Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Poezi Franceze

    Prej largesise ku ndodhesh...



    Prej largesise ku ndodhesh, ti ke per te mesuar
    Te me degjosh me zemer me fort sesa me vesh.
    Per t`ardhur gjer tek une, qe rri duke veshtruar,
    Ti ne vetvete ura dhe rruge do te gjesh.


    Ne mes nje oqean i tere na ka ndare,
    E pyje e fusha e male na kane ndare ne mes.
    Porse njeri pas tjetrit ata do zhduken fare,
    Kur ti te hedhesh syte drejt bregut ku te pres.


    ..................................................ZHYL SYPERVIEL

    ................................................Jules Supervielle
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:42
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Vargje te improvizuara ne nje album


    Libri me i rendesishem, eshte libri i jetes vete,
    Qe smbyllet dot e s`celet kur qefi te ta kete;
    Peisazhi interesant aty dy here s`lexohet,
    Se fleta e pashmangshme vetiu rrotullohet;
    Te ktheheshim do deshem te faqja qe na ka enda,
    Dhe ja ku na ze gishti, faqen me vdekjen brenda.


    ALFONS DE LAMARTIN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:42
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    ...me pelqen ideja juaj...vazhdoni.

  4. #4
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ja po e shtoj edhe une nje poem te poetit: Arthur Rimbaud


    OFELIA

    Mbi valėn e qete e te zeze ku yjet flenė
    E bardha Ofeli pėrkundet si zambak i madh
    Noton lehte - lehte fjetur mes vellos se gjate
    Zėrat e natės pėr te kėndojnė me kor ne pyll

    Ka me se njė mije vjet qe e trishtuara Ofeli
    Noton, fantazme e bardhe mbi lumin e zi,
    Ka me se njėmijė vjet qe e ėmbla marrėzi
    Murmurit kėngėn e saj ne muzgjet plot mėrzi

    Era i puth gjinjtė e bardhe zbuluar si korale
    E lulet e vellot mbi ujė e pėrkundin butėsisht;
    Shelgjet qajnė me dėnese mbi supet e brishte
    Kallamat feshferijne mbi balln' e saj ėndėrrimtar

    Te tulatur zambakėt e ujit qajnė me dėnesė;
    Kur ndodh qe ajo zgjohet pėr njė te shkurtėr ēast
    Njė krah zogu mbi peme dridhet plot me shprese
    Nga yjet e arte lart njė kėnge misterioze zbret ...

    O e zbehta Ofeli ! E bukur si dėbore !
    Vdiqe vogėlushe e njė lume me vete te morri !
    Dhe erėrat qe fryjnė nga malet e Norvegjisė
    Me gjuhen e lirisė lehtas te folėn ne udhėtim...

    Njė fryme e panjohur flokėt t'i tund me shpoti
    Shpirti yt ėndėrrimtar ca tinguj te ēuditshėm nxjerr;
    Zemra jote e brishte kėngėn e Natyrės dėgjon
    Ne rrafshina, peme dhe psherėtimat e netėve;

    Njė mėngjes prilli, njė bukurosh djalosh i zbehte
    I gjore e i marre ne gjunjė u ul pranė teje
    E zhurm' e detrave plot dallge, grahme e pafund
    Fryu mbi te bukurit e te butet gjinj te tu si fėmije ...

    Qiell ! Dashuri ! Liri ! Jan' endrra o djalosh i marre !
    Ndaj u shkrive ti ne trupn' e saj si bora ne zjarr
    E vizione drithėruese t'i mbyten fjalėt ne goje
    - Dhe fundi i tmerrshėm t'i mbylli te bukurit sy blu

    E poeti thotė se nga bardhėsia e yjeve larte
    Ajo zbret te kėrkoje natėn lulet qe ka kėputur,
    E ka pare mbi lume, shtrire mbi tyl te bardhe
    Te bukuren Ofeli qe noton si zambak liqeni …

    ( Arthur Rimbaud - 15 maj 1870 )

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Plaka e bukur

    Kloris qe, qysh prej kohe, kjo zemer t`esht` kushtuar,
    Qe pasioni im te ngre si yll ne qiell,
    Fatin e zemres sime a s`ke per ta ndryshuar
    Dhe dimrit te jetes sime t`i falesh ca dite gjithe diell?

    Pa lere zine tende dhe falme lumturine !
    Fytyra jote vel te kete ?! A s`eshte mekat ?
    Dil nga nata e perzishme dhe dehme me magjine
    E atij veshtrimi hyjnor, zhuritur qe me pat...

    Qyshkur adhurimtari i yt jam i padukur;
    Po mbushen dyzet vjet qe me ke robin tend;
    Dhe dashuruar kam ate koke te bukur
    Me floket ar te verdhe apo me floket argjend.

    Nga syte e tu si yje m`u ndez kjo zemra e gjore;
    Me dogjen si rrufe veshtrimet plot shkelqim;
    Po gjer sa ishe ti e lidhur me kurore,
    Virtytit tend iu fala dhe e fsheha zjarin tim.

    E di se sa respekt duhet te kem ndaj teje
    Dhe kurre s`e kam shfaqur deshiren qe me tret;
    E fshehta e zemres sime u mbyll perbrenda meje
    E i jam rrefyer vetem ndokujt qe s`flet.

    vazhdon...........


    FRANSUA MEJNAR
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:42
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #6
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Lulet e sė keqes (Sharl Bodler)

    Nji e tėrė....

    Djalli,nė dhomėn time tė lart,
    K'tė mėngjes erdhi tė mė vizitojė,
    E, duke dashur tė mė fusė nė ēark,
    Tha: "Mė duhet mirė ta kuptoj"?.

    Mes gjithė atyre kurbave plot bukuri,
    Qė trupin ia kompozojnė magjishėm,
    Prej nga krijohet tėrė ajo e saja fuqi,
    Nga pjesėt zi e rozė tė bashkuara lirshėm.

    Cila ėshtė mė e ėmbėla?- O shpirti im!
    Ti pėrgjigjem plot neveri ia hedh:
    "Gjersa pėr mua ėshtė e tėra njė shėrim,
    Asgjė prej saj unė s'mund tė zgjidh.

    Kur m'ėshtė pasioni nė k"tė jetė,
    S'dua t'ja di nga buron magjia e saj.
    Ajo si Agimi dritfortė sytė ti vret,
    E si Nata tė ngushėllon nė vaj.

    Harmonia e atij trupi tė hijshėm
    Ėshtė sajuar deri nė pėrsosmėri,
    E ē'do kėrkim ėshtė i pafuqishėm,
    Njė qėnie tjetėr t'i gjėjė ngjashmėri.

    O metamorfozė e njė krijimi mistik,
    Ku tė gjitha ndjenjat kam shkrirė unė!
    Se ėshtė frymėzimi yt qė bėhet muzikė,
    Ashtu si zėri yt qė bėhet parfum!"

  7. #7
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Falemnderit pranvera bica,
    shum me pelqeu.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Vargje te improvizuara ne nje album


    Libri me i rendesishem, eshte libri i jetes vete,
    Qe smbyllet dot e s`celet kur qefi te ta kete;
    Peisazhi interesant aty dy here s`lexohet,
    Se fleta e pashmangshme vetiu rrotullohet;
    Te ktheheshim do deshem te faqja qe na ka enda,
    Dhe ja ku na ze gishti, faqen me vdekjen brenda.


    ALFONS DE LAMARTIN
    Urime per cilesine e perkthimeve tuaja; jo vetem te ketij qe kam cituar.
    Pershendetje te perzemerta, Mciri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:42

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Meshiroje.
    Malli i saj shkoi si nje ender e marre.
    Plagen tende e pa, por s`munde te shpetosh.
    Gjith`ata lot, besome, nuk qene genjeshtare.
    Por dhe po t`ishin falja.
    .....................................Ti di te dashurosh.




    Alfred De Myse
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:43
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Nje buzeqeshje

    Nje buzeqeshje asgje nuk kushton
    Por atij qe ia jep,jeten i pasuron
    Ajo lumturon ate qe e merr
    Pa varferuar ate qe nga buza e nxjerr.

    Ajo nuk zgjat vecse nje moment
    Por kujtimi i saj shpesh te le pa mend
    Asnje s'eshte i pasur per t'ia anashkaluar ate
    Dhe asnje s'eshte i varfer per t'mos e merituar ate.

    Ajo eshte shenje e ndjeshme e miqesise
    Eshte drite dhe pasqyrim i miresise
    Ajo i jep guxim me te dekujaruarit
    Dhe ngushellim me te trishtuarit

    Asnje nuk blihet nuk merret hua
    Dhe as nuk vidhet
    As jepet hua dhe as shitet
    Ajo ka vlere vetem ne castin qe jepet...



    Shqiperuar nga frengjishtja nga mesuesja e talentuar e gjuhes frenge Suzana Cekrezi.
    Shkolla e gjuheve te huaja Korce!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •