Close
Faqja 0 prej 44 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 440
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Postime
    9

    Tekste të këngëve polifonike

    Nje nate behari
    Kur te fryn veriu
    Vjem mikja nga stani
    Si bije valiu

    Si bije valiu
    Vjen mikja nga stani
    Kerkon djathe ne nape
    E bije e çobanit

    Ýso

    E çtju them o shoke?
    Çeshte dashuria!
    Ajo eshte mjalte
    Vete perendia

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Postime
    9

    Arrow Plaku me mjeker te bardhe..

    Plaku me mjeker te bardhe
    Rende ngjitet ne pallat
    Kalonte rojet me radhe
    Burri i shtetit dipllomate

    Roja e portes s'Felldishte
    Plakun deshi ta ndaloje
    Ky serioz ja ben me gishte
    Trimin mbrapa i tregoi

    Trimin nuk e mbajti vendi
    Nga roja çi mbiu syri
    Hoq koburen prej argjendi
    Ministrit brenda çi hyri

    Per shqiptaret kam degjuar
    Thote Englezi i krekosur
    Se kudo qe kane shkuar
    Asnje si ka çarmatosur

    Malesori shptezhveshur
    Per dredhi i pregatitur
    Nga xhepi jelekut tvjeter
    Ncori nje kobure tjeter

    NUk çarmatoset shqiptari
    As nga serbi malazezi
    As nga turku e italiani
    As ne Londer nga anglezi

    Ja kalofshi mire............ figura

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    eehhh sa te kenge te bukura ka laberia...me mbushen syte me lot kur i kujtoj e me gjithe deshiren qe kam per t'i kenduar malli me bllokon fytin e nuk me mbetet tjeter vecse te qaj qe jam kaq larg, e t'i postoj ne forum.
    te fala te gjitheve...
    ***
    Dal ne breg e shikoj poshte
    dale dale
    dy shelege ne nje porte
    dale dale
    njera bejke e tjetra sorke
    dale dale
    njera me jelek te cohte
    dale dale
    bej t'i ze e s'i ze dot
    dale dale
    c'kish nje qen a u terbofte
    dale dale
    u terbofte beleci bardhe
    dale dale
    qe s'ma le miken te dale
    dale dale.
    C:\Dos
    C:\Dos:\Run
    Run:\Dos:\Run

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    Ja edhe nja dy te tjera meqe na frymezoi kjo dhome ne forum.

    Obobo c'me gjeti mua
    kur vajta mbreme ne krua
    nje djale qe me kish kerkuar
    erdhi prane e m'u afrua

    me tha te dua moj xhan
    moj e papertuar fare
    hidhe kemben mos bej naze
    mos m'i shto keto maraze

    hiqu ti more lanet
    kemba-kembes me je qep
    m'u qepe gjersa u trete
    sa s'gjete ilac per vete

    te dua qene te dua
    si ujet qe rrjedh ne krua
    ilacin qe sheroi mua
    e gjeta ketu ne krua.

    ***
    manxhare leshera t'endo, manxhare
    qysh e shkele vendin tend o manxhare
    kaluar apo me kembe, manxhare
    kaluar se s'e di ven' o manxhare
    nuse ne dere te rende o manxhare
    tere diten me kembe o manxhare
    kafe miq'e duke dhene o manxhare.
    C:\Dos
    C:\Dos:\Run
    Run:\Dos:\Run

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Vajzat e Hoxhes te tria
    bene poshte nga Xhamia
    prapa u ven djemuria
    nga pase i ndjek Xhixhia
    o djema u zente lia
    ckenime vajzat e mia
    mire me nje po me te tria
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te Forumi vjeter ishte nji teme me kenge laberishte.
    Ai Zani Vlonjati nga Tirana i gjermanise ka postuar aty shume kenge te bukura.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Kenge Pilurjote

    Nuk shkuam ne kurbete
    per florinj e salltanete
    por shkuam te mesojm shkronja
    te ali ne drite shqiponja.

    Kenge na Kuci

    Diten qe erdhi Gjermani me makina te medha
    Lyer me boje jeshile mo i diktonim na!

    Dy fjale tha Mao Ce Duni
    Shqiperine kush ta preke do tja beje kembet Dubek!

    Dhame e dhame dhame e dhame e dhame!
    (Dele Te falura)

    Besoj se eshte kenga me e bukur e Folklorit Kucjot
    instruktori

  8. #8
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    OK, tani qe kam kohe do postoj nja ca tekste. Keto te parat jane nga zona e Delvines:

    Pres miken te dale

    Te prita pse s'vjen
    e malli me ka marre
    syte nga Zoti hedh-o
    pres miken te dale

    Hajde, hajde mike,
    mike e djalerise.
    Hajde te qajme bashke,
    gjithe paraponite.

    *)Hajde mikja ime
    o engjell i bukur
    ulmu permbi supe
    lehte e lehte si flutur

    Futu neper enderr
    dhe zbrit si magjia.
    Ta kalojme naten
    mbi krahet e mia

    Kurbeti o shoke
    na ndau per se gjalli
    Derti i zemres sime
    eshte dert nga malli
    *) Strofa e dyte perseritet si refren pas cdo strofe

    Doli xhindja nga zagoi

    Doli xhindja nga zagoi
    neper dhen te mia shkoi

    Neper dhen te mia shkoi
    me tumane c'mi verboi

    Me tumane c'mi verboi
    mi vrau qente e mi shoi

    O moj ti qe vrave qente
    moj te marrte Zoti mendte

    Moj te marrte Zoti mendte
    u terbofsh e marrc shullenjte

    U terbofsh e marrc shullenjte
    arc ne shtrunge e me ngac dhente
    arc=ardhsh, me ngac=me ngafsh,me ngacmofsh


    Aman mike kapedane
    Vrapoja dhente ne tende, ne nome
    qente leh'n e mor'n shullene moj mike
    derdhur leshrat trendeline
    shkon e vjen c'ma poqe syne moj moj mike
    c'me gjeti mua te zine
    afer e kam vene ziline
    mos i fry zjarrit dhe tine
    Shtate nure kur shkon tutje,ti mike
    kur mi tund ato dy supe moj moj mike
    fustanbardha pale-pale
    te kap e me shket si ngjale, moj moj mike
    Zjarri qe pervelon vale,
    do ta bej tamam si djale
    flaka moj ne maje t'i dale.
    U dogja vashe nga zjarri sic e sheh
    do ta pres rutine e barit
    kur shkon ti zbardhon shulleri
    mesin e holle si peri
    Do t'te marr moj gjeraqine
    te me zbukurosh shtepine,
    do vish nuse ne Delvine.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Alaska
    Postime
    61
    si more leber s'e ka shkruar asnjeri nga ju kengen me fantastike.

    (Plakat)
    dolen plakat ne leme,
    qaj neno-o,qaj moj nene.
    me sho-shoqen duke thene
    qaj neno-o,qaj moj nene.
    keto nuse nuk na bejne,
    qaj neno-o,qaj moj nene.
    t'u themi djemve t'i lene
    qaj neno-o,qaj moj nene.
    (Djemte)
    ku t'i leme e si t'i gjejme
    qaj neno-o,qaj moj nene.
    (Nuset)
    mallkuar o marangoz,
    qaj neno-o,qaj moj nene
    qe s'le nje derrase bosh
    qaj neno-o,qaj moj nene
    te binin plakat perposh
    qaj neno-o,qaj moj nene
    te kendonin si kokosh
    qaj neno-o,qaj moj nene
    C:\DOS
    C:\DOS.RUN
    RUN:\DOS.RUN

  10. #10
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Kenge te tjera

    OK, ketu jemi prape. Ja dhe disa kenge te tjera polifonike:

    Sec ma plase buzen moj
    o moj buzeplasur.
    Ke nja dy-tri dite moj
    qe nuk me je qasur.
    Rruga s’te ka zene moj
    a pune ke pasur.
    Nena s’te ka lene moj
    a vete s’ke dashur.

    -O-
    Mike ne te kam per mike
    kur te vdes te benesh qyqe
    te me qash brigje me brigje,
    te me qash me kuj’e ligje.
    Te me qash mua te zine
    se per ty prisha shtepine
    shita sharkun e kusine
    lashe dhen e dhi ne brinje
    -O-
    Sec e lashe veren
    dhe zura rakine
    mjeri un’i mjeri
    s’ta gjej dot shtepine
    Un’vij nga penxherja
    ti me del te porta
    -Hajt te hyjme brenda
    mos na shone bota
    Mos me mallko mua
    vajti dhjet’sahati
    placin qe te dua
    bota nga inati!
    -O-

    Kur mbushje uje ne gurre
    Drulle moj leshverdhadrulle
    ca lanje ca mbushje uje
    ca qanje me lot si une
    Pse s’e lan linjene kurre
    te njihesh qe je pa burre
    Pse s’e lan linjene fare
    Drulle moj leskoviqare
    te njihesh qe je beqare
    Drulle moj leskoviqare

    -O-

    Nje vashe ketej nga fundi
    tre sahat vallen c’e tundi
    Gushebardha si pellumbi
    e heq vallen rende-rende
    gershetat gjashte pellembe
    i varen, i shkel me kembe
    Pa dil-dil neser ne shkalle
    moj syzez’e vetullngjale
    Pa dil-dil neser te porta
    Mos degjo se c’thone bota
    -Po te dal neser te dera
    nisin avaze te tjera
    S’me lene te dal te porta
    se m’i puthin faqet bota
    -O-

    Bilbili ne mal kendon moj
    zemeren ma merr
    Vasha ne bacen e madhe
    lotet po i derdh
    Qante vasha per bilbil-o
    per nje palo zog
    Qe kendonte kaq-e mire
    sa s’e duroj dot
    I qepet prapa ta zere
    dy fjale t’i thote
    Sec e qerton ajo meme
    psheretin me lot

    -O-

    Vito mu bere ne gjume,
    aman moj Vito*)
    Sikur u mbyte ne lume
    Prapa ty rashe edhe une
    se te desha kaq shume
    sa s’duroja dot ne gjume
    Sa te zura s’lashe gur-e
    te percolla gjer ne udhe
    prisha katandi e pune
    per ty o bejka nder udhe
    Me trete Vito me trete
    me bere si lule gjeshtre

    *) Vargu i dyte perseritet si refren pas cdo vargu.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

Faqja 0 prej 44 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •