Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 118
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Prapaskena e arrestimit/ Si i koordinuan me njëri tjetrin deklaratat Rama dhe Veliaj

    Tre pika: ndryshimi i qëndrimit ndaj SPAK, mbrojtja e Ajolës dhe burgosja pa gjyq

    Emri:  rama-veliaj-ajola.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  28.6 KB

    Qëndrimi i mbajtur sot nga Edi Rama në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, ishte i rakoorduar më së miri me qëndrimin e mbajtur nga qelia, pas arrestimit të Erion Veliajt. Madje ka ekspertë të dekriptimit të stilit të cilët pretendojnë se teksti i kryebashkiakut nuk ishte shkruar në dhomat e izolimit të burgut 302, por në zyrën e kryeministrisë. Ata vënë re elementë të përbashkët që Rama i ka përdorur në të shkuarën, sa herë ka qenë në vështirësi, si luajtj me ndjeshmërinë për djalin apo për dhimbjen e nënës. Ata nënvizojnë fjali të përbëra që një njeri me fjalor minimal dhe me gjuhë të kufizuar nuk mund ti formojë dot.

    Por letra e pretenduar nga burgu e Veliajt dje dhe mesazhi në rrjetet Meta i kryeministrit sot, ngjajnë më shumë sesa nga këto detaje. Ato kanë kollona qëndrimesh të përbashkëta.

    Së pari për ndryshimin e qëndrimit ndaj SPAK-ut. Ato unifikohen në vendimin për ti dhënë fund heshtjes dhe komentimit të vendimeve të drejtësisë.

    Veliaj thoshte: “Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia”.

    Rama i mbante ison: “E konsideroj të mbyllur fazën e 5 vjetëve “no koment”. Duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, të bëjmë sa më shumë të jemi në gjendje një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë, por duke mbështetur pa asnjë rezervë në vijimësi luftën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ai duke argumentuar se ky institucion, deri më sot i gjendur mes adhuruesve dhe atyre që e linçojnë në mënyrë të shfrenuar ka nevojë për një kritikë konstruktive.

    Pra, arrestimi i kryebashkiakut ndryshoi katërcipërisht qëndrimin e rilindjes ndaj SPAK.

    Së dyti, edhe njëri edhe tjetri vërejnë një fakt që e konsiderojnë skandaloz, atë se përpos Erionit gjykata vendosi arrest në shtëpi edhe për Ajolën.

    Veliaj thoshte: “Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason”.

    Rama i mbante ison: “Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar atje (në burg-shënim i Lapsi.al). Pyetja është jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë”.

    Së treti, një tjetër element i përbashkët është vënia e theksit tek burgosja pa gjyq, ndonëse kryebashkiaku e thotë këtë sikur qan hallin e zgjedhjeve të ardhshme ndërsa kryeministri që do të lërë përshtypjen se askush nuk është i domosdoshëm për to sikur ka hallin e Tiranës.

    Veliaj thoshte: “Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve”.

    Rama i mban ison: “…gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës. Duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Shumë të çuditshëm…”.

    Përpos këtyre tre kollonave që dëshmojnë për një qëndrim të rakorduar nga qelia në kryeministri, nëse s’i ka shkruar të dyja e njëjta dorë, ka edhe shumë përkime të tjera, kur njëri thotë së “çfarë nuk i kanë parë sytë nën çatinë e SPAK” ku një prokuror lunatik “nuk la dëshmitar pa shantazhuar”, ndërsa tjetri e plotëson duke qenë se këta të shantazhuar ishin artistë të punë të vet. Po ashtu as njëri dhe as tjetri nuk merren me thelbin e akuzave, me llogaritë bankare, shpenzimet marramendëse dhe transaksionet e gjetura, por vetëm me anën formale të procesit të sapo nisur.

    Pra, mjaftojë vetëm pak rreshta të shkruar dhe fjalë të artikuluara për të kuptuar se Rama dhe Veliaj janë një. Ata kanë qenë të tillë që prej prillit të 2024, kur pasi plasi skandali 5D dhe u arrestuan drejtorët e bashkisë “Lali” u justifikua se edhe kryeministrit i kishin ngrënë vartësit dardha dhe mollë pa e ditur. Rama e konfirmoi edhe njëherë duke thënë se “Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit”. Kjo u konfirmua edhe javët e fundit kur shefi i qeverisë i shtoi daljet publike me kryebashkiakun duke deklaruar sese “Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”.

    Pra nuk ka më asnjë dilemë se Rama ka vendosur ta marrë në mbrojtje së paku publikisht Veliajn, qoftë edhe më çmimin e ndryshimit të politikave ndaj SPAK-ut. Pyetja është se përse po e bën këtë. Ndryshe nga sa thotë vetë se Tiranës i duhet kryetari, apo nga sa thotë Veliaj se ai është i vlefshëm në zgjedhje, këto janë broçkulla. Lepuri fle diku tjetër.

    Gjatë kohës që Veliaj po lëngonte para arrestimit, ai u ka thënë shumë socialistëve dhe të njohurve se ai po goditej me sponsorizim nga Belinda Balluku. Mediat pranë tij ngritën dilemën se faktet në SPAK mund të dilinin vetëm nga institucione si Albkontrolli që kontrollohet nga zv/kryeministrja. Atëhere pyetja që lindi qe: Bela po e sulmon Lalin pa leje dhe me kokë të saj, apo ajo ka mërrë urdhër për ta bërë këtë? Versioni i dytë shpinte direkt e tek Rama. Dhe ky i fundit po bën ç’është e mundur që nga qelia ku ndodhet Veliaj mos ketë asnjë dyshim për këtë. Jo se merakoset për luftën shpirtërore të ish delfinit të tij, por se i trembet një hakmarrjeje të mundshme. Dhe ajo të cilës Rama i frikësohet më shumë, është përsëritja e një Arben Ahmetaj Bis. E një tjetër të penduari, që ndihet i tradhëtuar e fillon e llap për të fshehtat e kupolës. Prandaj mbrojtja që Rama po i bën Veliajt edhe me koston e kritikave ndaj SPAK, është për të bindur Veliajn se “i gjati nuk të shet”

    LAPSI

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet

    Në një prononcim për BIRN, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ta shkarkojë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj - i arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa theksoi se Partia Socialiste do të rivlerësojë qasjen ndaj organit të akuzës.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Edi-Rama-dhe-Erjon-Veliaj-duke-dale-selia-e-PS-se-1536x975.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  32.7 KB
    Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj duke dalë selia e PS-së | Foto: LSA

    Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

    Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman policesk’.

    I pyetur nga BIRN nëse do të ndiqte standardin e vendosur më parë, duke i shkarkuar nga detyra kryebashkiakët kur janë vënë nën akuzë, kryeministri tha se Veliaj ishte ndryshe.

    “Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” tha Rama për BIRN.

    Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave, deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

    Më herët, kanë rënë në prangat e SPAK-ut me akuza për afera korruptive të inceneratorëve dhe koncesioneve në Shëndetësi ish-ministrat Lefter Koka dhe Ilir Beqja, ndërsa ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është në arrati.

    Për asnjërin prej tyre, kryeministri Edi Rama nuk e ka sulmuar SPAK-un, duke ndjekur linjën ‘no comment’ ndaj vendimeve të drejtësisë. Por, sipas tij, me arrestimin e Erion Veliajt “jemi në kushte tërësisht të ndryshme nga të gjitha rastet e mëparshme.”

    Ai pretendon se ‘nuk ka një çështje konkrete korrupsioni’ dhe e krahason dosjen hetimore me “një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.”

    “Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” – shton ai, edhe pse kërkon të drejtën për të marrë më shumë kohë para se të dalë në përfundime.

    Kryeministri paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve të tij dhe të partisë në pushtet me sistemin e drejtësisë.

    “Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar,” tha Rama.

    Një qëndrim të ngjashëm ai mbajti edhe gjatë një bisede live në rrjete sociale me komentuesit, ku vuri në pikëpyetje standardet e funksionimit të drejtësisë dhe e cilësoi heshtjen ndaj punës së saj ‘të keqkuptuar’.

    Sipas Ramës, qëndrimi i ri i mazhorancës do të jetë “kritikë konstruktive.”

    Me iniciativën e tij, prej disa muajsh është ngritur një komision i posaçëm parlamentar me objektiv edhe forcimin e sundimit të ligjit, por ky mekanizëm është parë me mosbesim si një tentativë për kapjen e institucioneve të drejtësisë.

    BIRN

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    ‘Der Standard’: Arrestohet i besuari i ngushtë i Ramës, krijoi me të shoqen një sistem korruptiv

    Emri:  auto_erion1739301574.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  47.5 KB

    I besuari i ngushtë i kryeministrit Edi Rama mësohet se ka përfituar fonde publike në kryeqytetin shqiptar përmes aktiviteteve të paligjshme.

    Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është një figurë qendrore në Partinë Socialiste në pushtet të Edi Ramës në Shqipëri dhe një shoqërues prej kohësh i kreut të qeverisë. Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për Veliajn prej disa kohësh. Ajo supozon se ai ka marrë ryshfet dhe ka iniciuar pastrim parash.

    Sipas raportimeve të së martës, në arrest shtëpie u vendos edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Ndër të tjera ajo dyshohet se ka deklaruar të dhëna të rreme për pasurinë e saj. Po ashtu po hetohen edhe pesë biznesmenë.

    SPAK supozon se Veliaj dhe gruaja e tij krijuan një sistem për të përfituar nga fondet publike nga qyteti i Tiranës nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme.

    Prokurori publik dyshon se Veliaj miratoi shpërndarjen e fondeve publike dhe lejet e ndërtimit për disa kompani të lidhura ngushtë me të.

    “Këto fonde publike më pas përfunduan në disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe persona fizikë, të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij dhe njerëzit e afërt të saj, duke krijuar një rrjet transaksionesh të dyshimtë dhe të ndërlikuar”, shpjegoi SPAK. Tashmë edhe një deputete po hetohet për pengim të drejtësisë.

    Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që nga viti 2015. Ai është kritikuar edhe për sjelljen e tij ndaj mediave. Ai e përshkroi një gazetare si një "vrasëse me pagesë".

    Kohët e fundit janë shtuar edhe akuzat për korrupsion. Disa zyrtarë të lartë, të lidhur me Veliajn, u përfshinë në një skandal për përvetësimin e fondeve të destinuara për impiantet e djegies së mbetjeve të qytetit. Qyteti pagoi jashtëzakonisht shumë për këtë.

    Një tjetër skandal përfshiu një kompani të quajtur 5D, e themeluar nga zyrtarë të lartë të qytetit, e cila fitoi disa tendera publikë. Kështu Veliaj u mor në pyetje nga SPAK në prill 2024. Në Tiranë njihet si "Lali Eri" - në anglisht: "Big Brother Eri".

    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Çifti Veliaj – Xoxa bënë pjesë të skemës së pastrimit të parave dhe korrupsionit edhe ambasadën amerikane në Tiranë

    Emri:  auto_51ac260d-7a44-4e48-801f-6bb8cef7349f1739286572.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  55.1 KB

    Minierë korrupsioni dhe paligjshmërie po rezulton dosja e çiftit Veliaj – Xoxe. Çifti kryebashkiak, sipas dosjes së SPAK rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë, kuptohet, ajo pjesë e ambasadës që ka funksionuar edhe si administratë e fondacionit Soros.

    Në dosjen voluminoze të SPAK për Veliaj - Xoxa rezulton se Ambasada Amerikane në Tiranë, del pjesë e skemës korruptive të ndërtuar nga çifti.

    Jo vetëm korrupsion dhe fonde nga Bashkia e Tiranës, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë fonde abuzive edhe nga ana e Ambasadës Amerikane, që siç konstaton SPAK, aktivitetet për të cilat është marrë granti nuk rezulton që të jenë kryer.

    Nga bashkëbisedimi mes financiers së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.

    Adela Kondakçiu, shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di gjë fare sepse nuk ka qenë. Dhe për aq e ka informuar Xhoi. Ina i përgjigjet: Kuptoj kuptoj. As e vë në dyshim. Pra, Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e "BYL-A" ajo nuk thirret. Vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.

    Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxe, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18 mijë eurosh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.

    Emri:  auto_86c34d44-8ee2-40c7-b266-00b020c4289f1739286572.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  100.2 KB

    Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e "BYL-A", sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).

    Në mbyllje të Episodit, SPAK sjell një tjetër bisedë mes Drejtueses së OJF-së Byla dhe financiees Adela Kondakçiu, të cilat flasin për ndarjen e fondit të marrë nga ambasada amerikane, madje teksa bëjnë ndarjen e lekevë mes protagonistëve të kësaj OJF-je dhe Xoxes, ngrenë pikpyetje nëse grantet për të cilat nuk u bënë aktivitetet mund të kthehen pas. Jo vetëm nga ambasada Amerikane, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë para edhe nga Ambasada e BE-së. Nëpërmjet qendrës Haerabel Ajola Xoxe ka marrë shuma të konsiderueshme edhe nga Delgeacioni I Bashkimit Europian në Tiranë. Sipas dosjes së SPAK, vetëm për projektin SPARE, Ajola Xoxe ka marrë mbi 22 mijë euro, dhe ky projekt nuk rezulton I vetmi, pasi OJF-të e Xoxes vazhdimisht janë angazhuar dhe kanë kryer projekte e transfera të dyshimta me selitë diplomatike në Tiranë.

    Syri

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Dosja e SPAK: Erion Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët!

    Emri:  auto_VELIAJ1739282527.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  39.0 KB

    Në dosjen hetimore të SPAK prej 366 faqesh për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, rezulton se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të prishin provat dhe të pengojnë punën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se në rastin e Veliajt ekziston “rreziku i helmimit të provave” dhe ngadalësimit apo devijimit në mënyrë të parregullt të procesit për shkak të funksionit publik që ai mban, por edhe prej sjelljes së tij në raport me agjentët e BKH.

    SPAK konstaton se kryebashkiaku i Tiranës ka dërguar mesazhe intimiduese të një natyre të fortë në drejtim të agjentëve të BKH që kishin në dorë çështjen e tij.

    “Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit c BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimi ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

    SPAK nënvizon më tej se ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë SPAK, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur Veliaj dhe Xoxa gjatë kësaj periudhe.

    “Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues. Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e "Partners Law" shpk, dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.”

    Ndërkohë, GJKKO çmon se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa.

    “Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues”, nënvizohet në dosjen hetimore.

    Syri

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Veliaj në burg, firma i kalon nënkryetares pa vendim të Këshillit Bashkiak

    Emri:  800-0-erion-veliaj-arrestimi-spak-617-750x375.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  22.3 KB

    Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, është komanduar si kryetare e bashkisë pas arrestimit të Erion Veliajt. Mbetet e paqartë se si është bërë ky kalim pa mbledhje e votim të Këshillit Bashkiak.

    Sot rreth orës 18:00, kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafin drejtues.

    Kjo ishte vizita e dytë e Ramës në bashki pas asaj që bëri paradite.

    Lapsi

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,696
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Dosja e SPAK: Si ka përdor çifti Veliaj - Xoxa fondet e BE-së për të kamufluar pastrimin e parave

    Emri:  auto_9abc8f40-17de-441f-aef7-24fbda928c7d1739300449.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  41.6 KB

    Skandali i skemës së përdorimit dhe përfitimit të miliona eurove fonde nga çifiti Veliaj-Xoxa nuk ka të ndalur.

    Pas publikimit të skandalit për përfitimin e fondeve të ShBA, ku çifti Veliaj-Xoxa rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë. Dosja hetimore e SPAK për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, tregon se si janë përfituar edhe dhjetëra mijëra euro edhe nga fondet e Bashkimit Europian me Harabelin dhe kompani të çiftit kryebashkiak.

    Në faqen 59 të dosjes së SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa, theksohet se Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera: 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE); iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali); iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.

    Pjesë e dosjes së SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa:

    52. Burime të tjera për krijim e likuiditeteve dhe krijimin e gjendjes bankare të shtetases Ajola Xoxa janë edhe përfitimet nga projekte të ndryshme (projekte të OJF BYL-A) dhe nga qiratë e deklaruara për OJF Qendra “Harabel”, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në pasuri të zotëruara prej saj. Konkretisht, në Deklaratën e Interesave Private të Personit lidhur për vitin 2023, Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera:

    1. Qendra Harabel:

    i) Ka përfituar 22,481 euro nga projekte të ndryshme;

    ii) 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE);

    iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali);

    iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.

    2. Të ardhura nga Balkan Youth Ling Albania (Byl-A): 22,000 euro të ardhura neto nga projekte të ndryshme.

    3. Paga nga Partners Laë SHPK: 5,754.65 euro si administratore, duke përfshirë pagesa të prapambetura nga viti 2018 deri në 2022.

    4. Qiraja me Qendrën Harabel: Ka përfituar 12,000 euro.

    5. Paga nga Botimet Enciklopedike SHA: 12,000 euro.

    6. Paga nga Partners Laë SHPK (tjetër burim): 13,200 euro.



    53. “Partners Laë” shpk, me NIPT L818290130, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) e themeluar më 27 qershor 2018. Selia qendrore e saj ndodhet në Tiranë, në adresën Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, Kati 10/4. Me një kapital prej 100,000 Lekë, shoqëria është 100% në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, e cila mban gjithashtu rolin e…

    Emri:  auto_d23f5fb6-c507-42dc-8788-3a55e5f03ffb1739300449.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  70.0 KB

    Syri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,009

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Ju prish shume pune arrestimi i Erjonit, por burgu is Salianjit aspak, burgu i Metes, shume pak, mbyllja e liderit te opozites per nje vit duken normale?
    Rama ka the gurin dhe aren, le te beje si te beje edhe disa dite, ndoshta i del emri ne faqet e para, ndoshta?
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  9. #29
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,585
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Postimi i plotë i Edi Ramës

    Që të jemi të qartë fare:

    Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne nisëm reformën në drejtësi, që nuk i hynë asnjëherë këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.

    Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar - vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne - është detyra jonë të mos lejojmë që mungesa e standarteve dhe abuzimet individuale me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit.

    Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit. Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë.

    Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri. SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,009

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Me pak fjale, nese eshte djale e kemi bashke, nese eshte vajze te te rroje.
    Nje ndryshim thelbesor per provat dhe fajsine. Eshte me lehte qe SPAKU te hetoje dhe te provoje korrupsion nga pushteti espse eshte aktiv dhe i fresket, sesa te germoje 12-14 vite te shkuara e ta cilesoje pasive.
    Nejse ne bejme muhabet pasdarke, por mua me duket qe me kete duan ti hedhin hi syve se spaku nuk ka perndjekur vetem Saliun dhe Meten, ja the trim Erion prej betoni, me yll ne balle e koken lart e perballon permbytjen nga kanalizimi i kenetes opozitare dhe llumi qe i ngjitete dhe e ben me balte, nuk eshte asgje per partine. Partia ka shume trima, Nikua qe isshte peleshi do tja ndryshojme mbiemrin, do tja bejme peari, e shume, shume te tjere, qe jane pak zbathur se i kane hyre lumit ne kembe per ti dhene doren Erionit.

    Te jeni mire te gjithe, kudo qe te jeni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 12-02-2025 më 11:33
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2025, 12:50
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  4. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •