----------------------------------------------------
----------------------------------------------------
Pjesa III
a) Që të ndryshoni "keboard layout" mund të shtypni njëkohësisht ALT-SHIFT, dhe në fund të ekranit në të majtë do të shihni që EN (nëse jeni në Anglisht) do të ndryshoj në SQ (Shqip). Gjithashtu mund të ndryshoni "layout-in" edhe duke shtypur në atë kartor të vogël. Nëse vendosi të mbani vetëm Shqip at'herë s'do të keni nevoj të ndryshoni nga një gjuhë në tjetër.
b) më poshtë është pamja e koordinatave të gërmave dhe simboleve në tastjerën për gjuhën Shqipe. Megjithëse do t'jeni duke përdorur tastjera p.sh. për gjuhën Italiane ose Angleze, koordinatat do t'jenë të njëjta, dhe fillimisht do t'jetë e vështirë për t'u mësuar. Mua m'u desh të provoja çdo buton, p.sh. për të gjetur simbolin "@". Fillimisht e pata të vështirë sepse m'u desh që të memorizoja çdo gërm se ku ndodhesh, por ju këtu keni edhe një pamje që të tregon se ku janë gërmat...
...udhë të mbarë, dhe shpresoj që të gjithë ne të flasim Shqipen drejtshkrimisht!
sinqerisht
drini.
Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 20-03-2003 më 20:03
Drini keni bere nje pune te mire.
Respekte Estella
Të lumtë Drini ke bërë një punë shumë të mirë dhe me vlerë
Desha të shtoj dhe un disa gjëra në lidhje me shkronjat ëË dhe çÇ
për ata që e kanë tastjerën në gjuhë të huaj, jo në Shqip.
Për të shkruajtur shkronjën Ë mbani shtypur Alt + (Nr) 0203
Për të shkruajtur shkronjën ë mbani shtypur Alt + (Nr)
137
Për të shkruajtur shkronjën Ç mbani shtypur Alt + (Nr)
0199
Për të shkruajtur shkronjën ç mbani shtypur Alt + (Nr)
0999
Ndryshuar për herë të fundit nga VAZELOS : 24-03-2003 më 18:11
ose
Alt + 211 për Ë
Alt + 128 për Ç
Alt + 135 për ç
"Atdheu mbi gjithçka."
Zogu I
bravo Drino..
U bë.. tani thjesht duhet të na mësohet dora.
Bravo edhe për këmbënguljen..
huggos
detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller
Estella, Vazelos dhe Huggos ju falemnderit!
Që të mos kemi probleme me këto simbole ëËçÇ duhet që të sigurojmë se (shih më sipër tek Internet Explorer, gjithnjë duke supozuar se jeni duke përdorur këtë) "view/encoding" është në "Western Europen", pra duhet të shkoni në "view/encoding/ dhe më pas "Western Europen" (Windows). Ka raste që këto simbole ëËçÇ shndërrohen në simbole të tjera kur "encoding" nuk është në atë përkatësen ndaj gjuhës tonë. Pra nëse keni ndonjë problem të tillë sigurojuni për "encoding" që keni të caktuar.
Shumë Përshëndetje dhe Nderime
drini.
P.S. TA MBAJMË GJUHËN SHQIPE GJALLË!!!
drini mire lal po duhet qe te kish keyboard shqiptare qe te shkruani mire
O Azem shqipe malsie,
Per ty loti na ka hije.
Me thënë të drejtën kjo qe me të vërtetë një surprizë e këndshme. Nuk e dija, dhe as më kishte shkuar ndonjëherë nëpër mend, që Microsofti do kishte marre mundimin që të krijonte dhe nje opsion modifikimi tastjere dhe për gjuhën shqipe.
Drini, personalisht të falenderoj për informacionin e sakte dhe të plotë.
Është me të vërtetë një kënaqësi të shikosh shkronjat e dashura "ë" dhe "ç" përpara teje teksa shkruan. Me të vërtetë më kishin munguar së tepërmi këto shkronja. Vërtet egzistonte opsioni "Alt" + "Nr", po ai qe me gjithë mend një stërmundim. Kurse më kollaj se kaq nuk ka si bëhet.
Do t'i ftoja të gjithë anëtarët që e lexojnë këtë teme, t'i ndjekin me kujdes hapat që ka radhitur Drini në këtë temë, dhe të lodhen paksa për tu ambjentuar. Na jepet mundësia të shtypim dhe me tastjerë në gjuhën shqipe. Le ta shkruajmë sic duhet atë!
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!
Krijoni Kontakt