Deri ne 75 dB shkon ndotja akustike ne disa zona te Tiranes, Durresit, Fierit dhe Vlores. Punetoret e firmave prodhuese, qe punojne nen trysnine e zhurmave rrezikojne te humbasin degjimin pas disa viteve. Mjeket shprehen se jetesa mes zhurmave jane arsyeja kryesore e streseve. Shtohet numri i njerezve qe kane ulje degjimi. Me te shumta jane vizitat pas festave
"Ke ulje degjimi. Mos punon gje dhe pasdite? Zhurmat, stresi dhe lodhja jane shkaku. Merr disa dite pushim", i thote mjeku nje vajze 26 vjecare, duke i treguar diagramen. "Shypjen e tastave te tastieres e degjoj te shumefishuar, duke i pipetire ne vesh, po keshtu dhe zilen e telefonit, thote ajo e cuditur nga kostatimi. Mjeku i perserit se kishte ulje degjimi, dhe i vetmi ilac ishte pushime disa ditore ne nje vend te qete, "larg zhurmave dhe rremujes". Kryeqyteti po shurdhohet nga zhurmat. Trafiku i renduar, ndertimet qe po kryhen vend e pa vend kane shtuar stresin tek njerezit, ne disa raste dhe ulje degjimi. Ne nje studimin te bere nga Insituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Mjedisit, eshte vene re se qytetet tona po "shurdhohen" nga zhurmat e shumta. Qytetet me te zhurmshme jane kryeqyteti, Durresi, Vlora, Fieri. Ne keto qytete shkaktaret e zhurmave jane automjetet dhe punimet e shumta ne ndertim dhe ne prodhim, te cilat ndoshin vend e pa vend dhe ne cdo ore te dites. Norma standarde tejkalohet disa here. Gjate dites ndotja akustike arrin nga 40 dB deri ne 75 dB, ne rruget ku ka shume trafik.
Shurdhimi nga puna
Nderkohe vihet re se ne disa firma private norma e zhurmave te lejuara e tejkalon standardin, duke rrezikuar punetoret te shurdhohen. Specialistet shpjegojne se per 10 vjet, niveli i degjimit tek punonjeset e ketyre firmave bie me 50 per qind, qe do te thote se pas 20 vjet pune ne keto mjedise, punetoret shqiptare rrezikohen te humbasin degjimin njehere e pergjithmone. Edhe pse here pas here, specialistet e Institutit te Shendetit Publik u kane kerkuar me force pronareve te zbatojne normat e lejuara, cdo gje ka rene ne vesh te shurdher.
Stresi
Qendra rajonale e Mjedisit, (REC), vlereson se ndotja akustike eshte nje nder shkaqet kryesore te stresit tek qytetaret. Sipas saj, aktivitetet e ndryshme njerezore dhe trafiku i perditshem prodhojne zhurma te niveleve te ndryshme, te cilat behen shqetesuese dhe te pakendshme nese kalohet niveli i lejuar. Zhvillimet dhe ndryshimet qe po ndodhin ne Shqiperi kane sjelle qe niveli i zhurmave te jete rritur ndjeshem, madje specialistet e mjedisit e konsiderojne si "tej normave te lejuara dhe te demshme per shendetin e njeriut".
Zgjidhja
"Konsiderimi i drejte i nivelit te zhurmave ka te beje me disiplinimin e e tyre, parandalimin e efekteve ndotese dhe pershtatjen e tyre mjedisore. Me zhurmat jane te lidhura dhe shqetesimet nervore, streset, pagjumesia dhe rastet e reduktimit te tij. Gjithashtu ka pasur edhe raste te epilepsise, te shkaktuara ne diskoteka dhe aeroporte si pasoje e atij qe quhet "shock akustik", shpjegojne specialistet. Zhurmat e trafikut perbejne shqetesimin kryesor te qyteteve urbane dhe minimizimi i nivelit te zhurmave realizohet permes pershtatjes ne menyre efikase te nivelit te qarkullimit te trafikut, te ekraneve akustike, te shtimit te siperfaqeve te gjelberta, etj
Krijoni Kontakt