Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 91
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sa e bukur doli nusja!

    Paska ballin perishan,
    paska vetullen gajtan,
    paska syrin si filxhan,
    paska faqen si bakam,
    paska hunden miskali,
    paska gojen si kuti,
    paska dhembet si inxhi,
    paska shtatin si selvi.


    Kenge popullore

    E mir' e purteke e arte,
    Si zonjate e kasabase
    Moj e bukura prej nuri,
    Si thelleza maje gurit.
    O e cpejte si shigjeta.
    Ku do te te shkoje jeta.
    O e mire e fjale le,
    Jeshe nuse me perde!
    Moj e hequra si bari,
    E kulluara si ari,
    Gezimzeze qe s'gezove,
    Jeten s'e trashegove!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Shqiperia eshte e vogel gjeopolitikisht, por trevat shqiptare ballkanike, secila sosh permban nje kulture te tere te nje fisit illir dhe mund te themi, se kultura e te jitha fiseve illire, eshte brenda territorit shqiptar ballkanik...rrenjet kane mbetur te gjalla, e pipat e drunjte, mvaret sa rriten e mbijetojne epokat...

  3. #3
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Moj unaza me tre gure
    Moj unaza me tre gure
    s'e kishe menduar kurre
    te mirrnje*) te tille burre.
    Te mirrnje te tille djale
    tri lira i ben nje fjale
    tri lira, tri napolona
    ne je penduar tregona
    -Un'penduar s'jam e s'jam
    e kam shpirt e e kam xhan
    e kam nen (e) xhamadan
    -Xhamadani rremba-rremba
    lumthi ti se c'mban perbrenda
    t'i puthja sec ma ka enda.
    -----O------

    Thyeju moj dysheme
    Thyeju moj dysheme
    thyeju e bjer perdhe
    se te ben.....(dhendrri) te re
    Ngrihuni, o shoke, ne valle
    te gjemojne keto male
    djali zog, nusja sorkadhe
    te na trashegohen fare.
    -----O-----

    O moj flete e hudherese
    O moj flete, ti moj flete
    o moj flete e hudheres(e)
    dil foli te bukures(e)
    te me vishet ne te holla
    te lulezoje si molla
    te me vishet ne te bardha
    te lulezoje si dardha
    te me vishet ne te zeshka
    te lulezoje si bjeshka.

    Zagori-Gjirokaster

    *)- mirrnje= trajte dialektore e foljes "merrje"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jonian : 07-05-2003 më 16:35
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  4. #4
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Pse je verdhur je bere ftua
    o djale more
    nga ato nazet e tua
    vashe moj trendafile.
    Pse s'martohesh te gjesh grua
    o djale more.
    Se nuk gjej ashtu sic dua
    vashe moj lule.
    Vra tim zot e merrme mua
    o djale more.

    ------------------------------------------------------

    ( I kendohet nuses ne momentin kur del te dera e shtepise qe te ike me krushqit)

    Dil ne dere moj sylarme
    dil ne dere apo s'te lene
    sos je yll a sos je hene
    sos je molle per te ngrene
    -Molle jam po s'hahem kurre
    jam ilac per te semure
    per ate qe do kem burre.
    -Mire ja beme krushkes-e
    qe i morem vajzen-e
    ate me te miren-e
    lule gjeraqinen-e.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    per te interesuarit, ka ne treg audiokasete me kenge dasmash nga trojet e maqedonise.

    Formacioni qe kendon (percjellur me dahire dhe saksofon) quhet "vajzat e shkupit", dhe mendoj se do tju shtojn nostalgjine per vendlindjen.

    Kerkoni ne kaseterite e vendeve ku rrini, ne rrjet une ende nuk kam mundur te gjej ndonje mp3 prej tyre, por e dij se kane disa albuma.

    Flm
    albanish by nature

  6. #6
    Jonian shume te bukura tekstet e kengeve qe ke sjell

    ***
    Ulu mal te dalin hena
    Sa t'na baje drite per brama
    Sa t'na shkojn vashat per uje
    "Ndalu, vashe, e me nep uje!"
    "S'kam testir me te dhane uje,
    Se kam gishtat nder unaza
    Se me i hjek me tres'n n'uje
    Se me i lag me ndryshken-o"
    Se kam baben ne kujxhi
    Se mi shkrinn m'i ban flori
    M'i ban paret izetetete
    Me ja ngjite nuses ne qafe
    M'ban vathet me pese cereke
    Me ja ngjite nuses ne veshe

    Kur kthehet nusja nga kroi dhe i afrohen portes se shtepise kendojne:

    A je aty, a s'je aty dhender
    (Atehere del dhenderi dhe njerezia kendojne)
    Ketu jam, gjekund s'kam vatur
    Prapa porte jam tulatur

    ***

    Ja thona nji valle
    Me dert e me halle
    Me dert e me halle
    Thuej se mires: "Hajde"
    Hajde, ku u vonove?
    Te kapsha per dore
    Te kapsha per krejet
    Te sjellsha prej mejet!"

    ***

    Dy dele e treqind pare
    Cou, kumbare, na xen nji valle
    Mos e len vallen pa xane
    Ne kjosh djal-o braf ne kambe
    Ne kjosh plak-o hiqu rrshane
    "Cke kumbare qi t'asht marre zani?"
    "Ma ka zane tymi i duhanit"

    ***
    Shkoder
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Faleminderit shigjeta. Me ate vargun "Ulu mal te dali hena" me kujtove nje tjeter qe po e shkruaj tani. E kendon grupi i te rinjve Gjirokaster:

    Ulu mal te dali hena dhe
    trendafil more
    Te dale ajo grykezena dhe
    trendafil more.
    E vogela sa pellemba dhe
    trendafil more
    faqekuqe rremba-rremba dhe
    trendafil more
    Flokegjata der'te kemba dhe
    trendafil more
    Kishte ngjare nga e ema dhe
    trendafil more.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  8. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    gjurmoni ne rrjet, apo kazaa

    Zaide Misini "Lulie Lulie"

    (nuk kam njohuri kengetarje nga cilat troje eshte, por stili i kenges i perket maqedonise veriore, rajonit shkup, tetove, gostivar)

    Flm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 05-09-2003 më 15:28
    albanish by nature

  9. #9
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Më e shpejtë se une !
    - Sapo doja të e postoja një gjë të tillë


    Ja argumenti :

    • Rruges me shkon si hyri
      E fustani mire te ka ra
      Pse pikllojne dy syt e tu
      Oh moj xhan c’me ngacmon dashurine

      Kur pata nje lule te bukur
      thash se do e kem perhere
      iku fluturoi sikur flutur
      edhe s’mujta me i marre ere .
      Lulja prej dores me doli
      e nga gjumi une jam zgju
      asnjehere nuk kam per ta harru !



    Shënim: Interpretim imi i lirë !
    Ndryshuar për herë të fundit nga PrInCiPiEl : 10-09-2003 më 01:03

  10. #10
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    More vllau i motrës o
    Top sheqeri ambël o
    Top sheqeri ambël o

    Vishi tirqit me gajtana
    T'ët boj motra dhandër o
    T'ët boj motra dhandër o

    Ore vllau motrës o
    Top sheqeri ambël o
    Top sheqeri ambël o

    Ven kapuçin përmbi sy-e
    Lumja unë motra për ty-e
    T'ët bëj motra dhandër o
    T'ët bëj motra dhandër o
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kopshte dasmash !
    Nga DieWeißeRose në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 05:32
  2. 7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •