Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Sateliti shqiptar Albaniasat

    Keni dėgjuar pėr Albaniasat, satelitin e parė shqiptar ku do tė kemi 6 kanale televizive dhe disa radio nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, pėr fillim e nė tė ardhmen natyrisht edhe mė shumė. Ja se ēfarė shkruan faqja www.albaniasat.com

    Ēfarė ėshtė ALBANIASAT?

    ALBANIASAT ėshtė grupi i parė satelitor i televizioneve nė gjuhėn shqipe nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia etj, tė cilin ju mund ta merrni direkt nė shtėpitė tuaja, kudo qė tė ndodheni nė Evropė. Mė tej shėrbimi do tė pėrfshijė edhe SHBA dhe Kanadanė.

    Rrjeti pėrbėhet nga 6 kanale tė ndryshėm, ku pėrfshihen disa nga televizionet kryesore nė gjuhėn shqipe nė hapėsirat shqipfolėse. Vitin e ardhshėm do tė futen nė rrjet edhe kanale tematike (filma, lajme etj), si edhe 20 kanale radio FM.


    Ku mund tė kapet ALBANIASAT ?

    Valėt e ALBANIASAT ju mund t'i kapni nė ēdo vend tė Evropės (duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė) pas datės 30 shtator 2003 dhe pas prillit tė vitit 2004 edhe nė SHBA dhe KANADA.


    Pra, nė fund tė shtatorit do tė filloj nė Europė e nė verėn e ardhshme edhe nė US, e Canada (tani pėr tani kemi vetėm RT21 nė US).
    Sipas njė faqeje sllovene, nė kėtė satelit do tė jenė ALSAT,TVSH, RTK kurse pėr tjerat kanale nuk kam mundur tė gjej informacione askund. Nėse ndokush nga ju ka ndonjė informacion lidhur me kanalet tjera le tė na lajmėroj pėr kėtė por edhe pėr fillimin e transmetimit nė Europė.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Klan ne Satelit
    Ajo gjendet tek Eutelsat W2, 16 grade lindje.

    Ka frekuence 11.449 Mhz.

    Per 24 ore te dites ka transmetim dixhital.

    Ka marres satelitor dixhital.

    Dy muajt e pare do te jete falas.

    Me pas, do te kriptim te sinjalit dhe ai mund te shihet vetem ne saje te kartes satelitore, e cila do te kushtoje 17 Euro ne muaj.

    Cmimi i Klan-it eshte ekuivalent me cmimin e te gjithe operatoreve ne buketen satelitore shqiptare.
    Klan, jep tani Shqiperine ne Satelit
    Kushdo qe do te jete i interesuar per Shqiperine, ne cdo cep te Globit, do te kete mundesi qe me ane te Klan-it ne Eutelsat W2, 16 grade lindje me frekuence 11.449 Mhz, te shikoje kanalin me prodhimtarine aktuale me te madhe kombetare te te gjitha fushave

    Endrra u be realitet. Hapi me serioz i Televizionit Klan, pas fillimit te transmetimit do te hidhet kete jave. Referuar dje, drejtorit te Pergjithshem te saj, Aleksander Frangaj me 30 shtator, Klan do te shfaqet rregullisht ne transmetimin satelitor. Te henen me 28 shtator (me tolerance deri ne pak ore te se merkures), Klan fillon transmetimin e saj ne satelit, nga studiot e ALBANIA SAT. Keshtu, ai behet kanali i pare shqiptar me license per transmetim tokesor, qe mund te transmetoje ne satelit per te gjithe Evropen. Madje, dje eshte konfirmuar edhe frekuenca e ketij kanali, nga autoriteti i larte i transmetimit satelitor, qe do te jete 11.449 Mhz.

    E gjitha kjo perpjekje, qe ka qene e ngulitur tek drejtuesit e Klan, qe ne hapat e pare te ekzistences eshte bere e mundur nga kontrata, qe eshte nenshkruar nga ALBANSAT me kompanine e madhe evropiane Eutelsat. Keshtu eshte krijuar edhe buketa satelitore shqiptare. Ne kete bukete, sipas Frangajt,- do te marrin pjese disa kanale shqiptare. Ketu do te mundesohet edhe shikimi i Klan-it ne te gjithe Evropen, perfshire ketu edhe disa vende te Azise, deri ne Egjipt, Afrike dhe afer Kanadase Lindore.

    Ne jemi te paret qe do te startojme. Objektivi eshte precizuar per daten 30 shtator. Sic e shikoni, jemi ne fazen perfundimtare te instalimit te aparatit. Eshte montuar antena, ka perfunduar montimi fizik i aparatures transmetuese. Jane momentet qe po behet lidhjet teknike te studios TV KLAN me sallen e transmetimit satelitor. Eshte konfirmuar edhe frekuenca e ketij transmetimi satelitor 11.449 Mhz, ka thene nga studiot e ALBANIA SAT, Drejtori Frangajt, i impenjuar ne punen e lidhjes bashke me tekniket.

    Pajisja satelitore eshte e llojeve elitare ne bote dhe eshte marre tek Thomson, firma me e njohur ne Bote e ketyre pajisjeve. Ajo eshte porositur ne Eutelsatin e Parisit dhe e blere nga ne, thote Frangaj.

    Neqoftese deri tani Klan eshte perpjekur qe te mbuloje me sinjal vetem Shqiperine, te shkoje ne Kosove, e te prodhoje program per shqiptaret brenda kufirit, tashme synohet maja e transmetimeve nderkombetare. Hapat tane shtrihen larg. Ky eshte pretendimi me i madh i nje televizioni. Ne kuptimin teknik, nuk ka me shume se RAI dhe te tjere si ai, Klani. Do te transmetojme ne toke dhe ne satelit me dixhital, ne te njejten nivel dhe cilesi si te gjithe kanalet perendimore, veren Frangaj.

    Ne kete moment, fillon edhe angazhimi edhe me i madh i televizionit ne nivelin programor. Teknikisht po perballohet kjo ndermarrje. Tani na mbetet vetem programi. Por, televizioni Klan e ka treguar se eshte televizioni kryesor per sa i perket prodhimtarise se televizionit. Jemi stacioni me programet me shume te transmetuara me ore, ka shtuar Frangaj. TVKlan eshte i njohur per nje sere emisionesh prestigjioze ne vend. Ai i afron publikut Opinion, emisionin shume te njohur drejtuar nga B.Fevziu; Apostrof drejtuar nga A. Bushati, me komente dhe analiza te kohes ne treg; Blue; te perditshmin Showbis. Po ashtu jane edhe spektaklet e medha: Maratona e Kenges Popullore; Koncerti i Inva Mules; Festivali i Kenges Magjike; Miss dhe Mister Albania; transmetime direkt nga Teatri i Operas; Sheshi Skenderbej etj. Gjithashtu, ka shume eksluzivitete te ekipeve kombetare te futbollit; ndeshjet e Champions League, shtuar ketu edhe Klanfutboll. Ne kete vazhde synon edhe ndeshjet e kampionatit kombetar sepse jane te shumte ata, qe jetojne jashte Shqiperise dhe qe duan te shikojne skuadrat e futbolit shqiptar, shton Drejtori Frangaj.

    Njekohesisht, dalja ne satelit e Klan shkon edhe me Ligjin kunder Piraterise, ku si afat eshte 15 tetori. Ky eshte afati i fundit, ku stacionet mund te japin programe te pablera. Normalisht, ai ka hyre ne fuqi, por nga kjo date eshte fillimi i zbatimit te sanksioneve te ketij ligji. Per zbatimin e tij jane te interesuar edhe drejtuesit e Klan, sepse duke u konkurruar ne menyre te pandershme, si ka ndodhur deri tani, do te lendohet shume financiarisht, shton me keqeardhje funksionari i larte i Klan. Ne fakt, duhet shtuar se vetem Champions League i ka kushtuar 1 milion franga zviceriane ose 800.000 USD, Kompanise Klan.

    Klan eshte vetem pas pak oresh ne satelit. Ketu transmeton tani edhe TVSH dhe RTK. Ketu do te jemi dhe ne. Tek te gjithe, shqiptaret do te jete i fiksuar vetem nje parameter 11.449 Mhz tek W2 16 grade ne lindje perfundojne tekniket e Klan.

    Korrieri
    --------------------------------------------------------------------------------
    28/09/2003


    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    doja te dija nese e ka gjetur ndonjeri kanalin satelitor te KLANIT?
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    nese, na ndihmone dhe ne qe s'po mundemi ta gjejme,me duket se duhen edhe te dhena te tjera per ta gjetur,ato te mesipermet nuk mjaftojne.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  5. #5
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66

    Shijak tv,Top Channel dhe tv Klan,edhe ne satelit !!!.

    Pershendetje Miq !
    Besoj se disa prej jush mund ta dine qe ne satelit mund te shihen tre kanale shqipetare,perkatesisht Shijak tv,Top channel dhe tv Klan.
    Ndersa per te gjithe ata shqipetare te cilet nuk e dine une po ju jap te dhenat:

    EUTEL SAT W2 16 Lindje
    Frekuenca 11 449 GHz
    Simbol Rate 14 000
    Polarizimi Horizontal
    FEC 3/4


    Shpresoj t'ju kem ardhur disi ne ndihme
    Nje pershendetje te ngrohte per te gjithe forumistat !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Di68 : 07-10-2003 mė 14:05
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Na more B- ėėėėė !!!
    Ma sqaro nje ēike me mire kete punen e satelitit, te lutem.
    Une u telefonova atyre te DISH-it edhe nuk dinin gje...Mbase i kam fol murit ose paskam fol kinezce. Si duhet ta "order-im" ne nė USA ?
    Ma ktheni pergjigjen nje cike shpejt, se s'kam durim!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Une sikur kam degjuar qe ne USA do te filloje pas prillit te 2004....tani une me te degjuar e kam, mos ma merr per kapital....

    Po shyqyr qe ta ndigjum zonin mi Corazon, se na keputi malli.
    Si ma ke ate komputer i her, se kshu ka ardh puna tani, s'pyt mo njeri per robin....

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Njoftim!

    Per ata qe jetojne ne Europe dhe kan mundesi te marrin programet satelitore i njoftoj qe kan mundesi te shofin edhe disa kanale te reja nga Shqiperia.
    Ne satelitin Eutelsat 16 E atuy ku ishin TVSH dhe ALSAT mund te zgjeldhin keto frekvenca 11449 ne horizontal simbol r 14000
    fec 3/4 dhe do te marrin TV klan, Tv shijakun, Top chanal, Film shqip, Top albania radio etj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pash me vone qe edhe tjeret kishin lajmerur per kete, ma mir nje her me shume se nje her me pak.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    LajMe


    Te gjitha kanalet ne Shqiperi u ndaluan te japin filma ose programe te vjedhura... doli ligji

    Tani 10 here ne dite vetem lajme shofim ... jakkk

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •