
Postuar mė parė nga
Anesti_55
Kongresin e Manastirit me urdhėr tė Austro-Hungarisė
Nga Frymzim Dauti
(Alfabeti arab-shqip)
Me iniciativė tė Mit’hat Frashėrit nė Manastir nė vitin 1908 u mblodhėn klubet shqiptare qė ishin aktive nė Perandorin Osmane me qėllim qė tė njėsojnė shkrimin shqip. Gjatė kėsaj periudhe gjuha shqipe shkruhej sė paku nė
pesė alfabete: arab, latin, alfabeti i Stambollit, grek dhe mė rrallė sllav (cirilik). Faik Konica, qė ishte aktiv nė angazhimin pėr pasurimin e shqipes, e qė ishte i kualifikuar qė tė debatonte pėr kėtė temė dhe qė botonte revistėn “Albania” tė sponsorizuar nga Austro-Hungaria pėr qėllime propogandistike, nuk mori pjesė nė punimet e Kongresit tė Manastirit. Faik Konica mund tė merrte pjesė nė atė kongres dhe nuk kishte nevojė qė tė mbetej nė egzil, pasi nė atė periudhė ishin amnistuar tė gjithė disidentėt, pa pėrjashtim. Por Faik Konica ishte nė listėn e pagės sė Austro-Hungarisė, dhe mbronte interesat e saj pas aneksimit tė Bosnjės nga Austro-Hungaria disa muaj mė parė. Faik Konica qė lobonte pėr “ēlirimin” e popullit tė vet dhe qė mbronte vlerat e lirisė sė popujve, nuk protestoi kur populli mysliman i Bosnjės kundėr vullnetit tė vet u okupua nga njė perandori katolike nė vitin 1908. Mirėpo pėrkrahja e Konicės pėr okupimin e Bosnjės nuk ishte arsyeja se pse ai nuk erdhi nė atė kongres, pėr tė cilėn vetė ai disa herė kishte kėrkuar qė ėshtė e nevojshme qė tė mbahej. Arsyeja kryesore sipas mendimit tim duhet tė qėndrojė nė debatin nėpėrmjet letrave qė kishin Faik Konica me Mit’hat Frashėrin. Ata si dy ekspertė tė propagandės dhe qė shkruanin me pseudonime krishtere ortodokse, nė vitin 1908 kishin mendime tė ndryshme pėr tė ardhmen e shqiptarėve. Faik Konica propagandonte qė Shqipėria tė aneksohej nga Austro-Hungaria, pėrderisa Mit’hat Frashėri pas revolucionit xhonturk mė 1908 besonte se Perandoria Osmane do tė forcohej dhe do tė mbijetonte. Kuptohet qė pėr mendimin e Mit’hat Frashėrit ndikoi dhe ngritja e tij nė post tė lartė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe zgjedhja e kushėririt tė tij Gani Frashėri pėr deputet. Faik Konica ishte qė pėr shkrimin e shqipes tė pėrdoret alfabeti latin dhe arab, me ēka ai kėtė e dėshmon nė revistėn e tij “Albania” ku botoheshin edhe shkrime shqipe me alfabet arab. Mit’hat Frashėri ishte qė pėr shqipen tė pėrdorej alfabeti qė e pėrpiloi xhaxhai i tij por dhe ndoshta pėr pėrhapjen e propagandės dhe ai arab. Alfabeti arab pėrdorej mė shumė ndėr shqiptarėt dhe prandaj ishte me interes tė madh qė ai tė mbetej pėr pėrhapjen e propagandės dhe qė vendimet e kongresit tė pranohen nė masė. Mirėpo nė atė kohė ishte e pamundur qė tė pranohej qė shqipja tė shkruhej nė tre alfabete. Pasi asnjėri nga kėta tė dy propagandist nuk lėshoi pe qė tė tėrheq kėrkesėn pėr alfabetin e preferuar tė tyre, si kompromis nė Kongresin e Manastirit u pajtua qė shqipja tė shkruhet nė dy alfabete, gjegjėsisht atė latin dhe alfabetin e Stambollit. Por pasi qė nė Manastir u vendos qė mos tė pėrdoren mė shkronjat arabe pėr shkrimin e shqipes, ky vendim e irritoji masėn e gjerė. Pas kėsaj ngjarjeje filloi me njė intenzitet mė tė madh debati pėr alfabetin shqip. Ky vendim i imponimit tė alfabetit latin i zemėroi intelektualėt shqiptar konzervativ. Ata filluan qė tė kėrkojnė qė shqipja tė shkruhej me alfabet arab. Nė tė gjithė qytetet shqiptare kishte protesta nė pėrkrahje tė alfabetit shqip me shkronja arabe. Kėrkesat e tyre i drejtohen qeverisė dhe parlamentit. Pėrkundrazi asnjė protestė nuk u organizua nė favor tė alfabetit latin, pasi qė nuk kishte pėrkrahje nė masė. Ky debat pėr alfabetin shqip u zhvillua edhe nė mes deputetėve shqiptar dhe solli ndasi nė mes atyre qė pėrfaqėsonin shqiptarėt. Deputetėt shqiptarė u ndanė nė mes atyre qė mbronin alfabetin arab, tė cilėt njėkohėsisht pėrbėnin shumicėn, dhe atyre qė pėrkrahnin alfabetin e Stambollit. Kjo do tė thotė se gjithė deputetėt shqiptar kategorikisht e refuzuan alfabetin latin, duke parė pas saj tentime pėr pėrēarjen e shqiptarėve. Njė pjesė e deputetėve qė mbronte alfabetin arab pėr shkrimin e shqipes bėn njė peticion e qė u botua nė shtypin e Perandorisė. Peticionin e kanė nėnshkruar 14 deputet shqiptarė, e ku nė mes tė tjerave ata deklaronin: "Prandaj, ne, si pėrgjegjės pėr fatin e popullit, vendosėm qė ky alfabet tė mos pranohet dhe tė mos futet nėpėr shkolla. Ne me neveri mė tė thellė e shikojmė propagandėn pėr alfabetin latin, tė cilin duan tė na fusin tė huajt qė duan ta gėlltisin atdheun tonė dhe duke bėrė lloj-lloj intrigash, duan ta shkatėrrojnė bashkimin tonė me Perandorinė Osmane". Por nuk ndejtėn heshturazi dhe deputetėt tjerė. Ata nė janar 1910 botojnė nė shtypin e Perandorisė peticionin nė pėrkrahje tė alfabetit tė Stambollit. Kėtė peticion e nėnshkruajnė 10 deputet shqiptar, edhe atė: Esat Pasha Toptani, Aziz Pasha Vrioni, Mufid Libohova, Shahin Kolonja, Gani Frashėri, Ismail Qemali, Nexhip Draga, Hasan Prishtina etj. Qeveria e gjendur nė njė situatė tė palakmueshme nga kėta lobime tė deputetėve, nxjerrė komunikatėn qė nuk favorizonte asnjėrin alfabet, pasi kjo problematik duhet zgjidhur nė mes intelektualėve shqiptar, dhe se ajo nuk do tė ndaloj as alfabetin latin, tė Stambollit apo atė arab, kryesorja ėshtė qė tė i ju ofrohet qė tė shkruhet dhe qė tė mėsojnė nė shqip ata qė e kėrkojnė kėtė. Gazeta "Tanin" e afėrt me pushtetin, mė 4 shkurt 1910 shkruan si vijon: “Qeveria ka marrė vendim tė prerė tė ngelė neutrale rreth ēėshtjes se me ēfarė alfabeti do tė shkruhet shqipja dhe qė zgjidhjen e kėsaj t'ua lejė dijetarėve shqiptarė”. Por pėr ta kuptuar kėtė debat intelektual qė ėshtė zhvilluar nė atė kohė, do tė ishte e nevojshme qė tė lexohet edhe vepra e historianit tė vėrtetė Hasan Kaleshit “ Disa aspekte tė luftės pėr alfabetin shqip nė Stamboll”. Ai duke e studiuar shtypin osman tė asaj kohe na ofron njė vepėr me shumė informata rreth kėtij debati. Mirėpo debati pėr njė alfabet shqip nuk fillon me Kongresin e Manastirit mė 1908, por mė 1879 kur qeveria osmane i jep besimin Sami Frashėrit qė tė pėrpiloj njė alfabet pėr shqiptarėt, pasi qė nė Korēė ishte parapa tė hapet shkolla shqipe dhe qė planifikohej qė tė hapen dhe tė tjera. Sami Frashėri me shokė e pėrpilojnė alfabetin shqip qė ėshtė i njohur si alfabeti i Stambollit. Ky alfabet ėshtė njė pėrzierje e shkronjave greke, latine, sllave por dhe tė disa shkronjave tė veēanta qė s`ka asnjė alfabet tjetėr. Sot ka shumė intelektual shqiptar qė i mbyllin sytė para fakteve dhe nuk pranojnė qė qeveria osmane dha urdhėr pėr pėrpilimin e alfabetit shqip, me tė cilėn alfabet u shkruajtėn librat e para shkollore shqipe dhe u botuan shumė gazeta sikurse “Lirija” qė botohej nė Selanik, “Tomori” qė botohej nė Elbasan apo “Lirija e Shqiprisė” qė botohej nė Sofje. Ndoshta ky citat i Faik Konicės do t’i binde ato shqiptarė qė nuk i ju binden fakteve. Konica shkruan nė njė shkrim tė tij: […] shkoj e vij te viti 1879. Nė atė mot, Sulltani, pėr tė ndezur nė Shqipėri njė zjarr kundėr sllavizmit, cpoi disa memure (zyrtar) shqiptare tė mblidhen qė tė bėjnė njė alfabet shqip. Kėta, me leje tė qeverisė, u mbluadhnė (Faik Konica- Abetari shqip).
Pas Kongresit tė Manastirit kishte tė tillė qė thuanin se s`ka se si shkruhet shqipja mė shkronja arabe pasi qė arabishtja ka 28 bashkėtingėllore dhe vetėm 3 zanore pėrderisa shqipja ka 36 shkronja. Kėtė tezė e rrėzoi shqiptari intelektual i Tetovės, Rexhep Voka. Ai e pėrpiloji alfabetin shqip-arab me modifikime tė vogla dhe qė mundėsohej tė shkruhet shqipja pa asnjė problem, sikur qė shkruhej osmanlishtja nė alfabet arab edhe pse ka 8 zanore; njė zanore mė shumė se shqipja dhe shkruhej pa asnjė problem. Ky alfabet nuk ishte ndonjė risi pasi qė shqiptarėt pėr disa shekuj kishin kultivuar letėrsinė shqipe me alfabet arab. Por Voka e plotėsoi dhe bashkė me te botoi dhe gramatikėn shqipe. Patrioti Rexhep Voka mė 1911 me alfabet arab dhe me njė shqipe tė bukur te vepra e tij “ Mendime”, shkruan pėr rėndėsinė e shkollave shqipe. Ai shkruan: "Sot dynjaja osh ba qetir, sall (vetėm) me pushkė e me thikė nuk po fitohet, po lipet edhe kalem(laps) e kndim (mėsim), fjalė e mendim".[…]"Tė mos thomi ki mysliman e ai i krishterė, jo toskė jo gegė, se xhith jemi shqiptar, jemi ni fis e ni far".
Imponimi i disa pseudopatriotėve qė mė ēdo kusht tė shkruhet shqipja me shkronja latine e revoltoi klerin mysliman qė kryesisht e njihte vetėm alfabetin arab dhe klerin ortodoks qė e njihte kryesisht alfabetin grek. Ky debat me siguri qė e dėmtoi procesin e krijimit tė kombit shqiptar dhe arsimin shqip. Por ky debat nuk ėshtė zhvilluar vetėm nė mes intelektualėve shqiptar pasi dhe kombet tjera janė pėrballur me kėtė problem. Debati i shqiptarėve pėr alfabetin ndiqej me kureshtje nga qeveritarėt radikal xhonturq tė cilėt shfaqnin ide tė nacionalizmit turk dhe tė cilėt vuanin nga kompleksi i inferioritetit. Edhe te ta filloi tė shfaqet ideja pėr ndėrrimin e alfabetit arab tė osmanlishtes dhe zėvendėsimin me atė latin, qė tė jenė mė afėr perėndimit. Kjo ide u materializua kur Kryetari i Shtetit tė Republikės sė Turqisė nė vitin 1928, me dekret e zėvendėsoi alfabetin arab tė turqishtes me alfabet latin. Pasojat e kėtij vendimi i dimė tė gjithė, pasi pas shėndrimit tė intelektualėve tė pakėt tė Turqisė brenda natės nė analfabet, Turqia u futė nė njė kolaps ekonomik dhe nė njė sistem ushtarak. Pas shumė dekadave ngecjesh Turqia nė 10 vitet e fundit ėshtė duke e marrė veten pasi i ju kthye rrėnjėve tė veta, dhe tani kėrkon qė tė rikthej ndikimin e saj nė Lindjen e Mesme, Kavkaz dhe Ballkan. Pasoja tė tilla por me njė intenzitet mė tė vogėl, pati dhe imponimi i alfabetit latin te shqiptarėt. Shumica e shqiptarėve gjatė Perandorisė Osmane shkonin nė shkolla ku mėsohej nė shqip dhe turqisht me alfabet arab. Ata rėndėsi tė madhe i ju pėrkushtonin dhe shkollave ushtarake si nė Manastir apo Stamboll, e ku po ashtu mėsonin nė osmanlisht. Njė pjesė e madhe e shqiptarėve si popull me shumicė myslimane, djem dhe vajza, e mėsonin alfabetin arab nė xhami apo dhe nėpėr shtėpia me qėllim qė ta lexonin Kur’an-in. ė orEdhe sot nė Maqedoni shumica e rinisė shqiptare njeh alfabetin arab pasi e mėsojnė atė nė xhami dhe e lexojnė Kur’an-in nigjinal, pasi aty gjejnė qetėsin shpirtėrore.
Unė ndaj mendimin se implementimi i alfabetit arab dhe atij latin nė tė njėjtėn kohė pėr shkrimin e shqipes do tė ishte zgjidhja mė e mirė. Tė gjithė ata qė e dinin alfabetin arab me lehtėsi do tė mėsonin tė lexonin dhe shkruanin shqip, pėrderisa ata qė e refuzuan alfabetin latin nuk do tė krijonin pengesa. Pasojat e imponimit tė alfabetit latin do tė ndihen mė shumė pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, ku dhe pas 10 vite tė formimit tė shtetit shqiptar, nuk kishte mėsues shqiptar e as shkolla shqipe. Prandaj dhe mėsohej nė disa shkolla greqisht, pėrderisa shumica e rinisė mbeti analfabete. Edhe ata pak alfabet qė ishin tė shkolluar me alfabet arab nuk mund tė ndihmonin nė zgjidhjen e kėtij problemi. Duhet patur parasysh se dhe politikanėt tė nivelit mė tė lartė shtetėror sikur qė ishte Kryeministri i Shqipėrisė, nė atė kohė dinin tė shkruanin vetėm me alfabet arab. Asdreni nė njė vjershė tė shkruar mė 1925 shkruan: U tunt deti, briti toka/Shqipėria Republikė/Pun’e bukur, thom pa frikė/veē zyrtarėt qė nga koka/s’dinė shqip, as gramatikė.
Edhe nė kohėn e sotme debati pėr alfabetin shqip vazhdon por me njė intensitet mė tė vogėl, pasi alfabeti latin ngadhnjeu, ashtu sikur qė ngadhnjeu dialekti toskė pėr drejtshkrimin e shqipes. Ne duhet qė pėrgjithmonė ti lėmė anash paragjykimet qė kemi ndaj alfabetit arab; alfabet ky qė i ka dhėnė aq shumė civilizimit botėror. Nėse i analizojmė sot shkrimet e pseudohistorianėve dhe pseudointelektualėve shqiptar fitohet pėrshtypja se alfabeti arab pėrfaqėson prapambetjen, pėrderisa ai latin pėrfaqėson modernizmin, dhe se shqiptarėt me implementimin e alfabetit latin shpėtuan nga asimilimi. Janė kėta teori primitive tė pseudointelektualėve shqiptarė.
Pėr ata qė thonė se alfabeti latin ishte i nevojshėm pėr tu modernizuar kombi shqiptar, do tė i ju kujtoj rastin se kombet mė tė modernizuar sot janė kombi japonez dhe ai kinez, alfabeti i tė cilėve s`ka asnjė lidhje me atė latin. Pėrderisa modernizimi i shqiptarėve edhe pas 100 viteve tė imponimit tė kėtij alfabeti, ėshtė nė nivelin e njėjtė tė modernizmit si Manastiri nė vitin 1908.
Pėr ata qė thonė se alfabeti latin ishte mė i pėrshtatshėm pasi ajo mund tė mėsohej mė lehtė, ju them qė ata e thonė kėtė nga injoranca. Alfabeti arab ėshtė dy herė mė i lehtė pėr tu mėsuar se ai latin. Kjo pėr faktin se alfabeti latin ka dy nėnalfabete, gjegjėsisht shkronja tė shtypit dhe tė shkrimit si dhe duke i ja shtuar faktit se kėta dy nėnalfabete shkruhen me shkronja tė mėdha dhe tė vogla e bėjnė atė mė tė komplikuar pėr tu mėsuar se alfabeti arab.
Pėr ata qė thonė qė ishte i nevojshėm vetėm njė alfabet pasi ashtu janė tė gjithė gjuhėt, do t’i pėrkujtoj se shumė gjuhė shkruhen nė dy apo dhe tre alfabete. Rast mė i njohur pėr ne ėshtė serbo-kroatishtja e cila mėsohej nė shkollat nė Jugosllavi dhe shkruhej me alfabet latin dhe cirilik. Kurdėt kanė njėkohėsisht alfabet arab dhe latin; ujgurėt njėkohėsisht kanė alfabet arab, cirilik dhe latin; azerėt shkruajnė nė latinisht dhe arabisht. Shumica e kombeve turke qė dolėn nga Bashkimi Sovjetik pėrdorin njėkohėsisht alfabetin cirilik dhe latin. Edhe gjermanėt si popull mė i ngritur intelektualisht nė Evropė pėrdornin dy alfabete gjegjėsisht atė gotik dhe latin.
Pėr ata qė thonė qė alfabeti arab nuk ka letėrsi, dua qė t’i pėrkujtoj qė poetėt dhe filozofėt mė tė njohur tė botės kanė shkruajtur me alfabet arab nė gjuhėn: arabe (Arabi, Gadishulli Iberik) osmane ( Perandoria Osmane), urdishte( Indi, Pakistan), kurdishte( Irak, Iran, Turqi), farsi (Iran, Shqipėri), pashtune (Afganistan), ujgure (Kinė), azere (Kaukaz, Iran), shqipe (Shqipėri, Maqedoni) etj. Vetė poeti mė i madh i perėndimit Gete, ishte i frymėzuar nga poetėt e lindjes dhe pėr kėtė shkak e studionte dhe Kur’an-in.
-Imponimi vetėm i alfabetit latin pėr shkrimin e shqipes ishte njė papėrgjegjėsi e madhe dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet e shumta qė ne jemi populli mė i prapambetur nė Evropė.
Nga sa lexova ne kete shkrim , ky kot thote se pretendon implementimin e dy alfabeteve (arab dhe latin), nje tregues amoralitetit te tij, pasi shihet qarte , ne c'do rradhe ku ai shprehet ,qe eshte nje gaverrno islamike.Me intelektualete tille shqiptaret do te jene perjetesisht inferiore ndaj popujve te tjere ballkanike, te cilet shikojne perpara interesat e popullit te tyre dhe jo interesat e grupimeve radikale isalmike.
Krijoni Kontakt