Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17

Tema: Martesa

  1. #1
    CDT Maska e -Edu
    Anėtarėsuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99

    Martesa

    Selam alejkum vllezer dhe motra

    pyetjet e mia jane keto :

    1) Si duhet te kerkohet vajza ?

    2) A mund vajza te vetvendos per martes apo duhet gjithsesi te mirret leje nga mbikqyresi i saj (prindi, kujdestari etj)

    3) Fejesa a konsiderohet martes (niqah) ?

    4) Pasi qe te martohen a duhet gjithsesi te jetojn bashk ?

    Inshallah do te mund te pergjigjet ndokush

    Allahu na meshirofte te gjitheve
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    Nė Islam martesa konsiderohet si njė institucion i shenjtė. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."

    Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

    Qė martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

    1. Duhet te behet propozimi i qarte.
    2. Duhet te behet pranimi i qarte.
    3. Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).
    4. Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).

    Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje ēmim per nusen apo familjen e nuses.

    Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    Vendimi pėr Martesė

    Vendimi pėr partnerin tėnd nė martesė ėshtė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme qė njeriu bėn nė jetėn e vet. Ndaj nuk duhet tė merret lehtė kjo ēėshtje, e as t'i lihet vetėm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky ėshtė njė vendim qė duhet tė merret me shumė seriozitet duke bėrė vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim tė kujdeshėm tė tė gjithė faktorėve dhe rrethanave, si dhe me mbėshtetjen dhe pėrfshirjen e familjes.

    Atėherė pyetja ėshtė: Si ia bėjnė tė rinjtė Muslimanė? Sė pari, nė Islam tė rinjtė rriten duke ndėrtuar lidhje tė forta shoqėrie me shokė tė tė njėjtės gjini. 'Motėrzimi' ose 'Vllazėrimi' qė zhvillohet tek tė rinjtė zgjat gjithė jetėn.

    Kėshtu nė pėrgjithėsi kur njė i ri ose e re vendos tė martohet, zakonisht ai/ajo ndjek kėto hapa:

    *

    I riu/e reja bėn Dua qė Allahu ta ndihmojė tė gjejė njeriun e duhur.
    *

    Familja/shoqėria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatė. Pastaj konsultohen me njėri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatėve. Zakonisht familjet sugjerojnė njėri-tjetrit qė palėt tė takohen.
    *

    Ēifti dakordohet tė takohet nė njė ambient me njerėz.
    *

    Familja vazhdon tė pyesė edhe mė pėr kandidatin - duke folur me shokė, familje, kolege, etj me qėllim qė tė mėsojė pėr karakterin e tij.
    *

    Ēifti fal Namazin e Istihares duke kėrkuar ndihmėn e Allahut nė marrjen e vendimit.
    *

    Nė fund, palėt vendosin nėse do vazhdojnė me martesė ose jo. Islami i ka dhėnė liri njeriut nė zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund tė martohen me forcė nėse nuk kanė dėshirė.

    Kjo lloj proēedure ndihmon qė tė sigurohet njė martesė e fortė, duke marrė parasysh zgjuarsinė dhe udhėzimin e mė tė rriturve nė familje sidomos kur ėshtė fjala pėr njė vendim kaq tė rėndėsishėm nė jetė. Pėrfshirja e familjes nė zgjedhjen e partnerit nė martesė bėn tė mundur qė zgjidhja tė mos bazohet vetėm nė nocione romantike, por nė vlerėsimin objektiv dhe tė kujdėsshėm me qėllim qė ēifti tė jetė sa mė i pėrshtatshėm pėr njėri-tjetrin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Postime
    85

    Post

    Duaja pėr tė martuarit:
    "Baraka Allahu leke, ue baraka alejke, ue xhemea bejnekuma fi hajrin."
    Shqip: Allahu tė dhėntė bereqet ty dhe pasardhėsve tė tu, dhe ju tė dy ju bashkoftė nė tė mirė.
    AMIN!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    Shiqo edhe ketu eshte shum interesante....................
    http://www.horizonti.com/libri/halla...i/martesa.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burim980 : 22-05-2005 mė 12:31

  6. #6
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    I dashur EDU

    Citim Postuar mė parė nga -Edu
    Selam alejkum vllezer dhe motra

    pyetjet e mia jane keto :

    1) Si duhet te kerkohet vajza ?

    2) A mund vajza te vetvendos per martes apo duhet gjithsesi te mirret leje nga mbikqyresi i saj (prindi, kujdestari etj)

    3) Fejesa a konsiderohet martes (niqah) ?

    4) Pasi qe te martohen a duhet gjithsesi te jetojn bashk ?

    Inshallah do te mund te pergjigjet ndokush

    Allahu na meshirofte te gjitheve
    1)Vajza kerkohet thjeshte, nuk ka recete ne kerkimin e dores se vajzes per martese.
    2) Duhet te merret leje nga personi qe eshte pergjegjes per vajzen (babai ose nese nuk e ka xhaxhai ....etj). kjo ishte persa i perket 4 mez'hebeve. Ne nje rast te vecante kur pergjegjesi i vajzes nuk do dhe vazja do, atehere i behet thirrje nga Kadiu (ai qe i marton) nese ne te treten thirrje perseri nuk pranon atehere Kadiu e merr vet situaten ne dore dhe i marton. Kjo sipas kushtetve te Hanefive.
    3)Fejesa nuk konsiderohet martese, gjithsesi nuk eshte e ndaluar dalja e mashkullit me te fejuaren e tij per arsye serioze si psh. te njihen me mire. Kur themi e fejuar kemi per qellim qe eshte "fi hukmi el-Khitabeh" qe eshte koha pas kerkeses dhe vajza nuk jepet tek nje person tjeter derisa te merrret nje vendim me martese ose jo. Nese martohen, kuptohet qe nuk ka cte kerkoje personi i dyte nese nuk martohen pasi merret vendimi qe nuk martohen atehere personi e kerkon vajzen. Ndersa femra e divorcuar e ka ne dore vete martesen.
    4) Pasi te martohen normal qe ata jetojne bashke, por ne raste te emigracionit nuk ka ndonje diskutim pasi qe familja i vendos vet konditat e e bashkjeteses, me nje fjale jenae probleme familjare qe ne s'na hyn ne xhep. Nuk di nese ka nje kohe qe e ben femren te divorcushme nese nuk bashkjeton me burrin.

    Selam
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #7
    CDT Maska e -Edu
    Anėtarėsuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    hmm per pyetjen e 3 kerkoj pak me shume sqarim

    kam degjuar se nese prindi i vajzes te thote : per hajr t koft (vajza), e ke hallall qdo gje qe bene me te, a eshte keshtu ?
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga burim980
    Nė Islam martesa konsiderohet si njė institucion i shenjtė. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."

    Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

    Qė martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

    1. Duhet te behet propozimi i qarte.
    2. Duhet te behet pranimi i qarte.
    3. Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).
    4. Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).

    Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje ēmim per nusen apo familjen e nuses.

    Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.
    Interesante ! Sidomos pika e katėrt si dhe sqarimi pėr kėtė pikė.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Pyetja 3

    Citim Postuar mė parė nga -Edu
    hmm per pyetjen e 3 kerkoj pak me shume sqarim

    kam degjuar se nese prindi i vajzes te thote : per hajr t koft (vajza), e ke hallall qdo gje qe bene me te, a eshte keshtu ?
    Sa per pyetjen 3 une te dhash nje informacion te shkurter dhe te qarte qe nuk besoj se do me shume shpjegim se sa aq. Megjithate,....
    Persa i perket fejeses une e theksova se nuk quhet martese, fejesa ne islam ka te kuptuarit e kohes mbi te cilen cifti njihet dhe merr vendimin se cdo te behet me ta ne te ardhmen, pra ky mendim merret nga ata te dy, normal pasi eshte dhene e drejta nga mbikqyrsi ose pergjegjesi i vajzes, me nje fjale qe ai ka pelqyer ne zgjedhjen qe cifti do te beje per veten e tyre. Gjithsesi kur pergjegjesi i vajzes thote "hajt per hajer" kjo nuk eshte absolute ne islam qe do te thote se vendimi i vajzes eshte apriori ne kete ceshtje, por ne pergjithesi pranimi i kesaj menyre behet pasi cifti jane marre vesh mes veti se cdo te bejne.
    Koha e cila cifti njihet mes veti ne islam ka statusin e fejeses (hukm el-Khitabe) qe do te thote se i paraprin nje martese, gjate kesaj kohe askujt nuk i pranohet kerkesa per vajzen derisa cifti te marr vendim per veten e tyre, ne nje shthurje fejeseje vajza eshte e lire te kerkohet nga cdo mashkull tjeter.
    Vajza eshte e lire te njohe djalin ashtu sikurse djali eshte i lire te njohe vajzen konform Islamit, vajza per djalin gjat kesaj kohe gjithmone eshte e huaj "exhnebijeh" si dhe e kunderta dhe duke pasur kete status (exhnebijeh) mardheniet jane sic do te ishin te panjohur me nje ndryshim qe ata mund te shoqerohen sa here te duan sipas lejes se pergjegjesit te vajzes. Dhe kur flasim per shoqerimin nuk kuptojme asgje tjeter perpos bisedave, shikimeve etj konform islamit. E gjitha kjo eshte marre nga nje hadith ku Profeti yne a.s. i tha nje sahabiu "a nuk e pe ate"? qe na e lejon ta shohim vajzen qe duam neser te jete bashkorte.
    Nese bien dakort per tu martuar atehere kerkohet "zyrtarisht" dora per martese dhe kur pyetet vajza ajo mund edhe te heshte ne shenje pranimi, ndersa per gruan e divorcuar ose te vejen (asaj qe i ka vdekur burri) kerkohet qe te shprehet me fjale pranimi ose mospranimi. Per kete lloj kategorie femrash e drejta eshte per vetvendosje qe do te thote se nuk merret parasysh pergjegjesi per femren.

    Kete qe shkrova eshte menyre praktike per te mos e corientuar temen me teorira. Por ne rast te nje paqartesie mund te pyesesh drejtperdrejt per paqartesine sepse Vallahi njerez jemi edhe harrojme ndonje detaj.
    Perzemersisht Rapsodi
    Selam Alejkum
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #10

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •