pershendetje
kam nevoje per ndihmen dhe mendimin tuaj, une jam 22 vjec sapo kam mbaruar shkollen e larte, problemi im eshte se jam tip pak i turpshem, por pervec kesaj ajo qe me shqeteson me shume eshte se une shpesh here skuqem ne fytyre, gje e cila mendoj qe eshte emocionale, skuqjen me aq sa mbaj mend une e kam qe ne vitet e gjimnazit, ne mesime kam qene me rezultate te mira dhe kam qene shum i perkushtuar ndaj shkolles , harxhoja ore te tera duke studjuar, saqe nuk merresha shume me aktivitete sportive dhe kaloja pak kohe ne jeten sociale me shoket,
dhe kjo gje me ka bere deri diku tip te mbyllur..
Me kalimin e viteve mendoja se do ndryshoja dhe nuk do skuqesha gjate bisedave me te tjeret, por kjo gje nuk ka kaluar,
Ka momente kur nuk ndihem fare ne siklet, por ne pergjithesi momentet kur takoj njerez qe me kohe sjemi pare, ose gjate bisedave me njerez te zhvilluar dhe te afte, apo qe kane natyre provokuese,
jane momentet kur ne fytyre filloj te marr nje ngjyre sikur temperatyra po afron tek 100grade(sepse mundohem te tregoj maksimumin nga vetja).
deri tani skam pasur asnjeher lidhje me nje femer, sikurse as nuk kam kryer marredhenje seksuale per 2 arsye (qe pak me poshte do behen 3..)
E para) ngaqe duke qene i angazhuar shume me shkollen, dhe e dyta), duke qene tip i turpshem,
por kam lexuar disa postime ne internet, dhe tani se qme eshte ngulit ne koke se nese do kem lidhje me nje femer, ose nese kryej marredhenje, gjendja emocionale mund te ndryshoje, dhe turpi, ndrojtja, sikleti mund te kaloje, por nuk e di nese kjo gje eshte e vertete apo jo, dhe jeni te lutur te me jepni nje mendim, mundesisht edhe nga eksperienca..
por ketu per mua lind nje problem tjeter
(Sa i perket per martese, akoma nuk e kam kete mendje, sepse jam i ri edhe pak)
Une i perkas fese katolike, dhe ne njefare menyre e ndjej veten besimtar,
por feja katolike nuk i perkrah marredhenjet paramartesore, e konsideron mekat,
madje e ka te ndaluar ne 10 urdherimet kryesore..
dhe kjo eshte nje nga arsyet qe jam ndaluar te kem nje marredhenje deri me tani..
Me duket edhe feja myslimane e ndalon kete gje,
Dua mendimin tuaj ne lidhje me kete, a me mire te bazohemi ne keto parime te fese apo ne ate shprehjen ku thuhet qe jeta njehere na vjen, dhe duhet shijuar ne max pa humbur asnje mundesi qe na jepet??
Ju personalisht si keni vepruar? cilen zgjedhje keni bere ?
Ne kohet e sotit shikoj qe keto gjera spo i veren njeri dhe cdokush ben sipas deshires, pothuajse te gjitha vajzat bejne marredhenje para se te martohen, disa qe nga 16-17vjece, ndersa meshkujt mund te paragjykohen nga shoqeria, po te mos shkosh me femra dhe po te mos i nderrosh disa here...
Krijoni Kontakt