Kush po vritet në Kosovë?
![]()
Përse u vra vëllai invalid i Ramush Haradinajt? Kush ishin ata që qëlluan mbi 25-vjeçarin Enver Haradinaj të gjymtuar në luftë në kohën kur ishte luftëtar i ushtrisë çlirimtare të kosovës, cili do të jetë fati i qeverisë së Kosumit? Përgjigjja e parë është se po ndodh një përplasje mes grupeve dhe klaneve rivale në kosovë. Përmenden Haradinajt dhe Musajt, histori atentatesh, përplasjesh e plagosjesh. përgjigjja për këto pyetje vjen nga historia e disa viteve më parë. Në kohën kur kosova përgatitej për të nisur luftën kundër pushtetit serb. Në zonën e dukagjinit, në Deçan, vend ku ndodhej fisi i Ramush Haradinajt në Gllogjan, që u angazhua me UÇK-në edhe Tahir Zemaj dhe Sadik Musaj në Strelcë, të cilët u angazhuan me forcat e farrk të ish-qeverisë të Bujar Bukoshit. Pikërisht për zhdukjen e këtyre personave është akuzuar vëllai i ramush haradinajt, daut haradinaj, i cili ndodhet në burg dhe pritet të dalë së shpejti.
Historia fillon në vitin 1998. Lëvizja e armatosur e shqiptarëve në zonën e dukagjinit në atë kohë u dobësua për shkak të largimit të Tahir Zemës, i cili erdhi në shqipëri dhe u vendos në mamurras. Ky ishte edhe grupi i farrk, që në shqipëri u akuzua edhe për trazira e ndodhura në shtator të atij viti. Në maj të 1998-s ishte bërë një marrëveshje bashkëpunimi mes uã‡k dhe farrk. Disa nga oficerët e ushtrisë, që ishte në vartësi të ish-qeverisë së Bujar Bukoshit, morën përsipër të drejtonin formacionet e UÇK-së, të cilat nuk kishin përvojë ushtarake apo lufte. Për këtë arsye Ramush Haradinaj u tërhoq dhe u bë zëvendëskomandant i zonës së dukagjinit dhe pranoi që Tahir Zema të ishte komandanti. Kjo krijoi një lloj ndarje dhe solli praninë e dy shtabeve. Tahir Zema ngriti shtabin në Prapaçan dhe ndoqi taktikën e kazermave në organizimin e forcave të armatosura. Ndërsa Ramush Haradinaj ndoqi taktikën e luftës guerrile, taktikë që e vazhdoi deri në fund. Në momentin e largimit nga drejtimi të Tahir Zemës dhe kalimit të tij në Shqipëri, në Mamurras, Haradinaj e quajti tradhti këtë veprim të tij. Kështu nisi një konflikt mes të dy grupimeve. Në atë periudhë UÇK-ja në zonën e Dukagjinit pësoi dëmtime në njerëz. Lufta kishte nisur të ndizej. Në luftime u plagos vëllai i Ramush Haradinajt, dhe vetë ky i fundit. policia dhe ushtria serbe sulmoi shtëpinë e Haradinajve, ashtu siç kishte bërë më parë me kullën e jasharëve në Prekaz. Haradinaj përdori taktikën e luftës guerrile dhe në këtë mënyrë mundi t'i shpëtonte sulmit të serbëve dhe t'u shkaktonte dëme këtyre të fundit, ku u sulmua në zemër të zonës së tij. Ndërsa lufta mbaroi, Tahir Zema ishte në disa forca ushtarake në Mamurras, së bashku me Sadik Musajn. Ky i fundit u kthye në kosovë, së bashku me brigadën mërgimi, për shkak se qeveria shqiptare largoi nga territori i vendit grupet e armatosura, siç ishte edhe ai i Mamurrasit apo ai i Laprakës. Ndërsa Tahir Zema u vendos në Gjermani, në Berlin. Pas kthimit të Tahir Zemës në Kosovë u fol se ishin Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj ata që morën fillimisht për pyetje dy të lartpërmendurit, por që më pas u zhdukën. Daut Haradinaj është dënuar për këtë rast, bashkë me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Idriz Balaj, që ndodhet në hagë me Ramush Haradinajn. në vitin 2000, kur Ramush Haradinaj u shkëput nga TMK dhe thelemoi partinë e tij AAK, ai shkoi në shtëpinë e Musajve në Strelcë, mbase për të sheshuar konfliktet, kjo nuk dihet, por është e saktë që Ramush Haradinaj gjatë kësaj vizite në këtë shtëpi është plagosur. Sadik Musaj dhe Tahir Zema njiheshin si krahu i armatosur i presidentit Ibrahim rugova. Me krijimin e Qeverisë së koalicionit mes LDK dhe AAK, me kryeministër Ramush Haradinaj, duket se u arrit një lloj pajtimi, kryesisht në nivelet e larta, të paktën mes Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Tahir Zema dhe Sadik Musaj s'ishin më, por arrestimi dhe dërgimi i Ramush Haradinajt në gjykatën e Hagës duket se i ka hapur rrugën hakmarrjes. Kjo konfirmohet edhe nga KFOR, që ngjarjen e dy ditëve më parë në Kosovë e quajti luftë klanesh mes Haradinajve dhe Musajve.
Kjo ngjarje ka vënë në dyshim edhe vetë vazhdimësinë e qeverisë së Kosovës, drejtuar nga Kosumi. Ky vend duket se ka të nevojshëm një njeri të fortë (Ramush Haradinaj ishte i tillë), që të godasë klanet dhe grupet që, për hir të interesave që rrjedhin nga dëshira për pushtet, zona influencë, marrje nën kontroll të përfitimeve që vijnë nga tendera apo burime të tjera, nisin një luftë të tillë tepër të dëmshme për kosovën dhe të ardhmen e saj. vetë presidenti Rugova në këtë mes duhet të reagojë ashpër ndaj ish-njerëzve të tij, apo atyre që shkaktojnë veprime të tilla, në mënyrë që lufta e brendshme mes klaneve në kosovë të ndalet dhe të mos e dëmtojë qeverinë, por edhe vetë të ardhmen, ndërsa pritet dhënia e statusit përfundimtar. Kryeministri Bajram Kosumi e ka shumë të vështirë, sepse nuk ka forcën dhe përvojën e Ramush Haradinajt në këtë rast. Përgjegjësia më e madhe duket se i bie presidentit Rugova. duke pasur parasysh se Uka, djali i tij i njohur si biznesmen, flitet se ka lidhje me grupe si ai i Strellcit apo edhe ai që njihet si klani Davidoff në kosovë. Është koha që kosovarët të mendojnë përtej interesave për para, hakmarrjeve pasionante të tipit kanunor. Është koha që të gjithë të mendojnë se vendi i tyre kërkon të drejtën që i takon, pavarësinë, dhe kjo nuk fitohet me vrasje apo luftë klanesh. edhe nëse një ngjarje e tillë të jetë provokuar nga ata që nuk duan pavarësinë e kosovës, serbët apo shërbimet sekrete të tyre, është koha që të tregohet vërtet maturi dhe zgjuarsi. kjo është një betejë po aq e vështirë sa edhe ajo me armë kundër pushtuesve të beogradit. lufta për pavarësi ende nuk ka përfunduar.
Krijoni Kontakt