Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Une i heq kapelen si nje nder perfaqesuesit dinjitoze te kinematografise shqiptare... por megjithate nuk me befason kjo nje fare lehtesie qe kane gazetat shqiptare, shqiptaret ne pergjithesi per te bere krahasime te papershtatshme te llojit "Fellini shqiptar" a ku di une se cfare! Pak modesti e morri dreqi! Pasi nuk eshte i vetmi kineast i merituar i Shqiperise : Kujtim Cashku, Fatmir Koēi... Megjithate duhet pare filmi per te pellitur me tej.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #12
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33
    La Repubblica

    Odissea dei nostri anni tra immigrati e scafisti
    di PAOLO D'AGOSTINI



    La storia di Edmond Budina la raccontņ Antonella Barina sul Venerdģ del 2 novembre 2001. Č una storia un po' speciale e vedendo ora il suo film Lettere al vento non puoi non chiederti se essa non induca a una benevolenza superiore ai meriti dell'opera. La risposta č no. Con le sue evidenti debolezze o ingenuitą, č un film assolutamente degno.

    Nella materia che tratta non sfigura al cospetto di un'opera d'autore alta e importante come Lamerica di Amelio. Budina era un uomo dell'establishment culturale sotto il regime di Enver Hoxha, lo Stalin albanese. Attore e regista stimato. Poi č diventato un oppositore partecipando da protagonista alla preparazione della caduta e del cambiamento. Attraverso il matrimonio Budina era imparentato con una famiglia italiana che alla presa del potere comunista, nel '46, rimase bloccata nel paese dell'est che pił a lungo di tutti avrebbe mantenute chiuse le sue frontiere. Nel '91 un'iniziativa che con il senno di poi non si puņ non giudicare demagogica: il governo italiano favorģ il rimpatrio. Budina si servģ di quella possibilitą ma in Italia vide precipitare il suo status: il solo modo di sopravvivere lo trovņ in una fabbrica di Bassano del Grappa dove tutt'oggi fa l'operaio. Ma aveva un sogno, e ora lo ha realizzato: fare questo film, farlo in Albania.

    Quella che vi si racconta č un'altra odissea, non di ieri ma di questi anni di caotica e ultra contraddittoria democratizzazione. Quella di un padre (lo stesso Budina) che parte per l'Italia sulle tracce di un figlio che crede caduto nella spirale malavitosa e invece di quella spirale č rimasto vittima: morto tentando di salvare dall'annegamento altri disgraziati che gli scafisti avrebbero voluto abbandonare al loro destino. Quanto di rudimentale c'č nel racconto non diminuisce la sua intensitą.

    LETTERE AL VENTO
    Regia di EDMOND BUDINA
    Con YLLKA MUJO, BUJAR ASQERIU, VIOLETA TREBICKA BANUSHI

    (14 giugno 2003)
    Love And You'll Be Loved

  3. #13
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33
    Per filmin e regjizorit Robert Budina kane shkruajtur gazetat me ne ze italiane. Ato kane shkruajtur me superlativa te pakursyera. Per kete mjafton qe te beni nje kerkim ne google ne baze te emrit te regjizorit ose ne baze te titullit te filmit ne italisht, per vene re jehonen qe ka patur ky film ne itali.

    Mua me vjen keq qe nuk do te mund ta shoh, pasi nuk gjendem ne Tirane, por besoj se kur te dale DVD do te siguroj nje kopje. Megjithate pres pershtypjet tuaja.

    @+
    Love And You'll Be Loved

  4. #14
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33
    Njė film naiv dramatik i regjisorit Edmond Budina. Flijimi i tė rinjve nė njėmijė format e periudhės sė krizės tė tranzicionit qė ēoi nė krijimin e turmave. “Letra ere” bashkėprodhimi italo-shqiptar, megjithė dobėsitė e njė kinemaje tė sinqertė, ėshtė njė film i ēmuar ku historia zhvishet nga motivet individuale, dhe gjithēka ėshtė e tė gjithėve

    “Letra ere”, kur ėngjėlli vjen vonė

    Elda Spaho
    Me gomar, banane, e peshkarexhe zbriti nė Shqipėri tranzicioni. Zjarrėvėnės ishim ne. Herostratė u bėmė pėr t'i shpėtuar tė kaluarės, para se tė merrnim rrugėt e botės e ta linim kėtė vend njė horizont tė shkretė ku ėngjėlli vjen vonė, kur flijimi ėshtė kryer.
    Janė kėto imazhet qė filmi i Edmond Budinės na i solli nė njė rreth dramatik qysh nė krye e deri nė mbarim tė tij. Baballarėt sekretarė partie, komunistė tė ndershėm apo jo tė kujtojnė Abrahamėt e Agamemnonėt modernė qė flijuan bijtė e tyre nė kushtet e njė shoqėrie nė krizė, e njė tranzicioni tė shfaqur nė njėmijė forma e qė siē e shohim polli turmėn, ajo qė erdhi kur paskėshim besuar se Shqipėria popullore kishte krijuar njeriun vullnetfortė e pa vese.
    “Letra ere” mbahet mbi njė histori personale, historia e njė ish- profesori 50 vjeēar qė vihet nė kėrkim tė tė birit, emigrant nė Itali. Por ndoshta pėr asnjė dramė personale si kjo nuk do t'ia vlente barra qiranė tė realizohej njė film dramatik, pasi dėshtimin e ka gjithmonė me vete. Filmi nis me njė zjarrvėnės tė pronės sė pėrbashkėt nė njė vit tė papėrcaktuar tė Shqipėrisė nėn regjim. Njė herostrat modern qė nė Shqipėrinė demokratike do tė pasurohej me peshkarexhėn qė dikur kishte djegur e ishte dėnuar. Edhe pse ky Gon Doēi (Bujar Asqeriu) e pati blerė pėr tė mos harruar tė kaluarėn, kjo peshkarexhė i pati sjellė fat. Sa klandestinė shqiptarė kishte degdisur me tė pėrtej Adriatikut, ndėrsa tė birin e shokut tė tij tė ngushtė, komunistin e ndershėm Niko Gjini (Edmond Budina) e pat hedhur nė atė fat, nė thellėsinė e detit.
    Nuk mund tė hiqet nga mendja fati i vogėlushit me gjunjė tė zhveshur qė nė njėrėn dorė mbante fyellin dhe nė tjetrėn shtrėngonte dorėn e tė atit tek i mėson hapin ushtarak. Dhe para tyre njė togė ushtarėsh. Njė pamje njė para njė flijimi. Ashtu si Keli, biri i Niko Gjinit kjo togė ushtarėsh e shpartalluar, kėta djem me rini tė thyer nė erėn e eksodit, tė kujton pikėrisht tragjeditė e grekėrve tė vjetėr: djemtė qė nisen pėr luftė, gati pėr sakrificėn e radhės, por kėtė herė janė viktima tė njė sakrifice tė pashmangshme si klandestinė, kapobanda e tutorė.
    Filmi i regjisorit-skenaristit-aktorit Edmond Budina mbahet mbi kėtė paralele: njė histori personale qė bėhet publike, historia e tė gjithėve. Njėra e dhimbshme e humane, tjetra qė ka densitetin e turmės vizatohet groteske, e pamėshirshme, herė-herė komike. Niko Gjini, njė intelektual qė del tė shesė babane nė rrugė nė vitet e Shqipėrisė demokratike nė njėrin krah, njė njeri qė nuk e njeh hakmarrjen edhe pėrballė humbjes sė tė birit dhe Gon Doēi nė krahun tjetėr qė falė rekrutėve tė bandės sė tij njė ditė bėhet deputet i “partisė sė peshkut”. “Natyrisht ambientet e kriminalitetit nuk mund t'i paraqisja ndryshe. Jam pėrpjekur tė kem njė lloj ndershmėrie nė raport me realitetin shqiptar. Eshtė shumė e rėndėsishme bota shpirtėrore e njeriut. Sepse kartolinat e bukura mund t'i blejmė nė ēdo vend tė Shqipėrisė turistike, tė Shqipėrisė me kulturė, si ta duam ne. Raporti i faljes ėshtė mė i rėndėsishmi pėr mua dhe unė kėtu e gjej perspektivėn e filmit tim. Nė Shqipėri ku shpesh urrejtja zė vend mė tepėr se sa dashuria, unė jam munduar tė krijoj njė personazh qė fal”,- shprehet regjisori Budina pas premierės sė filmit nė Tiranė. Mund tė duket utopike pėr njė Shqipėri tė krimbur nė rrėmujė, prostitucion moral, krim, politikė pornografike. Pėr tė krijuar personazhin e Nikos interpretuar nga ai vetė, Budinės i ka ardhur nė ndihmė jeta e tij personale, ajo e njė punėtori nė fabrikat e turbinave me gas nė Bassano del Grappa dhe nga ana tjetėr, ja tek ėshtė regjisori dhe aktori. Ky ėshtė Budina pesimist dhe optimist njėherėsh. “Letra ere” reflekton pikėrisht kėtė: njė lloj optimizmi tė veēantė qė megjithė sakrificėn, flijimin vjen nga ēlirimi i faljes. Kjo filozofi ėshtė padyshim edhe lėnda qė e bėn pėr nga estetika filmike “Letra ere” njė film dramatik.
    Edmond Budina do tė shprehej dikur se “dashuron komedinė por ėshtė dakord me grekėt e vjetėr qė e konceptonin gjithēka nė termat e tragjedisė, “katharsis”, pastrimi i shpirtit” dhe se tragjedia gjeneron tek ai mė shumė emocione.
    Filmi nuk mund tė kuptohej pa atė kolonė zanore nė klarinetė, muzikė e Fatos Qerimit qė e ka kompozuar mbi motivet e njė kėnge korēare. Eshtė kėnga e Gjeorgjicės tė cilėn Budina e ka pėr njė arsye tė thjeshtė. “E kėndonte im atė qė pinte shumė dhe pėr tė cilin kam edhe njė dedikim.” Nė dasmat korēare kėndohet kjo kėngė e Jorgjicės qė regjisorit i pat mbetur nė mendje. Dhe tek nxjerr kryet kujtesa e fėmijėrisė sė artistit, ashtu siē me kujtesėn e ngjyrave, tingujve, aromave, ndodh nė pjekurinė e vonė t'i risjellim nė formėn e artit. Tek kjo muzikė regjisori gjeti shumė elementė qė i interesonin pėr filmin, qofshin ata groteskė, siē ndodh me skenėn e dasmės, qofshin ata komikė. “Historia e dramės njerėzore ėshtė histori e tė gjitha vendeve, jo vetėm njė histori shqiptare. Me kėtė muzikė doja tė transmetohej pikėrisht ky moral, qė njerėz tė ndershėm do tė ketė nė tė gjitha regjimet.”
    Po i referohemi kėsaj muzike edhe pėr njė arsye tjetėr. Ajo tė sjell ndėr mend orkestrat e qejflinjve, hokatare e groteske “alla Kusturica”, qė pati njė kulmin e vet me skenėn groteske tė ahengut tė dasmės.
    Media italiane qė me sa duket e mat kinemanė e kutin e vet dhe ka arsye pėr kėtė, duke pasur filmbėrėsh tė mėdhenj tė majėn e tė cilėve qėndron Federiko Felini, kineasti me influencėn mė tė pastėr qė bota ka parė ndonjėherė, e ka cilėsuar disa herė se “Letra ere” ka thėrrmija feliniane. Nė fakt ky krahasim qė vjen nga italianėt s'ėshtė as i pari, as i fundit edhe pėr njė pjesė tė mirė tė kinemasė qė vjen nga Ballkani.
    Do ishte vėrtet mirė pėr kėtė nėse sinqeriteti i tė rrėfyerit tek “Letra ere” do tė kishte edhe pikat e forta qė do ta bėnin tė pakorrigjueshėm. Por ndoshta kėto dobėsi lidhen me problemet e kahershme qė kinemaja jonė i ka pasur dhe i ka: loja e aktorėve dhe skenari. Ende aktorėt tanė vuajnė nga teatralitetit dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė ky hormon mbartet edhe tek mė tė rinjtė. Nė njė mėnyrė kjo ėshtė e shpjegueshme, pasi tė gjithė aktorėt tanė, vijnė nga i njėjti dhe i vetmi sistem edukimi qė kemi, dega e aktrimit nė Akademinė e Arteve.
    Ndėrsa skenari megjithė pėrpjekjen pėr njė gjuhė dialogėsh tė shkathėt e kronikalė, teprohej herė-herė me atė simbolikė letrash nė erė, letra qė mendonte se ia kishte dėrguar i biri, qė kurrė nuk e kapėrceu bregun. Ashtu siē mund tė quhet e gjetur nga ana tjetėr skenat e jetės mes peshqish dhe basenėsh e njė njeriu tė pasuruar sa hap e mbyll sytė nga njė peshkarexhė.
    “Letra ere” na solli njė dramė qė nė ekranin e madh shfaqet mė tepėr tronditėse nga ē'mund tė jetė ndoshta nė televizion. Dhe ky ėshtė efekti qė filmi iu ka bėrė pėr disa dekada atyre qė sot quhen “nostalgjikė tė kinemasė”. Por ajo qė e bėn njė histori njerėzore filmin e Budinės dhe qė nė tė vėrtetė i mbledh tė gjitha fijet e shpėrndara dhe oshilacionet qė herė-herė e frakturojnė filmin, ėshtė njė finale e denjė. Niko Gjini, pas gjithė kėrkimeve dhe zbulimeve tė tatėpjetės sociale tė tė rinjve emigrantė shqiptarė nė Itali, ja ku ndodhet pėrballė “armikut” tė vet qė e fal. Nė njė horizont tė shkretė Nikos (Edmond Budina) i kalon pėrpara njė togė djemurie me kanotjerė e pantallona pėrveshur qė zhytet nė breg. Ndėrsa i biri Keli, i lė nė duar fyellin e kėngės dhe bėhet me turmėn. I biri ishte flijuar pa dijen e tij. Letrat e erės e sollėn tepėr vonė ėngjėllin pa krah. Ashtu siē shpesh ndodhi pėr 10 vjet me radhė nė kėtė tranzicionin tonė kur ėngjėlli shpesh ka mbėrritur nė vendin e flijimit veē tė mblidhte viktimat.
    Love And You'll Be Loved

  5. #15
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33

    Post-Premiera

    Faqja 21 - KULTURE
    Tetor 28, 2003


    DUARKTROKITJET NE PREMIERE

    Edmond Budina: Letrat e mia nė erė
    "S'kam shkuar nė varreza, se nuk besoj qė ka vdekur"

    Migena Hoxhalli (Gazeta Shqiptare)

    TIRANE

    Eshtė xhiruar nė njė kohė rekord, pėr 5 javė, por kjo nuk ka ndikuar aspak nė nivelin e lartė artistik tė filmit "Lettere al vento" tė regjisorit Edmond Budina. Sapo nė ekranin e madh sheh sekuencat e para, kupton se regjisori e ka mjaft tė qartė mesazhin dhe mėnyrėn se si do ta pėrcjellė atė te publiku. Duke tė mbajtur me ankth nga fillimi deri nė fund, skenat e filmit kapėrcejnė rrjedhshėm njėra-tjetrėn tė shoqėruara nga njė muzikė sa rrėqethėse aq dhe tė gėzueshme hera-herės. Nė fund ajo qė tė mbetet pėr tė thėnė ėshtė vetėm njė "Tė lumtė!" e madhe pėr regjisorin Budina.


    Si ėshtė pritur filmi juaj nga publiku italian?

    Kam bėrė takime me mbi 2000 njerėz nė Itali, pas shfaqjeve tė filmit, i cili vazhdon tė shfaqet nė rasegna dhe cineform qė bėhen nė Itali. Dhe ka njė pėrplasje shumė tė bukur me publikun. Tė jem realist. Unė e dija qė filmi do tė ngjiste. E rėndėsishme ishte t'i bėhej njė lloj publiciteti, sepse ėshtė vėshtirė qė filmat e kėtij lloji tė kenė reklamėn e duhur. Por, qė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Londrės e ndieva reagimin e publikut, qė nė sallė. Unė nuk di anglisht, por kur tė vinin dhe tė flisnin me pasion dhe lot nė sy, ishte vėrtet kėnaqėsi. Publiku italian, ata qė e kanė parė, e kanė pritur jashtėzakonisht mirė. Mė ka bėrė shumė pėrshtypje njė artikull nė internet ku thuhej: "nuk i ndaj pikėpamjet e mia nga ato tė Edmond Budinės, por e respektoj pėr punėn e shkėlqyer qė ka bėrė." Pėr mua kjo ėshtė e rėndėsishme. Pra, edhe njerėz qė kanė mendime tė kundėrta me mua, vlerėsojnė nė fund tė fundit atė qė ėshtė e bukur nė film.


    Jeni pėrkufizuar nga shtypi italian si njė regjisor i stilit felinian. Ju vetė si do ta pėrkufizonit veten?

    E pėrkufizoj veten Mond Budina.(qesh) Autori im mė i preferuar ėshtė Frederiko Felini. Ka diēka tė ēuditshme. Kur shkruajta skenarin futa nė tė imazhet e mia. Unė punoj nė njė fabrikė. Aty ėshtė njė punėtor italian qė e ka tė vėshtirė t'i shqiptojė emrat e shqiptarėve. P.sh. njė shokun tonė qė quhet Dashamir ai e thėrret Detersivo. Ndėrsa mua: Ah, tu sei registo. Ti je regjisor. Do tė tė quaj Felini. Dhe vėrtet kėshtu mė thėrret: Ciao Felini!
    Kėshtu, kur shkrova skenarin dhe ia paraqita montazhieres, ajo mė thotė se aty gjente Felinin. E falenderova. Po u tregoj dhe diēka tjetėr qė mė ngjalli shumė emocion. Kur bėra vizionin e parė tė filmit nė Cinencitta nuk kisha ndonjė emocion tė veēantė. Kur u ula nė njė poltron producentja mė thotė: "E di kush ulej aty? Frederiko Felini." Aty jam emocionuar pėr herė tė parė.
    Kur pashė qė edhe shtypi italian thoshte se filmi kishte influenca tė Felinit, kjo mė bėnte nder. Pėr mua ai ėshtė idhulli i kinemasė, njeriu qė kam ėndėrruar mė shumė.


    Punoni nė njė fabrikė. Do tė vazhdoni tė punoni atje edhe pas suksesit si regjisor me filmin "Letra ere"?

    (Qesh) Nėse ju mė ndihmoni qė tė gjej njė punė tjetėr, unė qė nesėr do ta lija fabrikėn.

    Filmi kishte njė kolonė zanore shumė tė veēantė. Ishte kėnga e vjetėr korēare "Jorgjica". Pse kjo pėrzgjedhje?
    Muzikėn e kam zgjedhur pėr njė arsye tepėr tė thjeshtė. Kėtė kėngė mė duket sikur e kam dėgjuar qė kur kam lindur. E kėndonte im atė qė pinte shumė. Eshtė njė dedikim pėr tė. Atij i pėlqente kjo kėngė dhe e kėndonte shpesh. Ajo ėshtė njė kėngė qė kėndohet nėpėr dasmat korēare. Kėnga mė ka mbetur nė mendje, nė shpirt. Pėr mė tepėr tek kjo muzikė gjeta shumė elemente qofshin ato groteske, qofshin ato tragjike. Prandaj dhe kėmbėngula qė Fatos Qerimi ta gjente pikėrisht kėtė muzikė. Nuk do mė pėlqente tė kisha thjesht njė muzikė folklorike, apo tepėr specifike, e desha me hapėsirė mė tė gjerė. Sepse historia e dramės njerėzore nuk ėshtė vetėm histori shqiptare. Mė ka pėlqyer kur nė "Il manifesto" lexova njėherė tė shkruhej: "Mbase ėshtė i pari regjisor qė trajton nė filmin e tij temėn e komunistit tė ndershėm." E them edhe sot qė njerėz tė ndershmė dhe me moral ka pasur dhe do tė ketė nė tė gjitha regjimet. Pikėrisht me kėtė muzikė unė ndieva se mund tė transmetoja kėtė ide timen.
    Ndoshta jeni pak i vrazhdė nė pasqyrimin e realitetit shqiptar. Sepse ai sa vjen dhe po ndryshon…
    Jam dakord me kėtė ide. Por nė kontekstin mbi tė cilin kisha bėrė kėtė film natyrisht ambientet e kriminalitetit nuk mund t'i paraqisja ndryshe. Unė jam pėrpjekur tė krijoj njė lloj raporti ndershmėrie me realitetin shqiptar. Pėr mua ėshtė shumė mė e rėndėsishme bota shpirtėrore e njeriut, sesa pallatet e bukura. Kartolinat e Shqipėrisė turistike, me kulturė etj., mund tė shkosh t'i blesh kudo. Madje, mund tė bėjmė edhe film tjetėr. Ndėrsa nė kėtė film atmosfera duhej tė ishte kjo, sepse kjo godiste mė fort kontrastin, dramėn e fortė qė kaloi Shqipėria nė periudhėn e tranzicionit. Realitetin po e pe nė sy, di ta ndreqėsh. Nė qoftė se nuk e sheh nė sy, atėherė je i marrė fund. Plaga pastrohet, i hiqet qelbi. Po e mbulove qelbin me ca lulka tė bukura, do bjerė e erė.


    Nė fund ju e falni armikun tuaj Gon Doēi, nė mund ta quajmė kėshtu. Pse e bėni kėtė?

    Mė vjen mirė qė e keni perceptuar raportin e faljes qė ndodh nė fund tė filmit. Nė Shqipėri, ku shpesh urrejtja merr precedencė mė tepėr se dashuria, unė jam munduar qė tė fal. Edhe publiku italian mė ka pyetur "Pse more nuk na e dogje atė Gon Doēin?" Nė fakt unė e kam xhiruar edhe atė skenė. Por pastaj mendova se duhej tė transmetoja njė ide mė dashurore. Hakmarrja nuk i vlen askujt. Me urrejtje do tė vazhdojmė tė shkatėrrojmė Shqipėrinė. Vetėm me dashuri do tė mund ta ndėrtojmė atė. Ky ka qenė mesazhi im.


    Filmi ka pak aktorė me pėrvojė dhe shumė aktorė tė rinj. Nuk keni pasur frikė se mund tė dėshtonit?

    Pėrzgjedhja ime ėshtė bėrė nė mėnyrė tepėr profesionale. Kisha njė kasting indirekte shumė tė fortė, argjentinasen Jorgelina de Petris. Edhe unė po tė toleroja, ajo ishte shumė e rreptė. Tė gjithė aktorėt i kam pėrzgjedhur nė bazė tė kinoprovave. Edhe Yllkėn nuk e mora sepse ishte ndėr shoqet e mia mė tė vjetra, por sepse pas kinoprovės ajo doli mė e pėrshtatshmja pėr rolin. Unė kam bėrė kinoprovė edhe pėr veten time. Mendoj se nuk kam gabuar nė pėrzgjedhjen time.


    Ju vetė sa kohė kishit pa luajtur njė film?

    Unė kisha tre muaj pa luajtur film. Pasi kam luajtur nė njė telenovelė "Un posto al sole" nė Itali. Jam njė personazh i njohur aty, dhe kam bėrė rreth 25 puntata. Madje, nė Itali mė njohin mė shumė nga telenovela sesa nga filmi qė kam bėrė. Pra, e kam mbajtur veten nė njė lloj raporti tė drejtė me interpretimin.


    Filmi mban vulėn e njė prodhimi italian. Ju vjen keq pėr kėtė?

    Shumė. E kam bėrė filmin shumė mirė me italianėt, jam shumė i kėnaqur tė them tė drejtėn. Madje, qė nė momentin qė mė dha mundėsinė ta realizoj atė, nga unė ai konsiderohet si vendi im. Nuk e diskutoj. Por mė vjen keq qė nuk ėshtė prodhim shqiptar. Nuk ėshtė shumė faji im pėr kėtė. Interesohuni dhe do ta kuptoni.


    Meqė ra fjala, e keni paraqitur ndonjėherė si projekt nė Shqipėri kėtė film?

    Unė jam pak ėndėrrimtar si natyrė dhe kisha dėshirė dhe detyrimin qė diēka qė kisha shkruar pėr vendin tim, ta bėja dhe ta paraqisja fillimisht nė vendin tim. E paraqita nė vitin 1998, konkurruan katėr skenarė, fituan tre. I katėrti isha unė. Kjo ėshtė historia.
    Love And You'll Be Loved

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Postime
    6
    Edmond budina ka qene aktor moderrn dhe si i tille ai nuk bente dot pjese ne skematizmat e filmave te kohes se komunizmit ku karakteret ishin bardhe e zi, ikeq ose i mire, fshatar ose qytetar, partizan, ballist ose gjerman. Ndricim zhepa pershembull eshte aktor modern. Po te mos ishte filmi Hijet qe Mbeten Pas, ku ai spikati si nje aktor junik, rrezik Cimi nuk do te ishte njohur sote.
    Me behet shume qejfi per Edmond Budinen po ben dicka ne Itali si regjisor por edhe si aktor. Si dhe e vleresoj shume per perkushtimin dhe idealitetin qe ai paska per artin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALK : 01-04-2007 mė 14:37

  7. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Me ka rene rasti te punoj me Budinen, dhe jo vetem qe eshte i talentuar, por eshte edhe njeri shume korrekt e i respektueshem. Zakonisht aktoret/regjizoret kane nje lloj statusi e sjellje arrogante. Edmondi, perkundrazi, eshte i thjeshte e ka nje humor "pe Korce" qe te kenaq shpirtin. Sa mire do te ishte sikur shqiptare te tille te mos ishin te kufizuar nga nevojat ekonomike e te kishin me shume mundesi t'i perkushtoheshin talentit!
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Dhimosten Budina, arkeologu qė ruajti freskinė e Butrintit
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 21:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •