Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Letra dhe histori dashurie.

    Ju ka ndodhur ndonjehere te keni deshire ti thoni shume fjale njeriut qe doni por nuk e keni bere asnjehere?
    A i keni shkruar ndonjehere ne nje copez leter - TE DUA - dhe t'ja lini tek koka e krevatit qe ta lexoj sapo te zgjohet?
    Mendoj se nje leter dashurie vlen ne ēdo kohe.
    Nese nuk e ke bere asnjehere provoje sot , shkruaje sa nuk eshte vone qe, kur te duash ta shkruash te mos kesh kujt.

    NJE LETER DASHURIE.
    Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
    Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
    Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siē dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
    Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
    Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithēka me zemer.
    Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
    E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
    Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
    Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
    Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
    Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
    Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se ēdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
    Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja .

    Nenshkrimi UNE
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ishte nje nate e lagesht vjeshte,gjethet e arta zverdheronin neper asfaltet e lagura nga shiu i mbremjes.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje ditelindje si gjithe te tjerat,do kercej, e bej gallate ashtu si perhere.Sapo hyra syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me vite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te na prezantonin.Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Doren e durrsakes bukuroshe,asaj qe ndoshta ndjenjen time per te nuk do ta mbylli as erresira e varrit.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja toruan,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi kaq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua qe te dredhen mbi supe.Kam zili eren kur ti perkedhel me flladin e saj.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam i yti me tere qenien time.Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit,oh Zot para nje bukurie te tille nuk qendroj dot.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha i emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend te holle prej zane.Te kujtohet yll i vogel kur dolem nga lokali e ashtu pakuptuar u fshehem prej te tjereve.U mallengjeve me bukurine e gjirokastres nga siper,dhe po flisje ashtu tere hare si femijet e vegjel.Nuk kujtoj me asgje.......... vetem se ndjeva embelsine e buzeve te tua,dridhesha i teri,e nuk ngopesha se shternguari trupin tend te dregjur si lastar.Ajo nate per mua eshte gjithcka,sepse jeta ime mori kuptim kur nder krahe te pushtova ty shpirti vogel.Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje.Aranela me ka marre malli shume zemer. Flori

    Bah..........sa romantik i madh qe jam
    E paskam tepru icik me duket.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 11-01-2005 mė 11:57
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    LETER DASHURIE 2

    Me pelqen te te shoh duke fjetur zemer.
    Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma ēarēafeve te krevatit tone.
    Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaēurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel.
    Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish gjumin
    Me pelqen te imagjionoj keta sy te thelle blu qe me dashuruan disa kohe me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe gjithēka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne te dy dhe te harrojme ēdo gje qe nuk eshte une dhe ti.
    Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar.
    Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te peshperis "te dua", duke ndaluar ne ēdo rrokje, duke u kenaqur me ēdo germe, duke intentuar qe ēdo tingull te mbushi me dashuri ēdo skute te shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija te rridhnin vetem.
    Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    ( Histori pasionesh dashurie )



    ...Shekujt pasojnė njeri-tjetrin e, bashkė me ta, ikin me rradhė edhe poetėt. Por dashuria e tyre mbetet. E pavdekėshme !...Mbetet nė librat, poemat, letrat e kujtimet e jetės sė tyre. Mbetet sidomos nė shėnimet e pusullat epistolare intime. Leximi i tyre e zhyt lexuesin nė vorbullat e stuhitė e pasioneve tė tyre. Njė libėr me titullin Pesėdhjetė pusulla dashurie ( 50 billets d'amour ) i botuar kėto kohėt e fundit nė Francė ( hartuar nga Albine Novarino dhe Editions Carnets ), merr pėrsipėr nismėn e vėshtirė qė, mes morisė sė pafund tė letrave dashurore tė poetėve e prozato rėve, tė zgjedhė ndofta, pesėdhjetė mė tė mirat. Leximi i kėtyre 50 pusullave, tė shoqėrojnė plot dridhje e vibrime shpirti e pasione tė pėrflakta. Nga mesjeta e gjer nė vitet e fundit tė shekullit tė XX-tė, ato kendojne tė njejtėn kengė, atė tė lumturisė sė njerut qė dashuron. Ato bejnė pjesė mes atyre letrave tė cilat ne i lexojmė e rilexojmė ose, mė mirė tė themi qė i pėrpijmė, i pėrsėrisim pa zė a i deklamojmė pėr ata qė do tė dėshironim t'u a dedikonim. Janė letra e fraza qė i lexojmė e rilexojmė e, pastaj, teksa shkojmė tė flemė i fusim poshtė jastėkut pėr tė parė endėrra tė bukura e, kur ngrihemi nė mengjes, i hapim e i lexojmė pėrsėri duke menduar pėr atė qė i ka shkruar, pėr vetė faktin se nė saj tė dashurise jeta ėshtė e bukur e, ndofta, vetėm pėr tė i'a vlen tė jetosh... Kush prej nesh nuk guxoi tė shkruajė njė letėr a pusullė dashurie? Kėto pusulla tė shkruara natėn a nė dritėn e diellit, nė letra tė parfumuara a copa tė shkėputura e tė grisura vrullshėm nga njė fletore a bllok shenimesh, me apo pa gabime ortografike, keto letra pafundėsisht tė ēmuara, kanė shėrbyer si ura bashkimi mes femrash e meshkujsh qysh nė mugėtirėn e kohėve, qysh kur Zoti krijoi Adamin dhe Evėn...



    Victor Hugo pėr Juliette Drouet



    ( Njohja e Viktor Hygo me Zhuliet Drouet ndodhi mė 1833 nė teatrin Saint- Martin e, qysh nga ai ēast, nisi historia e madhe dhe e rrallė e dashurisė sė tyre )

    "...Ju e dini se sa ju dashuroj, o engjėlli im i mirė e, megjithatė, ju doni qė t'i u shkruaj pėr tė. Keni tė drejtė. Duhet tė dashurosh e, pastaj, kėtė ndjenjė duhet t'a shkruash e, pastaj duhet t'a puthėsh nė gojė, nė sy e kudo tė zgjedhurėn e zemrės tende. Oh, Juliette, sa ju dua!... Kur jam i trishtuar, mendoj pėr ju ashtu siē mendojmė per diellin nė dimėr e, kur jam i gėzuar, unė mendoj pėr ju, ashtu siē mendojmė pėr hijen kur ndodhemi mes pėrvėlimit tė diellit... E shihni, Juliette e embėl, se sa fort ju dua?... Me gjithė shpirt!...Pres nga ju njė puthje, e bukura ime, Juju !... "



    Alfred de Musset pėr George Sand



    ( Dashuria e Musset pėr George Sand ishte njė stuhi e vėrtetė, por momentet qė ata kaluan sė bashku nė Itali qenė tė njė intensiteti tė papėrshkruar lumturie )



    "... U benė tetė ditė qė kam ikur e s'tė kam shkruar akoma. Kjo, jo pėr gjė tjetėr, por nga qė prisja njė moment prehje. Doja tė shkruaja me nge, qetėsisht, nė njė mengjes tė bukur e tė falenderoja pėr letrėn qė mė ke derguar. Shpirti i dashur, ti ke njė zemėr engjėlli, Ti je kaq e mirė, kaq e ndjejshme, kaq e embėl e unė dua tė shkruaj vetėm pėr dashurine time... Oh, George, ē'farė dashurie! Kurrė, asnjė s'ka dashuruar, si te dua unė ty. E di ?... Unė jam i humbur. Pa frymė, i mbytur nga dashuria. E s'arrij tė kuptoj nė se rroj, ushqehem, marr frymė apo flas... Di vetėm qė tė dua... S'e di, nė se ti e ke provuar ndonjėherė njė ndjenjė tė tillė po, them se kjo ėshtė vetė lumturia. Lumturia tė ndjehesh i dashuruar, lumturia qė lutemi tė na japė Zoti...Une tė dua e, kėtė, dua t'a dėgjoj tė m'a thuash edhe ti... Tė dua e ndjej qė po vdes nga dashuria, nga njė dashuri pa fund, pa emėr, dėshpėrueshėm, i pėrhumbur. E ti, George, dije!.. .Ti je e dashura, e adhuruara, je ikona ime sė cilės do t'i falem gjer nė vdekje. E, nga kjo semundje qė mė ka zenė, s'dua tė shėrohem. Pėr mė tepėr, s'mė duhet mė as jeta. Mė mirė tė vdes duke tė dashuruar ty. Kjo vlen mė tepėr se vetė jeta. Por, vetėm pėr njė gjė do tė mė vijė keq, qė do thonė se ti doje njė tjetėr njeri. E di, por unė do vdes duke dashuruar ty... Tė dua, tė dua, askush s'mė ndalon dot tė dua ty... "



    Honoré de Balzak pėr konteshėn Hanska



    ( Njė dashuri legjendare ajo e Honoré de Balzac pėr konteshėn e martuar polake, Hanska. Ajo zgjati pėr 15 vjet pa u takuar dhe lindi e u mbajt vetėm nėpermjet korrespondencės. Balzaku do tė martohej me Hansken vetėm mė 1850 pak muaj para vdekjes sė tij )


    " Engjėlli im i adhuruar... Jam bėrė vėrtet i luajtur nga mendtė nga dashuria pėr ty. Rri si budalla e s'bėj gjė tjetėr veē mendoj pėr ty e, ēdo pėrfytyrim mė sjell pranė teje. Tė kap, tė shtrėngoj, tė puth, tė pėrkedhel. Ti, je nė zemrėn time e, unė, ndjej aty praninė tende delikate. O perėndi, unė zgjohem ēdo mengjes me mendimin qė t'i them vehtes: Hajt, nisu, shko tė takosh engjėllin tend... E pastaj, tėrhiqem i shtrėnguar nga dhjetra pengesa e obligime. Eshtė luftė e vėrtetė kjo qė ndodh brenda meje. Jo, kėshtu, s'rrohet !... Kjo qė po ndodh, s'mė ka bėrė kurrė vaki... Ndjehem i pėrhumbur, i marrė e njėkohėsisht i lumtur teksa pėrjetoj kėtė endėrr kaq delikate qė pėr mua ka vlerėn e njė mijė vjet jetė. Jam vėrtet nė gjendje tė tmerrėshme. Nė ēdo qelizė, nė ēdo pore tė trupit tim ndjej t ė jem i pushtuar, i pėrmbytur nga dashuria. Unė nuk jetoj veēse pėr dashurinė e, nė tė njejtėn kohė po grryhem nga pezmi pėr tė... Oh, Eva ime e embėl, ti s'e di, por unė kam tani nė duar letrėn tende e, flas me ty sikur tė tė kisha ketu, para meje. Tė shoh, tė ndjej, tė adhuroj tė bukur e magjike. Dje, gjithė darkėn, po thoshja me vehte: Ajo ėshtė e imja. As engjėjt nė parajsė s'janė aq tė lumtur sa ē'isha unė mbremė..."



    Guillaume Apollinaire pėr Lu



    Mė 1914, Gijom Apoliner njihet nė Nisė me Louise de Coligny-Chatillon e mes tyre shpėrthen njė< /SPAN> pasion i papėrmbajtur dashurie. Pėr shtatė ditė ai njohu tek ajo nj ė voluptet tė rrallė, njė erotizėm delikat e nė tė njejtėn kohė violent. Ajo quhej Luizė, por Apolliner gjithmonė e quajti "e vockla ime Lu". ( Lu - shkurtim i emrit Luizė ). Njė dashuri qė zgjati gjatė gjithė jetės sė tij e sė cilės, ai i dedikoi njė libėr tė mrekullueshėm me poezi .



    "... Nga ajo natė e bekuar, mbi tė gjitha, unė kam ruajtur nė sytė e mi kujtimin e puthjve tė harkut tė tendosur tė njė goje tė hapur pėrgjysėm, tė njė goje tė freskėt e tė qeshur e cila profeconte fjalėt mė me mend e mė me ndjenjė, shoqėruar me njė tingull zėri aq harmonik, i cili mė bėn tė mendoj e tė ndjej se Lou ( Luisa ) pėr mua ėshtė diēka mė tepėr se shenjtore. Po tani ?... Ku e kam atė zė, ato fjalė, magjia e tė cilave mė shkaktonte iluzione aq fantastike ?... Nuk kanė kaluar as njezetė e katėr orė nga ndarja jonė e, unė ndjej qė dashuria mė mposht e, nė tė njejtėn kohė, mė jep krahė, mė ngre lart, aq lart sa qė unė pyes vehten, e them : Vėrtet, a kam dashuruar ndonjėherė tjetėr mė parė ?... " .



    ( Shenim: Nė kėtė vėllim pėrfshihen letra tė shkembyera mes Hčloise - Abélard, Henri i IV-tė - Gabrielle d'Estrées, Voltaire - Marie-Louise Denis, Diderot - Sophie Volland, Madame de Stael - Konti Ribbing, Napoleon Bonoparti - Joséphine de Beauharnais, Benjamin Constant - Madame Récamier, Victor Hugo - Juliette Drouet, Balzac- Madame Hanska, Flaubert - Louise Collet, Simone de Beauvoir - Jean-Paul Sartre, Guillaume Apollinaire - Lou e tė tjera )





    ( Marre nga gazeta"Koha Jone" )

    ------------------------------------

  5. #5
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Sme za gjumi. Syte te e rraskapitur por prap nuk kane deshire te mbyllen kur perpara tyre je ti. Nuk lodhen kurre duke te veshtruar.Gjithnje me kujtohet dita kur te pash per her te pare. Shiu binte , era frynte dhe qielli i nxirre nga rete u hap dhe lejoi nje rreze dielli qe me verboi. Nuk e ndjeja ma as shiun, as eren. Floket e tu te zez, te njomur nga shiu kishin shkuar menjane nga era qe frynte. Ne ate ēast gjithēka u ndal dhe un kisha nje deshire te vetme, te isha nje pike shiu. Nje pike e vogel shiu, te bie nga lart mbi floket e tu, te rreshket mbi ballin tend te shndritshem, te behem nje me syrin e zez, te perkedhel fytyren dhe te vdes mbi buzet e tua flak. Qe nga ai moment skam reshtur se menduari per ty, kur ste kisha pran dhe tani qe te kam prane. Sdo te doja kurre te lija. Do doja te shtrengoja fort nen krahet e mi, te burgosja aty ne perjetsi. Gjithnje kam dashur te te them por skam mundur. TE DUA zemer, tani dhe pergjithmone


    ice-koka-vet (sme shkon ky rol jo)
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Nje Hymn I Vertete Per Dashurine

    Thuame qe me do... dhe Remarku del serish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih -

    Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit "Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike.

    Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk jetonte vecse ne endrrat e Remarkut

    Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

    O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...



    - France -

    Kohet e fundit ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxorri ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes), i cili permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

    Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...

    Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, per Marlene Dietrich ne Beverly Hills

    18 janar 1939

    Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.

    Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

    Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .

    Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.

    Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

    O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...

    Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

    *Puma - keshtu e quan ai me perkedheli te dashuren e tij, Marlene Ditrih.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Letra pėr tė dashurėn e tjetrit

    nga FM

    “Dua edhe unė njė vajzė!” tha ai.
    “Po ajo… a tė do?!”
    “Edhe ajo, por s’kemi folur pėr kėtė me njeri-tjetrin!”
    “…e megjithatė duheni!” ia prita unė.
    Thashė kėshtu, i shtyrė vetėm e vetėm nga klima e humorit, tė cilėn ai vetė e kishte ofruar nė tryezė. Vazhdoi tė qeshte, pra nuk kishte ndonjė qejfmbetje, hė-pėr-hė! E cili ishte ai qė kishte pėrcaktuar rregulla, kushte tė shkruara, tė miratuara e tė vulosura, nė bazė tė cilave duhej tė lindnin, tė rriteshin dhe tė mbeteshin tė pėrjetshme, dashuritė njerėzore?!
    “Ti e pranove menjėherė ftesėn time, tha Devi, pas pak. Nuk ia vlen ta mundojmė kot njėri-tjetrin. Unė e di qė ti, po tė duash, mund tė mė ndihmosh…qė ajo tė mė dojė edhe mė shumė!”
    “E njihkam atė vajzė?!”
    “Jo, jo!” tha Devi me tė shpejtė. “…Ti nuk e njeh atė, por mund tė mė ndihmosh ndryshe mua: unė e di se ti shkruan, prandaj shkova ndėrmend tė mė shkruash ca letra pėr atė…”



    --------------------------------------------------------------------------------


    I dija vetėm emrin: Devi. Vetėm kaq. Binte menjėherė nė sy, mes njė grupi djemoshash qė shėtisnin gjithnjė bashkė. Asnjė gjė mė tepėr nuk dija pėr tė. E pėrsėris, e gjithė pėrshtypja lidhej me pamjen e tij tė jashtme.
    Sa herė qė dilja nė qytet, thjesht pėr shėtitje, pėr tė kėmbyer librin e radhės nė bibiliotekė, apo pėr tė takuar ndokėnd nė lokalet nė qendėr, gjithnjė do tė mė zinte syri atė, Devin. I gjatė, brun i theksuar, me flokėt kokoridhka, lėshuar pak mbi ballė, i veshur dukshėm mė bukur se moshatarėt e tij. Kėmishėt dhe bluzat, ashtu si dhe pantallonat, tė qepura ngushtė pas trupit tė drejtė e tė fuqishėm, tė mbushur dhe harmonioz, binin nė sy. Vetėm pėr tė mirė. Nė vendet mė tė dukshme tė bluzave e kėmishave, diku nė cepet e xhepave tė tyre apo aty nė rrethin e ngushtė tė pantallonave, gjithmonė do tė shihje ndonjė lulkė tė qėndisur apo ndonjė zbukurim tė stampuar.
    Deri atė ditė tė djele, kur tėrė mirėsjellje mė pyeti nėse mund tė takoheshim, tė uleshim diku e tė pinim njė kafe a diēka tė ftohtė, mbase tek unė ekzistonte vetėm dėshira e pashkak, pėr ta pėrshėndetur. E pėrsėris edhe njė herė arsyen: thjesht pėr shkak tė dukjes sė tij tė veēantė.
    Kur ndodhte tė pėrballeshim, gjatė asaj qė nė qytetin tonė vogėlush quhej shėtitje e mbrėmjes, na kishte rastisur tė shkėmbenim vėshtrimet dhe tė pėrshėndeteshim me sy, me gjeste apo edhe me ndonjė mėrmėrimė qė, nė tė vėrtetė, asnjėherė s’kishte marrė formėn e fjalės. Asnjėherė s’na kishte ndodhur tė flisnim por, brenda kėtij absurdi tė provincave, mbase secili prej nesh, kishte filluar tė besonte se ia donim tė mirėn njeri-tjetrit! Mbase po ndjeheshim si dy tė njohur tė vjetėr qė, edhe pse kishim kohė qė nuk rrinim bashkė, i bindeshim urdhėrit tė fshehtė tė njė tė shkuare tė largėt, gjatė sė cilės kishim qenė miq.
    Kjo ishte e vetmja arėsye qė, sapo mė shprehu dėshirėn pėr tė ndenjur ndonjė ditė, diku, pėr ndonjė kafe, ndonjė gjė tė freskėt a ndonjė gotė birrė, dėgjova veten t’i thosha se ishte, njėherėsh, dėshira dhe kėnaqėsia ime. Nė jetėn time, do tė mė duhej kohė mė e gjatė, qė tė arrija nė pėrfundimin se nė kėtė botė tė rrėmujshme, pėr shkak tė dukjes, ndodhnin ca gjėra qė individi i shpėtuar prej komplekseve tė tillė, do tė bėnte mirė t’i shmangte.
    Dita, koha, ora pėr tu takuar me Devin, merret vesh qė erdhi shumė shpejt. Qė tė nesėrmen. Nė atė qytet midis kodrash, si kudo nė provincė, kishte vetėm njė rrugė kryesore, vetėm njė shėtitore, ku dilnim tė gjithė. Po tė mos shėtisje, nė kėtė qytet vogėlush, domethėnė se nuk ishe fare! Tė nesėrmen, unė dhe Devi, ishim, u pamė, kėmbyem njėherėsh tė njėjtin gjest dhe i zgjatėm dorėn njeri-tjetrit. Shkuam u ulėm diku, nė njerin nga lokalet qė zotėronte pamjen e shėtitores aty poshtė, unė porosita njė birrė, ai diēka tė freskėt dhe as qė e morėm me mend se kishte nisur njė odise, Itaka e sė cilės do tė shfaqej shumė mė vonė.
    Pas disa minutash bisedė, po mendoja se nė tė vėrtetė ai djalė nuk ishte aq simpatik sa e kisha vėnė re mė parė. Kjo vinte, ndoshta, ngaqė kushedi pėrse, pata pritur qė ai tė fliste po aq bukur e kėndshėm, sa edhe vishej. Mė besohej se edhe ai vetė torturohej pėr ta zbutur kėtė kontradiktė, qė nė fund tė fundit nuk ishte antagoniste!
    “Si i keni punėt?” e pyeta mė nė fund, kur as heshtja, as menyja e asaj qė po flisnim, s’po zbulonte ndonjė shtysė tė mjaftueshme pėr ftesėn e bėrė prej tij. Kishim folur pėr birrat, tė cilat nė qytetet minatorė silleshin drejtėpėrdrejtė nga Korēa, pėr pijet e ftohta qė pėrgatiteshin nė qendrėn e rrethit, mė pas pėr skuadrėn e futbollit tė qytetit, qė nuk humbiste kurrė pikė nė fushėn e saj, pėr tė dalė, mė nė fund, atje ku duhej tė nisnim.
    “Dua edhe unė njė vajzė!” tha ai.
    “Po ajo… a tė do?!”
    “Edhe ajo, por s’kemi folur pėr kėtė me njeri-tjetrin!”
    “…e megjithatė duheni!” ia prita unė.
    Thashė kėshtu, i shtyrė vetėm e vetėm nga klima e humorit, tė cilėn ai vetė e kishte ofruar nė tryezė. Vazhdoi tė qeshte, pra nuk kishte ndonjė qejfmbetje, hė-pėr-hė! E cili ishte ai qė kishte pėrcaktuar rregulla, kushte tė shkruara, tė miratuara e tė vulosura, nė bazė tė cilave duhej tė lindnin, tė rriteshin dhe tė mbeteshin tė pėrjetshme, dashuritė njerėzore?!
    “Ti e pranove menjėherė ftesėn time, tha Devi, pas pak. Nuk ia vlen ta mundojmė kot njėri-tjetrin. Unė e di qė ti, po tė duash, mund tė mė ndihmosh…qė ajo tė mė dojė edhe mė shumė!”
    “E njihkam atė vajzė?!”
    “Jo, jo!” tha Devi me tė shpejtė. “Ajo ėshtė nga qyteti. Dikush na ka prezantuar nė korespodencė, po ta quajmė kėshtu sa pėr fillim! Ti nuk e njeh atė, por mund tė mė ndihmosh ndryshe mua: unė e di se ti shkruan, prandaj shkova ndėrmend tė mė shkruash ca letra pėr atė…”
    Mė lindi befas dėshira e keqe, tė tallesha nga pak me kėtė farė djalurēine qė kėrkonte t’ia rregullonin dashurinė tė tjerėt me letra, por, pasi m’a kishte hedhur idenė e tij ēakalloze, vazhdoi tė mbetej gjithėsesi serioz. Mė keq akoma: po mė besohej se pikėrisht kjo lloj dashurie e sugjeruar, e kthyer tek ai nė njė lloj tė veēantė shqetėsimi, e kishte shtyrė kėtė bukurosh ta rriste edhe mė, zellin e tė veshurit bukur. Pasi kishte plotėsuar kėtė kusht pėr fillimdashurie, sapo kishte hedhur edhe hapin e dytė: po bisedonte me njeriun qė mund t’i shkruante letrat e dashurisė!
    “U njohėm nė njė dasmė, kėrcyem disa herė bashkė. Mbase i vajtėn sytė tek unė, ngaqė, jo pėr tė shitur mend, por kam mėsuar tė vallėzoj bukur! Sipas fjalėve tė njė vajze tjetėr, qė banon kėtu, ajo vajzė mė do mua. Kjo goca tjetėr, ndėrmjetsja, po ta quajmė kėshtu hė-pėr-hė, mė ka thėnė se ajo lexon shumė libra. Prandaj dhe shkova ndėrmend, t’ia mbushim mendjen me letra tė bukura, me vjersha, poema…e kupton Devin tani?!”
    Tashmė po fliste rrrjedhshėm fare. Me njė llogjikė tė tillė qė mė bėnte tė mendoja se, ēdo gjė qė do tė mė thoshte paskėtaj, mė duhet ta besoja, pa dyshuar nė ishte e vėrtetė apo jo. Nuk dija dhe as qė guxoja tė parashikoja se ē’mund tė ndodhte me kėtė riosh, pesė apo dhjetė vjetė mė vonė, por e kisha tė qartė ē’mė kėrkonte tani: Tė shkruaja letra dashurie pėr tė dashurėn e tij!
    Pa e kuptuar, njomėzaku nė nevojė tė ēuditshme, kishte zbuluar tek unė njė ves: predispozitėn pėr tė shijuar kėnaqėsitė qė sjell pėrtallja e njė tjetri. Pėrkundėr natyrės sime, besova menjėherė se ky bukurosh mund tė mbahej pranė si njė farė lodre e bukur, zbavitėse! Vetėm shumė vite mė vonė, duke rikujtuar ato qė ndodhnin nė atė rrugė-shėtitore tė vetme, midis tė tjerash kam vėnė re praninė jetike tė lodrave dhe kohėhumbjeve tė veēanta provinciale: pa to, sigurisht do tė ishim varrosur pėr sė gjalli: mbase pikėrisht duke shėtitur!
    I thashė se, menjėherė duhet tė takoheshim. Ndokund tjetėr; as nė shtėpinė time, as nė tė tijėn, siē ma shkoi ai ndėrmend. Merret vesh qė nuk kundėrshtoi. As e shkoja ndėrmend se mund tė vinte njė ditė e tillė nė marrėdhėniet midis: tėrė jetėn do tė mbetej borxh dhe mirėnjohės!
    Nė takimin e parė, qysh nė nė fillim i kėrkova, pastaj e detyrova, tė mė fliste pėr dy orė rrjesht pėr qytetsen e dėshiruar prej tij. Pasi vetė ai, nė rrėfim tė lirė, nuk e zgjati dot ligjėrimin mė shumė se dhjetė minuta, e bombardova me njė shi pyetjesh, tė cilat as vetė nuk i kisha shkuar ndonjėherė ndėrmend.
    “Si e ka emrin, mbiemrin, flokėt, dendėsinė, ngjyrėn, gjatėsinė, butėsinė, ashpėrsinė, si i kreh, a i rrėzon balluket mbi ballė, i lidh mbrapa, bishtkali, cilat komplimente i pėlqejnė, nė cilat poza e profile i pėlqen mė tepėr t’i bėj fotografitė, parapėlqen njė akullore dhjetėshe apo njė pastė, njė shėtitje apo njė film, ēfarė lloj filmi?”
    Ai po mė ndiqte i tromaksur. Pikėrisht kėtė dėshiroja!
    “Si i ka sytė?” e pyeta duke e parė ngultazi.
    “Ngjyrė deti!” u pėrgjigj Devi.
    “Tė cilit det?” e pyeta unė.
    “Si tė cilit det?!” ngriti supet ai. “Tė detit Jon!” shtoi ēastin tjetėr ai, duke buzėqeshur.
    “Joni nė dimėr apo nė verė, Joni nė mėngjes apo nė mesnatė?!”
    Duhet tė mė kuptosh, shtova pastaj pėr ta qetėsuar. Tė pyes pėr kėto se, ndryshe, as vjershat as letrat s’do tė na dalin gjė. Nė dashuri, kanė shumė rėndėsi vjershat e letrat me detaje sa mė tė vėrteta. Ē’rroba mban ajo? Ē’lloj, sa lloj fustanesh ka? Cilat pėlqen mė tepėr? Nė ē’ngjyrė ajri, nė kohėn qė jeni njohur? Kur, si, kush ka qenė dėshmitar? Ēfarė nuk do tė pėlqente t’i pėrmendnim asaj? Pėrse? Ha shumė ajo? Ē’peshė ka? A ka kuptim pėr tė harmonia fizike me shpirtin?
    “Sa e gjatė ėshtė? Megjithė takat, apo zbathur?!”
    “Pėr kėto qė pyet ti, nuk i di as pėr veten!” tha Devi.
    “Ka ndonjė cen? Hundėn, si? Normale, zhgabė, patėllxhane?! Pėrgjigjmu, mos qesh, s’kemi kohė” i thashė prerė.
    “S’e kam vėnė re, pranoi ai. Njė natė tė vetme vallzuam, dhe kaq!”
    As pėr dhėmbėt e dhėmballėt, s’mė dha pėrgjigje tė saktė. Nė njė gjendje tė turbullt, nė njė gjysmėmėdyshje-gjysmėsigurie, shtroi si njė pandehmė tė vėrtetėn qė qytetsja e tij pėrdorte pak parfum.
    “Mjaft,” i thashė njė ditė. “Sa pėr tė shkruar letrat e para, mjaftojnė kėto qė mė ke treguar. Tani duhet tė marrėsh vesh kushtet e mia.”
    “Mjaft tė hapėsh gojėn” tha ai.
    “Kushti i parė: askush, kurrė, asnjeri nė botė, as ajo vetė, s’duhet ta marrė vesh se letrat janė shkruar nga unė! Qartė?
    Kushti i dytė: pasi ta hedhėsh tekstin e letrės sė shkruar nga unė, nė letrėn qė do ta dėrgosh tek ajo, dorėshkrimin tim do tė ma kthesh mua!”
    Po e vėshtroja drejt e nė sy. Sa mė shumė pėrparonim nė kėtė ndėrmarrje tė ēuditshme, aq mė shumė shqetėsime mė lindnin. Ndaj dhe vendosa kushte.
    “Dhe, kushti i tretė…?” pyeti Devi. Mu duk i hutuar, i bėrė lėmsh.
    “Nesėr eja merr letrėn e parė!” i thashė. “Dhe ēohu, mbathja tani!”

    &

    Letrat e para i shkrova me pėrkushtimin qė bėhen gjithė gjėrat pėr herė tė parė. Mbase kishin dalė tė sakta dhe tė ndjera, se Devi nuk e fshihte qė ndjehej i mrekulluar prej tyre. Sigurisht kjo gjendje i vinte pėr shkak tė pėrgjigjeve qė merrte pėr kėto letra tė nisura me emrin e tij. Vinte tek unė tėrė gaz dhe, megjithėse u pėrpoqa tė mos e lejoja, ngulte kėmbė dhe mė lexonte pjesė prej pėrgjigjeve tė saj.
    Qytetsja merrte letra nga Devi, jo mė pak se dy herė nė javė, dhe kthente po aq herė pėrgjigje. Letrat e saj bėheshin gjithnjė e mė tė gjata, pėrherė e mė shumė tė ndjera. Kishte rėnė e tėra nė kurthin e paqmė qė ne ia kishim ngritur nė emėr tė dashurisė.
    “Dėgjo se ē’na ka shkruar!” thoshte Devi.
    “Tė ka shkruar ty, jo mua!” e pėrmendja unė.
    Nuk i hynte nė sy vrejtja ime, vazhdonte tė fliste pėr atė vajzė, si pėr njė femėr qė endč nuk ishte bėrė pjesė shpirtėrore e tij. sa herė qė merrte letra prej saj, nxitonte tė mė lexonte fragmente prej tyre. “Shiko, shiko si mė ėshtė pėrgjigjur ajo: “Pse s’mė ke shkruar me kohė, qysh nė fillim me letra tė mė ishe drejtuar, Dev i dashur! Nė letra ti je i rrallė! Aty sikur zbėrthen shpirtin e zemrėn e njė njeriu njėqind, njė mijė, njė milion herė mė tė bukur se tė atij djalit tė bukur qė mė ka bėrė pėr vete pėrgjithnjė!”
    Pėr shkak tė kėtyre mbresave e pėrgjigjeve, por edhe ngaqė Devi ishte bėrė mė i ndjeshėm, mė i mirė, unė po ndjeja dėshirėn a kureshtjen, a s’di ē’ishte nė tė vėrtetė, t’i lexoja edhe njė herė tjetėr letrat qė vetė i kisha shkruar. Sipas pikės sė dytė tė kushteve tė mia, Devi m’i kthente ato, pasi i kopjonte. I lexoja dhe i ruaja tė gjitha. Seriozisht, po ēuditesha me aftėsinė time pėr tė depėrtuar aq thellė nė botėn shpirtėrore tė njė njeriu qė as e njihja as e kisha takuar ndonjėherė! Dashuria e improvizuar sipas rrėfimeve tė njė tjetri, pėr njė vajzė tė panjohur, pa e kuptuar, kishte zbuluar tek unė ndjesi qė kurrė nuk i kisha jetuar e as pėrfytyruar. S’e kisha shkuar ndėrmend qė dėrguesin e letrave, pėr tė cilin i shkruaja, ta bėja tė lumtur, kurse lexuesen e tyre ta sillja nė gjendje tė tillė admirimi pėr nėnshkruesin e tyre: ajo e quante fat njohjen me tė.
    Ai s’dinte si tė ma shprehte mirėnjohjen. Gati e bėrtiste, qė paskėsaj, edhe dashurinė po e pėrjetonte ndryshe. Mė parė se t’i niste, mbyllej dhe i lexonte letrat me zė. Ca mė vonė, kur i duhej tė shkonte edhe vetė nė qytet, detyrohej t’i mėsonte pėrmendėsh letrat qė dėrgonte sė fundmi: nuk duhej tė linte vend pėr dyshim autorėsie.
    Me kalimin e kohės, duke i lexuar e mėsuar pėrmendėsh letrat, i bėri tė vetat shprehitė qė pėrdorja mė dendur, filloi tė pėrshtaste edhe vetė vargje, sipas atyre qė i pata shkruar nė letrat e para pėr tė dashurėn e tij, dhe ndėrkohė, filloi tė mos binte nė sy, si dikur, inferioriteti i sjelljes, ndaj dukjes fizike dhe veshjes sė veēantė tė tij.
    “Tani mund t’i shkruash edhe vetė letrat.” i thashė njė ditė.
    Mu duk sikur u tremb, u hutua, nuk reagoi dot menjėherė. Pastaj qeshi me tė madhe.
    “Kam frikė se e prish tani, nė fund fare…”
    E vura re: nuk fliste mė nė shumės, siē bėnte dikur. Po besonte tek vetja edhe gjėra qė i gjente tjetėrkund. Mbase asgjė tė keqe nuk duhej kėrkuar nė kėtė mes: dashuria nuk ėshtė tjetėr veēse akt dhurimi: secili dhuron diēka tė tijėn. Nuk isha i sigurt nėse mund tė pėrfshihej, pa u pėrmendur si e tillė, edhe tė shkruarit e letrave prej meje. A ka edhe dhurata tė fshehta, nė kėto punė? Pse tė mos ketė, nė fund tė fundit: njeriu nė ēdo ēast dhuron: sa herė qė shpik apo zbulon diēka, sa herė shkruan njė urim apo prodhon njė mall, sa herė qė nxjerr njė fjalė tė bukur…Letra e dashurie janė, gjėrat e tilla.
    Devi m’i tregonte tė gjitha. Pas njė periudhe tė tillė letrash, ishte bėrė njohja familjare, tė dyja palėt ishin tė kėnaqura qė kjo lidhje nuk ishte bėrė pa mend nė kokė dhe vajza mburrej shpesh me menēurinė e Devit. Edhe ky, po tregonte gjėra tė bukura pėr qytetsen e tij, qė tashmė ishte bėrė me tė vėrtetė e dashura e tij.
    Njė ditė e pashė nė shėtitore tė shoqėruar me njė vajzė. Sipas tė gjitha gjurmėve tė mbetura nė kujtesėn time nga rrėfimet e tij, nga pėrgjigjet pyetjeve qė i kisha bėrė, besova se ishte ajo: qytetsja, e dashura, e fejuara e tij.
    “Ajo ishte?!” e pyeta tė nesėrmen, kur u pėrballėm nė shėtitore.
    “Jo! Ishte njė kushėrirė e saj, por ngjajnė shumė!”
    Ndjeva lehtėsim tė menjėhershėm. S’do tė mė vinte hiē mirė sikur tė ishte ndryshe. Mė kishte bėrė shumė intim, mė kishte rrėfyer aq shumė pėr atė vajzė, sipas kėrkesės sė tij i kisha shkruar dhjetra letra, shyqyr zotit tani ishin afruar e kishin legalizuar njohjen e tyre: dhe Devi tė mos mė prezantonte me tė?!
    Merret vesh: kurrėsesi nuk shkoja ndėrmend tė mė prezantonte si autor i letrave! Njera nga pikat qė kisha vėnė nė kontratėn midis, kjo ishte: “Askurrė, askush, nuk duhej tė dinte se letrat i shkruaja unė.” Por ja qė e vuajta joshjen qė Devi tė mė prezantonte thjesht si mik tė tij. Mė dukej krejt virgjine dhe e ligjshme kjo dėshirė. Ia thashė njė pėr njė edhe atij, Devit.
    “Ē’paske lodhur veten! mė tha, “Tė ishte ajo, dhe tė mos e takoja me ty? Budallėqe! Pa, pa, ku tė shkon mendja edhe ty!”

    &

    Mė ishte vjedhur mua, por kishte gėnjyer veten. Ajo kishte qėnė e dashura, e fejuara e tij. Pak kohė mė vonė u bė edhe gruaja e tij. Edhe martesėn e mora vesh shumė kohė mė vonė. Ishin martuar nė fund tė korrikut. Me dasmė tė madhe. Me orkestėr tė bujshme dhe ftesa tė shumta. Mbase pėr ta kurorėzuar madhėrisht atė lloj dashurie po aq tė veēantė.
    Ashtu siē e kisha shkuar ndėrmend, nuk mė ftoi nė dasmė. Tani nuk i duhen mė letra, thashė me vete! Sa pėr tė ndrequr humorin. Rrallova daljen nė shėtitore. Nuk doja, sė paku hė-pėr-hė, tė ndeshesha me Devin. Pėr tė qenė deri nė fund i sinqert, e kisha pritur me kureshtje dhe dėshirė njohjen me atė vajzė qė vinte nė mėnyrė krejt origjinale nė kėtė qytet tė vogėl. S’mund ta fshihja dėshirėn pėr tė qenė nė dasmėn e tyre. Me gjithė zemėr e them kėtė. Ngaqė i njihja aq mirė, tė dy. Fare rastėsisht, por isha bėrė njeriu mė i afėrt i tyre nė kėtė dashuri.
    Ajo vajzė endč nuk di gjė. Nuk i hedh asnjė faj, ndonėse dyshimi im pėr tė ardhmen e lidhjes sė tyre ėshtė njė re aq e madhe, sa hija e saj nuk ka se si tė mos bjerė edhe mbi vellon e bardhė tė martesės sė saj. Nė tė vėrtetė, as vetė Devin nuk e bėj me faj. Tė gjithė, nė fillimet, madje jo vetėm nė fillimet, ia rrėfejnė dikujt dashurinė. Njeriu ka nevojė t’i shprazet dikujt, nė ditėt kur dashuria, si erė me shi dhe me diell, e valavitė nė kreshtat e detit tė saj shkumėbardhė. Devit i ndodhi tė mė rrėfehej mua. Mbase m’u hap mė tepėr se duhej, kur kjo marrėdhėnie s’ishte endč dashuri, mbase lloji i rrėfimit tė tij ishte i veēantė: mė shumė kishte shpallur boshllėkun e tij, se sa dashurinė e asaj vajze. Edhe unė, nga ana ime, qė kisha marrė pėrsipėr t’ia shkruaj letrat, e kisha bėrė kėtė mė shumė si njė lojė kukamēeftas me atė bukurec tė njomė..
    Me hir tė Atij atje lart, e tėra kjo shaka u transformua nė diēka serioze. Dhe nuk doli u keq: Devin dhe atė vajzė i shoh qė shėtitin tė qeshur dhe tė kėnaqur, edhe tani pas martese. Nėse njeriu ka pėr detyrė tė dhurojė atė qė ka, unė vetė nuk kam pritur dhurata nga kjo histori; por as mosmirėnjohje nuk kam merituar.
    Ata tė dy kalojnė nė shėtitoren e vetme, fare pranė meje, dhe asnjė fjalė, asnjė pėrshėndetje. Devi mė vė re qė larg, jam i sigurt se mė ndjek me sy, deri aty pranė. Kur ndodhemi afėr, i ulė sytė. Ose vėshtron drejt, pėrpara. Sikur kurrė tė mos kemi pasur tė bėjmė bashkė. Mė keq akoma, sikur atė vajzė e kam njohur unė mė parė se ai. Mė druhet mua? Pse vallė?!
    Mė mirė tė mos i kisha shkruar ato letra!
    Nė fytyrėn e tij, dikur aq tė qeshur e simpatike, sė paku pėr syrin tim, tashmė janė shfaqur dy sy tė plogėsht dhe njė si lodhje e padeshifrueshme. Mė duket se edhe pėr atė vajzė i mungon mirėbesimi i dikurshėm. Se ē’kam njė siguri, qė lodhja nuk i vjen vetėm prej meje.
    Nėse nuk bėhet fjalė pėr mirėnjohje, kam frikė pėr mė tej: nuk di pse, pres ditė tė kėqia pėr atė vajzė, edhe pėr atė djalė, por asesi pėr shkak tė ditėve me marrėdhėnie tė mrekullueshme qė pėrjetonin dikur, qoftė edhe prej lezeteve tė fjalės nė letrat qė u shkruaja unė. Ditė pas dite po mė fuqizohej shkaku i vetėm i ftohtėsisė sė tij: boshi, boshi i madh brenda vetes sė tij. Tėrė ai djalė i lezetshėm, simpatik, i veshur ndryshe nga moshatarėt e tij, ai qė ia kishte hedhur grepin njė vajze thjesht me mjeshtėrinė e tij pėr vallėzim, paskej qenė aq bosh nga brenda…
    Pikėrisht ajo qė dikur e bėnte tė ngrohtė, tė qetė, tė gėzuar e mirėnjohės ndaj meje, tani vepron nė tė kundėrt. Letrat e dashurisė pėr tė dashurėn e tij, qė tani e kishte grua, e bėnin tė ftohtė, e trazonin, e trishtonin, e bėnin dyshues ndaj vetes, ndaj vetes nė sy tė pėrditshėm tė asaj vajze qė tashmė ishte gruaja e tij. ai bosh i llahtarshėm, fshehur mrekullisht pas letrave tė huajtura nga unė, i ngjallte hamėndje tė liga?
    “Ah, i ziu ti,” i thosha pa zė, kur pėrballeshim nė rrugė dhe ai bėnte sikur s’mė shihte. “Ti akoma nuk je i sigurt nė dashurinė e saj. Kurrė s’ke pėr ta besuar dot qė ajo tė do ty. Vetėm ti e di se letrat nuk i ke shkruar vetė ti! Ajo tė do, ngaqė ėshtė mėsuar tė tė shohė me atė sy, kaq gjė duhet ta marrėsh vesh. Nuk tė them tė shtiresh ndaj saj, as ndaj vetes, por as me mua s’ke pse shtiresh! Ajo tė do, or’ budallė, pa ditur dyshimin tėnd tek vetja jote!”

    &

    Tė tjerėt mbase vazhdojnė ta shohin Devin si njeri simpatik, tė veshur bukur, siē e kisha parė unė dikur, aq mė tepėr se tashmė, edhe me njė grua tė bukur, ishte bėrė pėrfundimisht i lumtur.
    Mua po mė dukej ēdo ditė dhe mė i zbehtė. Dhe ajo grua, qė i rri nė krahė, po mė pėrfytyrohet si fatkeqe e fshehtė. Fatkeqe e ardhme e sė shkuarės false pėr shkak tė boshit tė tij.
    “Mos u bėj i vogėl,” i them vetes. “Ai vetė duket mirė, ajo nė krahė ndjehet e kėnaqur me tė, tė tjerėt nuk i dinė ato qė di ti, ē’ke atėherė qė fut turinjtė nė erėrat e tė tjerėve?! Vetėm ngaqė nuk pėrshėndetet me ty?! Atėherė ti nuk e njihje fare atė djalė, por mos kujton se pėr tė, di mė shumė tani?! Atėherė i dije vetėm emrin, tani qė i di shumė mė tepėr, por nuk tė hynė nė punė gjė! Je zemėruar pėr mosmirėnjohjen?! A ka kuptim mosmirėnjohja ndaj njė njeriu nė dashuri?! Fale menjėherė, qė tė lehtėsosh shpirtin tėnd!”
    E shtyva veten tė mendoj nė kėtė kahe. Kėrkova njė shkak, njė arsye pėr ftohtėsinė e tij ndaj meje: mbase ka frikėn e letrave qė kam unė!, thashė me vete. I dhashė njėfarė tė drejte dhe i dėrgova lajm. Mė erdhi menjėherė. Jo nė rrugė, nė shtėpi. Kishte veshur njė xhakavento tė kaltėr, njė pulovėr me ngjyra dhe pantallona me kuti tė spikatura qė s’ia kisha parė herė tjetėr. M’u duk se kishte nxituar. Mė shkuan sytė te lidhėset a kėpucėve: tė lidhura i kishte.
    “Ja tek i ke…Nuk tė mungon asnjera” i thashė kur hyri nė dhomėn time.
    Po mė kėrkonte ndjesė, belbėr, si dikur. Si nė fillimet. Kur mė ftoi pėr njė kafe apo diēka tė ftohtė dhe qė unė mund ta ndihmoja nė dashuri!
    “Po pate merak, eja dhe i djegim bashkė…” mė tha.
    Fliste kot. Fare kot. Edhe tashmė qė po ia dorėzoja, tė gjitha, dukej qė kishte frikė i gjori, mos mė kthehej mendja dhe kėrkoja t’i mbaja vetė letrat. Iku duke e shtrėnguar fort tufėn e tyre!
    “Shko dč, shko! Kam besim se do t’i djegėsh vetė!” i thashė.
    E ndoqa me sy nga dritarja. Merret vesh qė, atje jashtė, nuk e priste ajo. Pėr tė marrė tė shkuarėn, ai kishte ardhur i vetėm. Me siguri do tė shkonte diku, prapa kodrės, do tė hapte ndonjė gropė dhe atje do t’i digjte letrat. Do tė hidhte ca dhe sipėr e kush e di ē’tjetėr.
    Asaj gropės boshe nė veten e tij, si do t’ia bėnte?!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anėtarėsuar
    06-10-2004
    Postime
    203
    Ju te dashuir miq te mi qe me shtyni te shkruaj dicka qe prej 9 vitesh me radhe e shkrova ne shpirtin tim,ne zemren e vuajtur ne deshirat dhe ndjenjat e pashprehura,jo per mungese fjalori apo kurajo..Por thjesht per te mos patur kurre mundesine apo lirine e fjales....
    Ishte tetor nuk bente ftohte ne Tiranen time te dashur ate dite apo ndoshta qeshe une qe kembet i pata ne toke e mendjen ne qiell????Ndoshta....
    Njiheshim prej nje viti grindeshim debatonim por kot sthone ato qe zihen duhen...Aty ekuptova dhe une.....
    Nuk te pashe kurre me ato sy pasi nuk me perkisje mua por ndihesha femer ne prezencen tende...Nje ndjenje qe kurre nuk do te jem e gateshme ta pershkruaj vetem di te them e mrekullueshme dicka e pakrahasueshme me asgje ne kete bote,pasi cdo gje ka vlerat e saj....
    Duhet te shiheshim ate dite per arsye.........Nuk e dija me saktesi vendin ma shpegoje nepermjet telefonit,zeri yt ridhte i paduruar te ishte dhene mundesia zog do te ishe bere e ne krahet etu do me shije atje....
    Asgje skishte ndodhur deri ne ato momente vetem me sinqeritetin me te madh dua te pohoj qe e parandjeja emocionohesha nuk arrija as veten ta pyesja cpo te ndodh?????
    Mberrita dera u hap u futa une me kembet e mija qe mund ti krahasoje me te maces pa zhurme por dridheshin..E ndieja e dija .....Por nuk doja ta pranoja pasi vete situata nuk e lejonte...Por jeta eshte i tille.....
    U ule ti prane disa letrave e me shpegoje...Papritur pa ze pa menduar dhe pakuptim u ngrita une dhe iu drejtova deres se balńlkonit kisha deshire te shihja diellin si si rrezatonte pikerisht bne kete dite.....Mbizoteroi qetesia brenda disa sekondave ndjej doren tende ne belin tim buzet e tua te ngrohta ne gushen time,u rrenqeth E TERA ME NJEREN DORE LARGOVA DOREN TENDE NGA BELI IM DHE ME TJETREN MBYLLA GOJEN TENDE N ETE NJEJTEN KOHE ME LOTET NE SY TE THASHE mOS TE LUTEM mOS...mOS MA BEJ KETE PASI E DIJA QE DO TE ME SILLTE VETEM VUAJTJE.....
    Fillove te dridheshe zemer si nje adoleshene edhe pse ishe 26 vjec djale,ndjeva zemren tende te rrihte si Kembanat e kishes,mu lute mu pergjerove doja te kontrollohesha por sme le kohe me perpive ne krahet e tu dhe te dy humbem ne ate bote e cila te gjitheve na dhuron kenaqesi e vujtje.....
    Te desha me gjithe forcen e shpirtit te dhurova gjithcka dhe ti mua u kujdese me bere te lumtur..Por kurre sme lejove te te thoja se sa te desha.....
    Dashuria jone te dashur lexues ishte pa fjale edhe pse e dinim qe kjo ishte zgjidhja tjeter me skish......
    Sa here qe te shoh e te degjoj zerin e ndiej eren tende qe sme hiqet nga shqisat e nuhatjes mar fryme thelle perlotem zemra me gufon e them te desha o zemer te desha dhe jam e lumtur qe zoti me dha mundesine te doja dike qe me deshi....
    Lamtumire zemer edhe pse tu luta qe te mbeteshim shoke me the....
    Ne prezencen tende smundem thjesht te ndaj nje kafe dhe dy pare muhabet.....

  9. #9
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ne nje cope leter te vogel .. marr lapsin dhe shkruaj :

    Thuaj yjet sjane zjarr
    Thuaj dielli u shua
    Thuaj jeta eshte varr
    Por mos thuaj qe ste Dua ..... shpirt mos harro kur te kthehesh nga puna bli pak qumesht ... ahhh dhe buke too .. or u know what ... beje te gjithe pazarin per muajin

    E marr letren e shkruar gjithe dashuri dhe pasion dhe ngadale e ngadale e vendos ( e ngjis ) te frigoriferi .... ( poshte jastikut qendron opsioni i mosparjes fare ... so me mire .... aty ske nga me shpeton ) lol

    OHH shpirt e gjithe bota jemi dy ... une dhe ti
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Hahahha Pink me kenaqe....
    Letrat e dashurise jane per keto qe e shofin dashurine nga cepi i syrit,
    jo nga ato qe e kane para syve gjithe diten....

    Leter Dashurie.....
    Bahhh apo del i fije se na e merzite neper shpi...
    Taman ka thane gjyshja : Nuk kam hall se bjen shi, po kam hall
    se me rrin burri ne shpi....

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  3. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 13:36
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •