nje shoqja ime do me dit a behet revanija me qumesht panda?(qumesht i kondensuar).
nje shoqja ime do me dit a behet revanija me qumesht panda?(qumesht i kondensuar).
Where does a thought go when it's forgotten?
une as emrin nuk ia di se shiteset aty jane shqiptare
acropolis e ka emrin dyqani dhe eshte Zagat rated
Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 09-10-2007 më 11:18
MI CORAZON, mu kujtua nje recete, por eshte nga keto "te tmerrshmet", me sherbet dhe qe te vjen ta hash vete te gjithe tepsine...lol...me e shijshme se bakllavaja...
1 kg pete
1 kg gjalpe
0.75 kg miell
1 filxhan caji sheqer
800 gr arra te qeruara
per sherbetin
2 kg sheqer
1.5 litra uje
Ndezim furren ne 100 grade dhe ne taven me te madhe qe kemi hedhim miellin dhe e leme te thahet mire derisa te filloje te zverdhet pak. Nderkohe rrahim gjalpin me sheqerin duke lene menjane 3-4 luge gjalpe per te lyer petet. Perziejme arrat dhe miellin duke e punua brumin me dore deri sa te kemi nje brume te shkrifet si brume biskotash. Numerojme petet dhe e ndajme brumin ne aq copa te barabarta sa gjysma e sasise se peteve. Marrim peten e pare, e sperkasim me gjalpe dhe siper i vendosim nje pete tjeter. mbi keto pete therrmojme brumin ne kokrriza dhe pastaj i mbeshtjellim ne forme roleje duke u nisur nga krahu i ngushte i petes. Pasi ti kemi mbeshtjelle, e shtypim pakez rolene nga anet ne menyre qe te shkurtohet dhe te krijoje rrudha neper te, per nje paraqitje me te mire. Keshtu veprojme me gjithe sasine e peteve dhe te brumit. Rolete i vendosim ne tave dhe i pjekim ne furre ne temperature jo shume te larte(180-200grade) deri sa te marrin nje ngjyre ari. Nderkohe kemi pergatitur sherbetin dhe kur embelsira te jete pjekur, ja hedhim te vaket.
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
CORAZON shume faleminderit qe me tregove.Sot pata kohe dhe vajta e bleva ,po e di c',me bere te bleja dhe nje buke italiane me feta, se gjithmone e kam pasur qef te lyeja buken me kete qumesht dhe ta haja ,vec keshtu e kam pelqyer shume .kam vendosur o ta mbaroj kutine sot se si teper qef i kam embelsirat une .Kur me pane keta te shtepise ,shiko cfar ha thane sikur ka ngel pa ngrene 1 jave .
pershendetje![]()
Alnosa, kur te blesh prape(meqe kete e mbarove) mund te besh nje embelsire qe quhet
TRE LECHE. Pergatit nje pandespanje me 6 kokrra veze, 10 luge gjelle sheqer dhe 6-7 luge miell. Pasi te piqet, hiqe nga tava te paprere dhe hidhi taves panna per embelsira(cream), vendose prape pandespanjen, derdhi persiper kete qumeshtin e kondensuar qe eshte si PANDA(e mira eshte ta vakesh pak ne menyre qe pandespanja ta absorboje) dhe ne fund dekoroje embelsiren me nje glazature ose shurup karameleje.
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
TIRAMISU
1 filxhan caji kafe espresso ose dy luge instant coffee te tretura ne 1 filxhan uje, 1 filxhan kafeje konjak, 5-6 luge gjelle sheqer pluhur, 4 te verdha dhe 2 te bardha veze, 2 kupa me djathe mascarpone(500 gr), biskota savajard (ladyfingers) ne varesi te formes, mjaftueshem per te krijuar dy shtresa, kakao, nje forme ose tave xhami jo me te madhe se 30X30. Nese doni nje torte me te madhe, ndryshoni sasite ne raport me sasite e mesiperme dhe deshires suaj.
Perziejme kafen dhe konjakun dhe i leme menjane. Vendosim ne banjo-mari te verdhat e vezeve me sheqerin dhe nje luge gjelle nga konjaku dhe i perziejme derisa masa te filloje te lidhet(shihet me sy qe fillon te krijoje ca si fije kur e perzien). E heqim enen dhe e leme te ftohet. Rrahim te bardhat e vezeve derisa te krijojne nje marenge te qendrueshme. Hedhim ne masen e te verdhave djathin mascarpone(ose cream cheese) dhe i perziejme mire, pastaj e perziejme masen edhe me te bardhat e rrahura. Marrim formen ku do te vendosim torten(qe mund te jete edhe nje tave xhami drejtkendeshe ose katrore) ose forma te vogla individuale ose thjesht gota vere me fron dhe fillojme te shtrojme ne te gjysmen e sasise se biskotave savajar(ladyfingers)qe me pare i kemi zhytur nje nga nje ne perzierjen e kafes, por pa i lene te njomen, thjesht i zhyt per nje sekonde te vetme, ose i lyen me nje penel kuzhine. Shtrojme mbi biskotat nje shtrese me gjysmen e kremit qe kemi pergatitur dhe pastaj prape nje shtrese me biskota, dhe prape nje shtrese me krem. E vendosim formen ne frigorifer dhe nderkohe rrahim pannen, dhe kur te kete arritur nje konsistence te qendrueshme e shtrojme mbi siperfaqen e tortes duke e niveluar me nje spatul, ose perdorim qesen e pasticerise. Nuk duhet shtruar panna nese kremi eshte akoma sadopak i vaket. Kur te jete ftohur mire e pudrosim sieprfaqen e tortes me kakao me ndihmen e nje kullese te vogel ne forme site. Mund ta sherbeni sipas deshires duke e prere ne copa dhe mund te perdorni cokollate ose shurup cokollate ose kafeje per ta dekoruar ne pjate.
P.S. Ne vend te biskotave mund te perdorni pandespanje ne dy ose tre shtresa, procedura eshte e njejte. Ne vend te taves ose formes mund te perdorni edhe tasa te vecante ose gota vere.
Ndryshuar për herë të fundit nga LAINA : 27-10-2007 më 06:35
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
Une i rrah ne banjomari qe te tretet lehtesisht sheqeri dhe te mpiksen disi, duke i shtuar pak konjak per arome.
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
Kjo eshte pak a shume receta e vjeter dhe tradicionale e Tiramisu-se, me pak ndryshime te vogla, duke perfshire faktin qe ka panna brenda. Secili mund ti beje modifikimet e veta sipas gustos, por mua me pelqen me teper Tiramisu-ja tradicionale. Nuk besoj se panna mund ta beje me te lehte, ajo permban rreth 50% yndyre. E kam provuar kete recete duke i bere modifikime te ndryshme, duke e perzier mascarpone-n me panna te rrahur me dhe pa veze, dhe me ka pelqyer, por varianti i mesiperm i afrohet me teper recetes origjinale!
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
laina e di po veza ka kolesterol ,prandaj thashe eshte me e lehte.
Strudel me Molle
Masat:
2 filxhane caji miell
1 kokerr veze
2-3 luge gjelle gjalp
3-4 kokrra molle
2 filxhane fafeje sheqer
1 luge gjelle buke te grire
pak kanelle edhe karafil
Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim nje grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet te qendroje per 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle te grira holle dhe te sperkatura me sheqer te perziera me buke te bardhe te thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje te thikes edhe vihet te piqet ne temp 200-250 (400) grade per 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.
Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta te holla, ne rast se jane te forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre per ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane te buta trazohen me sheqer e kanelle.
Per mbushje mund te perdoren: qershi, kajsi, vishnje etj. Gjithashtu mund te perdoren peta te gatshme nqs doni.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Embelsire me Molle
Masat:
3 kokrra veze
4-5 kokrra molle
1 gote uji sheqer
3 1/2 gota miell
4-5 luge gjelle arra te shtypura
1 maje luge kafeje sode
pak vanilje
Per shurupin: 3 gota uje, 3 gota sheqer.
Ne nje ene rreh vezet me sheqerin derisa te tretet sheqeri, hidhen mollat e grira ne rende, arrat e grira edhe mielli ku kemi hellur me perpara soden. E perzien lehte, derisa te behet brumi i shkrifte. E hedhim ne tave te lyer me yndyre dhe e pjekim ne furre. Pasi piqet, e ndajme ne copa ne forme rrombi, edhe i hedhim shurupin edhe pak kanelle siper.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Krijoni Kontakt