Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Besa e Kostandinit
    Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
    Doruntina trembėdhjetė !...
    Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
    kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
    - Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
    t'a sjell!.
    Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

    ... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
    dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
    Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
    Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
    - Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
    Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
    - Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
    marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
    Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
    dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
    - O biri im! O biri im! O biri im!...
    Edhe tri herė tė tjera:
    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
    Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
    Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
    Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
    Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
    - Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
    - Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
    Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
    - Kostandin, o im vėlla!
    Dhe iu afrua e pėrqafoi.
    Kostandini i tha:
    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
    Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
    - Eja motėr, ashtu si je!.
    E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
    Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
    - Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
    - Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
    - Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
    Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
    Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
    Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
    - Mėmė hapma derėn!
    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
    marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
    Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
    - Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
    - Mė solli Kostandini, im vėlla.
    - Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
    Dhe si rinin tė dyja,
    njėra tek praku e tjetra nė derė,
    plasėn si qelqi me verė...
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ymer Agė Ulqini
    YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.
    - Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
    - Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
    Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
    - Do tė tė pres nėntė ditė
    - Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
    Vasha psherėtiu
    - Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
    Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
    tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
    Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
    C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
    - Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
    - Tė fortė e paska zemrėn.
    - Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
    Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
    - C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
    Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
    - Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
    I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
    - C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
    Ymer Aga pėshon e ia kthen:
    - Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
    - C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
    - Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
    - I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
    - E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
    Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
    - C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
    - Tė le besėn time o bijė e mbretit .
    E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
    - Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
    Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
    - Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
    Ymer Aga kthehet e u thotė:
    - C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
    - Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
    Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
    vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
    Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
    shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
    tonė ...
    - Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
    - Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
    - Mirė se vjen o rob i zėnė!
    - Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
    - Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
    - Vij nga ajo e zeza Spanjė!
    - A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
    - C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
    - Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
    - C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
    - Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
    Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
    - Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
    - Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
    - Nga ajo e zeza Spanjė
    - A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
    - Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
    Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
    Ymer Aga hidhet e thotė:
    O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
    - Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
    Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
    - A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
    - Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
    - udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
    Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
    Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...


    Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
    - ē'u bė Ymer Aga robi ?
    - E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
    - Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
    Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
    Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
    - Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
    Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
    - Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
    - Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
    - Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
    Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
    - Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
    pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
    Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #13
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen.
    Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
    Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.

    -Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe bertiti: (terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!

    Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Ēekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 14-01-2008 mė 18:45

  4. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se fjala ora eshte nje fjale shume e lashte ilire.Ne kete menyre shpjegohen lehtesisht te gjitha fjalet e zoterve, qe na vijne nga lashtesia dhe qe fillojne me or, psh Orphei,orakel etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 05-04-2006 mė 08:07

  5. #15
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga KoTeLja_VL Lexo Postimin
    Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen.
    Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
    Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.
    -Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe bertititerhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!
    Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Ēekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.
    kjo ketu me duket folklor turkoshak se ata armiqte ishin kryengrites shqiptare me siguri...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #16
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    A ka dijeni ndokush nesa ka ndonje botim a dicka te tille ne gjuhen angleze?
    E kam fjalen per Eposin e Kreshnikeve por edhe per legjenda te tjera Shqiptare
    Une jam munduar shume te gjej diēka por eshte e pamundur
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  7. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Legjenda e Brahim Ketes, e kenduar nga Ilir Shaqiri dhe Shyhrete Behluli.
    http://youtube.com/watch?v=DDRhKXMeELw

    Brahim Keta i ri, paska qene nande vjece
    se c'e pyetka djali, pyeti nanen e vete
    Djal ma t'mire oj nane, a ka ne keto shpie
    Baben ta kane vra, bir, e motren zan jesire

    Nene o nena ime, c'i ka rene ksaj shtepie
    a ka arme burri, apo lojna femie
    T'ka lane baba o djal, gjokun kullalie
    baba ta ka lane shpaten xeherlie

    Nene o nena ime, po t'flet zemra e djalit
    n'dore te tagjise oj nene, t'kam pru kryet e krajlit

    Brahim Keta i ri, besa i hypi kalit
    n'dore te tagjise oj nene, t'ka pru kryet e krajlit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 06-01-2008 mė 16:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    EPOSI I KRESHNIKEVE
    Cikat e Jutbines mbysin Marke Vuketiqin (II)

    Muji dhe Halili i sulmojne shkjete dhe vrasin shume syresh. Marku i mbetur
    fillikat i fut vajzat ne nje shpelle dhe ne gryke te saj venos nje top.
    Halili i afrohet hyrjes se shpelles. Marku behet gati t'i bjere me top, por
    Kuna i therret Halilit:

    -Pse kaq fort deres po i avitesh,
    tutna shkau si po te vret!

    I inatosur, Marku u kthen topin vajzave, por te gjitha ato hidhen mbi te dhe
    e vrasin.
    (vargjet 250-66)

    Shum' gezimin Muja e kish ba,
    mir' ni leter Muja e kish shkrue
    e ia kish cue krajlit Kotorrit:
    - Ti si je krajli i Kotorrit,
    ni faj te vogel na ta kem' ba.
    ish kan' ni Marke Vuketiqi,
    i dit' ne Judbin' pahiri ish kan' ra;
    kurrni burr' ne Judbin s'ka qillue,
    sall me cika Judbinen e kem' pa'.
    Pa iz' ton' cikat luften ia kishin nise,
    ni mij' shkie shkaut ia kan' prei,
    me thoj ne fyt Markun e kan' myte;
    kurrni mashkull ne Jutdbin' faj nuk te ka.
    Kshtu kan' ba t'paret tane motit
    e na pacim besen e zotit!
    Shpata e te drejtit gjithmon' fitofte,
    krajlat e te keqin gjithmon' i shkurtofte.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Perralla e Shqipes

    Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

    "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

    "Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

    "Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

    I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

    I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."

  10. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    MENDJA, URTĖSIA

    Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri me plakun e fshatit tė rripte njė gur e, pastaj tė pėrgadiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
    Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijsit. Vajza ishte e re,shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė.
    Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė habxhar nė dorė dhe i tha:”Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn”.
    Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija.Prijėsi u zemrua dhe i tha:
    - Ku ke ndėgjuar or plak,qė tė theret guri?Mos kėrkon tė tallesh me mua?
    Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
    - Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj, o prijės,po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
    Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
    Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re.Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit,aq sa vendosi tė ndahet prej saj,megjithėse e donte si mė parė.
    - Unė po shkoi pėr gjueti,por ki mendjeno qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje,me mua nuk ke punė mė,do tė ndahemi njėherė e mirė.
    Kaloi njė ditė,dy apo mė tepėr dhe te fqinjėt erdhi njė mik.Natėn pela e mikut polli njė mėz.Nė mėngjez miku,kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
    Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesė.Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės,duke ardhur,pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
    Tė gjithė u habitėn.Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.:
    - Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata,e pastaj,ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
    Grueja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
    - Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė,si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
    Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
    Kur u kthye nga gjyetia,prijėsi mori vesh qė grueja e tij kishte shkelur porosinė ēfarė
    qė i kishte dhėnė,ai u gėzua dhe i propozoi gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė,apo ku tė dėshirojė.
    - Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sėbashku darkėn e fundit tė
    lamtumirės, - u lut ajo dhe,pasi mori pėlqimin e tė shoqit,shtoi sofrėn.Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin,pastaj,me kujdes,qė tė mos zgjonte,e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
    Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
    - Ku po mė qon kėshtu?
    E shoqja, si gjithnjė,u pėrgjigj qetė:
    - Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra,unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr.Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.
    Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
    Populli nuk thotė kot:” O ZOT, NA RUAJ MENDJEN

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •