-
i/e regjistruar
A po më përgjojnë?
Te dashur dhe te nderuar xpert kam rene ne hall te math.
Nje mengjes u qova dhe ne tavoline pash te printueme te gjitha shkresat prej kompjuterit nga bashkbanuesja ime (e kam bë me bllok momitorin pa passwort ska shanc me hy kerkun).
Nje dit rastesisht e pash nje far sene e vogel sa filteri cigares
ish ken ne pc e vume e mi to e vume tastatura edhe mue ma murr mendja se ajo asht nje far lloj shpihuni etj.. edhe ajo ska nevoj me hap pc hic vetem klikon diqka
në tastatur edhe ja ban print shkresat.
A eshte e mundur kjo qudi breh?!
nese din dikush per keto marifete me trgoni ju lutem (ne hall te madh jam breh)
pershnetje nga
hallexhiu i juaj Fisi
aman derman ndihme o vllazni experta
-
-
Ka disa shkaqe perse ndodh ajo.E para printeri jot ka me shenjen e V-se ne portin Virtual.Kjo do te thote qe ne konfiguracion te printerit qe ke,printeri nuk printon direkt ne Printer,por printon ne fillim ne file,ne nje direktori te driverit C.E dyta ka mundesi qe printeri te jete konfiguruar te printoje ne nje orar te caktuar te dites,psh nga ora 6 e mengjesit deri ne ora 7 e mengjesit.Dmth printimi behet me afat,i skeduluar.Mundesi tjeter eshte qe ne kompjuter ka nje batch file e cila aktivizon printimin automatikisht,merr gjithe dokumentat nga direktoria ku jane ne driverin C dhe i printon.Mund te jete skript gjithashtu, qe e ben kete pune.Mundesi tjeter eshte kur kompjuteri eshte i infektuar me ndonje trojan
-
-
i/e regjistruar
sdi sa jem kjen i kjart!!!!!
O benseven shoki jem ma i miri bre!!!
Fjala eshte se kjo "zonja ime" nuk ka qajse fare ne pc ngase e kam ber me pasword dhe se ajo me spiunon. E kam fjalen se mos ajo ndoshta perdor ndonje mjet qe ma lexon pc time dhe i nxjerr vetem bisedat e mia private pa u kyqur fare ne pc por vetem me an te tastatures dhe atij far "mjeti te vogel sa filteri i cigares qe e kam pa pranë PC". Ke ndonje njohuri per kete qudi e marifet? si mundet me i printua vetem bisedat e mia private vetem me perdorimin e tastatures pa e ndezur pc?!
shume te falmn per ndihmen dhe sqarimin
-
-
Ato copat e vogla sa nje filter cigare jane keyloger(regjistrues tastjere).
Duhet jete nje tastejere me keyloger qe ajo e heq nga kompjuteri jot dhe e lidh kete tatjere me kompjuterin e saj dhe i lexon te gjitha ato qe ti ke bere te kompjuteri i saj.Mbroje sa te duash hapjen e kompjuterit me password.Ajo ti lexon te gjitha ne kete menyre.I regjistron keylogeri tekstet kur ti punon ne kompjuter.Pastaj kur ti mbyll kompjuterin dhe largohesh,ajo heq tastjeren me gjithe keyloger nga kompjuteri jot dhe e lidh tastjeren ne nje kompjuter tjeter dhe i lexon ato cfare ke shtypur ti ne tastjere.Ky keyloger regjistron vetem tekst dhe jo figura.Gjithe keylogerat e tastjerave regjistrojne vetem cfare shtypet ne tastjere.
-
-
Beno, kot e ngatërron me keylogera.
Fisnik, nqs ky aparat sa filtri i cigares nuk është lidhur me kabujt e kompjuterit, atëherë nuk ka mundësi për të përgjuar asgjë në kompjuterin tënd. Nuk ka aparate aq të vegjël përgjimi por edhe sikur të ketë, i shikon vetëm në filmat me shërbimet sekrete.
Dokumentat që ke parë të printuara do ti kesh printuar vetë por në atë çast printeri nuk ka funksionuar dhe janë printuar më vonë, pasi printeri është rregulluar. Përgjimi në kompjuter bëhet me softuer e jo me harduer. Për aq kohë sa ti e ke kompjuterin me fjalëkalim sekret, e vetmja mënyrë që të të përgjojnë është nqs ti vetë instalon ndonjë softuer përgjues nga interneti pa dijeni.
Ndryshoje fjalëkalimin e kompjuterit nqs dyshon se shoqja e dhomës mund ta dijë atë.
-
-
i/e regjistruar
i njejti avaz
Kam ber formatimin e HD nja 7 here dhe kam reinstaluar XP windows duke dyshuar se mos eshte fjala per ndonje keylogoer, por mjerisht i njejti avaz.
Ajo shkon me heret ne pune, me therret ne telefon dhe me thot se ka printuar bisedat e mia dhe ne vend te gazetes mund te lexoj bisedat e mia.
Me duket se benseven ka te drejt pakez ngase ne dokumentat e printuara nuk del nickneim (qoft ne paltalk, msn apo mirc). Dyshoj se ndoshta eshte fjala per at dreq tastaturen e cila mund te kete far regjistruesi apo diqka tjeter, ngase ne pc kam kontrolluar gjithqka qe mund te jet e dyshimt, kam ndrruar paswordin.
p.s.
e ka mesuar kete dreqken time dikush se ska haber me pc (kesaj radhe mos i kjoft urime e me fat 8. marsi)
pershendetje
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt