Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, tregon ngjarjen më të bujshme të diktaturës, kur shqiptarët mësynë masivisht ambasadat e huaja




    Dilaver Bengasi

    Dilaver Bengasi, ish-drejtori i Policisë shqiptare në vitet 1985-1990, tregon eksodin e shqiptarëve më 2 Korrik 1990. Në mënyrë krejt të natyrshme, me mijëra qytetarë u dyndën në dyert e ambasadave. Policia në atë kohë ishte e papërgatitur për një eksod të tillë, por edhe vetë diplomatët e ambasadave të huaja, që ndodheshin në vendin tonë, nuk e kishin menduar se mund të përballeshin me këtë situatë. Por ditëve të nxehta të korrikut të ’90-s, iu shtua edhe një tjetër “temperaturë”, ajo e qëndrimit që do të mbante qeveria e Partisë së Punës së Shqipërisë, rreth kësaj ngjarjeje. Situata e tensionuar mund të rrëshqiste nga çasti në çast dhe vendi të përfshihej në një kaos të paparë. Por, pavarësisht se eksodi e tronditi pushtetin, përsëri qeveria ishte ende e fuqishme. Prindërit e të rinjve që kapërcyen kangjellat e ambasadave dhe më pas, në mënyrë të organizuar kaluan në Evropë, ishin akoma nën frikën e pasojave që mund të kishte më pas. Ndërsa një rol të rëndësishëm luajti edhe policia, e cila ishte në udhëkryqin e dy mendimeve: të ruante rendin dhe qetësinë me kompetencat që i jepte ligji, apo të shmangte gjakderdhjen, por duke lejuar që qytetarët të kalonin lirshëm për t´u futur në ambasada. Çfarë ndodhi më 2 Korrik të vitit 1990. Kush ishin ambasadat që u bënë streha e mijëra qytetarëve. Çfarë qëndrimesh mbajti policia. Cila ishte dilema e madhe ndërmjet ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe të lejimit të qytetarëve për t´u larguar. Si u shembën muret e ambasadës gjermane. Takimet e krerëve të policisë me përfaqësuesit e lartë të shtetit. Dhe të gjitha enigmat e tjera, që lidhen me prapaskenat e korrikut të vitit 1990, i shpjegon ish-drejtori i Policisë Shqiptare, Dilaver Bengasi.



    Që në ditët e para që u bë hyrja masive nëpër ambasada, në Shqipëri erdhën përfaqësuesit e OKB-së. Ata merrnin takim me të gjithë personat që ishnin futur në ambasadë. Më ka ngelur në kujtesë një rast ku kam qenë i pranishëm tek ambasada irlandeze. Njëri prej tyre, me këshilla prindërore, ndër të tjera u thoshte shqiptarëve: “Do të shkoni jashtë shtetit. Mos mendoni se çdo gjë është e gatshme.

    Si vendi juaj, askund nuk keni për të gjetur. Dashuria për njerëzit dhe të mirat që mendoni, i ka vetëm vendi që u ka lindur. Asnjëherë mos e shani vendin tuaj”.

    Takimi me diplomatin francez
    Disa ditë pas largimit të atyre që hynë në ambasadat e huaja, pata rastin të takohem me Marseli, diplomat francez, në hotel “Tirana”, me ftesën e personit në fjalë. Më shoqëronte në këtë takim një shoku im. Që në fillim të bisedës, francezi më pyeti: “A i keni thënë ambasadorit tonë, në takim, se për këtë që po bëni, populli francez do t’ju zërë me gurë?” E kuptova që ai ishte i mirinformuar për bisedën time me eprorin e tij, dhe pohova atë që më tha. Marseli kishte përgatitur një raport për ngjarjen e 2 Korrikut dhe ndër të tjera, informonte qeverinë e tij edhe për çfarë i kisha thënë unë ambasadorit francez. Nuk mund ta harroja bisedën me ambasadorin, edhe për faktin se ai më priti shumë ftohtë kur u prezantova dhe u tregua mospërfillës ndaj atyre që i thashë, pra, konkretisht se shumë nga ata që kishin hyrë në ambasada, ishin kontigjente të policisë dhe se përkrahja e tyre, apo dërgimi i tyre në Francë, do të kishte pasoja. Me këtë, doja të thoja se një pjesë e tyre do të përballeshin me drejtësinë, pasi nuk mund të rrinin pa kryer ndonjë vepër penale.

    Francezi Marsel, që më kishte ftuar për kafe, më sqaroi se kisha pasur të drejtë në atë që i kisha thënë ambasadorit të tij. Madje, ai deklaroi se nga 50 veta që kishin shkuar në Francë, brenda 2 javësh 14 prej tyre ishin arresuar nga policia, pse kishin konsumuar vepra penale. Ky është një fakt domethënës, pasi persona të tillë prishën edhe imazhin e Shqipërisë në Evropë. Deri atëherë, shqiptarët respektoheshin kudo ku shkonin; më pas do të ndodhte e kundërta.

    Të larguarit në shifra
    Ndërkohë, ato ditë u bënë regjistrimet e të gjithë atyre që kishin hyrë në ambasada, madje u përgatitën pasaportat e secilit. Në të gjitha ambasadat, rezultoi se kishin hyrë rreth 5200 persona, nga të cilët, vetëm në ambasadën gjermane 3200 veta. Nga verifikimet që u bënë në lidnje me ta, dilte se rreth 1300 veta ishin të dënuar për krime ordinere dhe shumë prej tyre, ishin përsëritës në krim. Mbas përgatitjes së pasaportave, rreth orës 21.00 të datës 12 Korrik 1990, në të gjitha ambasadat ishin vendosur autobusët. Në rregull, në rresht për një, dilnin nga ambasadat dhe futeshin në autobusë. Boshatisja e ambasadave përfundoi rreth orës 24.00. Autobusët u nisën të gjithë për në portin e Durrësit, pa asnjë incident zyrtar. Kështu përfundoi problemi i këtyre 5200 personave. Ata u nisën për në Evropë. Mijëra të tjerë kishin mbetur këtu, me të njëjtin qëllim. Këtë e treguan eksodet e mëvonshme dhe tentativat për eksod, që vazhduan në forma të ndryshme. U zhvilluan disa eksode dhe më vonë nisi trafiku i refugjatëve. Një ndër rastet e fillimit, ishte në ditët e para të janarit 1993. Agjencitë e lajmeve informuan se një peshkarexhë kishte marrë 11 shtetas shqiptarë dhe i kishte hedhur në brigjet e Pulias në Itali; 10 prej të cilëve ishin mbytur. Trafikantët grekë dhe italianë në det, në bashkëpunim me kriminelë shqiptarë, të lidhur me klane të posaçme deri në strukturat shtetërore dhe policeske, nëpërmjet trarikut me refugjatët shqiptarë, u majmën me njerëzit tanë te varfër.

    Mitingu
    Pas largimit me pasaporta të 5200 shtetasve shqiptarë jashtë shtetit, udhëheqja parti-shtet, organizoi një miting të madh në Tiranë, me të cilin duhej treguar se shteti vazhdonte të ishte i fortë dhe njëherësh, të tregohej se ata që ikën nuk ishin “njerëzit e ndershëm shqiptarë”. Kishte shumë zëra se “mitingu mund të dështonte ose të kishte edhe efekt të kundërt. Megjithatë, porositë u dhanë që ai të bëhej i organizuar. Dhe kështu, në orët e pasdites, u grumbulluan me mijëra njerëz, të cilëve u prinin përpara përgjegjësit dhe drejtuesit e ndërmarrjeve. Pritej të vinte vetë Raaamiz Alia në miting. Po ashtu, thuhej se në emër të organizatave të masave, rinisë, gruas dhe intelektualëve të kulturës, do të ishin përfaqësuesit më në zë të tyre. Në fakt, R. Alia nuk erdhi. Kur erdhi edhe Ismail Kadareja, që ishte ngarkuar të fliste në emër të inteligjencës, megjithëse në opinion thuhej se të ikurit nëpërmjet ambasadave, i kishte quajtur “jashtëqitje e kombit”. Thunej se R. Alia nuk erdhi se “mos ndodhte si me Çausheskun”. Por njerëz të arërt me R. Alinë, thoshin se arsyeja e vertetë ishte se ai nuk kishte qenë entuziast për znvillimin e atij mitingu. Të tjerë udhëheqës kishin këmbëngulur që mitingu të zhivillohej dhe Ramiz Alia, duke mos qenë këmbëngulës në mendimin e vet, kishte lejuar të bëhej duke u marrë masa organizative të forta. Fjalën e rastit para mitingut, në emër të KQPPSH-së, e mbajti Xhelil Gjoni, i cili theksoi se të larguarit nga Atdheu, nëpërmjet ambasadave, nuk përfaqësonin popullin e shëndoshë shqiptar, por ishin disa “rrugaçë”. Ky miting u zhvillua për konsum politik të brendshëm dhe të jashtëm. Populli i mbledhur nuk po thërriste më me “duartrokitjet” e mëdha që ndodhnin më parë në mitingje të tilla. Opinioni ishte copëtuar; disa e mirëpritën, por të tjerë shprenin të kundërtën.

    Analiza në Ministrinë e Brendshme
    Vrasja e një njeriu të pafajshëm në Kavajë dhe konkretisht, i ndjeri Josif Budo, solli një reagim të ruqishëm, veçanërisht ndaj udhëheqjes partiake në Kavajë dhe Durrës. Për këtë ngjarje, më 14 korrik u bë një analizë, ku u liruan nga detyra tre oficerë, që u quajtën si përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje. Në këtë analizë, Hekuran Isai, ndërmjet të tjerave theksoi se edhe këtu në Tiranë u qëllua me armë më 2 Korrik dhe “partia do ta analizojë”. Me këtë mendim që shprehu Hekuran Isai, kuptohej se masat ndaj kuadrove të policisë do të thelloheshin. Dilte pyetja: përse nuk u analizua problemi i 2 Korrikut, në ato ditë që ndodhi, por tani pas ngjarjes së Kavajës? Mos vallë, segmente të caktuara kishin, veç faktorëve ekonomikë, edhe ato të vetizolimit. Kishte edhe interesa nga segmente të caktuara e individë të ndryshëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Me masat ndëshkuese që kërkoheshin të merreshin ndaj nesh, drejtuesve të policisë, udhëheqja e partisë-shtet, kërkonte të largonte përgjegjësinë e saj dhe të justifikohej para opinionit të brendshëm dhe sidomos, atij të jashtëm. Në orën 10.00 të datës 18 korrik 1990, më njoftuan të ndodhesha në zyrën e Hekuran Isait. Kur po prisja në paradhomë, nga zyra e tij doli Xhemal Dymylja, duke qeshur me ministrin që e shoqëroi për ta përcjellë. Pasi u nda me Xhemalin, më tha mua të shkoja në zyrën e tij. Shkova dhe pasi ai u ul, pa më parë në sy, por duke vështruar tavolinën më tha: “Me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, lirohesh nga detyra e drejtorit të Policisë”. Në mënyrë të prerë i thashë: “Nuk jam dakort me vendimin që keni marrë. Skenarët e kujt kam prishur më 2 Korrik 1990? Thuaja shokut Ramiz dhe kërko takim me të. Me vjen keq, se do të gjunjëzoni mbarë policinë në ushtrimin e detyrës dhe rendi e qetësia do të marrin të tatëpjetën”. U largova pa e përshëndetur. Sapo hyra në zyrën time, ra teleloni. Ngrita receptorin dhe dëgjova zërin e ministrit, i cili më tha: “Dilaver, më bëj një informacion të hollësishëm si u zhvillua ngjarja e 2 Korrikut dhe ma sill”. Ju përgjigja, duke i thënë se tani do t´i bëj një letër Ramiz Alisë. Ndërkaq, i dërgova një letër Ramiz Alisë ku ndërmjet të tjerave i thashë se fill pas largimit të familjes Popaj në Itali, pati një tendencë që sa vinte e rritej, për të hyrë në ambasada, duke kapërcyer muret e kangjellat rrethuese. Format e futjes në to u bënë të organizuara në grupe dhe me automjete të rënda, duke rrëzuar muret, kangjellat dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Më tej, sqarova se gjendja sa vinte dhe rëndohej.

    Ambasadorët shqiptarë në zyrën e Reil Maliles
    Për këtë, më 2 Korrik 1990, paradite, Reiz Malile ka thirrur ambasadorët për t’i vënë në dijeni se shtetasit shqiptarë do të ishin të lirë të venin në ambasadë për të marrë viza. Në fakt, ky vendim do të ulte tensionet dhe do të plotësonte, sipas rregullave nga vetë ambasadat, dëshirat dhe kërkesat e shumë shtetasve që kishin tendenca për të ikur. Në zbatim të këtij vendimi, kuadrot dhe shërbimet tona ishin porositur që më 3 korrik hyrja për viza në ambasada të bëhej normalisht, nga dera. Por, rreth orës l9.30 të kësaj dite (2 Korrik), një automjet i rëndë me 34 persona, çau murin rrethues nga mbrapa ambasadës gjermane dhe, duke rrezikuar edhe jetën e policit, hyri brenda. Ndërkohë, në ballkonet e ambasadës dhe deri te muri i rrëzuar, kishin dalë punonjës të asaj ambasade, të cilët i ftonin me dorë turmat e njerëzve në periferi, për të hyrë në territorin e saj. Të njëjtën gjë bënin edhe punonjësit e ambasadës greke. Në këto rrethana, në drejtim të këtyre ambasadave, nxitimthi u sulën turma të organizuara. Jo më pak se 6000-8000 veta të irrituar, duke sulmuar me gurë drejt policisë, po afroheshin drejt hyrjes së ambasadës greke, ku unë ndodhesha në zgjidhje të një situate të vështirë. Instiktivisht, pashë se pantallonat më ishin bërë me gjak, në drejtim të kërcirit të majtë, nga një goditje me gur nga pjesëtarët e turmës së çoroditur. Nga shtëpitë pranë ambasadës greke, m’u afruan 4 familjarë, ku njëri më kërkoi të zbatohej ligji, pasi, veç policisë, edhe atyre u rrezikohej jeta. Në situata të tilla të tensionuara, ngarkesat psikologjike janë nga më të mëdhatë. Vendimet që duhen marrë janë nga më të vështirat, aq më tepër, kur turma kalon në veprime të dhunshme ndaj policisë apo njerëzve të pafajshëm që kërkojnë ndihmë nga policia për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre. Pasojat që mund të vinin nga vërshimi i turmave ishin shumë të mëdha, deri në incidente ndërshtetërore me ambasadat e akredituara ne Tiranë.

    Veprimi
    Me bindje, vendosa kur turma u afrua rreth 10 metra, që të nxjerr pistoletën dhe të qëlloj në ajër. Ky veprim i paparashikuar nga ajo mori djemsh, që kishin kaluar në veprime të palogjikshme, bëri që të kufizohej lëvizja e tyre. Në të shtënat e mëvonshme në ajër, turma jo vetëm ndaloi ecjen përpara, por u kthye në panik prapa dhe iku me vrap. Të shtënat e pistoletës në ajër, e dhanë efektin e tyre, duke parandaluar pasoja nga më të paparashikuarat. Ky rast i përdorimit të pistoletës, përputhet plotësisht me kriteret ligjore të sanksionuara nga shteti ynë dhe ato ndërkombëtare, aq më tepër, kur përdorimi i pistoletës nuk solli asnjë pasojë në shëndetin apo jetën e askujt. Përafërsishit, në këtë mënyrë e mbylla letrën. Mbas disa ditësh që ia dërgova atë Ramiz Alisë, më mori në teleron Vaskë Çifliku, sekretar në paradhomën e presidentit dhe më dha një përgjigje telefonike, që për mua ishte kuptimplote. Është fakt se nuk ishte më ajo frika e dikurshme ndaj shtetit partiak. Për shkarkimin e drejtorit të Policisë, pati reagime të fuqishme nga radhët e policisë dhe sidomos, nga Reparti 326. Një ndër motivet e lirimit, ishte shkarkimi i përgjegjësisë tek ata që nuk kishin përgjegjësi.

    Cilët ishin të interesuar për 2 Korrikun
    Për 2 Korrikun ishin të interesuar mjaft segmente, jashtë dhe brenda vendit. Kishte nga ata që kërkonin përmbysjen e regjimit dhe që kishin qenë beniaminë të njohur të partisë-shtet, të cilët me intuitën e tyre po e shikonin se atij shteti “po i binin patkonjtë dhe tashmë donin të përvetësonin flamurin e antikomunizmit, duke harruar se kishin qenë komunistët më sektarë e ndër më të privilegjuarit. Për 2 Korrikun ishte e interesuar, veçanërisht, UDB-ja jugosllave, e cila si gjithmonë, kur acarohej situata në Kosovë, kurdiste ngjarje dhe incidente në Shqipëri. 2 Korriku i Kaçanikut, jo rastësisht koincidonte me 2 Korrikun e ambasadave në Tiranë. Të gjitha segmentet e interesuara, duke ditur se ambasadat janë pikat më të nxenta dhe krijimi i incidenteve ndaj tyre, krijon situata ndërshtetërore nga më të rëndat, sa për përputhje interesash aq edhe për llogari të veta, u bënë nxitësit kryesorë për dyndjen drejt ambasadave. Pavarësisht nga situata e kurdisur, policia arriti ta kapërcejë, duke parandaluar pasojat e një prej ngjarjeve më të vështira.

    Ngjarja e 2 Korrikut 1990, megjithëse mori karakter kombëtar e ndërkombëtar, nuk u analizua as nga sektorët përkatës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe as nga Drejtoria e Policisë, që mbajti barrën kryesore për parandalimin e pasojave të paparashikuara. Pra, nuk u bë. Pse? Vështirë është që të gjesh psenë e saj. Por, analiza profesionale e asaj ngjarjeje do të evidentonte shkaqet e vërteta, të cilat do të shërbenin jo vetëm për përvojën e policisë, por edhe për pasqyrimin me objektivitet të së vërtetës para opinionit që të mos u linte shteg dashakeqëve të keqinterpretonin dhe të disinformonin brenda dhe jashtë vendit.

    U diskutua më vonë për 2 Korrikun?
    Për herë të parë për 2 Korrikun u diskutua në takimin që bëri Ramiz Alia më 6 gusht 1990 me disa intelektualë të njonur të Tiranës. Por, në auditore të tilla jo profesionale, ështe e vështirë të bënen analiza reale, përveç se të jepen opinione të përgjithshme. Kjo, sepse të pranishmit nuk kishin njohuri të drejtpërdrejta dhe të mjaftueshme, si për rrjedhën e ngjarjeve para 2 Korrikut, edhe pas tij. Trajtimi i asaj ndodhie u bë sipas thashethemeve, hamendjeve vetjake dhe mashtrimeve. Madje, u arrit deri atje sa dikush nga të pranishmit tha se gjatë 2 Korrikut ishin vrarë nga policia aq shumë njerëz, sa që ishte mbushur Mali me Gropa. Çfarë nuk u tha, deri dhe në stacione “serioze” të informacionit publik dhe zyrtar. Për pyetjet apo mendimet e të pranishmëve, Ramiz Alia bëri sqarimet e nevojshme, duke argumentuar, për aq sa i kishte njohuritë, duke pasqyruar më mirë të vërtetën. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare, në fjalën e tij, bëri objekt diskutimi drejtorin e Policisë, për të cilin vuri në dukje se vërtet që ai ishte liruar nga detyra, por “atë unë kam pasur rastin ta shikoj vetë, që qytetarët e përshëndesin sikur të jetë ndonjë militant në Tiranë, kur ai duhet ndëshkuar se populli kënaqet” etj., etj., fjalë pa pergjegjësi. Ndoshta, në periudhën fillestare pas 2 Korrikut, lajthitje të tilla edhe mund të justifikoheshin. Kjo, edhe për faktin se informacione të sakta për rrjedhën reale të ngjarjeve të qershor-korrikut, ende nuk ishin dhënë, as nga mjetet e inrormacionit dhe as nga organet shtetërore. Por, është për të ardhur keq që “lajthitje” të tilla vazhduan edhe më vonë. Disa gazetarë, bashkë me gazeta partiake, sindikaliste apo të “pavarura”, e frynë aq fiktivisht situatën e 2 Korrikut, sa që krijuan idenë se në Tiranë ishte bërë luftë civile me fronte të armatosura. Por, kush i mbolli dhe fabrikoi shpifje të tilla? Ishin nga ata njerëz, që për vetë karakterin e tyre të dobët, donin t’u shisnin mend të tjerëve, sikur ata dinin me hollësi edhe “probleme” nga më sekretet, që nuk i njihnin të tjerët. Tipa të tillë kënaqen kur të tjerët i besojnë, qoftë edhe pjesërishit, apo kur shohin se mbjellja e dyshimeve të tyre, sadopak çorodit opinionin. Të tjerë janë nga ata që kanë motive më të dobëta, sepse përhapin “lajme” të rënda familjare e shoqërore e deri shtetërore, mbi bazën e një ngjarjeje që ka ndodhur, por që nga “specialistë” të tillë, përpunohen e fabrikohen, duke e bërë qimen tra dhe mizën buall. Edhe kur agumentohej se më 2 Korrik 1990, nuk pati pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve, përsëri mendja e tyre e çakërdisur, nuk pranonte të largohej nga ato që kishte fantazuar. Në këtë periudhë, dolën edhe një kategori personash, të cilët morën pozicion qitjeje nga “poligonet” e opozitës. Këta tipa menduan se me “faktet” e fabrikuara mund të fitonin pushtet, mund të rrëmbenin karrige e kolltuqe në shtet. Këta tipa që u morën me trajtimin e mbrapshtë të 2 Korrikut, ku më shumë e ku më pak, në fazën e fillimit, ia arritën qëllimit, krijuan një çoroditje të përkohshme. Tjetër është fantazia dhe tjetër është e vërteta. Shpifjet, mashtrimet e fabrikimet, siç zënë vend shpejt, po aq shpejt edhe harrohen. Për më tepër, mendoj se në këtë kuadër duhet vënë në punë, sidomos logjika e fortë larg emocioneve të çastit. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që pas vitit 1992 e në vazhdim, u bënë me qindra gërmime e zhvarrosje të njerëzve që diktatura komuniste (për turp të saj) i pati ekzekutuar grykave apo honeve. Atëherë, si mundet të njiheshin “kufomat” e dy viteve më parë (pra, në korrikun e vitit 1990) Si mundet të kërkohej në Malin me Gropa, rreth 20 kilometra larg Tiranës, dhe të mos gjendej asnjë kufomë. Si nuk u thirr asnjë polic i thjeshtë, oficer policie, madje, një shofer furgoni që të dëshmonte për ketë “masakër”? Rezultati ishte ky: të gjithë sbqiptarët që patën hyrë në ambasada, ishin shëndoshë e mirë, pa përjashtim. Ata do të fillonin jetën e tyre të re (ashtu siç e zgjodhën vetë), ndërsa mjergulla e Malit me Gropa, do të davaritej përfundimisht.



    Historia e fotos

    Kur hynë 34 veta në ambasadën gjermane me makinë, pasi e çanë murin e saj, Dilaver Bengasi shkon në vendngjarje. Atje gjen zbuluesin gjerman, të cilin e pyet nëse e kishte parë policin e shërbimit. Gjermani i përgjigjet se brenda territorit të ambasadës nuk kishte asnjë polic. Bengasi i thotë se po pranonin në ambasadë njerëz me precedente penale që, sipas tij, mund të ishin të rrezikshëm edhe për Trupin Diplomatik aty. Zbuluesi qëndroi ftohtë dhe nuk tha asnjë fjalë, por kërkoi që Bengasi të largohet. Ministri i Jashtëm gjerman, Gensher, në takimin që pati me disa persona që kishin hyrë në ambasadën gjermane, Ylli Bodinakun etj, ndërsa i falenderoi për veprimin, u jep atyre foton duke u thënë: “Ja drejtori i Policisë Shqiptare, me diplomatin tonë”
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... e kisha lexuar dhe me pare kete artikull, por nuk ka qene kaq i shkurter dhe ne te kishte deshmi qe binin ne opozite me njera-tjetren. Shef Bengasi nuk e paska parandjere qe Padroneve te tij po i vinte fundi, por paska qene i vendosur te luftoje deri ne fund per "Pushtetin Popullor" ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... e kisha lexuar dhe me pare kete artikull, por nuk ka qene kaq i shkurter dhe ne te kishte deshmi qe binin ne opozite me njera-tjetren. Shef Bengasi nuk e paska parandjere qe Padroneve te tij po i vinte fundi, por paska qene i vendosur te luftoje deri ne fund per "Pushtetin Popullor" ...
    Hidhe pjesen tjeter ne e mban mend , se dhe une e kerkova dhe u habita pse eshte vetem gjysma ne gazete , sepse ne fakt duhet te vazhdonte .....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... me vjen keq, por nuk e mbaj mend, pasi ka shume kohe qe e kam lexuar. Nese do te me kujtohej do ta kisha hedhur direkt ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

    Por, në fakt, hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël. Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

    10 - 20 qershor, plane të dështuara
    Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët. Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në "ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri", por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

    Goditja e parë, 20 qershor
    Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë. Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. "Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel 'Dajti', ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, - thotë Bujari. - Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se 'për t'ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme'. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave. "Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, - thotë ai. - Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje". Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare. Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: "Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje".

    23 qershor, sulm mbi ambasadën italiane
    "Në orën 22.00 një tjetër ngjarje e bujshme ndodhi në ambasadën italiane, kur skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e hekurit duke u futur në mjediset e brendshme të saj. Në këtë makinë ndodheshin, përveç shoferit Burhan Kalaja, edhe Gëzim Tota, Ilia Miri, Luli e disa të tjerë. Në fakt LIAZ-i kishte tentuar një herë shumë orë më parë, por kishte ndërruar destinacion për shkak se përpara portës qëndronin ulur disa policë, të cilët mund të rrezikonin jetën duke përfunduar në rrotat e makinës. Pas ngjarjes në ambasadën greke, kjo ishte një iniciativë që tronditi rëndë sistemin e kohës. Unë kisha biseduar më parë me përfaqësues të ambasadës dhe me një gazetar, të cilët më kishin siguruar se nuk do të na dorëzonin," ka thënë për këtë ngjarje njëri nga protagonistët e saj, gazetari Luan Laze. Ndërsa Burhan Kalaja, në letrën që i dërgonte dy ditë më parë Bujar Alikajt në ambasadën greke nëpërmjet Leonidhës, shkruan se këto ditë do të hyjnë patjetër në ambasadën italiane, sepse ky sistem duhet shembur.

    Thasë rëre dhe qingja në tokën gjermane
    Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup. Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë.

    Arratisje me makinën e plehrave
    Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel "Arbëria", ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

    2 korrik, luftë para ambasadave
    Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre. "Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin," thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

    2 ditë më pas
    Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t'u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t'u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: "Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit".

    Pasojat e familjarëve
    Babai i Bujarit, Ymer Alikaj, kishte qarë vetëm një herë në rininë e tij, atëherë kur fashistët gjermanë kishin bastisur zonën dhe kishin vënë para murit të pushkatimit disa pjesëtarë të familjes. Për herë të dytë Ymeri qau fshehurazi më 21 qershor, jo aq për heqjen e teserës së partisë, sesa për faktin që idealet komuniste që kishte mbrojtur kishin shkatërruar perspektivën e jetës së fëmijëve të tyre në atë masë saqë në semaforin e viteve '90 nuk dukej asnjë dritë jeshile. Përveç kësaj, ingranazhet e diktaturës qysh më datën 22 qershor përjashtuan nga puna si mësuese fshati në Vlorë motrën e Bujarit. Gjithashtu, me familjet e Fatosit, Kastriotit, Burhanit, Edmondit, Fredit, Ilirit etj. ndodhi e njëjta gjë: përjashtim nga puna dhe akuzë e rëndë për njollosje biografie. Mbledhjet që dukeshin sikur ishin harruar disi, rifilluan përsëri në këtë periudhë me një intensitet të paparë. Nga kupola komuniste ishte dhënë një urdhër i prerë për masat ndaj familjeve të të ikurve: përjashtim nga partia dhe largim nga puna në rastet kur bëhej fjalë për funksione ose punë intelektuale, por me sa duket ishte tepër vonë që diktatura të kamuflonte kafshimin e saj të helmuar. Kjo sepse familjarët, pasi dilnin nga mbledhjet e organizatave ku ishin përjashtuar për shkak të veprimit të fëmijëve, papritur takoheshin në rrugë me njerëz të thjeshtë, të rinj ose të vjetër, që i pyesnin "Si është djali?" dhe u jepnin zemër: "Mos u mërzit, im bir ka vendosur të futet nesër në ambasadë".

    Trajtimi...
    Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale. Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më - thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t'u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty. "Arbenit i ka vdekur nëna", "Iliri ka motrën të sëmurë" , ose "Dilni, sepse ata kanë vendosur t'ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit" etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, - thotë Edmondi.

    Finalja Gjermani-Argjentinë
    Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin "Gjermani, Gjermani". Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç'mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

    Lamtumirë, do të kthehemi!
    Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të ikurve. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore. Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si "Nënës sime si kujtim", duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë. Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpërisnin me lot në sy fjalët: "Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi". Ndërkaq, në portin e Durrësit njerëzit e policisë shihnin me urrejtje të rinjtë që largoheshin. "Ikni, por të paktën mos flisni kundër pushtetit," tha njëri prej njerëzve të policisë. "Deri tani kemi dëgjuar se si keni folur ju, ndërsa tani ka ardhur koha të flasim ne për të thënë të vërtetën," është përgjigjur atje Ilir Demalia.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6

    2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!

    2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!


    Gati 20 vite me pare, shqiptaret shperthyen muret rrethuese te ambasadave te huaja, ne kerkim te lirise, ne kerkim te nje jete me te mire, ne kerkim te nje endrre per te levizur lirshem.

    20 vjet me vone, pritet qe shqiptari te mos kaperceje me mure, te mos marre me detet dhe malet, por pritet qe ai te ndihet nje qytetar i lire europian.




    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-12-2009 më 17:02

  7. #7
    2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

    Por, në fakt, hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël. Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

    10 - 20 qershor, plane të dështuara

    Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët. Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në "ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri", por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

    Goditja e parë, 20 qershor

    Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë. Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. "Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel 'Dajti', ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, - thotë Bujari. - Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se 'për t'ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme'. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave. "Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, - thotë ai. - Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje". Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare. Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: "Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje".

    23 qershor, sulm mbi ambasadën italiane

    "Në orën 22.00 një tjetër ngjarje e bujshme ndodhi në ambasadën italiane, kur skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e hekurit duke u futur në mjediset e brendshme të saj. Në këtë makinë ndodheshin, përveç shoferit Burhan Kalaja, edhe Gëzim Tota, Ilia Miri, Luli e disa të tjerë. Në fakt LIAZ-i kishte tentuar një herë shumë orë më parë, por kishte ndërruar destinacion për shkak se përpara portës qëndronin ulur disa policë, të cilët mund të rrezikonin jetën duke përfunduar në rrotat e makinës. Pas ngjarjes në ambasadën greke, kjo ishte një iniciativë që tronditi rëndë sistemin e kohës. Unë kisha biseduar më parë me përfaqësues të ambasadës dhe me një gazetar, të cilët më kishin siguruar se nuk do të na dorëzonin," ka thënë për këtë ngjarje njëri nga protagonistët e saj, gazetari Luan Laze. Ndërsa Burhan Kalaja, në letrën që i dërgonte dy ditë më parë Bujar Alikajt në ambasadën greke nëpërmjet Leonidhës, shkruan se këto ditë do të hyjnë patjetër në ambasadën italiane, sepse ky sistem duhet shembur.

    Thasë rëre dhe qingja në tokën gjermane

    Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup. Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë.

    Arratisje me makinën e plehrave

    Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel "Arbëria", ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

    2 korrik, luftë para ambasadave

    Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre. "Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin," thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

    2 ditë më pas

    Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t'u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t'u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: "Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit".

    Pasojat e familjarëve

    Babai i Bujarit, Ymer Alikaj, kishte qarë vetëm një herë në rininë e tij, atëherë kur fashistët gjermanë kishin bastisur zonën dhe kishin vënë para murit të pushkatimit disa pjesëtarë të familjes. Për herë të dytë Ymeri qau fshehurazi më 21 qershor, jo aq për heqjen e teserës së partisë, sesa për faktin që idealet komuniste që kishte mbrojtur kishin shkatërruar perspektivën e jetës së fëmijëve të tyre në atë masë saqë në semaforin e viteve '90 nuk dukej asnjë dritë jeshile. Përveç kësaj, ingranazhet e diktaturës qysh më datën 22 qershor përjashtuan nga puna si mësuese fshati në Vlorë motrën e Bujarit. Gjithashtu, me familjet e Fatosit, Kastriotit, Burhanit, Edmondit, Fredit, Ilirit etj. ndodhi e njëjta gjë: përjashtim nga puna dhe akuzë e rëndë për njollosje biografie. Mbledhjet që dukeshin sikur ishin harruar disi, rifilluan përsëri në këtë periudhë me një intensitet të paparë. Nga kupola komuniste ishte dhënë një urdhër i prerë për masat ndaj familjeve të të i****e: përjashtim nga partia dhe largim nga puna në rastet kur bëhej fjalë për funksione ose punë intelektuale, por me sa duket ishte tepër vonë që diktatura të kamuflonte kafshimin e saj të helmuar. Kjo sepse familjarët, pasi dilnin nga mbledhjet e organizatave ku ishin përjashtuar për shkak të veprimit të fëmijëve, papritur takoheshin në rrugë me njerëz të thjeshtë, të rinj ose të vjetër, që i pyesnin "Si është djali?" dhe u jepnin zemër: "Mos u mërzit, im bir ka vendosur të futet nesër në ambasadë".

    Trajtimi...

    Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale. Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më - thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t'u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty. "Arbenit i ka vdekur nëna", "Iliri ka motrën të sëmurë" , ose "Dilni, sepse ata kanë vendosur t'ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit" etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, - thotë Edmondi.

    Finalja Gjermani-Argjentinë

    Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin "Gjermani, Gjermani". Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç'mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

    Lamtumirë, do të kthehemi!

    Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të i****e. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore. Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si "Nënës sime si kujtim", duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë. Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpërisnin me lot në sy fjalët: "Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi". Ndërkaq, në portin e Durrësit njerëzit e policisë shihnin me urrejtje të rinjtë që largoheshin. "Ikni, por të paktën mos flisni kundër pushtetit," tha njëri prej njerëzve të policisë. "Deri tani kemi dëgjuar se si keni folur ju, ndërsa tani ka ardhur koha të flasim ne për të thënë të vërtetën," është përgjigjur atje Ilir Demalia.

  8. #8

  9. #9

    Basha: Shqipëria përfundoi plotësimin e kritereve për heqjen e vizave

    Basha: Shqipëria përfundoi plotësimin e kritereve për heqjen e vizave

    27-12-2009

    Në një intervistë mediatike, ministri i Brendshëm Lulzim Basha konfirmon se teknikisht Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian, për heqjen e regjimit të vizave, e se pritet veç verifikimi formal i ekspertëve dhe marrja e vendimit final. Ministri deklaron se shqiptarët do të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave në fund të 6-mujorit të parë të 2010-s, por nuk përjashtohej as ndonjë mundësi për përshpejtimin e këtij afati

    Në cilën fazë gjendet Shqipëria për të përfituar edhe ajo nga politika e Bashkimit Europian për heqjen e vizave?

    Nga ana teknike, presim dy misione të Bashkimit Europian për të verifikuar dy blloqe të tjera, pas verifikimit që u bë në mes të Dhjetorit për bllokun e sigurisë së dokumenteve. Ky verifikim, në bindjen e ekspertëve tanë kaloi jashtëzakonisht mirë. Ndërsa nga ana politike, mund t’ju them që, sot, Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret themelore për heqjen e vizave dhe, në aspekte të caktuara, në përmbushjen e këtyre kritereve, është më e avancuar sesa tre vendet e rajonit, të cilat kanë përfituar tashmë nga procesi i liberalizimit të vizave. E them këtë, sepse sistemet tona janë më të reja, më moderne se sistemet e fqinjëve tanë. Këtu e kam fjalën për sisteme të tilla si Regjistri Civil Elektronik i shtetasve, i pasaportave biometrike, sistemi i integruar i kontrollit të kufijve, sistemi i analizës së informacionit kriminal dhe disa sisteme të tjera që janë instaluar kohët e fundit dhe kanë përparësi teknologjike më të lartë se sistemet analoge në tre vendet e lartpërmendura.

    Të gjitha këto sisteme që përmendët lidhen më të paktën tre prej blloqeve, që përbëjnë kriteret për liberalizimin e vizave. Ju si do ta analizoni ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e këtyre kritereve teknike?

    Sa i përket sigurisë së dokumenteve mund t’ju them se Shqipëria sot ka ritmet më të larta të prodhimit të pasaportave biometrike në rajon. Aktualisht, kemi nje shifër prej 350 mijë aplikime. Me këto ritme, në mars Shqipëria do të jetë vendi me numrin më të lartë të pasaportave biometrike në rajon. Pasaporta jonë biometrike është më e avancuara si model, krahasuar me çdo vend të rajonit, madje krahasuar edhe me modele tashmë funksionale në Bashkimin Europian. Ndërsa sistemi i lëshimit të pasaportës biometrike është absolutisht nga më të sigurtët dhe sistemet e sigurisë së prodhimit të pasaportës biometrike janë nga më të avancuarit, sot për sot, nga teknologjitë botërorë. Përsa i përket integrimit të këtij sistemi me sistemin e kontrollit kufitar, ky integrim ka ecur jashtëzakonisht shpejt. Sot, pikat e kalimit kufitar anembanë vendit, komunikojnë drejtpërdrejt me Qendrën Operacionale në Tiranë, nëpërmjet Sistemit të Integruar, TIMS, komunikojnë me njëra-tjetrën, komunikojnë me dy vija kontrolli dhe operojnë si një ndalesë e vetme në bashkëpunim me shërbimet e tjera kufitare, siç janë dogana apo shërbimi fitosanitar. Në të njëjtën kohë, pavarësisht se nuk parashikoheshin si detyrime për liberalizimin e vizave, këto pika të kalimit kufitar janë të pajisura me të gjitha sistemet moderne të vëzhgimit, siç janë ato të kamerave on-line që funksionojnë 24 orë, të leximit automatik të targave, të ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me Interpolin, çka është e mundshme nga çdo pikë e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë brenda një kohe rekord prej jo më shumë se dy sekondash. Kjo bën të mundur verifikimin e identitetit, të legjitimitetit të dokumenteve të udhëtimit apo automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet kufirit shqiptar. Pra, mund të them se këto dhe shumë aspekte të tjera, siç është Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, që bën integrimin e komandës së Rojës Bregdetare me operacionet policore të kufirit blu, pra të marinës, të doganave etj, e rendisin sot Shqipërinë, jo vetëm në listën e vendeve që kanë përmbushur plotësisht kriteret për liberalizimin e vizave, por ndër vendet me masat më të rrepta, me sigurinë më të lartë të afrueshme në vendet e Europës Juglindore dhe të zonës “Schengen”.

    Por, siç do të thoshin kritikët e qeverisë, veçanërisht Partia Socialiste, ne, sot, jemi të fundit bashkë me Bosnjën në procesin e liberalizimit të vizave. Keni një përgjigje përse shqiptarët janë të fundit?

    Ne jemi në përputhje të plotë me premtimin e bërë shqiptarëve se shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën “Schengen” në vitin e parë të mandatit tonë të dytë. Kontributi që kjo mazhorancë dhe mazhoranca e kryeministrit Berisha ka dhënë në këtë proces është i padiskutueshëm. Ne kemi mundur, që, në një kohë fare të shkurtër, të rikuperojmë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor një hendek të jashtëzakonshëm që u krijua si rezultat i tetë viteve të keqqeverisjes socialiste. Brenda një kohe rekord arritëm të themelojmë Regjistrin Elektronik Civil të shqiptarëve, i cili u premtua tetë vjet me radhë nga socialistët dhe nuk u realizua. Pa këtë Regjistër nuk mund të prodhonim asnjë dokument të besueshëm identiteti. Ne arritëm të koncensionojmë procesin e pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve elektronike, që sot janë më modernet, më të mirat, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë zonën “Schengen”. Arritëm të krijojmë një regjim kufitar, i cili sot krahasohet me ato të zonës “Schengen”. Pra, mbyllëm një hendek të krijuar në tetë vite nga keqqeverisja socialiste, por edhe një hendek, të krijuar nga paraardhësit ideologjikë të atyre që sot anatemojnë këtë proces jetik për shqiptarët. Dihet shume mirë që Shqipëria arriti në stacionin e vitit 1990 me një hendek të pakrahasueshëm me çdo vend tjetër të rajonit. Mund të themi se viti 2009 ka shënuar ritmet më të shpejta të Shqipërisë drejt plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave. Opozitës dhe zërave kritikë do t’i thosha që të japin një kontribut pozitiv në këtë proces. Deri më sot i kemi parë të lobojnë aktivisht kundër liberalizimit të vizave në Tiranë dhe në Bruksel, pasi e cilësojnë këtë projekt dhe realizimin e tij si një sukses ekskluziv të Kryeministrit Berisha apo të mazhorancës të udhëhequr prej tij dhe jo si një domosdoshmëri për të gjithë shqiptarët, pavarësisht prej përkatësisë së tyre politike. Ju bëj thirrje të heqin dorë nga praktikat bizantine të lobingut intensiv kundër këtij procesi, që është për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike, Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të hedhin një hap pozitiv në drejtim të elementëve kryesorë të procesit. Nuk kemi parë akoma asnjë drejtues të lartë të PS-së të bëjnë qoftë edhe një thirrje të hapur publike për pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike apo të shkojnë t’i marrin vetë këto pasaporta. Pra, duke mbajtur një qëndrim refraktar dhe kompleksiv ndaj këtij procesi, opozita shqiptare, Partia Socialiste, jo vetëm që nuk jep shembull pozitiv, por, qartësisht, ka një kompleks negativ ndaj procesit të heqjes së vizave.

    Pasi të merret vendimi për liberalizimin e vizave, a do t’i duhet një qytetari shqiptar të paraqitet sërish në zyrat konsullore për ndonjë dokument tjetër, në mënyrë që ai të udhëtojë drejt zonës “Schengen”?

    Pajisja me një pasaportë biometrike është i vetmi kusht. Pra, me një pasaportë biometrike, çdo shqiptar i drejtohet pikës kufitare të vendit, në rrugë tokësore, detare apo ajrore dhe lëviz i lirë drejt zonës “Schengen”.

    Mund të bëni një parashikim se kur do të ndodhë kjo? Një parashikim politik dhe teknik...?

    Parashikimi ynë politik është se vendimi merret brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Dhe, shumë shkurt pas kësaj, shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë, pa asnjë pengesë në zonën “Schengen”.

    Teknikisht është gjithçka në rregull?

    Teknikisht mund t’u them me bindje të plotë, si Ministër i Brendshëm, se Shqipëria, sot, ka plotësuar të gjitha kushtet. Dhe në disa prej kushteve, kemi ecur me përpara se vendet që, tashmë, kanë përfituar nga liberalizimi i vizave. Tani presim vetëm verifikimin.

    55

  10. #10
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Une kam qene ne ambasaden franceze.Kur na ndaluan ne Maminas pame disa fshatare qe dolen nga misrat dhe disa kishin arme.Na shkoi mendja se do te na ekzekutojne dhe do te thone se "populli ndeshkoi tradhetaret".Por fatmiresisht sic morem vesht me vone ndalesa ishte bere per shkak se nje autobuz kishte difekt.Nuk do ti harroje ato fytyrat e ngurta te ushtareve dhe policeve ne portin e Durresit.Ishte nje ndjenje sureale, sundonte nje heshtje varri.Sapo hipen ne tragetin Orient Star filloi te binte shi.Pak nga pak dritat e pakta dhe te zbehta te bregut shqiptar u zhduken.Nuk na besohej qe po iknim per ne France.Nuk mund te shpjegohet ajo qe ndjenim.Nje gezim i madh per lirine por edhe ankth per familjet qe kishim lene prapa.E pabesueshme ka qene dita kur ne tirane u hodh busti i Enverit.Ne ishim jashte hotelit tek lulishtja kur nje ish i denuar politik vjen me vrap drejt nesh dhe qeshte dhe qante ne te njejten kohe.E hodhen qenin, e rrexuan qenin, e rrexuan bustin e Enverit.Ne u sulem me vrap drejt televizorit per te pare me syte tona ate qe po ndodhte ne Shqiperi.Lajmet e dhane gjate gjithe dites skenen e rreximit te bustit.Mund ta kem pare me dhjetra here ate skene ate nate dhe ne ditet qe vijuan.Nuk kishte gezim me te madh.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 13-02-2014, 18:12
  3. Duan shqiptaret te hyjne ne BE?
    Nga Robbery në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-11-2011, 20:27
  4. 2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 03:10
  5. Ambasadat 1990
    Nga Tironcja_BLN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 14:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •