Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Maks Velo ofendon rende komunitetin musliman



    Citim Postuar më parë nga Brari
    po shoku i Maksit Edvini.. pse nuk tundet apo vet ka bodigarda
    Të hiqet monumenti i Sulejman Pashës


    Maks Velo

    Në fakt, ai nuk mund të quhet monument, dhe unë titullin, nuk dija si ta emërtoja.
    Nuk dija dhe po hezitoja ta quaj, “…një farë shtylle bronxi me fytyrë njeriu”, apo “…një kolonë që ndalon keqas qarkullimin e makinave”, apo “…një belurçinë e ngritur nga mendjet e nxehta anadollake të disa ish-udhëheqësve bashkiakë”.
    Monument quhet një vepër e rëndësishme arti (skulpturë, mozaik apo kompozitë arkitektonike) e cila nderon një ngjarje historike apo figurë të shquar, e cila vlerësohet dhe respektohet, njihet nga të gjthë, dhe e cila bëhet një moment i rëndësishëm në kompozimin urban dhe një vepër e dashur për qytetarët.
    Për mua ky “monument” nuk është vepër arti, aq më pak e rëndësishme.
    Nuk nderon por e poshtëron shkollën tonë të skulpturës, e cila ka vepra si “Luftëtari Kombëtar” i Paskalit. Nuk po flas për autorin dhe ata që e aprovuan se atyre me doemos u ka pëlqyer, përderisa harxhuan tërë ato para të qytetarëve të kryeqytetit.
    Ky “monument” nuk e nderon, por e poshtëron Sulejman Pashë Bargjinin.
    Ky “monument” nuk respektohet dhe nuk vlerësohet nga qytetarët, asnjë njeri nuk mund t’i afrohet, nuk kam parë njeri që ta fotografojë, dhe aq më tepër asnjë nga kalimtarët nuk e njeh, asnjë nuk i hedh sytë, përveç shoferëve të shkretë të cilëve u del pa pritur dhe i pengon keqas. Monumenti shëmton tërë atë hapësirë dhe pengon rëndë qarkullimin rrugor dhe është bërë shkak për disa incidente rrugore.
    Pyetja e parë që të vjen në mënd është se si mund të ngrihej ky monument dhe përse u ngrit në fshehtësi si një komplot kundër qytetit.
    Ky u ngrit në fund të vitit 2000, në fund të qeverisjes vendore të kryebashkiakut Brojka, por përgjegjësit e vërtetë janë dy personazhe të tjerë, ish- nënkryetari Buron Kaceli dhe shefi i Kulturës Shaqir Rexhvelaj.
    Më duhet të them se pati një valë osmanofile me emërtime rrugësh dhe sheshesh si dhe ngritje monumentesh, (në këtë kohë është ngritur edhe monumenti i Hoxhë Dalliut para medresesë, një vepër tjetër shumë e dobët e të njëjtit autor).
    Sa për Sulejman Pashën ka një keqkuptim të qëllimtë: atë e quajnë themelues të Tiranës, kur ky fakt nuk është i vërtetë. Tirana nuk u themelua në shek.XVII, por njëmbëdhjetë shekuj më parë në shek.VI dhe për këtë dëshmon njësia e rëndësishme urbane me kishë, banjo dhe banesa, në përroin e Shëngjinit. Atëhere për ta injoruar këtë, gjetën shprehjen “Qytet urban” që nuk ka asnjë kuptim. Themelimi i një qyteti janë njësitë e para urbane, dhe ato janë të shek.VI.
    Kjo është si të festosh përvjetorin e një njeriu duke filluar nga mosha njëzet vjeç. Këtë nuk e ka bërë njeri, po ja që e bëjnë turkoshakët tanë, haxhiqamilët e rinj. Sigurisht kjo ishte nën influencën e një politike të përgjithshme proislamike që u stimulua në periudhën 1992-1997, dhe që nuk është rasti ta analizojmë.
    Të gjithë, aq më tepër shtetarët, mundohen ta shtyjnë sa më thellë në histori themelimin e një qyteze që më vonë zhvillohet në një qytet apo sikurse është rasti i Tiranës në kryeqytet. Për këtë vlejnë edhe një copë terrakotë apo një majë heshte. Por ja që ish- bashkiakërve tanë nuk u mjaftokërka edhe një kishë e tërë me dysheme me mozaik, dhe kjo për arsyen e vetme se është kishë.
    Dhe këta janë kundër, paçka se Evropa ku duam të shkojmë është e krishterë.
    Këta dhe ca të tjerë si këta, historianë, duan patjetër që themelimin e Tiranës t’ia atribuojnë pushtimit osman, prandaj edhe i ngritën monumentin Sul Mulletit.
    Dhe unë meqënëse e shoh nga dhjetë herë në ditë i bëra një poezi:
    Tebdil hava
    zabit zullum
    turk me imam
    derdimen Pasha
    poture dollma
    goxha jatagan
    kobure ferman
    tëpkë surrat
    Burhan azgan
    dalldi hesap
    dembel rehat
    vatan gjynah.
    Të përpiqesh të ringjallësh epokën osmane, më të errëtën, më të llahtarshmen, nga e cila ky vend e ky popull doli më keq se nga komuniteti primitiv, mund ta bësh vetëm po të jesh tërësisht nën influencën e opiumit oriental. Se çfarë hoqi Shqipëria gjatë pesë shekujve është e tmerrshme vetëm ta kujtosh. Po shkruaj vetëm një fakt.
    Për pesëqind vjet u ndërtuan 200 km. rrugë, kurse për tre vjet nga 1916-1918 Ushtria Austro-Hungareze ndërtoi 650 km. rrugë.
    Jemi populli më i vonuar në Europë, më i varfri, më i çorganizuari, më i korruptuari, më i prapambeturi, që e kemi kaq të vështirë ta rimarrim veten. Edhe komunizmi tek ne ish i tillë, më i tmerrshmi në Europë se ish me veshje turkoshake.
    Kujtoni poezinë popullore :
    Mbeçë, more shokë, mbeçë
    Përtej Urës së Qabesë.
    …………………………..
    Nuk ka poezi-esse historike si kjo, kënduar nga një popull i tërë për gjëmën që e zuri në letërsinë popullore ballkanase dhe botërore. Dhimbja kur lexoj këtë poezi më ngulet si një shtizë tejpërtej.
    Nuk është një nizam shqiptar që u vra me tre plumba në kraharor, dhe sorrat e korbat e hanë në shkretëtirë, po është historia e Shqipërisë që u gozhdua në avullnajën e hapësirave osmane, dhe ky popull i vjetër e i krishterë u nda nga Europa.
    Mbetëm atje tek Ura e Qabesë, prandaj nuk na pranojnë kaq lehtësisht në Europë.
    Dhe këta turçelinj - turq me imam - vazhdojnë me ngulm të na thonë, se nuk jemi europianë.
    Këto dy monumente, çuditërisht janë dy monumentet e parë osmanikë ngritur tek ne.
    As në kohën e mbretërisë as në kohën e komunizmit nuk pati një tentativë të tillë.
    Prandaj i urrej dhe i dënoj këta Haxhi Qamilë modernë të kamufluar, që na ngrenë këto munumente sikur Tirana të ish Bagdad.
    Edhe Enver Hoxha, megjithëse u angazhua personalisht për të lavdëruar figurën e banditit Haxhi Qamili (kanë të përbashkët një H-xh gërryërse), nuk guxoi të urdhëronte ngritjen e një monumenti të tij në Tiranë.
    Kjo është e para shpatë osmane e derdhur në bronx, deri më sot. Asnjë nuk kish guxuar të ngrinte monumentin e një anadollaku. Dhe dredhia orientale është perfekt, “…ngritëm atë të themeluesit të Tiranës”, të thonë. Po atje përballë kemi një Pashë. Dhe me këtë duan të na identifikojnë. Dhe e kanë vendosur në aks të ekuestrit të Skënderbeut.
    Vëndi i zgjedhur është më i keqi i mundshmi: në mes të kryqëzimit të dy arterieve të ngarkuara tej mase me lëvizje makinash në çdo kohë. I gjithë blloku bazament-skulpturë pengon seriozisht pamjen dhe ngatërron drejtuesit e makinave.
    Kjo bën që asnjë këmbësor të mos mund t’i afrohet dot, kur dihet se rregulli i parë i monumenteve është që të jetë në një vënd të qetë ku njerëzit të mund ta admirojnë.
    Por me sa duket, edhe ata që e vendosën e kanë ditur që nuk kishe çfarë t’i admirosh.
    Bazamenti është shumë i shëmtuar, pa proporcion dhe tepër ordiner.
    Nga ana artistike, monumenti është shumë i dobët, nuk kam parë skulpturë më të dobët, përveçse ndonjë vepër diletanteske derdhur në beton nëpër rrethe.
    Por në Tiranë nuk ka asnjë monument kaq të dobët.
    Vepra është e pakonstruktuar, pa ritëm, pa lëvizje, pa mendim, pa ajër, pa ekuilibër, pa dinamikë. Është e ngjeshur dhe e rënduar së poshtmi. Nga mbrapa nuk ke ç’sheh.
    Më duket si një shuk-shukosje me topa hallvë.
    Që të jem i saktë ka një arritje të pashpjeguar. Portreti i ngjan ish- nënkryetarit të Bashkisë që e porositi, Buron Kacelit. Ka një ngjashmëri aq të madhe sa nuk mund të jetë e rastësishme. Veri Buronit një qeleshe dhe një palë mustaqe, dhe ke Sulën e Mulletit.
    Me sa duket, autori Maks Shurdhi atë ka pasur në mendje tërë kohës, (si porositës sigurisht).
    Ky monument është një turp artistik dhe qytetar. Duhet të hiqet dhe le të bëhet shëmbull për raste të tjera, që autorë me aftësi të kufizuara artistike të mos marrin guxim të zaptojnë territoret e qyteteve tona që meritojnë skulptura më me vlera. Se përndryshe diletantizmi artistik do na mbushë jo vetëm ekspozitat po edhe sheshet dhe parqet.
    Monumentet qytetare janë investime të rëndësishme shoqërore dhe duhet të kontrollohen me kujdes.
    I propozoj Këshillit Bashkiak që të marrë vendimin për ta hequr, për ta zhvendosur dhe për ta vënë në një vend tjetër, tek Ura e Tabakëve apo në parkun e Namazgjasë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 30-07-2005 më 03:44
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #12
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Brari
    po shoku i Maksit Edvini.. pse nuk tundet apo vet ka bodigarda.



    Pas hijes së një monumenti


    ERVIN HATIBI


    Ditë më parë shtypi ndërkombëtar njoftoi incidentin e ambasadorit izraelit në Suedi, i cili gjatë një ekspozite shkatërroi një instalacion të quajtur “Borëbardha dhe çmenduria e së vërtetës”. Punim i një artisti izraelit, instalacioni paraqiste një pishinë gjaku ku lundronte një varkë letre me foton buzëqeshëse të një avokateje 29 -vjeçare palestineze, atentatore vetëvrasëse. Gjatë “intervencionit” pak diplomatik të ambasadorit, flakja në mes të ujit të kuq e një ndriçuesi, krijoi një qark të shkurtër elektrik në mjediset e ekspozimit duke i shtuar incidentit diplomatik edhe panikun te të pranishmit. Pak më parë këtij incidenti, ditët e fundit të vitit të vjetër, në Poloni, artistja Dorota Nieznalska u dënua me gjashtë muaj punë në dobi të interesit publik, për krimin e fyerjes së ndjenjave fetare, sepse pati ngjitur foton e organeve mashkullore mbi një kryqëtore (crucifix). Po në Poloni, ekspozita “Qeni në artin polak” u mbyll nën presionin e një komiteti qytetar, për arsye se një instalacion i paraqitur, figuronte silueta priftërinjsh duke sajuar me to një si kolibe qeni. Po në të njëjtën vazhdë, artisti belg Thierry de Cordier për pak sa nuk u kthye në armik publik në Greqi gjatë një ekpozite të artit bashkëkohor, me titull “Outlook” ( më e rëndësishmja e organizuar ndonjëherë në Greqi, sipas gazetës “The Observer”). Artisti në fjalë, kishte ekspozuar një tablo ku përziheshin në një mënyrë të rënduar pamjet e gjenitaleve me simbole fetare. Përzierje e cila meritoi debat dhe pakënaqësi tepër të zëshme që nga njerëzit e politikës, gjyqësorit, Ministrisë së Kulturës (e cila e tërhoqi tablonë nga ekspozimi) e deri tek arqipeshkvi orthodoks Epifanos Ekonomu.
    Dje në faqet 18-19 të “Shekullit”, kishim të bënim prapë me dy ngjarje të tilla, ku bashkëgjykohet arti me politikën, fenë, seksualitetin. U njoftuam se një universitet në Neë Orleans ka bllokuar përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Monologjet e vaginës”, deklamuar edhe në skenat shqiptare. Pastaj në faqen 19 artisti ynë i njohur Maks Velo që në titullin e artikullit të vet, bënte thirrjen: “Të hiqet monumenti i Sulejman Pashës”.
    Nuk është e vetmja herë që, së largu, ndaj të njëjtat qëndrime estetike me M.Velon. Duke e ndjekur gjatë një bisede televizive, si shikues kam ndarë me të të njëjtin mospëlqim kur stigmatizonte bodyguard-in monstruoz që kanë ngulur në formë statuje përballë selisë së Shoqatës së të Përndjekurve. Po ashtu, nga larg, duke e ndjekur artistin-arkitekt në daljet e tij publike, kam ndjerë dhimbjen e tij për errësimin e Tiranës me kulla të larta ngujimi vend e pavend. Pa diskutim, që edhe me heqjen e monumentit të parehatshëm të Sulejman Pashës isha krejt dakord. Çdo njeri me sado pak-fare shije nuk mund të mësohet dot kurrë me një monument të tillë, “një farë shtylle bronxi me fytyrë njeriu” (siç shkruan Velo), një barrikadë vertikale e cila formon një koreografi të sëmurë në karshillëkun e vet me polici e trafikut dhe me “Ushtarin e Panjohur”.
    Në shkrimin e tij të djeshëm Maks Velo, krahas shqetësimit për shëmtimin e kryeqytetit, zbulon edhe dy-tri konspiracione reaksionare që sipas tij duken sheshit. Sipas tij, gjatë viteve të para ’90, nën frymëzimet e një politike zyrtare proislamike, kryeqyteti u mbush me emërtesa e momumente osmanofile. Nën këtë prizëm konspirativ ai sheh edhe atë statujën e shëmtuar afër banjave publike. Kështu, thotë se Sulejman Pashë Bargjini (“Sulë Mulleti” e quan Velo të ndjerin) nuk e meriton monumentin ( i shëmtuar a i bukur qoftë) sepse nuk është themelues i Tiranës dhe e dyta, më e keqja , se është Pashë. (Pashë si Vasoja i madh dhe si një duzinë e gjysmë shqiptarësh të tjerë të njohur.) Për t’i hequr të drejtën e themeluesit të kryeqytetit, autori i shkrimit të djeshëm vë në dyshim datat me të cilat tradicionalisht ne kemi shënuar datëlindjen e Tiranës. Velo është arkitek dhe studiues. Nuk kam ndërmend t’i hyj teorive të urbanistikës apo të caktoj ideologjikisht fillimin e historisë, se nuk e kam as zanat, as zakon. I jap kështu nga larg M.Velos prapë të drejtë, dhe sinqerisht, e gëzofshim ditëlindjen e re të kryeqytetit..
    Problem i madh në shkrimin e Maks Velos, më duket dalja vullnetarisht nga sfera e diskutimit profesional, por edhe nga frerët e etikës së një diskutimi normal politik (politik, siç meriton të jetë diskutimi për figura historike që bëjnë hije përditë mbi gjithë qytetarët.) I formuar me paragjykime të ulëta për “orientalët” (vëllezërit e tij të një gjaku”), Maks Velo quan fillimisht tiranasin Sulejman Bargjini “turk”, pastaj “turq me imam” quan edhe “komplotistët” e Bashkisë së Tiranës që ngrehën statujat e “Hoxhë Dalliut” (bëhet fjalë për patriotin Hafiz Ibrahim Dalliu) dhe “Sulë Mulletit”. Shovinistët serbë dhe miqtë e tyre e kanë përdorur fjalën “turk” për të emërtuar shqiptarët, dhe Maks Velo e di këtë. Por motivi i tij është i dukshëm: “…i urrej (vini re!) dhe i dënoj këta Haxhi Qamilë modernë të kamufluar që na ngrenë këto monumente sikur Tirana të ishte Bagdad”. Urrejtja e Maks Velos e errëson deri aty sa quan vepër osmanofile vendosjen e statujës së Hafiz Ibrahim Dalliut pranë Medresesë së tij. Hafizin, po të kishte rrojtur edhe më, Maks Velo do ta takonte në burgjet ku e mbylli diktatura komuniste sapo erdhi në fuqi. Para komunistëve, atë e kishin burgosur disa herë turqit, sepse Hafizi shpallte se ishte shqiptar dhe jo turk siç i quan Velo njerëzit me emra myslimanë. Fobitë e Maks Velos, që nuk janë më sekret, i sugjerojnë edhe fjalorin për ta artikuluar mllefin: ”turçelinj”, “anadollakë”, “turkoshakë”, “turq me imam” (kjo e fundit do të ishte “me iman”, “me besim” pra, por Velo i pavëmendshëm e bën “me imam” pra “hoxhë”. E në të dyja rastet,”imama” apo “iman” përfolet fyeshëm besimi fetar i bashkëqytetarëve të tij. Po ashtu kur tallet me fjalët “Hoxha, Haxhiu” të cilat janë tituj fetarë por edhe emër-mbiemrat që mbajnë sot e gjithë ditën njerëzit edhe në Shqipëri.) Mbi të gjitha zgjidhet emri “turk” si fyerje, kur ky emër nuk shënon ndonjë devijancë apo ves, por thjesht një përkatësi kombëtare normale, si fjala “shqiptar” apo “grek” apo “japonez”. Me kapërcime të tilla nga “shqiptar” (me emër mysliman) në “turk” na kujtohet të gjithëve turpi i Himarës gjatë zgjedhjeve, ku një shqiptarofob, thërriste “Shqipëria-Al Kaida” duke ekspozuar kryqin si armë nëpër kamerat televizive. Shantazhi me Evropën “e krishterë”, dhe përmendja si krim e përkatësive kulturore e fetare, por tashmë edhe etnike, po bëhen fatkeqësisht të zakonshme në Shqipëri. Nuk është puna se Maks Velo ka qejfet e veta artistike dhe pozon si racist apo pseudofanatik fetar. Para disa pak javësh një deputet dhe kryeredaktor i rëndësishëm iu referua negativisht ish-Presidentit të vendit me cilësimin MYSLIMANI Berisha, dhe ky i fundit, përgjegjës për stigmat e neveritshme gjoja-islamike që i vendosen qeverisjes së vet, por as edhe ndonjë tjetër i interesuar, nuk reagoi. Ministrit të Jashtëm të vendit Kastriot Islami i kritikohet publikisht si defekt mbiemri i tij, i cili nuk na ndihmonka për integrimin, dhe as i përfoluri, as mbrojtësit e të drejtave të njeriut, as Komuniteti Mysliman nuk ndihen për këtë cinizëm kriminal, ku njeriu fajësohet për mbiemrin që ka!!!. Dy herë rresht, si në kohën e “myslimanit Berisha” e tani vonë, qeveritë shqiptare pozojnë sikur do ta japin lejen e ndërtimit të xhamisë së madhe, në pronën e saj vakëf, që besimtarët të mos bllokojnë sheshet në raste faljesh festive (se mjaft “na” kanë bllokuar sheshet osmanët Dalliu & Bargjini), por në fakt shohim se ngrihen vetëm faltore të tjera gjigande, e në truaj publikë bile. Me këto refrenet se “Evropa është e krishterë dhe nuk na pranon kështu si jemi”, dakord që po i heqim ca statuja hoxhallarësh e pashallarësh e po i vendosim nëpër getot që propozon Maks Velo (tek Ura e Tabakëve thotë ai, apo tek Namazgjaja), po me ne “turqit “ që kemi lindur me faj (me mbiemrin Islami psh apo me emrin Shaqir), si do t’i vejë halli? Dhjetë vjet më parë, në janar të 1994 shkruaja një editorial me rastin e një fushatëze islamofobe të kohës, dhe me modesti parashikoja se fondamentalizmi antiislamik, ka për ta prodhuar domosdo më në fund edhe fondamentalizmin islamik në Shqipëri, se kur pi antihelmin përpara helmit, njëlloj helmohesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 30-07-2005 më 03:43
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #13
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Qysh kur paska filluar liria per te rrahur simbas qejfit pleqte???

    mendoj se jetojme ne civilizim dhe jo ne xhungel ku "bjeri i forte te dobetit" eshte ligj.

    Per ata KAFSHE pylli si puna e ketij gangos qe godet nje plak 70 vjec ka edhe kafaz qe te "zbutet".

    Po cti besh se ky shteti yne i pelqen shume kafshet e egra, sidomos kur hane kafshe te buta qe kane "kulture", e ndien veten me mire pa ngacmime intelektuale.

    Jo po te dali plaku ne TV, gjysem i mbetur qyryk nga burgu, gjysem me skleroze, e te thote feja Islame kshu, e e feja islame ashtu, e t'i thote tjetrit "o kopuk", "o tutkun" e pastaj ne fund te thote "UNE KAM MENIDMIMIN TIM".

    Po te dhjefsha mendimin tat.

    Te ofendosh ndjenjat e tjetrit, dhe ta shahsh ate publikisht, nuk do te thote se po shpreh nje "mendim."

    Keshtuqe, kjo pune s'eshte kaq siperfaqesore.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Jo po te dali plaku ne TV, gjysem i mbetur qyryk nga burgu, gjysem me skleroze, e te thote feja Islame kshu, e e feja islame ashtu, e t'i thote tjetrit "o kopuk", "o tutkun" e pastaj ne fund te thote "UNE KAM MENIDMIMIN TIM".
    E shof se ti paske probleme konceptesh.

    Dalja ne televizor dhe shfaqja e mendimit per monumente a fene (qofte islame a kristiane a pagane) quhet LIRI FJALE E MENDIMI.

    Perderisa kane liri ata qe e "levdojne", duhet te kene liri edhe ato qe e "shajne".

    Perceptimet tuaja si "sharje" apo levdata, jane personale, ndersa shoqeria e civilizume ka ligje.

    Ne rsat se M.Velo a televizioni qe e shfaq ka shkele ndonje ligj, atehere ka gjykate e demshperblim etj.

    Ne rast se Abdullahi mendon se eshte fyer "Personalisht" te padise ne gjykate. Ne rast se "I forti" Abdallah mendon se e ben ligjin vete, se i duket vetja ne xhungel, atehere si i forte qe eshte le te "paguaje".

    Neqoftese ty ligjet nuk te pelqejne voto per ata deputete qe i ndryshojne simbas shijes tende, e po qe se nuk fitojne, atehere mbyll gojen e mesohu te degjosh edhe ata zera qe s'te pelqejne.

    Kjo quhet demokraci. Jetojme ne Europe e jo ne Iran qe te leshoje "fatwa" ajatollahu.

  5. #15
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Jo po te dali plaku ne TV, gjysem i mbetur qyryk nga burgu, gjysem me skleroze, e te thote feja Islame kshu, e e feja islame ashtu, e t'i thote tjetrit "o kopuk", "o tutkun" e pastaj ne fund te thote "UNE KAM MENIDMIMIN TIM".

    Po te dhjefsha mendimin tat.

    Te ofendosh ndjenjat e tjetrit, dhe ta shahsh ate publikisht, nuk do te thote se po shpreh nje "mendim."

    Keshtuqe, kjo pune s'eshte kaq siperfaqesore.
    Efendi,nuk eshte burrerri,as heroizem,kur perdor ato metodat e miqve te tu,e kupton vete per cilet e kam fjalen,ate qe thone "Druri ka dal nga xhehneti",per ti vene ment nje plaku qe paska rrjedhur sipas teje.
    Pse keta gjyshrit e tu dhe Abdullahve nuk ngriten koburet kur Enveri u prishte xhamite e internonte hoxhallaret?
    Sua mbante tajarja,s'kishit dhe demokraci,jete te lire,mendimi dhe veprimi.

    Keshtu qe para se te gdhendni mendimin e lire te nje plaku,qe per ju munt te jete flagrant,gdhenduni edhe vete se kete marathone 15-vjecare duke rendur mendreseve per te mbushur boshllekun me fe dhe besim,rrahja e nje plaku na ve ne dileme.
    Sot Maksin,neser ndonje tymese,thjesht sa per te filluar "lojen".
    Ka dale edhe ne mode kjo loja me bomba.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ehhh me vjen teper keq qe se paskan mbyt krejt...!

    Se me rrah pak..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #17
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    nuk e di cka thene ai plaku, por rrahja natyrisht qe nuk eshte zgjidhje.

    Te pakten dis nga ju "parimoret" ne forum do ishte mire te distancoheshit nga keto veprime, dhe jo ti justifikoni, se nuk ka filozofi qe justifikon rrahjen e nje plaku se tha dicka ne televizor...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Per Maks Velon....

    .. Ismail Kadare në një intervistë ekskluzive për “Tirana Observer”thot:


    ".............“Tek ne ngrihen megjithatë probleme të raporteve me shtetin nga shkrimtarët dhe artistët...

    Kadare: Shteti i sotëm ka për detyrë të mbrojë shkrimtarët dhe artistët, ashtu si gjithë qytetarët nga dhuna.
    Para ca ditësh opinioni shqiptar u trondit thellësisht nga goditja mizore që iu bë mu në mes të Tiranës, arkitektit, shkrimtarit dhe piktorit të shquar Maks Velo.

    Maks Velo është persekutuar për një kohë të gjatë nga regjimi komunist, por kjo goditje në mes të rrugës nuk është më pak e shëmtuar. Siç e tha ai vetë është një klimë dhune verbale e nxitur nga shtypi radikal, që përfundon pastaj në dhunë fizike. Gjithë Evropa e sotme demokratike, po rishikon sot ligjet e saj për të kufizuar nxitjen e urrejtjes e të dhunës në çdo trajtë që të ketë ajo.
    Arroganca e dhunshme shfaqet në forma të ndryshme. z.......""
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 03-08-2005 më 03:46

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~
    Maks Velo:

    Të përpiqesh të ringjallësh epokën osmane, më të errëtën, më të llahtarshmen, nga e cila ky vend e ky popull doli më keq se nga komuniteti primitiv, mund ta bësh vetëm po të jesh tërësisht nën influencën e opiumit oriental.

    Se çfarë hoqi Shqipëria gjatë pesë shekujve është e tmerrshme vetëm ta kujtosh. Po shkruaj vetëm një fakt.
    Për pesëqind vjet u ndërtuan 200 km. rrugë, kurse për tre vjet nga 1916-1918 Ushtria Austro-Hungareze ndërtoi 650 km. rrugë.

    Jemi populli më i vonuar në Europë, më i varfri, më i çorganizuari, më i korruptuari, më i prapambeturi, që e kemi kaq të vështirë ta rimarrim veten. Edhe komunizmi tek ne ish i tillë, më i tmerrshmi në Europë se ish me veshje turkoshake.

    Kujtoni poezinë popullore :
    Mbeçë, more shokë, mbeçë
    Përtej Urës së Qabesë.
    Intelektuali eshte qytetar i botes. Mjedisi i prapambetur, kete e shpall te mjere.Biles ka guximin ti dal ne rruge e te ushtroj dhune ne te!!!!

    Sa me shumë lexoj Velon,
    aq më shumë ndjej respekt për të!


    Ti zotni Geri ndegjo:
    Ofendimi me i rende vjen nga banaliteti i stilizuar.Ky stil eshte i zmadhuar me shkronja te zeza duke u qirr se Velo OFENDOI MYSLIMANET!!!
    Nuk i ofendoi myslimanet Velo,po e preku ne seder ate qe ju nuk e keni merak.
    Pse?
    Sepse nuk ndiheni shqiptar.

    Po kuptove shqip ateher duhet ta kuptosh edhe thirrjen e Velos qe mu sikur Gjergj Fishta mundohet ti hap dritaret gjithsejcilit e te fus drite. ne te..


    Ju nuk arrini dot ta perceptoni nje njeri si Velo,
    te keni shpirt per artin,per te miren..
    andaj ndjehuni te mjere.

    (ketu futen ata qe i duartrokiten kesaj dhune)


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #20
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Fajin e kane televizionet private qe nuk i censurojne intervistat qe ngjallin urrejtje fetare.
    Maksi nuku zuri mend qe nuku zuri.
    30 vite ia kiu te emen Enveri nder spac burrel janine kanine
    Tashi ia kin kockat muxhahidinet.
    Pra shoku Maks mavria ne shqiperi nuku ka liri fjale se te kerrcet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 03-08-2005 më 05:05
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •