Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 95
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke Arb.. por..

    nuk eshte problemi te gjykatat..
    kriminelet kan fituar ne terren..
    Ata kan televizionin me vehte... kan gazetat .. kan mafien.. kan paret .. kan krejt cka u duhet per te bere ligjin ne Kosove..
    pra ata e kan bere "republiken" e tyre.

    shiqo ate komitetin per te drejtat e njeriut..
    Ata nuk guxojne tja mbrojne te drejten askujt qe ka te drejte.. ne Kosove..
    Edhe mendo se jan akademik e profesora me emer e kur vjen puna ata i kurdis jakupi dhe i ve me fol si bilbila ne mbrojtje te Krimit.. kurse Nena e drinit as shoket e te birit nuk i ka prane.
    Sepse kan frik e frika i ka bere te heshtin e te behen te neveritshem..
    Ka shku ndoj her ndoj saracine e jakup thaq demacve te rtk-s me ja vnu mikrofonin familjes se Sabahetes apo grues se Drinit apo nanes se Ukes apo ilir Selimit apo bijave te Xhemes apo prindve te Ahmetit..
    Kurre..
    Kamer e mikrofon jan vetem per rrethin e krimineleve e ata thon cka te duan e mashtrojne..

    Kosova po kerkon Pamvaresine por Kosovari ka humbur cdo dinjitet para mafies envero polpotiste..

    askush nuk guxon ta thot kete.

    "intelektualet" antaresohen ne Partine (shtabin vrases) e jakup selim veselave.. kinse ..justifikohen ata.. aty jan "qlirimtarat".. ose ne OR te vetonit se aty asht shoki i Nanos e nano shok i Thaqit.. e pshtojm guzic..
    E verteta eshte se.. kta zhapik pa karakter bejne arithmetike.. shohin sigurine atje tek Shtabi vrases.. e rrezikun te jen ne partine e Rugoves..
    Ma mir thon nen hije te ujqerve se ne lendine ne qiell te hapur ku kerkush nuk te mbron.. prej ujkut..

    Mjer kush u vra..se mbet jetim ..edhe i vdekun..

    E kriminelet me shok shum..



    Vetem ne Votim nga se eshte i fshehte.. guxojne te mjeret Shqiptar te Kosoven ti thon JOOO MAFIES..
    Kurse ne rrug ne kafiq ne universitet e media.. krejt kan kapitulluar..
    Aty kendon tigri e ujku e gjarpri..


    Kjo eshte tragjedi..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HAZIRI: NUK I FRIKËSOHEM DREJTËSISË



    Ka vazhduar rigjykimi për rastin “Drini”, me marrjen në pyetje të Abit Hazirit



    “Më besoni se në fillim kam menduar mos janë duke bërë hajgare me mua”, ka theksuar i dyshuari Haziri, për të shtuar se as sot e kësaj dite nuk ka qenë në gjendje të dijë se përse po akuzohet gabimisht për një vepër që nuk e ka kryer



    Shkruajnë : Bajram Lani e Burim Etemaj



    Prishtinë, 8 nëntor 2005 - I dyshuari për vrasjen e Komandant Drinit, Abit Haziri, e ka hedhur poshtë këtë akuzë të martën. “Më besoni se në fillim kam menduar mos janë duke bërë hajgare me mua”, ka theksuar Haziri, për të shtuar se as sot e kësaj dite nuk ka qenë në gjendje të dijë se përse po akuzohet gabimisht për një vepër që nuk e ka kryer.

    Kryetarja e trupit gjykues Lolica C. Dumlao, e ka pyetur Abit Hazirin nëse është e vërtetë se në të kaluarën është njohur me emrin “Ninxha”.

    “Po, ashtu është, shumica e të rinjve me kanë thirrur në këtë emër për shkak të një filmi që kisha xhiruar. Me këtë emër me njohin edhe bashkëmoshatarët e mi”, ka thënë Haziri.

    Dumlao është interesuar edhe për inkuadrimin e Hazirit në UÇK, i cili ka treguar se që nga viti ’98 e deri në përfundim të luftës çlirimtare ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se ka shërbyer në Brigadën 112 ‘Arben Haliti’. Në këtë brigadë ai tha se nuk ka pasur ndonjë detyrë të veçantë.

    “Ndërsa në pikën pesë kam qenë udhëheqës pasi që aty për nga mosha isha më i vjetri”, ka theksuar Haziri. Në vazhdim kryetarja e trupit gjykues e ka pyetur Hazirin nëse gjatë luftës ka dëgjuar për gjeneralmajor Sali Veselin si dhe për komandant Drinin. Për Veselin ai tha se kurrë nuk kishte dëgjuar gjatë luftës, sikurse edhe për komandant Drinin. “Për Drinin kam dëgjuar nëpërmjet mediave kur është vrarë”, ka thënë Haziri, i cili tha se më herët nuk i ka njohur as Remzi Shalën, Bashkim Reçajn, Halil Çadrakun e Xhemajli Beqirajn.

    “Vetëm gjatë gjykimit kam mësuar për këta emra”, pohoi Haziri.

    Pas kryetares së trupit gjykues, pyetje ka parashtruar gjyqtari Leonardo Asira, i cili është interesuar të dijë nga Haziri se çka i kanë thënë hetuesit kur e kanë burgosur në fillim.

    “Si më kanë arrestuar në fillim më kanë thënë ‘ti je vrasësi i Drinit’, gjë që më ka tmerruar. Më besoni se në fillim kam menduar mos janë duke bërë hajgare me mua”, ka treguar Haziri, për të shtuar se as sot e kësaj dite nuk ka qenë në gjendje të dijë se përse po akuzohet gabimisht për një vepër që nuk e ka kryer.

    Ndërkaq gjyqtari tjetër Nurul Islam Khan, e ka pyetur Hazirin nëse e konsideron veten si njëri të rëndësishëm në Kosovë. “Jo” është përgjigjur shkurt Haziri.

    “Sa herë keni qenë në Prizren gjatë jetës tuaj?”, ishte pyetja tjetër e Khanit, të cilës Haziri iu përgjigj: “Kurrë në jetë para lufte, e pas lufte vetëm një herë kur e kam përcjellë një shok nga aeroporti në fshatin Dobrosan. Në Prizren nuk kam shkuar më shumë herë, sepse nuk e kam askënd atje”.



    Abit Haziri merret në pyetje nga prokurori Dana Urban



    Prokurori fillimisht është interesuar për karakteristikat trupore të Abit Hazirajt, e më pas e ka pyetur atë nëse është i përfshirë në vrasjen e Drinit. “Absolutisht jo, mua më kanë marrë gabimisht”, ka thënë Haziri.

    “Vërtetë nuk i njihni emrat që ju pyeti më parë kryetarja e trupit gjykues?”, ka pyetur prokurori, ndërsa Haziri ka përsëritur se jo.

    Haziri ka thënë se nuk e njeh as Kadri Shabanin. “Ndoshta Kadri Shabanin e ka njohur Hazir Isufi, emri i të cilit po ngatërrohet me mua”, është shprehur Haziri, për të shtuar se nuk i frikësohet drejtësisë. Në vazhdim prokurori e ka pyetur Hazirin rreth qëndrimit të tij në Zvicër, për t’u ndalur të disa probleme që kishte pasur me autoritetet zvicerane për shkak të qëndrimit ilegal dhe të disa ekseseve përgjatë punës që ka kryer atje si truproje. Ndaj pyetjeve të prokurorit në këtë rast ka reaguar edhe pala mbrojtëse, e cila ka konsideruar se prokurori me pyetjet e tij po mundohet ta hutojë dhe ta frikësojë Hazirin. Megjithatë, kryetarja e trupit gjykues i ka dhënë të drejtë prokurorit, i cili po ashtu është interesuar se si Haziri ka arritur ta marrë lejen e punës për hapjen e diskotekës “Titanic” në Skenderaj.

    Në vazhdim prokurori Urban ka vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarit Abit Haziraj, duke u interesuar kryesisht për arsyen e kthimit të tij nga Zvicra. Për këtë Haziraj ka thënë se është kthyer pasi që i ka përfunduar viza dhe pasi që ka vazhduar qëndrimin e tij edhe pasi i ka dalë afati pasaportës së tij. Duke u referuar në deklaratën e tij të mëhershme të datës 17 maj 2002, prokurori ka cituar pyetjet e gjykatësit, i cili ka pyetur se kur është inkuadruar Haziraj në UÇK, ndërkaq përgjigjja e Hazirajt ka qenë “unë nuk kam qenë ushtar i rregullt”. I akuzuari ka thënë se në vitin ’97 ka qenë i caktuar në emergjencën civile, ndërkaq vetëm në ’98 ka hyrë në UÇK. Pyetjet e shumta dhe të përsëritshme të prokurorit kishin për qëllim vënien e kredibilitetit të besueshmërisë së dëshmisë së Hazirajt gjatë deklaratave të mëhershme. Mirëpo, në të shumtën e rasteve ka dalë që përkthimi ka qenë ai që ka shkaktuar konfuzion nga deklaratat e mëhershme. “Edhe unë po them se kam qenë ushtar nga viti ’98 deri në ’99, ndërkaq në ’97 kam punuar në emergjencën civile dhe kur jam pyetur se a kam marrë para për këtë, unë kam thënë, asnjëherë”, ka thënë Haziraj. Ndërkaq avokati i tij, Hasim Loshi ka vënë në pah faktin se gjërat mund edhe të harrohen që nga ’97 deri në 2005, meqenëse klienti i tij nuk ka mbajtur ndonjë ditar dhe nuk ka menduar se do të vijë një ditë që të flasë për ngjarjet e para 5-6 vjetësh.

    Prokurori më tej është përqendruar tek pyetjet lidhur me armatimin që ka poseduar Haziraj gjatë luftës. I akuzuari Haziraj ka thënë se në fillim të luftës ka qenë i caktuar si eskortues i civilëve e nganjëherë ka dalë edhe në rojë. Ndërkohë që ka thënë se disa kanë pasur armë, por ato kanë qenë armë gjuetie. Ai ka thënë se nuk ka pasur armë derisa nuk ka hyrë në UÇK si ushtar i rregullt. Një sërë pyetjesh të prokurorit ishin të përqendruara në mundësinë e posedimit të armëve nga ana e Hazirajt, ndërkaq ky i fundit ka pranuar se kur ishte ushtar i UÇK-së kishte një mitraloz. Në pyetjet e shumta rreth teknikës së armëve, ai ka thënë se nuk është ekspert ushtarak dhe nuk e njeh teknikën e tyre.

    Ai po ashtu ka mohuar citimet në deklaratat e mëhershme ku thuhet se ai ka marrë urdhra nga shoqata humanitare “Nëna Terezë” dhe nga “Mjekët pa kufi”, duke thënë se urdhra kanë mundur të marrin vetëm nga UÇK-ja, por është e palogjikshme të thuhet se ka marrë urdhra nga shoqatat humanitare. “Ajo ka qenë se kemi marrë ndihma, por jo urdhra, mirëpo ky është një gabim në përkthim”, është shprehur ai. Prokurori Dana Urban më tej ka vazhduar të referohet në librin e Gani Gecit “Lufta pa maska”, në të cilin Abit Haziraj paraqitet si një ushtar i shkathët, epitet të cilit prokurori i është referuar si “ushtar me eksperiencë”. Këtu sipas Hazirajt është përkthyer gabimisht, meqenëse në libër shkruan ushtar i shkathët që nënkupton shkathtësitë fizike të Hazirajt. Prokurori ka vazhduar me këmbëngulësi në pyetjet nga më të ndryshmet, duke u munduar të vë në dyshim besueshmërinë e deklaratave të Hazirajt. I akuzuari në një moment ka vendosur që të mos u përgjigjet pyetjeve të cilat nuk kanë të bëjnë me akuzën. “Nuk jam në psikotest, e kam mohuar akuzën dhe e mohoj edhe tani. Nëse mund të më kurseni nga pyetjet pa lidhje do të ishte mirë. Nëse do të më lejohej, unë nuk do t’i përgjigjem pyetjeve që nuk kanë të bëjnë me akuzën, meqenëse keqtrajtohem me të njëjtat gjëra tash e pesë vjet”, ka theksuar Haziraj. Nga ana e saj kryetarja e trupit gjykues ka thënë se ky është një gjykim mjaft i rëndësishëm, i akuzuari ka të drejtë të mos përgjigjet, por meqenëse pyetjet kanë të bëjnë me kredibilitetin e të akuzuarit, është në të mirë të tij që të përgjigjet pasi që në të kundërtën mund të merren kundër tij këto gjëra.

    Prokurori Urban më pas i ka paraqitur të akuzuarit Haziraj disa foto në të cilat shihej ai me armë, e në disa raste edhe djali i tij. Me këtë prokurori ka thënë se këtu shihet se Haziraj është i familjarizuar me armët. “A jeni dakord se një njëri duhet të jetë mjaft i zoti që të qëllojë mbi një njeri derisa makina është në lëvizje?”, ka pyetur prokurori, ndërkaq Haziraj ka thënë se “pyetjet e tilla sugjeruese duhet t’i bëhen vrasësit e jo mua”.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë arrestimit, Haziraj ka treguar se është thirrur në stacionin e policisë fillimisht. Ndërkaq, ka thënë ai, për arrestimin e të tjerëve kam marrë vesh vetëm nëpërmjet gazetës. Duke paraqitur një dokument të nënshkruar nga gjyqtari hetues Ingo Rish, në të cilin paraqitej mënyra e identifikimit të të dyshuarit Haziraj, prokurori ka lexuar këtë raport të gjykatësit hetues, sipas të cilit, dëshmitari Kadri Shabani nuk ka guxuar ta identifikojë Hazirajn, dhe se ai është shprehur i bindur se Kadri Shabani ka gënjyer kur ka thënë se nuk e njeh Hazirajn. I akuzuari Haziraj ka thënë se pasi që është ballafaquar drejt me Kadri Shabanin, ai ka thënë se ky (Haziraj) nuk është kunati i tij dhe nuk e njoh. Haziraj ka mohuar kategorikisht sugjerimet e prokurorit se i akuzuari është një njeri që nuk iu përton shumë ngatërresave me njerëz. Lidhur me dokumentin e nënshkruar nga gjyqtari hetues Ingo Rish, ka reaguar avokatja e Sali Veselit, Sadije Mjekiqi, duke kërkuar që ta ketë këtë dokument, i cili sipas saj, ka dalë jashtë procedurave të rregullta. Kjo sipas saj është një shkelje e ligjit. “Gjyqtari hetues e ka shkruar këtë jashtë procedurave dhe nëse ka dhënë mendime të veta intime në lidhje me rastin, ai ka shkelur ligjin dhe kjo i vë në dyshim të gjitha hetimet që janë bërë nga ai”. “Nëse qëndron kjo, të akuzuarve as që duhet t’iu bëhen pyetje të tilla”, ka thënë Mjekiqi, duke shtuar se përmbajtja e procesverbalit, e cila ka qenë ligjore, nuk përputhet me dokumentin që ka paraqitur prokurori. Dëshmia e të akuzuarit Abit Haziraj është ndërprerë për të vazhduar të martën e ardhshme, meqenëse të hënën do të paraqitet si dëshmitar doktori nga New Yorku, Basken. Për këtë janë pajtuar edhe avokatët mbrojtës.

    Epoka e Re
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ka vazhduar rigjykimi për rastin “Drini”, me dëshminë e dr. Mark Baskin



    Dr. Baskin: Ekrem Rexha ishte njeri me vizion për Kosovën



    “Ekremi gëzonte një respekt të madh, si tek njerëzit e thjeshtë, si tek ndërkombëtarët në Prizren. Ai shihej si një person që kishte vizione për Kosovën, të cilat përputheshin me parimet e një shoqërie demokratike dhe kishte dhënë mjaft për përmbushjen e këtyre vizioneve. Ai kishte ide analitike për ato që ne duhet të bënim dhe vepronte nën frymën e Rezolutës 1244”, ka thënë dr. Baskin, duke vlerësuar personalitetin e Ekrem Rexhës - Drinit



    Shkruajnë : Bajram Lani e Burim Etemaj



    Prishtinë, 14 nëntor 2005 - Procesi i rigjykimit të Sali Veselit e Abit Hazirajt për rastin “Drini”, ka vazhduar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me dëshminë e doktorit të shkencave politike Mark Baskin, bashkëlektor në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e New Yorkut.

    Dr. Baskin që nga qershori ’99, një vit ka punuar si zv/administrator i komunës së Prizrenit, ndërkohë që ai në dëshminë e tij ka treguar për raportet e ngushta që ka pasur gjatë kësaj periudhe me Ekrem Rexhën – komandant Drinin. Në fillim të seancës, prokurori Dana Urban ka bërë vërejtje për mospraninë e të akuzuarit Abit Haziraj në seancë, megjithatë kjo është arsyetuar me përfaqësimin e tij nga avokati Hasim Loshi. Në pyetjet e tij për dëshmitarin Baskin, prokurori fillimisht është ndalur tek e kaluara e dr. Baskin, për veprimtarinë e tij dhe për përvojat e tij në vendet postkonfliktuoze me organizatat joqeveritare për demokratizim. Baskin ka thënë se gjatë kohës sa ishte me shërbim në Prizren është marrë me shërbimet e qytetarëve, pajtimet ndëretnike dhe shërbimet tjera, ndërkohë që ka thënë se kur është miratuar Rezoluta 1244 ka qenë në Sarajevë. I pyetur nga prokurori, dëshmitari Baskin ka pranuar se ka zhvilluar programe ndëretnike, aktivitet me UNHCR-në, OSBE-në, KFOR-in dhe Organizata joqeveritare, ndërkohë që ka thënë që për gjithçka i ka raportuar drejtpërdrejt shefit të UNMIK-ut, Bernard Kushner. Ndërkohë, ai ka thënë se ka pasur kontakte edhe me komandantët e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK). Më tej prokurori është përqendruar tek artikuj të ndryshëm të dr. Baskin, të cilët i ka bërë ai që nga vitet ’80 për Kosovën, mes të cilëve edhe “Mësimet e mësuara në sistemin e drejtësisë në Kosovë”. Pesë faqet e para të Curriculum vitae (CV) së dr. Baskin, të cilat kishin të bënin me Kosovën, janë marrë si provë materiale.

    “Në periudhën e vitit ’99, pas arritjes së UN-it në Kosovë, a u bë kryetar i komunës së Prizrenit një person me emrin Kadri Kryeziu?”, ka pyetur prokurori, ndërkaq përgjigjja e dëshmitarit ishte se Kryeziu ishte bërë kryetar dhe se ai nuk ishte i përfshirë në bërjen e tij kryetar. “Më pas ai u shkarkua pas riorganizimit të administratës lokale në janar 2000. Ne përfaqësuesit e UNMIK-ut nuk e njohëm atë si kryetar”, ka thënë dr. Baskin, duke shtuar se ka pasur vështirësi në marrëdhëniet me të, meqenëse ai (Kryeziu) refuzonte të pranonte si legjitime Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Sipas dr. Baskin, Kryeziu është përpjekur mjaft që të udhëhiqte komunën e Prizrenit, përpjekje të cilat nuk kanë qenë në përputhje me Rezolutën 1244. I pyetur se a ka qenë ai i përfshirë në mbledhjen e taksave, dr. Baskin ka thënë se komuna ka filluar të mbledhë taksa dhe s’ka pasur bashkëpunim me administratën ndërkombëtare në Kosovë. Ndërkohë, ai ka thënë se kontaktet e para me komandantët e TMK-së i ka pasur me Ramush Haradinajn, pastaj me Sali Veselin. Ndërkaq, dr. Baskin e ka identifikuar të akuzuarin Sali Veseli, duke bërë me dorë prej tij.



    Dr. Baskin: Ekrem Rexha gëzonte respekt të madh në Prizren



    Më tej dëshmitari ka treguar për organizimin e tryezave të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të bisedave mes njerëzve të grupeve të ndryshme sociale e etnike. Për bashkëpunimin me Ekrem Rexhën, i cili ishte caktuar në Departamentin për Mbrojtjen e Ambientit dhe për Siguri, dr. Baskin tha se me Drinin ka zhvilluar një marrëdhënie pune aq të mirë sa dikur janë bërë edhe shokë të mirë. Ai tha se takimin e fundit me të e ka pasur dy ditë para vrasjes së tij, ku ishin në një darkë bashkë me disa të tjerë. “Çfarë qëndrimi kishte Drini sa i përket hapjes së komunitetit?”, ishte pyetja e prokurorit Dana Urban. Ndërkaq, dëshmitari tha: “Ekremi gëzonte një respekt të madh, si tek njerëzit e thjeshtë, si tek ndërkombëtarët në Prizren. Ai shihej si një person që kishte vizione për Kosovën, të cilat përputheshin me parimet e një shoqërie demokratike dhe kishte dhënë mjaft për përmbushjen e këtyre vizioneve. Ai kishte ide analitike për ato që ne duhet të bënim dhe vepronte nën frymën e Rezolutës 1244”. Sipas tij, Drini e ka kryer punën e vet gjithmonë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe ka qenë kundërshtar i madh i korrupsionit. Dr. Baskin tha se qëndrimi i Ekrem Rexhës ka qenë që duhet të kesh kualifikim për punësim dhe fakti se je ushtar i UÇK-së nuk do të thotë kualifikim për pozita të larta. Vrasja e tij, sipas dr. Baskin, ka pasur një efekt afatshkurtër dhe një afatgjatë. “Në aspektin afatshkurtër, shumë njerëz në Prizren e ndjenin veten të pasigurt, meqenëse Drinin e shihnin si një garantues të sigurisë. Pastaj ishte një burim i mirë i shumë ideve. Në aspektin afatgjatë, kjo vrasje ka pasur efekt pasi që kjo ka qenë një humbje e madhe për Kosovën, sepse ka qenë një person me mjaft talent dhe vizion”, është shprehur dr. Baskin para trupit gjykues. Prokurori ka pyetur nëse komandant Drini kishte ndonjë konflikt me Kadri Kryeziun? “Në tryezën e parë që e organizuam, ku mori pjesë edhe Ekrem Rexha, ai tha në gjuhën shqipe se nuk është i sigurt se në çfarë gjuhe të flasë, ngase ai e fliste edhe anglishten edhe serbokroatishten. Kur ai e tha një gjë të tillë, Kadri Kryeziu që ishte ulur pas tij me disa të tjerë, filloi të bërtasë dhe tha ‘fol në gjuhën tënde amtare, në serbisht’. Kjo sugjeronte një lloj konflikti, por nuk mendoj se Ekremi ka pasur ndonjë respekt për Kadriun”, ka thënë dr. Baskin, duke shtuar se ka pasur njerëz që thoshin për Ekremin se ka qenë anëtar i partisë së bashkëshortes së ish-kryetarit serb Sllobodan Millosheviq.



    Dr. Baskin: Sali Veseli nuk ka qenë shumë i angazhuar në TMK



    Ndërkaq, duke folur për Sali Veselin, dr. Baskin tha se ai ka pasur një mendim të lartë dhe është munduar që të impresionojë të tjerët, se vetë ishte i rëndësishëm dhe se nuk dukej shumë i angazhuar në punën në TMK. Sipas tij, Veseli shihej se kishte një favorizim për PDK-në. I pyetur se a kryente ndonjëherë TMK-ja funksionin e policisë, dr. Baskin tha se ka pasur informacione se TMK-ja e kryente funksionin policor. Sipas tij, Drini ka larguar nga puna 13 anëtarë të TMK-së për shkak të moskryerjes së detyrës, të cilat ai beson se kanë shkaktuar pakënaqësi. Ndërkohë, dëshmitari është pyetur edhe për Bislim Zyrapin, për të cilin tha se kishte vizion shumë të njëjtë me Ekrem Rexhën. Më tej, dëshmitari dr. Baskin ka folur për ditën e vrasjes së Ekrem Rexhës. Ai tha se e ka marrë lajmin për vrasjen e tij një orë pas, ndërkohë që ka shkuar vetë personalisht në spitalin ushtarak të KFOR-it për ta parë kufomën e Drinit, ngase nuk ka besuar se është vrarë Ekremi. Ai tha se e ka rekomanduar PSSP-në e atëhershëm që ta ngritë një komision të veçantë për hetimin e këtij krimi. Dr, Baskin shtoi se kur kishte shkuar në shtëpinë e Drinit kishte parë edhe njerëz me uniformë të TMK-së aty. “Kur jeni takuar më 9 maj 2000 me Sali Veselin, a e keni ngritur çështjen e vrasjes së Drinit?”, ka pyetur prokurori. Ndërkaq, dëshmitari tha se kur e ka pyetur Veselin për rastin, ai është përgjigjur qetë: “Mund të jetë krahu i zgjatur i shërbimit sekret serb ai që mund ta ketë bërë këtë”. Në pyetjet e saj, avokatja e Sali Veselit, Sadije Mjekiqi, ka shtruar çështjen e interesimit të dr. Baskin për vonesën e hetimeve. Ajo e ka pyetur dëshmitarin se a ishte interesuar të dijë se çfarë është bërë me hetimet, kur kihet parasysh fakti se komisioni hetimor nuk u ngrit dhe se kjo çështje u zvarrit një vit derisa u formua Shtylla e Parë e UNMIK-ut. Dr. Baskin ka thënë se ai nuk kishte autoritet operacional mbi policinë. Dëshmitarit Baskin i ka parashtruar disa pyetje edhe i akuzuari Sali Veseli, të cilat kryesisht kishin të bënin me takimet e zhvilluara ndërmjet tij dhe administratorit ndërkombëtar në Prizren, në të cilat ishte prezent edhe zëvendësi i tij. “A ju kujtohet se ju kam thënë se do t’ju ndihmoj në organizimin e administratës lokale?”, ka pyetur Veseli, ndërkaq dr. Baskin ka thënë se nuk ka dijeni të ketë ofruar ai ndihmë “meqenëse edhe nuk kemi kërkuar”. Ndërkaq, i pyetur nga Veseli se a pajtohet se asgjë nuk është bërë pa bashkëpunimin me TMK-në, Baskin ka thënë se nuk pajtohet pasi që nuk kanë kërkuar kurrë bashkëpunim. Dr. Baskin gjithashtu ka thënë se nuk i kujtohet që shefi i tij t’i ketë bërë ndonjë vërejtje drejtpërdrejt Veselit. Ndërkaq, avokatja Mjekiqi, duke u ndërlidhur në një përgjigje të dhënë më herët, e pyeti dëshmitarin “derisa thatë se edhe TMK-ja ka zhvilluar hetime për rastin, ku i keni marrë këto informacione dhe kush i ka bërë ato hetime?”. “Nuk i di emrat e atyre që kanë bërë hetime”, ka thënë dëshmitari, “por disa kanë qenë thashetheme, ndërsa të tjerat kanë qenë fjalë të drejtpërdrejta”. Në fund të dëshmisë së dr. Mark Baskin, bashkëshortja e komandant Drinit, Hajrie Rexha, e ka falënderuar atë për fjalët e thëna për të shoqin. “Me dëshminë e këtij dëshmitari, trupi gjykues është njoftuar me personalitetin e Drinit. Jam shumë mirënjohëse për këtë”, ka thënë ajo. Gjykimi do të vazhdojë sot (e martë), duke filluar nga ora 9 e 30 minuta, në Gjykatën Supreme në Prishtinë.

    Epoka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ka vazhduar rigjykimi i procesit “Drini” me dëshminë e Abit Hazirajt



    Haziraj: Dëshmitarët e kanë shënuar gabimisht emrin tim



    Lidhur me dëshmitarët Remzi Shala e Bashkim Ndrecaj, i akuzuari Abit Haziraj tha se gabimisht e kanë zgjedhur emrin e tij si vrasës i Drinit. “Ata të dy i ngatërrojnë gjërat dhe rrejnë shumë”, ka thënë Haziraj para trupit gjykues



    Shkruajnë : Burim Etemaj e Bajram Lani



    Prishtinë, 15 nëntor 2005 - I akuzuari për vrasjen e Ekrem Rexhës “Drinit”, Abit Haziraj, edhe të martën ka thënë se nuk ka dorë në këtë vrasje, por sipas tij, dëshmitarët, duke aluduar në Remzi Shalën e Bashkim Ndrecajn, e kanë shënuar emrin e tij gabimisht. “Këta të dy i ngatërrojnë gjerat dhe rrejnë shumë”, ka theksuar Haziraj. Abit Haziraj ka vazhduar dëshminë e tij pasi që të hënën kishte dëshmuar dr. Mark Baskin, bashkëlektor në Qendrën për Zhvillim në Universitetin e New Yorkut.

    Fillimisht prokurori Dana Urban e ka pyetur Hazirajn se ku ka qenë më datën 8 maj 2000, kur është vrarë “Drini”, të cilës pyetje Haziraj i është përgjigjur: “Kam qenë duke punuar... isha pronar i diskotekës dhe në atë kohë isha duke e riparuar shtëpinë time”. Në këtë pyetje prokurori është ndalur disa herë duke e ballafaquar Hazirajn me deklaratat që kishte dhënë më herët para gjyqtarëve hetues, por disa herë Haziraj ka sqaruar se çdo ditë ka qenë i zënë me punë në diskotekë dhe në shtëpi. Haziraj ka treguar se një javë pas mbarimit të luftës në Skenderaj e kishte hapur diskotekën e parë e më vonë diskotekën tjetër “Titanic”. Po ashtu Haziraj ka treguar se më datën 7 dhe 8 maj 2000 ka qenë duke i bartur mobiljet nga shtëpia në Skenderaj, që ia kishte shitur Qemajl Llushtakut, për të kaluar në shtëpinë tjetër në Llaushë.

    Më pas prokurori Dana Urban e ka pyetur Hazirajn, se a ka ndonjë dëshmi apo faturë të ndonjë materiali ndërtimor, me anë të së cilës do të dëshmojë se ai gjatë datës 8 maj ka qenë duke e riparuar shtëpinë e tij. “Të gjitha faturat i kam dorëzuar në ‘Lux Drenica’”, ka theksuar Haziraj. Pyetja tjetër e prokurorit ishte që brenda 20 muajve të lirimit të tij a është interesuar ta gjejë një faturë të tillë, ndërsa Haziraj ka thënë se “nuk jam kujtuar, por mund të shkoj e të shikoj”. Prokurori është ndalur edhe njëherë në përgjigjen që ka dhënë Haziraj, në pyetjen që ia ka bërë trupi gjykues në lidhje me vizitën në Prizren. Edhe këtu Haziraj ka sqaruar se vetëm një herë gjatë jetës së tij ka qenë në Prizren pas luftës dhe atë për ta shoqëruar një mik të tij i cili vinte nga Zvicra për ta vizituar familjen në fshatin Dobrosan, që ishte larguar nga Maqedonia për shkak të luftës. Haziraj ka kujtuar se gjatë rrugës për në Prizren ishte ndalur nga KFOR-i rumun, ndërsa gjatë kthimit nga policia e UNMIK-ut. Prokurori po ashtu e ka pyetur Hazirajn nëse ka qenë ndonjëherë në fshatin Reqan, e cila pyetje ka shkaktuar habi te Haziraj.

    “Ku i bie ai fshat”, ka pyetur Haziraj, por nuk ka marrë përgjigje nga prokurori.



    “Dëshmitarët Remzi Shala e Bashkim Ndrecaj i ngatërrojnë gjërat dhe rrejnë shumë”



    Në vazhdim prokurori e ka pyetur Hazirajn për Hazir Isufin, nëse edhe ky është nga Drenica. “Ashtu thojnë”, ka theksuar Abit Haziraj. Po ashtu Haziraj është pyetur nga prokurori nëse i njeh dy vëllezërit Rexhep e Sokol Isufi, pastaj Xhavit Isufin etj., por Haziraj është përgjigjur negativisht, ndërkaq ka thënë se Xhemajli Beqirajn e Sadik Halitjahën i ka njohur vetëm gjatë gjykimit. Ju keni qenë i pranishëm kur ka dëshmuar Kadri Shabani, ka pyetur prokurori, ndërsa Haziraj ka thënë: “Po”. Tek i shumëpërfoluri Hazir Isufi, prokurori është ndalur pak më shumë duke e pyetur Hazirajn që pas lirimit të tij nga burgu a është interesuar për këtë person. “Jo nuk është detyrë e imja kjo”, është përgjigjur Haziraj. “Por është në pyetje jeta e juaj”, ka vazhduar prokurori, me të cilin konstatim nuk është pajtuar Haziraj, duke thënë se nuk mendon ashtu. “Mua më kanë arrestuar gabimisht, unë po të kisha mundësi do ta kisha sjellë këtu për pak sekonda Hazir Isufin dhe po ta dija se ku jeton ai njeri menjëherë do ta kisha lajmëruar policinë”, është shprehur Haziraj, për të shtuar se nuk e di nëse vërtet ai është vrasësi i Drinit.

    “Unë mund të flas vetëm për vete. Unë i kam treguar edhe më herët trupit gjykues se kam dëgjuar nga familja se Hazir Isufi jeton në Pejë, ndërsa tash thonë se jeton dikund në Mal të Zi”, ka thënë Haziraj. Ndërkaq, lidhur me dëshmitarët Remzi Shala e Bashkim Ndrecaj, Haziraj tha se gabimisht e kanë zgjedhur emrin e tij si vrasës i Drinit. Ata dy tha Haziraj, “i ngatërrojnë gjërat dhe rrejnë shumë”. “A e keni parë Sali Veselin gjatë luftës?”, ka pyetur prokurori, ndërsa Haziraj është përgjegjur me ‘jo’, duke treguar se brenda tre muajve me të njëherë është takuar rastësisht në Pejë, kurse me Sadik Halitjahën e Xhafer Gashin tha se nuk ka pasur asnjë komunikim gjatë tre muajve të fundit.



    Prokurori e pyet Hazirajn për Fatmir Limajn



    Prokurori e ka pyetur Hazirajn nëse e njeh Fatmir Limajn. “Nuk e njoh, por e di se është figurë publike”, është përgjigjur ai, i cili ka sqaruar se nuk ka ndonjë të afërm apo shok të veçantë me emrin Fatmir. Pyetja tjetër e prokurorit ishte nëse gjatë kohës sa ka qenë në burg ka pasur mundësi të shikojë TV, kurse Haziraj u përgjigj se në burgun e Prizrenit ai personalisht nuk kishte qasje në TV, për shkak se 400 ditë kishte qëndruar në çeli.

    “A keni lexuar në gazeta për arrestimin e Fatmir Limajt nga Haga?”, ishte pyetja tjetër e prokurorit, ndërsa Haziraj u përgjigj shkurt: “Po”.

    Ndërsa për protestat e organizuara nga Sadik Halitjaha, pas arrestimit të Limajt, ai tha se mund të këtë ndodhur që ka dëgjuar. Pas këtyre pyetjeve prokurori është kthyer edhe një herë në periudhën nga qershori i 97-ës, deri në qershor të 2000-tës. “Gjatë kësaj kohe keni qenë i papunë?”, pyeti prokurori, kurse Haziraj tha ‘po’. “Pra, nuk keni pasur të ardhura?”, ishte pyetja tjetër e prokurorit, ndërsa Haziraj u përgjigj: “Jo, unë kisha të ardhura sepse kam familje dhe vëllezër... unë kam pasur mjaft para, sepse një javë pas luftës e kam hapur diskotekën e parë në Skenderaj, e ndoshta edhe në Kosovë, të cilën për një natë e vizitonin 300 deri në 400 persona, në të cilën hyrja ishte 1 markë. Unë kam pasur pare më shumë se çdokush tjetër, 70 deri në 80 mijë marka në atë kohë”, ka treguar për pasurinë e tij Haziri, sado që prokurori është përpjekur që ta ballafaqojë atë me deklaratat e mëhershme që kishte dhënë për gjyqtarët tjerë hetues. Prokurori ndërkombëtar ka vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarit Abit Haziraj, duke e pyetur atë për të ardhurat e tij. “Nëse ke arritur që t’i bësh këto para në diskotekën që ke pasur, atëherë pse e ke lënë familjen dhe ke shkuar në Zvicër për të punuar?”, ka pyetur prokurori ndërkombëtar. “Është e vërtetë se kam shkuar në Zvicër për të punuar, ndërkaq pak para luftës jam kthyer në Kosovë ku kam punuar në diskotekë. Nuk është e thënë a i kam marrë 70 apo 80 mijë euro dhe as që kam menduar se do të përgjigjem ndonjëherë për paratë e mia, por është e vërtetë që menjëherë pas luftës kam punuar në disko, kam fituar dhe kam mbajtur 7-8 punëtorë. Ata janë dëshmitarë dhe sot janë të papunë. Për hir të drejtësisë do të kisha dashur që edhe ata të pyeten”, ka thënë mes tjerash Haziraj. Më tej prokurori është përqendruar në periudhën e mbylljes së diskotekës “Alkatraz”, të cilën Haziraj e kishte bërë pak para vitit të ri, për shkak të mungesës së nxemjes qendrore. Haziraj ka thënë se e ka mbyllur lokalin duke menduar se do ta hapte prapë në pranverë, mirëpo atë e kishte marrë një pronar tjetër, kështu që në pranverë është zhvendosur në diskotekën “Titanik”. Ai ka thënë se është e saktë se diskotekën e parë të tij e kishte marrë Kemajl Lushtaku. Prokurori ka pyetur se a do të ishte e drejtë të thotë se Haziraj s’ka pasur të ardhura nga mbyllja e diskotekës “Alkatraz” në nëntor deri në një kohë të caktuar, mirëpo Haziraj nuk është pajtuar plotësisht. “Në atë kohë, e vërtetë është që s’kam pasur të ardhura, por kjo nuk do të thotë se nuk kam pasur para”, ka thënë ai. Prokurori ka këmbëngulur në atë se i akuzuari ka thënë më herët se në maj 2000 nuk ka pasur kursime, mirëpo Haziraj ka thënë se asnjëherë nuk ka thënë se s’ka pasur kursime, por ka thënë se nuk ka pasur punë. Ndërkohë, prokurori Urban është ndalur te kontrata që Haziraj ka bërë me kompaninë “Lux” për hapjen e diskotekës “Titanik”. Ajo që më tepër i ka interesuar prokurorit ka qenë prejardhja e parave me të cilat Haziraj e ka rinovuar diskotekën tjetër “Titanik”, gjatë pranverës 2000. Haziraj ka bërë të ditur se në muajin mars e ka liruar shtëpinë në Skenderaj, për ç’gjë i ka marrë nga Kemajl Lushtaku 10 mijë euro dhe një makinë. Por sidoqoftë, ai ka përsëritur se ndonëse gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë duke punuar, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka pasur para, kur kihet parasysh fakti se gjatë kohës sa e ka pasur diskotekën “Alkatraz” e ka pasur edhe një restorant në Pejë. “Ka qenë restorant i hapur, me muzikë, janë edhe punëtorët edhe pronari i shtëpisë, Dervish Dakaj, që e kam pasur me qira, që mund të dëshmojnë për këtë”, ka thënë Haziraj, duke treguar se lokali nuk kishte emër zyrtar, por kishte një pano ku shkruante “Drenica këndon për ju”. Sidoqoftë, ai nuk është pajtuar me prokurorin që të ketë thënë se të ardhurat nga ky lokal në muaj kanë qenë 25 mijë euro, por përafërsisht 20 mijë euro. Megjithatë, Haziraj ka përsëritur shpesh se asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë evidencë për para, ngase siç ka thënë ai, nuk ka menduar asnjëherë se do të përgjigjet edhe për paratë e fituara.



    Avokatja Mjekiqi ka kërkuar që të respektohet e drejta e saj për ta marrë fjalën



    Me gjithë insistimet e shumta të avokates së të akuzuarit Sali Veseli, Sadije Mjekiqit, që të bëjë disa vërejtje, për të cilat edhe kryetarja e trupit gjykues ka insistuar që avokatja t’i bëjë kur prokurori të mbarojë me pyetjet, kjo ka qenë e pamundur. “Tërë ditën është lejuar prokurori që të pyes Abit Hazirajn për origjinën e parave të tij, kur ky i akuzuar e ka thënë atë që ka pasur ta thotë. Tani është koha në pyetje, ky është maltretim...”, ka thënë avokatja Mjekiqi, derisa është ndërprerë nga kryetarja e trupit gjykues, Dumlao. Avokatja Mjekiqi ka thënë se e drejta e saj në bazë të ligjit dhe të konventës ndërkombëtare është që të reagojë dhe të japë vërejtje edhe kur flet i akuzuari tjetër Abit Haziraj, e jo vetëm klienti i saj, Sali Veseli, “ngase çështja sipas akuzës është e ndërlidhur”. “Prandaj, është plotësisht e padrejtë t’i kufizoni veprimet e mia në cilindo moment qoftë, pasi që në këtë proces unë e kam edhe klientin tim të ngarkuar me akuzë si bashkëveprues me elementin e shtytjes”, ka thënë ajo. Mjekiqi ka bërë të ditur se nga i akuzuari Haziraj i është kërkuar që ta marrë në mbrojtje edhe atë, mirëpo ajo ka thënë se nuk ka dashur që ta ketë edhe atë si barrë, megjithëse, siç ka thënë ajo, sipas ligjit të vjetër të procedurës penale, ka të drejtë t’i marrë në mbrojtje dy të akuzuarit. “Prandaj, është e udhës që të më lejoni ta marr fjalën sa herë që unë e shoh të nevojshme për klientin tim, pavarësisht kush është duke folur. Këtë ma garanton ligji dhe konventa ndërkombëtare”, ka thënë ajo. Prokurori Urban është pajtuar me avokaten, mirëpo ka thënë se vërejtje mund të paraqiten vetëm nëse ndonjë pyetje specifike që ka të bëjë me Hazirajn është e paligjshme. Kryetarja e trupit gjykues Lolica Dumlao, duke mbyllur seancën ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të hënën e ardhshme nga ora 9 e 30 minuta, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

    Epoka e Re
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Ashtu sic percan shqipetaret e shqiperis gjate luftes 1940-1944 serbet . I njejti skenar po zhvillohet edhe me shqipetaret e kosoves .UDB qenka akoma gjalle , sa popull naive qe jemi ,nja japin nje luge corbe serbet dhe vjellim per 50 vjete .Keto plaget e pas luftes ne kosove duken te pa sherusheme ,,, mjere ne dhe raca jone qe serbet dhe greket lozin si macja me miun me ne turp turp turp

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Procesi Gjyqsore vazhdon Mduket se ka ala Publikimi nga EPOKA E RE a mundeni te postoni ju lutem. FLM

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HAZIRAJ: E PËRSËRIS, JAM I AKUZUAR GABIMISHT!



    Në procesin gjyqësor “Drini”, e ka përfunduar dëshminë e tij Abit Haziraj, ndërkaq e ka filluar dëshminë Ruzhdi Rexha, i vëllai i Ekrem Rexhës





    “E kam thënë edhe më herët dhe e përsëris edhe tani se jam i akuzuar gabimisht. Është bërë gabim në emër me dikë tjetër. Kurrë në jetën time nuk i kam njohur asnjë nga të akuzuarit, vetëm pasi jam arrestuar kam marrë vesh për ta”, ka thënë në përfundim të dëshmisë së tij, i akuzuari për rastin “Drini”, Abit Haziraj



    Skruajnë: Bajram Lani e Burim Etemaj



    Prishtinë, 21 nëntor 2005 - “E kam thënë edhe më herët dhe e përsëris edhe tani se jam i akuzuar gabimisht. Është bërë gabim në emër me dikë tjetër. Kurrë në jetën time nuk i kam njohur asnjë nga të akuzuarit, vetëm pasi jam arrestuar kam marrë vesh për ta”. Kështu ka thënë në përfundim të dëshmisë së tij, i akuzuari për rastin “Drini”, Abit Haziraj, të hënën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ndërkohë, të hënën ka dëshmuar edhe vëllai i komandant “Drinit”, Ruzhdi Rexha. Fillimisht, Haziraj është marrë në pyetje nga prokurori ndërkombëtar Dana Urban, i cili është ndërlidhur me seancën e javës së kaluar duke kërkuar të dijë se sa ka punuar Haziraj në restorantin e tij në Pejë. Abit Haziraj ka bërë të ditur se në këtë restorant ka punuar diku rreth një muaj, diku gjatë stinës së dimrit, megjithëse nuk ka qenë i sigurt në data pasi që, siç ka thënë ai, nuk ka mbajtur shënim. Prokurori ndërkohë ka bërë një llogaritje të shpenzimeve të Hazirajt për renovimin e shtëpisë së tij në Llaushë dhe për restaurimin e diskotekës “Titanik”, dhe të të ardhurave të tij. Duke iu referuar procesverbalit të kaluar e ka pyetur Hazirajn se a i ka shpenzuar diku ndërmjet 7 dhe 10 mijë marka gjermane, për ç’gjë dëshmitari është pajtuar. Lidhur me këtë përllogaritje, prokurori ka bërë një sërë pyetjesh rreth shitblerjes së një veture ndërmjet Abit Hazirajt dhe Besim Dajakut, për ç’gjë Haziraj ka pranuar se paratë nga shitja e veturës i ka përdorur për renovimin e shtëpisë. “Nëse i mbledhim shpenzimet, janë shpenzuar diku 7 deri në 10 mijë marka gjermane për renovimin e shtëpisë, 20 mijë për renovimin e diskotekës “Titanik” dhe për inventar dhe 3 mijë DM si pagesë qiradhënie kompanisë ‘Lux Drenica’. Përafërsisht bëjnë 31 mijë marka gjermane shpenzime, ndërkaq të ardhurat që na keni treguar janë 10 mijë marka nga Lushtaku dhe 7 mijë nga shitja e xhipit. Sipas kësaj përllogaritje përafërsisht i keni pasur shpenzimet 15 mijë marka më të mëdha sesa të ardhurat”, ka llogaritur prokurori ndërkombëtar. Haziraj ka thënë se “përkundër kësaj kam pasur edhe para tjera, ngase punoja edhe në diskotekë”. Më tej prokurori e ka pyetur Hazirajn nëse i kujtohet dëshmia e Remzi Shalës dhe Bashkim Ndrecajt, ku ata kanë pretenduar se Sali Veseli ia ka dhënë Abit Hazirajt 15 mijë marka gjermane për ta vrarë komandant “Drinin”. Haziraj ka thënë se i kujtohet dëshmia e tyre, mirëpo e ka mohuar në çdo mënyrë që të ketë marrë para prej dikujt për ta vrarë “Drinin”. “Pra ju e mohoni që i keni marrë këto të holla për të bërë renovime?”, ishte pyetja e prokurorit Urban. “Nuk është e vërtetë. Nuk kam marrë para prej askujt asnjëherë…”, ka thënë Haziraj. Prokurori ndërkaq e ka pyetur Hazirajn për një dokument të paraqitur nga karabinierët italianë, në të cilin gjendej edhe Abiti, mirëpo ky i fundit ka thënë se nuk di asgjë lidhur me këtë, sikurse ka thënë që ka dëgjuar për herë të parë për një Muhamet Halitin i njohur edhe si Naseri, për të cilin është pyetur nga prokurori. “A jeni në dijeni se emri juaj me nofkën Ninxha shfaqet në një listë të kriminelëve të luftës?”, ka pyetur prokurori, ndërkaq përgjigjja e Hazirajt ka qenë se nuk e ka parë dhe as nuk ka dëgjuar për këtë. Më pas prokurori ka pyetur për brigadën 112 “Arben Haliti”, anëtar i së cilës Haziraj ka thënë se ka qenë. Interesimi i prokurorit ka qenë për lokalitetet rreth Llaushës, sikurse është Kotorri e Vitaku. “Në korrik ’98 a keni shkuar ju me një grup ushtarësh të UÇK-së në Kotorr dhe i keni djegur disa shtëpi serbe dhe e keni vrarë një person me emrin Kandiq?”, ishte pyetja e prokurorit, ndërkaq Haziraj ka thënë se nuk ka qenë në këtë rast. Ai gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në një rast në fshatin Vitak, ku sipas prokurorit, Haziraj me disa të tjerë e kanë marrë një femër serbe e kanë burgosur dhe mandej e kanë vrarë. A keni qenë në Serbi që nga viti 98?, ka pyetur prokurori, ndërkaq Haziraj tregon se nuk ka qenë. “Nëse do të donit ta vizitoni Serbinë, ndoshta do të duhej t’i merrnit parasysh gjithë këto...”, ka sugjeruar prokurori ndërkombëtar, duke përfunduar kështu marrjen në pyetje të të akuzuarit Abit Haziraj.



    Haziraj ka thënë se nuk e ka njohur asnjërin prej të akuzuarve derisa është arrestuar



    Haziraj është marrë në pyetje shkurtimisht edhe nga avokati i tij Hasim Loshi. “A keni ide se si ndodhi, apo për çfarë arsye gjendeni në këtë akuzë për këtë vrasje të komandant ‘Drinit’?”, ka pyetur avokati Loshi. “Çdoherë e kam përsërit dhe e përsëris edhe tani se më kanë akuzuar gabimisht. Është bërë një gabim në emër me dikë tjetër”, ka thënë Haziraj. Avokati e ka pyetur atë edhe nëse i ka njohur ndonjërin prej bashkë të akuzuarve, Veselin, Beqirin, Çadrakun, para se të burgosej, ndërkaq Haziraj ka thënë se nuk i ka njohur asnjërin derisa është arrestuar. Haziraj është marrë në pyetje edhe nga anëtari i trupit gjykues, Asira, i cili duke u referuar në deklaratat e mëhershme të Hazirajt, ka pyetur se a është e vërtetë që ka qenë në Prizren vetëm një herë para arrestimit? “Është e saktë se nuk kam qenë në Prizren pasi që nuk kam as ndonjë mik, as ndonjë shok, as familja ime nuk ka të bëjë me Prizrenin”, ka thënë Haziraj. Gjyqtari ndërkombëtar ka pyetur edhe për atë nëse Haziraj ka qenë ndonjëherë në Gjilan, Prishtinë, Pejë apo Mitrovicë. Haziraj ka thënë se në Gjilan nuk ka qenë, Prishtinën e njeh shumë pak. Ndërkaq Pejën ka thënë se e njeh më mirë ngase e ka pasur edhe restorantin, ndërkaq ka thënë se e njeh edhe Mitrovicën më mirë ngase edhe miqtë e tij janë nga ky qytet. Gjyqtari e ka pyetur Hazirajn nëse e njeh Kadri Shabanin, ndërkaq dëshmitari ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e ka asgjë. “A e dini që Kadri Shabani ka thënë se ju keni banuar në shtëpinë e tij në Prizren?”, ka pyetur gjyqtari Asira. “Ai mund të thotë çfarë të dojë, por e vërteta është se unë nuk kam qenë”, ka thënë Haziraj. Gjyqtari ka qenë i interesuar të dijë se përse Haziraj nuk ka tentuar ta pyesë Kadri Shabanin se përse e ka përmend emrin e tij gabimisht, mirëpo Haziraj ka thënë se nuk është e drejtë e tij të merret me këtë. Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues Lolica Dumlao, është interesuar të dijë se a ka shkuar Haziraj që t’iu thotë dëshmitarëve Remzi Shalës e Bashkim Ndrecajt, se nuk është ai personi që ata pretendojnë, duke e pasur parasysh seriozitetin e këtij procesi, mirëpo Haziraj ka thënë se nuk u ka thënë asnjëherë. Lidhur me pyetjen e gjykatëses, ka reaguar avokatja e Sali Veselit, Sadije Mjekiqi, e cila ka thënë se është ndier e habitur kur e ka dëgjuar këtë pyetje. “Jam e befasuar, sepse cilido person që shkon dhe i thotë dëshmitarit diçka, ai automatikisht do të ngarkohet me akuzën për kërcënim të dëshmitarit, prandaj habitem me pyetjen e zonjës gjyqtare. Në këtë drejtim janë shumë të kujdesshëm të akuzuarit, sepse jam e bindur se ata (dëshmitarët) do të thoshin ‘ai ka shkuar t’i kërcënojë’”, ka thënë Mjekiqi.



    Filloi dëshminë vëllai i komandant “Drinit”, Ruzhdi Rexha



    Në bankën e dëshmitarit është paraqitur vëllai i Ekrem Rexhës, Ruzhdi Rexha, ushtarak me Akademi Ushtarake të mbaruar në Beograd dhe Sarajevë. Gjykatësja ndërkombëtare e ka pyetur fillimisht dëshmitarin nëse ka ndonjë fakt të ri nga ato që janë paraqitur në proceset e mëparshme gjyqësore. “Kam gjetur disa dokumente në lap-topin e Ekremit, pasi ma kthyen hard-diskun në korrik ose gusht 2004, të cilat besoj se janë me interes. Ishte kërkesa e Ekremit për TMK-në, për Sami Sejdajn që t’i kthejë mjetet e radiolidhjes. Është edhe një kërkesë tjetër e Drinit për lejen e armës që ia parashtroi UNMIK-ut. Janë edhe shumë dokumente tjera mbi aktivitetin që ka pasur Drini gjatë periudhës ’99-2000”, ka thënë Rexha, duke treguar se nga 1 gushti ’98 deri më 7 maj 2000 ai ka jetuar në Sarajevë. Gjykatësja e ka pyetur atë nëse e ka gjetur ndonjë ditar me shënime, për ç’gjë Ruzhdiu tha se nuk ka gjetur ndonjë ditar, vetëm disa fletore të vogla për shënime të takimeve të ndryshme. Gjykatësja ka pyetur nëse e dinte dëshmitari në atë kohë se Drini ishte komandant, se kush ishin bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ndërkaq dëshmitari ka thënë se shokët e tij me të cilët ka bashkëpunuar më së shumti kanë qenë Bislim Zyrapi dhe Selim Krasniqi. Ndërkaq, duke folur për një takim me Drinin në Sarajevë, Ruzhdiu ka treguar se gjatë bisedës, Ekremi e ka përmend edhe Rexhep Selimin. Ndërkaq, prokurori ndërkombëtar duke u ndërlidhur më pas në takimin e Ruzhdiut me Ekremin në Sarajevë, ka pyetur nëse ka thënë Drini ndonjë fjalë hidhëruese? “Drini nuk ka përmend ndonjë fjalë hidhëruese, vetëm ka thënë se i frikësohet atij djali (Rexhep Selimit), pasi që, citoj fjalët e Ekremit ‘është një rrokotel që mundet gjithçka të bëjë”, ka thënë Ruzhdi Rexha, duke e përkthyer fjalën “rrokotel” si “person pa kontroll”. Prokurori e ka pyetur pastaj se a i kujtohet deklarata e mëhershme kur ka thënë se vëllai i tij Drini i ka thënë se Rexhep Selimi i është kërcënuar se do ta vrasë, gjë të cilën dëshmitari e ka pohuar.

    Prokurori e ka pyetur Rexhën në lidhje me një deklaratë që ka dhënë më herët për Rexhep Selimin. “Keni bërë një deklaratë se Ekremi ju ka thënë se Rexhep Selimin e konsideron përgjegjës për vrasjen e Mujë Krasniqit dhe disa ushtarëve të UÇK-së?”. “Po”, është përgjigjur dëshmitari.

    “Më tej ju keni deklaruar se Ekremi ka thënë se nuk ia ka frikën askujt përveç Rexhep Selimit?”, ka pyetur prokurori, kurse dëshmitari ka thënë se i kujtohet edhe deklarata edhe fjalët e Ekremit. Më pas dëshmitari Rexha ka treguar se një ditë para vrasjes Ekremi kishte dalë në Aeroportin e Prishtinës për ta marrë dhe se gjatë rrugës për në Prizren i kishte treguar se ka marrë disa kërcënime, por siç u shpreh ai emra nuk kishte përmendur. Dëshmitari Rexha pastaj ka treguar për ditën kritike kur u vra komandant Drini.

    Më 8 maj 2000, dëshmitari ka treguar se nga gjumi e kishte zgjuar biri i Ekremit, Drini. Orën, tha dëshmitari nuk e ka shikuar sa është, por i është kujtuar se Komandant Drini e kishte shikuar orën duke thënë se është bërë 8 e 15 minuta dhe se i duhet të niset për në Tërstenik të Pejës.

    Dëshmitari Rexha ka vazhduar të tregojë për ditën kritike, duke thënë se në momentin kur Drini ka dalë për të hipur në veturë, e ka parë një veturë të kuqe duke lëvizur atypari. Mirëpo, prokurori nga këtu ka dalë në pyetje tjera, duke e pyetur dëshmitarin nëse e njeh Kadri Shabanin dhe nëse Drini e ka pasur shok të mirë kur kanë qenë fëmijë. “Po e njoh Kadri Shabanin”, është përgjigjur dëshmitari, për të shtuar se Shabani ka qenë në shtëpinë e Drinit para luftës dhe e ka ditur se ku i parkonin veturat. Pas këtyre pyetjeve prokurori përsëri është kthyer te momenti kritik i vrasjes së Drinit. “Drini është kthyer përsëri pas 2 deri 3 minutave nga vendi ku ishte vetura e tij dhe më tregoi se dikush ia kishte shpuar gomën dhe se po e çonte të një mjeshtër”, ka treguar dëshmitari, i cili është ndërprerë nga pyetja e prokurorit. “A keni shkuar bashkë të mjeshtri?”, ka pyetur prokurori, ndërsa dëshmitari është përgjigjur negativisht, për të sqaruar se Drini në atë rast ka ecur 10- 20 hapa para tij. “Unë jam vonuar me dhëndrin në oborr dhe në atë moment i kam dëgjuar disa krisma të armës”, ka thënë ai, për të shtuar se pasi që i ka shikuar plumbat, ka ardhur në përfundim se ato krisma kanë qenë të armës “Shkorpion”. Ndërsa një veturë e kuqe, tregoi dëshmitari, është larguar në drejtim të autostradës. Vetura, sipas dëshmitarit, nuk ka pasur tabela. “E kam parë në veturë në anën e kundërt të shoferit”. “Çfarë të ka shtyrë ta drejtosh vëmendjen te Drini?”, ishte pyetja tjetër e prokurorit, të cilës dëshmitari iu përgjigj: “Zëri i shoqes së Drinit. Pas asaj jam afruar dhe i kam parë vetëm këmbët e vëllait të shtrirë. Në atë moment e kam përqafuar dhe kam shikuar rrotull mos dikush e ka gjuajtur nga dritaret... e kam përqafuar duke e fshehur nga gruaja”, ka treguar vëllai i Drinit, për të shtuar se në atë moment Drini ende ishte i gjallë, merrte frymë dhe i kishte sytë hapur. Dëshmitari ka vazhduar dëshminë e tij duke treguar si i ka thënë gruas së Drinit që të përkujdeset për një ndihmë të parë. “A ka ardhur ndonjë veturë?” e ka pyetur prokurori, kurse dëshmitari është përgjigjur se për 2-3 minuta nuk ka ardhur asnjë veturë. Më vonë, ka thënë ai, ka ardhur një veturë me ngjyrë të kuqe, pak më ndryshe se ajo e dyshuara që ka ikur nga vendi i ngjarjes më shpejtësi dhe se e kanë dërguar Drinin për në spitalin ushtarak të KFOR-it gjerman. “E kemi futur në kerr së bashku me vëllain Qamilin. Unë i jepja frymëmarrje, sepse merrte frymë rëndë... po ashtu ia mbaja kokën dhe në momentin kur provova t’ia hapja pak bluzën e pashë se trupin e kishte të shpuar nga plumbat dhe aty ka dhënë shpirt”, ka thënë dëshmitari, për të treguar se nga trupi i Drinit ka dalë një kokërr i plumbit. Pasi që mjekët e kanë marrë trupin pa jetë të Drinit, dëshmitari tha se ka kërkuar nga ushtarët e KFOR-it që të hidhen në kërkim të veturës ngjyrë të kuqe, e cila ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të Petrovës. Në vazhdim dëshmitari ka thënë se para datës 8 maj 2000 kurrë nuk e ka njohur Sali Veselin. Dëshmitari tha se Veselin e ka parë në ceremoninë që është mbajtur për Drinin në shtëpinë e kulturës në Prizren, ku e ka mbajtur një fjalim, ndërsa nuk i është kujtuar nëse e ka parë edhe gjatë varrimit. “Po Bislim Zyrapi a ka qenë në varrim?”, është interesuar prokurori, të cilës pyetje dëshmitari i është përgjigjur me “po”. Kurse për Sadik Halitjahën nuk i është kujtuar nëse ka qenë në varrim “as që e kam njohur”. Dëshmitari Rexha ka treguar po ashtu se Sali Veseli, pas vizitës gjatë zisë (të pames), kishte shkuar edhe një herë në shtëpinë e Drinit me Azem Sylën, Ramë Bujën etj. Gjatë kësaj vizite dëshmitari tha se është biseduar edhe për kompjuterin e Drinit, të cilin e kishte marrë policia e UNMIK-ut. Dëshmitari tha se Veseli i kishte ofruar ndihmë për ta marrë nga policia kompjuterin e Drinit. Dëshmitari ka shtuar se Sali Veseli nëpërmjet Bujar Ukimerit ka kërkuar nga familja e Drinit autorizim për ta marrë kompjuterin nga policia, mirëpo këtë autorizim, tha ai, Veseli nuk e ka marrë kurrë. Prokurori po ashtu është interesuar të dijë nga dëshmitari nëse dikush nga PDK-ja ka kërkuar mbështetje nga familja e Drinit. “Shumica që kanë ardhur nuk janë prezantuar si PDK, kurse një vit me vonë kur janë arrestuar Sali Veseli, Abit Haziraj, Halil Qadraku, Xhemajli Beqiri, si të dyshuar për vrasjen e Drinit, atëherë Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë ka ardhur në shtëpi dhe ka kërkuar mirëkuptim për të arrestuarit”, tha ai. Bashkë me Thaçin, tha dëshmitari Rexha, ka qenë edhe Fatmir Limaj. “Gjatë ditëve të zisë a ka ardhur Thaçi?”, ishte pyetja tjetër e prokurorit, kurse dëshmitari u përgjigj: “Jo, ai jo”, ndërsa Tahir Sinani po. Pas këtyre pyetjeve dëshmitari ka treguar se në 2003 i është kthyer Hard-disku i kompjuterit të Drinit, ku pas rivendosjes në një kompjuter ai tha se ka nxjerrë disa dokumente të cilat i kishte shkruar Drini. Për një sërë dokumentesh të nxjerra nga Hard-disku i kompjuterit të Drinit, është interesuar të dijë edhe prokurori, ku shumica e këtyre dokumenteve edhe janë futur si provë materiale. Në një pjesë të letrës – kërkesës së Drinit për armëmbajtje, të cilën e ka lexuar prokurori, ndër të tjera Drini arsyetohet se i duhet një armë, pasi që, siç ishte shprehur ai, disa ekstremistë të shoqërisë kosovare po e kërcënonin për shkak të lidhjeve që i kishte me ndërkombëtarët. Këtu edhe kanë marrë fund pyetjet e prokurorit për dëshmitarin Rexha.



    Dëshmitari Rexha merret në pyetje nga Sadije Mjekiqi, avokate e gjeneralmajor Sali Veselit



    Pyetjet e avokates Mjekiqi kryesisht janë përqendruar rreth Hard-diskut të kompjuterit të Drinit, dhe nxjerrjes së dokumenteve nga ky Hard-disk që dëshmitari i ka bërë. Avokatja Mjekiqi e ka pyetur dëshmitarin edhe në lidhje me një dokument i cili përmban emra të shkruar me dorë të cilin prokurori e ka futur si provë materiale. “Në këtë dokument nuk është shkrimi i Drinit. Unë e njoh mirë shkrimin e tij”, ka theksuar dëshmitari, për të shtuar se këtë dokument e ka parë për herë të parë sot (e hënë).

    Mirëpo prokurori ka sqaruar se dokumenti i cili i është ofruar dëshmitarit sot e (hënë), nuk është i shkruar nga Drini. “Do të jenë dy dëshmitarë që do ta dëshmojnë këtë dokument”, ka premtuar prokurori. Në vazhdim avokatja Mjekiqi e ka pyetur dëshmitarin edhe për bisedën që e kanë pasur me Sali Veselin për marrjen e autorizimit për nxjerrjen e kompjuterit të Drinit nga policia. Dëshmitarit nuk i është kujtuar për momentin se kush e ka nisur i pari këtë bisedë, por pak minuta më vonë ka thënë se normalisht jo vetëm Veselit por edhe të tjerëve u ka treguar se si policia e kanë marrë kompjuterin e Drinit. Emri i Bujar Ukimerit edhe njëherë është lakuar nga dëshmitari Rexha, i cili tha se Bujari, fqinji i tij, disa herë e ka kërkuar në emër të Sali Veselit autorizimin e familjes për marrjen e kompjuterit të Drinit nga policia e UNMIK-ut. “Në dalje të shtëpisë, para hyrjes në veturë, me Sali Veselin ka qenë edhe Bujar Ukimeri. Veseli ka thënë se Bujari mund t’i kryejë të gjitha. Besoj se Bujari e ka kërkuar autorizimin me urdhër të Veselit”, ka thënë dëshmitari, ndaj të cilit ka reaguar avokatja Mjekiqi, duke i thënë se megjithatë ai kishte premtuar se do ta jepte autorizimin dhe për këtë arsye mund të këtë ndodhur që të ketë shkuar disa herë Bujari në shtëpinë e tij për ta kërkuar këtë autorizim.



    Dëshmitari Rexha merret në pyetje nga gjeneralmajor Sali Veseli



    Disa pyetje për dëshmitarin, kryesisht rreth autorizimit për marrjen e kompjuterit të Drinit nga policia e UNMIK-ut, ia ka parashtruar edhe Sali Veseli. “A të ka treguar ndonjë shkresë Bujari se kishte autorizim nga unë?” e ka pyetur Veseli dëshmitarin, i cili është përgjigjur: “Unë ju kam përcjellë deri te dera e oborrit, afër derës ka qenë ai kur i keni thënë që të përkujdeset për autorizim ‘Bujar, të lutëm kontakto me Ruzhdiun për autorizim’”.

    A e dini nga është Bujari, ishte pyetja tjetër e Veselit, të cilës dëshmitari i është përgjigjur duke thënë se Bujari e ka prejardhjen nga fshati Korisht dhe se pas luftës jeton në Gjakovë. Gjykimi vazhdon sot (e martë), duke filluar nga ora 9 e 30 minuta.



    Epoka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RUZHDI REXHA: EKREMI KURRË S’KA FOLUR KEQ PËR UÇK-NË, PËR INDIVIDË PO



    Ka vazhduar rigjykimi në procesin “Drini”, me dëshminë e vëllait, bashkëshortes dhe djalit të dajës së “Drinit”





    Në rigjykimin e procesit “Drini”, të martën ka dëshmuar edhe dëshmitari i prokurorisë, Lulzim Berisha, i cili është djali i dajës së komandant Drinit. Berisha ndërkaq ka dëshmuar lidhur me takimet e Sali Veselit, Kadri Kryeziut, Sadik Halitjahës, Ilir Kullës etj., në hotel “Prizren”, para vrasjes së komandant Drinit



    Shkruajnë : Burim Etemaj e Bajram Lani



    Prishtinë, 22 nëntor 2005 - Në procesin gjyqësor “Drini”, ka përfunduar dëshminë e tij vëllai i Ekrem Rexhës, Ruzhdi Rexha, ndërkaq dëshminë e ka filluar bashkëshortja e komandant “Drinit”. Hajrije Rexha. Mirëpo, për shkak se dëshmitari Lulzim Berisha nuk ka pasur kohë të dëshmojë ndonjë ditë tjetër, e ka dhënë dëshminë e tij sot (të martën), duke i lënë Hajrije Rexhës që të vazhdojë dëshminë e saj të hënën në mëngjes. Fillimisht, dëshmitari Rexha është marrë në pyetje nga avokatja e Sali Veselit, Sadije Mjekiqi, e cila është interesuar të dijë se si e vlerëson Ruzhdiu interesimin e Sali Veselit për ta marrë një autorizimin nga familjarët e “Drinit”, për ta marrë kompjuterin Lap-Top të cilin e kishte konfiskuar policia e për të cilin ishte shqetësuar familja Rexha. “Në atë moment nuk e kam ditë qëllimin e Sali Veselit, por vetëm e di që ka kërkuar autorizim, por ai sigurisht se i ka pasur qëllimet e mira, por në thonjëza e them këtë ngase nuk e di. Vetë fakti që s’kam dashur t’ia jap autorizimin tregon se kam dyshuar, sepse kam menduar se atë Lap-Top së pari duhet ta ketë familja”, ka thënë Rexha.

    Ndërkaq, avokati i Abit Hazirajt, Hasim Loshi, është ndërlidhur me listën e paraqitur një ditë më parë nga prokurori ndërkombëtar, në të cilën gjendej edhe klienti i tij, Abiti. “Me të drejtë klienti im Abiti thotë se është shënuar gabimisht emri i tij, sepse Abiti në të gjitha dokumentet e ka mbiemrin Haziraj e jo Haziri, siç është në listë. Emri i tij është shënuar me dorë dhe këtu shihet se ai që e ka shkruar nuk e di gjuhën shqipe”, ka thënë avokati Loshi.

    Dëshmitari është marrë në pyetje pastaj nga prokurori ndërkombëtar, i cili ka ofruar një dokument në të cilin ishte një fjalim, që sipas dëshmisë së Ruzhdiut, Ekremi është dashur ta lexojë këtë fjalim në fshatin Tërstenik të Pejës, ditën që është vrarë. “Gjatë bisedave që keni pasur me ‘Drinin’, a ka ndodhur që të flasë keq për UÇK-në, apo për ndonjë person të veçantë?”, ka pyetur prokurori, ndërkaq dëshmitari ka thënë: “Kurrë s’e kam dëgjuar të flasë keq për UÇK-në, por për disa aktivitete apo individë po. Konkretisht djalin e axhës e ka kritikuar, Nexhmedin Kastratin”. Duke u referuar në dëshminë e një dite më parë, ku Ruzhdi Rexha ka dëshmuar se pas arrestimit të Sali Veselit, Abit Hazirajt dhe të tjerëve, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë vizituar familjen Rexha, kryetarja e trupit gjykues, Lolica Dumlao, e ka pyetur dëshmitarin Rexha se “sa kohë pas arrestimit të tyre ka ndodhur vizita e Thaçit?”. “Nuk jam i sigurt, diku 2-3 muaj pas, sepse në atë kohë ka qenë edhe fushata zgjedhore e PDK-së, por saktësisht nuk e di sa muaj. Atë ditë na ka njoftuar për vizitë, sepse ka pasur disa aktivitete në Prizren, pastaj ka ardhur në familjen tonë dhe e ka vazhduar fushatën në sallën e sportit”, ka thënë Ruzhdiu, duke shtuar se bashkë me Thaçin kanë qenë edhe Fatmir Limaj, Ramë Buja etj., ndërkaq nga familjarët e tij kanë qenë disa axhallarë dhe vëllai më i madh i Ekrem Rexhës, Qamili. Duke treguar për rrjedhën e bisedës gjatë kësaj vizite, Ruzhdi Rexha ka thënë se Hashim Thaçi ka folur për aktivitetin dhe veprën e komandant “Drinit”, se si janë njohur, si kanë fjetur gjatë luftës bashkë, dhe se si vrasja e “Drinit” është një humbje e madhe. “Pas kësaj, axha i madh e ka shprehur mendimin se kushdo qofshin vrasësit, e meritojnë dënimin më të madh. Pas kësaj, Thaçi ka provuar që të na bindë se Sali Veseli nuk ka kurrfarë lidhje me vrasjen e Ekremit dhe po citoj fjalët e tij: ‘Familja e Drinit, duhet të jeni të sigurt se Sali Veseli dhe pjesëtarët tjerë të TMK-së nuk kanë dorë në vrasjen e Drinit’. Pas kësaj unë kam ndërhyrë pasi nuk kam dashur që në familje të diskutohet se kush është apo kush nuk është vrasës. E kam pyetur Thaçin se a ka frikë në jetë dhe ai është befasuar nga pyetja”, ka thënë Rexha, duke treguar se me këtë pyetje ka aluduar tek ajo se a ka frikë edhe Thaçi që sikur pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të mbetet pa privilegje. Ruzhdiu nuk ka përtuar të tregojë edhe se si nëpërmjet “meseleve” ia ka bërë të ditur Thaçit këtë, duke treguar se si në kohën e marshall Titos, siç i ka thënë Ruzhdiu, vetëm me dy dëshmitarë-bashkëluftëtarë, të jepeshin të gjitha të drejtat, banesa, lokali, rruga e mirë, gjithë të mirat, si luftëtar…

    I pyetur se, derisa Thaçi ka dhënë mendimet e tij, a e keni pyetur Thaçin se kush mendonte ai se kishte gisht në vrasjen e “Drinit”, dëshmitari ka thënë se nuk e ka pyetur. “Kjo vizitë ku Hashim Thaçi ka kërkuar që ju të kishit mirëkuptim sa i përket arrestimit të Sali Veselit. Çka doni të thoni me këtë se ‘ka kërkuar mirëkuptim’?”, ka pyetur gjykatësja. “Ka kërkuar që mos t’i akuzonim menjëherë Sali Veselin dhe anëtarët e tjerë të TMK-së, ashtu mendoj”, ka thënë Rexha, duke shtuar se ai nuk ka dashur ta pyesë Thaçin se kush mendon se është vrasësi, pasi që hetimet ishin në procedurë. Lidhur me këtë, avokatja Sadije Mjekiqi ka shprehur habinë se si në asnjë seancë gjyqësore deri me tani dëshmitari Rexha nuk e ka zënë në gojë vizitën e Hashim Thaçit në familjen e Ekrem Rexhës, mirëpo dëshmitari ka thënë se nuk është pyetur asnjëherë deri më tani konkretisht, siç ka pyetur gjykatësja. Ndërkohë, dëshmitari ka thënë se përveç Thaçit, në familjen e tyre, në një rast tjetër ka qenë edhe Sami Lushtaku, i cili në atë kohë ka qenë komandant i Zonës së Dytë. “I njëjti është përpjekur të na bindte se Sali Veseli nuk ka dorë në vrasje. Nuk e kam përmend as këtë më herët sepse nuk jam pyetur nga askush. Janë edhe deklaratat e Agim Çekut, ku ka thënë se Sali Veseli nuk ka dorë në vrasjen e ‘Drinit’. As për këtë nuk jam pyetur, por unë këto i kam lexuar në gazeta”, ka thënë Rexha. I pyetur për vizitën e Sami Lushtakut, Ruzhdiu ka thënë se për këtë më mirë është të pyetet bashkëshortja e “Drinit”, pasi që ai vetë nuk ka qenë në shtëpi kur ishte për vizitë Lushtaku.



    Dëshminë e ka filluar bashkëshortja e komandant “Drinit”, Hajrije Rexha



    Fillimisht, Harije Rexha, bashkëshortja e Ekrem Rexhës, ka folur për kohën kur është martuar me “Drinin”, në verë të ’98-s, dhe për inkuadrimin e Ekremit në UÇK, si komandant në rajonin e Vërrinit. “A ju ka treguar burri juaj ndonjëherë nëse ndihej i kërcënuar nga dikush sa ishte në shtëpi?”, ka pyetur anëtari i trupit gjykues, ndërkaq dëshmitarja ka thënë jo, mirëpo ka pranuar se shpeshherë e ka gjetur të hutuar dhe të menduar. Ajo ka thënë se kur Ekremi kishte mbledhje me Kuvendin Komunal apo me UNMIK-un, ai e ka pasur zakon që njeriut t’ia thotë ndër sy se nuk e ka drejtë. “Shpesh i thosha të mos ua thotë njerëzve në sy atë që ai mendon, sepse njerëzit mund të mllefosen, por ai më thoshte se më mirë ta thotë të vërtetën në sy që mos të përsëritet gabimi dy herë”, ka thënë ajo. “A të ka shkuar në mendje se mund ta kenë vrarë shokët e tij?”, ka pyetur gjykatësi. “I kam thënë gjithmonë ruaju, por ai thoshte, ‘ata që mund të më vrasin janë larg’, duke aluduar tek serbët dhe thoshte se nuk ka pse të ruhet apo frikësohet, sepse s’i ka bërë askujt asgjë”, ka thënë dëshmitarja. Bashkëshortja e Ekrem Rexhës më pas është pyetur për ditën e vrasjes së Ekremit, ku ajo ka përshkruar situatën në ditën e vrasjes së tij. “Isha me fytyrë nga dritarja derisa i merrja gotat që kishim pirë çaj. Në një moment kam dëgjuar disa krisma dhe një makinë që nga zhurma dukej se ishte në shpejtësi të madhe. Pas atyre krismave ka kaluar e njëjta veturë që e kam parë më herët dhe nuk ka qenë duke shkuar shpejt. Pastaj kam thënë me vete, nuk është kjo veturë, edhe burri im nuk e ngiste veturën shpejt asnjëherë. Thashë me vete, ‘o Zot ishalla nuk është ajo që po mendoj unë’. Prej aty kam shkuar te Ruzhdiu dhe i kam thënë se a e ka parë Ekremin”, ka treguar Hajrije Rexha.

    Më tej me pyetje ka filluar prokurori ndërkombëtar Dana Urban, i cili më tepër është interesuar për periudhën kur Ekremi dhe Hajrija janë martuar zyrtarisht, shkuarja e Ekremit në Sarajevë, vizita e bashkëshortes së tij në Kosovë gjatë vitit ’98 dhe shtatzënisë së saj. Ndërkaq, duke u ndalur tek paslufta, prokurori ka pyetur se “gjatë kësaj periudhe a ka bashkëpunuar Ekremi me ndërkombëtarët?” Dëshmitarja ka treguar se bashkëshorti i saj ka pasur bashkëpunim të mirë me UNMIK-ut dhe KFOR-in, por në veçanti me IOM-in. Ajo më tej ka sjellë momente nga mbledhja përkujtimore dhe gjatë varrimit të komandant “Drinit”, duke treguar se aty për herë të parë e ka parë Sali Veselin, Halil Çadrakun, Xhemajli Berishën, Sadik Halitjahën e të tjerë që s’i kishte njohur më herët, përveç Halitjahës për të cilin ka thënë se e ka parë më herët në televizor. Dëshmitarja ka thënë se nuk i kujtohet deklarata e mëhershme, për të cilën është pyetur nga prokurori, në të cilën ajo ka thënë se “Drini” ka pasur konflikt me Sali Veselin. Ndërkohë, avokatja Mjekiqi ka ndërhyrë duke thënë se në procesverbalin në shqip nuk përmendet fjala konflikt, por “nuk kanë pasur raporte të mira”. Prokurori, duke u referuar në deklaratat e mëhershme të Hajrije Rexhës, ka thënë se në deklaratë thuhet se Alush Shala e ka ndjekur vazhdimisht Ekremin dhe se ka pasur raporte të mira me Kadri Kryeziun. Dëshmitarja ka thënë për Alush Gashin se nuk i kujtohet, por Kadri Kryeziu është shoqëruar me një tjetër Shalë, emri i të cilit nuk i është kujtuar. Ndërkaq, kur është pyetur për Sadik Halitjahën se a ka pasur ndonjë konflikt me Ekrem Rexhën, dëshmitarja ka thënë: “Më kujtohet një herë në TV Kukës ishte i ftuar Sadik Halitjaha, i cili ishte i veshur me uniformë të UÇK-së, dhe i thashë burrit, shikoje se Halitjaha po pyetet për luftën. Më kujtohet që ai vetë u ngrit dhe e ndali televizorin dhe tha: ‘Kush e dëgjon këtë. Ky është një psikopat, asnjë të vërtetë nuk e thotë’”, ka treguar dëshmitarja Hajrije Rexha, duke shtuar se kjo ka qenë diku në vitin ’99, menjëherë pas luftës.



    Dëshmitari Berisha dëshmon për praninë e Sali Veselit, Sadik Halitjahës, Kadri Kryeziut e Ilir Kullës në hotel “Prizren”



    Në rigjykimin e procesit “Drini”, të martën ka dëshmuar dëshmitari i prokurorisë, Lulzim Berisha, aktualisht trajner i klubit të futbollit “Liria” nga Prizreni, i cili një kohë ka punuar edhe si kamerier në hotel “Prizren”, për të cilin profesion tha se e ka kryer edhe një kurs treditor në Kopaonik të Serbisë Jugore, konkretisht afër Rashkës, në vitin 1995. Përndryshe, Berisha është djali i dajës së komandant Drinit. Dëshmitari Berisha fillimisht ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së apo PDK-së. Gjatë luftës tha se ka jetuar në Shqipëri. Gjatë kohës sa ka punuar si kamerier në hotel “Prizren”, nga 18 dhjetori i ’99 deri më 8 maj 2000, kur edhe është vrarë komandant Drini, dëshmitari Berisha tha se në këtë hotel kanë frekuentuar shpesh anëtarë të TMK-së si dhe të Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës, që më vonë është shndërruar në PDK.

    Njerëzit e këtyre dy subjekteve, Berisha tha se nuk e dinin se ishte i afërt i komandant Drinit. Duke përshkruar hotel “Prizrenin”, dëshmitari tha se ky hotel ndër të tjera ka edhe një sallë pak më të veçantë, ku mund të qëndrojnë rreth 16 persona. Dëshmitari Berisha tregoi se gjatë kohës sa ka punuar si kamerier e ka njohur Sali Veselin, dhe se ky i fundit e ka rezervuar disa herë sallën e veçantë të hotelit. Dëshmitarit nuk i është kujtuar nëse në këtë hotel Sali Veseli ka shkuar bashkë me Sadik Halitjahën, kurse me Kadri Kryeziun tha se ka qenë 2-3 herë. Dëshmitari po ashtu tha se Kadri Kryeziu në hotel “Prizren” ka qëndruar më shumë herë sesa Veseli e Halitjaha. Sipas dëshmitarit, të paktën 2-3 herë Sali Veseli, Sadik Halitjaha dhe Kadri Kryeziu kanë qëndruar në sallën e veçantë. Por, dëshmitari tha se ka pasur raste edhe kur Veseli, Halitjaha e Kryeziu kanë qëndruar edhe në sallën e hotelit ku rrinë edhe klientët tjerë.

    “Si silleshin ndërmjet vete?”, e ka pyetur prokurori dëshmitarin, i cili është përgjigjur se tre të lartpërmendurit në mënyrë shoqërore bisedonin qetë. Sipas tij, ka pasur raste kur edhe kanë pirë edhe alkool. Prokurori e ka pyetur dëshmitarin se mos e ka parë edhe Rexhep Selimin në ato takime. “Me sa më duket ka qenë një herë”, është përgjigjur dëshmitari. Ndërkaq, Tahir Sinanin tha se nuk e ka vërejtur. “Po Fatmir Limaj, a ka ardhur aty?”, ka pyetur prokurori, kurse dëshmitari është përgjigjur “po njëherë”. Dëshmitari në vazhdim ka treguar se me Sali Veselin, Sadik Halitjahën dhe Kadri Kryeziun ka ndenjur edhe Ilir Kulla, nga Shqipëria. “A ka qenë një rast para vitit 2000, i cili iu ka shqetësuar, kur në hotel kanë ndenjur bashkë Sali Veseli, Sadik Halitjaha?”, ishte pyetja tjetër e prokurorit, ndërsa dëshmitari tha ‘po’. “Gjendja e Halitjahës ka qenë e shqetësuar… ai në një moment bëri me dorë, e çoi dorën lart në drejtim të Sali Veselit, duke e ngritur zërin deri në nivel të bërtitjes, m'u duk sikur po i bërtiste Sali Veselit”, është shprehur dëshmitari Berisha, i cili pas pyetjes së prokurorit se çfarë po thoshte Sadik Halitjaha, është përgjigjur: “Halitjaha tha se është dashur ta kryejë më herët atë punë, kur e kemi zënë me 20 shokët e tij”. Një deklaratë të ngjashme në lidhje me bisedën e dëgjuar, dëshmitari tha se e ka dhënë në polici më 11 shkurt të vitit 2001. Dëshmitari tha se edhe tash qëndron prapa deklaratës që ka dhënë në polici. Në vazhdim dëshmitari po ashtu ka treguar se pas fjalëve të Halitjahës, Sali Veseli ka qenë i humbur (i hutuar). Ai po ashtu tha se Veselin e Halitjahën i ka dëgjuar duke folur për Drinin në momentin kur ua ka servuar kafet e para.

    Dëshmitari Berisha tha se për bisedën e dëgjuar i ka treguar edhe Drinit, mirëpo ky i fundit, sipas tij, e ka lutur që të mos shqetësohet. “Mos u mërzitni se askujt asgjë nuk i kam bërë e as nuk i kam borxh, nuk kam pse të frikësohem”, i ka cituar fjalët e Drinit, dëshmitari Berisha. Më pas prokurori ka kërkuar nga dëshmitari që të shikojë në sallën e gjyqit nëse e sheh Sali Veselin. “Nuk e ka të vështirë, më njeh krejt bota”, është dëgjuar duke thënë Veseli. “Po, ky është”, ka bërë me gisht në drejtim të Veselit dëshmitari. Prokurori ka vazhduar me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitarin, duke u interesuar përsëri për Ilir Kullën. Kulla, tha dëshmitari, ishte i pranishëm gjithmonë në hotel “Prizren”, dhe nga ajo që ka arritur të kuptojë ka qenë gazetar, edhe pse shtoi ai, asnjëherë nuk e ka parë me mjete të punës së gazetarisë përveç të një aparati dhe telefoni celular. Kulla, sipas dëshmitarit, në hotel “Prizren” ka qëndruar rreth një muaj, për t’u larguar një muaj para vrasjes së Drinit, edhe pse, shtoi ai, teshat nuk i kishte marrë, dhoma e tij e hotelit ishte e mbyllur, ku askush nuk mund të hynte.

    Sali Veseli dhe Sadik Halitjaha rrinin në një tavolinë me Ilir Kullën, ka thënë dëshmitari Berisha. Dëshmitari ka thënë po ashtu se ka dyshuar për Kullën dhe pasi që ka pyetur në recepcionin e hotelit për të, numri i pasaportës së tij është regjistruar në polici. Dëshmitari ka treguar se numrin e pasaportës së Kullës, IS 05311795, e ka dhënë vetë në polici. “A kishte diçka të dyshimtë ndërmjet faturave të hotelit dhe pasaportës?”, ka pyetur prokurori, kurse dëshmitari ka thënë se pas disa ditëve, Kullës i ka humbur pasaporta. Sipas dëshmitarit, Kulla po ashtu nuk i ka paguar disa fatura në hotel. “A e shihni Ilir Kullën në sallë?”, e ka pyetur prokurori dëshmitarin, ndërsa ky i fundit ka thënë “jo”. Pas vrasjes së Drinit më 8 maj 2000, pjesëtarët e TMK-së, si Sali Veseli e Sadik Halitjaha, dëshmitari tha se vinin më rrallë në hotel, përveç ndonjë takimi zyrtar me përfaqësues të UNMIK-ut dhe të KFOR-it. “Dmth. takimet pas vrasjes së Drinit nuk i mbanin më?”, ka pyetur prokurori, kurse dëshmitari është përgjigjur “jo”.



    Dëshmitari Berisha merret në pyetje nga Sadije Mjekiqi, avokate e Veselit



    Pyetja e parë e avokates Mjekiqi ka qenë se sa herë ka dëshmuar dëshmitari në polici për rastin Drini. “Dy herë”, ka thënë dëshmitari. Mjekiqi e ka pyetur dëshmitarin pastaj nëse ka mundur të kuptojë se në çfarë mënyre ka shkuar Ilir Kulla në hotel, kurse dëshmitari ka thënë se nuk i kishte interesuar puna e tij. “Ti the se ke dyshuar në të, e tash qysh nuk të ka interesuar puna e tij?”, ishte pyetja tjetër e avokates, kurse dëshmitari u përgjigj: “Pas atij rasti kam filluar të interesohem për të”. Dëshmitari tha për Kullën se e ka pyetur Ilir Himadunën, i cili sipas tij, i ka treguar se Kulla është gazetar. Pas pyetjes së avokates, dëshmitari Berisha ka treguar se drejtor i hotelit “Prizren” ishte Mustafë Gjana, me të cilin, shtoi ai, nuk e ka biseduar asnjëherë punën e Kullës. Dëshmitari po ashtu dëshmoi se edhe Drini është takuar më Ilir Kullën. “E kam marrë vesh gjatë bisedës me Drinin se është takuar me Kullën”, ka thënë dëshmitari, të cilit nuk i është kujtuar nëse Drini i ka treguar për vendtakimin me Kullën. “Në deklaratën tuaj më 11 shkurt 2001, keni thënë se Drini është takuar me Kullën në hotel ‘Theranda’”, ia ka përkujtuar avokatja, ndërsa dëshmitari ka thënë se ndoshta janë takuar aty, duke u arsyetuar se kjo ngjarje ndoshta i ka dalë nga mendja. I pyetur nga avokatja nëse në lidhje me bisedën që ka dëgjuar për Drinin ka biseduar edhe më dikë tjetër, dëshmitari ka thënë “jo”. Ndërkaq, në lidhje me deklaratën e dhënë në polici, dëshmitari tha se nuk ka shkuar vetë, por e kanë ftuar organet e hetuesisë.



    Hasim Loshi, avokat i Abit Hazirajt, merr në pyetje dëshmitarin Lulzim Berisha



    Avokati Loshi e ka pyetur dëshmitarin deri kur ka punuar si kamerier, ndërsa dëshmitari ka treguar se deri para dy viteve. Po ashtu, dëshmitari ka treguar se për profesionin e kamerierit e ka kryer edhe një kurs 3 ditor në Kopaonik të Serbisë në vitin ’95.



    Dëshmitari Berisha përballet me pyetjet e Sali Veselit



    Pyetje për dëshmitarin Lulzim Berisha ka parashtruar edhe gjeneralmajor Sali Veseli. “A e keni kryer shërbimin ushtarak të Ish-Jugosllavisë?”, ishte pyetja e Veselit, kurse dëshmitari u përgjigj: “Po, e kam pasur nderin të jem në çetën e sportistëve në atë kohë”. Veseli e ka pyetur po ashtu dëshmitarin nëse gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak e ka ngritur dorën apo gishtin qoftë edhe ndaj një tetari, duke ia përkujtuar deklaratën se Sadik Halitjaha e ka ngritur dorën në drejtim të tij, ndërkaq dëshmitari tha jo kurrë. Veseli më pas e ka pyetur dëshmitarin nëse i ka kërkuar sallën kur i është dashur për ndonjë ceremoni drejtorit Mustafë Gjana, apo dikujt tjetër? “Drejtorit”, tha dëshmitari. “A mos jemi takuar unë e ti te dera e hyrjes apo recepcioni?”, ishte pyetja tjetër e Veselit, kurse dëshmitari u përgjigj: “Personalisht ju kam shërbyer”. Dëshmitari ndër të tjera ka treguar se Sali Veselin e ka parë në hotel “Prizren”, në shoqëri të shumë personaliteteve ndërkombëtare. Dëshmitari Lulzim Berisha do të merret në pyetje të hënën e ardhshme edhe nga trupi gjykues. Seanca e radhës mbahet të hënën duke filluar nga ora 9 e 30 minuta.

    Epoka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mes tjerash lexojme:

    "Dëshmitari në vazhdim ka treguar se me Sali Veselin, Sadik Halitjahën dhe Kadri Kryeziun ka ndenjur edhe Ilir Kulla, nga Shqipëria."


    papapapaaaaaaaaaaaaaaaaaa...

    kulla i nanos..

    kte kullen e beri Nano kryetar i komitetit te kulteve kto vite dhe kandidat per deputet.. ne devoll.. ne mos gaboj..

    ja "eminencat gri".. qe kam dyshuar se jane instruktoret speciale te shikut kloso nanoist ne Kosove..

    deri ku arrin mjeshteria e ketyre kanibaleve ne Kurthet.. qe ja ngrene atdhetareve..

    thx Llap per informacionet..

    Arb .. apo i lexon keto lart?

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    "Epoka e Erret," kjo pacaver kunder-Kombetare Enveriste, edhe pse me reduktime te theksueshme, paska perfshire disa nga fjalet e deshmitareve te fundit te rastit "Drinin," duke perforcuar edhe me shume deshmite e meparshme se Sali Veseli me klanin e tij prej kriminesh ka gisht drejteperdrejte ne vrasjes e Komandant Drinit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Ku humbi MJAFT-i ?
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 19:07
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •