Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Danimarkë: gazeta ”Shpirti shqip i mërgimtarit” në 13 vjetroin e numrit të parë

    Më 2 korrik 1999, në Randers të Danimarkës doli numri i parë i gazetës ”Shpirti shqip i mërgimtarit”


    Të dashur miq, emisioni që pashë në RTK në lidhje me 2 korrikun e 1990-tës, ma kujtoi një ngjarje të rëndësishme, një aktivitet të refugjatëve shqiptarë këtu në Danimarkë. Pikërisht, me nismën e një grupi dashamirës të mbajtjes gjallë të fjalës së shkruar shqipe edhe në dhe të huaj, më 2 korrik nxorëm numrin e parë të gazetës në gjuhën shqipe ”Shpirti shqip i mërgimtarit”, e cila redaksinë e kishte në Randers të Danimarkës. Pas kësaj do të pasojë edhe gazeta tjetër ”Qëndresa” si dhe revistat ”Gatojca” ( revistë për femra ), si dhe revista ”Agu”, revistë për gjëzëtari.

    Unë, në vijimësi do të sjellë artikuj nga kjo gazetë, disa nga të cilët besoj edhe sot nuk e kanë humbur aktualitetin.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Një (fragment)shkrim nga "Shpirti shqip i mërgimtarit"

    DISA NGA AKTIVITET NË QENDËR

    Ndarja nga atdheu është një ngjarje që më së rëndi e përjeton njeriu, e, sidomos kur kjo bëhet pa dëshirën e tij. Fillimpranvera e vitit që lamë pas(1999) qe kobzezë për shqiptarët; me mijëra u vranë, qindra e mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre stërgjyshore, duke lënë shtëpi e katandi, qindra e mijëra të tjerë nga pamundësia për të dalë jashtë mbete¨n robër të nëpër malet e Kosovës. Por, mos na lashtë zoti pa miq e pa dashamirës. Mbi 2800 shqiptarëve, Danimarka mike u gjeti strehim dhe u krijoi kushte që ata të ndihen si në shtëpitë e tyre.
    Nga ky plim njerëzish pati të tillë profesionesh të ndryshme, ndaj me altruizëm e filluan aktivitetin e tyre në lëmin e kulturës, shkollës e të artit. Ishte i domosdoshëm angazhimi i tyre bashkë me punëtorët e KKD për të ndihmuar këta njerëz me halle e që kishin pësuar njëqind mynxyra. Çështje e ngutshme, sidomos ishte për t´u dalë në ndihmë fëmijëve të traumatizuar: atyre që u ishin vrarë prindërit, atyre që rrëmuja e luftës i kishte ndarë prindërit, vëllezërit dhe motrat; atyre që u ishte vrarë loja, kënga, gëzimi dhe hareja; atyre që u ishte djegur shkolla, u ishte shqyer Abetarja, u ishte vrarë mësuesi para sysh, atyre që..., që, që, që...
    Shqiptarët, që në çastin kur shkelën në trollin e Danimarkës, mësuan gjëra të bukura e me vlerë. Ata erdhën në një shtet demokratik, ku njerëzit jetojnë të lirë e të lumtur. Të parën gjë madhore që mësuan ( dhe që duhet të mësojnë ) qe atdhedashuria: si duhet atdheu, si ndërtohet atdheu, si ruhet atdheu. Vetëm sjellja jonë bën që atdheu të jetë më i fortë, bën që jeta të jetë më e lumtur. Kjo pra qe ajo shkolla praktike që mësuan shqiptarët që në kontaktin e parë.

    NGROHTËSI NGA IZBA E FTOHTË

    Nga mesi i qershorit të vitit që shkoi, mërgimtarët shqiptarë bënë edhe një hap përpara: nxorën gazetën e parë në gjuhën shqipe. Ndonëse gazeta ka një titull paksa të gjatë dhe folklorik, mendimi i shumicës së anëtarëve të redaksisë qe që kjo gazetë të titullohej " Shpirti shqip i mërgimtarit". Është me interes të theksohet se ata që u paraqitën për të pounuar në gazetë, kryesisht qenë të papërvojë në gazetari, por fal vullnetit, debutimi i tyre qe i suksesshëm.
    Atyre iu mundësua që aktivitetin e tyre te zhvillonin në një dhomë të vogël(2X4m), pa nxemje dhe me dy-tri makina të thjeshta shkrimi. Kështu nga kjo izbë e ftohtë, në një ditë të shënuar,më 2 korrik,doli numri i parë i revistës që ngrohu zemrat e mërgimtarëve.
    Anëtarët e redaksisë respektojnë me konsekuencë shtatë parimet e KK duke ruajtur neutralitetin për të mos shkaktuar përçarje brëndapërbrenda as për të mbjellë urrejtje ndaj popujve të tjerë.
    Ne tetorin e vitit të kaluar në Kopenhagë, KKD- seksioni për iformim ftoi në një seminar të gjithë ata që kishin prirje për gazetari. Aty u vedos që të dalë edhe një gazetë tjetër në gjuhën shqipe e që do të quhej "Qëndresa". Kjo gazetë, ndryshe nga e para do të jetë e një niveli më të lartë si nga përmbajtja si nga forma. Dhe s´ka si të dalë ndryshe kur këtë gazetë e udhëheqin profesionistet e pasionuara: Annette Haugard dhe Majken Larsen, pa lënë anash kontributin e përkthyeses së talentuar, tiranases, Menadë.
    Dalja e kësaj gazete ka dy të mira: nga njëra anë duke ruajtur shtatë principet e KK, bëhet njoftimi objektiv i lexuesit dhe, nga ana tjetër, gazetarët të përfitojnë përvojë të re në gazetari, për të kaluar kështu në një shkallë më të lartë: nga gazetarë autodidaktë, në mos profesionistë, së paku amatorë të përkryer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-07-2012 më 19:58
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •