shekulli
----------------
Rudina Ēela ka konsumuar fotoksinė. Shkon nė 25 numri i viktimave nė 6- mujorin e parė
Varfėria, vetėhelmohet nėna e dy fėmijėve
LUSHNJE- Njė 33- vjeēare nga rrethi i Lushnjes i ka dhėnė fund jetės dje, nė kushtet e depresionit tė shkaktuar nga varfėria. Rudina Ēela nga fshati Ngurrėz, 8 km larg qytetit tė Lushnjes, ėshtė vetėhelmuar me fostoksinė, thanė pėr gazetėn burimet e policisė qė shkuan nė vendngjarje. Tė njėjtat burime, qė i referohen dėshmive tė marra nga familjarėt, thanė pėr gazetėn se nėna e dy fėmijėve ėshtė futur nė dhomėn e gjumit ku ka pirė dhe helmin vdekjeprurės. Nė momentin e ngjarjes, bashkėshorti i 33-vjeēares, Dilaveri, ka qėnė duke punuar nė arat e tij. Kanė qenė tė afėrmit ata qė e kanė gjetur nė gjendje tė rėndė dhe menjėherė e kanė nisur drejt spitalit tė Lushnjes, ku dhe i ėshtė dhėnė ndihma mjekėsore, por pa mundur tė shpėtojė nga vdekja. Burimet thanė pėr gazetėn se 33- vjeēarja nuk kishte kontradikta me bashkėshortin, por dy vitet e fundit ajo vuante nga depresioni pėr shkak tė gjendjes sė dobėt ekonomike. Sipas burimeve, ajo ka tentuar dhe herė tė tjera qė tė kryente kėtė akt. Nė vėndngjarje shkoi grupi i ekspertėve tė policisė sė bashku me uniformat blu tė rendit tė cilėt pėrcaktuan se shkaku i vdekjes ka qėnė vetėhelmimi. 33-vjeēarja ka lėnė jetim dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė. Gjashtėmujori i parė i kėtij viti numėron 25 raste tė tilla nė qarkun e Fierit. Ndėrkohė edhe pse prefektura e Fierit ka nxjerrė urdhėresa tė posaēme pėr mostregtimin e fotoksinės vend e pa vend, pėrsėri helmi vdekjeprurės gjendet kudo. Mjeku specialist nė spitalin e Fierit, Kilo Stoja, i cili ka kaluar nėpėr duart e tij me dhjetėra raste thotė se ėshtė e pafalshme kjo neglizhencė e tė gjitha strukturave shtetėrore qė ende lejojnė tregtimin e kėtij pesticidi. Ai pohoi gjithashtu se kush e pėrdor kėtė helm ka vdekje tė sigurtė, pasi efekti i tij ėshtė i menjėhershėm.
V.Muēaj
---------------
Ska miell Shqiperia?
Po sa mire benxa te tipit te fundit ka me mijra..
Meta - Rama vendosin nga 3-4 Poca te jashtem ne rrug-Bordellot e Tiranes dhe rruajne miliarda leke e kjo votuesja socialiste myzeqare nga turpi mos shqetson Partine pi fotoksine.
Mjer ajo e femijet qe i la rrugve..
...
Krijoni Kontakt