Libri i tė penduarit: Jeta ime me Anita Bitrin dhe bota e krimit shqiptar
SHKRUAN: Kevin Heldman
Intervistova akademiken Jana Arsovska, njė profesore nė Kolegjin John Jay, e cila ka pas punuar pėr Interpolin dhe ėshtė eksperte e krimit shqiptar dhe baltik. Ajo po shkruan njė libėr pėr bosėt e krimit Acik Can, vėllezėrit Dacic, (Hamdija e Ljutivia) Naser Kelmendin dhe rrjetet e tyre tė gjera; emigrantėt kinezė qė pėrdorin Shqipėrinė si urė; dhe Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila prodhoi shumė tė rinj qė tani dinė tė vrasin, por nuk kanė mė njė luftė pėr tė luftuar. Nė libėr ajo dokumenton sasi tė mėdha kokaine tė kapura nėpėr anije dhe identifikon kumbarėt e njerėzve qė pėrbėjnė listėn most-wanted me klubet e hotelet, bizneset dhe lidhjet qeveritare. Njerėz si Princ Dobroshi, qė i bėri fytyrės operacion plastik dhe u arratis nga burgu; dhe Dhimiter Harizaj, qė u arrestua nė mars nėn akuzat e pėrfshirjes nė rrjetin ndėrkombėtar tė drogės. Arresti erdhi pas kapjes sė 200 kg kokainė, e cila u gjet e pėrzier me vaj palme qė vinte nga Kolumbia dhe qė iu nėnshtrua rrugės sė drogės nga Kolumbia, Spanja, Belgjika, Austria, Slovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia pėr tė pėrfunduar nė Shqipėri. Ishte sasia mė e madhe e kokainės sė kapur nė historinė e Shqipėrisė.
Krasniqėt, sipas pėrllogaritjeve tė saj, janė kriminelė tė vegjėl. Dhe nuk janė as tė sofistikuar. Por ajo pranon se janė pjesė e rrjetit: Krasniqėt, kriminelėt e Detroit-it dhe njė bandė e shpartalluar sė fundmi nė New Jersey.
Sigurisht disa lidhje me kulturėn kriminale shqiptare janė mė tė forta se tė tjerat. Fillo me repistėt-kodoshėt e rinj nė You Tube me Lamborghini-s dhe disqet; qė pozojnė nė shesh- parkingjet nė Bronx, Yonkers apo nė 15 Mile Road jashtė Detroit-it; qė veshin shalle me shqiponjėn dykrenėshe; vringėllijnė kallashnikovėt, ose bėjnė sikur; pinė hashash dhe bėrtasin se kush ėshtė shqiptar me gjithėmend e kush jo. Ke pastaj grupet hip-hop, si The Bloody Alboz, TBA, Uptown Affiliates dhe Unikkatil, emrat e tė cilėve janė familjarė pėr shqiptarėt e rinj nė rrugė dhe klube. Por edhe biznesmenėt mesoburra, tė lidhur me mafian shqiptare: Alex Rudaj dhe tipat e Korporatės sė tij. Rudaj ende ėshtė nė burg, ku shap gojė, sipas FBI-sė. Ai i bėri paratė e tij e mė pas u kyē pas operacionit tė FBI-sė Kali i Trojės. Pėr tė mos harruar ndėrmjetėsit, bosė tė vegjėl e tė pasofistikuar me anėtarėt e bandės sė tyre tė pėrzier. Nė vitin 2009 dy pilotė tė moshuar u kapėn tek po transportonin 10 kile kokainė nga Florida nė Ocean City nė kėmbim tė 15 000 USD. Ata ranė nė rrjetėn e njė hetimi katėrvjeēar mbi ndėrmarrjet kriminale ballkanike. Tė paktėn 26 vetė u akuzuan pėr shpėrndarje apo pėrpjekje pėr tė shpėrndarė heroinė, kokainė, armė, methamfetaminė, ekstazi, cigare e deri te atletiket joorigjinale.
Qendra e rrjetit ishte nė Paterson, New Jersey (ku u arratis Merko nga Detroit-i, pėr tu kapur mė vonė) dhe lidhjet e saj ishin me Shqipėrinė, Maqedoninė, Kosovėn, Serbinė, Kanadanė, Holandėn, Brooklyn-in dhe Staten Island. Tė dyshuarit pėrdornin avionė pėr tė importuar ekstazi, oksikontin dhe marijaunė nga Kanadaja dhe kokainė nga Florida, thanė autoritetet. Gjithashtu, ata po planifikonin tė importonin ekstazi nga Holanda dhe heroinė nga Serbia e Turqia. FBI infiltroi nė rrjet dhe bleu 300 mijė kokrra ekstazi, 2.5 kg heroinė dhe njė revole 9 mm, dy armė automatike dhe bizhuteri tė vjedhura. Pėrgjime zanore dhe video nė restorantin Royal Warsaw dhe hotelin Borgata nė Atlantic City ndihmuan pėr arrestimet.
Koka e grupit ishin Myfit (Mike) Dika, 44 vjeē, i arrestuar nė njė restorant shqiptar nė Toronto; Kujtim (Timmy) Lika, 45, ende nė kėrkim dhe nė listėn Most Wanted tė FBI-sė pėr New Jeresy-n dhe, siē thuhet, kushėri i njė tjetėr Like qė vuri njė ēmim prej 400 mijė USD pėr kokėn e njė prokurori nga New Yorku) dhe Gazmir Gjoka, 56 vjeē, qė u arrestua nė Shqipėri. Grupi pėrfshinte gjithashtu dikė qė quhej Rodan Kote, i cili iu dorėzua FBI-sė nė aeroportin e Newark-ut.
Bėhej fjalė pėr njė operacion global, por ishte gjithashtu pabesueshėm lokal. Jana Arsovska tha se njė numėr nga studentėt e saj shqiptarė kanė padi, akuza apo lidhje tė ndonjė lloji tjetėr me anėtarėt e organizatės nga New Jersey.
Ke gjithashtu ujqit e vetmuar dhe kriminelėt me pajtim, njė kombinim i frikshėm i aftėsive tė mėdha dhe paparashikueshmėrisė totale. Ky tip ilustrohet nga Din Ēelaj. Tani 27 vjeē, ai ia filloi nė rrugėn e krimit kur ishte 10 vjeē, pėr ti ndėrtuar vetes njė listė qė pėrfshin shantazh, shitje armėsh, droge, vjedhje me dhunė, vjedhje dhe shitje makinash luksoze, pengmarrje, mashtrim bankar, mashtrim me sigurime, mashtrim me karta krediti, rezistencė ndaj arrestimit, pushtim shtėpie, tė shtėna me armė nė publik nė njė ndjekje me makinė dhe plumba ndaj njė kamere trafiku nė Bronx, pasi u fut me tė kuqe. Kur ishte 16 vjeē badigardi i strip club-it Scores nuk e la tė futej brenda. Ai telefonoi ca shokė, tė cilėt bllokuan trafikun nė Queensboro Bridge, ndėrsa Ēelaj u var nga hekurat e urės me njė automatik Uzi dhe qėlloi drejt klubit me 6 plumba. Nė vitin 2009 ai rekrutoi njė polic nga New Yorku, Darren Moonanto, pėr ta ndihmuar qė tė bastiste shpėrndarėsit e drogės. Llogarit edhe 17-vjeēarėt shqiptarė tė qyteteve, shumica e tė cilėve ndihen tė izoluar dhe tė tėhuajėzuar. Ata janė rekrutė idealė pėr jetėn kriminale. Njė adoleshent, tė cilin e njoh personalisht, ėshtė nė njė shkollė tė ndėrmjetme (pėr nxėnėsit qė kanė probleme nė shkollė). Ai ėshtė i vetmi fėmijė i bardhė atje. Ndoshta ai do ti bashkohet ndonjė bande a diēka e tillė; ndoshta jo njė bande me emėr, por veē njė grushti shokėsh qė veprojnė sė bashku dhe do tė ketė njė sherr pėr njė vajzė, apo pėr njė borxh tė pashlyer, ose do tė takojė dikė me lidhje dhe do tė pėrballet me njė mundėsi pėr tė fituar para pa patur nevojė tė punojė nė njė fast food dhe ai do ta pranojė.
Shqipėria, rasti special
Kam shkuar nė ēdo bar, kafene, furrė-buke dhe klub social nė Bronx, Queens, Staten Island dhe Detroit qė ka lidhje me Ballkanin. I dėrgova letėr njė shqiptari qė po shantazhohej nga dy shqiptarė tė tjerė dhe qė i trokitėn nė derė tė armatosur me kėrcėnimin se do ti pėrdhunonin gruan. Tė dy ishin ushtarė tė bandės sė Krasniqėve. Burri qėlloi njėrin pėr vdekje dhe plagosi tjetrin (vėllai i tij ėshtė nė listėn Most wanted tė FBI). Kam telefonuar kaq shumė numra jashtė pėrdorimi, kam parė kaq shumė pseudonime ballkanike, kam shqiptuar keq shumė emra dhe lexuar numra pune qė pėrdoreshin nga disa njerėz. Jam kėrcėnuar. Jam nxjerrė jashtė dhe mė ėshtė mbyllur telefoni. Mė ėshtė thėnė kaq herė, sigurisht pasi kam filluar tė bėj pyetje, se klubi nė tė cilin jam ėshtė privat. Dhe sigurisht mė kanė injoruar. Mė kanė pyetur vazhdimisht se pse interesohem pėr shqiptarėt; burra muskulozė mė kanė thėnė who gives a **** about the Balkans. Kam biseduar me njė motorist shqiptar mbushur me tatuazhe nė 3 tė mėngjesit, ndėrkohė qė po vriste orėt me nja 20 motoristė tė tjerė nė njė trotuar nė Queens. Doli se kushėriri i tij ishte njė ndėr tė paditurit nė gjyqin e pritshėm tė New York-ut. Ai ishte nga Bronx-i dhe nė kraholin e lėkurtė kishte tė stampuar shqiponjėn jo shumė larg nga stema RIP (u prefsh nė paqe!) Ai ishte aq njerėzor sa tė fliste me mua, ndryshe nga njė djalė nė njė bar qė kishte frikė ose ishte shumė krenar pėr tė pranuar se ishte shqiptar. Njė shqiptar mė ka falenderuar pėr atė qė po bėj dhe njė tjetėr mesoburrė po shqiptar mė tha se nė njėfarė mėnyre do tė shpėrblehem pėr gjitha kėto ecejake nėpėr burgje, rrugė, klube dhe komplekse banimi. Kam takuar plakun mė tė kėndshėm nė botė, njė pronar shitoreje nė Bronx me emrin Gjin Noku, i cili shet kaseta video, tė cilat askush nuk i blen mė. Mė uli nė karrigen e tij dhe mė rrėfeu me durim historinė, politikėn dhe kulturėn shqiptare. Mė tha se do tė mė tregonte gjithēka, duke pėrdorur edhe emrin, sepse atij si bėhej vonė. Mė tregoi pėr gjithēka kish dėgjuar e parė dhe rreth kriminelėve tė rinj shqiptarė. Ata kanė vuajtur dhe njė ditė duan tė bėhen tė pasur, mė tha. Mė tregoi se pėr tė emigruar nė Amerikė ilegalisht duhen 20 mijė USD, duke shtuar se Amerika ėshtė edhe vetė e varfėr, gjithsesi. Noku tha se e shoqja pėrfitonte kemp pas 11 shtatorit, pasi u sėmur gjatė pastrimit tė zonės sė Kullave dhe se i biri nuk dihet se si, por ishte pėrzier me jetėn e krimit. Ai ėshtė njė djalė i ri i pafajshėm, student nė Fordham University. I biri, Spartak Noku, u arrestua - diēka qė kishte tė bėnte me ekstazinė. I ati i shkroi Michael Bloomberg-ut qė ta ndihmonte me pastrimin e rekordit tė tė birit, por nuk mori pėrgjigje. Mė kėrkoi mua ndihmė, duke mė thėnė se i biri ishte i pafajshėm. Spartaku ėshtė i depresionuar dhe do tė fillojė punė si llogaritar, por sa herė kėrkon punė e pengon rekordi kriminal. Mė dha njė flamur shqiptar, njė glob bore shumė tė bukur tė Prishtinės dhe njė statujė tė luftėtarit anti-osman Skanderbeg. Nuk mė mori asnjė lek.
Informatori
Para plakut ishte njė informant anonim qė mė dėrgoi njė mesazh me emrat e kriminelėve tė paarrestuar. Pas kėsaj takova njė kriminel shqiptar, i cili tha se ishte pronar i 6 kafeneve dhe ishte arrestuar 6 herė. Ky tipi ka njė plagė plumbi dhe mban nė xhep kartėmonedha 100-dollarėshe. Pas njėfarė kohe me jep e merr, ai vendosi tė mė tregonte se po punonte pėr FBI-nė si informator. Mė tregoi kartėvizitėn e agjentit tė tij tė FBI-sė. Informacioni qė mė dha ngjante i besueshėm, por lidhet me ngjarje qė janė nė vazhdim ose nuk janė konfirmuar ende nga institucionet. E dija se informatori mund tė ishte duke mė gėnjyer. Nuk e merrja si tė mirėqenė faktin se FBI nuk do tė mė gėnjente; i pyeta agjentėt nėse do tė mė gėnjenin pėr tė mbrojtur hetimin dhe shefi i tyre mė tha se jo.
Mė kanė gėnjyer mė parė sa i takon kėsaj historie; edhe pėr gjėrat mė tė thjeshta. Njė pronar restoranti mbi tė pesėdhjetat mė tha se nuk njihte shqiptarė qė jetonin nė atė zonė dhe as kishte dėgjuar ndonjė gjė qė lidhej me ta; njė orė mė vonė zbulova se restoranti i tij ishte pėrballė rrugės ku Manoku qėlloi mbi kundėrshtarėt e tij. Njerėzit mė tė parė me tė cilėt u ndesha nė kompleksin e banimit aty pranė ishin shqiptarė dhe gjeta gjithashtu 6 kafene shqiptarėsh brenda njė perimetri prej dy blloqesh banimi. Informatori, njė babaxhan i shoqėrueshėm, i llojit dorėn-mbi-shpatulla mė tha se kishte ndihmuar nė organizimin e njė prej takimeve tė Alex Rudajt me familjen Gambino. Ai pėrmendi dy kafene: Tonys dhe Shelias. Sipas tij, nė njė akt tė dhunshėm dhe mungese respekti Rudaj i zhveshi cullak Joe Gambinon dhe disa prej shoqėruesve tė tij. Shqiptarėt nuk kanė frikė nga njė mafioz italian, shtoi ai. Ndoshta, ata ia kanė frikėn vetėm njė shqiptari tjetėr. Mė siguroi se as ai nuk ka frikė nga asgjė, pėrjashto njė gjė: ai ka frikė pėr shėndetin e fėmijės. Ai preku simbolin e krishterė qė varej nė pasqyrėn e pasme tė makinės sė tij. Mė bėri njė xhiro te shtėpia e tij nė periferi; mė vonė mė ktheu nė qytet. Mė tha se nuk donte tė shihej tek fliste me mua nė kafenenė e tij, sepse mund tė mendonin se isha i FBI-sė. Mori foto tė kartės sime tė identitetit me celular. Vazhdonte tė fliste dhe tė pėrdorte celularin teksa ngiste nėpėr autostradė. Njeh Gjovalin Berishėn. Njė i paditur nė gjyqin e pritshėm, i cili, sipas tij, ka njė kafene pranė njė bari ku unė kisha qenė mė parė. Thotė se Berisha ėshtė djalė pėr sė mbari; nuk ėshtė i dhunshėm, por kokė e kėmbė nė trafikimin e drogės. Mė vonė kontrollova dosjet e gjykatės dhe pashė se ishte kapur me 6 kg marijuanė dhe kishte pranuar fajin. (Policia gjeti nė banesėn e tij njė revole dhe plumba pėr xhaketa antiplumb, por Berisha tha se nuk ishin tė tijat). Informatori mė tha gjithashtu se pronari i njė bari nė tė cilin kisha qenė mė parė ishte njė trafikant i madh droge dhe se vėllai i tij ėshtė shoferi i njė ministri nė Shqipėri. Mė dha dy emra qė duket se ekzistonin: Gjelosh Krasniqi dhe Ened apo Eduard Gjelaj. Njėri ėshtė nė burg pėr krime lufte; tjetri, njė i lidhur me familjen Gjenoveze, nė fillim ishte nė survejim federal, ndėrsa tani nė njė burg tė New York-ut. Ai mė dha emrat e dy partnerėve tė tyre nė krime, tė cilėt janė ende tė lirė. Informatori mė tha se ai ngrinte kurthe: bare dhe kafene ku luhej kumar ilegalisht dhe ku ftonte gangsterė tė njohur, kriminelė dhe aspirantė nė rrugėn e krimit. Ai i bėnte kėto vende tė dukeshin si klube tė mafias, por tė gjitha ishin tė pėrgjuara nga FBI-ja. Disa informatorė marrin para pėr kėtė, disa tė tjerė lihen tė qetė pėr krimet e tyre. Disa tė dyja. Mė tha se droga nė Bronx zakonisht vjen nga Arizona, Kanadaja dhe Kalifornia, ku shitet mė pas nė baret dhe klubet e Astorias, ku ka shumė lokale nėn zotėrimin e emigrantėve nga ish-Jugosllavia, por edhe nga Greqia e Italia. Shtoi se ata bėjnė kujdes qė droga tė mbahet nė Bronx dhe cash-i nė Astoria, nė mėnyrė qė, nėse kapen, nuk do ti humbin tė dyja. Njė operacion i madh do tė ndodhė sė shpejti nė New York dhe rreth 50 vetė do tė kapen. Shqiptarė dhe italianė, mė tha. E pyeta se nėse i jepej mundėsia tė jetonte njė jetė tjetėr nga fillimi, ēfarė do tė bėnte. As nuk u mendua fare: do tė ishte agjent i FBI-sė. Lė kokėn pėr FBI-nė.
Njė histori New York-u
Anita Bitri ishte njė kėngėtare e njohur shqiptare, e cila hitin e saj tė parė e pati nė moshėn 16-vjeēare dhe mė 1996 u zhvendos nė Shtetet e Bashkuara, nė Staten Island, pėr tė provuar fatin. Mė 2004, ajo, nėna e saj dhe e bija vdesin nė njė aksident tragjik; helmim nga monoksid karboni ndėrsa flinin gjumė. Nė atė kohė Anita po shoqėrohej me njė shqiptar tė quajtur Parid Gjoka, i cili do tė shkruajė njė libėr mbi kėtė dhe tė tjera ngjarje tė jetės sė tij. 375 faqet e para janė shkruar tashmė. Vetė Gjoka ėshtė i famshėm, nė njė farė mėnyre, megjithėse nuk ėshtė nė asnjėrin prej sistemeve tė tė dhėnave ku njė gazetar mund tė gėrmojė nėse do ndonjė informacion mbi tė. Nė librin e tij ai gjithashtu do tė tregojė edhe pėr vitet qė ka kaluar duke qenė krimineli shqiptar mė aktiv. Gjoka, 33 vjeē, erdhi nė Amerikė kur ishte vetėm 17 vjeē, me njė vizė 6-mujore nė xhep dhe me qėllimin pėr tė mos u kthyer mė nė Shqipėri. Sipas tij, erdhi pėr njė jetė mė tė mirė. Nė fillim punoi nė ndėrtim, si roje parkimi, shtrues ēatish dhe kohėn e kalonte nėpėr kafenetė shqiptare nė Ridgewood, Queens. Kėtu u takua me Kujtim Konēin, njė i shok i vjetėr nga Tirana, i cili, sipas Gjokės, nė Shqipėri njihej si njė nga gangsterėt mė tė mėdhenj. Gjoka e donte atė stil jete. Nga viti 2000 dhe deri nė arrestimin e tij tė fundit mė 2008, ai kreu vetėm krime; sipas tij, pėrditė. Nisej drejt Michigan-it pėr tė marrė 20-30 kg marijuana qė vinte nga Kanadaja dhe e sillte nė New York, me Konēin qė e ndiqte nga pas, nė rast se ndalohej nga policia gjatė rrugės. (Plani ishte qė Konēi tė pėrplasej me makinėn e policisė dhe tė thoshte se e kishte zėnė gjumi nė timon.) Gjoka tregon se ēdo ditė trafikonte 30-60 kg marijuana. Nė zonat e pushimit afėr Buffalo-sė dhe Syracuse-s takonte personin e kontaktit, njė femėr; hipte nė sediljen e pasme dhe nė njė ndarje tė fshehtė hidhte mijėra dollarė amerikanė, tė cilėt ajo i kalonte matanė kufirit pėr tė paguar furnizuesit nė Kanada. Nė makina me xhama tė errėt ai negocionte marrėveshje droge qė vlenin mė shumė se 100 000 USD, ndonjėherė me njerėz qė nė tė kaluarėn i kishte grabitur. Pėrpara se tė bėnin ndonjė biznes bashkė, ata kėrkonin qė tė shihnin familjet e njėri-tjetrit si edhe tė shihnin ku ata jetonin, si garanci.
Gjoka, ashtu si dhe vėllezėrit Krasniqi, kishte bandėn e tij dhe tė dyja palėt punonin sė bashku pėr marrjen dhe shpėrndarjen, e qindra kileve marijuanė nga Kanadaja. Mė 2005 pati njė sherr mes dy bandave. Dikush i nxori thikėn Gjokės. Gjoka nuk u tregua burrė e tė luftonte. (I dėrrmuar nga vdekja e Anitės njė vit mė parė, ishte kthyer nė pėrdorues i rėndė i drogės.) Mė vonė, po atė vit, Krasniqėt refuzuan tė paguanin pėr njė dėrgesė marijuana qė kishin marrė nga Gjoka. Gjoka dhe Plaurent Ēela, pjesėtar i bandės sė tij, shkuan tė flisnin me Krasniqėt. Saimir (Sammy) Krasniqi e kėrcėnoi me armė. Krasniqėt nuk luajnė. Ata nuhatėn njė ēast dobėsie dhe u vėrsulėn qė tė merrnin kontrollin. Vendet ku rrinin zakonisht pjesėtarėt e bandės Gjoka u bėnė pre e sulmeve tė dhunshme. Lufta sapo kishte filluar. Banda e Gjokės, qė pėrfshinte Erion Shehun, Skėnder Ēakonin, Ēelėn, Gentian Carėn dhe njė burrė tė quajtur Visi u pėrgatitėn pėr betejė, ashtu sikurse edhe banda Krasniqi. Ata rrėmbyen dhe rrahėn njė pjesėtar tė bandės Gjoka, tė quajtur Tani, krahu i djathtė i Gjokės. Tani pranoi tė bėhej njė gjoja agjent i dyfishtė dhe tė spiunonte Gjokėn. Mė vonė ai, i ngriti kurth Gjokės kur e regjistroi duke folur pėr drogėn dhe krimet, dhe tani ėshtė duke bashkėpunuar me qeverinė. Banda e Krasniqėve vrau Shehun, dhe banda e Gjokės, nė shenjė hakmarrje, vunė nė shėnjestėr Bruno Krasniqin, teksa dilte nga njė bar nė Astoria, Queens. Sipas prokurorėve, Gjoka i drejtoi pistoletėn, Ēela Uzin (mitraloz izraelit) e tij dhe Ēakoni me njė pushkė gjahu bėrtiste Qėllo!Qėllo!, por Gjoka humbi kurajėn. Ndėrsa Ēela humbi respektin pėr Gjokėn. Njė nga anėtarėt e bandės sė Gjokės kaloi nė anėn e Krasniqėve. Ēela u kthye nė Shqipėri pėr varrimin e Shehut dhe pikėrisht kėtu ai u bė mik i ngushtė me njė nga vrasėsit e Shehut, anėtar kryesor i bandės Krasniqi. Krasniqėt fituan. Tani ata zotėronin biznesin e marijuanės. Dy prej anėtarėve tė bandės Krasniqi u kthyen nė Shqipėri. Njėri prej tyre ishte Almir Rrapo, zyrtar civil nė njė prej ministrive shqiptare. Tjetri ishte Gentian Kasa, i cili nė vitin 2007, nė Brooklyn, qėllohet pėr vdekje. Ai ishte njėri prej dy ushtarėve qė u shfaqėn te dera e shtėpisė duke kėrcėnuar se do pėrdhunonin gruan e dikujt.
Skėnder Ēakoni, njė pjesėtar i bandės Gjoka, do tė arrestohej pėr zotėrim tė 52 gramėve kokainė dhe njė tjetėr 40 gramėshi tė fshehur nė frigorifer. Nė momentin e arrestimit atij iu gjetėn peshore dixhitale, mullinj, njė shishe Inosita (hollues pėr narkotikėt), qeska plastike Ziploc, njė thikė flutur, njė stun gun, njė pistoletė, njė BB gun (armė me plumba llastiku) dhe dy radio Motorola tė tipit Talkabout. Ēakoni gjithashtu ėshtė akuzuar si personi qė furnizonte Gjokėn me marijuana Arizone, malli mė i lirė. Mė 2007 nė New York ai kishte 100 kg marijuana, gati pėr shitje, dhe njėherė i kishte dhėnė Gjokės makinėn e tij qė tė sillte njė sasi tė madhe marijuane nga Detroit-i. E transportonin nė ēanta tė mėdha hockey. Tani qė bėrrylat e kishin nxjerrė jashtė lojės sė drogės, Gjoka dhe tė tjerė, filluan tė merreshin me trafikimin e tė huajve dhe shpėrndarjen e Ecstacy, si edhe vjedhje. Gjoka dhe ēunat e tij vodhėn nga njė firmė catering 64 000 USD. Hynė me dhunė nė apartamentin e qiramarrėsit tė tyre nė Queens, duke kėrkuar shuma tė mėdha parash qė ata mendonin se ishin aty. Njė burrė i quajtur Hasan i informoi se njė ēift, qė kishte nė pronėsi njė dyqan stolish, mbanin nė shtėpinė e tyre gjėra me vlerė; ata hynė me dhunė dhe vodhėn stolitė, tė cilat i shitėn pėr 3000 USD. Pasi morėn njė informatė (nga Anxhelo) pėr njė shtėpi nė Yonkers, ata arritėn tė merrnin 7000 USD para tė thata, dy ora si edhe njė stilolaps-pistoletė. Axhelo u jep njė tjetėr informatė; njė shpėrndarės droge nga Yonkers do tė largohej pėr ca ditė, duke lėnė nė shtėpi 2 milionė USD para tė thata dhe Ecstacy; arritėn tė helmonin me mish qentė e tėrbuar qė bėnin roje, por u desh ta braktisnin kur erdhėn policėt. Bastisėn shtėpinė e njė tjetėr shpėrndarėsi nė Bronx, River Road, por kėtu arritėn tė merrnin vetėm njė armė tė vjedhur. Gjoka thotė se ka marrė pjesė nė 40-50 vjedhje. Ka pasur edhe njė kėrkesė, nga njė burrė i quajtur Louie, pėr zjarrvėnie nė njė fabrikė nė Jersey, e ndjekur nga dy zjarrvėnie tė tjera. Gjoka, bashkė me njė burrė me emrin Gentian Nikolli, zbuluan njė vend nė Vermont, afėr kufirit kanadez. Nė tre raste tė ndryshėm ata u munduan tė fusnin emigrantė ilegalė nga kjo pikė; njė herė 4 aziatikė, dėshtim; njė herė pronarin e njė restoranti (kombėsia nuk dihet), qė pėrfundoi me sukses, dhe njėherė njė kroat, qė pėrfundoi me arrestimin e kroatit. Mė 2007, vetė Nikolli u arrestua nga agjentėt federalė me presh nė duar, ndėrsa mundohej tė kalonte ilegalisht disa tė huaj. Gjoka gjithashtu pranoi se i jepte para njėrit prej ēunave tė vet pėr tė transportuar drogė nga Kolumbia nė Shqipėri. Mė 2004 u arrestua pėr armėmbajtje pa leje, mė 2005 pėr ngarje makine nė gjendje tė dehur, nga emigracioni mė 2007 dhe pėr njė sherr nė njė bar mė 2008. Pikėrisht pėr kėtė sherr do tė arrestohej nga agjentėt e FBI-sė pak para riatdhesimit tė tij. Mė 2009 firmosi njė kontratė-marrėveshje me qeverinė. Prej njė avokati mbrojtės kam dėgjuar se Gjoka ka shpenzuar 180 000 USD pėr shėrbimet e tij, dhe se nė fund tė gjithė kėsaj ai do tė marrė njė emėr tė ri, njė identitet tė ri, dhe njė vend nė program special pėr mbrojtjen e dėshmitarėve. Sipas dėshmive tė Gjokės, tė gjitha kėto ngjarje janė tė vėrteta. Por ai u detyrua nga prokurorėt tė kalonte nė sitė librin e tij tė papėrfunduar, radhė pas radhe; tė ndante tė vėrtetėn nga trillimet. Gjoka pranoi ato qė dukeshin, tė paktėn pėr tė, si kundėrvajtjet mė tė vogla tė mundshme: sipas sugjerimeve tė njė prej bashkėpunėtorėve tė tij kriminelė, ai gėnjeu pėr disa prej ngjarjeve qė janė nė libėr pėr ta bėrė mė tė shitshėm.
Gjyqi
Gjyqi i parė i bandės shqiptare nė New York filloi kėtė javė, nė njė gjykatė federale nė Pearl Street, nė Lower Manhattan. Nė fillimin ishin 9-11 tė akuzuar; gjashtė kanė pranuar fajėsinė, duke pėrfshirė edhe Daniel Bertram Weis (gjithashtu i njohur me emrin Daniel Weiss, Berti, Albert Tamali, Temali dhe Tamoli), njė me 7-klasė shkollė nga Michigan-i, i cili ishte pjesė e rrjetit tė trafikut tė marijuanės nga Detroit-i nė Bronx. Fajėsinė e pranoi edhe Gentian Nikolli, 34, i cili erdhi nga Shqipėria kur ishte 21 vjeē, ka patur armė dhe dokumente tė falsifikuara, ka folur pėr grabitjen me armė tė njė makine tė blinduar dhe, sipas prokurorėve, nė komunitet ishte i njohur pėr gjuajtje me thika, grushta, shkelma nė fytyrė dhe kryerjen e njė sėrė aktesh tė dhunshme njė numėr tė konsiderueshėm herėsh. Edhe ai ka rėnė viktimė e kėtyre shpėrthimeve tė pakontrollueshme. Pronari i njė bari nė Ridgewood i pagoi siguracionin pėr lirimin me kusht.
Mė 13 maj 2003, Kryeprokurori i Shteteve tė Bashkuara kėrkoi bėrjen publike tė marrėveshjes sė arritur me zyrtarin civil shqiptar Almir Rrapo. Kur i kėrkova sekretares sė gjykatės njė kopje tė kėsaj marrėveshjeje mė tha se stafi i gjykatėsit akoma nuk e kishte sjellė lejen qė e bėnte dosjen publike, kėshtu qė mua mu desh tė bėja njė kėrkesė. Nė darkė mė erdhi dokumenti qė kėrkoja. 28-vjeēari Almir Rrapo, me njė master nė Shkenca Politike, pranoi fajėsinė pėr 9 prej akuzave dhe pranoi tė bashkėpunonte me qeverinė amerikane. Ka pranuar se nga viti 2002 deri mė 2010, nė Manhattan, nė Queens, nė Detriot, dhe kudo tjetėr, ai ka qenė pjesė e njė rrjeti qė shpėrndau 100 kg marijuana (me vlerė 3 milionė USD), grabitjen e njė shpėrndarėsi marijuane, rrėmbimin e njė shpėrndarėsi rival, planifikoi vrasjen e njė furnizuesi, dhe vrau Erion (Lonka) Shehun. Rrapo gjithashtu pranoi akuzėn e zotėrimit tė Ecstacy me qėllim shitje dhe furnizimin e tė tjerėve me armė, pėrfshi edhe njė silenciator. Masa e dėnimit do tė jepet mė 11 korrik. Pėr Gentian Ēarėn, nga Toronto, i cili mė vonė do tė vendosė nėse do tė dalė para gjykatėsit bashkė me vėllezėrit Krasniqi, vetėm, apo do tė pranojė fajin, ēėshtja u rėndua qysh ditėn e parė tė gjyqit. Shteti ka 35 orė regjistrime, nė audio, nė gjuhėn shqipe, 99 minuta evidencė filmike dhe 9 000 faqe tabulatesh telefonikė. Ēara insiston se evidenca nė ato regjistrime do tė ndihmojė ēėshtjen e tij. Pėrkthyesja tregon se deri tani ka dėgjuar rreth 100 telefonata, shumica e tyre nė anglisht dhe rreth 13 telefonata nė shqip. Puna pėr pėrkthimin e telefonatės sė parė nė shqip ka filluar. Gjatė dėshmisė sė tij njė agjent i DEA-sė shpjegoi rrjetin e barit nė New York City: grada e ulėt e barit komercial tė rritur nė ambiente tė jashtme dhe qė vjen nga Meksika (i presuar, i mbėshtjellė me letėr plastike, i lyer me kimikate qė fshehin erėn, i mbėshtjellė pėrsėri, i paketuar dhe i postuar), 500 dollarė pėr pound, nė treg shumice; bari nga Arizona (gjithashtu i rritur nė Meksikė, quhet Ari apo Zona), 1000 dollarė pėr pound; bar nga kopshti i Xhamajkės, 1500 dollarė pėr pound; bar hydroponic (i rritur nė ujėra minerale dhe jo tokė) apo butike (zakonisht i rritur nė veri perėndim tė ShBA-ve, California-nė veriore apo British Columbia (Kanada); bud, nuk presohet shumė, paketim me vakum apo nxehje, qė nė treg shumice shkon pėr 4000-6000 dollarė pėr pound, ndėrsa nė rrugė ka njė vlerė prej 14 000 dollarėsh.
Nga gjyqi i parė kanė ngelur vetėm Plaurent Ēela dhe Skėnder Ēakoni, i cili duket mė i forti nga tė dy. Para nėntė vjetėsh DEA bastisi apartamentin e tij nė Bronx. Ai ishte krahu i fortė i Gjokės, shpėrndarėsi dhe zėvendėsi i tij; gjithmonė nė kėrkim tė marrėveshjeve tė drejtpėrdrejta me lidhjet kanadeze, por qė asnjėherė nuk e la punėn e tij nė njė lokal picash. Kur tė gjithė u ēuan nė kėmbė pėr gjykatėsin qė po hynte nė sallė, ai ishte i vetmi qė i mbante duart tė lidhura nga pas, sikur tė ishte gjithmonė gati pėr tu arrestuar. Ka pamjen tipike tė njė djali rrugėsh; flokėt tė pėrlyer, tė krehur prapa, gjithmonė duke u zėnė me avokatin e tij, paksa i plakur, shumė i dobėt, shumė i rrugės pėr kostumin e tij, apo ēfarėdo lloj kostumi qė tė veshė. Ēela, 29 vjeē, duket si njė fėmijė dhe disa herė njė buzėqeshje formohet nė fytyrėn e tij. U dėrgon njė puthje prindėrve tė tij, tė cilėt flasin njė anglishte tė ēalėt, dhe sė bashku shkėmbejnė disa fjalė memece nė shqip. Unė dhe prindėrit e tij jemi ulur afėr njėri-tjetrit nė sallė, megjithėse jemi tė vetmit aty. Prindėrit e Ēelės, sidomos e ėma, duken se janė tė tensionuar dhe shumė tė shqetėsuar pėr birin e tyre. Mė tregojnė se po shpenzojnė tė gjithė kursimet e tyre dhe se ai ėshtė i pafajshėm; e ėma gati sa nuk shpėrthen nė lot teksa mė tregon kėto. Mė tregojnė historinė e tyre, historinė e tė birit, pastaj pendohen; thonė se nuk duhet tė mė thonė asgjė pėr sa kohė qė gjyqi vazhdon, kėshtu qė unė disa detaje nuk do i bėj publike. Shqetėsues ėshtė fakti se, megjithė shumat marramendėse qė po harxhonin pėr tė paguar avokatin mbrojtės, ata nuk e kishin idenė se ēfarė po ndodhte me gjyqin e tė birit. U mundova tju shpjegoja rolin e jurisė, rolin e gjykatėsit, ēfarė ndodhte nė lidhje me vendimin, dėnimin, ēfarė ishte voir dire (betimi pėr tė treguar tė vėrtetėn), ēfarė ishin sidebars (kur avokatėt i afrohen gjykatėsit, pėr tė diskutuar diēka qė publiku nuk duhet tė dėgjojė). E ėma, njė e mė dy vraponte drejt avokatit tė tė birit, derisa ky e urdhėroi tė ulej e ta linte tė bėnte punėn e tij.
Kur Gjoka dėshmoi, ai solli detaje mbi vdekjen e kėngėtares Anita Bitri, megjithėse askush nuk ia kėrkoi. E quajti shpirtin binjak, dhe se vdekja e saj ishte rrėnimi i tij. E donte siē nuk kishte dashur askėnd tjetėr nė jetė. Ishte ai qė i gjeti trupat e pajetė. Pas vdekjes sė saj disa herė i kaloi nėpėrmend mendimi pėr tė vrarė veten. Filloi tė abuzonte me drogėn, pėr ta hequr mendjen nga ajo. Disa herė i ėshtė shfaqur fantazma i saj; nga dhimbja gati sa nuk u marros. Pas dėshmisė sė Gjokės, disa prej avokatėve mbrojtės u mblodhėn sė bashku, duke qeshur. Talleshin me shfaqjen e shpirtit tė Gjokės dhe atė ēfarė ai tha pėr vdekjen e shpirtit binjak.
*Marrė nga CapitalNewYork.com
MAPO
Krijoni Kontakt