Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Vedat Kokona

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,957
    Postimet nė Bllog
    22

    Vedat Kokona

    Historia e pėrkthyesit, publicistit dhe shkrimtarit qė nuk u pajtua kurrė me sistemin e Enver Hoxhės dhe vitet e izolimit total

    Vedat Kokona, intelektuali qė solli nė Shqipėri “erėn” e Francės

    Luan Kondi / Kastriot Kotoni

    Vedat Kokona ėshtė njė personalitet tepėr i njohur. Gjithandej nėpėr pikat e shitjeve, fjalorėt e tij voluminozė bien menjėherė nė sy. Profesori i leksikologjisė frėnge, nuk jeton veē fizikisht, pasi ai me veprėn e tij, u vjen nė ndihmė nxėnėsve, studentėve, pedagogėve apo studiuesve tė kėsaj gjuhe. Madje, nuk ėshtė e vėshtrirė tė gjesh edhe shtėpinė e Kokonės, ku tashmė jeton vajza e tij, Mirvjeni, mikpritėse dhe shumė e dashur. Shtėpia e Vedat Kokonės ndodhet nė rrugėn e Dibrės, pėrballė me shkollėn tetėvjeēare “Misto Mame”. Aty pėrreth njėzet vjet ka banuar profesor Vedat Kokona, njė nga djemtė e intelektualit tė njohur shqiptar, Elmaz Kokona.

    Vedat Kokona ėshtė njė personalitet tepėr i njohur. Gjithandej nėpėr pikat e shitjeve, fjalorėt e tij voluminozė bien menjėherė nė sy. Profesori i leksikologjisė frėnge, nuk jeton veē fizikisht, pasi ai me veprėn e tij, u vjen nė ndihmė nxėnėsve, studentėve, pedagogėve apo studiuesve tė kėsaj gjuhe. Madje, nuk ėshtė e vėshtrirė tė gjesh edhe shtėpinė e Kokonės, ku tashmė jeton vajza e tij, Mirvjeni, mikpritėse dhe shumė e dashur. Shtėpia e Vedat Kokonės ndodhet nė rrugėn e Dibrės, pėrballė me shkollėn tetėvjeēare “Misto Mame”. Aty pėrreth njėzet vjet ka banuar profesor Vedat Kokona, njė nga djemtė e intelektualit tė njohur shqiptar, Elmaz Kokona. Sapo hyn nė shtėpi, ballėpėrballė gjendesh me studion e profesor Vedatit, ku sė pari prezantohesh me bustin nė miniaturė, ku Odhise Paskali kishte portretizuar Elmaz Kokonėn, vendosur mbi skrivaninė e vitit 1938. Padyshim, ēdo njeri sapo kalon atė prag bėn lidhjen e trashėgimisė itelektuale tė Kokonėve nga brezi nė brez.

    Takimi me Mirvjen Kokonėn

    Mirvjeni ėshtė ulur nė njė karrige po tė modės sė asaj skrivanie. Pas pak, ajo hyn nė studion e profesorit, qė duket sikur merr jetė. Zhurma e sirtarėve tregon se ajo po nxjerr qė andej botimet e para tė babait tė saj. Nė dorė mban numrin dy tė revistės letrare tė pėrmuajshme “Shekulli XX”, botim i vitit 1934. Mivjeni e hap shpejt revistėn nė faqet e rubrikės “Jehona Letrare”, nė tė cilėn shkruhet: “Konkursi “Novela e Valles sė shtypit” nxuer nė dritė njė shprese tė re letrare, Vedat Kokonėn, i cili me novelėn e tij “Lutja e fundit” fitoi ēmimin e parė. Novela e dallueme u botue ndėr shumė fletore tė vendit”. Padyshim kjo novelė i dha shansin tė pelegrinojė e mė pas tė shkruaj njė libėr shumė tė njohur autobiografik “Nga Tirana nė Stokholm”, nė vitin 1935. Mė pas, dora e vajzės sė tė famshmit Vedat Kokona shfletoi njė revistė shumė prestigjioze, “Pėrpjekja Shqiptare”. Nė njė shėnim tė redaksisė sė kėsaj gazete shkruhet: “Me gjithė kėtė ka disa emra kėsi tė rinjsh qė japin mjaft shpresa. Nga bashkėpunėtorėt tanė, Vedat Kokona, sado qė pėrmbajtjen e kėsaj reviste paraqitet vetėm me njė pėrkthim tė vogėl, por tė zgjedhur mirė, dhe me njė novelė, dallohet nga shokėt pėr ndryshmėni subjektesh, pėr pastėrti stili nė prozė dhe pėr teknikė nė poezi”.

    Formimi intelektual i Vedat Kokonės

    Mirvjeni tregon se rreth dėshirės sė fėmijėve tė familjes Kokona pėr tė filluar mėsimin e gjuhėve tė huaja. Sipas saj, ishte kėmbėngulja e tė atit, Elmazit, ish-kryetar i Kolegjit tė Avoketėve tė Izmirit, qė vajzat e tij tė studionin nė kolegjet francezė nė Turqi, ku morėn bazat e kulturės frėnge. Nė vitin 1920, familja Kokona erdhi nė Shqipėri, ashtu si edhe shumė familje tė tjera intelektuale shqiptare, qė donin t“i shėrbenin atdheut tė tyre tė pavarur, pas vitit 1912. Kėshtu, Elmazi vendosi qė ta ēojė tė birin nė shkollėn fillore nė Tiranė dhe mė pas nė Liceun e Korēės. Pra, familja Kokona ka lidhje shumė tė fortė me gjuhėn frėnge. Kjo ka ndodhur edhe me shqiptarė tė tjerė. Po t“i referohemi figurės sė ndritshme tė Iluminizmit shqiptar, Sami Frashėrit, tė cilin e ka studiuar me sė miri studiuesi Masar Stavaleci nė veprėn e tij “Iluminizmi Shqiptar” mėsojmė se arsyeja qė Samiu merrte pėr bazė frėngjishten, gjuhėn mė tė pėrpunuar pėr kohėn e tij, nuk ka tė bėjė me faktin se ai e njihte mirė kėtė gjuhė. Siē ėshtė theksuar edhe mė parė, Franca kish goditur nė mėnyrė rrėnjėsore dhe me bujė absolutizmin dhe vjetėrsinė feudale, e ishte bėrė burim frymėzimi i lirisė dhe i antifeudalizmit. Edhe Veqilharxhi gjatė analizės sė pikėpamjeve tė tij mbi arsimin dhe kulturėn nė gjuhėn amėtare, nuk mund tė mos kujtohen shumė qėndrime dhe pikėpamje tė iluministėve francezė mbi kėto ēėshtje, sado qė konteksti i tyre nė kohė dhe hapėsirė ėshtė disi i pakrahasueshėm. Pėrmenden emra tė tillė si mendimet demokratike tė Helvecit, tė Tyrgosė, tė Kondrosesė dhe tė Didėrosė pėr arsimin e tė gjithėve pa privilegj. Pra, plugu i iluminizmit shqiptar kishte rėnė nė njė tokė pjellore, qė padyshim do ta jepte frytin e saj. Siē tregon mė tej e bija e Vedatit, nė kohėn e luftės kur dikush e pyeti sepse nuk bashkohej me PKSH, ai ishte pėrgjigjur se “unė do tė merrja pjesė patjetėr menjėherė me njė parti pėr kombin shqiptar po tė kishte”. “Pushtimi fashist e gjeti babanė sapo tė emėruar nė gjimnazin e Tiranės, por ai dha dorėheqjen, kur e pa se fashistėt italianė i kėrkonin tė merrej me punė tė pahijshme”, thotė vajza e Vedatit. Ajo qė tė bie mėnjėherė nė sy ėshtė diplomimi i Vedat Kokonės, nė vitin 1939 nė Paris, pas katėr vjetėsh studimi atje.

    Kokona, i njohur tek Enveri pėr shakatė “e kripura”

    Pas pėrfundimit tė studimeve nė Fakultetin e Drejtėsisė, ai u kthye nė Shqipėri, por, pasi nuk pranoi tė punonte nė Gjykatėn e Krujės, emėrohet mėsues i gjuhės frėnge dhe shqipe nė Liceun e Korēės. Nė atė kohė, Enver Hoxha e njihte Vedat Kokonėn si njeri tė shakave dhe tė kuvendeve, por nga goja e tij nuk dėgjoi asnjė fjalė pėr komunizmin. Naireja, e shoqja e Vedatit, ėshtė mė pak e pranishme nė bisedė. Njė foto e saj ishte nė studion e profesorit. Pak mė tej gjendej edhe njė tjetėr, ajo e ēiftit Kokona, dalė nė Paris, pranė Urės sė Triumfit, nė vitin 1996. Naireja rrjedh nga familjet e shquara; Toptanėve, nga i ati dhe e Petrelėve nga e ėma. Kam mbaruar “Institutin Nėna Mbretneshė” si shumė vajza tė shquara tė asaj kohe, qė vinin padyshim nga familje tė ngritura. “Me tim shoq, Vedatin, jemi njohur kur banonim te rruga e Pishės, sepse ai aty kishte njerėzit e tij. Unė kujdesesha pėr tim shoq deri nė detaje, sidomos pėr veshjen e tij dhe natyrisht Vedati u besonte shijeve tė mia. Ai punonte mė shumė pėrkushtim nga 8 deri 12 orė nė ditė. Kėrkonte tė bėnte diēka me shumė ēdo ditė dhe gjithnjė bėnte plane pėr tė ardhmen. E adhuronte natyrėn dhe sportin. Mbaj mend se kur shkoi pėr njė aktivitet nė qytetin e tij tė origjinės, nė Gjirokastėr, na mori nė telefon dhe na pėrshkruante me shumė emocion se ai qytet i qėndisur me fill gri ishte i mahnitshėm. Kur filluam tė pushonim nė Piqeras tė Sarandės, ai mė thoshte se plazhe tė tilla nuk i kishte hasur as nė Francė, megjithėse e kishte vizituar tė gjithė bregdetin e atij vendi. Mrekullohej jashtėzakonisht me atė panoramė tė jashtėzakonshme. Ishte sportiv. Kėtė e tregon dhe biēikleta e tij, tė cilėn e la vetėm pak ditė se tė na linte pėrgjithmonė. Vedati e kishte idhull nė rininė e tij profesorin e Liceut tė Korēės, Gaqo Gogon. Shpesh mė fliste pėr trupin e tij prej atleti”, tregoi e shoqja.

    Rikthim nė Parisin e studimeve, pas plot 50 vjetėsh

    Mirvjeni thotė se profesor Vedat Kokona kishte nostalgji pėr Francėn, vendin ku kishte studiuar pėr jurisprudencė. Madje, sipas saj, ai shkoi nė Paris pas gati 50 vjetėsh. Herėn e dytė, pra nė vitin 1998, ai rishkoi pėr tė marrė dekoratėn, qė i kishin akorduar francezėt. Ėshtė interesant fakti se gjatė fjalimit tė tij Vedat Kokona iu tha francezve se nė gjuhėn shqipe La Fonteni, pėrkthehej mė mirė se nė gjuhėn italiane, sepse gjuha shqipe ėshtė shumė e pasur. Profesori, tė thonė familjarėt, shkruante letėrsi kur donte dhe si donte, por nuk e la pas dore asnjėherė dhe pėrkthimin. Tregimet dhe novelat, Kokona i pėrmblodhi nė vėllimin “Yje tė kėputur”, ndėrsa nė vitin 1943 botoi librin “7 Prilli”, njė poezi salloni, siē ėshtė quajtur nga kritika. Si romancier, u evidentua nė vitet 1961-1966 kur shkroi dy vėllimit e romanit “Me valėt e jetės”. Nė gjininė e dramės, Vedat Kokona do tė shkėlqente me dramėn “Hijet e natės”, shkruar nė vitin 1966. Kurse ka patur sukses edhe nė krijimtarinė pėr fėmijė, si nė rastin e pjesės sė bukur “Lulja dhe Shega”. Vedat Kokona ishte dhe njė publicist i shquar. Nė vitin 1942, ai botoi nė gazetėn “Tomori” shkrimin “Quo vadis, letėrsi shqipe?”, qė hapi njė debat tė zjarrtė nė shtyp dhe qė vetė atij iu desh tė pėrgjigjej nė gjashtė a shtatė numra tė gazetės me pseudonimin Hekuran Lumi. Replikuesit me tė ishin pena shumė tė shquara tė kohės, ku mė tė pėrmendurit ishin dr. Kolė Prela, At Zef Valentini, Nikė Barcolla, Dom Nikollė Mazreku, Gjon Karma. Kokona debatoi me ta kur ishte vetėm 29 vjeē. Mirvjeni hap njė magnetofon me bobina nga ata tė paktėt qė tė dhuronte dikur “Lidhja e Shkrimtarėve”. Nga shiriti dilte njė zė shumė i pastėr burri, i cili recitonte vargje nė frėngjisht edhe nė shqip, apo i komentonte. Nė vidio tė tregojnė edhe njė bisedė tė Vedat Kokonės, ftuar nė njė televizion francez, me tė mirėnjohurin Bernard Pivot, nė emisionin “Bouillon de culture”, ku binte nė sy intelektualizmi i profesorit tonė. Pasi e falenderoi Pivon, Vedat Kokona i foli teleshikuesit francez pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe nė menyrė tė veēantė pėr gjuhėn shqipe. Vedati nuk rrinte dot pa lexuar, dmth., pa punė.

    Familjarėt: Vedati kundėr sistemit tė kaluar

    Televizorin nuk e preferonte. “Deri nė ditėn qė na la ai recitonte vargje tė tėra nė frėngjisht dhe nė shpip, pa u lodhur me orė tė tėra. Demokracinė e priti me shumė entuziazėm, sepse nuk ishte pajtuar kurrė me diktaturėn. Tė vėllanė, Nedinin, njė intelektual i mirėnjohur, ja kishin burgosur. Dekoratat erdhėn me vonesė, pėr shkak tė antikomformizmit tė tij. Kishte njė karakteristikė tė veēantė mėsimdhėnie nė gjuhėt e huaja. Mua dhe motrės sime na mėsoi gjuhėn frėnge, nipėrve e mbesave frėngjisht, anglisht dhe italisht. Qysh nė rininė e hershme, kur pėrkthente, donte qė t“u jepte bashkėkombėsve tė vet kėnaqėsinė e leximit tė kryeveprave, ashtu siē ishin shkruar nė gjuhėn shqipe. Kishte njė optimizėm tė rrallė, dhe mė thoshte shpesh se kishte dėshirė tė pėrkthente nga shkrimtari francez Rabelais, “Historinė e verave”, por i ngeli peng qė kėtė gjė ai nuk e realizoi dot. Ai shkroi “Traktat pėr pėrkthimin”, ku shfaqi pikėpamjen e tij mbi pėrkthimin”, thotė Mirvjeni. Historia e fjalorit tė Kokonės me Shtėpinė Botuese “Toena” ėshtė bėrė tashmė e njohur.


    Jetėshkrimi
    Kokona nga fėmijėria deri nė majat e lavdisė


    Vedat Kokona lindi mė 8 gusht 1913, nė Izmir, tė Turqisė, nga njė familje intelektuale shqiptare. I ati, Elmazi, ishte avokat. Mė 1920 kthehet nė Tiranė, ku kreu shkollėn fillore. Mė 1935 pėrfundoi Liceun e Korēės, pastaj ndoqi studimet e larta nė Paris pėr drejtesi. Qė kur ishte nxėnės, ra nė sy prirja e tij pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja. Gjuhėn frėnge e pėrvetėsoi mjaft mirė. Pas pėrfundimit tė shkollės, u emėrua nė gjykatėn e Krujės, ku nuk shkoi tė merrte detyrėn. Mė vonė, emėrohet mėsues i Gjuhės Shqipe nė Liceun e Korēės. Aty, Kokona, u dallua si njė mėsues i zoti dhe intelektual neutral. Nė fillim tė viteve “40 e emėruan nė gjimnazin e Tiranės. Me pushtimin fashist, kur Kokona punonte si mėsues, do t“i kėrkohej qė tė spiunonte nxėnėsit dhe tė merrej me punė, qė nuk mund t“i pranonte karakteri i tij. Kėshtu, kjo ishte dhe arsyeja qė dha dorėheqjen nga profesioni i mėsuesit. Pas luftės shėrbeu si mėsues nė gjimnazin “Qemal Stafa”. Mė 1949 emėrohet redaktor dhe pėrkthyes nė Shtėpinė Botuese “Naim Frasheri”. Pėr njė kohė tė gjatė punoi si pedagog nė Universitetin e Tiranės. Ai shėrbeu si mėsimdhėnės nė katedrėn e gjuhės frėnge, gjersa doli nė pension. Vedat Kokona mban tituj, urdhra dhe dekorata tė shumta. Ai ėshtė doktor “Honoris Causa” i Universitetit tė Tiranės, “Kalorės i Urdhrit tė Arteve dhe tė Letėrsisė”, “Oficeri i Palmave Akademike Franceze”. Vedat Kokona ja kushtoi pjesėn mė tė madhe tė jetės dhe tė punės rrezatimit tė gjuhės frėnge. Ai ishte njė nga leksikologėt mė tė mirė tė kėsaj gjuhe. Nga mendja dhe dora e tij dolėn mjaft fjalorė shqip-frėngjisht dhe anasjelltas. Fjalorin e parė e botoi nė vitin 1932. Fjalori i fundit ėshtė me 40-mijė fjalė. Ai ėshtė autori mė i rėndėsishėm nė fushėn e leksikologjisė dhe leksikografisė. Kokona ėshtė njė nga pėrkthyesit mė tė njohur tė vendit tonė. Qysh nė moshė tė re dha kontribut tė ndjeshėm nė lėmin e pėrkthimeve nė poezi dhe nė prozė. Nga ai janė pėrkthyer nė shqip vepra tė tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Fundėrinat” e Maksim Gorkit, “Saga e Forsajtėve” e Xhon Goll-Suarthit, “David Koperfild” tė Dikensit, “Udha e Volokolamskut” e Aleksandėr Bekut, “Stuhi nė Gang” e Rabindranat Tagores etj. Kokona ka sjell nė shqip rreth 15 mijė vargje nga poezia botėrore. Ai ishte njė nga pėrkthyesit kryesorė nga frėngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Me urdhėr tė nomenklaturave partiake pėrktheu shumė raporte tė kongreseve tė partisė, rinisė, tė Bashkimeve Profesionale e tė gruas qė nga Kongresi i Parė e deri tek i shtati. Gjithashtu, ka botuar 30-40 vėllime tė pėrkthyera me urdhėr nga lart, nga nomenklatura komuniste. Kjo punė e mundimshme dhe e lodhshme ishte raskapitėse pėr njė krijues qė mund t“i shfrytėzonte forcat e tij nė frontin e letėrsisė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ngjallen kujtimet e Vedat Kokones...Kaloresit te letrave shqipe

    Ngjallen kujtimet e Vedat Kokones...Kaloresit te letrave shqipe

    E Merkure, 08 Qershor 2005


    "Endur ne Tisin e Kohes" eshte titulli i kujtimeve, qe jane sjelle se fundmi nga "Botimet Kokona" kushtuar Vedat Kokones. Me nje gjuhe te thjeshte dhe me nje narracion te kendshem, qe nderpritet shpesh nga vrulli i emocioneve te autorit, paraqitet nje pjese e rendesishme e jetes se tij dhe personazheve, te cilat kane bere historine e Shqiperise. Por, kuptohet jo e gjithe ajo. Fale perpjekjeve te se bijes se tij, Znj. Mirvjen-ne kemi copeza jeta nga kujtimet per personazhe dhe ngjarje te koheve te shkuara nga nje sy i mprehte...qe shikonte shume larg. Kujtimet jane shkruar ne Piqeras, ne nje vend te mrekullueshem te Rivieres sone, qe autori e shijoi dhe e dashuronte ...por deri me vitin 1996. Nje vit me pas, ndodhi katrahura, e cila do t'i shpejtonte vdekjen autorit dhe nderprerjen kujtimeve, qe kishte ende shume e shume per t'i thene Shqiperise...Por tashme nuk kishte kohe...ditet ne toke per Kokonen ishin limituar dhe ai po pergatitej per ameshimin. Eshte ky vendi- nga ku ai sheh sot frytet e punes se tij dhe nderimin per nje perpjekje, qe nuk ka shoqe

    Ben Andoni

    Ky burre i kendshem, qe na ndjek sot nga fotot- ka pak vjet, qe nuk udheton me me bicikleten e tij karakteristike rrugeve te Tiranes. Ne vend te saj, tashme ben udhe ne boten e ameshuar, ku bashke me miqte e tij te preferuar te letrave, e kane te njejte dimensionin kohor. Quhej Vedat Kokona dhe duket se ne jeten e gjalle i mori te gjitha nderimet qe meritonte, pervec se nje "gjeje" te vogel-qetesise. Rregjimi ia shkurtoi kohen e vyer me perkthimet ideologjike, gje te cilen ai e perballoi sepse duhej te jetohej. Por kohen tjeter, askush nuk ia preku dhe ai na dhuroi si askush- klasiket frenge dhe ata te Botes se madhe te letersise. Dhe, njeriu hokatar, qe ne rinine e tij bente shaka me Enver Hoxhen e dinte qe jeta e tij do ishin vetem letrat. Keshtu, e kishte zgjedhur rrugen e tij Zoti Vedat, pa goje, dhe duke pare thjesht punen e tij, qe ishte thjesht e lokalizuar te makina e shkrimit dhe tek perkthimet bukur te mira, shtuar me kujtimet qe na vine me titullin intrigues botuar nga "Kokona"- "Endur ne Tisin e Kohes" ...Keto te fundit do te qendronin edhe me tej te pazeshme, nese Mesuese Mirvjeni, nje tjeter Kokone, qe ka nxjerre breza te tere nxenesish-nuk do te mundohej te "c'pluhuroste" kujtimet e te jatit te saj.... Ato jane shkruar ne fshatin Piqeras, ne nje mjedis qe ai e shijonte plotesisht. Kuptohet se fati i 1997, e nderpreu bashkebisedimin e tij me letrat e kujtimeve sepse kudo plaste automatiku...dhe plaku mondan nuk e gjente me jo vetem qetesine, por edhe sigurine. Keshtu u lane ne mes kujtimet e autorit, qe tashme kishte vetem pak muaj jete...Le te flasim pak me gojen e Znj. Mirvjen: "Nje nga deshirat e koheve te fundit ishte qe te mund te kishte ende edhe pese vjet jete- per te realizuar jo vetem kete jeteshkrim, por edhe disa pune te tjera qe mbeten si per te gjithe njerezit krijues- per te cilet koha eshte jo shume doredhene, fatkeqesisht per te, por edhe me shume per ne, vetem plane. Porosia e babait ishte qe kur te te vinte dita, ta botonim keshtu sic eshte edhe ne fund te vendosej shkrimi "Bredhje gjate nje fluturimi...Tani po e bejme kete botim ashtu si donte ai"...

    Dhe, me mire nuk ka ku shkon. I nderuari Kokona te ndjell me nje narracion te qete dhe me plotkuptimerine e tij ne faqet e kujtimeve. Ajo perfshin periudhen, qe kur ai ishte thjesht nje i ri hokatar dhe ndjek pastaj te gjithe jeten e tij. E cila ka si fill bashkimi dashurine per librin dhe respektin e pamase per njerezit shqiptare te kultures. Kjo eshte arsyeja, qe ai me modesti tregon takimet e tij te para me njerezit e shquar te letrave shqipe te viteve '30 dhe ata per te cilet do ushqente nje nderim te madh- per te gjithe jeten e gjate. Neper flete na del i gjalle Lumo Skendo, Branko Merxhani, Nebil Cika..por edhe shume figura politike, ku spikat edhe nje i njohur i tij i hershem... Enver Hoxha. Por, ne te gjithe kete, duket se na ndjek nje fat "jo i mire", qe ka te beje me modestine e tepruar te autorit te tyre. Packa se ai i di rendesine e kujtimeve te njerezve si ai, ai shton se ndoshta do te ishte nje thesar me i vyer per historine nese Bushatllinjte dhe Ali Pasha, Frasherllinjte e Medhenj etj do te na linin kujtimet e tyre. Gjithsesi..eshte me bukur te rrefeje vete Kaloresi: "Nuk jam, per fat te mire apo te keq, nje nga ata burra zemedhenj qe i zura ne goje me lart. Jam vetem nje njeri, pjesetar i nje kombi, qe jetoi me gezimet dhe hidherimet e tij. Kam jetuar nje jete per te cilen , besoj, se e meriton te shkruhet. Jam munduar te pasqyroj, sa te jete e mundur, qarte dhe thjeshte, c'kam jetuar, por sidomos me koloritin e se vertetes...Lexuesi nuk do te gjeje ketu ngjarje te jashtezakonshme, bema heroike. Do te gjeje vetem disa ngjarje, nga ato me te cilat ende tisi i Kohes, ngjarje neper te cilat kaloi vendi im bashke me mua gjate tetedhjete vjeteve", thote ai

    "E c'nuk na ka ngjare gjate ketyre pesedhjete e pese vjeteve! Per t'i treguar do te me duhej me siguri nje kuintal leter dhe nje pene-shatervan sic e quan anglezi stilografin. Por sa lote do te derdhja, sepse cdo fjale do te njomej nga nje lot!"-perfundon ai.

    Kjo ishte dhe jeta e tij, qe tashme fale kujtimeve -mund te shijohet nga publiku i gjere. Me pak fjale, emri i Kokones u be i njohur qe me 1934. Revista "Shekulli XX" e permend ne faqet e rubrikes "Jehona Letrare", ne te cilen shkruhet: "Konkursi 'Novela e Valles se shtypit' nxuer ne drite nje shprese te re letrare, Vedat Kokonen, i cili me novelen e tij 'Lutja e fundit' fitoi cmimin e pare. Novela e dallueme u botue nder shume fletore te vendit". Pas kesaj autori ishte kapur nga sindroma e shkrimit. Me 1935 boton librin autobiografik "Nga Tirana ne Stokholm", qe do e veconte shume nga moshataret e tij. I kesaj kohe eshte edhe vleresimi intelektual qe ai merr nga "Perpjekja shqiptare", qe drejtohej nga nje i adhuruari i tij Branko Merxhani. "Me gjithe kete ka disa emra kesi te rinjsh qe japin mjaft shpresa. Nga bashkepunetoret tane, Vedat Kokona, sado qe permbajtjen e kesaj reviste paraqitet vetem me nje perkthim te vogel, por te zgjedhur mire, dhe me nje novele, dallohet nga shoket per ndryshmeni subjektesh, per pasterti stili ne proze dhe per teknike ne poezi".

    Kjo brymosje, do e ndihmonte me pas juristin me formimin e plote qe te na sillte letersine elitare frenge ne vend. Ai perktheu, dhe krijoi e krijoi pa fund nje trashegimi qe mbetet baze per formimin e pergjithshem te gjuhes frenge. Shume kohe me pare-pemendim telegrafikisht se tregimet dhe novelat i botoi te "Yje te keputur", ndersa ne vitin 1943 botoi librin "7 Prilli", per te cilen do gezonte dhe epitetin "poezi salloni". Me 1961-1966 shkroi "Hijet e Nates" dhe "Me valet e jetes".

    ***

    Duket se nje epilog i bukur i te gjithe punes se tij ishte kur pas 50 viteve u kthye ne France, por kete here per te marre dekoratat e larta te shtetit francez. ..., qe i kishte merituar plotesisht. Franca nuk e kishte harruar- ashtu si edhe Prof. Kokona nuk e harroi teksa e beri te gjalle per breza te tere ate. E nderimi me i madh per te eshte se Shqiptaret ne mase e njohen Francen, fale fjaloreve dhe letersise klasike te saj, qe e solli ne shqip me se shumti dora e tij...Keshtu, per t'i lene shqiptaret me shprese per nje Bote te madhe te progresit...ai, u largua nje dite pa shume zhurme, duke lene pas nje zbrasetire qe nuk mbushet me ...

    Marre Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si i shikonte personazhet e paraluftes Vedat Kokona

    Si i shikonte personazhet e paraluftes Vedat Kokona

    E Merkure, 08 Qershor 2005


    Ketu jane disa grimca nga kujtimet e Z.Kokona, qe kapin nje spekter te gjere njerezish intelektuale te spikatur te kohes. Ne kemi zgjedhur pak personazhe- per te treguar kontaktin e tij, qe duhet thene se ishte ne moshe te re, me disa nga personazhet me te njohura te viteve '30 dhe '40. Kuptohet se jane lene shume te tjere, te cilet lexuesi mund t'i shijoje ne origjinalin e kujtimeve te autorit "Endur ne Tisin e Kohes"

    Kujtimet per Enver Hoxhen

    Ne liceun e Korces ishte nxenes edhe Enver Hoxha, i cili kishte ardhur ate vit qe vajta une ne Korce, me nje grup nxenesish te liceut francez te Gjirokastres per te vazhduar studimet ne liceun francez te Korces, mbase ai i Gjirokastres ishte mbyllur. Kete emer s'ka shqiptar qe te mos e kete degjuar, sidomos ata qe e kane edhe sot faqen e ndezur nga ajo flakurime, qe u ka dhene sa u kane leshuar xixa. Enveri ishte pese klasa me lart se une, si i datelindjes njemije e nendeqind e tete dhe kishte si bashkenxenes vellane tim Nedimin; Sabiha Kasimatin, qe e tallte shpesh; Enver Sazanin; Hamit Kokalarin; Selahudin Kokonen; Asllan Muhedinin; Selami Xhaxhiun; Kico Karajanin; Rozhe Perene,-djalin e drejtorit francez-dhe te tjere qe s'me kujtohen tani. Enver Hoxha me Nedimin e ca te tjere ishin nxenes te Babi Lonit....Diten e provimit te bakaloreatit-sidomos te pjeses se pare qe ishte me i veshtiri, -dyert e sallave, ku zhvilloheshin provimet, ishin te hapura dhe ne, nxenesit e klasave te uleta, shkonim per te degjuar si zhvillohej provimi, sepse edhe neve do te na vinte radha pas pas pak vjeteve te kalonim leqedredhur para asaj tryeze te hetuesve dhe te prokurorit, qe do te bente pretencen tone. Une, natyrisht, prisja me padurim si do te pergjigjej vellai im ne provimin e lendeve te ndryshme dhe e ndiqja ne cdo klase qe hynte ai -per te dhene provimin. Kur hyri ne sallen e provimit te anglishtes, mori tezen nga tryeza dhe u ul ne banke per t'u pergatitur. Hyra dhe une dhe zura vend ne nje banke nga fundi per te degjuar. Ishte koha kur ne karrigen perpara Babi Lonit, drejtorit francez dhe perfaqesuesit te Ministrise se Arsimit, ishte ulur Enver Hoxha. U gezova qe e kishte radhen Enveri, qe ta ngacmoja me vone, se e dija qe ne anglisht nuk shkelqente- ashtu si shkelqeu me vone ne marksizem dhe ngaterronte perhere fjalet me shqiptim te afert. Babi Lonit pelqenin shume fjale te kesaj natyre dhe zbavitej, pa ligesine me te vogel, me gabimet qe benin nxenesit dhe qe e benin ate te qeshte me gjithe zemer duke hedhur perpjete barkun e madh. Babi Loni, pasi i kishte bere Enverit disa pyetje, qe me sa dukej, s'kishin pasur pergjigje, deshi t'i bente edhe nje pyetje qe ta ndihmonte dhe i tha:

    How do you call in English the animal most closely resembling man? (Si quhet ne anglisht kafsha qe i ngjan me shume njeriut?)

    Enveri, qe s'e kuptoi pyetjen, i tha:

    Please, repeat.

    Babi Loni, per ta ndihmuar, i tha:

    -What is the name of the animal that is more or less like you? (Si eshte kafsha qe eshte pak a shume si ju?

    Dhe, Enveri kete rradhe i sigurt se e kishte kuptuar pyetjen dhe do te dilte mire ne provim, tha duke shpene doren te balli:

    -Donkey! (Gomar)

    Ata qe e dinin anglishten u shkulen gazit se xhevahir te tille zor se do te gjenin nje here tjeter. Bashke me ta qeshte edhe Enveri.

    ***/

    Me pelqente, sic kam thene me lart, te rrija me Enver Hoxhen, po edhe me Hamit Kokalarin, qe me dukej dhe qe ishte me i mesuari dhe me i zoti se gjithe te tjeret, por Hamiti ishte pak i mbyllur, jo shakaxhi si Enveri dhe une, me mendjen e atehershme, i qepesha me shume Enverit, se argetohesha. ...Seicili nga keta kishte natyren e vet:...dhe qerrata Enveri tjeter, qe i ngacmonte te gjithe dhe qe e ngacmonin te gjithe se u punonte rrengje. Shoket i kishin vene nofken "gazhel", fjale qe kishte pak a shume ngjyrimin e cilesorit te veshgjatit.

    Ne Korce sillej shpesh rrugeve nje "i semure" me fytyre paralitiku, qe e kishte ballin me gunga dhe shpesh me gjak dhe me nje goje te neveritshme nga kullonin jarge permes dhembeve te verdhe dhe te dale si caponj. Nje dite, se kush e kishte porositur te thoshte:"Enver, gazhel" dhe ai e shpuri ne vend porosine. Me sa duket kete rreng ia kishte luajtur Enveri tjeter, Sazani, i cili hengri koqen e plumbit me vone kur ate Enverin tjeter populli i droguar dhe i varfer e ngrinte perpjete duke thirrur ne kupe te qiellit:"Parti, Enver!" A nuk ishte kjo nje nga ato rrengjet e cuditshme te fatit...

    ***

    Kujtimet per Mark Gurakuqin dhe Ernest Koliqin

    Ne zyren e revistes (Illyria) njoha edhe Karl Gurakuqin, nje punetor te gjuhes shqipe. Ishte koha kur kisha botuar librin tim te pare me pershtypje udhetimi "Nga Tirana ne Stokholm" per te cilin me kishte pergezuar Koliqi dhe qe pothuaj ne cdo numer te Revistes i bente reklame ketij libri. Karli, ne vend, qe te me jepte nje keshille per te qene, me tha se kishte gjetur mjaft gabime ortografike dhe qe te mos i perserisja me. E falenderova me gjysme zemre dhe e pyeta ne se i kishte pelqyer libri. "Me ka pelqyer", me tha. U kenaqa me kaq dhe vura re ndryshimin e madh midis Ernestit dhe Karlit. Te dy e flisnin shkodranishten, po ku ajo e Koliqit! Ah, moj shkodranishte, thashe, e bukur je kur te flet Koliqi dhe sigurisht po aq e bukur ne gojen e Fishtes qe mjerisht s'pata fatin ta njoh!

    Kujtime per Nebil Ciken

    Pervec revistes "Illyria", kisha filluar te botoj perkthime edhe ne revisten "Minerva" te Nebil Cikes dhe "Perpjekja Shqiptare" te Branko Merxhanit. Nebili njihej si gazetar (botonte gazeten "Arberia" dhe revisten "Minerva"). Vishej paster me nje kostum shantung krem dhe shqipen e fliste me nje tingull hermafrodit gjysme turqisht- gjysme frengjisht. Thoshin se kishte botuar ne Stamboll-nga kishte ardhur ne Shqiperi per te ngrene plumbin ne bodrumin e Hotelit "Bristol" bashke me vellezerit Kokalari, Ismail Petrelen etj., naten e pare qe kishin hyre partizanet ne Tirane,-gazeten satirike "Eshek" (Gomari), qe ia kish mbyllur censura. Nebili, pas disa koheve kishte nxjerre perseri nje gazete satirike me skicen e dy vesheve te gomarit dhe me titullin "O der o" (Eshte po ai). Mbahej si nje nga intelektualet me te mire te kohes, ne mos me i miri. Nebili nuk me ka lene as pershtypjen e Koliqit, as te Vangjel Koces, pa le ate te Branko Merxhanit, te cilin pata fat ta njoh ne Kafene "Kursal".

    **/*

    Kujtime per Branko Merxhanin

    Brankoja ishte nje burre rreth te pesedhjetave kur e kam njohur une, mund te ishte edhe me i ri, po ashtu me dukej atehere mua, kur isha njezet e dy vjec djale. Vinte i zeshket nga fytyra qe kishte nje shprehje pak si te vrare, me rrudha, por me dy sy plot gjalleri. Shqipen nuk e fliste bukur, jo si Koliqi, por as edhe te kerkuar si fliste Nebili. Megjithate, ishte fort i kendshem ne kuvend. Kisha botuar ne revisten e tij tregimin "Hije prapa dritares" per te cilin me tha se i kishte pelqyer ashtu sic i kishte pelqyer tregimi "Zeneli" i Migjenit, qe ishte botuar po ne kete reviste. Emrin e Migjenit e kisha pare edhe ne revisten "Illyria" dhe Koliqi me kishte folur mire per poetin e ri, qe "kishte nje tingull te vetin" ne poezi. Dhe Koliqi s'gabonte ne shijen e tij. Per fat te keq, gabohesha une ne vleresimin tim , per shkak te asaj gjuhe qe s'me tingellonte embel si ajo e Naimit, Lasgushit, Fishtes dhe Koliqit, vleresim qe u be pastaj i drejte kur perktheva ne frengjisht "Poemen e mjerimit". Me vjen keq, qe s'e kam takuar Migjenin: udhet e jetes nuk na bashkuan asnjehere. Te kish rrojtur sa une, do te kish tani moshen time dhe kushedi sa gjera te bukura do te kishte krijuar! Po edhe mund te punonte si perkthyes ne Shtepine Botuese "Naim Frasheri" si Kuteli ose te hante burg si Kuteli. Apo te hante plumbin si Manush Peshkepia, Sabiha Kasimati e shume te tjere...Apo te behej bojaxhi si Mustafa Greblleshi, i cili, pasi hengri lageshtiren e burgut, hengri dhe pluhurin e gelqeres duke lyer apartamentet dhe, ne vend te pendes, qe donte aq shume, morri furcen qe i fshiu endrrat? Duhet qare apo qeshur per poetin qe vdes i ri? Ja, kete enigme s'kam mundur ta zgjidh si shume enigma.

    Brankon e gjeja pernate te ulur prane tavolines se rrumbullaket te Kursalit vetem, me nje gote raki perpara dhe me dy kokrra ullinj ne nje pjate te vogel. E dija se qe ngushte ekonomikisht dhe, po t'i shkoja ne tavoline do te me qeraste sic kish bere njehere, gje qe s'e doja ne asnje menyre. Po edhe te mos i veja s'ishte e mundur sepse koha qe do te kaloja me te do te me vlente shume. Doja ta pyesja per shume gjera, nga ishte, ku kishte studiuar, si punonte. Ndruhesha: mosha ime shume e re s'me linte te kaloja cakun e lejuar. Nje nate, kur ishte pak me i "shkrydhet" me mua, me tha se punonte deri naten vone, e lidhte koken me nje peshqir te lagur, kur bente shume vape qe ta kishte koken e fresket dhe shkruante deri kur fillonte te zbardhej, kohe ne te cilen binte e flinte per t'u ngritur vone nga dreka. Kishte zene me qira nje dhome ne nje shtepi nga "Rruga e Kavajes"; ne dy dhomat e tjera banonte Sotir Angjeli dhe Perikli Mborja. I njihja qe te dy: Sotiri ish profesor i Shkencave te Natyres ne Gjimnazin e Tiranes dhe Perikliu Profesor i Filozofise. Qe te dy ish-nxenes te liceut te Korces, te afte dhe te kendshem ne shoqeri. Sotiri ishte me i shoqerueshem, i qeshur, Perikliu me i permbajtur, me i rende, sic ia donte profesioni. Ishte edhe poet i prozave te vogla dhe disa nga keto i botoi pastaj ne revisten "Shkendija" te Koliqit.

    Botimi i "Perpjekjes shqiptare" ishte nje histori me vete. Musa Juka, ministri i Brendshem i qeverive te Zogut, i jepte Brankos dyqind e dyzet franga ari per shpenzimet e botimit te nje numri te revistes, kur shpenzimet arrinin shumen e dyqind e tetedhjete frangave. Ku t'i gjente i gjori Branko, qe s'kish asnje grosh per vete te dyzet frangat e tjera? Dyzet frangat e atehershme ishin baraz me dy napolona flori dhe dy napolona flori nuk gjendeshin lehte ne kohen e Zogut. Atehere disa intelektuale te asaj kohe, qe ishin te paket por safi si Suad Asllani, Nexhat dhe Manush Peshkepia, Nedim Kokona, Perikli Mborja, Sotir Angjeli dhe ndonje tjeter qe nuk me kujtohet tani, vendosen, jo vetem te abonohen ne revisten e Brankos po edhe te abononin shok e miq te tyre me ane te nje "stratagjem"te denje per betejat e heroit te Krujes, qe s'kish si t'ia dilte ndryshe ushtrise se osmallinjve: nuk u thoshin atyre se u kerkonin pese franga per t'i abonuar ne reviste,-se me ato pese franga mund te shtroheshin ne birrarrine e "Rruges se Dibres", pikerisht atje ku merr kthesen qe te shpie sot ne "International Tirana" dhe jo t'i shpenzonin per nje reviste qe merrej me "filozofi". Pra, u kerkonin pese franga hua dhe, pasi i futnin leket ne xhep, u thoshin se i kishin abonuar ne Perpjekjen shqiptare"! Edhe ato dymbedhjete napolona qe merrte Brankoja nga Musa Juka, i merrte pasi priste me ore ne korridorin e zyres se llogarise, sikur do t'i jepnin lemoshe atij qe punonte per t'i hedhur ca vaj kandilit te diturise per te cilen kishte aq shume nevoje vendi yne...

    ***/

    Kujtime per Lumo Skendon

    Ne Tiranen e viteve tridhjete, qe kishte nja tridhjete mije banore dhe jo peseqind e ca mije si sot, kur shkonin a nuk shkonin nja kater karroca dhe ndonje veture ne Sheshin e Bashkise, kur dilnin vetem dy gazeta te perditshme dhe nje reviste ne jave, kishte nje librari , i zoti i te ciles ishte Mit'hat Frasheri, alias Lumo Skendo, bir i Abdylit dhe nip i Samiut dhe i Naimit. Kur mendoj se sot, ne Tiranen me gjysme milion e ca banore, te mijera veturave qe paradojne ne karuzelin e Sheshit "Skenderbej", ku botohen me dhjetra gazeta e revista ne dite, madje edhe pornoje dhe se nuk ka nje librari si ajo e Lumo Skendos me shume se gjysme shekulli me pare, me hipen vale hidherimi qe s'di si ta percaktoj. Ishte nje librari e bukur, vendin e te ciles s'ka mbetur as gjurma me e vogel; jo vetem e asa te pares te viteve '33, por asaj qe ishte ne Rrugen "Mbretnore", prane Bela Venecias qe me vone u quajt "Rruga e Barrikadave" dhe qe sot edhe asaj i ka humbur vula. Sipas tradites se vendit tone cdo gje e bukur prishet dhe vendin e saj e ze e shemtuara...Lumo Skendon mund ta gjeje vetem ne Librarine "Lumo Skendo". Iu luta babait te me shpinte nje dite tek ai. Me shpuri. E gjetem te ulur perpara nje tryeze te gjate katerkendeshe. Ajo qe me ra ne sy, posa e pashe, ishte jaka e ngrire e kollarisur, me dy cepa te ngritura, sic e mbanin ata te shekullit te XIX, kapaku i kollarisur i menges sekemishes qe dilte nga xhaketa e kostumitkrem shatung qe binte menjehere ne sy nga pastartia dhe pastaj ajo fytyre qe s'ishte si fytyrat e tjera...Ajo e me beri pershtpje ne fytyren e thate ishte shkelqimi i syve...



    Skeda e Vedat Kokones

    Lindi me 7 gusht te vitit 1913

    Vendlindja e tij ishte prane Karshijaka (rrethinat e Izmirit)

    Mbaroi Liceun e Korces

    Studioi Jurisprudencen ne France

    Para lufte ka punuar si arsimtar ne shkolla te ndryshme, ndersa ka dhene doreheqjen per shkak te bindjeve te tij

    Ishte perkthyes ne Shtepine Botuese"Naim Frasheri"

    Profesor i gjuhes frenge ne Fakultetin e Histori-Filologjise

    Ai perktheu mbi 20.000 vargje dhe 1000 volume ne proze

    Autoret qe perktheu ishin Volter, Balzak, Viktor Hugo, Alfred de Musset, Dante, Shakespeare, Pushkine, Tolstoi dhe Gorki.

    Ai eshte autor i Fjaloreve themelore "Frengjisht-shqip" dhe "Shqip-frengjisht"

    Mbante titujt "Doktor Honoris Causa" nga Ministria e Arsimit te Republikes se Shqiperise

    "Chevalier de l'Ordre des Arts et Lettres" dhe "Officier des Palmes academiques", tituj te akorduar respektivisht nga Ministria e Kultures dhe Ministria e Arsimit te Republikes se Frances.

    U nda nga jeta me 14 tetor te vitit 1998
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thxxx xhuxh per kte postim te mrekullueshem..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Brar,

    te kishte pak me teper njerez te tille Shqiperia nuk do te ishte ketu ku eshte. Sic thote edhe vete Kokona (ki parasysh se Vedati eshte nga Kokonat e mire,se ne Gjirokaster ka 2-3 lloje fisesh me te njejtin mbiemer) :

    "Sipas tradites se vendit tone cdo gje e bukur prishet dhe vendin e saj e ze e shemtuara..."...

    Po te pakten shyqyr qe njerezit sot mund te lexojne dhe te hapin syte.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    Gentian_gr (27-09-2013)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mirvjen Kokona: Ju rrėfej pengun e babait tim

    INTERVISTA/ Flet vajza e Vedat Kokonės

    Mirvjen Kokona: Ju rrėfej pengun e babait tim

    Blerina Goce


    Shumė pak ka folur pėr veten, por nė fakt, ka treguar shumė se kush ishte. Edhe tani kur nuk ėshtė mė, shkrimtari dhe pėrkthyesi Vedat Kokona vendosi qė tė vijė mes nesh thjesht, duke servirur jetėn e vet, ashtu siē e ka pėrjetuar natyrshėm. "Miku i tij mė i mirė, gjithmonė ka qenė libri. Nuk ishte njeri i tavolinave, apo muhabetit, por gjithmonė vetėm punonte", thotė nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", vajza e tė njohurit Kokona, Mirvjen Kokona teksa rrėfen pėr jetėn dhe kujtimet e tė atit. "Kishte shumė miq dhe e donte letėrsinė. I mbeti peng qė nuk mundi tė jetojė mė shumė e tė mbarojė punėt e tij", shton Kokona, duke rrėfyer pėr tė atin dhe "pengun" e tij nė fund tė jetės.
    Cila ėshtė gjėja e parė qė u bie ndėrmend kur flisni pėr babanė tuaj?
    Gjėja e parė qė mė vjen ndėrmend kur flas pėr tim atė, ėshtė se ishte njeri nė radhė tė parė, ishte njė prind i mrekullueshėm, edhe pse ēdo prind ėshtė i mrekullueshėm pėr fėmijėt e tij, mua mė duket se ai ishte i veēantė ishte shok, ishte shumė punėtor dhe njė njeri qė e donte shumė gjuhėn shqipe dhe vendin e tij.
    Qė nga fėmijėria ime e deri sa u nda nga ne, unė e mbaj mend babanė vetėm duke punuar. Ai dinte vetėm punėn dhe nė orėt e lira qė kishte bisedonte me ne dhe rrezatonte e na thoshte ato gjėra,qė mendonte se ne vėrtet duhet t'i dinim e t'i mėsonim. Kur ishim tė vogla me motrėn time, ai u mėsua tė na mėsonte frėngjishten, mirėpo ishte pak e vėshtirė tė mėsoje frėngjisht nė atė kohė, pasi shihej me sy tė keq, megjithatė e mėsuam deri dikufrėngjishten. Gjithmonė na ka folur pėr letėrsinė dhe na kalexuar pjesėt qė pėrkthente dhe kur pėrkthente i merrnim fletėt nga makina e shkrimit. Qė atėherė, na futi dėshirėn pėr letėrsinė, duke na folur gjithmonė pėr letėrsinė, pėr artin dhe muzikėn. Ai ishte dhe njė admirues shumė i madh i muzikės, i pikturės.
    Cili ėshtė kujtimi mė i veēantė qė ruani prej tij dhe a kishte shumė miq babai juaj?
    Tė gjitha kujtimet me tė janė tė veēanta, ishte vėrtet shumė i dashur. Mikun mė tė ngushtė dhe tė dashur kishte librin. Ai ishte miku i tij, para tė cilit nuk vinte tjetėr dhe tė gjithė miqtė e tjerė vinin pas. Kishte shumė miq, por nuk ishte njeri i kafeneve dhe shoqėrive tė mėdha, sepse mbyllej gjithmonė nė punėn e vet. Ēdo ditė fillonte punėn nė orėn 8.00, e thėrrisnim pėr tė ngrėnė drekė, pushonte njė orė dhe pastaj niste pėrsėri punėn pėr ta lėnė nė darkė. Nuk kishte absolutisht qejf tė shikonte televizor dhe vetėm lexonte.
    Cilėt ishin ata persona me tė cilėt pėlqente tė rrinte mė shumė babai juaj?
    Atij i pėlqente tė rrinte me tė gjithė njerėzit. Nuk mund tė them qė kishte miq tė veēantė, por i pėlqenin shumė njerėzit e letrave, njerėzit e kulturuar siē e tregon vetė nė kujtimet e tij, por edhe ashtu siē na ka thėnė ne. Kėta njerėz gjithmonė i ēmonte dhe i vlerėsonte jashtėzakonisht e mundohej tė blinte anėt mė tė mira prej tyre e t'i imitonte.
    Ka pasur kontakte apo korrespodenca me njerėz tė njohur tė letrave babai juaj?
    Korrespodenca tė veēanta nuk ka pasur. I shkruante gjithmonė letra njerėzve tė familjes dhe gjithmonė i ka shkruar bukur kėto letra. Vėrtet gabim qė nuk i kemi ruajtur kėto letra, sepse ēdonjėra prej tyre ishte vėrtet njė poezi, apo prozė poetike. Kėshtu edhe kartolinat e Vitit tė Ri qė dėrgonte ishin shumė tė veēanta.
    Ēfarė ju ka treguar pėr rininė e tij dhe mund tė na thoni kur babai juaj ka filluar tė merret me letėrsi e pėrkthime?
    Gjithmonė mua dhe motrės sime, Mozės, na tregonte pėr kujtimet e tij. Ishin ngjarje qė i kishim dėgjuar nga goja e tij. Tė gjitha ngjarjet e jetės sė tij na i ka treguar, me pėrjashtim tė episodit kur shkoi nė Romė me nėnėn time dhe nuk ishin tė martuar akoma. Frėngjishten kishte filluar ta mėsojė nė Izmir. Kur filloi mėsimet nė Liceun e Korēės, filloi perfeksionimin e gjuhės frėnge dhe nga dėshira e madhe qė kishte pėr letėrsinė filloi tė lexonte poetėt frėng dhe filloi t'i pėrkthejė. Gjithmonė i nisur nga dėshira e madhe thoshte: "Pse t'i shijoj vetė unė kėto gjėra tė bukura? Le t'i shijojnė edhe bashkatdhetarėt e mi, edhe ata qė nuk dinė frėngjisht.
    Cili ishte autori mė i preferuar pėr tė?
    Pėr atė tė gjithė shkrimtarėt ishin shumė tė preferuar. Klasikėt francezė i admironte, Shekspirin, Dikensin, Lermontovin, Shatobrianin etj. Adhuronte shkrimtarėt e mėdhenj. Lamartinin e donte shumė, ashtu si dhe Mysenė. Pėr Rablenė vdiste.
    Kishte marrėdhėnie me njerėz tė politikės sė asaj kohe babai juaj?
    Nuk ka pasur marrėdhėnie me njerėz tė politikės. Mendimet pėr kėta njerėz i ka thėnė ashtu siē i ka shprehur nė librin e tij.Nuk i pėlqente politika, nuk ishte njeri i politikės. Ishte vetėm njeri i librave, madje kur pėrpiqeshin t'i merrnin ndonjė intervistė, apo t'i bėnin ndonjė pyetje gjithmonė e kthente te letėrsia.
    Ē'mund tė na thoni pėr kujtimet e tij. Kur vendosi t'i hidhte nė letėr dhe ēfarė vlere kishin pėr tė?
    Ai ka pasur gjithmonė shumė punė dhe kujtimet e tij i la pėr tė shkruar nė fund tė jetės sė tij. Siē duket, nuk i kishte ardhur tamam frymėzimi pėr t'i shkruar. Vetėm nė bregun e Jonit e gjeti atė frymėzim nė vitin 1996. Pėr fat tė keq, nė 1997 nuk shkuam dot atje, ndėrsa nė 1998 pėr fat tė keq, ai u sėmur dhe nuk mundi t'i shkruante kujtimet e tij, qė mund t'i hidhte nė letėr vetėm nė bregun e Jonit e nė asnjė vend tjetėr. Janė kujtimet e tij ashtu siē i ka shkruar ai, por nuk arriti t'i botojė deri nė fund tė viteve '70, ashtu siē them nė fund tė librit nė pjesėn "Bredhje gjatė njė fluturimi". Ai i kishte lėnė gati kujtimet e tij me makinė shkrimi, ashtu siē kishte edhe gjėra tė vogla qė duheshin pėrkthyer dhe kjo kėrkonte pak punė teknike, por vepra e tij nuk ėshtė prekur absolutisht. Jam munduar qė libri tė dilte i pėrkryer, por kjo asnjėherė nuk arrihet.
    Si e mbani mend babanė nė fund tė jetės sė tij?
    Nė fund tė jetės sė tij, ai ka qenė ai qė ka qenė gjithmonė. Njė njeri me njė kthjelltėsi tė jashtėzakonshme me tė vetmin ndryshim, qė nuk ka pasur atė energji dhe fuqi qė ka pasur pėrpara se tė sėmurej.
    I ka mbetur diēka pa realizuar, apo ndonjė peng babait tuaj?
    Po. I mbeti peng qė tė kishte edhe pesė vjet jetė pėr tė mbaruar punėt e tij. Por jam e sigurt, se edhe pesė vjet nuk do t'i mjaftonin pėr tė mbaruar ato punėt e tij. Ai edhe sikur 50 vjet jetė tė kishte nuk do t'i mjaftonin, do t'i duhej edhe njė jetė tjetėr pėr tė mbaruar punėt e veta, megjithatė, merak kishte kujtimet. Tha mirė janė edhe kaq sa janė. Shto edhe atė "Bredhje gjatė njė fluturimi" nė fund dhe kujtimet tė botohen kėshtu siē janė. Unė kam qejf tė botoj nė frėngjisht poetėt shqiptarė qė ai i adhuronte. Nė fakt, njė pjesė e tyre janė tė botuara, por janė tė shpėrndara andej-kėtej. Bėhet fjalė duke filluar qė nga Vaso Pasha, Gavril Dara, Naim Frashėri, deri te Ismail Kadare, nga Llazar Siliqi, Risto Siliqi, Hilė Mosi, etj. Edhe kėtė nuk arriti ta shohė tė botuar.

    Atėherė kur takoi Frashėrin

    Ėshtė e natyrshme, qė vajza e tij, Mirvjeni, tė bazohet nė ato qė i ati ka lėnė nė dorėshkrim kur flet pėr kujtimet e tij. Por ama, ajo di tė flasė shumė pėr takimin qė i ati, Vedati ka pasur nė fėmijėri me Medi Frashėrin. "Babai ishte shumė i vogėl, kurse Medi Frashėri ishte i madh dhe atėherė e mori i ati pėr dore dhe e ēoi nė zyrėn e Mediut, sepse babai iu lut. Ai donte shumė tė rrinte me njerėz mė tė mėdhenj se vetja e tij dhe tė pėrfitonte gjithmonė nga ata, nga njerėzit qė ishin tė kulturuar. Bazohem nė kujtimet e tij, sepse unė, atėherė ose nuk kam ekzistuar, ose kam qenė shumė e vogėl pėr t'i mbajtur mend, por mund tė them pėr
    njohjen qė kishte me Medi Frashėrin", thotė Mirvjeni, duke shtuar se i ati i vlerėsonte shumė njerėzit e kulturuar tė asaj kohe. "I vlerėsonte dhe sigurisht qė priste nga ta edhe ndonjė vlerėsim pėr veten e tij dhe lumturohej kur e lavdėronin, apo i shkruanin. Kėshtu shkruan se u bė me fletė kur Lumo Skėndo shkroi parathėnien e vėllimit me poezi "Dritė e hije". Qė i vogėl i vlerėsonte njerėzit", vazhdon Mirvjeni, duke pėrmendur edhe emra tė tjerė, tė cilėt babai i saj i ka pėrmendur nė kujtimet e tij. "Ka shkruar pėr Nebil Ēikėn, pėr Branko Merxhanin, tė cilin e vlerėsonte jashtėzakonisht si botues tė revistės "Pėrpjekja shqiptare" bashkė me Ernest Koliqin, si dhe Lasgush Poradecin qė e ka pasur mik bashkė me Dhimitėr Paskon. Por njė marrėdhėnie tė veēantė ka pasur me Petro Markon. Gjithmonė kur kthehej nė shtėpi thoshte: Takova Petron. Ah, sa i lezetshėm qė ėshtė ai Petroja, sepse tregonin qyfyre, ndonjė histori tė tyre dhe i vlerėsonte pėr ndonjė dhunti tė tyre, qė ata e kishin dhe ky nuk e kishte. Sidomos entuziazmohej pėr Petro Markon dhe Skėnder Luarasin, kurse Dhimitėr Pasko vdiq i ri", pėrfundon ajo.


    I lirė pėr tė shkruar

    Sipas Mirvjenit, babai i saj, Vedat Kokona, ėshtė ndier i lirė tė shkruajė atė qė ka dashur, ose mė mirė ka ditur ta gjejė kėtė liri pas viteve 1945. "Ai ka shkruar atėherė kur ka dashur dhe si ka dashur. Shkroi dramėn ashtu siē donte ai dhe romanin po ashtu. Pastaj shkroi edhe pjesė pėr fėmijė, si dhe ato qė ka shkruar para ēlirimit. Meqenėse nuk mund tė shkruante shumė siē donte nga '44 e kėtej, ashtu siē shkroi kujtimet nė 1996-ėn iu fut pėrkthimeve dhe leksikografisė me hartimin e fjalorėve fillesat e tė cilėve i ka qė nė bankat e shkollės, kur filloi tė merrej me pėrkthime”.

    Pasaporta

    Emri: Vedat
    Mbiemri: Kokona
    Vendlindja: Izmir, Turqi
    Ditėlindja: 8 gusht 1913
    Viti i vdekjes: 1998


    Mė 1920 kthehet nė Tiranė, ku kryen shkollėn fillore. Mė 1935 pėrfundon Liceun e Korēės. Mė vonė ndjek studimet e larta pėr Drejtėsi nė Paris. Diplomohet mė 1939-ėn. Nė fillim tė viteve '40 emėrohet profesor nė gjimnazet e Tiranės. Punoi si pėrkthyes nė ndėrmarrjen e botimeve "Naim Frashėri" nė vitet 1950-1965.
    1965-1988 pedagog i Frėngjishtes pranė Universitetit tė Tiranės.
    Mban titujt "Kalorės i urdhrit tė arteve dhe letėrsisė" nga Ministria e Kulturės Franceze dhe "Oficer i palmave akademike" nga Ministria e Edukimit Kombėtar tė republikės franceze, si dhe "Doctor Honoris Causa" i U.T.
    Vepra: "Nga Tirana nė Stokholm", 1934; "Dritė dhe hije" (Vėllim poetik) 1939 "Yje tė kėputur" (tregime), 1940; "Shtatė prilli" (poemė), 1944 "Me valėt e jetės" (roman), 1961-1963; "Hijet e natės" (dramė) 1966 "Lulja dhe Shega" (pjesė pėr fėmijė) Fjalorė Frėngjisht-Shqip, Shqip-Frėngjisht, Shqip-Anglisht Teoria e Pėrkthimit "Endur nė tisin e kohės" (kujtime) 1996.
    Pėrkthime: Mijėra pėrkthime nga frėngjishtja, anglishtja e italishtja si: Korneji, Hygo, Myse, Lamartine, Rutbėf, Ronsari, Bodleri, Dante Aligeri, Petrarka, Shekspiri, Omer Khajani, Longfellou, Kipling, Esenin etj. Prozė nga: Volteri, Balzaku, Dikensi, Shou, Hemingueji, Turgenievi, Ēehov, Tolstoj, etj.



    Kokona: Si e kam njohur Enverin

    Vedat Kokona i ka shprehur shumė qartė marrėdhėniet me Enver Hoxhėn nė librin e tij. Pėr vajzėn e Kokonės, Mirvjenin, kėto janė vetėm disa kujtime mes shumė e shumė tė tjerave. "Marrėdhėniet me Enver Hoxhėn i ka shprehur shumė qartė nė librin e tij. E ka
    pasur kushėri, e ka njohur gaztor dhe hokatar. I pėlqente tė rrinte me tė, sepse ishte mė i madh se ai dhe meqė ishte edhe njeri hokatar. Vetė Kokona nė kujtimet e tij shkruan: "Nė Liceun e Korēės ishte nxėnės edhe Enver Hoxha, i cili kishte
    ardhur atė vit qė vajta unė nė Korēė. Enveri ishte pesė klasa mė lart se unė. Unė rrija dendur me ta dhe, si mė i vogėl qė isha, doja tė mėsoja nga ata. I isha qepur sidomos, Enverit, qė ishte nga fisi i nėnės dhe tė cilin e ngacmoja shpesh me pyetje tė
    pareshtura rreth shkrimtarėve francezė, aq shumė sa mė kishte vėnė emrin "rrokan", dhe njė e dy mė thoshte: "mė rrokanise!".

    Kujtime tė pathėna

    Pėr vajzėn e tij, Mirvjenin, ēdo ditė e kaluar me babanė dhe ēdo ngjarje e pėrshkruar prej tij ėshtė e veēantė. "Secila ngjarje ka tė veēantėn e vet. Ka shumė kujtime, qė ai nuk ka mundur t'i hedhė. Kur ishte i sėmurė dhe bashkė me motrėn po ia lexonim kujtimet kishte shumė ngjarje qė thoshte kam harruar kėtė, edhe kėtė. Ndoshta njė ditė do t'i punojmė", thotė Mirvjeni, ndėrkohė qė kujton njė nga kėto ngjarje. "Kur ishte i vogėl dhe vinte nė Tiranė nuk shkonte tė luante andej-kėtej, por shkonte nė bibliotekėn "Karnavon" qė ka qenė nė Tiranė dhe mundohej tė gjente librat qė i pėlqenin", thotė ajo, duke rrėfyer nė kėtė mėnyrė pasionin e hershėm tė tė atit.

    Vleresime per...

    Petro Markon

    Nuk isha i farės sė Petro Markos, qė kur e kish thirrur njė ditė ai ministri i Brendshėm, Musa Juka, dhe i kishte thėnė se komunistėt shiteshin pėr tė holla, kishte ngritur kėmbėn dhe kishte vėnė mbi tryezėn e ministrit kėpucėn me shollė tė grisur. S'kam qenė kurrė trim si Petroja

    Lasgush Poradecin

    Ti pushon atje nė tokėn e katundit, tė cilit i thure kurorė lavdie dhe unė tė kujtoj sot me mall e dashuri. Tė kujtoj edhe mendohem: ē'fitove ti pėr atė dhuratė tė madhe qė i bėre vendit? Mezi ndėrtove njė shtėpi tė vogėl nė Tiranė, kėndove nė gjuhėn e ėmbėl, ashtu siē nuk kishte kėnduar asnjė bir i Toskėrisė.

    Ernest Koliqin

    Ernest Koliqin e admiroja, e kisha njohur qė nė vitin 1933 nė redaksinė e "Ilyrisė". Atėherė isha djalė i ri, e admiroja si Fishtėn, kishte njė pendė tė artė si ajo e poetėve belgjianė tė gjuhės franceze, tė cilėve u kishte kushtuar njė shkrim tė bukur nė "Minerva", ku kishte botuar edhe njė tufė sonetesh tė Sheherezades.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me duket se zonja Mirvjeni ben nje gabim..

    Ne vend te thote se Vedati i vogel apo i ri shkoj tek Mit-had Frasheri.. thote..shkoj tek Medi Frasheri.. Medi e Mithad jane persona te ndryshem.. por qe te pa lexuarit i ngaterrojne.. Mundet kete gabim ta ken bere shkruesit e Gazetes.. por perseri nuk u falet kjo gafe askujt..
    Vedati ska pasur pse te shkoje ne zyre te Mediut.. si femije me babane e vet.. por me siguri 120 % e them se ai ka shkuar me babane ne Librarine e Lumo Skendos ne Tirane.. pra tek Mithadi..

    Edhe ne kujtimet per Lame Kodren qe ka sjell ..me duket shigjeta ketu.. e bente nje gafe te tille ai plaku.. regimtari.. kur thoshte..ne varrim te Lames ishte nena dhe motra e Lames..
    Mirpo nena e Lames (sejfullah Maleshoves) smund te merrte pjese ne Varrim se ..e ngrata kish vdekur disa dekada para se te vdiste vet Lamja i gjore..

    Por nga qe gazetaret jan injorante e dava kuckash ja fusin.. ctu dal para..

    Ka nje lukuni gazetaresh injorante ne gazetat e sotme ne ndryshim nga gazetaret e dikurshem demagoge..

    Historianet duhet te nderhyjne nga njehere..

    Nejse..ky gabim nuk ja ul vleren kujtimeve te Vedat Kokones..
    ..thx xhumxhum per gjerat interesante qe sjell..

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    I ndershmi Vedat Kokona

    I ndershmi Vedat Kokona

    E Shtune, 18 Qershor 2005


    Shkrimtari dhe perkthyesi Vedat Kokona rrefehet ne 288 faqet e librit te tij me kujtime

    "Endur ne tisin e kohes". Kujtimet, qe Kokona nisi ti shkruante ne vitin 1996, arrijne deri ne vitin 1970. Ato nisin qe kur ai ishte thjesht nje hokatar i dashuruar pas librit, pe te ndjekur me pas te gjithe jeten e tij. Personazhe te njohura te politikes dhe artit, shfaqen me modesti nga Kokona, qe nga Lumo Skendo, Branko Merxhani, Nebil Cika e deri tek Enver Hoxha

    Anduela NIKA


    "Ai eshte i ndershem". Kete nuk e thote vetem Edmond Tupja, por dhe te 288 faqet qe shenojne kujtimet e Vedat Kokones "Endur ne tisin e kohes". Nuk jane kujtime qe i ka shkruar tinez ne diktature, por i ka stivosur ne mendjen e tij ne menyre kronologjike dhe krejt te ndershme. I hodhi ne leter, pa i lexuar vete asnjehere, madje as vajzave te tij nuk ia dha kete privilegj. Vetem pasi i mbaroi, i kerkoi te bijes, Mirvjenit t'ia lexonte. "Per here te pare po degjoj historine e jetes sime", thoshte nen ze Kokona, ndersa Mirvjeni i lexonte rresht pas rreshti jeten e tij te "Endur ne tisin e kohes". Ka perdorur te njejtin stil, si atehere kur ishte vetem 23 vjec dhe vendosi te shkruaje te bardhe ne te zeze krijimtarine e tij. "Eshte per tu habitur qe eshte i njejti stil qe permbyll dhe kujtimet e tij. Ky liber ka mbyllur me te vertete qerthullin", vere perkthyesi i mirenjohur Edmond Tupja. Shtepia botuese "Kokona", publikoi dje librin "Endur ne tisin e kohes", me kujtimet e perkthyesit dhe shkrimtarit Vedat Kokona, i cili u nda nga jeta ne vitin 1998. Ne ceremonine e prezantimit te librit, organizuar ne Biblioteken Kombetare ne Tirane, studiuesi Aurel Plasari u shpreh se "kjo veper me nje tipologji ndryshe ne fushen e kujtimeve perben nje nga pasurite me te medha qe i vjen kultures shqiptare, ne kete 10 vjecar". Kujtimet, qe Kokona nisi ti shkruante ne vitin 1996, arrijne deri ne vitin 1970. Ato nisin qe kur ai ishte thjesht nje i ri hokatar dhe ndjek pastaj te gjithe jeten e tij. E cila ka si fill bashkimi dashurine per librin dhe respektin e pamase per njerezit shqiptare te kultures. Kjo eshte arsyeja, qe ai me modesti tregon takimet e tij te para me njerezit e shquar te letrave shqipe te viteve '30 dhe ata per te cilet do ushqente nje nderim te madh- per te gjithe jeten e gjate. Permes kujtimeve te tij del i gjalle Lumo Skendo, Branko Merxhani, Nebil Cika, por edhe shume figura politike, ku spikat edhe nje i njohur i tij i hershem... Enver Hoxha. Pavaresisht se ai i di rendesine e kujtimeve te njerezve si ai, ai shton se ndoshta do te ishte nje thesar me i vyer per historine nese Bushatllinjte dhe Ali Pasha, Frasherllinjte e Medhenj etj do te na linin kujtimet e tyre. "Nuk jam, per fat te mire apo te keq, nje nga ata burra zemedhenj qe i zura ne goje me lart. Jam vetem nje njeri, pjesetar i nje kombi, qe jetoi me gezimet dhe hidherimet e tij. Kam jetuar nje jete per te cilen, besoj, se e meriton te shkruhet. Jam munduar te pasqyroj, sa te jete e mundur, qarte dhe thjeshte, c'kam jetuar, por sidomos me koloritin e se vertetes... Lexuesi nuk do te gjeje ketu ngjarje te jashtezakonshme, bema heroike. Do te gjeje vetem disa ngjarje, nga ato me te cilat ende tisi i kohes, ngjarje neper te cilat kaloi vendi im bashke me mua gjate tetedhjete vjeteve", thote ai. Vajza e Kokones, Mirvjen, e cila eshte kujdesur per mbledhjen dhe botimin e tyre eshte shprehur se "kujtimet ishte amaneti i tij edhe pse shume te tjera qe ai i tregonte nuk arriti t'i hedhe ne leter". Vedat Kokona ka lene ne letersine shqipe nje numer te madh perkthimesh nga frengjishtja, italishtja, anglishtja, rusishtja.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vedat Kokona, kujtime tė ndershme

    Biblioteka Kombėtare kujton pėrkthyesin dhe shkrimtarin Vedat Kokona, me rastin e botimit tė memuareve “Endur me tisin e kohės”

    Vedat Kokona, kujtime tė ndershme


    Alma Mile


    Janė endur nė tisin e kohės, pėr t’u shpalosur para publikut, tė ndjera, tė sinqerta, por mbi tė gjitha, tė ndershme. Nuk shkruhet gjithēka, por thuhet shumė. Pasi kanė kaluar 7 vjet prej kohės kur u nda nga jeta, lexuesi shqiptar mund tė ketė nė duar kujtimet e pėrkthyesit tė madh Vedat Kokona, njeriut qė mund ta kujtosh nė ēdo ditė tė vitit, jo thjesht prej pėrkthimeve tė tij, por edhe prej Fjalorit Frėngjisht-Shqip, qė mban emrin e tij. Dje, shkrimtarė e pėrkthyes kanė mbajtur njė takim, nė Bibliotekėn Kombėtare ku kanė ndarė mes tyre mendimet dhe pėrshtypjet qė u ka lėnė ky libėr me kujtime “Endur nė tisin e kohės”. Pėrkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja e ka quajtur kėtė libėr njė mozaik, ku memorialisti i ndershėm ndėrthuret me shkrimtarin, qė ka njė stil tėrėsisht origjinal. Ndėrsa shkrimtari dhe pėrkthyesi Aurel Plasari do tė veēonte, mbi tė gjitha, ndershmėrinė e kujtimeve tė Vedat Kokonės. “Nė njė vepėr tė kėtij lloji, ku njeriu derdh subjektivizmin e tij, nuk mund tė pretendohet asnjėherė pėr pėrmasa absolute, por nė rastin e Vedat Kokonės, bėhet fjalė pėr kujtime tej mase tė ndershme. Tek kjo ndershmėri bėjnė pjesė edhe faqet pėr Enver Hoxhėn. Janė faqe interesante tė shkruara pa ndonjė mllef, me elegancėn qė karakterizon gjithė shkrimin e Vedatit, qė i japin kėtij libri vlerėn e njė dėshmie autentike, historike me mjaft peshė”, - thotė Plasari, duke shtuar se pas momenteve lirike tė flirteve, dashurive e marrėdhėnieve me shkrimtarėt fshihen dimensione tė tėra historiko-politike. “Mendoj se me librin “Endur nė tisin e kohės” nis tė shkruhet “pėr sė mbari” dhe profesionalisht nė zhanrin e kujtimeve nė letėrsinė shqipe. Jo se nuk ka dhe nuk janė shkruar tė tillė deri tani, por janė shkruar siē nuk do tė duhej tė shkrueshin, me shtrembėrime tė tė vėrtetave, apo me autolėvdime tė atij qė i shkruan”, - ėshtė shprehur Bashkim Kuēuku. Tė gjithė tė pranishmit nė takimin e djeshėm, kishin diēka pėr tė ndarė nė lidhje me librin e kujtimeve, apo thjesht nė lidhje me figurėn e Vedat Kokonės. Teodor Laēo e quan atė “fisnikun e fundit”, ndėrsa tė tjerė njė shkrimtar tė mirėfilltė. “Vedatin nuk e lejuan, por nėse do tė kishte mundur, sot nuk do tė flisnim pėr pėrkthyesin, por pėr njė romancier tė vėrtetė”, - ėshtė shprehur Gjergj Zheji. Por ashtu siē do tė thoshte edhe pėrkthyesi Tupja, njeriu ėshtė nė fund tė fundit njė vdekatar, qė duhet tė pėrballet njė ditė me fundin e jetės sė tij, kėshtu qė Vedat Kokona nuk mundi t’i tregonte tė gjitha ato qė do tė kishte dashur. “Tė bijat e Vedat Kokonės, kanė njė detyrė tjetėr, ndoshta jo nė mėnyrė eksplicite ėshtė thėnė nė shėnimet e parafundit tė librit, pėr ta plotėsuar kėtė libėr kujtimesh me tregimet e tij. Tė gjithė ata qė e kanė njohur mund tė tregojnė qė kujtimet e tij tė gjalla ishin shumė mė tė gjalla dhe me humor. Kėshtu qė ato duhet ta plotėsojnė kėtė libėr me fotografi, letėrkėmbime, tregime”,- sugjeron Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekės Kombėtare.

    Edmond Tupja


    Besnik ndaj vetvetes, nė tė gjitha rrafshet

    Pėrveē dėshmisė historike, ky libėr sjell edhe njė dėshmi tjetėr shpirtėrore. Ai na mundėson tė njohim mė mirė ngjarjet e asaj kohe, por edhe vetė Kokonėn, shpirtin, stilin e tij tėrėsisht origjinal. Nė kėtė libėr kujtimet nuk janė ato qė ai ka mbajtur dita-ditės, fshehurazi, nė kohėn e diktaturės, kur rrezikohej shumė, por kujtime qė i ka stivosur diku nė thellėsi tė shpirtit dhe i ka nxjerrė. Kemi njė ecejake tė vazhdueshme mes tė shkuarės dhe tė tashmes dhe Vedat Kokona lė njė dėshmi tė gjallė dhe na tregon, qė ky shkrimtar nuk mendon aq shumė pėr veten e tij, por pėr tė tjerėt. Kėtu nuk kemi thjesht njė memorialist siē e kėrkon gjinia, por njė shkrimtar. Ai ėshtė i dashuruar me fjalėn dhe tek Vedati, dashnori i fjalės ėshtė leksikografi, qė bėn fjalorė. Dikur ai ka botuar njė tjetėr libėr me kujtime, “Nga Tirana nė Stokholm”. E ka shkruar nė moshėn 23- vjeēare, ndėrsa kėtė nė moshėn 83-vjeēare dhe ėshtė i njėjti stil. Francezi Byfon thoshte “Stili ėshtė njeriu” dhe Vedat Kokona ka qenė besnik ndaj vetvetes nė tė gjitha rrafshet. Po tė krahasosh kėto libra tė krijohet ideja qė Kokona donte tė plotėsonte njė cikėl, ciklin jetėsor tė njė njeriu, njė intelektuali, njė poliografi. Besoj qė ka njė pėrmasė prustiane brenda kėtij libri, jo pėr nga stili, por nga mėnyra e qėndrimit pėrballė kohės. Prusti shkroi “Nė kėrkim tė kohės sė humbur”, por nė rastin e Kokonės, vdekja ia ndėrpreu kėtė kėrkim tė kohės sė humbur. Ky ishte hapi i parė dhe kjo ndihet qartė nė tė gjithė librin.

    Aurel Plasari


    Fusha mė pis e kulturės shqiptare

    Mjerisht jetojmė nė njė epokė ku fusha e kujtimeve ėshtė njė nga fushat mė pis tė kulturės shqiptare. Jetojmė nė njė bombardim kujtimesh ku ushtarakė, hetues, punonjės sė Ministrisė sė Brendshme tregojnė se si kanė hetuar dhe ndjekur njerėz, censorė tė Komitetit Qėndror dhe tė Komitetit tė Partisė, tregojnė “si e njoha Kadarenė”, “si e njoha Dritėroin”, zakonisht me tituj “Ju rrėfej….”. Media ėshtė bėrė si kishė e rrėfimeve tė pista, pa llogaritur libra tė turpshėm, kinse me kujtime, ku autorėt shprehen me njė mllef tė pistė kundėr shkrimtarėve dhe inteligjencės. Ajo qė mė ka tronditur, ėshtė qė kujtimet e Vedat Kokonės pėrshkruhen nga njė ndershmėri e madhe, gati absolute. Nė njė farė mėnyre, Vedat Kokona mbron njė tipologji qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kulturėn shqiptare, nuk po them tipologjia e inteligjencės asnjanėse, por e inteligjencės sė ndershme, qė di tė barazlargohet nga tė gjitha ato forca politike tė papėlqyeshme dhe qė i shikon jo nė tė mirė tė kombit. Kėtė libėr do ta vendosja nė tipologjinė e kujtimeve tė mira, tė qėndrueshme dhe tė ndershme. Unė e rendis kėtė libėr tė paktėn nė tre veprat mė tė rėndėsishme tė kulturės shqipe mbas viteve ’90, qė janė tipologji krejt tė ndryshme midis tyre. Nė krah tė tre vėllimeve me kujtime tė At Zef Pėllumbit dhe nė krah tė kujtimeve, apo tė “Intervistės me vetveten” tė Petro Markos.

    18/06/2005
    KATEGORIA: Kulture. Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kujtimet e ndershme tė Vedat Kokonės

    Promovohet libri "endur nė tisin e Kohės"

    Kujtimet e ndershme tė Vedat Kokonės

    Admirina Peēi



    Nė kėrkim tė kohės sė humbur... Koha, i preu nė mes kujtimet e Vedat Kokonės. Ishte viti 1997. I trazuar prej trazimeve tė kėtij viti tė mbrapshtė, Kokona la mėnjanė gjithė ē'po shkruante. E, pak muaj mė vonė, nė vitin 1998 iku pėrgjithmonė nga kjo jetė. Por, kujtimet e tij dhe pse tė prera nė mes, na sjellin ndėr sy epokėn qė nuk e jetuam. Ndėrsa pushonte nė fshatin Piqeras, nė verėn e vitit 1996, ishte frymėzuar tė zbrazte shpirtin dhe gjithė ēfarė kishte mbajtur brenda tij qė prej viteve tė fėmijėrisė nė Karshijaka, njė qytet i vogėl bregdetar afėr Izmirit, e deri te rrugėt e gjata e tė ngatėrruara tė jetės sė tij tė mėvonshme. Librin e tij me kujtime "endur nė tisin e Kohės" e nisi pikėrisht me kėto ditė. Kujtime tė dominura prej dritash, kapriēo fėmijėsh, mėsime, e biseda nė familje. Pastaj, na shpėrfaq njė rrugėtim me vapor, ndjesi kundėrshtuese mes babait, nėnės e motrės sė tij, pėrballja me njė vend ku ende nuk kishte drita elektrike, njė qytet me rrugė prej kalldrėmi, mė tej nė Tiranėn e viteve '30-tė, rrugėt gjithė pluhur, vitet e shkollės me kujtimet nė liceun e Korēės, njohjet e para me njerėz qė shndėrrohen nė personazhe tė famshme... dhe kujtimet e Kokonės zėnė e marrin njė peshė tjetėr. Personazhet janė nga mė tė ndryshmet, nga Enver Hoxha, nė lice, tek pasqyra intelektuale e politike e viteve '30-tė, miqtė e tij tė rinisė, aventurat e para, flirtet dhe dashuritė, koha e luftės dhe nisja e njė epoke tė vėshtirė, tė cilėn ai e jetoi sipas mėnyrės sė tij. Dhe, mund tė zbulosh nė kėtė moment, Kokonėn nė mardhėnie me diktaturėn, tė njohurit e dikurshėm, qė tashmė e vėzhgojnė, nė gjithė ēfarė shkruan dhe thotė. Zbulon ndėr rreshta miqtė e tij; Mitrush Kutelin, Sterjo Spasen, Nexhat Hakiun, Lasgush Poradecin... Kishin mbėrritur ditė qė herė ishin tė trazuara e herė tė qeta, por ditėt e bukura kishin mbetur pas pėr tė mos u kthyer kurrė. Diku nė shėnime Kokona shkruan: " Nuk do tė mė ktheheshin mė kurrė ato ditė tė bukura tė djalėrisė, ajo kohė e lumtur e liceut tė Korēės... koha e studimeve nė Paris, ato ditė tė lumtura tė muajit tė mjaltit nė Venecia, nė liqenin Komos...".
    Dhe kujtimet qė Kokona pėrmblodhi nė kėtė libėr mbyllen me njė ngjarje qė mund ta pėrplaste shkrimtarin dhe familjen e tij nė Azotikun e Fierit, e qė falė njė ndėrhyrje qė ai e quan njė plasje tjetėr e cipės sė turpit, shpėtoi. Ky ėshtė njė udhėtim integral nė faqet e kėtij jetėshkrimi, ku ndodhi, e kujtime pėrshkruhen deri nė detajet mė tė hollėsishme me njė stil krejt tė veēantė, ku udhėton hirshėm njė ironi e bukur. Duke u ndalur nė pjesė tė caktuara nga kėto kujtime, shumė shkrimtarė, pėrkthyes dhe bashkėkohės tė Vedat Kokonės, bashkė me miqtė dhe familjarėt e tij, sollėn dje nė sallėn e Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė njė imazh mė tė plotė, nga ai qė mund tė krijosh, kur ke mbėrritur nė faqet e fundit tė kėtij libri. Vlerėsimet e tyre? U pėrqendruan mbi stilin e tė shkruajturit e mėnyrėn si ai ka servirur kujtime tė veēanta. Paralelizmin e kohės sė humbur, tė veprės sė Prustit me Kokonėn e solli pėrkthyesi Edmond Tupja, pėr tė cilin "ky libėr ka njė stil krejtėsisht tė veēantė. Por rrėfimet e Kokonės sipas Aurel Plasarit janė mbi tė gjitha tė ndershme. "Kujtimet e Vedat Kokonės pėrshkruhen nga njė ndershmėri e madhe, gati absolute. Disa dimensione tė rėndėsishme nė to janė ato historiko - politike qė fshihen pas pjesės lirike, flirteve, dashurisė, dhe marrėdhėnieve me shkrimtarėt", vlerėsoi Plasari. Ky detaj ndershmėrie, mbase ka vlerė mbi gjithēka, sepse janė kujtime qė do tė vlejnė pėr shumė kohė e shumė breza, dhe vizatojnė njė kohė qė se jetuam.


    Lasgushi: Miza pėrdhese jemi qė shkelen, ja kėshtu...

    Ēfarė mund tė endej nė njė bisedė mes Lasgush Poradecit dhe Vedat Kokonės nė verėn e vitit 1951, ndėrsa ecnin gjatė bregut tė liqenit? Mund ta
    zbulojmė kėtė duke i servirur lexuesit njė pjesė tė saj, shkėputur nga libri i tij me kujtime "endur nė tisin e Kohės". Katėr-pesė vargje surprizė tė Poradecit, qė nė frėngjisht tė kujtojnė Preverin. Detajet e kėsaj bisede sjellin aq shumė prej karakterit tė tė dy bashkėbiseduesve.
    ...Shumė orė tė ditės i kaloja atje nė Poradec me Lasgushin. Rrinim gjatė duke vėshtruar valėt lozonjare qė plluquriteshin pas zallit, duke soditur hapėsirėn e kaltėr dhe duke shkuar si nė tespihe vargje tė qelibarta qė na vinin nė mendje...E dija qė i pėlqente shumė Bodėleri dhe, ndėrsa valėt kėndonin vallen e tyre tė pėrjetshme, fillova me: "Ma jeunesse nė fut qu'un tčnčbreux orage./ Traversč ēą et lą par de brilliants soleils..." ( Rinia ime s'qe veē njė stuhi e errėt/ pėrshkruar aty-kėtu nga diej qė shkėlqejnė...). Deri atėherė, ndonėse kėtė punė e kisha filluar disa vjet mė parė, nuk i kisha zėnė nė gojė se kisha pėrkthyer diēka nga vepra e tij. Kurrė s'mė kishte thėnė nė kishte lexuar diēka nga ato qė kisha shkruar. E ē'nevojė kishte tė mė thoshte? Nga mėnyra se si mė priste kur i shkoja nė shtėpi ku banonte atėherė nga Shallvarja, nė kohėn e Zogut, kur rrinim nė kopėsht ndjanatėherė dhe pinim nga njė gotė raki dhe mė vonė, kur mė dha vjershėn qė e botova nė "Revistėn letrare", e dija se diēka kishte lexuar nga ato qė kisha shkruar dhe se ato qė kisha shkruar i kishin pėlqyer, sepse ti "s'qesh kur s'tė gudulis njeri..."
    Si mbarova sė lexuari poezinė dhe pashė si i shkėlqenin ata sy si dy sumbuj zhive qė shoqėronin njė buzėqeshje pėrshkruar nga njė fije dinakėrie, i thashė:
    - Lasgush, si ėshtė e mundur tė thuash se gjuha frėnge ėshtė gjuha mė antipoetike qė kam njohur?
    - Ashtu kam thėnė dhe ashtu ėshtė. Vetė francezėt dhe jo nga tė vegjėlit, si njė Gide, e pranojnė njė gjė tė tillė.
    - Dhe pastaj mbledhin vetė poezi tė bukura dhe bėjnė njė antologji tė kėsaj poezie.
    Nuk foli. Pėr ta sulmuar edhe mė, fillova:
    Sur le lac immense et calme le couchant fluit luit;
    Une nappe tissče d'ombres se dčploie indolemment,
    Et la cendre incadescente qui descent du firmament,
    Sur les monts et les praires doucement s'čvanouit.
    (Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir.
    Po pėrhapet dal-nga-dalė njė pėlhurė si njė hije...)
    E pashė qė i qeshi fytyra e bukur dhe vazhdova:
    Et partout la plaine immense plonge et git dans le silence (E kudo krahin' e gjerė mė s'po qit as pipėtim).
    - A s'mjafton kjo, i thashė, tė tė bindė se Lasgushi do t'i pėlqejė edhe francezit kur t'ia dėgjojė kėngėn? Dhe atėherė do tė bindet se atje nė Shqipėrinė e vogėl, nė njė katund pranė liqerit ku kėrcet njė portė dhe hesht njė lopatė, njė poet i madh na paskėsh kėnduar me njė zė po aq tė ėmbėl sa edhe ata poetė tė vėrtetė qė kanė kėnduar nė gjuhė tė ndryshme dhe vargjet e tė cilit tingėllojnė po aq bukur sa edhe ata shqip...
    Njė kujtim tjetėr, po aq i prekshėm sa ai i drekės pranė burimit ėshtė ky qė del nga thellėsitė e kohės si njė kredharak nga ujėrat: njė natė, tek shėtisnim pranė liqerit, ai u ndal, nguli shkopin nė rėrė dhe, si u mbėshtet atje, ngriti kokėn. Hėnė s'kishte, vetėm yje kishte; mė dukej sikur qielli, i pikėzuar nga ajo mori yjesh, do na binte pėrsipėr dhe do tė na mbulonte me ata gurė tė ēmuar qė do tė derdheshin nga gjiri i Perėndisė...
    E ē'jemi ne or Vedat, pėrpara kėsaj gjithėsie pa anė e fund, miza pėrdhese jemi qė shkelen, ja kėshtu- dhe goditi tokėn me shkopin. Lavdi, bukuri, rini, tė gjitha pėrralla..."Mais oś sont les neiges d'antan?" (Ku janė vallė borėrat e qėmotėshme?) siē thotė Viloni dhe jo Vijoni, siē kam dėgjuar tė thonė disa, se ashtu na thoshte profesori francez atje nė lice... vetėm ajo vallja e yjeve qė sheh atje lart nė qiell ėshtė e pėrjetshme, tė gjitha tė tjerat janė flluska sapuni... ja, edhe ne qė jemi sonte kėtu, njė ditė do tė ngarkojmė e shkojmė dhe tė fshihemi nga kjo botė si shumė e shumė yje qė janė shuar mijėra e mijėra vjet mė parė...


    Nga njė letėr dashurie

    Ėshtė njė copėz letre qė Kokona e shkroi pėr njė vajzė me flokė ngjyrėkarotė, e cila mė vonė u bė gruaja e tij. E shkroi pas njė nate, kur rastėsia i kishte bashkuar ata tė dy, tė flinin nė njė dhomė hoteli, por nė shtretėr tė ndarė. Flinin nė njė dhomė se ajo kishte frikė tė flinte vetėm dhe, vetėm kaq. Por djaloshin Vedat e kishte qėlluar shigjeta e Kupidit. Pas njė dite mungese ai shkruante: "Mbrėmė, kur rashė tė flija nė shtratin tim, pranė shtratit ku fjete ti, nuk ishte e mundur tė mė zinte gjumi. Jam kthyer e rrotulluar shumė herė nė shtratin tim dhe, mė nė fund, u ngrita dhe u shtriva nė shtratin tėnd, pėr tė marrė erėn tėnde dhe qė tė mė dukej sikur kisha ikur unė dhe jo ti dhe kėtė zbrazėtirė qė mė ke lėnė nė shpirt ta kesh ti dhe jo unė.".

    Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. G99 proteston para kryeministrise viziten e ministrit italian
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 15:36
  2. Denoncimi i Alfred Pezės: Edi Rama, model i dhunuesit tė medias
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 16:12
  3. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:21
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08
  5. Fjalori i Vedat Kokones
    Nga Brari nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2002, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •