privilegj që ka marrë pjesë në filmin Kapadaiu, duke pasur fatin të luaj me aktorin Shener Shan që siç tha ai është aktor me famë në kinematografinë turke. Me origjinë nga Ankaraja, aktori Imirzalioglu, i cili është i famshëm në Kosovë përmes serialit “Jeta e hidhur”, thotë se i është përshtatur shumë mirë filmit duke pasur edhe besimin e regjisorit, për faktin siç thotë ai, ‘në Turqi e dinë të gjithë se shqiptarët janë këmbëngulës në atë që besojnë dhe për këtë arsye edhe Mehmet Kosova ka qenë një i dashuruar këmbëngulës”.

    Të gjithë filmat e zëruar në gjuhën turke të formatit 35 mm, do të shfaqen të përkthyer në gjuhën angleze dhe shqipe, me qëllim që të plotësoj kërkesat e audiencës së gjerë. Kjo javë e organizuar nga Ambasada Turke në Prishtinë, si gjithë aktivitetet tjera shoqërore të organizuara nga kjo ambasadë do të jetë falas, por me marrjen e biletës pa pagesë në sportelin e kinemasë, ju sigurojmë akomoditet. Siç shihet edhe nga orari i shfaqjeve gjatë aktivitetit pesëditësh, të gjithë filmat do të shfaqën nga dy herë.

    bota sot
    .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •