Close
Faqja 46 prej 98 FillimFillim ... 3644454647485696 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 979
  1. #451
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Kosova ..jeruzalemi yne.. thote shefi i kishes serbe..
    Po beogradi cfar eshte o shefi i kishes serbe?

    apo kini shum jeruzalema ju.

    ne fakt kan shume Jeruzalema shkiet.
    dhe te gjitha i kan te vjedhura te plackitura.
    Beogradin e kan vjedhur nga maxharet Kosoven nga shqiptaret.
    Po tu a lesh deren hapur dhe durrsin e bejne jeruzalem te tyren dhe vloren dhe shkodren dhe Korcen.
    Kisha serbe eshte frymezuesja e agresioneve qe shteti serb ka bere ne gjitha kohrat.
    E pra erdhi nje kohe qe shefat politik te kishes serbe nuk bejne dot ligjin ne Kosove.
    Kjo eshte fitore e madhe e se drejtes. Jan shqiptaret ne Kosove zoter te trojeve te tyre kurse serbet jan kolonizatore.
    Kte duhet tu a tregojme atyre me pune e me emancipim por dhe me nje shtet te forte te kosoves qe ta harrojne se mund te vijne perseri me cetnike e arkana.

    Keshtu duhet te mendojne o Kosovell dhe shoket tane qe punojne ne shik.

    Pra puna ne shik duhet te jete atdhetare vullnetare e jo e paguar pervec rasteve kur paraja duhet per te blere informatore te huaj.
    Nuk e di pse i kini paguar farukat.
    Kishit paguar me ato para qindra mesues e profesore.

    Po si behet Kosova e forte.
    Behet kur cdo kosovar e sheh kosoven si shpine e vet te perbashket.
    E kjo sjell natyrshem dhe te menduarit se.. Kosova duhet mbrojtur se eshte shtepia ime.
    Po a funksionon logjika e xhungles ne nje shtepi te perbashket.
    jo..
    Po kush eshte xhungla?
    eshte lufta per te fituar padrejtesisht ne kurriz te komshiut te bashk-mahallasit.. bashk..fshatarit bashk qytetarit..

    Shikoni Haitin..

    Si luhet aty me hanxhar per nji thes miell..

    Fukaralliku eshte maskarallik thot proverbi..

    Pra te luftojme fukarallikun ne Kosove.. qe kur te vij kolonizatori.. te jene te interesuar per ta mbrojt kosoven dhe Pacolli dhe ai mesuesi qe merr 100 euro ne muaj.. dhe faruki.. miljarderi i shitblerjes se trojeve me para te shikut.. po dhe gruaja e femijet e Uk bytyqit..

    keshtu duhet te mendoje nje komisar shiku..

    cfar eshte tragjedia ne lumin Tisa..

    qe dikush nuk e sheh me kosoven si shpi te vet..

    Pra te mendojme shume..

    Kosova pra nuk do as socializmin enverist qe e coj popullin ne goj te peshkaqenve te otrantos.. as kapitalizmin e vjeter xhungloist..
    Gjeni pra nje rruge te mesme..
    Po nuk e ditet pyesni..se ju a tregoj..

    sic ju kam treguar vite me pare.. se modeli enverist i qerimit te hesapeve nuk eshte rrug e mire.. dhe sot e shihni vete se ska qen i mire..

    shum shok shikista tash fshihen motel bordellove te Uj ftoht-golemit..

    nuk eshte mire..

    ..
    po me ka rasti te ndegjoje kesi mendimesh edhe me heret edhe ne gjuhen shqipe por edhe ne gjuhet sllave
    keshtu me ka ra rasti te ndogjoje per njerz te eger per xhungulla
    per nje kohe qe ka pas mirqenje e tash fukaralluk i madhe
    etj
    pra kam lexuar mendime te shkieve , te titisave dhe te enveristave
    prej shkieve kam degjuar
    se shqiptaret nuk mujn me krijue shtet
    se shqiptaret nuk mujn me mbajt shtet
    as edhe 30 dite hahaaaa
    se shqiptaret per tri dit i shfarosim as per kaftjall nuk na dalin
    se shiqptaret jen te eger
    se jan njerz me bisht
    se ligje e kan xhunglen etj keshtu si ti por ata ne gjuhen serbe mua po ma len pershtypjen se ti po
    ben hajgare dhe po i merr ato mendime dhe po i perkthen ketu ne gjuhen shqipe
    me ka ra rasti te lexoi mendime te titistave ne gjuhen sllave , shqip ashtu si kan qef ata ma me socilizem veteqeverisi dhe me parullen "vllaznim bashkim"
    se ne kohen e tites ka pas zhvillim ekonomik
    ka pas shkoll hahaa
    ka pas siguri hahhhaaa haj medet
    ka pas buk boll deri sa te ngihesh
    te gjitha te mirat gaz lumturi dhe hare
    hahahahahahaaaaa
    etj
    keshtu si ti qysh po thue ti ne ket stil
    po ketu ne internet me ka ra te lexoi tregime prej enveristave
    se ne kohen e enverit ka pas zhvillim
    ka pas shkollim
    ka pas siguri
    a me pas kan gjall enveri ja kish pre kokat ketyre maskallaqeve hahahha
    keshtu si po thue ti brari
    bile keta enveristat kallxojn edhe proverba kineze keshtu si ti
    keshtu thrrasin me shok si ti
    i njejt je si keta ti brari
    por nuk e kam te qarte pse ti tash mundohesh me fol
    keq per kumunizmin
    kur ne thellb te gjitha thenjet
    e tua jan si te kumunistave
    veq nja po ta perkujtoj brari nje thenje te vasllav havellit te nje disidenti ati komunist cek se di a ke ndegjue per te
    e di se disa per shkrimtarve tan mundohen me emitue ate por von ju ka ra mende se duhet me luftue komunizmin po nejse
    e ai thot
    " NUK KA KOMUNIST MA TE FLLIQET SE KOMUNISTI ATI KOMUNIST "
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 25-01-2010 më 09:00

  2. #452
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Serbët..

    Në Serbi sot dikush flet për amanetin hyjnor të Car Llazarit, dikush flet për komplotin perëndimor anti-serb, dikush për rrezikun islamik për Evropën që vjen nga shqiptarët, dikush për mobilizimin total për mbrojtje të shpirtit serb, më pragmatikët për mbrojtje të 15% të territorit serb, dikush për unifikim me nënëloken Rusi, dikush për marrje të masave kundër atyre shteteve që në mënyrë të njëanshme do të pranonin pavarësinë e Kosovës etj. Marrë në tërësi, edhe pas të gjitha luftërave që u nxitën nga kjo logjikë politike, historike dhe etike serbe sikur asgjë nuk është ndryshuar, sikur s’ka ndodhur tragjedia, sikur askush nuk është mbushur me mend.
    Serbët gjithmonë mendonin dhe flitnin kështu, por ama tani diçka thelbësore ka ndryshuar: fjalëve të tyre askush nuk u beson, ashtu si edhe kërcënimeve. Pikërisht humbja e kredibilitetit të ligjërimit të tyre është burimi i mllefit të tyre kolektiv.

    Të mësuar gjatë dy shekujve të fundit që të jenë të ledhatuar nga kancelaritë evropiane, që bënin dhe ç’bënin shtete, ata nuk kuptojnë për se ligjërimi i tyre nuk has më në mirëkuptim. Ata tashmë kanë hyrë në dimensionin e reflekseve të kushtëzuara dhe me inat përsërisin argumente, veprime të njëjta për të fituar statusin e popullit hegjemon duke mos hequr dorë nga aspirata që edhe nga kjo krizë të dalin fitimtarë, me një shtet më të madh se sa ai paraprak. Me këtë ecuri ata janë mësuar dhe tani nuk kuptojnë se ç’po ndodhë. Në të gjitha periudhat e kaluara ata kanë qenë të tillë dhe kanë fituar, ndërkaq tani po pësojnë.
    Politika aktuale serbe nuk arrin të shpjegojë kontekstin e ri historik ku ata, si popull krishter nuk përkrahen nga shtetet e krishtera perëndimore, por mbrohen shqiptarët që ata e cilësojnë si myslimanë. Diagnoza e tyre për krizën është burim i konfuzionit të tyre për shkak se me këto relacione të shpifura fetare nuk mund të përkufizohet natyra e krizës. Serbët pretendojnë që të përfitojnë nga përkatësia fetare edhe pse objektivisht s’kanë të drejtë, për të gjitha pretendimet që i shfaqën gjatë tërë periudhës historike, veçmas në këtë fazë të fundit që lidhet me shpërbërjen e Jugosllavisë. Por, shpjegimet e mirëfillta nuk ofrojnë as elita intelektuale dhe gjithsesi jo ajo fetare. Ekziston një pakt, tashmë i amalgamuar në mes të elitës politike, intelektuale dhe fetare, kështu që asnjë forcë relevante nuk arrin që të krijojë distancë ndaj të se vërtetës së ideologjizuar serbe, ndaj projektit të tyre për statusin e shtetit hegjemon në Ballkan.
    Deri më tani një pjesë e madhe e elitës politike serbe gjykohet në Tribunalin e Hagës. Elitat tjera, ajo intelektuale dhe fetare që e frymëzuan përfaqësuesit e elitës politike që tani i dëlirin hundët në qelitë e Hagës, janë në liri dhe vazhdojnë avazin e tyre pa u penguar nga askush. Këtë punë e vazhdojnë edhe anëtarët, votuesit e partive politike, udhëheqësit e të cilëve sot gjykohen në Hagë. Faktori ndërkombëtar me vonesë do ta kuptojë gabimin kur lejoi që luftërat në hapësirat jugosllave të përfundojnë pa emërimin e fajtorit. Prandaj, kriza zgjat dhe asnjëherë nuk do të përfundojë nëse nuk do të dënohet botëkuptimi serb i së vërtetës për vetëveten, për historinë, për formacionet shoqërore etj. Ka ardhur koha që dikush t’ua thotë të vërtetën, që dikush ta penalizojë të vërtetën e tyre që shkakton në vazhdimësi konflikte me përmasa botërore. “E vërteta��? serbe shkaktoi Luftën e Parë Botërore, e vërteta serbe mbi Kosovën e shkatërroi Jugosllavinë dhe përfundimisht, kur do ta penalizojë edhe Serbinë ata do të vetëdijesohen se janë shkaktarë kryesorë të konflikteve me përmasa të ndryshme. Pa denacifikimin, pa demokratizimin dhe pa demilitarizimin e Serbisë, siç u veprua me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore, paqja dhe stabiliteti nuk do të vendoset në këtë pjesë të trazuar të Evropës.
    Faktori ndërkombëtar bën përpjekje të sforcuara që në mënyrë racionale ta zgjidhë çështje e statusit të Kosovës. Sikur ka harruar se këto metoda dështuan edhe në kohën e dhunimit brutal të normave ndërkombëtare, kur Millosheviqi zbatonte strategjinë e gjenocidit, të pastrimit etnik. Serbët nuk e pranojnë argumentin e arsyes, prandaj edhe sillen në mënyrë arrogante. E përdorin dhe pranojnë vetëm argumentin e forcës. Kështu ka qenë gjithmonë.
    Gjatë periudhës së ekzistimit të formacioneve të ndryshme jugosllave, serbët parapëlqenin që veten ta paraqesin si popull me kapacitete shtetformuese. Siç dihet, shtetet janë formuar dhe kanë funksionuar mbi baza të standardeve, të ligjeve që kanë garantuar mbrojtjen e sigurisë dhe barazisë së qytetarëve. Nëse këto parime nuk respektohen, atëherë shtetet shndërrohen në mekanizma që gllabërojnë vlerat njerëzore dhe vetë njerëzit.
    Faktori ndërkombëtar që me shumë durim përpiqet t’ i mbushë mendtë serbët duhet të ketë parasysh faktin se ata gjithmonë kanë pasur dy lloje politikash, përkatësisht sistemesh. Ata asnjëherë nuk arritën të formojnë një shtet ligjor që ka garantuar funksionimin e të gjitha parimeve kushtetuese. Ata pra, prej fillimit të krijimit të shtetit të tyre, kanë zhvilluar politikë në dy rrafshe, në dy sisteme, në atë të fshehtë dhe në atë publik. Vendimet më të rëndësishme janë marrë në sistemin e fshehtë. Aktualisht sistemi publik bashkëpunon me Gjykatën e Hagës, ndërkaq kripto-sistemi me kriminelët e luftës, mlladiqët dhe karagjiqët. Kjo nuk është risi por standard atavist.
    Në fillim të krijimit të Jugosllavisë që ndërlidhej ngushtë me luftërat ballkanike dhe rrjedhimisht me Luftën e Parë Botërore, serbët kanë zhvilluar aktivitete shumë efektive politike në mënyrë ilegale. Më 29 maj të vitit 1903, një organizatë ilegale e quajtur “Crna Ruka’ (Dora e zezë) ose si “Ujedinjenje ili smrt��? (Bashkimi ose vdekja) organizuan komplotin ashtuquajtur të majit duke vrarë mbretin serb Aleksandar Obrenoviq dhe mbretëreshën Draga Obrenoviq, me qëllim që të hiqet nga skena politike dinastia e Obrenoviqëve. Me metoda të njëjta më 28 qershor 1914 në Sarajevë u vra pretendenti i fronit austro-hungarez, Franc Ferdinandi nga dora e Gavrillo Principit, anëtarit të një organizate poashtu të fshehtë, “Mlada Bosna��?, segment i organizatës “Dora e zezë��?.
    Organizata “Dora e zezë��? u formua më 9 maj të vitit 1903 në Beograd. Themelues ishin një sërë njerëzish me renome në shoqërinë serbe që përmes atentateve dhe kërcënimeve të ndryshme ilegale përpiqeshin t’i imponojnë botëkuptimet e tyre. Këto organizata synonin përmes frikës dhe misticizmit të imponojnë interesat e tyre sistemit legal. Serbët asnjëherë nuk u çliruan nga fatalitet i dyfytyrësisë, sistemit legal, ku respektoheshin sa për sy e faqe ligje dhe atij ilegal ku nuk respektoheshin as ligjet as standardet, por vetëm qëllimet, botëkuptimet dhe interesat e një grupi jo formal. Ky shkrim natyrisht nuk ka për qëllim që të analizojë funksionin e një organizate konkrete ilegale, por logjikën, përcaktimin serb që përmes sistemit informal të realizojë disa interesa që nuk përputhen me standardet e shoqërive moderne. Kjo logjikë e veprimit ilegal politik në traditën serbe është e ngjashme në tërësi me logjikën e mafies. Nga kjo zonë e hirtë kanë ardhur urdhra për likuidim të shkencëtarëve, si bie fjala i historianit kroat, Milan Shuflaj, i cili dëshmoi shkencërisht praninë shqiptare në Kosovë në periudhën e mesjetës, deputetëve, gazetarëve, ministrave, kryeministrave siç ishte rasti me Ivan Stamboliqin dhe Zoran Xhinxhiqit apo të mbretërve dhe mbretëreshave. Në këtë listë qëllimisht nuk i vë shqiptarët e ekzekutuar në mënyra dhe periudha të ndryshme ngaqë lista do të ishte tepër e gjatë.
    Tashmë ka ardhur koha që në mënyrë të haptë, akuzuese të thuhet se aspiratat, ambiciet serbe nuk mund të realizohen legalisht për shkak se vijnë ndesh me standardet ndërkombëtare që janë të obligueshme për shtetet anëtare të OKB-së.
    Çka dëshmoi procesi i shthurjes së Jugosllavisë? Pikërisht këtë cen, këtë devijim të politikës serbe, këtë ikje nga obligimet që imponohen nga sistemi legal në voluntarizmin e sistemit ilegal.
    Politika e regjimit të Millosheviqit nuk mund të zhvillohej brenda sistemit legal që të paktën formalisht do të duhej t’i respektonte normat ndërkombëtare, ligjet e luftës etj. Për t’i realizuar këto objektiva nacionaliste, që vinin ndesh me standardet vendore dhe ndërkombëtare, regjimi i Millosheviqit e përdori në mënyrë të pacipë metodën tradicionale serbe, aktivizimin e grupeve joformale që kësaj radhe u bënë të njohur si njësitet paramilitare. Millosheviqi, ashtu si përmes mitingjeve, pra metodave joinstitucionale politike i detyroi kundërshtarët e vet që të largohen nga pushteti, ashtu përmes njësiteve paramilitare që i formoi ai vetë, synoi që t’u bishtëroi ligjeve të luftës dhe të realizojë sa më lehtë projektin e pastrimeve etnike. Jo vetëm Millosheviqi, por të gjithë elitat serbe, por edhe faktori ndërkombëtar silleshin si të verbër ndaj këtij fenomeni, pra realizimit të interesave etnike përmes formacioneve ilegale paramilitare dhe parapolitike. Pra, të gjithë këta, politikanë, intelektualë, klerikë, gazetarë i shihnin këto devijime me pasoja tragjike dhe jo vetëm që nuk reagonin, por i mbështetnin ato me argumentin se luftërat kështu i zgjidhkan antagonizmat e natyrave të ndryshme brenda në shoqëri.
    Ekzistojnë mendime që përpiqen të amnestojnë heshtjen, në fakt mbështetjen elitave serbe për veprimin kriminal të njësiteve paramilitare me argumentin e frikës së tyre që t’i kundërvihen një regjimi kanosës siç ishte ai i Millosheviqit. Mirëpo ky argument e humbi kredibilitetin e vet, për shkak se këto elita edhe pas largimit të Millosheviqit nga skena politike, jo vetëm që vazhduan me heshtjen, përkatësisht me tolerimin e krimeve, por e intensifikuan atë politikë që Millosheviqin e çoi në Hagë. Të liruar nga bagazhi i rëndë, komprometues i regjimit të Millosheviqit, politikanët aktualë serbë po zhvillojnë idenë se aktorët ishin të dobët, se ata bënin gabime, ndërkaq teksti ka qenë në rregull. Tani ata sërish e kanë aktualizuar tekstin, pra të vërtetën serbe për Kosovën, për historinë, përkatësisht për rolin hegjemonist serb në Ballkan. Thënë shkurt serbët i braktisën politikanët e vjetër, ashtu si braktisen kostumet e vjetra dhe inauguruan politikanë të rinj që do të vazhdojnë atë kurs politik që bie ndesh me të vërtetën historike dhe me standardet ndërkombëtare.
    Është tepër cinike tentativa e presidentit serb Tadiq, që të duket sa më sharmant, i pafajshëm, i moderuar kur ai në fakt është pinjoll i një trashëgimie kriminale shtetërore, e një tradite që përmes krimit, gjenocidit ka okupuar territore të popujve të tjerë duke i shpërngulur dhe shfarosur ata, është tepër lodhëse të dëgjohet logjika legaliste që buron nga mendja e mykur e kryeministrit Koshtunica që, në manirin e Al-Kaedës përpiqet logjikën e vet t’ia imponojë botës, është tepër irituese të dëgjohen kërcnimet luftarake të radikalëve serbë në krye me vorraxhiun Nikoliq. Derisa nuk do të dënohet politika serbe për krimet që janë bërë ilegalisht apo legalisht, derisa serbët nuk ndërgjegjësohen për veprimet e tyre kriminale, derisa sa ata nuk i kompensojnë dëmet e bëra, asnjë politikan serb nuk mund të ketë të drejtë morale për harresë, për sjellje komode, veçmas jo për përsëritje sharmante apo inatçore të pretendimeve luftënxitëse serbe.
    Rezoluta e re e parlamentit serb ku përsëriten kërkesat serbe që i përjetësojnë konfliktet në Ballkan, ku me arrogancë sfidohen shtetet, kryesisht perëndimore nëse do të njohin pavarësinë e Kosovës, është vetëm një provë e re e sëmundjes së vjetër serbe që përkufizohet si mani për relevancë të pamerituar, për hegjemoni që mund të imponohet vetëm me dhunë të vazhdueshme, që natyrisht e prodhon konfliktin, duke e rrënuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajon.
    Këto ambicie serbe, që prej fillimit nuk kanë mundur që të realizohen përmes parimeve dhe standardeve legale, por vetëm përmes një rruge jolegale dhe joformale sidomos kanë dëmtuar interesin e popullit shqiptar në të gjitha planet, prej atij material e deri te ai shpirtëror.
    Nëse do të rihapen bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës delegacioni kosovar duhet në mënyrë këmbëngulëse, jo të argumentojë dhe ta mbrojë kërkesën për pavarësi të Kosovës, se ajo nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë, por të zbulojë efektet shkatërruese për interesin shqiptar që vinin nga të dy sistemet, atij legal dhe atij ilegal, shpesh herë të yshtur nga mania serbe për relevancë të pa merituar. Përfaqësuesve serbë duhet t’u merret e drejta e harresës, e pafajësisë dhe e relativizimit të fajit. Ata duhet të vetëdijesohen se ashtu si në të kaluarën, ashtu edhe në tashmen nuk janë në gjendje të formojnë një shtet ligjor, por gjithmonë manifestojnë tendenca, që përmes formacioneve parapolitike, paramilitare, parapolicore dhe natyrisht edhe paraekonomike të imponojnë interesin e tyre etnik apo të një grupi të veçantë të interesit. Prandaj, ata lehtë-lehtë likuidojnë kundërshtarët e vet politikë, qofshin ata mbretër, kryeministra, gazetarë, apo kundërshtarë etnikë, duke zbatuar politikën e spastrimeve etnike që realizohen përmes formacioneve paramilitare dhe parapolicore. Serbët, natyrisht kanë të drejtë të bëjnë ç’të duan me veten, ta mashtrojnë njeri-tjetrin, të organizojnë komplote, të vriten, por ata tashmë kanë humbur mandatin moral dhe politik që të organizojnë jetën, të përcaktojnë fatin e të tjerëve, veçmas jo të shqiptarëve që s’kanë asgjë të përbashkët me ta.
    Por, problemi me ta nuk përfundon me kaq. Nëse atyre u merret e drejta që të kenë statusin e popullit dhe shtetit hegjemon, duhet pritur që ata do të fillojnë ta globalizojnë krizën. Në Rezolutën e fundit ata paralajmëruan këtë tendencë, duke krijuar një aleancë me Rusinë që po ashtu manifeston dobësinë në krijimin e shtetit ligjor, me Rusinë ku funksionon po ashtu logjika e dorës së zezë që likuidon kundërshtarët politikë, etnikë, gazetarë apo nëpunës jo luajal sipas parimeve mafioze. Aleanca që krijohet mes Serbisë dhe Rusisë tashmë ka tejkaluar caqet e Kosovës dhe ka marrë përmasa më absurde, të tendencës për rikthim të politikës në mendësinë e luftës së ftohtë, të sfidimit të sistemit të vlerave demokratike perëndimore.
    Duhet pritur me durim që mjellma ta përfundojë këngën e vet.

    Shkrimet e fundit nga Arbën Xhaferri

  3. #453
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SI E DOGJËN KRIMINELËT SERBË - MUZEUN E

    LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT?!


    Pa hyrë në detaje mbi historikun dhe veprimtarinë e Organizatës politike dhe ushtarake - Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është me rëndësi për opinionin që të thuhen fakte dhe prova, që për herë të parë publikohen, fakte që e argumentojnë, dëshmitarët okularë - djegien e Muzeut të LSHP’së, nga kriminelët serbë, më 27 mars 1999.



    Shkruan: Mr. sc. Parim Kosova * Prizren, 27. 03. 2009

    ___________________



    Foto: Gërmadhat e Muzeut të LSHP’së

    Foto: Ambienti i LSHP’së ku kriminelët kanë mjellur fidane, shtatoret e Y.Prizrenit dhe A.Frashërit dhe bazamenti i shtatoreve.




    · Për shumë vite Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka qenë nën vrojtimin e punëtorëve të “sigurimit shtetëror” serb.

    Fillimi i fushatës së bombardimeve të Aleancës Veriatlantike në caqet serbe dhe intensifikimi i sulmeve të UÇK-së mbi forcat e okupatorit kishin krijuar rrethana të reja në Kosovë. Në këtë kohë okupatori mobilizoi të gjitha efektivat e saja dhe i përqendroi në gjithë hapësirën e Kosovës sidomos rreth zonëskufire shqiptaro-shqiptare, se si ishte pasqyra reale e koncetrimit të forcave të okupatorit fletë më së miri situate e përqendrimit të këtyre forcave vrastare aso kohe në lagjen e Lidhjes Shqiptare në qytetin e Prizrenit.

    · Në këtë kohë ( 24 mars - 12 qershor 1999) forcat e ndryshme ushtarake dhe paraushtarake serbe u patën përqendruar në shumë pozicione rreth e përqark Kompleksit, duke filluar nga dalja e qytetit për Brezovicë në restorantet “34”, “Mulliri”, “Marashi”, ndërsa pranë Xhamisë së Maksut Pashës këto forca vendosën një shirit që ndalonte qarkullimin e qytetarëve për në Marash. Në këto punkte ishte e stacionuar policia ushtarake, dhe deri në fund të luftës UÇK-RSFJ ata edhe natën e kalonin aty. Në ndërtesën e Kuvendit Komunal aso kohe ishin të përqendruara forcat ushtarake dhe policore serbe. Punëtorët serb të Kuvendit Komunal kanë qenë të veshur me uniforma. Kryetari i Komunës dhe të gjithë inspektorët njëherësh ishin dhe anëtar të shtabit të krizës, ky shtab qendrën e kishte në ndërtesën e ish-komitetit si dhe një pjesë e shtabit selinë e kishte në objektin e Komunës.

    Ndërtesa e Kuvendit Komunal dhe ajo e Lidhjes ruheshin prej rojeve të ushtrisë dhe më vonë nga policia me uniforma një ngjyrëshe dhe kamuflazh (lara-lara). Edhe në shumë objekte shoqërore dhe private kah qendra e qytetit ishin përqëndruar formacione të ndryshme të okupatorit. Faktikisht nga të gjitha anët Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte i rrethuar prej formacioneve të ndryshme të armatosura serbe. Aso kohe “qetësinë e natës” e prishnën vetëm aeroplanët e NATO-s dhe bombardimet e fuqishme mbi pozicionet serbe.

    · Ditën e nesërme të bombardimeve, përkatësisht më 25 mars 1999, në Kompleks vjen një ekip civilësh serbë të cilët e masin me përpikëri çdo kënd të objektit të Kompleksit.

    Natën e tretë të bombardimeve, në orën 23.30 minuta, disa persona dalin prej veturës të tipit “Zastava 101” i hedhin tri bomba dore në kthinën e Recepcionit të Muzeut të Lidhjes ku, nga shpërthimet e këtyre bombave, dëmtohen muret e recepcionit dhe njëkohësisht edhe xhamat e dritareve të kësaj kthine. Atë natë bomba janë hedhur edhe në disa shtëpi të Prizrenit.

    * * *

    · Të shtunën, më 27 mars 1999,

    mu para Muzeut të Lidhjes, kryetari i Kuvendit Komunal Lubisha Stevanoviç-Çançe, që ka pasur shifrën speciale Nr. 72-11, sipas dëshmitarëve i jep urdhër kriminelit të njohur edhe për Gjykatën e Hagës, anëtarit të organizatës terroriste”Dora e zezë”- “Crna Ruka” Vukajlo Vuliç, me këto fjalë: “Ovo go...sutra da ne vidim” - këtë m... nesër të mos e shoh. ( E ka pas fjalën për Muzeun e LSHP’së-vërejtja ime ).

    · Po atë natë, kur po dëgjoheshin detonimet e fuqishme të aeroplanëve të NATO’s mbi pozicionet serbe, rreth orës 20 e 50 minuta,

    kriminelët serbë me dy predha tromblloni, godasin katin përdhes të Muzeut. Në korridor filluan të digjen shkallët dhe orenditë në hollin hyrës. Pas pak kohe, zjarri ndalet. Shpirti i madh i kulturës dhe i historisë sonë kombëtarepo i bënte sfidë terrorit barbar serb.

    · Pasi dështimit të këtij akti barbar, kriminelët erdhën me autokomb të tipiti “IVECO” ngjyrë portokalli, me kulm të ngjyrosur me të bardhë, pa xhama dhe u vendosën në Kuvendin Komunal.

    Këtë makinë e voziste Rade Ognjenoviç, një antishqiptar i tërbuar dhe ishte së bashku me Zoran Popoviçin, i ardhur nga Banja Lluka më 1995, Danijel Tasiçin etj. Rreth orës 22 e 35 minuta kur në atë kohë edhe qyteti nuk ka pasur energji elektrike, në restorantin “Marash” arriti një grup tjetër i paramilitarëve dhe i ushtarëve serbë, të cilët së bashku me grupet të cilat ishin vendosur aty dhe në pozicionet tjera, filluan të shtijnë në ajër, duke krijuar përshtypjen se janë duke gjuajtur njëri-tjetrin. Në këtë kohë autokombi IVECO ka filluar të lëvizë kah Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ndalet afër Kuvendit Komunal.

    · Pikërisht në ora 22 e 50 minuta agresiviteti i terroristëve serbë arriti kulmin. Brenda objektit u dëgjuan dy eksplodime të njëpasnjëshme, kurse eksplodimi i tretë ishte edhe më i fuqishëm dhe Muzeu, së bashku me eksponatet filloi të digjet.

    - Banorët e kësaj lagjeje edhe sot i përkujtojnë me dhimbje të madhe ato momente rrëqethëse. Ata thonë: “...nuk u dogj vetëm një pjesë e historisë tonë por edhe një pjesë e shpirtit tonë... Me këtë akt barbar serbët deshën t’i zhdukin jo vetëm dokumentet dhe eksponatet e një pjesë të historisë brilante të Shqipërisë por edhe selinë e Shtetit të Parë Shqiptar të kohës moderne”.

    · Për kriminelët serbët aksioni ishte kryer me sukses, në objektin e Komunës krimineli Vule Vuletiç thotë në gjuhën serbishte “se rreziku kaloi...”!?

    Në orën 2. 45 minuta të mëngjesit, nga kazerma, kriminelët me makinën e njëjtë “Iveco” sollën copa granate të NATO’s dhe ato i vendosën në hapësirën e Kompleksit dhe një në gërmadha të muzeut. Një orë më vonë, tre kriminelë serbë hodhën naftë me kova në objekt. Në mëngjes disa serbë fillojnë të gërmojnë gërmadhat e muzeut, duke shpresuar se mos rastësisht do të gjejnë diçka nga vlerat e historisë shqiptare.

    - Në ora 9.00 (28 mars 1999) në Kompleks arritën rreth pesëmbëdhjetë veta, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gazetarë të huaj. Po këtë ditë serbët plasuan lajme të rrejshme. TV Prizreni lajmëroi kinse “Muzeun e Lidhjes e ka goditur bomba e NATO-s, “në vendse ta godiste Kuvendin Komunal.

    - Deri më 30 mars 1999 ka vazhduar të dilte tymi nga gërmadhat e Muzeut. Po këtë ditë, në mesditë, kriminelët me buldozer i shkatërruan në oborr të muzeut edhe simbolet e Shaip Spahiut, Sylejman Vokshit dhe Mic Sokolit. Në këtë kohë inspektori i urbanizmit i veshur me uniformë, Radislav Tanaskoviç-Zverka, urdhëroi buldozeristin që t’i rrënojë edhe shtatoret e Ymer Prizrenit dhe të Abdyl Frashërit. Po këtë ditë, me kamionë i transportuan gërmadhat e mbetura të Lidhjes në drejtim të fshatit Reçan.

    - Nga mesi i muajit prill punëtorët serbë të lulishtes, në vendin e rrafshuar të Muzeut, mbollën fidanë, duke ëndërruar se edhe kjo pjesë shqiptare do ti aneksohej Serbisë, por pas dy muajve u dëshmua e kundërta, fitoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, fituan shqiptarët, fitoi drejtësia me ndihmën e Aleancës Veriatlantike.

    · Shtatoret dhe simbolet e personaliteteve të historisë sonë kombëtare pas luftës janë gjetur në oborrin e Auto-Motos së atëhershme. Shtatoret janë vendosur në Galerinë e Arteve figurative të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    Pas Luftës, institucionet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, duke e pasur parasysh vlerën e madhe historike dhe kombëtare të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, menjëherë u angazhuan dhe pas hartimit të projekteve u meremetua Galeria e Arteve Figurative, njëkohësisht me sukses u bë rekonstruksioni i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për nder të 122-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 2000, u bë edhe rihapja e Muzeut Historik. Këtë ditë u përurua edhe biblioteka e shkatërruar e Kompleksit. Këtij “Feniksi” të shenjtë të kulturës sonë materiale dhe historike përsëri iu kthye shkëlqimi dhe do të vazhdojë të shkëlqejë gjithmonë. Këtë vend të shenjtë Shqiptare që nga pas lufta e vizituan rreth 1 milion vetë, në mesin e tyre dhe shumë ndërkombëtarë si dhe burrështetas dhe personalitete të shkencës të artit dhe të kulturës nga mbarë bota.

    * * *

    Më 25 korrik të vitit 2002 në Zyrën e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në ish Jugosllavi në Prishtinë, kemi dorëzuar edhe akuzën ndaj 11 kriminelëve që e dogjën Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pos argumenteve të tjera Zyrës në fjalë i është dorëzuar edhe një kasetë e videos, në të cilën është incizuar largimi i gërmadhave të Muzeut me ekskavator më datën 30.03.1999. Për fat të keq, Gjykata e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në ish Jugosllavi, edhe sot e kësaj dite nuk e ka trajtuar këtë aktakutzë, për t’i denuar këta barbarë të “mesjetës” moderne. Ndërkaq, Muzeu i LSHP’së ka ushtruar kallëzim penal në prokurorinë e Qarkut në Prizren, kundër Zoran Gariçit - ish-drejtorit të dhunshëm të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore në Prizren.

    · Autori është përgjegjës i Kompleksit Monumental të lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

  4. #454
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ROLI I HISTORISË NË VENDIMET POLITIKE


    Shqiptarët në Kosovë, kanë dy faqe
    Forcen e të vërtetes historike dhe fuqin politike


    Shkruan : BAHTIR HAMZA,

    11. Prill .2008.

    Shqiptarët në Kosovë, kanë dy faqe,kanë forcën e të vertetes historike dhe fuqin politike.Nga këto dy kande kanë mundesi ngritjen e dashurise për jetë,për Dashuri,për gjum,për liri dhe atdhe në favor të secilit shqiptar mbi 18.vjete dhe ndergjegjen e vet njeriut.Nga këtu buron inspirimi që të udhëtojnë në rrugen e edukimit,nga tradita ,kultura autokton Drenicare, Shkodrane, Mirërditore,
    Korçare,Shqiptare që së bashku të dijnë dhe të mësojnë për të kaluarën dhe në këtë udhëtim të gatiten për ardhmërinë qe të bëhen qytetarë të ndershem në reputacionin e punës dhe të jetës,të kultures dhe të besimit fetar.

    Gjatë përvojes së dhimbshur të popullit shqiptar kosovar,faktor i rëndesishem i vuajtjeve ishte mungesa e udheheqjes së mirërefilltë politike,(si zot shtëpie)për zgjidhje politike për Kosovën dhe shqiptaret e Ballkanit.Në këtë pasqyrë historike,shofim shqipëtarin me vetvëten.
    Ndërsa udhëheqja politike aktuale,duhet të i kushtojë vëmendje serioze mundësisë së ushtrimit të rinise shqiptare në inkuadrimin e rrjedhave më të avansuara ushtarake që do te i paraqesin vendet e zhvilluara. Dhe në anën tjetër secili shqipatar mbi 18 vjetë ka të drejtë të protestojë,të abstenojë,të ragojë dhe të mbrojë të vërtetën historike të popullit shqiptar në priudhat e kohes së vjetër dhe të re,këtë tani na mundëson kushteta e re e Kosoves..

    E vërteta historike reflekton shumë kontradita që zhvilloheshin mbrenda permbrenda kufijve të banuara me shqiptarë dhe poashtu edhe me fqinjët e rrethuar rreth shqiptareve.
    Besimi,religjioni dhe konfesioni ndër shqiptarë kurrë nuk kane qenë dhe nuk duhet të lejohen të jenë mollë sherri. ashtu si u munduan dhe mundohen të na paraqesin armiqtë tanë për ineresat e tyre politike,për interestat e të hujve, për interesat individuale, për të sunduar,këtu prononcojë kishen serbe ortodokse në Deçan,me priftin serb Artemije që kryekëput fenë e lidhe me politiken,dhe krijon armiqesi në emër të fesë, megalamonija e tij,ka godite manastiret shqiptare, gjë që mundohet të nderrojë të kaluarën historike,për të pervetsue shume kisha shqipëtare nga ato katolike në ortodokse,duke i qujtur serbe! Dhe as kush nuk e ka kritikuar ketë shtypje Megallomane te priftit serb gënjeshtar Artimije.

    Mirëpo shqiptarët e kanë të njohur gjakmarrjen si plage e vjeter,që në një farë mënyre edhe ruajti e mbrojti nderin e traditat shekullore shqipetare ,sot ështe e moderruar dhe nuk paraqet rrezik për zhdukje zingjirore.Ky quhet fat dhe emancipim kulturor i shqiptarëve.Nga ky reflektim historik,duhet të lidhet kandi politik,që të i dedikohet zhvillimit të miqesise ndër shqiptar dhe me shqiptar,për shuarjen e armiqesisë së vetë shqiptarëve për të mos i derguar ujë në mullijte e armiqeve,që mbi shqiptarë atdhetarë,e mbi familje shqiptare, e mbi individ nacionlistë shqiptar me shekuj ,dekada e vite përdorën dhunë të egër.

    Qëndresa e atdhetarëve shqiptarë në tokën e Arberit që nga viti 1271 dhe që para Jezu Krishtit, edhe pas shpalljes së pavarsisë së Shqiperisë me 1912,duke ditur varret e stërgjyshëve të tyre,deri te GURI I SHPUM,a, (qe eshte afër Nishit) ,a,e ARTA kryeqytet i Çamërise shqiptare,a,e SJENICA bjeshkë e ALPEVE SHQIPTAR,a,e TIVARI (Bari)qytet bregdetar shqiptar i masakres së mbi 4.ooo shqiptarëve,a,e MANASTIRI (Bitoli)qytet i gjuhës shqipe,a,e,TOPLICA vendlindja e nanës time.Këto që ju mungojnë sot Shqipërisë dhe Kosovës….

    Pra ky reflektim i të vertetes historike nuk i la zgjidhje tjeter politikes Europjane dhe politikes Botërore,që u ndeshen me të vertetën historike,përpos pavarsisë së Kososvës.Kandet e historis dhe të politikes janë kombinim që krijuan injicimin drejt fitores të një populli shqiptar të roberuar me shekuj qe i ishte kanosur asimilimi.
    Fuqisë politike force i dha e vërteta historike.Këtë e bëri i nderuari Presidenti i Amerikës Gjorgj W Bush, i pa vdekshëm për mbarë shqipëtarët,duke u lidhur në peshën e moralit kombëtar në të vertetën historike në shërbim të popujve për LIRI,pati nderin që shqiptarëve të Shqiperisë dhe shqiptarëve të Ballkanit,Europianëve dhe mbarë Botës të ju zbardh të kaluarën për të njohur historinë e vet popullit shqiptar duke bart me vete forcën historike të popullit shqiptar,që i pari kërkoi Kosovën shtet të pavaruar,në Shqipëri përkrahi shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

    Po të i kthehemi luftës se dytë botëre,viteve të kaluara,konkretisht kohës së “komunizmit “kur atëbote në Shqipëri ishte shoku Stalin,(Enver Hoxha)me mustaqe dhe pa mustaqe,a, e, e ndërsa në Kosovë Marshall Tito dhe Aleksandër Rankoviq,do të reflektohet forca politike në ndikimin e dhunës së egër për të harrue të verteten historike,që popullin shqiptarë ta lenë pa shkëlqim të historis,me shperlarje truri ishte pasqyrim i zbehur atëbotë..(populli në gjumë)

    Në Kosovë Josip Broz Tito dhe Aleksander Rankoviçi me bashkpunëtorë,
    krijuan politiken e tyre, u munduan të shuajnë traditen dhe kulturen e popullit shqiptar,për të arritur asimilimin e popullit shqipëtar,që ishte një organizim prefekt i dekoruar me “LIRI e BARAZI”,uzurpim i pasurisë në emer të “SOCIALIZMIT” dhe”KOOPERATIVAVE”, të “VELLAZERIM BASHKIMIT” me qëllim të tretjes së historis së Arberit.Marshall Tito dhe Rankovici, dekoruan shokun Enver Hoxha me medalje te Artë,me alternativen e tij komuniste të injicuar nga Dushan Mugosha dhe të Milladin Popovicit.(Foto bashkangjitur artikullit).

    Në ngritejen e mëtejshme në Shqipëri,populli shqiptar nën udheheqjen e Shokut Stalin pa mustaqe(Enver Hoxha) që mvarej kryekeput nga politika Ruse e Kineze, me “REFORMA AGRARE” pesha e varferisë ra mbi popullin,që alternativa e tij zhveshi popullin dhe në emer “të mbrojtjes dhe intergritetit territorial”Stalini pa mustaqe,izoloi popullin shqipëtar dhe krijoi humnerë mes Kosovës e Shqipërise,ndau gati skajshmerisht popullin shqiptar të Shqipërisë nga populli shqiptar i Kosovës,dhe nuk u lejua që në asnjë shkollë shqiptare fillore,të mesme dhe universitet të Shqiperisë të njihej e vërteta historike e Kosovës,për Kosovën, për popullin shqipëtar në pergjithësi,si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri!

    Kjo politikë moniste me një frymezim për atdhedashuri të rrejshme duke ndërtuar një histori të rrejshme zhvezhi popullin shqiptar të Shqiperise nga ndjenjat e nacionalizmit dhe atdhedashurisë së vërtetë,zbehi dashurinë mes Kosoves e Shqipërisë,por hasi në rezistence titanike të atdhedashësve,patriotëve,nacionalistëve,të Kosoves,sidomos të Drenicarëve,te cilët me vetëdije të plotë të nxitur nga e verteta e historis kanë krijuar karaktere të betejave të lavdishme për liri,nuk duruan devijim,dhe sakrifikuan pasurinë,vetveten, e familjet e tyre,duke ju ekspozuar një dhune mesjetare, të kujtojmë edhe dhunën të ushtruar mbi femra dhe mbi vajza drenicare,në Kosovë dhe në mërgim, si dhe likuidimet e nacionlistave individ,gruporë dhe edhe masivë, dhe gjykimet pa gjygj,me dëshmitar të rrejshëm dhe pa deshmitar krimi,kunder nacionlistave që kishin pikëpamje kombëtare.

    Mirëpo në Shqipërin e cunguar me politikën e tij shoku STALIN,pa mustaqe.(Enver Hoxha) zhduki shumë intelektualë të vërtetë shqiptar,duke i burgosur,duke i internuar e persekutuar në litar,në fytyren qytetare,disa duke i zhdukur natën pa hanë.! Te tjeret i afrojë afër vetit për te iu zhveshë ndenjat e tyre kombëtare, i beri vegla qorre në përzirje të plitikese kriminale të shtypjes së ashpër të Dhunshme,mbi nacionlistë shqiptar që mbronin tashigimin e tyre kombëtare dhe krijonin karakterin e lartë kombëtar.Duke berë trysni dhe vdekje tinxare, e vdekje në burgje,Satlini pa mustaqe,për mes ketyre torturave ai beri për vete edhe më shume komunist të ndytë e gojë qelburë, të tjerë pa as një kualitet të standardit jetesorë Mbi 50% të popullit jetonin ne varferi të skajshme.”Me rracion” ! E shumë shqiptar mbulesat e rimorkiove të kamionëve që ishte harrna i bëne pantollona.!

    Koha e komunizmit te shqiptarët e Shqipërise dhe te shqiptarët e Kosovës la pasoja të ndryshme të cilat nuk sherohen me dakada! Që as sot nuk dijne shumë për Kosoven ,po,por ka te tillë që nuk dijnë asgjë, sepse kanë mendime të ndryshme dhe dallohen nga karakteri i tyre, që ishin të vendosur në mësimet e Partise dhe të Satlinit pa mustaqe.Te shqiptarët e Shqipërisë gjatë kohës së “komunizmit”iu humbën ndjenjat reale atdhetare!Gjeneratat e asaj kohe,u shëndruan në medium hipnotik,në marioneten e partisë,ku duhej të bëhej çdo gjë që thoshte e urdhëronte dhe edhe dëshironte PARTIA.me signatur të Stalinit pa mustaqe.
    Pothuajse në çdo shtëpi shqipëtare frymëzonte një njeri i partis,dhe askush nuk mundej të shprehte atë që ndjente me të vërtetë.! Lirinë e fjalës.! Jeta e asaj kohe,ishte robëri e ideollogjisë,e partizanëve të Satlinit pa muetaqe.Ishte fat tragjik i mbarë popullit.Pra nuk jetohej për vete,por për të tjerët! E sot e kanë të qartë shpikjen e Demokracisë nga zoti Kryeminister, ish President i Shqipërise, Prof.Dr.Salih Berisha, që aftesia e z.Salih Berishes, beri që Shqiperia të ndryshojë,e popullit shqiptar ia kthej qumshtin e Nanes, qumshtin e shtazes, e shqiptarët të i ndërrojnë edhe këpucat.


    Kandi politik i shokut Stalin pa mustaqe,(Enver Hoxha) me grushtin e tij të rexhimit, me bashkpunëtorë arriti që shqipëtarët e Shqipërisë të i bind se kosovarët janë “serb” që dijnë të flasin shqip!Ky ishte bastardimi më i turpshëm që iu bë padrejtesisht shqipëtareve në Shqipëri,dhe krijoi hendekun me klyshte e tij deri në thyrjen e Depove Ushtarake,me 1997.duke përhapur vllavrasjen dhe luftën mes shqiptarëve me banda e banditë të ndryshem criminal siq ishte “Banda e analfabeteve”Zanit të Vlores” e tj….
    Nga ajo kohë e deri tani gjithë shqiptarët u bindën për historinë e rrejshme që e kishin mësuar! Nga P.P.SH.dhe STALINI pa mustaqe,me grushtin e dhunes,me megallomonin e propagandes së rrejshme Serbe e Ruse.E NE, në Kosovë,shqiptarët autoktonë të Drenices,të Kosovës,digjeshim e dergjeshim për nënën Shqipëri!

    “Shokun Enver Hoxha” e idealizonim deri në ekstrem,vetëm e vetëm pse ishte udhëheqësi i shtetit amë të tyre!E ne kosovarët nuk e dinim që shqiptarët në Shqipëri nuk e mësonin historinë e Kosoves,ne nuk e dinim që shqipëtarët e Shqipërisë nuk kishin shtazë shtepiake,përveq gomarit! Dhe nuk e kemi ditur se ku dhe kah i qonë mushka shqiptarët e Shqipëris!

    Në ish-Jugosllavin e Titos, shqiptarët e Kosovës,kishin makina,pula, traktora,gjela, mercedesa të zinj, e pela,dhe pasaporta Jugosllave,nuk u mungonte liria e lëvizjes,dhe gjendja ekonomike edhe pse në shkallën më të ultë krahasuar me Republikat tjera në ish Jugosllavi,prap se prap iu ipte mundësi që të lëviznin nëpër botë dhe që ata që e donin vërtet atdheun,pra intelektualët ,atdhedashesit,punonin për njohjen e vertetë të historis shqiptare,dhe shprehja e mendimit të lirë në familjet e tyre ishte e mundëshme,prandaj në mënyre të themi “ilegale”mësohej historia e vërtetë,dhe lexoheshin librat e ndaluara,që na vishin ilegalisht nën samar të gomarëve nga Shkodra , Kuksi, e Tropoja, sidomos “ Lahuta e Malcis, “ e Atë Gjergj Fishtes e tj….
    Te ne në Drenicë ushqeheshin kokat e njoma të shqiptarëve të rinjë,dhe zgjoheshin ndjenjat për çlirim.Babai im shkoi në mëgrim në Slloveni me 1964.dhe nga atje me sjellte ngjarjet qe kishin ndodhur ne trupin e Elites kombtare me Ballistë në Kosovë, me gjermanët e me z.Xhafer Devën,...

    Shumë shqiptarë kosovarë,u burgosen , u përsekutuan , u masakruan,dhe u likuiduan,në emer të “IREDENTIZMIT DHE SEPERATIZMIT”në emër të”NACIONALIZMIT”dhe në emër të “DIFERENCIMIT POLITIK”.
    Në këtë politikë diskriminuese udheheqja”komuniste”,nën urdherat e Rankoviqit në Kosovë gjeti shumë bashkpunëtorë,si domos në Deqan, ne Pejë,në Rugovë, në Isatog, e në Drenice, sepse këto treva shqiptare pas luftes së parë botërore, ishin vatrat e zjarrta të nacionalizmit shqiptar, dhe këtu u vendos Rankovici dhe beri bashkeputor, miqë e kumar, “pobratima “ trathëtar, shqiptarë të Kosovës, për të i shtypur kokat e njoma dhe kokat e burrave te kullave,për ta shuar karakterin për liri të nacionlizmit shqiptar.

    Ata me një politikë diskrete,nëpër gjygjet e atëhershme zgjedhnin rastet e njerëzve që ishin në hasmëri,për gjakmarrje,dhe meqenëse i dinin zakonet e rrepta të kanunit,i shfrytezonin ata njerëz,duke i zbuluar nacionalistet dhe njikohësisht duke nxitur vllavrasjen,sepse i lironin vrasesit me të vetmen mundësi që të bashkëpunojnë me “komunistet”me Rankoviqin,dhe i shfrytezonin deri sa të arrinin qëllimet e tyre.pastaj ata njerëz duhet të fshiheshin nga tyta e hasmit,ose të ekzekutoheshin nga vetë UDB-ashet,dhe për te humbur gjurmë të kohës u shpalleshin “patriota”!
    Nën këtë trysni politike të luftës së ftohtë,ushtrohej edhe eleminimi i intelektualëve,dhe nacionalistëve shqiptar,gjithnjë me taktikën e montimit të fatkeqësive të natyrave të ndryshme,nisur nga semundjet,paralizimet e trurit motorik,fatkeqësitë e komunikacioneve,e deri të ushtrimi i padive private, i proceseve të montuara me dëshmitar të rrejshëm,e deri te proceset kur deklarohej se u vra ushtari duke pastruar ose duke luajtur me armën e tij…..!

    Shumë djem të rinjë shqiptarë kosovar shkuan në sherbimin ushtarak “APJ”të përcjellur me ahengje,dhe u kthyen në arkivole!
    Dëgjoni këngen e Aziz Kelmendit,ku po i ndajë dy vargje të asaj kënge:
    ”Biri i shkines more shka,
    nuk e ka zakon burri me sha”
    Kujtoni Tahir Mehen dhe vajzat e tia.
    Kujtoni Afrim M.Lushtakun,Xhevdet H.Aruqin,e shumë e shumë të tjerë!
    Kujtoni vrasjen e vajzës në moshën rinore Ylfete Humolli,…

    Më shumë se të gjitha keto ndjenjat e patriotizmit në Kosovë rriteshin atëherë kur nuk durohej pozita e qytetarit të rendit të dyte,në truallin tonë!
    Që të dijnë se shqipëtarët e Kosoves janë në tokën e tyre,iu mësoi historia e mësuar nëpër Botë,pra historia e vërtetë,e jo historia e mësuar në shkollat e atëhershme komuniste,si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri!

    Kjo bëri që shqiptarët e Kosovës të vllazerohen edhe më shumë,dhe kjo bëri që shqiptarët e Kosovës të krijojne karaktein e luftës për liri! Të vriten për liri !
    Më kujtohet në vitin 1969.për herë të parë në shkollen fillore “Vllaznim-Bahskim” në Gllogovc,mësuam himin e flmurit kuq e zi,dhe atebotë musuesi im Osman Gashi nga Ujëmiri (“Dobrovod,K.K.Klinë)mbante shenjën e flamurit kombëtar në jakën e kostumit të tij në anën e zemres, dhe për këtë erdhi milicia e atëhershme, e arrestuan para syve tanë në Klasen –VI-1.për të mos e pare më kurrë këtë mësues!.

    Nga kjo rrjedhë e ngjarjeve tragjike të shqiptarëve,ende ndihen pasojat,që po pengojnë shpejtimin e nivelizimit të ideollogjive mes shqiptarëve të Kosovës,dhe atyre të Shqipërisë!Kjo ndikon në harmonizimin e ndjenjave vllazërore sepse tani duhet të shfytezohet motoja”Vellazerim-Bashkim”.Jemi vëllezer shqiptarë dhe duam bashkimin kombëtar! E jo Enver Hoxhen, e jo komunizmin e socializmin, e jo UDB-ashat,
    Kjo dëshire është në zemrën e çdo shqiptari të sinqertë e të ndërgjegjëshem,por “BIJTË BASTARDE TË ETËRVE DINAK” me gjak të përzierë,nuk na lejojnë të qartësojme historine,mendimet e lira,dhe të kthjellojme të kaluarën që të jemi bashke në të ardhmen! Me ato virtyte njerëzore dhe kombëtare që karakterizohet dhe që lidhet populli shqiptar, që shqiptaret mos të veprojnë e mos të vriten në PABESI,duke e fuqiauar funksionimin e UDB-ashave.

    Në Kanada,ashtu si edhe në Amerikë,e edhe në Europë,ndjehet hendeku që ende na ndan si pasoje e ndryshimit të historis dhe politikës së gabuar! Shqiptarët numërojnë ndryshimet e shqiptarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës që i kanë mes vete,dhe kjo më mundon së tepërmi,nga mllefi keta njerëz i quajë ”shqiptarella”sepse: Gjatë leximit të artikujve të shumtë që hasim çdo ditë në media të shkruara dhe elektronike,po lexoj në shumë web-faqe,në shumë komente falso.Prandaj i kritikoj duke ju thëne : Thuani të vërtetën me emer e mbiemer, me dëshmi dhe fakte,që të mesojme nga gabimet e të mos i përsërisim ,që të mos e pësojnë fëmijët tanë atë çka e pësuam NE, atë çka e pësuan ata para NESH,e edhe ata para,e para NESH!Dhe nuk duhet të shkelet e drejta e shfaqjes së mendimit të lire!Dhe poashtu nuk guxohet të cenzurohet dhe të shlyhet e vërteta e çdo kohe me dëshmi dhe fakte! Poashtu nuk guxon te shlyhet nga web-faqet e nga faqet e historis,dora e forte e krimit ,e as bllokimi me mjete kërcnuse për likuidimin e Familjeve shqiptare, apo dhe të individëve nacionalist shqiptar.

    Prandaj në këtë kohë të lirisë,mos u mundoni të fsheheni pas shprehjes së fjales “ARSYE”dhe të mbroni UDB-ashët,të cilët ende na pengojnë në shkrimin e historis së vërtetë,duke i bishtëruar faktet, me”Guximin shqiptar”duke bërë propaganda të rrejshme dhe gjithnjë duke zhdukur të vërtetën e vërtetësisë!Këta njerëz nuk lejojnë të trokitet në DEREN e Ndërgjegjes,dhe të i kthehemi punës për Atdheun me sa më pak pengesa e hendeqe!

    Historia e vërtetë e popullit shqipëtar mësohet nga shqipëtarët e vërtetë,intelektualët e akademikët,e jo nga vllehët, e jo nga greket, e jo nga serbet, jo nga UDB-ashët, e jo nga turqit.e jo nga Zogistët, e jo nga Satlinistët, e jo nga Enveristët,.
    Kujtojmë qartë se çka përjetoi Fan.S.Noli,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi,Shota Galica, e të tjerë gjatë periudhës të trathetarit Ahmet Zogut.Zagaristave të tij ….
    Kujtojmë qartë çka përjetoi Gjergj Fishta,Resul Dullani,Zallo Xhamaqi,Sami Bardha,Riz Metalija,Xhelal Koprencka,Osman Kazazi, Tefik Gabrani,Tomor Aliko,Viktor Dosti, Abaz Kupi,Sami Kupi,Fatbardh Kupi,Zihni Dervishi,Skender Dine,Ptrit Toto,Besnik Duro,Hajro Babameto,Ylber Gjumjani,Bujar Doko,Adem Petrela,Abdullah Berberi,Skender Kosova,Aziz Jareci,Riza Hasho,Njazi Hoxha,Kujtim Koculi,Parid Derani,Petrit Berisha,Bektash Kokona,Ylli Selenica,Ded Gjon Marku,Qamil Kaqmolli,Gjorgji Koqi,Bardhyl Dindi,Napolon Tasi,Xhemajl Alimehmeti,Islam Lleshi,Aqif Selimi,Skender Jenisheri,Baftijar Kokona,Isa Mena,Tefik HasaniRifat Vallteri,Asllan Tagani,Ali Mena,Sinan Hysenaj,Astrit Delvina,Shaqir Qosja,Billall Xhaferi,Pano Toqi,Hivzi Nela,Pjeter Arbnori, Sami Rapishti,e shumë e shumë të tjerë antikomunistë të pushkatuar e të persekutuar në burgje e internime të Shqipërisë,të Stalinit pa mustaqe(Enver Hoxhes).

    Kjo duhet të peshohet në kurorzimin e faktit historik kombetar,dhe të shqiptarve të vërtetë nacionalist e intelektual e të ndershëm në qështjen kombëtare, duke i dhënë ndarje Kosovës nga Shqipëria ,duke i pushkatuar intelektualët që kishin adresen e karakterit kombëtar të shprehjes së mendimit të lirë,në adresen kriminale të P.P.SH.në emrin e komandantit suprem të Stanilit pa mustaqe dhe kjo duhet të peshohet realisht,
    sepse Satlini pa mustaqe asnjë shqiptarë nacionalist nuk e fali nga pushkatimi.!

    Ndërsa shqiptarët e Kosoves në Kosovë në angazhimin kombëtar,per liri dhe atdhe,që nga viti 1912/13,-1918-1924-1945-1956-1981-1999-2008. Duke i mbrojte pikpamjet kombëtare, duke krijuar karaterin e luftes për liri,kujtojmë çka përjetuan gjatë kohës së okupimit : Isa Boletini,Bajram Curri,Azem Bejta,Shote Galica,deri në shuarjen e shtetit në shtet i quajtuar “ARBANIA E VOGËL”.(1921-1924) Që ishte në Kosovë, ish Jugosllavi.

    Inicijativa dhe Rezistenca në kohën e komunizmit në Kosovë,zhvillohej nga ballistet dhe nga nacionalistë që kishin fuqi, zemer dhe bindje kombëtare.Duke njohur luftrat e historinë e vërtetë kombëtare në shekuj dhe në vite, ndër ta të dalluar janë:Shaban Polluzha,Mehmet Gradica,Rifat Berisha,Ram Ballca,Aziz Zhilivoda,Xhafer Deva,Adem Demaçi,Fazli Grajçevci,Adem Rukiqin,Rexhep Qosaj,REVULUCIONIN E RINISË STUDENTORE KOSOVARE,Tahir Meha e deri, deri në shperthimin e luftës së fundit 1998./’999.të U.Ç.K-es, Komandanti legjendar i UÇK-ës Adem Jashari,e, e deri te pramgosja e Akadamik Prof.Dr. Rexhep Qosja.! (Shtator.2007) !

  5. #455
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    TRATHËTIA,FRENIM I IDEALEVE KOMBËTARE

    “Vendet me te mira na i mori shkau,e me vëlla,vëllaun na ndau”
    Atë Gjergj Fishta.

    Gjurmët në kohë dhe e kaluara na mesoi për tragjeditë e shumta që ndodhen te shqiptarët,nga trathetitë e vet shqiptarëve,të cilet shiten nderin e vet dhe nderin e familjeve të tyre për shumë pak të mira matreale,apo për ndonje diplomë,apo edhe për nderlikime gjakmarrjeje,që me trathëti u munduan të zgjidhin problemet e tyre duke shkatërruar së pari idealet e shumë të rinjëve dhe duke demoralizuar një pjesë të madhe të bashkqytetarëve për një interes të ultë të këtyre trathëtarëve,egoizëm që bëri njerëzit të i frikohen shprehjes së mendimit të lirë.

    Lojaliteti i shqipatrëve në Shqipëri ndaj “nenes Parti”ishte shumë më i qëndrueshëm dhe trathëtia e Shqiptarëve të Shqiperisë ishte një barikadë e pakapercyeshme sidomos për qeshtjen e Kosoves, dhe të Çamerisë, e edhe për vendet e banuara me shqiptarë ne Maqedoni e në Mal të Zi.Në këtë rast do të veqoja trathëtine që iu bë intelegjences dhe nacionalistëve shqiptarë në Shqiperi gjatë periudhes së eger të komunzmit që dominonte atje!

    Politika e eger moniste bëri që njerëzit të detyrohen të mendojnë dhe të besojnë në atë çka u servohej,dhe nuk dinin më mirë! Në Shqipëri për hirë të këtij sundimi,një populli të tërë,ju ndalue informimi për botën e jashtme,jetonin me racion, në izolim të hekurt,sa që edhe ata që ndoshta thithnin ndonjë informatë nga jashtë përcilleshin hap pas hapi,dhe nuk lejoheshin të sensibilizonin,sepse menjëherë me punen e trathëtarëve, pasonte internimi i eger ,burgosja,e nëse nuk bindeshin,edhe likuidimi fizik! Mirëpo nga ana tjetër këta trathëtarë forcuan edhe më shumë idealet e nacionalistëve të vërtetë,duke i njohur dhe duke i parë qarte trathetitë, e, edhe urrejtjen sidomos ndaj bashkpunëtorëve të tyre!

    Nga kjo periudhe ende janë prezente pasojat,dhe këto vërehen edhe me shumë në diasporë! Me shumë keqardhje,e them se organizimi i shqiptarëve këtu në Kanada,duke ditur numrin tyre te madh,është shumë i përqarë, krahasuar me komunitetet tjera që jetojnë këtu! Ose krahasuar me shqiptarët e Australisë, apo të Amerikes, këtu janë të përqarë e të vrarë nga sllavërimi i tyre.

    Një kohë të gjate shqiptarët mbarë në të gjitha trojet si në Shqiperi ,Kosove,Mal te Zi,Maqedoni,Serbi e edhe në Çameri,hasen në barikada që frenuan dhe edhe ndërruan kursin e rrugës së planifikuar të idealeve kombëtare!
    Në Kosovë Shërbimi sekret i ish Jugosllavisë,si OZN-ja e UDB-ja dhe së fundmi “Crna Ruka”(Dora e zezë)sjellen dhe po sjellin shumë dëme politikës së atëhershme dhe politikes aktuale!

    E dia që populli shqiptar në emer të BESES,është shumë besnik,dhe mu për këtë lehtë bie në kurthat e armikut dinak,kujtojmë vrsajen e mbi 100.shqiptarëve në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar,në Kosharë,1999…………
    Anmiku dinak, po pregaditë për çdo ditë modele të reja trathëtie,së bashku me UDB-ashet,në synim të ndryshimit të opinionit botëror për Kosovën!Kjo u pa dhe u bë e njohur edhe në Mitrovicë 17 e 18.Mars.2008 që okupuan Gjykatën në Mitrovic.

    Tani që Kosova u pavarsue,duhet të jemi më syqelë se asnjëherë më parë!
    Çdo shqiptar duhet të jetë i vetëdijshëm që anmiku nuk fle asnjëherë,dhe nuk duhet të lejojmë hapsirë neglizhences,duhet të ju kerkojmë përgjegjësi maksimale,kopetentëve për zbulimin,dhe shkatrrimin e rrjetit të bashkpuntorëve të anmikut.

    Shqipëtaret e Kosoves u ballafaquan me shumë intriga dhe propaganda të rrejshme,ku kjo më së miri u pasqyrue në rastin e paraburgimit të Heroit tone kombëtar Ramush Haredinajt,që ka krijuar karaktere të betejave për liri,si shqiptar nacionalist,dhe në në procesin e gjykimit të tij ishin paraqitur 75 UDB-ash,punëtor të sigurimit sekret serb,ku ndër ta ishin 27 UDB-ash shqiptar,duke filluar që nga numri 6.shqiptar që është nga Burimi(Istogu)…….

    Dihet se shqipetarët e Kosovës vuajten e po vuajnë ende nga serbet dhe hordhitë e tyre,të cilet dëmtuan familje të tëra,vetem e vetem që të thellojnë hendekun e krijuar,dhe të mos njohim as të mos dijme kurrë të vertetën tonë të kaluar!
    Për të arritur këtë,okupatorët serb dhe bashkepunëtorët e tyre “UDB-ashët,i munduan shumë nacionalistët e atedhetarët. Ata që me politiken e tyre të gabuar,dhe me devijimn e rruges së vertetë,duke iu lënë hapsirë dhe aq më keq duke iu dhënë përparsiUDB-ashëve, si në pozita të mira në shoqeri,ashtu edhe të ardhuara te majme në atë kohë ishin: Fadil Hoxha,Ali Shukriu ,Mehmet Hoxha, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Veli Deva, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Ilaz Kurteshi,Azem Vllasi, Shaban Kajtazi, Hysamedin Azemi,Kaqusha Jashari, Islam Bogiqevici,(Bogiqi,) Jusuf Kakarushi,Mehmet Maliqi,Rrahman Morina, e shumë shqiptarella të tjerë,…

    Në emër të kësaj ,historia jonë duhet të shkruhet dhe të jetë e vërtetë,me të mirat e të këqijat e kohes, dhe të gjurmëve në kohë,! Ashtu si numërohen atdhetarët,patriotët,nacionalistët,intelektualët,i deologet,teologet,e tj,duhet të numerohen UDB-ashët,shqiptarë të sigurimit sekret serb dhe ata që penguin rrugën e lirisë,që plaqkiten e rrahen nacionalistë e mërgimtarë shqiptarë.
    Trathëtarët me synimet e tyre të liga, cenzuruan dhe përsekutuan libarat tona shqip,prandaj fëmijet tanë duhet të dijnë se kush ishin OZN-ja,UDB-ashët, CRNA RUKA dhe se armiku nuk fle kurrë!

    Sot shumë faqe të internetit i kanë të shkruara emrat e UDB-asheve,moderatorët e këtyre web-faqeve me korrektësi dhe në mënyrë direkte e inderekte pasuruan faqet e historis sonë!Këta emra do të i shënojë edhe një herë të marruara nga faqja e internetit:studentet.info.forumi shqiptar,prishtina.team.pashtriku.com, derenica.com.e tj..Përsonalisht përshëndes dhe falenderoj zotin,Cakiqi,dhe zotin,Berisha,që me guxim të plotë,paraqiten listen me emra të UDB-ashëve.

  6. #456
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    OZN-së-UDB-shet, NË KOSOVË NË VITET 1945-1990?!

    Ata që përbënin strukturat udhëheqëse të këtij shërbimi famëkeq dhe që përgaditën mijëra procese gjyqësore në bashkëpunim me strukturat politike në Kosovë, kundër atdhetarëve shqiptarë,ja disa që dallohen janë:

    Çedo Mijoviq Sedo Topalloviq Rajko Vidaçiq Miqa Mijushkoviq Lluka Tomanoviç
    Vllado Shilegoviq Budimir Gajiq,Milosllav Bllagojeviq,Andrija Vujoviq,Radomir Bojaniq,Novak Samargjiq,Kosta Mihajlloviq,Radovan Tapushkoviq,Jovan Rosandiq
    Gojko Medenica,Mirko Iliq,Zhivko Gjurishiq,Vesho Cvetkoviq,Drago Cërnigiq,
    Angjellko Armush,Shaban Kajtazi,Xhevdet Hamza,Mehmet Shoshi,Jusuf Karakushi ,Mustafa Sefidini,Xheladin Beqiri,Istref Sadikaj Bedrush Shala,Cvetko Llakoviq ,Zenel Gervalla,Tafil Zena,Din Gjoshi,Ramë Ajazi, Aziz Misini,Jakup Hamza,Sahit Bashota,Hajdar Mula,Syla Hetemi,Ahmet Nishori,Jakup Hoti,Ahmet Asllani,Sahit Meraku ,Bafti Jakupi,Pavle Jelisaviq, Vlladen Djordjevici,Mehmet Haskaj,Ibush Kllokoqi ,Drago Dragojeviq, Muharrem Dana ,Sllobodan Mijoviq,Asllan Sllamniku Shefqet Hashani ,Svetisllav Dollasheviqi,Zenun Shala,Naip Hoxha,Refik Tashi,Metush Sadiku,Zejnullah Shala,Hasan Mehmeti,Shefqet Obria,Rajko Çalloviqi, Metë Kuqi,Ramçe nga Prizreni,Ahmet Dobruna,Qamil Obri, Rizah Graiqevci,Faruk Mehmeti, Mexhid Beqiri,Lutfi Ajvazi,Hajredin Bujupi,Ramush Isaku,Sahit Zogaj,Halim Hajdari ,Bashkim Qerkini,Osman Veliqi,Fahredin Sllamniku,Osamn TrumkolliImer Sllamniku ,Xhemajl Bilkiqi,Hyzer Ahmeti, Nexhmedin Mehmeti,Hasan Salihu Nevzat Jashari ,Ahmet Blakçori,Zenel Hoti,Ajet Istogu,Daut Fetahu,Mehmet Gerguri,Rizah Sadriu,Murat Bajrami, Halim Hajrizi,
    Bislim S.Bogiqevici,(Ramadani)Hysen Hyseni, Isalm Bajrami,Ymer Qorri,Hamëz Shtutica, Latif Hasi,Hajzer Gjoshi,Musli Haxhiu, Shaban Caravadiku,Avdi Gashi,
    Fadil Misini,Ismet Haziri,Pal Selmani,Imer Kuçi,Naman Sijarina ,Ejup Azemi,Ali Halili,Jusuf Hashani,Shaban Hoti,Shaqir Krasniqi,Pashk Berisha,Zeqir Hasangjekaj,
    Mustafë Aliu,Xhafer Kaliqani,Adem Ibishi,Ramadan Ferizi,Avni Sadriu,Nexhdet Gjoci,Sahit Ismajli,Ismail Gërbeshi,Ejup Bajgora ,Sllobodan Mijoviq,Bejtush Beka, Ismet Baleci,Kemajl Shabani,Xhavit Kuçi,Isa Bunjaku,Zyber Zyberi,Emin Hasi,
    Sylejman Salihu,Hakif Latifi ,Hashmet Baxhaku ,Hilmi Syla,Rifat Berisha,Bajram Munishi,Haki Velija, Hasan Shahini,Muamer Novobërdaliu, Drita Novobërdaliu,
    Ahmet Delia,Ejup Kamerolli ,Murat Tërnava,Flori Bruqi, Lorenc Selmani,Refik Tashi,Faik Nura, Arif H.Ramadani, Deli Ramadani,Sabah Muhaxheri ,Ali Ollani,Sabit Myftari,Ndrec Preni,Selim Ndrecaj,Ali Vllasi-vëllau i Azem Vllasit ,Xhafer Bejiqi,
    Hajredin Bujupi,Latif Maliqi,Bejtush Beka ,Qerim Sllamniku, Rrustem Rrustemi,Abaz Ajvazi,Hajrulla Jashari,Zejnulla Hajrizi,Halit Hasani,Nexhmedin Ajeti,Hilmi Hasani,
    Dërgut Jakupi,Fazli J.Jakupi, Istarf Sadikaj,Ilaz Maxhuni,Abdullah Rrustemi,Enver Dragusha,Demë Mujaj,Abdurrahman Mulla Enver Kelmendi ,Jakup Llonçari,Nazif Zymberi,Hasan Banushi,Kajtaz Bacaj,Halit Muhaxheri ,Vesel Krasniqi,Latif Dulla,
    Daut Morina,Isa Kastrati ,Glauk Dulla ,Astrit Koshi ,Zenel Celina,Musa Jorganxhiu,
    Jusuf Konstandini,Kemajl Celina,Xhemali Shasivari,Hysen Bajrami,ShasivarDesatni,
    Haxhere A.Nishori,Qerim Buzhala,Avdi Buzhala,Hasan Rrystemi,Ilaz Vranovci, Sylejman Sahitaj,Shefazim Tërshnjaku,Lulëzim Neziri,Mustafë Maliqaj,Gani Zeneli,
    Azem Haliti,Shaban Maloku,Hysni Topalli,Afrim O.Trumkolli,Bajram Luri ,Sali B.Blakaj,
    Hebib Koka,Avdi Musa,Hamëz Shefkiu,Raif Sërmaxhaj,Xhavit Basha,Aliriza Osmani,
    Mehmet Neziri, Fatmir Dërmaku,Halim Hajdari,Naser Shavelli,Fadil Ibrahimi,
    Avdi Maliqi,Ramadan Sërmaxhaj,Sejdi Kastrati,Emin Kastrati,Shefqet Ibrahimi,
    Idriz Nishori,Haki Haziri,Ramadan Syla,Selim Brosha,Faik Nura,Musa Bajgora………

    Besoj se gjenerata e tyre i njeh dosjet e tyre, dhe inicijativa e trathëtarve,dhe e UDB-ashëve, që do të paraqitet në faqet e histories sonë për të iu bërë të njohur brezave të ardhëshme njohjen e gjurmëve në kohë.Njiherit për të siguruar të ardhmën e Kosovës, sepse Kosova është vetë shqiptari i saj.E harmonia e lirisë dhe karakteret e betejave të lirisë nuk guxojnë të mbeten bosh,jo për të fituar politikisht, por për të i njohur rolin e historis dhe luften e UÇK-es,dhe vendimet politike.

    Vetëm kështu i shtohen faqet e reja historis, për të dëshmuar misionet e nacionalistëve shqiptarë të cilët kanë qëndruar: në megrim, në burgje, në ndjekje, në shtypje, nën grabitje NGA DHUNA E EGER e UDB-ashëve shqiptaro-serbo-shqiptar.,
    Fotografitë e Bashkëngjitura

  7. #457
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ME PRANIMIN E PREZENCËS SË AGJENTËVE TË SAJ NË KOSOVË, SERBIA PRANON FAJIN E PËRFSHIRJES NË KRIMET MISTERIOZE TË PASLUFTËS

    Naim Maloku, deputet dhe ekspert i çështjeve ushtarake


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Maloku, shefi i agjencisë informative të ushtrisë së Serbisë e Malit të Zi, Stojanoviç ka pranuar publikisht praninë e agjentëve të këtij shërbimi në Kosovë. Çfarë do të thotë kjo në planin e sigurisë së Kosovës, për faktin se Stojanoviç është zyrtar i lartë i këtij shërbimi?

    NAIM MALOKU
    Kjo nuk është asgjë e re për Kosovën dhe as për natyrën e shërbimeve sekrete në botë. Është shumë normale që shërbimi sekret i ushtrisë jugosllave pas tërheqjes së forcave të veta ka lënë rrjetin e vet, posaçërisht ato struktura që i ka pasur të pazbuluara dhe të pakomprometuara në Kosovë. Zgjedhjet e reja që u mbajtën në Serbi, forcuan politikisht krahun radikal të Serbisë, krahun neofashist, pasi Shesheli dihet se personifikon fashizmin serb dhe gjatë dy mandateve që i ka mbajtur me Milosheviçin në qeverinë e Serbisë, dy mandatet e fundit si koalicion qeveritar ndërmjet radikalëve dhe Milosheviçit, ka arritur që të gjitha strukturat paramilitare, që i ka pasur dhe i ka udhëhequr në vitet ’90, ’91 dhe ’92 pavarësisht të gjitha atyre krimeve që i kanë bërë në Kroaci dhe Bosnjë, t’i sistemojë në organet zyrtare, në strukturat zyrtare qeveritare dhe në organizmat e qeverisë, si dhe në strukturat e sigurisë, si në polici apo në shërbimet sekrete. Dhe, unë pres që, edhe pse ato një kohë qenë margjinalizuar, tani pas zgjedhjeve, ajo strukturë të riaktivizohet dhe unë thjesht shoh një shkallë më të lartë të rrezikshmërisë të Kosovës nga këto veprime dhe kjo ringjallje e këtyre mekanizmave edhe për faktin se Kosova nuk ka mekanizma të sigurisë, pra nuk ka një mekanizëm që është i autorizuar për Kosovën dhe që i ndërmerr të gjitha masat në ballafaqim me rrezikun që vjen nga Serbia.

    RADIO EVROPA E LIRË
    A mund të konsiderohet kjo si përzierje në punët e brendshme të Kosovës dhe a do të duhej të reagonte administrata ndërkombëtare?

    NAIM MALOKU
    Administrata ndërkombëtare di për prezencën e shërbimeve sekrete serbe në Ksoovë dhe për ta kjo nuk është e panjohur. Vetë gjykimi i Milosheviçit, kur ai në çdo moment ishte në gjendje të marrë cilëndo informatë nga cilido vend i Kosovës, flet qartë se ai e ka pasur një rrjet të përcjelljes së informatave dhe kjo është bërë e ditur publikisht. Tërë gjykimi i Milosheviçit për Kosovën është karakterizuar me këtë segment, pasi çdo segment që i është dashur Milosheviçit nga Kosova në atë moment, ai ka qenë i gatshëm ta prezantojë në gjykatë.
    Normalisht, se kjo është përzierje dhe i vetmi veprim normal i strukturave të UNMIK-u do të ishte ndërtimi i një mekanizmi vendor të Kosovës me kuadro vendore të sigurisë. E vetmja mënyrë e sigurimit të Kosovës do të ishte kjo.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Maloku, cilat janë veprimet që duhen ndërmarrë në këtë rast nga pala kosovare dhe kush duhet t’i ndërmarrë veprimet në këtë rast?

    NAIM MALOKU
    Po, ne duhet të bëjmë presion më të madh institucional tek UNMIK-u për marrjen e kompetencave në këto fusha, pra në krijimin e mekanizmave vendore të sigurisë, që SHPK të marrë më shumë kompetenca dhe të ndërtojmë mekanizmat vendore të sigurisë, të cilat më pas do të dinë në mënyrë profesionale të ballafaqohen me këto kërcënime.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Dhe cili mund të jetë qëllimi i pranimit publik të pranisë së agjentëve të shërbimit ushtarak të zbulimit të Serbisë në Kosovë. Domethënë, pse bëhet publik një fakt i tillë për një çështje kaq të ndjeshme që pretendohet zakonisht të mbetet e fshehtë?

    NAIM MALOKU
    Është befasues fakti se asnjë shërbim sekret serioz në botë nuk e pranon një fakt se ka struktura e veta në strukturat kundërshtare, apo në territoret të cilat nuk i ka nën kontroll. Mund ta marrë më tepër me mend këtë si një “fryrje” para opinionit të brendshëm. Është përdorur për treg të brendshëm dhe një prononcim i tillë është një prononcim shumë joserioz për një udhëheqës të një shërbimi të tillë të fortë, që po them, është i respektuar në Evropë dhe botë, si shërbim sekret.
    Unë them se me këtë prononcim, Stojanoviçi praktikisht pranon edhe fajin, ndoshta edhe pjesëmarrjen në shumë vrasje dhe krime misterioze që nuk janë zbuluar deri më sot në Kosovë dhe aty duhet të kërkohet përgjigja. Dhe, hetuesia, organet e hetuesisë dhe të drejtësisë duhet të orientohen më tepër nga pjesëmarrja e atyre shërbimeve në këto krime.

    Intervistoi Rrahman PAÇARIZI

  8. #458
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dokumente të arkivit të Ministrisë së Rendit Publik hedhin dritë për ekzistencën e agjentëve të fshehtë “të jashtëligjshëm”
    Historia e agjentëve sekretë që urdhëroheshin vetëm nga Enver Hoxha

    Bekim Budo

    Bekim Budo është autori i një seri shkrimesh për veprimin e shërbimit të fshehtë shqiptar në regjimin e kaluar. Në fillim, ai zbardhi dëshminë e “gjeneralit”, një drejtuesi të lartë të Sigurimit të Shtetit për grupin e Mehmet Shehut. Më pas, Budo shpjegoi vizitat mjekësore të Mehmet Shehut në Paris, ku, midis të tjerave, interesant ishte takimi sekret i këtij të fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Ish-sigurimsi vijoi me rrëfimin interesant të njërit prej shërbimeve të tij tepër sekret, kur shkoi në Paris, me porosi të Kadri Hazbiut, për të kryer detyrën speciale, që me fondin e 300 mijë dollarëve, nga llogaria “e fshehur” e Ministrisë së Brendshme, të blinte një vilë për udhëheqësin e lartë të PPSH, Enver Hoxha, i cili kishte gjithnjë nostalgji për kryeqytetin e Francës. Më tej, ai tregon edhe vështirësitë, që do të vazhdonin me përplasje klanesh, pro dhe kundër, debate të Byrosë Politike për këtë çështje. Ish-punonjësi i Zbulimit të Jashtëm foli për enigmat e dy vizitave të Beqir Ballukut në Paris, në vitet 1972 dhe 1974, ku sqaron vështirësitë e ruajtjes së tij dhe “vërshimin” e zbulimeve të huaja drejt delegacionit të lartë ushtarak, që kishte shkuar në Paris pas një vizite të suksesshme në Kinë. Edhe disa ngjarje të mistershme të viteve shtatëdhjetë, që i kushtuan Ballukut jo vetëm largimin nga kreu i ushtrisë, por edhe pushkatimin, ishin situata të jetuara nga Bekim Budo. “Agjenti” në shkrimet e tij hedh dritë mbi disa fakte të rëndësishme historike të viteve ´74-´75, ku më interesant është takimi në Vjenë i Fiqret Shehut me Feçorin, që shkoi në kryeqytetin austriak, gjoja si i sëmurë. Në numrin e sotëm të “Panorama”, Budo tregon për grupin e agjentëve special që ruanin Enverin dhe shërbenin për zgjatjen e qeverisjes së tij.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, konsiderimi persona “non gratta” i 105 funksionarëve sovjetikë të përfaqësive të tyre në Britaninë e Madhe, nga ana e shtetit anglez, tregonte për revanshin që kishin marrë zbulimet e huaja në përplasjet mes tyre gjatë Luftës së Ftohtë.

    Në këto plane, Shqipëria zinte një nga vendet kryesore, ku u aplikua me anë të Degës së Veçantë serbo-ruso me atavizma tepër të spikatura të shërbimit “Smersh”. Në tehun e veprimtarisë së tyre terroriste u vunë në shënjestër bashkëpunëtorë aktivë të Sigurimit të Shtetit, vetëm në rrethin e Dibrës sidomos për Axhi Lleshin, Hasan Spata, nga Fushë Çidhna e Dibrës, të cilit i kishin bërë disa kurthe, në “bashkëpunim” edhe me disa agjentë potentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lidheshin me anë të agjentëve dopiorol D.L., dhe Njazi A. Edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin të tradhtuar, luftuan e punuan për zbatimin e detyrave si atdhetarë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësisë së vendit të tyre. Në rrugë operative, në mënyrë të fshehtë, kishin ardhur edhe një varg informacionesh, që dërgoheshin nga një senator amerikan, të cilat nuk mund të grumbulloheshin veçse me anë të “stacioneve dhe antenave të fshehta” amerikane, që kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav (Beograd dhe Prishtinë). Përveç rezidenturës jugosllave të Tropojës që ishte mjaft aktive dhe që aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve ´90, një rezidencë tjetër jugosllave vepronte në zonën e Hasit, që lidheshin me anë të agjentit ndërlidhës dhe rekrutues Avdyl Aliu, i cili futej në mes të ditës në sektorin Dobrunë-Qafë Prush, dhe i kishte armatosur pjesëtarët e kësaj bande, për të bërë terror. Kjo rezidencë ishte mjaft e organizuar dhe në të bënin pjesë disa agjentë jugosllavë si “Udhëtari”, “Ereniku”, ”Ndërlidhësi”, ”Daliu” etj.

  9. #459
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LUFTA AFATGJATË E SHËRBIMEVE SEKRETE SERBE PËR DEKOMPOZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE PËRMES RRJETEVE AGJENTURORE DHE KOMBINIMIT TË LUFTËS SË FTOHTË ME TIPET E LUFTËS SPECIALE DHE ASAJ MEDIALE

    Veprimet e shërbimeve sekrete serbe për dekompozimin e trojeve shqiptare përmes rrjeteve agjenturore dhe koordinimit të luftës së ftohtë me tipet e luftës speciale dhe të asaj mediale janë vërejtur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmes të cilave është përçarë populli ynë dhe ka kaluar në një luftë të haptë me përmasa vëllavrasëse. Faktikisht, fillet e këtyre përpjekjeve të agjenturave serbe datojnë edhe më herët, por në këtë rast ne do t’i trajtojmë veçanërisht që nga formimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, dështimi i Konferencës së Mukjes e Konferencës së Bujanit dhe luftën që kanë zhvilluar qarqet komuniste në bashkëpunim me instruktorët e PKJ-së, të cilët kishin ardhur për ta ndihmuar PKSH-në.
    Të “deleguarit” e PKJ-së, inskenuan dhe trilluan të gjitha prapësitë që ndodhën mes nesh. Veprimtaria e tyre për një kohë të gjatë në Shqipëri ua mundësoi të bëjnë një varg skandalesh në hapësirën mbarëshqiptare.
    Në mbarim të luftës, qarqet shoviniste serbe, tashmë të rigrupuar së bashku në brigadat partizane, komunistë e çetnikë, filluan aksionet për shfarosjen dhe asimilimin e popullin tonë në të gjitha drejtimet. Duke ia mohuar luftën që zhvilloi kundër fashizmit, e më pas duke e aneksuar Kosovën si pjesë të Serbisë, duke i vrarë, keqtrajtuar e burgosur masovikisht. Njëkohësisht duke ua mohuar kulturën, duke hapur shkolla turke me qëllim të identifikimit të popullit shqiptar si turq, apo pakicë turke, duke ia mohuar shkollimin në gjuhën amtare dhe duke u bërë presion për t’i shpërngulur masovikisht për në Turqi, me qëllim të rikolonizimit dhe tjetërsimit të strukturës së popullsisë së Kosovës.
    Krahas këtyre akteve të shëmtuara, qarqet e pushtetit serb të instaluar në Kosovë shkaktuan “zijën e bukës”, pastaj aksionin për mbledhjen e armëve të dedikuar vetëm për popullsinë shqiptare, që shërbente si pretekst për t’i torturuar dhe për t’i eliminuar kuadrot që kishin orientim të pastër kombëtar.
    Ç’është më keq, u zhdukën dhe u vranë pothuajse të gjitha kuadrot që ishin të njohura edhe ndërkombëtarisht dhe mbanin pozitat më të larta të kohës. E gjithë kjo u bë sipas një plani, për të cilin dinte vetëm elita shovene serbe e kohës.
    Përpunimi i planeve për shfarosjen e popullit shqiptar ishte bërë në prag të “çlirimit” të vendit nga Sfetozar Vukmanoviq – Tempo, i cili njihet si njëri nga xhelatët e popullit tonë. Tempo ishte ndër ata që zbatoi planet gjenocidiale kundër shqiptarëve të mbetur jashtë territorit të Shtetit Shqiptar.
    Autoritet kryesor për zbatimin e këtij “plani” me kompetenca të pakufizuara, ka qenë, Pavle Joviqeviqi, ish sekretar i Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë, Mitro Milkoviq, anëtar i Komitetit Qendror të PK për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, kolonel Savo Derleviqi, komandant i Shtabit Ushtarak për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit.
    Të lartëcekurit kishin hartuar një komplot sekret për zhdukjen masive të shqiptarëve në Kosovë.
    Vlen të ceket se tek shqiptarët e mbetur në kuadër të Republikës së Maqedonisë, për zbatimin e platformës gjenocidiale dhe shfarosjen e shqiptarëve që jetonin në trojet etnike ishin caktuar: Llazar Kolishevski, kryeministër i Maqedonisë, pastaj gjeneral lejtnant Cvetko Uzunovski, i cili mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Në këto projekte makabre kundër popullit shqiptar ndihmë të jashtëzakonshme kanë dhënë edhe gjeneral lejtnant Mihal Apostolski dhe komandanti i Korparmatës maqedonase Savo Joksimoviqi.
    Në zhdukjen e shqiptarëve në masë dhe shfarosjen e tyre në përmasa kolektive, pas vitit 1944/1945 u dallua edhe Spasoje Gjakoviqi, i cili i drejtonte grupet speciale të OZN-ës, për likuidimin e kuadrove shqiptare, i ndihmuar edhe nga Gjokë Pajkoviqi, kuadër i lartë i partisë dhe shtetit. Po ashtu, nuk harrohen krimet dhe tmerret e bëra në Drenicë e rrethinë, por edhe në tërë rajonin e Dukagjinit, gjatë viteve 1949-1957, nga drejtuesit e UDB-së, Çeda Topalloviqi (kolonel) dhe Çeda Mujoviqi, që të dy zëvendësshefa të UDB-së krahinore, të ngarkuar nga qarqet më të larta të Jugosllavisë për t’iu shkaktuar sa më shumë dëme dhe vuajtje shqiptarëve.
    Në këto periudha u dallua për të keq edhe njëri nga udhëheqësit më të lartë të Jugosllavisë së dikurshme, Aleksandër Rankoviqi, i cili ishte njëri nga pasuesit më besnikë të organizatës famëkeqe terroriste serbe “Crna Ruka”, nën urdhërat e të cilit punonin edhe Dushan Mugosha dhe Spasoje Gjakoviqi.
    Strukturat e tilla shtetërore bënë krime, vrasje në masë dhe spastrime kolektive mbi popullin shqiptar, i cili, çmimin e lirisë e pagoi shumë më shtrenjtë se të gjithë popujt tjerë që jetonin në bashkësinë jugosllave, duke dhënë 6 200 dëshmorë nga radhët e 55 000 luftëtarëve, sa ishin të angazhuar në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës. Por kjo liri e pritur nuk ishte asgjë më shumë pos një robëri e re.
    Projektet për asimilimin e shqiptarëve u bënë në dy faza. E para kishte filluar në prag të mbarimit të luftës, kurse e dyta pas luftës.
    Realizmin e këtij projekti, tek shqiptarët e Maqedonisë e kishin marrë përsipër ndihmësministrat e OZN-ës: Savo Joksimoviq e Marko Jeliseje, Pavle Joviçeviq e Mitro Milkoviq të cilët, digjnin, grabitnin e plaçkitnin nga një vend në tjetrin duke iu dhënë urdhër edhe veglave të tyre që të bëjnë masakra e terror. Të lartëcekurit kishin urdhëruar të bëheshin vrasje dhe masakra edhe nëpër rrethe ku merrnin pjesë shefat e OZN-ës lokale, sekretarët e komiteteve të partisë, komandantët e brigadave e batalioneve, por edhe njësitë speciale të përzgjedhura nga OZN-a. Kurse, ndër oficerët dhe drejtuesit tjerë të pushtetit që morën pjesë në krime kundër popullit shqiptar, pos të tjerëve, ishin edhe Boshko Çekiqi, Millutin Paviqeviqi, Vllado Popoviqi (i cili njihej si likuidator i shumë shqiptarëve dhe kuadrove patriotike të Gjilanit me rrethinë), pastaj Gjoka Pajkoviqi, Bogolub Radiqi dhe Vllado Dashiqi, oficerë të UDB-së. Këta, me theks të veçantë, u dalluan për keqtrajtimin e popullit shqiptar në aksionin për mbledhjen e armëve, aksion ky i njohur në popull si “Aksioni i armëve” në krye të të cilit qëndronte vet Aleksandër Rankoviqi, bashkëpunëtorët e të cilit s’lanë gjë pa bërë mbi popullin e pafajshëm të Rrafshit të Dukagjinit dhe përgjithësisht në hapësirat shqiptare të mbetura nën Jugosllavi.
    Duke i parë këto padrejtësi, gjenocidin, terrorin e vrasjet në masë që bëheshin para syve të udhëheqësisë shqiptare, në muajin nëntor të vitit 1944, ata krijuan një komision shqiptar, i cili përbëhej nga Aqif Lleshi, më vonë deputet në Ansamblenë Federative të Jugosllavisë në Beograd, Nexhat Agolli nënkryeministër i Maqedonisë dhe Rexhep Zajani. Ata shkuan tek Llazar Kolishevski, i cili, më vonë do të jetë kryeministër i Maqedonisë për t’u ankuar lidhur me masakrat dhe terrorin që po ushtrohej mbi popullin shqiptar. Kolishevski i drejtoi tek gjenerali Apostolski, i cili ishte edhe komandant i Korparmatës së I-rë maqedonase. Delegacionin shqiptar Apostolski e priti me këto fjalë: “Kjo nuk është gjë, është një pastrim që bëjmë në kuadër të punës dhe kështu do të vazhdojmë. Ju po të doni ankohuni më lartë”.
    Ishte kjo kohë kur prej Kumanovës e Tetovës, në nëntorin e vitit 1944, ishin pushkatuar mëse 1 000 shqiptarë pa iu bërë gjyq fare. Edhe në Mitrovicë kur ka hyrë Brigada IV e “Kosmetit” janë pushkatuar mbi 2 000 shqiptarë, vetëm nga qyteti. Kurse gjatë hyrjes së forcave partizane për të dytën herë në qytetin e Gjilanit ishin pushkatuar pa gjyq mbi 1 000 shqiptarë. Ndërsa, me rastin e “çlirimit” të qyteteve, veçanërisht në Gjilan me rrethinë, mendohet të jenë vrarë 8 000 shqiptarë. Në organizimin e kësaj masakre kanë marrë pjesë Sima Mileniqi, Vllado Popoviqi, Lubo Shotra etj. Kjo gjendje ishte e përsëritur në të gjitha qytetet e Kosovës. P.sh.: në Skënderaj ishin gjetur mbi 250 vetë të mbytur me sopata e bajoneta të cilët i kishin mbytur burgjeve dhe i kishin hedhur në periferi të qytetit. Në ketë periudhë mbi 200 shqiptarë të tjerë ishin pushkatuar në vendin e quajtur “Taukbahqe” në Prishtinë, shumë prej tyre atdhetarë në zë.
    Oficerët e OZN-ës kishin zgjedhur mbi 500 djem shqiptarë të cilët i morën kinse për t’i inkuadruar në brigadat partizane, përkatësisht në Bigadën e IV të Maqedonisë në Shkup. I inkuadruan përmes kolonelit Marko Jeliçev në bashkëpunim me oficerët tjerë të divizioneve maqedonase. 300 prej këtyre djemve, që nga ajo ditë i zhdukën pa gjurmë. Në vitin 1944 në stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë qarqet e OZN-ës kishin mbyllur brenda mbi 10 000 shqiptarë në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra e fëmijë. Vetëm brenda një nate u pushkatuan mbi 1 200 vetë, kurse të nesërmen u pushkatuan edhe 20 të tjerë. Gjatë atij viti vetëm në fshatin Zajaz të Kërçovës OZN-a vrau 320 shqiptarë. Më 26 nëntor 1944, në Gostivar OZN-a pushkatoi, pa ndonjë arsye, më shumë se 20 shqiptarë të pafajshëm. Këto vrasje u bënë me urdhër të shefit të atëhershëm të OZN-ës së Gostivarit, Tafit Andro Grueski nga fshati Mavrovë, i cili më vonë shërbeu si oficer në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Bashkëpunëtor në këtë vrasje ka patur komandantin e atëhershëm të komandës së vendit të Gostivarit, Mitko Iliev.
    Edhe Kazerma e Gostivarit, kah fundi i vitit 1944 ishte shndërruar në burg nga OZN-a. Atje I kishin burgosur më shumë se 5 000 shqiptarë, njerëz të pafajshëm të marrë nga fshatrat e rrethinës së Gostivarit. Në muajin nëntor, vetëm brenda një dhjetëditëshi, janë pushkatuar më shumë se 300 prej tyre. Titistët i nxirrnin jashtë qytetit, i detyronin t’i hapnin vetë varret e tyre dhe pastaj i pushkatonin oficerë të zgjedhur apostafat për këtë punë nga OZN-a. Dy oficerët më të dalluar në këtë krim ishin Lupçe Gjinevski nga rrethi i Kërçovës dhe Petro Kitanovski.
    Për ta mbajtur nën sundim dhe për ta shkombëtarizuar e asimiluar në afat sa më të shkurtër popullin shqiptar, në fund të janarit të vitit 1945, KQ i PKJ-së, kishte hartuar dy projekte për ndarjen administrative të pushtetit në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit. Projekti i parë parashihte që rrethet Mitrovicë, Drenicë, Vuçitërnë, Podujevë, Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Gjilan e Kamenicë, të vareshin nga RS e Serbisë, kurse Rrafshi i Dukagjinit me rrethet e sotshme Istog, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Prizren, Dragash e Suharekë të vareshin nga RS e Malit të Zi. Ndërkaq, në projektin e dytë, qarqet shoveniste serbe kishin paraparë, që krahina e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit t’i aneksoheshin Serbisë dhe të shpalleshin “krahinë autonome”. Siç dihet, në qershor të vitit 1945 u mblodh Kuvendi Krahinor i Këshillit Nacionalçlirimtar. Vet sekretari Gjoko Pajkoviqi propozoi që krahina e Kosovës dhe Rrafshi i Dukagjinit të bashkohen me Republikën e Serbisë. Mjerisht, ky propozim u përkrah nga Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani etj. Që në muajin korrik, Kosova u vu tërësisht nën administrim ushtarak.
    Pas kësaj, përparësi e veçantë iu dha serbizimit në gjykatat e qarqeve. Me urdhër të drejtëpërdrejtë të Dushan Mugoshës, u hoq gjyqi krahinor, dhe u bënë katër gjykata qarqesh si në Pejë, Prizren, Prishtinë dhe në Gjilan - me qendër në Ferizaj, me ç’rast u caktua që të katër kryetarët e gjyqeve të jenë serbomalazezë. Këta ishin: Petar Shoshkiq, Dragan Jakiq, Vojo Stankoviq dhe Sfetozar Nediq. Kuptohet, edhe në trevat tjera shqiptare si në Maqedoni, Mal të Zi, etj., titullarët e gjykatave ishin serbomalazezë.
    Në këtë kohë, Gjoko Pajkoviqi, nënkryetar i Këshillit Krahinor bashkë me Pavle Joviqeviqin, sekretar, ia imponuan Këshillit Popullor dy vendime. Njëri vendim ishte heqja e deputetëve Iljaz Cingu, Hysen Thaçi dhe Hilmi Zatriqi nga posti i deputetëve, me akuzat e trilluara se “kanë lidhje me bandat e arratisura” apo me “armiqtë e popullit”. Vendimet u miratuan menjëherë. Në vend të tyre zgjidhen dy serbomalazezë dhe një shqiptar - Sinan Hasani i cili u zgjodh në Këshillin Krahinor, në mbledhjen e dytë të Asamblesë Krahinore, të mbajtur më 30 dhjetor 1945. Pas këtij akti, komunistët shqiptarë të Kosovës dhe të trevave të mbetura nën Jugosllavi, iu përshtatën situatës së re. Një pjesë e tyre dalëngadalë u bënë vegla të vërteta në duart e OZN-ës, ndihmuan në terrorizimin e popullit të vet. Të tjerët u futën në strukturat e pushtetit dhe ndihmuan konsolidimin e tij. Një pjesë tjetër që nuk u bindën u likuiduan fizikisht, u ndëshkuan me burgje shumëvjeçare duke i eliminuar nga skena politike. Ç’është më keq, me popullin tonë ndodhi një gjë e tmerrshme dhe ende e pashpjegueshme shkencorisht. Nga viti 1944 deri në vitin 1950, u vranë, u persekutuan dhe u zhdukën komplet elita udhëheqëse, duke mos i kursyer as ata që luftuan në anën e partisë komuniste të Serbisë as ata që luftuan kundër tyre. Pre e këtyre makinacioneve kishte rënë Emin Duraku, anëtar i Byros së Komitetit Krahinor të Kosovës, i cili ishte dërguar nga PKSH në Kosovë si njëri ndër kuadrat më të forta. Fillimisht u kritikua nga Boro Vukmiroviqi dhe Pavle Joviqeviqi për “shovenizëm” dhe “irridentizëm” e pastaj iu kurdis një pritë në të cilën u plagos, dhe pas 13 ditësh vdes në spitalin e Prizrenit nga neglizhencat e njerëzve të vijës partiake. Në rrethana të tilla vritet edhe Zenel Hajdini i cili për vite me radhë mbajti gjallë rezistencën në trevat shqiptare në Medvegjë, Jabllanicë e Tupellë. Edhe ky ishte goditur sipas një skenari të përgatitur më herët. Qëllohet pas shpine nga pushka e komisarit të tij gjatë një përleshjeje me forcat çetnike. Eliminimi i kuadrave atdhetare shqiptare, mënjanimi dhe diskualifikimi i tyre nga ana e PKJ-së, vazhdonte me një mjeshtri të kurdisur nga vet shteti dhe organet sekrete të shtetit serb që aso kohe kishte filluar të njihet si “Jugosllavi e re”.
    Dushan Mugosha dhe rrethi i tij i përdorte edhe disa struktura brendashqiptare për të ngjallur armiqësi përmes thashethemeve me qëllim të nxitjes së vëllavrasjes dhe armiqësimit të shqiptarëve mes veti. Bëhet fjalë për njerëzit që kishin të hapura disa kanale agjenturore në shërbim të linjave anglezo-gjermano-jugosllavo-italiane në të cilat kishin qasje edhe organet e OZN-ës përmes kanaleve të veta. Njëkohësisht, Mugosha dhe stafi i tij mbante lidhje të rregullta dhe i koordinonin veprimet me formacionet çetnike të Drazha Mihajloviqit.
    Qysh më parë, kuadrat politike shqiptare likuidoheshin në rrethana të dyshimta duke i përdorur të gjitha format e mundshme, madje, duke kooperuar edhe me gestaponë dhe shërbimin sekret italian. Më 8 prill 1944, u arrestua nga gestapoja Xhevdet Doda i cili ishte denoncuar nga fqinji i tij serb. Denoncuesi kishte detyra të larta në celulat e partisë por punonte edhe me organet e gestaposë. Prapa shpine u likuidua po atë vit edhe komisari dhe patrioti i shquar Meriman Braha. Me një mjeshtri të madhe u realizua edhe asgjësimi i njërit ndër shtyllat e luftës Hajdar Dushi, likudimi i të cilit u bë në Kalanë e Dodës, më 22 shtator të vitit 1944. Në Konferencën e Bujanit, Hajdar Dushi, kishte shtruar aq fuqishëm dhe në mënyrë bindëse çështjen e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.
    Fatin e kuadrave të lartëcekura e pësuan edhe Sadik Pozhegu dhe Reshit Deda, të cilëve, Dushan Mugosha ua kishte përgatitur kurthet e fshehta për të rënë në to. Viktimë e këtyre kurtheve dhe e terrorit ndaj kuadrove shqiptare kishte rënë edhe veprimtari dhe patrioti i shquar, Avdullah Presheva, të cilin e helmojnë dhe më pas vdes në spitalin e Shkupit.
    Nga repartet e OZN-ës u likuidua edhe Emrush Miftari, atdhetar dhe luftëtar i paepur për mbrojtjen e shqiptarëve nga çetnikët serbomalazezë. Në vitin 1943, kishte ngritur zërin kundër masakrimit të mbi 3 000 burrave, grave dhe fëmijëve në krahinën e Bihorit, dhe kërkonte me ngulm zbatimin e vendimeve të Bujanit. Emrush Miftari, nga qarqet e Shtabit Krahinor u konsiderua si “anarkist” dhe “bashkëpunëtor i shërbimit britanik”. Për këto arsye, Emrush Miftari u arrestua në fillim të vitit 1945 dhe u zhduk nga grupi sekret i OZN-ës. Këtë grup në rastin konkret, e drejtonte Spasoje Gjakoviqi, i cili Emrush Miftarit nuk i la as gjurmë varri.
    Për shkak që nuk iu nënshtrua trathtisë jugosllave dhe nuk ra në grackat e saj, nga organet e OZN-ës, u likuidua edhe Asim Luzha nga Drenica, i cili më parë kishte shkuar në Beograd në kuadër të një delegacioni të shqiptarëve të Kosovës për të diskutuar me Titon rreth fatit të Kosovës. Pas atij takimi, më 9 prill 1945, gazeta “Borba” e Beogradit, shkruante se “Kuvendi i Serbisë e miratoi “dëshirën” e popujve të Kosovës për aneksimin e saj – Serbisë”.
    Duhet theksuar se pothuajse gjysma e atyre delegatëve (nëntë prej tyre), që kishin marrë pjesë në takimin me Titon, për të diskutuar për çështjen e Kosovës, më vonë ishin zhdukur pa gjurmë, pa varr…
    Në këtë kohë, Rifat Berisha si zëvendëskryetar i Këshillit Krahinor dhe kryetar i Frontit Popullor do të vritet tradhtisht nga organet e OZN-ës, në qershor të vitit 1949. Trupi i këtij vigani u gjet i vrarë në breg të lumit Puhoc të Gjakovës, bashkë me trupat e Islam Brahimit dhe Mustafë Berishës të vrarë tradhtisht nga njësiti i UDB-së i cili drejtohej nga Çeda Topalloviqi dhe bashkëpunëtori i tij Ismajl Gajraku. Edhe vrasjet e Hajdar Dushit, Rashid Osmanit dhe Sadik Pozhegut e kanë nismën pikërisht tek trathtia serbomadhe.
    Në luftime me banda të ndryshme në Fushë Aliaj në Dibër, Meriman Jakupi, vritet prapa shpinës nga një pjesëtar i OZN-ës që mbante pseudonimin “Zhuti” i ndihmuar edhe nga Hajredin Ballkani i njohur me pseudonimin “Karrshilliku”. Meriman Jakupin, njërin nga kuadrat më të përgatitura të kohës, qarqet e OZN-ës e zhdukën haptas vetëm pse ishte i aftë dhe përbënte rrezik për ta. Në rrethana të tilla u vra Shaban Spahia, djalë hasreti, nga Peja, i cili ishte njëri nga luftëtarët e orëve të para.
    Vrasjet e figurave më markante të kombit, vazhdonin të kryheshin në të dy anët e kufirit: në Kosovë e viset tjera por edhe në Shqipëri, gjithnjë të dirigjuara e të organizuara nga emisarët e organeve sekrete të PKJ-së.
    Në një pritë që ia organizon Dushan Mugosha bashkë me njerëzit e tij, vritet Hysen Lepenica, pastaj forcat komuniste do ta qëllojnë pas shpinës, Aziz Çamin, që bëri aq shumë për Kosovën për Shqipërinë, për Çamërinë.
    Nga njësitet ekzekutive të partisë komuniste u vra Iljaz Agushi në Tiranë, njëra ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar.
    Në vitin 1945, pa fije turpi, në gjyqet speciale të partisë dënohet me vdekje Ymer Lutfiu i cili vdes në tortura pas tri vitesh brenda qelive të burgut. Edhe Kolë Tromara bashkë me Bahri Omarin zihen nga forcat partizane dhe pushkatohen gjatë vitit 1945. Këta i takonin plejadës së njerëzve më të spikatur. Në rrethana të tilla vritet Cen Elezi. Pasi arrestohet tradhëtisht, mbytet në qelinë e burgut në Shkup në vitin 1949, sikurse edhe Xhemë Gostivari i cili zihet tradhëtisht dhe ekzekutohet pamëshirshëm nga qarqet e ndjekjes, sikurse edhe Veli Nimon Doçi, Xh. Nikoçi dhe Alo Hoti.
    Në vitin 1945, vritet Aqif Blyta nga Pazari i Ri, njëri nga kuadrat më të vyeshme të çështjes kombëtare, të cilin, komunistët e asgjësuan si kundërshtar apo si njeri me influencë dhe autoritet të gjerë në masa.
    Kundër Bedri Pejanit, njërit ndër figurat më markante të të gjitha kohërave, luftëtar, udhëheqës dhe mbështetës i të gjitha përpjekjeve për liri organet komuniste organizuan një gjyq.
    Bedri Pejani pas riokupimit të Kosovës nga pushtesit serbë kishte kalur në Shqipëri, mirëpo, për të qenë fatkeqësia më e madhe, arrestohet në Shkodër nga organet e sigurimit shqiptar. Pas kërkesës së organeve të UDB-së, organet e Shtetit Shqiptar e kthejnë në Jugosllavi, me ç’rast “gjyqi popullor i Qarkut të Prizrenit” e dënoi me vdekje.
    Më 21 shkurt 1946, pas disa seancave të mëparshme, duke dëgjuar përpos të tjerave edhe fjalën fyese të prokurorit publik Ali Shukriut, trupi gjykues jugosllav shpall fajtor Bedri Pejanin, më 16 mars, me aktakuzë se “ka bërë propagandë kundra popujve jugosllavë, tue përhap shovenizmin në mes të popujve, e në këtë mënyrë njëkohësisht tue dëmtue lëvizjen nacionalçlirimtare, kështu pra me të këtilla veprime të veta ka ba krime të parapame në art. 3, pika 3, 4, 5 dhe 6 të ligjit mbi krime kundra popullit dhe Shtetit Jugosllav”. Më pas, Bedri Pejanin OZN-a e helmoi në qelinë e burgut, ku edhe ndërroi jetë.
    Listat sekrete të OZN-ës për likuidimin e kuadrave shqiptare ishin të gjata por edhe dora ekzekutuese ishte e pamëshirshme.
    Për ta larguar nga skena politike qarqet komuniste likuiduan Xhevat Begollin nga Peja, intelektual, në zë i kohës, i cili zihet në Lipë nga forcat e Salk Myderrizit bashkë me të nipin Skënderin. Ata i burgosën dhe i dërguan në shtëpinë e Xheladin Begollit, të cilën komunistët e kishin shndërruar në burg. Xhevatin e dënuan me vdekje por vdes në burg nga torturat para ekzekutimit. Me vdekje dënohet edhe vëllai i Xhevatit, Rifati, i cili vdes nga torturat e komunistëve në burgun e Tiranës. Xhevat Begollit sllavokomunistët ia vranë edhe vëllanë tjetër, Qamilin.
    Xheladin Hana nga Gjakova ishte luftëtar i orëve të para, por edhe ish-anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, njëri ndër bashkëautorët e formulimeve të dokumenteve bazë të Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare në Bujan dhe drejtor i gazetës “Rilindja” në Prishtinë. Si i tillë Xheladini u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej diku me shërbim, por e vërteta ishte ndryshe. Atë e dërguan menjëherë në zyrat e UDB-së ku pas shumë torturash u vra nga shefi i UDB-së krahinore, më 14 dhjetor 1948.
    Më 29 mars 1946, te Shpella e Kusarit afër Gjakovës OZN-a likuidoi: Ndoc Lleshin nga Grabanica, Prenk Shytin nga Prizreni, Gjon Çunin nga Dersniku, Zef Arifin nga Grabanica dhe Palush Prendin nga Dollci.
    Për në kohë të shkurtër brenda territorit të Dukagjinit ishin vrarë 19 vetë nga udbashët e Gjakovës. Në të gjitha kohërat u përsëritën proceset gjyqësore me inskenime dhe trillime. Nga një proces i tillë u dënua Shejh Hasani i Prizrenit i cili papritmas u gjet i vdekur. Viti 1947 ishte i kobshëm për shqiptarë. Pos “zijës së bukës” vriteshin edhe njerëzit më të spikatur të rezistencës.
    Më 1947, u vra tradhëtisht luftëtari i Rugovës Rizë Zymeri nga sllavo-komunistët e përbetuar Çedo Mijatoviqi dhe Vujo Vojvodiqi, të cilët i kishin bërë thirrje Rizës që të dorëzohet pasi që atë e kishin rrethuar. Pas dorëzimit, Rizën e vrasin në vend. Po atë vit Rizë Zymerit, Çeda bashkë me Vujën ia vrasin edhe djalin e vetëm, Hasanin.
    Organet e UDB-së do ta vrasin edhe Imer Maliqin nga Nokshiqi, i cili ishte djali i Maliq Hakut dhe Kajë Shabanes, e njohur në luftën e Nokshiqit e cila i vret katër serbë. Imeri kishte luftuar gjithë jetën kundër të gjithë armiqve dhe okupatorëve të vendit derisa u vra nga organet e UDB-së.
    Trojet shqiptare që kishin mbetur jashtë trungut amë, gjatë vitit 1948 e më pas, do të përfshihen në një valë të terrorit të ri, të gjenocidit e shfarosjes në masë të burrave më të spikatur të kombit, duke i përdorur metodat më perfide e më dinake. Në rrethana të tilla, pasuesit e OZN-ës dhe UDB-së organizuan tek shqiptarët e Kosovës “zijën e bukës” në vitin 1947, kur zbrazën hambaret e shqiptarëve, me qëllim të varfërimit të popullit shqiptar. Në fakt ky ishte presion ekonomik dhe psikologjik. Njëkohësisht kosovarët goditen edhe nga një furtunë përmbysëse - terrorizmi gjyqësor i cili do të vazhdon gjerë në ditët tona.
    Njerëzit vdisnin në tortura, vetëmbyteshin nga presionet psikologjike, torturoheshin deri në çmenduri, vriteshin në kufi kinse kanë dashur të dilnin në Shqipëri. Kufomat e njerëzve të vrarë i hudhnin në bunare, buzë lumenjve e pjesëve periferike, që të mos bien në sy. P.sh.: Haxhi Alia i Junikut vdiq nën torturat e udbashit famëkeq Dragan Okileviq. Kufomën e tij e hodhën në bunar dhe të vrarin e shpallën “të vetëmbytur”. Ashtu ndodhi edhe me Saq Mushtishtin nga Prizreni, i cili u gjet i hudhur në baltën e një kënete. Edhe Haziz Zhilivoda nga rrethi i Prishtinës vdiq gjatë torturave. Jetish Mushtishtin familja e mori të vdekur nga duart e UDB-së. Selim Gashi nga Lubova u mbajt 5 javë në tortura dhe pas pak ditësh vdiq. Zef Shalën e Shtupeqit të Vogël të Rugovës pasi e torturuan tek posta e Kuqishtës, e vranë tek kisha e Pejës dhe e deklaruan të “vetëvrarë”. Islam Bala nga Vrella e Istogut (tani Burimit) e mbajtën duke e torturuar mbi dy muaj dhe pasi iu dorëzua familjes me brinjë të thyera vdiq në familje si pasojë e torturave çnjerëzore. Çelë Ibrahimi nga Kabashi i Prizrenit vdiq si rrjedhojë e torturave. Musa Berisha në Suharekë vdiq në tortura të UDB-së. Sali Hysenit nga Gërgoci ja thyen krahërorin dhe e torturuan mizorisht. Si pasojë e këtyre torturave vdes. Man Tafa i Prelezit të Ferizajt dhe Bajrush Mersala vdiqën në tortura të UDB-së. Shyqëri Gaçka u torturua me sadizëm nga udbashi Misheviq. Shaban Shkreli nga rrethi i Pejës gjithashtu u mbyt në tortura. Bekë Isufi nga Dugajeva e Rugovës së Pejës, pasi ishte torturuar mizorisht nga UDB-a, therë veten dhe vdes. Rexhep Fetahu nga Drelajt u hodh nga shkëmbi për t’iu shmangur torturave. Ibrahim Peci i Lipës së Pejës u mbyt në lum, duke kërkuar vdekjen si të vetmin shpëtim. Cenë Isuf Gacaferri nga Juniku, pasi u torturua gjatë ditës nga udbashët kur u kthye në shtëpi ai therë veten pasi kishte për të shkuar prapë në organet e UDB-së. Edhe Rexhep Tahiri nga rrethi i Pejës u vetmbyt pasi u torturua rëndë nga UDB-a. Likuidimet e shqiptarëve vazhdonin pamëshirshëm. Pre e këtyre terroreve ranë edhe Brahim Kuçi dhe Muharrem Kuçi nga Nabërgjani i Pejës, të cilët u likuiduan dhe vetëm pas dhjetë ditësh, u gjetën të masakruar dhe të mbuluar me gjethe.
    Më 1949 në lokalitetin e Hotit dhe Grudës UDB-a, arrestoi dhe i vrau 6 shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe sekretarin e këshillit të lokalitetit të Grudës. Po atë vit, UDB-a vrau patriotin e shquar nga Bujoviqi i Andrijevicës Ethem Kollçakun. E kishin vrarë edhe Pjetër Smajlin nga Hoti, pjesëmarrës dhe luftëtar i dalluar i LNÇ-së, kurse të vëllanë ia kishin therrë me thika në vitin 1947. Në vitin 1949, organet e UDB-së, konkretisht Llukan Markoviqi dhe aspiranti i tij Dushan Dovodoviqi vranë Tomë Sylë Gjurën si dhe Prekë Gjokën nga Gruda, kufomat e të cilëve i zhdukën pa gjurmë.
    Pa ndonjë pretekst që arrestuar i riu Martin Gjokaj nga Triepshi në vitin 1948, dhe qe dërguar në Goli Otok ku edhe vdiq. Arsyeja e arrestimit të Martinit qe bërë për shkak se pati thënë në një mbledhje të partisë se “ky sistem që na predikoni nuk është marksizëm-leninizëm por tradhti”.
    Vala diskriminuese ndaj shqiptarëve në trojet e mbetura jashtë trungut amë ishte tmerruese. Në atë kohë në burgun e Gostivarit nga torturat u çmend Mark Abdia, kurse në këtë burg u pushkatua pa gjyq Sali Krosini nga Dibra. Pak kohë më parë ishte pushkatuar Mazllum Pesjaku nga fshati Arne mu në mes të rrugës. Në tetor të vitit 1948 është vrarë Ramadan Ademi nga fshati Qyqel i rrethit të Lipjanit për shkak që s’e kishte paguar “porezin” (tatimin) krejtësisht. Ky ishte vrarë nga deputeti i atëhershëm në Lipjan, Ibrahim Rizaj dhe sekretari i rrethit të Lipjanit. Në tetor të atij viti në Drenicë u vra Grata Dranofci nga Bllazha Bubiçiqi, drejtues i UDB-së, vetëm pse i kishte thënë Bllazhës, se “nuk po kemi për ta paguar porezin”. Pas kësaj Bllazha nxjerrë revolen dhe i bie tri herë Gratës në kokë duke e lënë të vdekur.
    Në marsin e vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova. Ishte vrarë edhe Qerim Delia i rrethit të Gjakovës para syve të familjes, ndërsa në anën tjetër njerëzit e UDB-së përhapën fjalën se i gjetën materiale propagandistike kundër regjimit. Për hiqgjë u vra edhe Qerim Binaku, nga Shishmani i Gjakovës, vetëm pse organet e UDB-së, e kishin gjetur në një fshat tjetër pa leje të njoftimit. Edhe Sali Kolçi nga Dibra, çoban, vetëm pse s’u tha “mirëdita” organeve të UDB-së, që ishin duke trupuar atypari, u vra. Nga organet e UDB-së u zhduk pa shenjë edhe djali i Sadik Hamzës nga rrethi i Pejës. Pa asnjë arsye nga organet e UDB-së u zhdukën në mënyrë misterioze për të futur tmerr e panik në popull edhe këta shqiptarë: Muhamet Rufati nga Tuplica e Gostivarit, Rrahim Rufati nga Kolishti i Gostivarit si dhe Veli Pyroku nga fshati Pyrok i Gostivarit.
    Terrori dhe masakrimi i njerëzve vazhdoi edhe gjatë vitit 1950. Në Triepsh, organet e UDB-së, vranë Gjon Lush Cungajn dhe gruan e tij Drenën. Udbashët i vranë para shtëpisë së tyre e pastaj i therrën me thika, ndërsa shtëpinë dhe pronën e tyre organet e UDB-së ia dorëzuan si shpërblim Preng Martinit për pjesëmarrje në këtë vrasje. Këtë vit është vrarë gruaja e Qazim Jakupit, 20-vjeçare bashkë me të birin 2 vjeç, për shkak të arratisjes së burrit të saj Fazli Jakupit si informbyroist. Në këtë fazë shërbimet sekrete serbe shquhen me presione të vazhdueshme për të bërë sa më shumë njerëz për vete, për t’i çuar me detyra të caktuara në Shqipëri. Këtë vit është vrarë Shaqir Rama nga Pogragja, me pretekst se “ka hapë proklamata kundër shtetit”. Më 12 qershor 1950 forcat e UDB-së kishin vrarë Isuf Rekën nga rrethi i Gjakovës duke u kthyer nga puna, të cilin e lënë të shtrirë në mesin e rrugës mbi 24 orë. Në gusht të vitit 1950 është vrarë Masllëm Pasjaka nga një fshat i Dibrës si dhe Ramë Halili nga një fshat i Deçanit. Po ashtu, nga UDB-a është vrarë Haxhi Tishuku nga Isniqi i Deçanit, trupin e të cilit e kanë gjetur disa muaj pas vrasjes të hedhur në gërmadhat e Bjeshkëve të Nemuna.
    Në tortura të UDB-së vdiq në burg Ali Skara nga Konjari i Dibrës bashkë me Osman Kazanin. Në Span të Dibrës, në qershor të vitit 1950, ishte arrestuar profesori i mirënjohur Shaban Kryeziu të cilin pas shumë torturash e zhdukën në mënyrë misterioze.
    Në këtë kohë do të goditet pamëshirshëm treva e Vardarit nga një terrorizëm i organizuar në shkallë vendi i cili kishte filluar me përbuzjen e flamurit shqiptar e deri tek vrasjet e bijve më të spikatur të këtij vendi. Ndër të parët që UDB-a ia vuri prangat ishte Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe, i cili përfaqësonte Shqipërinë Lindore në Qeverinë Republikane të Maqedonisë si nënkryeministër. Edhe këtë burrë të pathyeshëm të kombit tonë organet e UDB-së do ta likuidojnë në pamundësi për ta gjunjëzuar, apo për ta bërë për vete.
    Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. U arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri më pikëpamje nacionaliste, të cilin e mbytën në tortura. Në vitin 1951, ia kthyen familjes disa rroba personale pa kurrfarë sqarimi, vetëm se në njëfarë mënyre e konfirmonin vdekjen e tij.
    Në format më bizare do të vriten edhe shumica e drejtuesve të Mbledhjes së Dytë të Prizrenit ndërsa ata që patën fatin të shpëtojnë do të burgosen dhe do të dënohen me burg shumëvjeçar, disa prej të cilëve dënohen me vdekje - pushkatim. Më vonë do të vriten edhe shumë nga drejtuesit e organizatës së NDSH-së. Disa prej tyre do të dënohen nëpër burgje, dhe nga torturat do të vdesin në burgjet e Goli Otokut e burgjet tjera serbe. Fatin e tillë të vrasjeve në moh duke i çitur në prita e duke u kurdisur kurtha e tradhëti, do ta ketë edhe Shaban Polluzha, Mulla Idris Gjilani i Velekincës, i cili do ta djegë veten me benzinë në qelinë e burgut. Pastaj Mehmet Gradica, Ymer Berisha, Ukë Sadiku, Marije Shllaku, Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Halim Orana, Hajdar Planeja, Berdnard Llupi, Ukshin Kovaçica, Sadri Gashi, Sylë Hotlla nga Kumanova, Muharrem Fejza, Hysni Rudi, Mehmet Bushi, Kemajl Skënderi e qindra të tjerë, të gjithë atdhetarë me fuqi kreshnikësh. Secili prej tyre kishte krijuar histori më vete. Kishin punuar në mundësinë e vet një jetë kushtuar atdheut e çlirimit të vendit. Mjerisht, këta burra do të pushkatohen dhe hjekësohen prej atyre që ishin kundër lirisë së vendit nga ata që ishin pajtuar me robërinë e re. Para gjithë kësaj mynzyre kishin heshtur njerëzit që u shtirën për 50 vite si “përfaqësues të popullit” si Fadil Hoxha i cili gëzonte pozitat më të larta të kohës, pastaj Ali Shukriu i cili u bëri gjyqin bijve më të mirë të kombit duke i dënuar me vdekje shumë prej tyre. Xhavit Nimani bashkë me Ismet Shaqirin dhe Xhevdet Hamzën as që guxuan të ngritnin ndonjë çështje. Ata ishin bërë mashë e partisë. Kurse Mehmet Hoxha nëpër këto vorbulla kalonte si i bashkangjitur i Dushan Mugoshës që punonte në favor të Serbisë. Po atë rrugë kishte zgjedhur edhe Sinan Hasani.
    Mjerisht, ajo çka po ndodhte me elitën udhëheqëse të shqiptarëve që mbetën jashtë trungut amë po ndodhte edhe në Shqipëri në të njëjtën kohë nga e njëjta shtresë udhëheqëse. Likuidohej dhe shkatërrohej pamëshirshëm pjesa drejtuese e cila nuk pajtohej me formën e punës së udhëheqjes komuniste. Persekutoheshin klerikë, intelektualë në zë, luftëtarë të devotshëm, njerëz me autoritet edhe në qarqet ndërkombëtare të kohës, mohohej e kaluara, kultura, shtrembërohej historia. Disa brigada partizane ishin dërguar në Kosovë për të luftuar me vëllezërit e tyre që luftonin edhe më tutje për t’i sjellë lirinë e premtuar vendit, si në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Tashmë në Shqipëri ishin vrarë pjesa më e madhe e të arratisurve, si Mark e Llesh Gjomarkaj, Llesh Marashi, Cen Elezi, Prek Cali, Halil Alia, Jup Kazazi etj. Kurse nga gjyqet speciale ishin dënuar patriotë e figura të larta të nacionalizmit shqiptar si Patër Anton Harapi, Lef Nosi, Shejh Karabunara, ndër ta edhe gjeneral Aqif Përmeti, e Miradashi, e plot oficerë të tjerë madhorë. Shumë prej njerëzve që i përbënin forcat patriotike por edhe nacionaliste që kishin luftuar kundër shumë okupatorëve ishin shtrënguar të ikin nga presioni i pushtetit komunist në Shqipëri. Qindra patriotë e luftëtarë kosovarë që kishin ikë nga pushteti jugosllav në Shqipëri u kthyen pas, e pastaj u dënuan në gjyqet jugosllave. Shumë prej tyre edhe u pushkatuan. Burgjet ishin mbushur plot me shqiptarë si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë e Mal të Zi. Nëpër këto burgje pothuajse çdo ditë vdisnin nga torturat dhjetëra shqiptarë e pushkatoheshin çdo ditë me dhjetëra të tjerë. Burgu i Sheremetit në Pejë ishte bërë tmerr për shqiptarë, Kulla e Popit në Istog - alkatraz i vërtetë, Idrizova ferr. Hani i Tozës, Monopoli i Duhanit e dhjetëra vende tjera u ngjanin kampeve të Mathauzenit e Aushvicit gjerman në të cilat po zhdukej e masakrohej ajka e kombit shqiptar.
    Ky terrorizëm përfshinte çdo rreth e fshat në trevat shqiptare. Fatet e kobshme të një pjese të popullit tonë do t’i pëson edhe Sabaudin Gjura i cili ishte një nga bijtë më të ditur të Tetovës që UDB-a e kishte vënë në shënjestër. Atij, torturat ia dërmuan trupin e njomë, ishte bërë kufomë me frymë në burgun e përgjithshëm. Pas disa ditësh, trupin e tij të strërmunduar e çuan diku në brendi të Sharrit plak që ta shkyenin egërsirat.
    Terrorizimi individual me likuidime ishte një praktikë e vazhdueshme, e njohur si traditë e organizatave terroriste serbe. Mirëpo njerëzit e UDB-së nuk e kishin harruar traditën e terrorizmit në grupe, siç ishte rasti i Metë Idrizit nga Drenoci i Deçanit të cilin e kishin likuiduar organet e UDB-së bashkë më një grup të shokëve.
    Ndër çetnikët që nuk lanë gjë pa bërë mbi popullin shqiptar ishte edhe oficeri i OZN-ës, Vllado Popoviqi, bir i dy breza çetnikësh, që vrau dhe masakroi popullin e Gjilanit me rrethinë. Ngjashëm ka vepruar edhe kapiteni i OZN-ës Pepe Jovanovski i cili kishte krijuar një burg special në qytetin e Kërçovës me sëmundjen e tifos së morrit. Duke u treguar ky eksperiment efikas, organet e OZN-ës e përhapnin tifon e morrit edhe nëpër brigadat partizane shqiptare që operonin pothuajse në të gjitha territoret e Jugosllavisë, ku nga kjo sëmundje gjetën vdekjen mijëra partizanë shqiptarë. Në këtë kohë qarqet e OZN-ës në bashkëpunim me aparatin shtetëror të sapoformuar, arritën që pos masakrave dhe vrasjeve në masë të vrasin dhe burgosin elitën udhëheqëse dhe ushtarake si dhe të gjithë ata që patën guxim ta ngrisin zërin kundër shtypjes e robërisë së re jugosllave.
    Mu në këtë kohë kur Serbia ia mohoi popullit shqiptar të gjitha të drejtat duke filluar nga ato elementare, deri tek e drejta për jetë. Udhëheqja jugosllave dërgoi në Shqipëri misionin e vet ushtarak, më 6 shtator 1944. Përfaqësues i këtij misioni ishte Velimir Stojniq. Ky mision, sipas Velimir Stojniqit, qëllimet e veta i paraqiti në Plenumin e Beratit, ku thuhej qartë se “qëllimi i këtij misioni është që të përgatitej terreni për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.” Në fillim të vitit 1946 nga ky mision u muar vesh se 6 nga 7 punonjësit e këtij misioni ishin kuadra të zbulimit jugosllav. Të tillë ishin kapiteni Ziko Nazim Shorkiq, i cili ishte ndihmës i atasheut ushtarak, pastaj doktoresha Nada Milionoviq, oficere e OZN-nës, e cila ishte e kamufluar me detyrën e mjekes. Një rol të tillë e kishte edhe nëntogeri Fisher Josip, daktilografist, aspiranti Velio Popoviq, i cili ishte zyrtarisht në detyrën e korierit. Duhet cekur se në këtë mision, qeveria jugosllave, kishte dërguar kuadra të zbulimit edhe në përfaqësinë diplomatike si p.sh.:, Josip Djerzha, ish ministër, Sergei Kraiger, këshilltar i Legatës, Ostrec Juboviq, ish sekretar i Legatës, Savo Bozhidaroviq, ish nëndrejtor për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hekurudhës dhe më vonë funksionar i Legatës, të cilët kishin qenë prej kohësh kuadra të OZN-ës dhe më vonë të UDB-së. Këto misione kishin detyrë parësore futjen në dorë të të gjitha hallkave kyqe të aparatit shtetëror e të partisë. Në radhë të dytë ata e shtrinë rrjetin agjenturor duke shkelur të gjitha rregullat e bashkëpunimit e të miqësisë.

  10. #460
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Blerësit e dëshmitarëve, në pritje të aktakuzës

    Në burgun e Gjilanit dhe të Prishtinës ndodhen katër të arrestuarit që dyshohen për tentim të blerjes me 100 mijë euro, të personave që do të jepnin dëshmi të rrejshme për ish-UÇK-në. Ata presin ngritjen e aktakuzës, por dosjen e tyre e ka EULEX-i. Për planin e tyre, është njoftuar edhe Dick Marty, hetuesi i KE-së.


    Nga Jeton Musliu më 26.01.2010 në ora 8:33
    Dikush edhe mund të ketë harruar rastin e arrestimit të Igor Juçinacit, Gligor Juçinacit, Milutin Radanoviqit dhe Predrag Zheljkovicit. Ka pesë muaj që ata ende janë në paraburgim.

    Sikur të mos ishte vizita e hetuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, emrat e këtyre personave të nacionalitetit serb, ndoshta tash për tash, as që do të përmendeshin.

    Në verën e vitit të kaluar, ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, si të dyshuar që përpiqeshin të joshnin persona që të shndërrohen në dëshmitarë të rrejshëm.

    Duke xhiruar bisedat e tyre, hetuesit e policisë kanë siguruar prova se ata ofronin deri 100 mijë euro për atë që deklaron se ish-UÇK-ja ka kryer trafikim organesh të serbëve, gjatë luftës së fundit në vend.

    Burime të sigurta të Expressit shpjegojnë se katër të arrestuarit, që nga vera e vitit të kaluar, ndodhen të ndarë në dy burgje të ndryshme të vendit.

    Kështu Igor Juçinac dhe Milutin Radanoviq vazhdojnë të mbahen si të paraburgosur në burgun e Prishtinës, kurse Gligor Juçinac dhe Predrag Zheljkovic në atë të Gjilanit.

    Rasti i këtyre të arrestuarve, para tri ditësh, ka qenë si pjesë e bisedës ndërmjet zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës dhe zviceranit Marty.

    Në takimin që ai ka pasur me krerët e lartë të policisë, duke përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm, Sheremet Ahmeti, arrestimi i tyre është cilësuar si një sukses i forcave të rendit.

    Burime të Expressit nga policia tregojnë se në këtë takim, përveç Ahmetit, kanë marrë pjesë edhe të gjithë ndihmësdrejtorët e shtyllave kryesore të policisë.

    “Në pika të shkurtra, Martyt i është treguar për këtë rast, mënyrën e arrestimit dhe provat përkatëse. Marty nuk pyeti asgjë, ai thjesht dëgjoi”, thotë ky zyrtar për Express, shumë i afërt me takimin.

    Të katër këta të arrestuar, ka rreth pesë muaj që ndodhen në paraburgim, ndërkohë që ndaj tyre ende nuk është ngritur aktakuza. Ata vazhdojnë ende të mbahen në paraburgim.

    Kadri Arifi është ndihmësdrejtor për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës, i cili shpjegon se dosja në lidhje me këtë rast i ka kaluar Prokurorisë.

    I pyetur nëse hetuesit të KE-së i është përmendur rasti i arrestimit të këtyre tre personave, Arifi e pohon një fakt të tillë.

    “Po, gjatë bisedës, ndër shumë raste të tjera që ka pasur policia, në pika të shkurtra, z. Marty i është treguar edhe për këtë çështje”, thotë Arifi për Express.

    Ai nuk pranon të japë më shumë sqarime se ku ka mbetur dosja e tre personave për të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë (BIA).

    Shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës vetëm tregon se policia e ka kryer punën e vet duke e dorëzuar rastin në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.

    Ndërkohë, zyrtarë të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë tregojnë se dosja në lidhje me këtë rast ndodhet në duart e kolegëve të tyre të misionit të EULEX-it.

    “Nga fillimi, ata e kanë marrë rastin dhe nëse do të ketë ngritje të aktakuzës apo kur mund të fillojë procesi gjyqësor, ende nuk dihet”, thotë burimi i gazetës nga Prokuroria.

    I arrestuari Gligor Joçinac është shtetas serb i Republikës së Kosovës, i cili ishte arrestuar në komunën e Shtërpcës.

    Atij dhe tre të tjerëve, në fillim gjyqtari i procedurës paraprake i kishte caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, masë e cila disa herë është vazhduar.

    Megjithëkëtë, kjo masë e paraburgimit, sipas ligjit mund të vazhdojë deri në afat prej dymbëdhjetë muajsh, para se të ngrihet aktakuza.

    Operacioni i organizuar për arrestimin e të dyshuarve është ndërmarrë pas një periudhe të gjatë hetimesh, ndërsa është realizuar në afërsi të Çagllavicës.

    I arrestuari Igor Juçinac është ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, kurse si pjesë e operacionit policor, ishte konfiskuar edhe një veturë e tipit “Hundai” me ngjyrë të zezë, me targa të Nishit.

Faqja 46 prej 98 FillimFillim ... 3644454647485696 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •