Gili: Nuk më pëlqejnë veshjet e 'zhveshura'
Nga Naime Beqiraj
Gili, biondja simpatike e këngës shqiptare, sa është kthyer nga një sërë koncertesh në Ulqin dhe në Malësi të Madhe ku ka kënduar në mesin e malësorëve të ardhur për pushime në trojet e veta. "Biles i kam lënë ende valixhet nëpër korridore, por pasi intervista ishte për media nga Tirana erdha pa hezitim". Nuk e pyesim pse kaq shumë valixhe sepse e dimë që Gili është njëra nga këngëtaret që i kushton shumë rëndësi paraqitjes para publikut, qoftë me veshje, qoftë me grim, qoftë me fotografi, etj. Ajo, bashkë me vjehrrën, Ilirin bashkëshortin dhe me djemtë i kishte mbaruar pushimet e verës në Antalia të Turqisë dhe këtë periudhë gushti në bregdetin shqiptar të Ulqinit që e quante periudhë pune, sado që shprehej se ishte kënaqur shumë.
Këngëtarja që këndoi për disa vite këngë që u pëlqye e po pëlqehet edhe nga fëmijët, çastet e eksodit i riktheu me disa këngë të tjera me tema të ditës të cilat i realizoi edhe si videoklipe. Kënga "Prishtina", një baladë shumë e bukur ku i këndohet rinisë studentore prishtinase të viteve tetëdhjetë. Pastaj kënga "Ditët e fundit" në duet me Ardit Stafajn e cila trajton temën e drogës që si videoklip ka marrë shumë çmime në manifestimet e këtij lloji, dhe tash së fundi kënga "Mos ma shëmtoni lirinë". Vetëm pas luftës ka realizuar një videokasetë dhe dy albume që janë pritur dhe janë shitur shumë. Disa nga këngët e saj përcjellin edhe sensin e krenarisë së të qënit femër si: "Edhe pa ty u kënaqa", "Aktore e përkryer", etj. Gili ka marrë pjesë në shumë manifestime humanitare në Kosovë dhe jashtë. Ndaj nuk e ka zgjedhur rastësisht që albumin e saj të fundit e ka përuruar jo në ambiente të mbyllura e në sallonet e hoteleve të Prishtinës, por në një ambinet rural në një fshat të Kosovës.
* Vendlindja: Prishtinë
* Pesha: 58 kg
Gjatësia: 1.63
Shenja e horoskopit: Demi
Ngjyra e syve: E gjelbërt
* Shkollimi: Fakulteti Filozofik, Gjuhë e letërsi shqipe
* Ngjyra më e dashur: E bardha, pink
* Parfumi : J'adore
* Qyteti që pëlqeni: Prishtina, Parisi, Venediku
* Firmat nga e cila e përdorni kozmetiken: Lancom
* Këngëtari më i mirë: Sinan Vllasaliu, Elsa Lila, George Michael
* Aktori juaj më i dashur: Ben Afflek
* Ushqimi: italian
* Pija: Campari
* Pushimi: Turqia
* Kreatorja: Donatela Vercaçe
* Stili në veshje që pëlqeni: Elegante
- Çfarë do të ndryshonit nga pamja juaj?
- Së pari do t'i largoja kilogramët e tepërt.
- Çfarë komplimenti ju kanë bërë për pamjen tuaj?
- Xixëllonja e skenës shqiptare.
- Sa ndryshon loku juaj në skenë me lokun e jetës së përditshme?
- Ekstravagante në skenë dhe praktike në përditshmëri.
- Cilën veshje nuk do ta kishit veshur kurrë?
- Atë me të cilën do të dukesha "e zhveshur".
- Bizhuteritë a i përdorni dhe të çfarë natyre janë?
- Shumë, sidomos ato vezulluese në skenë.
- Çfarë është moda për ju?
- Të jesh e bukur në momente dhe në vende të caktuara
- A keni mbajtur ndonjëherë dietë?
- Dietat i përdori para xhirimeve të videoklipeve.
@SPEKTRI
Krijoni Kontakt