Para disa dite, ne nje teme te postuar nga antari "Darius", akuzova ndoshta padrejtesisht ngase kisha me te vertet dyshime lidhur me poetin Shkodran Kolec Traboini se fshihej pas nje nofke e cila nxit shqiptarėt nė luftera fetare ! Por nga ky shkrim qe do postoj, i kerkoi falje Kolec Traboinit per dyshimet e mia ngase ashtu edhe qarkullonte lajmi neper rrjete sociale se "ilir dardani" eshte Kolec Traboini.

Ilir Dardani – Djalli qe vishet me prada

Nga Kolec Traboini

O ti frikacak burrė qė mė fshihesh me pseudonimin Ilir Dardani. Nuk mjafton qė mua mė akuzojnė pėr shkrimet e tua agresive e pėrēarėse qė veē gazetari nuk janė, gjithēka byk e pleh, se me to je rritur diku nė shpellat e Tropojės. Ti hijanik mė citon se tė paskam prekur idhullin tėnd, shkrimtarin personal tė Enver Hoxhės. Por more mec i Tropojės po tė them se nuk kam qėnė asnjė ditė komunist kur ai shkrimtari yt ka qėnė komunist dhe ka ngritur njė monument pėr diktatorin gjė e pangjarė kjo nė tėrė Europėn Lindore a ndryshe nė kampin socialist. Unė kam aq kurajo ti them gjėrat ballaz, sy ndėr sy qofsh shkrimtar a mbret qofsh, por nuk shkruaj si njė mi vrimash a tė fshihem pas ferrave e drizave tė internetit siē bėn ti. Sa poshtė i paska ra piaca shkrimtarit, tė mbrohet nga njė zė nga vrim e zezė, e qė tė mos i hymė thellė asaj epoke tė fėlliqur, kėshtu si ti e ka mbrojtur shkrimtarin tėnd xhelati Mehmet Shehu kur kėrcėnoi me burg Bilal Xhaferrin. Po besoj se shkrimtari nė fjalė e ka aq dinjitet qė tė mos pranojė tė mbrohet nga vrimaxhijte po tė dalė e tė bėjė apologjinė e vet pėr tė kaluarėn, sepse tė sotmen falė Zotit qė na jep mendje tė gjithėve e ka si njė atdhetar i kthjelltė e nė kėtė aspekt e respektoj pa e hyjnizuar siē bėni ju. E me vjen shumė keq qė veb-siti me emrin e madh “Zemra shqiptare”, po e lejon edhe mė tej qė kjo zemėr tė bėhet si njė shpellė nė Mal tė Hekurave e jo njė shesh ku mblidhen burrat nė lėndinė tė hapur e kuvendojnė urtėsisht. Nuk bėjnė nė Dukagjin e as nė Shalė kėshtu lojna hijesh o pronari i sitit Gėzim Marku qė po e lancon atė shkrim kundėr meje nga anonimi i shpellės. Pse ka frikė tė dalė me emrin qė ka ky Ilir Dardani? Edhe kopil fatkeq tė jetė njė njeri, ka njė emėr, ka njė dinjitet dhe shfaq fytyrėn e vet. Eja mė tako moj hije shpellash, se po tė pres nė mes tė Tiranės, e, nėse do tė mos njihesh, edhe nė mes tė natės eja se gjithēka nė shpirtin tėnd nxin e veē nata tė jep kurajo e gjallni. Eja e pastaj mi thuaj ato ēfarė ke pėr tė thėnė pėr atė gjysmėkineastin, more tinzar. Por hapur ama. E jo nga skutat. Po tė them se nuk je burrė por njė burrakeq qė turpėron fisin e vet, se kush do tė ketė njė motėr, njė vėlla, njė burrė a baba, njė hijanik shpellash? Askush ndėr tė gjallėt. Dhe vėri vesh fjalės, asgjė nga ato lėtyrat qė shkruan kundėr bashkombasve tuaj shqiptarė mysliman nuk merret nė konsideratė nėse nuk e mbėshtet sė pari me karakterin e figurėn tėnde, nė sinqeritetin tėnd, me reputacionin qė ke nė publik. Nuk tė beson kush veē do matrahulėve qė tė bėjnė qejfin, tė rrahin krahėt sepse duan pėrēarje mes shqiptarėsh, aq mė tepėr se nuk je njeri, je i tjetėrsuar dhe i ēburrėruar. Kur nė fėmini donin tė pėrbuznim ndonjė i thonim skuth, po ti je skuth e pėrtej skuthit sepse je skuth vrimash. Je hije e nuk je njeri. Ėshtė e vėshtirė ti thuash gjėrat hapur e me dinjitet duke marrė parasysh pasojat, por ėshtė e lehtė, fare e lehtė tė fshihesh si hije pas perdeve e tė pėrgjosh si Apolloni qė Hamleti e pėrshkoi me shpatė duke thėnė, njė mi imzot, njė mi….Se vėrtetė babai i Ofelisė ishte nė pozitėn e miut tė mbretit qė kishte vrarė vėllanė pėr kurorėn. Po ti ēfarė po vret? Shqiptarėt vėllėzrit tuaj qė kanė besimin tjetėr e jo atė qė ke ti? Ti kėrkon tė bėsh atė qė bėnė osmanėt, konvertim me dhunė? Po bėn revansh historik. Kėrkon tė prishėsh ekuilibrin shpirtėror nė mes tė shqiptarėve? Unė jam vėrtetė katolik por shqiptarėt myslimanė janė vėllėzrit e mi. Madje unė kam dyshimet e mija serioze se ti je njė agjent serb i kamufluar qė kėrkon me ēdo kusht e ēdo rrethanė tė futėsh grindje nė mes tė shqiptarėve qė kanė besime tė ndryshme fetare. Ti kėrkon nisjen e njė lufte mbi baza fetare pėr ti sjellė katastrofėn Shqipėrisė e shqiptarėve. Mallkuar qofsh nėse ke kėtė mendje! Ekstremizmi fetar ngado qė tė vijė nga lindja apo perėndimi ėshtė njėsoj i rrezikshėm. Dhe rezulti asaj pėr tė cilėn ti punon natė e ditė, (thua nuk ke punė tjetėr – po kush tė mban me para, o njeri) dihet, kurrė nė kėtė Shqipėri tė mos ketė mirėkuptim e pėrparim, veē pėrēarje e amulli. E kam thėnė e po e them sėrish se unė kam rezervat e mia ndaj shqiptarėve myslimanė qė e kanė mėndjen anadoll, por nuk kam asgjė me besimtarėt e thjeshtė qė besimin e kanė si gjė personale e qė sė pari janė shqiptarė e punojnė me ndėrshmėri pėr kėtė tokė e pėr kėtė vend. Historia e ka treguar madhėshtinė e shqiptarėve tė tre besimeve e sakrificat e tyre pėr atdhe. Kjo ėshtė udha nėpėr tė cilėn duhet tė ecim e jo revanshizmi religjioz qė ti predikon si nje kryqtar marrok i mesjetės, po nė aparencė ama, se qėllimet i ke tė tjera dhe me siguri direktivat tė vinė nga kulisat e Beogradit. Mallkimet, shantazhet, kėrcėnimet qė kanė bėrė islamikėt fanatik ( ashtu siē bėn ti sot nė sinkronė me ta) pėr mua qė nga prilli i vitit 2000 nė 15 numura tė gazetės nė “Bota Sot” nė Zvicėr ( kujtoj me nderim Profesor Engjell Sejdaj qė mė mori nė mbrojte publikisht), apo nė shtyp tė Tiranės e nė internete janė tė panumurta, por unė kurrė nuk kam patur frikė, madje kam takuar Abdi Baletėn akuzuesin tim se gjoja kam qėnė antimusliman dhe katolikocentrik e i kam thėnė mi thuaj tė gjitha nė sy, edhe mendimet edhe kėrcėnimet, se nuk fshihem. Kemi biseduar nė fund tė fundit si shqiptari me shqiptarin anipse ai ka ide tė tjera nga unė. Por ti o fantazma me emrin Ilir Dardani nuk lufton idetė e gabuara, ti i pėrēmon njerėzit duke kaluar deri nė histeri dhe kėtu qėndron ndryshimi nė mes nesh si dhe tinėzia jote. Nuk do tė merrem mė me ty se nuk ja vlen tė kalosh nėpėr penėn time se je hije, pluhur, njė asgjė qė kėrkon tė bėhesh gjė, por ti merru me mua deri atė ditė sa ta mėsoj se kush je dhe tė pėrballesh me tė vėrtetėn nėse ke njė miligram burrni o Ilir Dardani, o fshihanik qė tė mban nėn sqetull Gėzim Marku, tė cilit i kėrkoj urgjentisht tė largojė anonimet dhe sulmet kundrejt meje, nė mos do ti konsideroj tė gjitha kėto se mi ka bėrė Gėzim Marku dhe do tė kėrkoj njė ballafaqim serioz kudo e nė ēdo rrethanė qė e kėrkon ai por edhe mund tė shkoj edhe nė Londėr sepse e kam tė drejtėn tė qarkulloj i lirė nė tė gjithė Europėn dhe Amerikėn. Nuk kėrkoj tė ndalosh nė udhėn tėnde tė mbrapsht o Ilir Dardani, vazhdo, je i dėnjė pėr prapsi si vetė djalli, aq mė tepėr qė qėntė nuk dinė tjetėr veē tė lehin, por mendo mirė se nuk ka kungull nė botė qė shkon gjithmonė nėpėr ujė dhe nėse do tė dalėsh me fytyrė tė vėrtetė njė ditė do tė vijė turp, sepse ke lindur, je rritur dhe ke kaluar njė jetė tė rreme. Ėshtė e rėndė pėr njeriun tė vijė e tė ikė nga kjo botė pa lėnė asnjė gjurmė, por ama mė e rėnde dhe poshtėruese ėshtė tė vijė e tė ikė duke lėnė pas veē vrraga tė zeza, veē tė kėqija, veē ligėsi nėpėr llagėme tė errta si urithėt qė nuk e shohin kurrė dritėn dhe nuk e duan dritėn.Po e kthej nė vargje gjithēka qė mė sipėr pėrshkrova: Ja tani, moj hije u mora dhe me ty tani je diēka edhe ti !


PS : Disa antare ketu qe lexova, mund ta gjejn veten nen-predikimet e "ilir dardanit" alias Lavdrim Muhaxheri i versionit katolik.