Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Grand Prix per klipin evropian ne Tirane

    Vera Grabocka sjell tė parin Festival Evropian tė Videoklipit, nė 3 qershor nė Tiranė. Me pjesėmarrjen e rreth 29 shteteve. Nė konkurrim edhe fituesi i “Sanremo 2006”, Povia.

    Njė tjetėr eurofestival qė ofron mė shumė se kėngė. Producentja Vera Grabocka rikthehet nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve me Festivalin Evropian tė Videoklipit. Pėr herė tė parė vihen nė garė kėngėtarėt mė tė mirė tė Evropės Juglindore dhe emra tė njohur nga Perėndimi. Janė rreth 29 kėngėtarė qė pėrfaqėsojnė 29 shtete evropiane nė 3 qershor nė Tiranė. Mes tyre mund tė pėrmendim italianin Povia, fitues i edicionit tė fundit tė Festivalit tė Sanremos, kėngėtarin serb Zeljko Joksimoviē, kroatja Severina, kėngėtari i njohur maqedonas Toshe Projevski, qiprioti Kostandin Kristofori, ukrainasen Olena Grebenuk dhe rumunin Mihai Traistariu, pjesėmarrės nė Festivalin Evropian nė Athinė, e shumė tė tjerė. Por ndėrsa Lindja paraqitet me mė tė mirėt, nga Perėndimi vijnė emra jo fort tė njohur nga shqiptarėt, por gjithsesi tė suksesshėm nė vendet e tyre. Shqipėria nė garė pėrfaqėsohet me kėngėtaren Genta Ismajli, fituese e Festivalit “Netėt e klipit shqiptar” dhe “Kėnga Magjike 2005”.

    Vetė organizatorėt e pranojnė se kėngėtarėt pjesėmarrės ndahen nė dy kategori. Kėngėtarėt e Lindjes janė ata tė kategorisė A, ndėrsa vendet perėndimore ofrojnė kėngėtarė tė pėrzgjedhur nga shtėpitė diskografike, me tė cilat ėshtė bashkėpunuar, si “Sound scaper” nga Gjermania, “MY 5” nga Belgjika, “M&T” nga Zvicra etj. Gjithsesi mendohet qė gara tė jetė e fortė. Sipas drejtorit ekzekutiv, Ermal Mulosmani, festivali do japė njė ēmim tė madh, “Grand prix”, pėr videoklipin mė tė mirė, me njė vlerė prej 10 mijė eurosh, si edhe njė ēmim special. Votimi pėr ēmimin e madh do jetė i ngjashėm me atė tė Eurosong-ut, ku ēdo vend pjesėmarrės nė festival voton pėr konkurrentėt e tjerė, por me tė vetmin ndryshim qė votuesit janė tė pranishėm nė sallė. Ēdo vend do ketė njė pėrfaqėsues nė juri dhe votimi do jetė i drejtpėrdrejtė.

    Skenografia e festivalit po realizohet nga piktori dhe skenografi Bashkim Ahmeti, regjia mban firmėn e Vera Grabockės nė bashkėpunim me regjisorin Ylli Pepo, ndėrsa prezantimi ėshtė nė duart e Alketa Vejsiut, e cila shoqėrohet nga aktori amerikan Eduard Villaume. Pėrgatitjet kanė kohė qė kanė filluar dhe prej shqetėsimit tė organizatorėve, kuptohet qė nuk ėshtė e lehtė tė sjellėsh nė Tiranė artistė tė huaj, qė nuk kanė dėgjuar kurrė pėr Shqipėrinė, apo e mendojnė ende si njė vend maskash. Drejtori ekzekutiv Mulosmani, thotė qė Festivali Evropian i Videoklipit ėshtė njė markė tėrėsisht shqiptare dhe pretendohet qė tė kthehet nė traditė, por gjithēka ėshtė nė varėsi tė realizimit tė kėtij edicioni. Festivali do transmetohet nga 25 televizione tė huaja, disa prej tė cilėve do jenė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė. Nata e 3 qershorit transmetohet nga Tv Klan.


    Joksimoviē, me drenushėn nė Tiranė

    Pėr publikun shqiptar u bė i njohur me kėngėn “Lane moje” (“Drenusha ime”), fituese e ēmimit tė dytė nė Festivalin Evropian 2004. Por nė vendin e tij ėshtė ndėr mė tė preferuarit. Zeljko Joksimoviē ėshtė ndoshta kėngėtari mė i mirė qė merr pjesė nė Festivalin Evropian tė Videoklipit. Joksimoviē lindi nė Beograd nė vitin 1972. E nisi shumė herėt rrugėn si kėngėtar e kompozitor dhe brenda njė kohe tė shkurtėr u bė fitues i njė mori ēmimesh, jo vetėm nė territorin e ish--Jugosllavisė, por edhe nė rajon. Vetėm pak ditė mė parė Joksimoviē u shfaq si kompozitor i kėngės boshnjake “Leyla” e kėnduar nga Hari Mata Hari, e cila u rendit e treta nė garėn e Athinės.


    E ftuar Eliza e Hollivudit

    Aktorja me origjinė shqiptare, Eliza Dushku, e lindur dhe rritur nė Amerikė, do jetė nė Tiranė e ftuar nderi nė Festivalin e Videoklipit, organizuar nga Vera Grabocka. Ishte 12 vjeē kur luajti nė filmin e saj tė parė “That night”. Nė vitin 1993 ajo do luante pėrkrah aktorit tė madh Robert De Niro nė rolin e vajzės sė tij nė filmin “This boy’s life” e mė pas luan me aktorėt Arnold Shwarceneger, Halle Berry, Kirsten Dunst etj. Sot, nė moshėn 26-vjeēare, Dushku ka arkivuar nė karrierėn kinematografike njė sėrė filmash prodhime hollivudiane dhe momentalisht ėshtė duke punuar pėr njė projekt tė ri.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Genta nuk do marre pjese me klipin qe fitoi Netet e Klipit Shqiptar por me nje klip dhe kenge te re, te quajtur Posesion, apo keshtu dicka.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Shume ide e bukur, dhe shpresoj te dali bukur ky edicion qe pretendohet te behet dhe ne vitet ne vazhdim. Eshte per tu vlersuar edhe nje here Vera Grabocka, e vetma ne llojin e saj ne Shqiperi.


    Sa per kengetaret nuk mund te thuhet te jene te nai niveli kush e di se cfare, por megjithate si fillim nuk eshte i keq.


    Shume ide e goditur edhe ftesa e bere per Eliza Dushkun, e cila do jete nje reklame shume e madhe ma mer mendja.

  4. #4
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    pash reklamen e ktij programi...ta shofim iher ēar do ken realizuar...si fillim nuk esht keq..dhe po pati sukses si spektakel..mbase vitin tjeter me shum vende perendimore do pranojn te konkurojn...po natyrisht qe me nje ēmim prej 10 mij euro esht me se normale qe do jen vendet e europes juglindore ato qe do jen me te shumt ne kte festival.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Cilet TV e japin ketu ne Maqedoni ?

  6. #6
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Mbėrrin ylli shqiptar i Hollivudit !!!

    Grabocka e sjell nė Tiranė. Deklaratat e para nė aeroport



    Mbėrrin ylli shqiptar i Hollivudit





    Pėrshėndetje” nga Eliza Dushku. Jo nga ekrani, por nė tokėn shqiptare. Kishte ditė qė flitej pėr mbėrritjen e saj. Pas 26 vjetėsh aktorja e njohur hollivudiane Eliza Dushku do tė zbriste nė vendin e origjinės. Njė fluturim nga Amerika e largėt e solli mbrėmė nė tokėn e tė parėve. E presim nė aeroportin e Rinasit. Ora shėnon 20.00 kur nė daljen e vipave Eliza Dushku shkel pėr herė tė parė tokėn shqiptare. Mjaft sportive dhe e qeshur hyn nė sallėn ku tė gjithė po e prisnin. Pasi i ka dėrguar ftesėn, Vera Grabocka e ka pritur atje pėr t’i uruar mirė-seardhjen. Nuk kishte ardhur vetėm. As e shoqėruar nga agje-ntė apo staf tjetėr qė punon me tė, siē ndodh nė raste tė tilla. Dy vėllezėrit, i ati dhe i dashuri i saj ishin bashkė me tė nė kėtė zbritje tė parė pėr tė njohur Shqipėrinė. Nė fakt ėshtė ndjerė pėrnjėherėsh pjesė e grupit qė e priste. Madje kėtė intimitet nuk deshi t’ia cėnonin as kamerat dhe aparatet fotografike qė fokusonin ēdo ēast. “Ka kohė qė tė flasim”, ishte reagimi qė e mbronte. Nė ato momente nuk ishte Eliza e kopertinave. Njė palė xhinse, bluzė e thjeshtė sportive dhe njė kapele ushtarake nė kokė, kishin zėvendėsuar fustanet dekolde tė skenave. Pas udhėtimit tė gjatė nuk i dukej vetja e bukur pėr tė pozuar dhe vazhdimisht kėrkonte qė tė mos fotografohej. Sharmin e saj do t’ia lėrė ngjitjes nė skenėn e pallatit tė Kongreseve, ku do tė dorėzojė ēmimin e “Eurovideo Grand Prix. Prezantimi i parė ka pasuar me njė moment shplodhje qė do tė nxiste edhe njė bisedė mes miqsh. Jemi ende nė ambjentet e aeroportit para se tė marrim rrugėn drejt Tiranės. Emocionet e para tė saj do tė ngelen aty.

    Eliza shqiptare

    “Ndjehem shqiptare”, ėshtė shprehur aktorja Eliza Dushku nė momentin e parė qė ka mbėrritur. Ishte pėrgjigjja qė tė gjithė e kėrkonin. Shqipėrinė nuk e ka parė asnjėherė, pėr tė vetėm ka dėgjuar. Por e ka pranuar dhe theksuar nė botėn e madhe hollivudiane origjinėn e saj. E ndėrsa nė bisedė e sipėr i thonė qė t’i ke fytyrė shqiptare, fillon tė qeshė. Tregon se njė gjė tė tillė ia kishte thėnė edhe dikush nė avion. “Pavarėsisht se jam e lodhur, jam shumė e entuziasmuar. Mezi pres tė njoh Shqipėrinė dhe tė udhėtoj drejt qytetit tim”, shprehet Eliza, mendimin e tė cilės e thekson edhe mė fort familja e saj. Kanė dashur tė jenė bashkė nė kėrkim tė sė shkuarės sė largėt. Duke qeshur shqipton disa fjalė shqip, por premton se kėto ditė do t’i japė “njė furēė” shqipes sė saj. Pėrveē mbushjes shpirtėrore kėrkon diēka mė shumė shqiptare. “Mė gjeni dikė qė bėn tatuazhe tė bukura”, thotė nė bisedė e sipėr. “Dua tė bėj nė shpatulla njė shqiponjė tė madhe. Vendosa qė ta bėja qė nė Amerikė, por modeli i atjeshėm nuk i kishte tė bukura krahėt”, vazhdon Eliza duke thėnė se njė gjė tė tillė do ta bėnte edhe vėllai nė krah. Kėto janė bisedat e para. E nesėrmja ėshtė e mbushur me takime zyrtare dhe miqėsore. Do tė qėndrojė rreth 5 ditė nė vendin tonė. Sigurisht qė nuk mjafton pėr tė mbushur mungesėn 26-vjeēare, por Shqipėria nuk do tė ngelet vendi i imagjinuar.

    Udhėtimi

    Brenda Shqipėrisė, origjinėn qė prezanton nėpėr botė, familja e Elizės do tė udhėtojė drejt Korēės. Diku nė rrethinat e saj gjenden kujtimet. Tė parat ia kanė zgjuar disa fotografi tė vjetra qė u ranė nė dorė. Kėto janė vetėm fillimi. E ndėrsa nisemi nga aeroporti, rrugės nuk mund tė dallohet asgjė. Ėshtė errur dhe njė shi i hollė shoqėron udhėtimin drejt hotelit. Aty mbyllet edhe nata e parė shqiptare e Elizės. Aktorja, qė ndoshta publiku shqiptar e njeh mė pak se ai botėror, do tė kthehet nė Amerikėn e madhe me njė pjesėz reale shqiptare.



    Marre nga www.balkanweb.com
    .........................

  7. #7
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anėtarėsuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731
    Sukses i madh i Gentes.
    Nuk paska asnje koment ketu !!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    pershendetje

    Gje E Bukur Shume Qe Ky Festivali Dhe Na Dolen Dhe Dy Fitues
    Chekia Dhe Ukraina





    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Dy cmime te para (Marre nga Shekulli)

    Festivali i Videoklipit Evropian ndau dy ēmime tė para, pėr Republikėn Ēeke dhe Ukrainėn. Shqipėria u rendit e treta.

    Dy “Grand Prix” pėr festivalin e videoklipit


    Njė Krishtlindje nė qershor dhe ca oktapodė tė frikshėm merituan ēmimin e madh tė festivalit tė parė tė Videoklipit Evropian, qė u zhvillua mbrėmjen e tė shtunės nė Tiranė. Ndryshe nga tradita, festivali “Euro Video Grand Prix” ndau dy ēmime tė para. Pas votimit tė jurisė sė pėrbėrė nga 27 vendet pjesėmarrėse nė konkurrim, rezultati final tregoi dy konkurrentė me pikė tė barabarta. Me plot 109 pikė u shpallėn fitues Republika Ēeke dhe Ukraina.

    Ēekėt u prezantuan nė festival me kėngėtarin Bilgeri, me pamjen e njė kėngėtari tė viteve ’80, i cili solli nė Tiranė njė kėngė pėr Krishtlindjet nė kohė lufte. Ushtarė tė gjakosur qė ndezin qirinj nėn njė degėz bredhi, lodra fėmijėsh tė baltosura, shpėrthime artilerie dhe njė ėngjėll me krahė tė thyer. Njė copėz historie ballkanike.
    Ndėrsa Ukraina u pėrfaqėsua me kėngėtaren Olena Grebenyuk. Kėnga i ngjante mė shumė njė operete, ndėrsa videoklipi tė kujtonte filmat horrorr me pėrbindėsha dhe skuta tė errėta.

    Pėr tė ndarė trofetė u ngjit nė skenė aktorja amerikane Eliza Dushku, e cila i tregoi publikut se e kish pėrmbushur premtimin. Nė mes tė shpatullave qė mbuloheshin prej flokėve ajo tregoi njė shqiponjė tatuazh, gjė qė sipas saj e bėnė edhe vėllezėrit.

    Njė ēmim special i quajtur “East – West” iu dha nga producentja e festivalit, Vera Grabocka, kėngėtarit italian Povia, fituesit tė edicionit tė fundit tė Festivalit tė Sanremos. E treta nė renditjen finale u rendit Shqipėria e pėrfaqėsuar nga kėngėtarja Genta Ismaili, e cila arriti deri nė vendin e tretė jo mė shumė prej videoklipit, sesa pėr atmosferėn qė krijoi nė Pallatin e Kongreseve dhe faktin qė pėrfaqėsonte vendin mikpritės.

    Por nėse videoklipet fituese mund tė quheshin si tė tilla, shumė prej konkurrentėve tė tjerė linin pėr tė dėshėruar. Duke marrė parasysh faktin se bėhej fjalė pėr njė festival videoklipi pritej qė niveli i videoklipeve tė ishte mė i lartė. Disa vende si Sllovenia, Monako, apo Turqia, u paraqitėn nė nivel shumė tė ulėt, thua se videoklipet ishin realizuar nė studio amatore.

    Por ndėrkohė atmosfera qė krijuan kėngėtarėt, sidomos ata tė ardhur nga Ballkani, nuk kishte tė sharė. Publiku ishte gati tė kėrcente me kėngėn e Severinės sė Kroacisė sė Kostandinos nga Qipro, apo do kėndonte me shumė dėshirė kėngėn “Never, never let you go” tė rusit Dima Bilan, fituesit tė vendit tė dytė nė Festivalin Evropian.

    Spektakli u prezantua kryesisht nė gjuhėn angleze dhe mė pak nė shqip nga Alketa Vejsiu e veshur hijshėm nga stilisti Ardi Asllani dhe amerikani Eduard Villaume, i cili u mundua tė pėrshtatej me partneren shqiptare. Ndėrsa skenografia, disi e rėndė, ku nuk mungoi harku i triumfit, piramidat, yjet e Evropės sė bashkuar e shumė elementė tė tjerė butaforikė u realizua nga piktori Bashkim Ahmeti. Kėshtu, u mbyll nė Tiranė festivali “Euro Video Grand Prix”, me shpresėn e organizatorėve qė vitin tjetėr tė realizohet sėrish.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    [Spektakli u prezantua kryesisht nė gjuhėn angleze dhe mė pak nė shqip nga Alketa Vejsiu e veshur hijshėm nga stilisti Ardi Asllani dhe amerikani Eduard Villaume, i cili u mundua tė pėrshtatej me partneren shqiptare. .



    duam link
    TBD

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •