Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Vjersha dhe poezi për 28 nentorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

    Mbaj mend qe c'do vit per kete feste benim konkurim midis klasave perpara shkolles duke recituar vjersha te shkrimtarve te medhenj. Me shume se nje muaj pergatitje ne oren e leximit, na theksonte mesuesja se me c'fare emocione te recitonim nje varg. Keshtu dilnim perpara klases dhe shume here mbas mesimit duke bere praktike recitimin. Dhe ne oren e pushimit i recitonim vargjet njeri-tjetrit.
    Kur vinte dita e kokurimit shkolla kishte zbukuruar sallen dhe c'do klase priste rradhen per te recituar. Emocionet qe ndihja jane te pa pershkrueshme. (Kur isha ne tete-vjecaren, te mesmen u largova nga Shqiperia).
    Mund te sillni ketu poezi e proza apo experiencen tuaj per te kujtuar diten e Flamurit.



    Ku Kemi Lerë

    Në ç'vend kemi lerë?
    Ku na bëjnë nderë?
    --Në Shqipëri.

    Po njeriu vetë,
    cilë do në jetë?
    --Do vend' e tij.

    Ku i duket balta
    m'ë e ëmbël se mjalta?
    --Në vend të tij.

    Ku munt të gëzojë
    dhe me nder të rrojë?
    --Në Shqipëri.

    Përse të punojë
    dhe të lakëmojë?
    --Për vend' e tij.

    Andon Zako Çajupi

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Mëmëdheu

    Mëmëdhe quhetë toka
    ku më ka rënurë koka,
    ku më ka dashur mëm' e atë,
    ku më njeh dhe gur' i thatë,
    ku kam pasurë shtëpinë,
    ku kam njohur perëndinë,
    stërgjyshët ku kanë qenë
    dhe varret që kanë vënë,
    ku jam rritur me thërrime,
    ku kam folur gjuhën time,
    ku kam fis e ku kam farë,
    ku kam qeshur ku kam qarë,
    ku rroj me gaz e me shpresë,
    ku kam dëshirë të vdesë.

    ~Andon Zako Çajupi

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    I dashur Atdhe

    Me vite jam larguar,
    i dashur Atdhe,
    por nuk të kam harruar,
    se shumë i ëmbël je.

    Kjo zemra më këndon
    për ty, o Shqipëri,
    por prapë më lëngon,
    se je në varfëri.

    Të fala të dërgoj,
    këndej ku jam Atdhe,
    gjithnjë po të kujtoj,
    se birin tënd më ke.

    ~Asdreni

  4. #4
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sa të dua o Shqipëri

    Sa të dua, o Shqipëri,
    sa me mall ndiej e sa dëshirë,
    për ty gaz e dashuri
    mu në zemër më ka mbirë!
    Se për mua, o Atdhe,
    je një lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet përmbi dhe
    shpirtin tim për të ushqyer!

    ~Asdreni

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Korça

    Kushdo që është sot burrë
    Dhe shqipëtar i vërtetë,
    Emëri s'i shuhet kurrë
    Dhe nderi i rron përjetë.

    Gjuha jonë sa e mirë!
    Sa e ëmblë, sa e gjerë!
    Sa e lehtë, sa e lirë!
    Sa e bukur, sa e vlerë!

    Kjo ë'shtë mëm' e mirësisë,
    Që bije qytetërinë,
    Gazthin e vëllazërisë,
    Njerëzin' e miqësinë.

    S'jemi grekër as bullgarë,
    Asgjë tjetër nukë jemi,
    Jemi vetëm shqipëtarë,
    Ne kët'emër nder'e kemi.

    Nga gjithë ç'kemi kënduar
    Për të njohur vetëhenë,
    Kaqë gjë kemi mësuar,
    Të nderojmë mëmëdhenë.

    Se njerëstë gjithë vdesin,
    Po jeta s'mbetet e shkretë,
    Gjuha, mëmëdheu mbesin
    Të patundurë përjetë.

    Me zëmërë të gëzuar
    Dhe me gjithë shpirt uroni!
    Zotërinjt' e zotëruar,
    Gjithë përnjëherë thoni:

    Rroft' e qoftë Shqipëria
    Dhe kombi e gjuha jonë!
    Lulëzoftë dituria,
    Edhe ndihmës paçim zonë.

    ~Naim Frasheri

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    E mbani mend kete fjalim!

    “...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!
    Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”.




    p.s. Xeni kemi nevoje per te menduar dhe pak pozitiv

  7. #7
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081

    Më ndihmoni me ndonjë poezi për fëmijë?

    Do doja nga ju forumista te nderuarit te me gjenit ndonje poezi te mire per femije per festen e 28 nentorit.Kjo mund te jete per Flamurin,Skenderbeun,Shqiponjen,etj etj.
    Do tua dija shume per ndere.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    1. Ku kemi lere


    -Ne ç'vend kemi lere,
    ku na bejne nder?
    -Ne Shqiperi!

    -Po njeriu vete
    cilin do ne jete?
    -Do vendin e tij!

    -Ku mund te gezoje
    dhe me nder te rroje?
    -Ne Shqiperi!

    -Per se te punoje
    edhe te lakmoje?
    -Per vendin e tij

    çajupi


    2. Sa te dua, Shqiperi


    Sa te dua Shqiperi,
    sa mall ndiej e sa deshire,
    per ty gaz e dashuri
    mu ne zemer me ka mbire.


    Se per mua, o Atdhe,
    je nje lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet permbi dhe
    shpirtin tim per ta ushqyer.


    Asdreni


    3. Gjuha Jone


    Gjuha jone sa e mire!
    Sa e embel, sa e gjere!
    Sa e lehte, sa e lire!
    Sa e bukur, sa e vlere!

    Naim Frasheri
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Poezi për 28 Nëntorin - Ftesë

    Pershendetje!

    Ne kuader te pergatitjes se nje feste studentore ne Grac bashke me nje grup kolegesh, jam duke kerkuar per poezi per 28 Nentorin. Kam mjaft nga shkrimtare qe i njohim qe te vegjel nga librat e letersise ne shkolle, por me erdhi si ide ne mendje qe te perfshijme poezi dhe nga autore te rinj. Ne kete forum ka shume te tille dhe qe prej kohes qe e kam nderprere une te shkruarin ketu e tani pas rifillimit, kane ardhur mjaft te rinj qe akoma nuk i njoh.

    Hyrje e gjate, per sa deshiroj qe te paraqes:
    Nese ka deshire dikush prej jush mund te me orientoje ne kete teme ose me mesazh privat per poezi te veten ne kete forum me teme Flamurin, 28 Nentorin, Shqiptarine. Eshte teme ndoshta e dale mode, por te pakten nje dite ne vit kjo teme eshte plotesisht ne mode.
    Per terheqjen dhe shfrytezimin e poezive kam nevoje per lejen e autoreve, ndaj kjo eshte nje arsye me shume, pse me duhet nderhyrja konkrete nga ana juaj.

    Poezite nuk mund te them, se do te lexohen, sepse ne mbremje studentore me shume kercehet e pihet, gjithsesi mund te them me siguri se poezite do te vendosen si dekoracion ne mure. Une do ta bej me dije se kemi keto e keto poezi nga keta e keta autore dhe do t'i ftoj te gjithe te gjejne kohen t'i lexojne. Ndonje e lexojme dhe me te vertete para te gjitheve.
    Cfare mund te bej une qe te deshmoj, se poezite u shfrytezuan realisht per dekorim? Te sjell foto nga mbremja.

    Jeni te mirepritur. Kohe ka deri neser ne oret e drekes. Mua me erdhi vetem me vonese nje ide e tille e ndoshta per vitin tjeter do mund te aplikohet nga organizuesit e rinj dhe kerkimin e fillojne shume me perpara se une kete radhe.


    Falemnderit per vemendjen,
    Dita
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 27-11-2007 më 10:45

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mondishall,

    falemnderit per mesazhin. Une i gjeta tre nga poezite, titujt e te cilave m'i kishe sjelle aty. Poezine "Kosoves" nuk e gjeta. A me tregon se ku gjendet ne forum?
    Po i sjell me poshte te permbledhura poezite. Mendova se nje kolazh me fragmente prej tyre do te ishte zgjedhje me e mire.


    Shqipja

    Na mekoi qumshti i gjirit
    Na ushqeu gjuhe e shpirtit
    Na gjumoi nder perralla
    Me e embla shqipe-fjala.

    Dhe kur flisnim capra cupra
    Ishin rrokje, fjale te bukura
    Ishin vete kuptimi i jetes
    Shqiptarisht dhe asgje tjeter.


    Dhe ne ka pak atavizma
    Mbetet gjuhe me fisnikja
    Dhe ne mes te pabesise
    Mbetet firma e Shqiperise!




    ATDHE

    Gerxhe ngado ku shkel
    Ku je, o Atdheu im?
    Vetem gerxhin tend dua te ndjej
    Mes gerxhesh ketu ne mergim!

    Ne token qe duket e njejte
    Rremoj e rremoj si i mar'
    Te ndjej eren e dheut te shenjte
    Eren e gerxhit shqiptar!

    Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
    Une mergimtari eksplorator
    Atdheun e gjej tek shpirti
    Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!




    Shpirti shqiptar

    Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
    Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
    Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
    Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

    Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
    Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
    Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
    Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.


    Aty cdo materie nje fjale do te thote
    Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
    Aty cdo fjale e shperndare neper bote
    S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!



    Pjeset me blu jane pjeset qe kam zgjedhur. Tek poezia e fundit (ta kishte shkruar edhe Brari kete dhe jam dakord dhe une) "shqiptarlleku" e prish vargun e me pas krejt poezine. Te mbetet nje shije me "llek" ne fund. Shume mire do mund ta ndryshoje ne "shqiptarizmi", sepse ne fakt kjo eshte fjala e sakte. Shqiptarlleku eshte hera e pare qe une e lexoj te shkruar. Nese e ndryshon qe sot nga si eshte ne "shqiptarizmi" une e marr ne formen e ndryshuar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •