Drejtuesit e TV, nėnshkruajnė bashkėpunimin
"Do tė rriten tarifat e reklamave"
--------------------------------------------------------------------------------
TIRANE
Pesė drejtues tė televizioneve tė rėndėsishme nė Shqipėri nėnshkruan dje njė memorandum bashkėpunimi pėr tarifat e reklamave. Drejtori i televizionit publik, Artur Zheji, ai i tv-Klan, Aleksandėr Frangaj, pronari i Top Channel, Dritan Hoxha, i TVA-sė, Artan Sevrani dhe drejtori i Vizion Plus, Genc Dulaku ranė dakord qė duke nisur nga data 1 janar e vitit tė ardhshėm tė rrisin tarifat televizive pėr reklamat nė mbi 100 Euro pėr 30 sekonda pėr spot televiziv. Drejtori i TVSH-sė, Zheji tha dje se
propozimet e miratuara nga pesė drejtuesit e medias vizive do t'i paraqesė nė Kėshillin Drejtues tė Radiotelevizionit, pasi vetė ai nuk ka kompetenca pėr tė caktuar tarifat e reklamave. Ndėrsa drejtori i televizionit Klan, Aleksandėr Frangaj tha se tarifat e reja qė do tė aplikohen qė nga fillimi i vitit tė ardhshėm janė tė studiuara dhe tė konsultura me ekspertė. Po kėshtu, tarifat janė vendosur duke parė edhe diferencėn e madhe qė ekziston mes pagesės sė reklamave nė televizionet shqiptare dhe ato tė huaja. "Ne kemi bėrė studime dhe kemi konkluduar qė pėr tė pėrballuar koston e televizioneve 1 minutė reklamė duhet tė ketė njė tarifė jo mė pak se 200 euro, pra mbi 100 euro pėr 30 sekonda publicitet", deklaroi Frangaj.
Ekuivalentimi
Drejtori i tv-Klan, Frangaj u shpreh se tarifat e reklamave qė aplikohen nė Shqipėri janė dhjetėra ose qindra herė mė tė ulta se nė televizionet nėpėr botė. "Aktualisht nė Shqipėri ėshtė ēmimi mė i ulėt i reklamave. Nė Kosovė ėshtė dhjetė herė mė i lartė, nė Maqedoni 30 herė mė i lartė dhe nė Liban 200 herė mė i lartė. Unė kam qenė kohėt e fundit nė Liban dhe pashė se atje aplikoheshin tarifa qė shkonin nga 5 mijė nė 7 mijė euro pėr ēdo spot. Pra, 200 herė mė shumė se tek ne dhe tė mendosh se Shqipėria nuk ka dalė nga njė luftė 18-vjeēare", u shpreh Frangaj. Kėtė e mbėshteti edhe pronari i Top Channel, Dritan Hoxha i cili u shpreh se me aplikimin e tarifave dysheme, nuk synohet tė dėmtohet biznesi, por tė selektohen firmat qė do tė reklamojnė nė kėto televizione. "Nė kėtė mėnyrė, jo ēdo firmė do tė mund tė bėjė njė spot televiziv nė emitentet tona. Po kėshtu, me aplikimin e tarifave mė tė larta do tė mund tė shkurtohet kohėzgjatja e reklamave, pra nuk do tė ketė mė spote qė zgjasin nga dhjetė deri nė njėzet minuta, dhe shuma financiare qė do tė pėrfitohet do tė pėrdoret pėr tė blerė programe mė cilėsore tė cilat mund t'i jepen publikut nė gjuhėn shqipe", tha Hoxha. Ai shtoi se platforma e miratuar nga drejtuesit e televizioneve synon qė sė shpejti tė sjellė te publiku edhe programe "pay-tv". Pronari i Vizion Plus, Genc Dulaku tha se kėto televizione kanė mundėsi qė tė zbatojnė njė projekt i cili tė mundėsojė transmetimin me satelit.
Takimi i djeshėm mes pesė drejtuesve tė televizioneve tė rėndėsishme nė vend, vjen disa kohė pasi ata kanė firmosur njė projekt ku angazhohen pėr tė zhdukur nga ekranet shqiptare programet e huaja qė merren nė mėnyrė pirate.
Krijoni Kontakt